Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Man Booker Prize 2005

Mposhtja e titaneve

Kadare dhe madheshtia e cmimit nderkombetar britanik

 

Cerciz Loloci

 

1.

 

Ne kete fillimqershori, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u shpall fitues i cmimit nderkombetar “Man Booker International”, i cili u jepet autoreve qe kane dhene kontribut te shquar ne letersine boterore. Ne momentin e vleresimit, kryetari i jurise, John Carey, e konsideroi Kadarene nje shkrimtar universal. Cmimi “Man Booker International”, i cili u krijua vitin e kaluar, eshte i hapur per autore nga te gjitha vendet e botes, vepra e te cileve eshte shkruar ose perkthyer gjeresisht ne anglisht. Cmimi jepet per krijimtarine letrare ne pergjithesi te shkrimtarit dhe jo per nje veper te vetme. Cmimi “Man Booker International” eshte varianti nderkombetar i cmimit prestigjioz britanik me te njejtin emer, qe u jepet vetem shkrimtareve britanike, irlandeze ose te vendeve te Komonuelthit. Mes tetembedhjete finalisteve per cmimin e pare “Man Booker International”, konkurronin edhe disa laureate te cmimit Nobel si Saul Bellow, Gunter Grass, Gabriel Garcia Markes dhe Kenzaburo Oe, por edhe shkrimtare te tjere te zeshem si Apdajk dhe Millan Kundera, etj.

Marrja e cmimit "Man Booker International" nga personaliteti i shquar i letrave shqipe Ismail Kadare, nuk eshte shoqeruar me indiferentizem dhe pa jehone nga shtypi britanik. Perkundrazi, lajmi i kurorezimit te ketij cmimi letrar boteror zuri faqet e para te gazetave me te rendesishme britanike. Shenimi i gazetes "The Independent" ishte se Kadare eshte shqiptari qe mundi gjigantet e letrave. Kjo gazete, duke e publikuar lajmin per cmimin prestigjioz letrar ne faqen e pare, thote se Kadare arrin te munde gjigantet e letersise boterore si Gabriel Garsia Markes, Gunter Grass e Filip Roth. "Ismail Kadareja eshte nje shkrimtar qe ben nje harte te nje kulture te tere – te historise se saj, pasionit te saj, folklorit te saj, politikes se saj, fatkeqesise se saj", perifrazon gazeta kryetarin e jurise se cmimit, kritikun letrar britanik John Carey.

Gazeta tjeter e rendesishme "The Guardian" shkruante se te lexosh Ismail Kadarene, eshte pak a shume njelloj si te shohesh pendulin e shekujve te historisw ballkanike, te veresh te shkuaren dhe te ardhmen e Europes qe vetevjen sa perpara-mbrapa. Ndersa "The Times" e ka cilesuar Kadarene si "djegesi i diktatures", duke shtuar: "Kadare, nje poet e romancier disident shqiptar, librat e te cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mund kater fitues te cmimit Nobel per te fituar cmimin e pare nderkombetar “Man Booker International". Ai konsiderohet si nje nga shkrimtaret me te mire europiane dhe eshte krahasuar me Gogolin, Kafken dhe Orwellin...".

 

2.

 

Keto konsiderata te shtypit britanik dhe te tjera vleresime te agjencive te tjera te huaja, ndoshta nuk do t’i risillnim ne radhet e ketij shkrimi nese nuk do te shihnim nje prononcim te perkthyesit dhe studiuesit Robert Elsie. Ky autor, qe nuk eshte i panjohur ne viset shqiptare, ka thene ne nje te perditshme shqiptare: “Kadare eshte pak i njohur dhe pak i perkthyer ne gjuhen angleze”. Ky prononcim ka ardhur menjehere, pasi jane shpallur nga BBC-ja, ne shkurt te ketij viti, kandidaturat konkurruese per kete cmim nderkombetar, ku mes te cileve ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Askush nuk e shkon nepermend se ky albanolog nuk e njeh mjaftueshem letersine shqiptare (ai ka botuar disa libra dhe ka perkthyer ne anglisht shume poete e prozatore), por shpesh te habisin disa nga prononcimet e tij qe, nese nuk jane dashakeqe, kane brenda nje mashtrim te madh. Kuptohet se eshte e drejte e gjithkujt, edhe e Robert Elsiese, qe te kete mendimin e vet per secilin krijues shqiptar, por kurrsesi nuk mund te pranohet qe ai te pohoje te paverteta. Vetem ne anglisht dhe per nje periudhe me pak se tridhjetevjecare (1971-2000), Ismail Kadare ka se paku 25 botime qe permbledhin nje pjese te rendesishme te krijimtarise se tij. Pas “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” me pese botime, vijne kronologjikisht te perkthyera ne anglisht “Kronike ne gur”, dy botime; “Kush e solli Doruntinen”, nje botim; “Prilli i thyer” kater botime; “Pallati i endrrave”, dy botime; “Koncert ne fund te dimrit”, dy botime; “Nga nje dhjetor ne tjetrin”, nje botim; “Piramida”, dy botime; “Ura me tre harqe”, dy botime; “Dosja H.”, dy botime dhe “Tri kenge zie per Kosoven”, dy botime. Nderkaq jane ne proces botimi edhe nje sere veprash te tjera te Ismail Kadarese ne gjuhen angleze, cka duhet ta turperoje me shume kete albanolog dhe tere komunitetin e shkrimtareve shqiptare, te cilet e percjellin gjithcka ne heshtje. Por kjo situate anormale ndodh vetem ne Shqiperi. Insinuata te tilla keqdashese nuk lejohen ne asnje vend tjeter perendimor, qofte edhe ne Kanada apo ne Gjermani, ku e kalon nje pjese te kohes edhe zoti Elsie.

 

Ligesia anti-Kadare

 

Ne librin e tij “Historia e Letesise shqiptare', ("History of Albanian Literature", Columbia University Press, New York, 1995, Dukagjini, Tirane- Peje, 1997), Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere Kadarese me titullin “Ismail Kadare, vullneti per te ecur perpara". Ne fillim te ketij kapitulli ai nenvizon se "... eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare”. Po cfare mund te kuptohet me kete cilesim, pervecse ligesi, dashakeqesi dhe tendeciozitet i theksuar?! Si mund te pranohet ky cilesim per nje autor qe eshte perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe te huaja? Ke impresionon dhe mallengjen R. E. ne kete forme per nje shkrimtar qe ka qene disa here (po aq sa Gunter Grassi i famshem gjerman) kandidat i cmimit Nobel?  Edhe regjimi komunist, me te cilin Kadareje ka pasur shume probleme, nuk ka tentuar ta beje nje vleresim te tille. Por duke u nisur nga pjesa gjermane e Elsiese, a do te guxonte valle qe te bente nje percaktim te ngjashem per nobelistin Gunter Grass? Kurrsesi jo. Dje kjo per shume arsye, por sidomos sepse asnje vend me standarte demokratike nuk do te lejonte neperkembjen e ikonave kombetare.

Po ne kete liber, Robert Elsie vazhdon: "Qe ne vitet e para, Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra, i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg”. Dhe me poshte shton "Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendin si "shkrimtar oborri", apo si "eksponent i regjimit"; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trashe ta provoje nga mergimi ne Paris".

Sesa te paverteta jane keto pohime, mjafton te kujtohet se shteti komunist kishte nje politike te vecante per perkthimin e autoreve shqiptare jashte shtetit. Botonte kryesisht per tregun e gjysmebotes komuniste, por synonte edhe perendimin per ta pare si nje epersi ndaj tij. Per fat te keq keta autore dhe librat e tyre, nuk paten kurrfare jehone dhe per kete nuk mund te behet me faj as Enver Hoxha. Regjimet, sado te egra dhe totalitariste te jene, nuk shkojne paralel me krijimin letrar. Edhe nga shtete nen-junte kane dale autore te jashtezakonshem sic ka ndodhur qe edhe ne vende kampione te lirise dhe te demokracise, veshtire te gjesh personalitete te fuqishme edhe per disa dekada me radhe.

 

Raportet e Kadarese me regjimin komunist

 

Po le te vime te raportet e Kadarese me regjimin kumunist. Si redaktor i librit “Nje dosje per Kadarene”, mund te pohoj se keto raporte kane qene te veshtira, madje edhe te paperfytyrueshme. Qindra dokumente ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne ate te Ministrise se Brendshme, te Ministrise se Jashtme, te Lidhjes se Shkrimtareve, pohojne te kunderten e Elsiese dhe te thashethemnajes qe e ka shoqeruar qe nga libri i pare poetik. Kadare ka qene nder autoret me te kryqezuar sepse nje pjese e rendesishme e veprave te tij, eshte ndaluar dhe censuruar; ai eshte goditur vazhdimisht nga strukturat me te larta partiake dhe shteterore, por po kaq te zellshem ne ligesine e tyre kane qene nje aradhe shkrimtaresh te te gjitha periudhave. Natyrisht qe te gjitha keto Kadare i mundi vetem me letersi dhe me nje personalitet te fuqishem.

Ne mbyllje te ketij shkrimi deshirojme qe, ne menyre publike, t’i bejme Robert Elsiese nje pyetje te veshtire per te: Zoti albanolog, duke abuzuar me pozicionin tuaj si “studiues i paanshem” i letersise shqipe, a i keni derguar ndonjehere jurise Nobel ne Stokholm, ndonje relacion te fshehte per shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare?

Qarkullojne fjale dhe opinione se ju e keni bere nje gje te ngjashme. Ne nje rast te tille, nga shembujt e sjelle ne kete shkrim, nuk e kemi te veshtire te marrim me mend se sa dezinformues ka qene ky relacion. Dhe meqenese ceshtjet e letersise jane publike dhe u interesojne gjithe lexuesve shqiptare, ne kemi te drejte te presim pergjigjen tuaj publikisht.

    

 

 

 

Disa nga botimet e Kadarese ne gjuhen angleze

 

1. “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, pese botime

W.H. Allen, London, 1971.

Grossman Publishers, New York, 1972.

Quartet Books Limited, 1986.

New Amsterdam Books, New York, 1991.

Texas Bookman, 1996.

 

2. “Kronike ne gur”, dy botime

New Amsterdam Books, New York, 1991.

Mereedith Press, New York.

 

3. “Kush e solli Doruntinen”, nje botim.

New Amsterdam Books, New York, 1988.

 

4. “Prilli i thyer”, kater botime.

Saqi Books, London, 1990.

New Amsterdam Books, New York, 1990 dhe 1998.

The Harvill Harvill, London, 1991.

 

5. “Pallati i endrrave”, dy botime.

William Morrow and Company Inc., New York, 1993.

Acrade Publishing, New York, 1998.

 

6. “Koncert ne fund te dimrit”, dy botime.

William Morrow and Company Inc., New York, 1994.

Acrade Publishing, New York, 1998.

 

7. “Nga nje dhjetor ne tjetrin”, nje botim.

Saqi Books, London, 1995.

 

8. “Piramida”, dy botime.

The Harvill Harvill, London, 1996.

Acrade Publishing, New York, 1996.

 

9. “Ura me tre harqe”, dy botime.

Acrade Publishing, New York, 1997.

The Harvill Harvill, London, 1998.

 

10. “Dosja H.”, dy botime.

The Harvill Harvill, London, 1997.

Acrade Publishing, New York, 1998.

 

11. “Tri kenge zie per Kosoven”, dy botime

The Harvill Harvill, London, 2000.

Acrade Publishing, New York, 1998.

 

 

 

Kush eshte Robert Elsie

 

Albanologu Robert Elsie lindi ne Vankuver te Kanadase, me 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbise Britanike, ku mbaroi studimet e filologjise klasike dhe te gjuhesise me 1972. Po ne ate vit erdhi ne Europe me nje burse studimesh. Vazhdoi studimet e larta ne Universitetin e Lire te Berlinit Perendimor, ne Shkollen Praktike te Studimeve te Larta ne Paris, ne Institutin e Dublinit per Studime te Larta ne Irlande dhe ne Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoraturen me 1978. Qe nga 1978-a pati mundesi te vizitoje Shqiperine disa here ne kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit te Gjuhesise se Universitetit te Bonit dhe Akademise se Shkencave te Shqiperise. Gjithashtu mori pjese disa vite me radhe ne Seminarin Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare ne Kosove. Pas studimeve universitare, ai punoi per Ministrine e Puneve te Jashtme gjermane ne Bon. Eshte anetar i Shoqates se Europes Juglindore, anetar i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves, si dhe anetar nderi i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves. Jeton ne nje fshat malor te Gjermanise afer kufirit belg.

 

 

18 konkurentet e cmimit te madh

 

Margaret Atwood (Lindur dhe banues ne Canada)

Saul Bellow (Lindur ne Kanada dhe banues ne SHBA, nobelist)

Gabriel Garcia Marquez (Lindur ne Kolumbi dhe banues ne vende te ndryshme, nobelist)

Gunter Grass (Lindur dhe banues ne Gjermani, nobelist)

Ismail Kadaré (Lindur ne Shqiperi dhe banues ne Shqiperi dhe France)

Milan Kundera (Lindur ne Republiken e Cekise dhe banues ne France)

Stanislaw Lem (Lindur dhe banues ne Poloni)

Doris Lessing (Lindur ne Persia dhe banues ne Angli)

Ian McEwan (Lindur dhe banues ne Angli)

Naguib Mahfouz (Lindur dhe banues ne Egjypt, nobelist)

Tomas Eloy Martinez (Lindur ne Argjentine dhe banues ne SHBA)

Kenzaburo Oe (Linduer dhe banues ne Japoni, nobelist)

Cynthia Ozick (Lindur dhe banues ne SHBA)

Philip Roth (Lindur dhe banues ne SHBA)

Muriel Spark (Lindur ne Skoci dhe banues ne Itali)

Antonio Tabucchi ((Lindur dhe banues ne Itali)

John Updike (Lindur dhe banues ne SHBA)

A.B. Yehoshua ((Lindur dhe banues ne Izrael)

 

 

Dukuria Robert Elsie dhe mashtrimi i panderprere anti-Kadare

 

Cerciz Loloci

 

 

Spekullimi ne vend te heshtjes

 

Nje shkrimit tim te paradokohshem te titulluar “Cmimi Kadare dhe mashtrimi Robert Elsie”, botuar ne gazeten “Albania”, i eshte kunderpergjigjur vete albanologu Elsie ne nje interviste per nje te perditshme shqiptare. Pa kurrfare droje ai pohon se “eshte e vertete qe kam thene se Kadareja eshte relativisht pak i njohur dhe pak i perkthyer ne gjuhen angleze. Kete pohim e bera, besoj, ne nje ligjerate qe i kushtova Kadarese ne janar te ketij viti ne Amerike, kur isha ftuar nga Universiteti i Miciganit. Besoj se gazeta ne fjale e ka keqkuptuar apo keqinterpretuar dicka”.

Gazeta dhe une personalisht si autor i shkrimit, kisha terhequr vemendjen, se albanalogu Elsie mashtronte me kinse mosnjohjen e Kadarese ne boten anglishtfolese. Thenia e tij qe nuk eshte e bere vetem ne ligjeraten e Miciganit, (ka shume shembuj te tjere te ligjerimeve publike dhe jopublike, ku albanologu mban ne menyre kostante nje qendrim dinak dhe me dy fytyra per nje nga personalitetet me te medha jo vetem te kultures shqiptare por edhe asaj boterore, Ismail Kadarese). Ne shkrimin tim nuk ka asnje keqkuptim dhe keqperdorim, perkundrazi ka nje radhitje domethenese dhe pa koment per te gjitha titujt e librave te Kadarese te perkthyera ne anglisht per nje periudhe te vogel kohore.

 

“The Man Booker Prize”

 

Nje autor qe njeh gjysmepergjysme gjuhen shqipe, por qe pretendon se ka dhene per anglishtfolesit mbi gjashtedhjete autore shqiptare, ndoshta, me rastin e fitimit prej Shqiperise te trofeut te rendesishem “The Man Booker Prize”, do te merrte shkas per ta ndaluar kete fushate denigrimi e shpifjesh ose se paku do te kishte heshtur. (Nuk kam aspak ndermend qe, ne radhet e ketij shkrimi, te listoj konsideratat dhe vleresimet qe jane bere per Kadarene pas triumfit ndaj pese titaneve te Nobelit (Saul Bellow, Gunter Grass, Gabriel Garcia Markes, Naguip Mahfouz dhe Kenzaburo Oe) dhe te nje vargu shkrimtaresh, nga me te njohurit ne universin kulturor boteror (amerikanet Philip Roth e John Updike, kanadezen Margareth Ateood, cekun Milan Kundera, britaniket Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEean), por do ta keshilloja qe te bente thjesht nje veprim mekanik: te shkonte ne direktorine e madhe te kerkimit internetik (google), te vendoste atje “The Man Booker Prize 2005dhe te merrte falas te gjitha cka u tha nga agjencite dhe gazetat me te rendesishme, perfshi kontinentin europian, Britanine e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, boten arabe, komunitetin aziatik etj. Gjithashtu, sic kane vene re me te drejte shume kritike dhe shkrimtare, ky cmim nderkombetar, qe jepet prej britanikeve, ka nje konkurence qe mund ta lakmonte edhe konkurimi i pervitshem i cmimit Nobel ne akademine suedeze.

I prirur me shume per te dhene maja te leterise boterore, “Man Booker...” eshte i hapur per te perfshire ne konkurim edhe personalitete qe e kane marre trofeun me te rendesishem boteror dhe pikerisht per kete fakt, ky cmim merr vlera te pazakonta.

 

Ligjeratori i pasinqerte

 

Pavaresisht nga cka u tha me siper, Robert Elsie gjeti rrugen tjeter: te vazhdoje te keqinformoje, te mashtroje bi e trilingualisht, madje edhe ne gjuhen ku ai eshte bere i njohur me shume se sa nje Hero i Punes Socialiste ne periudhen e izolomit, pra ne gjuhen shqipe!

Mashtrimi, megjithese ne thelb i njejte, ka ardhur kete here ne formen e meposhtme: “Pohimi nuk eshte aspak denigrues per zotin Kadare, eshte vetem nje realitet, qe me siguri edhe autori e pranon. Sipas llogaritjes sime te perafert, deri tani, 35 vepra te Kadarese kane dale ne gjuhen frenge, 24 kane dale ne gjuhen greke dhe 23 kane dale ne gjuhen spanjolle, kurse vetem 12 kane dale ne gjuhen boterore, anglisht! Kur i krahasojme 12 vellimet anglisht metej, per shembull, me 20 vellimet qe kane dale holandisht, pra ne nje gjuhe te vogel, besoj se del e qarte qe vepra letrare e Kadarese nuk ka depertuar ne ate mase ne boten anglishtfolese si ne vendet e tjera. Kadareja eshte nje emer i njohur per lexuesin francez dhe librat e tij shiten shume, kurse ne Amerike apo ne Angli, zor te gjesh nje liber te Kadarese ne nje librari”.

 

Perkthyesit anglo-amerikane te Kadarese

 

Le t’i marrim me radhe dhe pa u ngutur te gjitha mashtrimet e kesaj fraze te sipercituar. Mosnjohja e zotit Kadare ne arealin anglosakson, eshte vetem nje realitet, qe me siguri edhe autori e pranon, thote Elsie. Edhe nje miop qe flet nje prej zhargoneve te gjuhes shqipe, e kupton se keqdashja dhe denigrimi i Elsisese mund te shpjegohet se ai ka arritur te sjelle ne anglisht nje gjeografi autoresh qe nga Gjergj Fishta e deri te memuari i biznesmenit Ekrem Bardha dhe nuk ka mundur te perktheje asnje prej veprave te Ismail Kadarese. (Natyrisht eshte e drejta e tij te zgjedhe dhe perzgjedhe per ne gjuhen boterore ke te doje dhe me kriteret qe ai i shikon te arsyeshme, por, nga ana tjeter, nuk dihet nese Kadareja do te preferonte te perkthehej prej Elsiese, apo jo). Me sa jemi te informuar, Kadareja ka gjashte perkthyes angleze e amerikane dhe R. E. nuk figuron midis tyre per shkak te nivelit te dobet. Mos valle refuzimi i perkthimeve te tij eshte shkak i ketij mllefi meskin?

Elsie flet per nje realitet qe e ditka edhe vete Kadare! Po ku e ka gjetur ai kete pohim te Kadarese? Njeriu duhet te jete teper i pafytyre qe pasi te beje nje shpifje te tille per nje shkrimtar, te shtoje pastaj se vete shkrimtari qenka dakort me shpifjen! 

Pa u justifikuar asnjehere per kete pohim qe eshte bere edhe ne mjedise te tjera, ne ligjeratat brenda dhe jashte Shqiperie, se paku cmimi nderkombetar britanik do ta bente te ndryshonte kete qendrim keqdashes.

Shtypi me i rendesishem britanik, shtypi spanjoll, shtypi italian, shtypi grek, shtypi francez, te gjitha agjencite nderkombetare (krejt shtypi europian me kanalet me prestigjioze) e ka pasur Kadarene si kryelajmin kulturor duke gjetur secili prej tyre vleresimet e nje shkrimtari te permasave te parrokshme dhe te pangjashem me asnje prej korifejve te letersise boterore. Nuk jane te pakta pohimet qe krijuesi shqiptar perben nje dukuri krejt te vecante ne letersine boterore dhe konsiderohet nder kater – pese me te rendesishmit e te gjitha koherave.  

 

Elsie si ushtaret japoneze

 

Ripohimi i mosnjohjes ne anglisht te Kadarese prej Elsiese, te sjell nder mend shume ndodhi komike te se shkuares, mes te cilave edhe ate te ushtareve japoneze te ngujuar ne nje ishull te vetmuar qe prisnin armengrehur dhe kotesisht perfundimin e nje lufte, e cila kishte kohe qe nuk zhvillohej me. (Roberti yne qe jeton ne nje katund te Gjermanise, nuk te jep tjeter ndjesi pervecse ketij asosacioni).

Elsie gjithashtu gabon ose mashtron ne perllogaritjet e librave te Kadarese ne gjuhen angleze, sic edhe nuk thote te verteten per mungesen e librit shqiptar ne librarite amerikane dhe angleze. Sepse edhe sikur te kete deshire per te kqyrur librarite anglo-amerikane, nuk ka qofte formimin e domosdoshem ashtu edhe mundesine fizike.

Elsie nuk ka si te mos e dije se vleresimet e shtypit anglo-amerikan per Kadarene, jane nder me te lartat ne bote. Mjafton te permendim se artikulli i pare teper afirmativ per librin “Kronike ne gur” u shkrua nga kolosi i letrave amerikane John Updike, ne revisten qe ai drejtonte “Newyorker”.

 

Llumi qe vjen prej viseve amtare

 

Shqiperia e djeshme dhe sotme ka nje llum te gjithfarshem politik, kulturor, ekonomik (sic ka ndotje te tilla edhe ne vende te tjera qe vijne nga regjime ish komuniste e totalitare) dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe albanologu yne te ushqehet dhe frymezohet prej tyre. Me kete njeri, si cdo shqiptar tjeter, nuk kam ndare kurrfare perbuzje, madje e kam pare si nje sherbestar te gjuhes shqipe, si nje person qe merr dicka te mire nga vendi i vuajtur i rajonit ballkanik dhe e percjell ne boten e perendimit. (Prej disa vjetesh, une kam nje leterkembim dashamires qe mund ta beja me kedo tjeter albanolog a filolog qe kryente dicka te dobishme per kulturen shqiptare). Kureshtja per te mesuar dicka me teper me ka ballafaquar me gjera jo fort te mira dhe qe e ve ne pozita dyshuese gjermano-kanadezin Robert Elsie. Nga gjashtedhejte autore te perkthyer ne anglisht, fatkeqesisht kam gjetur shkrimtare dhe libra, qe i perkthente sistematikisht nje sektor i vecante ne shtepine botuese te shtetit komunist “8 Nentori”, ne Tirane. Kesi librash nuk lane dhe nuk kane lene kurrfare gjurme jo me ne vendet perendimore por as ne oaze marksiste-leniniste, me te cilat shteti yne i paranentedhjetes posedonte nje marredhenie te vecante.

 

Robert Elsie per vetveten

 

Per ata qe nuk kane shume njohuri rreth albanologut Robert Elsie, mund te shfletojne nje lloj biografie ne nje sajt interneti, ne te cilin jane afishuar librat e shkruara prej tij, perkthimet, artikujt dhe ligjeratat e mbajtuara ne veprimtari te ndryshme. Ne kete sajt, por edhe ne nje tjeter, nje shqiptar qe di pak shkrim dhe kendim, mund te shikoje pa shume mundim te gjithe shqiptaret e perzgjedhur (pesedhjete e pese meshkuj dhe te tjerat femra) dhe, ai Elsie, ne mes, si nje perendimor i pafajshem. Po a eshte vertet kaq i pafajshem ky albanolog.

Ashtu si une, edhe shume te tjereve u ka rene ne sy, se ne biografine e Elsiese nuk thuhet asgje se cfare vendi ze ne komunitetin gjerman te letrave apo ne ate kanadez. Eshte pak a shume nje njeri qe rron me shqipen tone, qe vleresohet e tejvleresohet si nje i huaj dhe qe shpesh shihet si perendi nga shpirtrat e lodhur te diktatures dhe tranzicionit.

Elsie ka hequr nga sajti i vet internetik edhe qe ka qene perkthyes dhe studiues i gjuhes serbokrotate ku, per dijeni te lexuesve shqiptare po sjellim vetem disa shembuj:

A Grammar of Serbo-Croatian, Snjezana Kordic (Stephen Dickey). ... Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries, Robert Elsie

Robert Elsie: Anthology of Sorbian Poetry (1999, introduction and table of contents)

... Djordje Zivanovic: Mickiewicz in Serbo-Croatian literature [1956]

... Mickiewicz in Serbo-Croatian literature [1956]; Једна Дучићева позајмица [1975]

... Robert Elsie. Anthology of Sorbian Poetry

SERBO-CROATIAN, TURKISH. Whatever the field, whatever the language, Consultants Bureau's expert ... was described a few years ago by Dr. Elsie.

 

 

Ligesia anti-Kadare

 

Ne librin e tij “Historia e Letesise shqiptare', ("History of Albanian Literature", Columbia University Press, New York, 1995, Dukagjini, Tirane- Peje, 1997), Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere Kadarese me titullin “Ismail Kadare, vullneti per te ecur perpara". Ne fillim te ketij kapitulli ai nenvizon se "... eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare”. Po cfare mund te kuptohet me kete cilesim, pervecse ligesi, dashakeqesi dhe tendeciozitet i theksuar?! Si mund te pranohet ky cilesim per nje autor qe eshte perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe te huaja? Ke impresionon dhe mallengjen R. E. ne kete forme per nje shkrimtar qe ka qene disa here (po aq sa Gunter Grassi i famshem gjerman) kandidat i cmimit Nobel?  Edhe regjimi komunist, me te cilin Kadareje ka pasur shume probleme, nuk ka tentuar ta beje nje vleresim te tille. Por duke u nisur nga pjesa gjermane e Elsiese, a do te guxonte valle qe te bente nje percaktim te ngjashem per nobelistin Gunter Grass? Kurrsesi jo. Dje kjo per shume arsye, por sidomos sepse asnje vend me standarte demokratike nuk do te lejonte neperkembjen e ikonave kombetare.

Po ne kete liber, Robert Elsie vazhdon: "Qe ne vitet e para, Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra, i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg”. Dhe me poshte shton "Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendin si "shkrimtar oborri", apo si "eksponent i regjimit"; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trashe ta provoje nga mergimi ne Paris".

Sesa te paverteta jane keto pohime, mjafton te kujtohet se shteti komunist kishte nje politike te vecante per perkthimin e autoreve shqiptare jashte shtetit. Botonte kryesisht per tregun e gjysmebotes komuniste, por synonte edhe perendimin per ta pare si nje epersi ndaj tij. Per fat te keq keta autore dhe librat e tyre, nuk paten kurrfare jehone dhe per kete nuk mund te behet me faj as Enver Hoxha. Regjimet, sado te egra dhe totalitariste te jene, nuk shkojne paralel me krijimin letrar. Edhe nga shtete nen-junte kane dale autore te jashtezakonshem sic ka ndodhur qe edhe ne vende kampione te lirise dhe te demokracise, veshtire te gjesh personalitete te fuqishme edhe per disa dekada me radhe.

 

Raportet e Kadarese me regjimin komunist

 

Po le te vime te raportet e Kadarese me regjimin kumunist. Si redaktor i librit “Nje dosje per Kadarene”, mund te pohoj se keto raporte kane qene te veshtira, madje edhe te paperfytyrueshme. Qindra dokumente ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne ate te Ministrise se Brendshme, te Ministrise se Jashtme, te Lidhjes se Shkrimtareve, pohojne te kunderten e Elsiese dhe te thashethemnajes qe e ka shoqeruar qe nga libri i pare poetik. Kadare ka qene nder autoret me te kryqezuar sepse nje pjese e rendesishme e veprave te tij, eshte ndaluar dhe censuruar; ai eshte goditur vazhdimisht nga strukturat me te larta partiake dhe shteterore, por po kaq te zellshem ne ligesine e tyre kane qene nje aradhe shkrimtaresh te te gjitha periudhave. Natyrisht qe te gjitha keto Kadare i mundi vetem me letersi dhe me nje personalitet te fuqishem.

Ne mbyllje te ketij shkrimi deshirojme qe, ne menyre publike, t’i bejme Robert Elsiese nje pyetje te veshtire per te: Zoti albanolog, duke abuzuar me pozicionin tuaj si “studiues i paanshem” i letersise shqipe, a i keni derguar ndonjehere jurise Nobel ne Stokholm, ndonje relacion te fshehte per shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare?

Qarkullojne fjale dhe opinione se ju e keni bere nje gje te ngjashme. Ne nje rast te tille, nga shembujt e sjelle ne kete shkrim, nuk e kemi te veshtire te marrim me mend se sa dezinformues ka qene ky relacion. Dhe meqenese ceshtjet e letersise jane publike dhe u interesojne gjithe lexuesve shqiptare, ne kemi te drejte te presim pergjigjen tuaj publikisht.

 

 

 

Kadare: “Ja pse kam perzgjedhur per te nderuar perkthyesin David Bellows”

 

Shkrimtari Ismail Kadare thote se e ka befasuar fitorja e cmimit te madh “Man Booker International Prize” dhene ne Britanine e Madhe. Ne nje interviste per BBC, Kadare tregon se mes 5 perkthyesve te vepres se tij ne anglisht ka perzgjedhur perkthyesin, David Bellows per te fituar 15 mije sterlina.

 

 

Disa here shqiptaret, por dhe lexuesit me gjere kane pritur dhe shpresuar qe ju te fitoni cmimin Nobel ne letersi. Booker Prize eshte cmimi me i nderuar dhe me i vleresuar per letersine ne Britanine e madhe. A mund te na thoni nese ju ka befasur ky cmim? A e prisnit ate?

 

Pak e dyfishte do te jete pergjigja ime. Nga nje ane nuk me ka befasuar, nga ana tjeter fitorja, po. Nuk me ka befasuar caktimi ne grupin e shkrimtareve midis te cileve do te zgjidhej fitimtari, sepse une sic thate dhe ju duke qene disa here finalist ne Nobel, jam mesuar me te qenit finalist dhe kur je 3 – 4 finalist eshte me e afert fitorja. Ne kete rast, grupi nga do te zgjidhej fitimtari ka qene shume i gjere, me shkrimtare jashtezakonisht te njohur, shume te mire te gjithe, 18 shkrimtare nga gjithe bota dhe shansi per te fituar dukej shume me i vogel se atij i Nobel.

 

Zoti Kadare ne vleresimin tuaj per cmimin keni nenvizuar faktin qe jeni shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e botes qe me se shumti ka prodhuar lajme per luftera apo mizori njerezore. Zakonisht, ju kemi degjuar te identifikoheni si shqiptar dhe te nenvizoni tiparat me pozitive te popullit shqiptar. Sa ballkanas ndiheni tani?

 

Une mendoj qe cdo shkrimtar shqiptar, sikurse cdo shkrimtar grek, rumun, sllav, kroat, serb do apo s’do ne njefare menyre eshte ballkanas. Ballkani modern ka nje nam jo te mire, perkunder namit te mire qe ka patur Ballkani antik per shkak te Greqise se lashte. Une nuk jam mburrur ndonjehere qe jam shqiptar dhe as nuk me ka ardhur turp qe jam shqiptar. E njejta gje, as nuk jam mburrur dhe as me vjen turp qe jam ballkanas, ndonese nami i Ballkanit nuk eshte per t'u lakmuar. Identiteti i trete i shkrimtarit qe jeton ne kontinentin evropian eshte njekohesisht shkrimtar evropian. Pra, nje shkrimtar do apo s’do kur eshte i njohur i ka te trija keto identitete dhe sidomos kur botohet ne gjithe hapesiren evropiane. Prandaj, ato jane te lidhura ne menyre te natyrshme dhe aq me teper me Bashkimin Evropian qe eshte aspirata e gjithe popujve te Evropes, ky identitet behet vertet i kapshem. Ne jemi te gjithe njekohesisht shqiptare, ballkanas, evropian.

 

Cmimi Men Book jepet cdo 2 vjet dhe deri me sot u ishte dhene vetem shkrimtareve anglisht shkrues. Ne gare, sic e thate dhe ju ishin dhe shkrimtare te tjere te njohur boterisht, madje fitues te cmimit Nobel. Nje vleresim te lidhur me kete cmim realisht dhe indirekt e merr edhe gjuha shqipe apo jo?

 

Natyrisht. Kur jepet nje cmim i permasave te tilla, cmimin e merr shkrimtari, nuk eshte nder per letersine shqipe sepse letersia shqipe e kohes se komunizmit eshte nje letersi qe nuk cmohet, qe koha e ka hedhur poshte, shumicen e saj. Letersia e mire e asaj kohe, sepse ka nje pjese te mire te saj, eshte minoritare, e pakte. Eshte kjo pakice qe nderohet, prandaj s’mund te thuhet qe eshte nder per letersine shqipe sepse flasim per letersine e komunizmit. Kurse mund te themi me plot gojen qe eshte nje nderim per gjuhen shqipe, sepse gjuha shqipe eshte ajo qe ka prodhuar kete letersi qe merr kete cmim ose te autorit qe merr kete cmim. Prandaj, me e sakte do te ishte dhe me e vertete qe ishte nje vleresim per gjuhen shqipe, ne menyre te terthorte hyn ne gjuhet qe konkuron tashme, ne gjuhet me te medha qe pjellin letersi.

 

Ju e percaktoni veten si nje shkrimtar jo politik, por lexuesit e dine mire se letersia juaj ka qene e lidhur me politiken per vete permbajtjen e saj. Cfare vendi ze realisht politika ne jeten tuaj?

 

Kur une them qe nuk jam nje shkrimtar politik e them kete me bindje, sepse duke e njohur mire letersine e madhe boterore, e di qe doza e politikes eshte nje gje e pashmangshme ne letersi, eshte pjese e jetes dhe shkrimtari nuk duhet te kete turp nga politika, por qe te pasqyrosh ne vepren tende edhe rrethana politike ku jeton, kjo s’do te thote aspak qe ti je nje shkrimtar politik. Termi me duket eshte i gabuar. Ne kuptimin politik per shembull, tragjedia greke qe eshte baza e madhe e letersise boterore, kur e mendojme themi fjalen e pare tragjedi greke, kuptojme dicka te perjetshme qe nuk ndikohet nga asgje. Ka patur shume kahje politike. Nje pjese e subjekteve te tragjedise greke jane te gershetuara me politiken ne menyre te drejtperdrejte. Ne fund te fundit, fjala politike vjen nga fjala polis, qytet, dhe mund ta zevendesojme kete fjale me fjalen qytetare, pra eshte shpirti i qytetarit te letersise. Prandaj, une mendoj qe kam aq politike. Ne kete rast permenda teatrin grek jo se dua te krahasoj vepren time me te, por ne kuptimin qe sa ka nje shkrimtar qe eshte i perjetshem, modeli i perjetshem i letersise Dante Aligeri, pjesa me e bukur e vepres se tij qe eshte “Ferri dhe Purgatori” jane te mbushura me politike.

 

Vepra juaj letrare pershkohet nga nje admirim konstant per figuren e shqiptarit me tipare burrerore , liridashes, njeri i beses, mikprites etj. Nje pershkrim ky qe natyrisht ne Ballkan perceptohet ne kufijte e idileve nacionaliste. C‘mendoni ju per kete?

 

Kjo eshte e vertete qe te gjitha ato tipare qe perbejne kolorit kombetar i nje populli, kur keto kthehen ne nje adhurim te verber, behen delirante, behen edhe negative. Une ne veprat e mia nuk kam sublimuar ndonjehere, gjera qe nuk jane per t'u sublimuar. Per shembull, nese kam shkruar nje liber si “Prilli i thyer” ku trajtohen probleme te gjakmarrjes, nuk e kam veshtruar kete nje gje si dicka te idealizuar, nje gje te bukur, ose nje gje te shemtuar. Jam perpjekur te mbaje ate pikeshikim, objektiv te paanshem qe ka vete dukuria. Ai e ka dhe ate qe quhet fjale burrerore. Por doket e nje populli shpesh kane dhe gjera negative, te perziera me gjera pozitive. Sado ne te na pelqeje t'i mburrim doket shqiptare, nuk mund te harrojme qe ai harron gruan, eshte nje mungese e tij, e kohes eshte krejt e vertete. Sikurse epoka greke quhet e lavdishme per artin, e pranon dhe skllaverine. Njeriu mund te veje duart ne koke kur keta tragjike greke, keta shkrimtare te medhenj nuk kane asnje ze kunder skllaverise, sepse nuk shkonte ne mendjen e njeriut ne ate kohe, ishte dicka e pranueshme. Prandaj, ne kodin zakonit shqiptar qe disa e shikojne me adhurim te tepruar eshte zakoni i prites, te vrasesh njeri ne prite eshte nje gje e turpshme, eshte e kunderta e atij qe quhet dyluftim qe ka krijuar bota europiane. Ketu kalon kufiri midis atij qe quhet identiteti i nje populli dhe glorifikimi i panevojshem i asaj qe s’ka pse te himnizohet. S’kemi nevoje ne per ate gje. Ne kemi nevoje per anet e mira, te nje sinqeriteti, respektimi i fjales, respektimi i mikpritjes, pranimi i tjetrit qe tani quhet tolerance dhe eshte nje nga cudite e botes shqiptare, toleranca fetare per shembull e cila eshte fqinje me tolerancen etnike. Njeriu qe pranon fene e tjetrit, pranon edhe kombin e tjetrit. Nuk eshte armiqesor me te.

 

Suksesi juaj letrar lidhet kryesisht me veprat e shkruara ne kohen e regjimit komunist. Ngjarjet e asaj periudhe perbejne ushqimin e letersise tuaj, por edhe disa vepra qe ju keni shkruar pas vitit ’90 i referohen kohes dhe njerezve te komunizmit ne Shqiperi. Mesa duket, kjo periudhe mbetet nje frymezim per ju zoti Kadare?

 

Une do ta zevendesoja fjalen frymezim me fjalen kujtim. Eshte nje periudhe qe le gjurme ne jeten e cdo populli qe jeton. Eshte gjithe ish perandoria komuniste qe nje kohe te gjate do ta kujtoje gjithe ate periudhe. Per letersine, kjo s’ka asgje te keqe. Ka nje fraze te famshme te Homerit qe thote “zotat na i japin fatkeqesite qe ne te mundemi te ngreme kenge per to”, sepse e gjithe letersia e madhe boterore eshte ngritur kryesisht mbi ngjarjet e renda, te forta, te dhimbshme disa here, keshtu qe eshte e kuptueshme qe dhe periudha komuniste te hyje ne keto. Por, nderkaq, gjithe historia e botes pergjithesisht eshte e ashper. Kjo eshte nga me te shemtuarat qe ka ndodhur ne jeten e nje populli qofte komunizmi, qofte fashizmi, epidemite e fundit te njerezimit. Historia e njerezimit eshte e ashper dhe letersia shpesh eshte bere letersi e madhe, pikerisht ne periudhat e ashpra. Per shembull, Shekspiri ka jetuar ne nje kohe shume te rende, Servantes shume te rende, Dante Aligeri po ashtu. Nje pjese e letersise, qofte shkrimtaret si Kafka ne nje periudhe shume te heret, te pashprese. Nuk demtohet letersia nga kjo gje. Si ne ate minieren qe eshte e pasur me qymyr, qymyri eshte teper i zi, sigurisht, ajo nxjerre diamantet e saj. Gjithe puna eshte se ne vepren time si shkrimtar ne menyre te natyrshme ka dale qe pak a shume une kam bere te njejten veper si ne regjimin qe vdiq dhe ne regjimin qe eshte e kunderta e saj. Une nuk u bera ne vepren time me kurajoz ne ato qe shkrova pas renies se komunizit, sesa ne ato qe kam shkruar aq sa mundesha te shkruaja ne ate kohe. Une jam vertet krenar qe vepren me te kurajshme e kam shkruar ne kohen me te veshtire, kur ishte e rrezikshme. Prandaj kjo me ka krijuar nje komoditet shpirteror, sepse vete kur kam qene ne komunizem, kam menduar si do te shkruaja valle po te isha ne nje vend te lire, a do te shkruaja me mire? Dhe del qe letersia eshte paradoksale. Regjimi mund te jete i keq dhe ti mund te besh letersi te lire. Sikurse e kam thene shpesh kete, regjimi mund te jete i lire dhe ti je i roberuar, sepse shpirti jot eshte i roberuar.

 

 Si pjese e cmimit me e bukur eshte dhe nje shume prej 15 mije sterlinash, per nje perkthyes te vepres tuaj. A mund te na hiqni per degjuesit e BBC – se, kersherine dhe te na tregoni perse eshte fjala dhe nese juve keni vendosur apo menduar se me cilin perkthyes do te bashkepunoni?

 

Une mund ta nxjerr kete sekret ne Shqiperi. Une kam 5 perkthyes ne Shqiperi. Jane shume si te thuash. Meqenese eshte e drejta e autorit te zgjedhe njerin prej tyre, nuk e kam patur te lehte. Une u jam mirenjohes te 5 perkthyesve, sepse ata te gjithe kane bere te njohur vepren time ne gjuhen angleze, por e kam patur vertete te veshtire dhe meqenese autori ka te drejte t’ia japi njerit, ia kam dhene anglezit, David Bellows, perkthyes i shkelqyer. Ai eshte vete shkrimtar, eseist i famshem, ka shkruar libra origjinale.

 

 

1. Ne listen e kandidateve e cila u shpall ne 18 shkurt 2005 ishin emra te njohur te letersise boterore, autore te gjalle, nje pjese e mire e tyre nobeliste. Aty ishin perfshire: Margaret Atwood (Kanada), Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi), Gunter Grass (Gjermani), Ismail Kadare (Shqiperi), Milan Kundera (Ceki), Stanislaw Lem (Poloni) Doris Lessing (Angli), Ian McEwan (Angli), Naguib Mahfouz (Egjipt), Tomas Eloy Martinez (Amerike), Kenzaburo Oe (Japoni), Cynthia Ozick (Amerike), Philip Roth (Amerike), Muriel Spark (Skoci), Antonio Tabucchi (Itali), John Updike (Amerike), A.B. Yehoshua (Izrael). Ndersa emri i nobelistit Saul Bellow, u largua nga kjo liste, pasi u nda nga jeta ne 5 prill 2005.

 

2. Vitet e fundit fama e I. Kadarese ne bote ka ardhur ne ngritje. Krahas vendeve europiane ku ai eshte gjeresisht i njohur qe nga viti 1975, kur nen okelion roman i nivelit boteror u botua libri i tij i pare “Gjenerali i ushtrise se vdekur” ai po merr perhapje dhe ne amerike ku vjet u botua nen nje edicion aq special ne leter alumini libri “Dite kafenesh”. Perzgjedhja e Universitetit te Harvardit e ve romanin “Kronike ne gur” nder 100 romanet me te rendesishem te shekullit te njezete; tre romane (Kronike…  Pallati… Doruntina) te tij jane lexim i detyrueshem ne lenden e shkrimtarise te te gjitha universiteteve amerikane; universitet me te shquara amerikane e ftojne si nje shkrimtaret me te rendesishem te Evropes qe te mbaje leksione

 

 

Motivi: Shkrimtari Ismail Kadare fiton “Man Booker International Prize 2005” mes 18 shrimtareve te shquar te botes

 

Fenomeni Kadare ne bote

 

nga Sadik Bejko

 

Kadareja si fenomen per ne shqiptaret eshte te ajo esenca racionale dhe shpirterore qe dinte te ishte ne kohe, por dhe te ngrihej siper saj, madje maturisht ta denonconte e te tallej me perkohesite e percartura komuniste, ballkanike e shqiptare. Ndaj dhe esenca te tilla na duken gati mbitokesore per ne shqiptaro-ballkanasve. Ne bote ato jane e mbeten te jene perjashtime te lumtura, gjenialitet njerezor mes gjenialiteteve te tjera, dhurata te vyera, po te verteta, te prekshme e te matshme. Ne, duke mos pasur mase, meter, peshe, etalon – sic ka bota plot te tilla – nuk e kemi te lehte t’i gelltisim fenomene te tilla qe dalin mbi te zakonshmen. Kadareja eshte talenti, (talent hebraisht, d.m. th. pasuri e konsiderueshme monetare), pra, fuqi permasash te medha e te verteta lendore, ne kete rast, shpirterore, qe sollen shkrimtarin, karrieren e shkrimtarit balzakian qe prodhon e prodhon pa fund mbi 100 tituj librash. Dhe cfare librash, dhe ne c’kohe i shkroi, dhe si perthitheshin e nuk binin ne toke librat e tij ne ate kohe. Njerezit, i deshifronin apo jo ne menyre analitike tekstet e tij, kjo pak rendesi kishte. Nga burgu i nje diktature ata merrnin prej tyre ate gezim dhe ate transhendence qe ta fal vetem letersia e madhe.

Vitet e fundit fama e I. Kadarese ne bote ka ardhur ne ngritje. Krahas vendeve europiane ku ai eshte gjeresisht i njohur qe nga viti 1975, kur nen okelion roman i nivelit boteror u botua libri i tij i pare “Gjenerali i ushtrise se vdekur” ai po merr perhapje dhe ne amerike ku vjet u botua nen nje edicion aq special ne leter alumini libri “Dite kafenesh”. Perzgjedhja e Universitetit te Harvardit e ve romanin “Kronike ne gur” nder 100 romanet me te rendesishem te shekullit te njezete; tre romane (Kronike…  Pallati… Doruntina) te tij jane lexim i detyrueshem ne lenden e shkrimtarise te te gjitha universiteteve amerikane; universitet me te shquara amerikane e ftojne si nje shkrimtaret me te rendesishem te Evropes qe te mbaje leksione.

Ai eshte ne shoqerine a si ta themi ne lagjen e shkrimtareve me te medhenj te kohes sone si Moris Dryon, Xhon Apdajk, Markez, Saramago, Kundera, Gynter Grass etj. Prej vitesh letersia e tij perkthyer ne gjuhet me te medha te botes, nga gjithe kritika boterore cmohet si nje letersi e qendrueshme, me jetegjatesi edhe per dy tre shekuj te tjere. Historiane te shquar boterore si Erik Hobsbaum e quajne ate zedhenes te ne populli te vogel malor. Ai mban urdherin me te larte te Frances, ate te Legjionit te Nderit, dhe eshte anetar i Akademise Franceze. Ne Akademine franceze ai u pranua ne nje dite me ish-presidentin amerikan Ronald Regan dhe zevendesoi filozofin e shquar Karl Poper. Emri i tij eshte ne libra te tille si Larousse, apo Who is Who. Nderi me i madh per nje shkrimtar nuk eshte qe te studiohesh ne Universitete, dhe te tille universitete qe shkruajne libra dhe e studiojne ate jane te shumte qe nga Moska ne Australi, por ai ne France ka hyre dhe ne tekste te shkollave te mesme, tekste te cilat, jo si universitetet qe studiojne letesine e korentit, kerkojne nje status shkrimi qe eshte ne shenje per qendrueshmerine, status qe e kane shkrimtaret qe jane klasike per nje kulture.

Ai ka marre cmimet me te larta letrare te disa shteteve si Servantes ne Spanje, Kavur ne itali, Herder ne Gjermani. Prej dhjete e me shume vjetesh eshte kandidat per cmimin Nobel. Si ceku Kundera, rusi Sollxhenicin, polaku Millosh ai ka qene me probleme me regjimin ne vendin e tij. Vendi i tij ne letersi mbeti po i asaj lartesie si gjate Komunizmit dhe mbas renies se tij. Ai qe nje denoncues nga brenda i tiranise dhe per deshmite e tij letrare ne fjalimin perurues te tij ne Akademine e shkencave ne France u quajt prokuror i diktaturave. Kjo vlen te shenohet se asnje shkrimtar tjeter yni, asnje shkrimtar nga diaspora shqiptare, nga emigracioni, ne itali, Gjermani, Amerike nuk dha ndonje deshmi letrare me vlere per ate qe po ndodhte brenda vendit te tyre. Per cudi, deshmi te tilla erdhen nga burgu i diktatures. Jo pa debate eshte percjelle gjithmone letersia e tij dhe ai ka qene njeheresh i lavderuar dhe i anatemuar. Mjaft te kujtohet se si u percoll botimi i nje dosjeje. Fakti qe ka qene me cilesi te shquara letrare, qe per arsye te njohura  nga qe vendi yne ishte i izoluar, qe politika e tij ishte krejt e mbyllur, i dha ketij shkrimtari statusin e zedhenesit te popullit te vet. Ne kthesat dramatike qe kaloi tranzicioni shqiptar, per ate qe Ballkani mbeti vendi i mizorive dhe i lufterave me fatkeqe te fundshekullit qe shkoi dhe te fillimit te ketij qe jemi, per ate qe shqiptaret e Kosoves u vune ne nyjen me tragjike te ekzistences se tyre, Kadareja e mbajti edhe pas renies se komunizmit statusin e zedhenesit te kombit te vet. Ai do te ishte ne krye te shume intervistave dhe komenteve te masmedjave me prestigjoze ne bote per probleme te Shqiperise dhe te gjithe Ballkanit te trazuar. Kadareja eshte nga ata shkrimtare me fat qe marrin qe per se gjalli staturen e shkrimtarit te madh, shkrimtare qe jo te gjithe njerezit i kane lexuar, por qe te gjithe, per cudi a per nje rreze te intuites qe e pershkon nje vend a nje kohe, e pranojne pa nje medyshje madheshtine e tyre. Keshtu per te ka degjuar edhe ushtari i doganes se iks vendi, edhe gjenerali i tij, edhe diplomate a politikane te larte, edhe akademike, edhe universitaret. Kjo mbase jo vetem nga cilesia e shkrimit, jo vetem nga sasia e shkrimit, nga cilesite e personalitetit te tyre, a nga ajo se shkrimtaret e medhenj dine te shprehin c’mendojne e ndiejne njerezit, c’ mendon e ndien nje kohe, nje hapesire e globit tone qe merr fryme ne vepren e tyre, po mbase per te gjitha bashke. Kur nje shumesi e tille njerezish ne bote, njerez nga te gjitha shtresat, kombesite, racat dhe nga gjithe banoret aktive te nje kohe pranojne te te thote ja ai shkrimtari, ky eshte nje status i larte per ate qe letersia si art i fjales u jep perfaqesuesve te medhenj te saj, per ate se fjala behet vlere dhe ndikon ne punet e kesaj bote. Ky eshte mbase respekti me i madh per fjalen dhe krijuesin e rralle te saj, per shkrimtarin tone Kadare.

 

 

2. Diktaturat dhe shkrimtaret e medhenj

 

Per shkrimtaret e medhenj veprojne ca ligje te tjera. Ne te gjitha kohet, shkrimtaret e medhenj jane lartesuar gjer ne apoteoze e gjer ne shenjterim. Edhe sot ne Amerike Kongresi nje here ne dy vjet zgjedh nje nder poetet e vendit dhe e shpall Poet kombetar. Edhe Hitleri e fali shkrimtarin e madh Jurge, por nuk e fali gjeneralin Romel, kur ai zbuloi se, qe te dy, kishin marre pjese ne nje atentat kunder tij. Mbase dhe ajo kupola jone, sic thuhet ne shkrime, kishte dobesi per Kadarene, e prape si cdo kupole e diktaturave komuniste a fashiste, kriminale mbetet ajo dhe jo shkrimtari a shkrimtaret. Ajo, udheheqja a kupola me vete diktatorin ne maje te saj, nuk i falte miqte, madje kokat e tyre i ka prere radhe-radhe. I shijonte me shume se cfaredo, vrasja e miqve dhe e bashkepunetoreve. Jane arsye mistike keto qe diktatori yne nuk e fshiu Kadarene, qe dhe Hitleri e shpetoi shkrimtarin Jurge? Kadareja vete ka thene se ka bere kompromis me kohen. Si mund te shkruante, e t’i shpetonte burgut, kur nga cmira per talentin e pergjonin dhe koleget, pastaj, sic del nga arkivat, e mbante nen kontroll drejtpersedrejti dhe Sigurimi, dhe byroja politike, Kryeministria, Sekretariati i KQ, Instituti i Nexhmijes, pra, i gjithe shteti? Nje kontroll kaq i organizuar nuk ushtrohej as nga Stalini, i cili me shkrimtaret merrej vete ose urdheronte levat e tij.

Kadareja ka pasur fatin e gjithe shkrimtareve qe shkruan e jetuan nen diktatura. Shkrimtaret e medhenj i perkasin sferes se te bukures, qe nuk e bejne dot te gjithe. Dhe letersia, piktura e bukur mbetet e tille edhe ne fashizem, edhe ne komunizem, edhe ne demokraci. Jurge e Mani ne Gjermanine e periudhes naziste, Hugareti e Pirandelo ne Italine e periudhes fashiste, Pasternaku e Shollohovi nen stalinizem, Kundera, Kadare jane shkrimtare te medhenj pavaresisht nga kohet a regjimet nen te cilat kane jetuar e shkruar.

 

 

Nje udhetim i vetmuar dhe heroik

 

Kadareja dhe sistemi i mykur i vlerave

 

 

Sadik Bejko

 

Gjate prillit dhe ne javet e para te majit, pas shkrimeve dhe intervistave te prof. Qoses, sec pati nje rimarrje te temes Kadare ne shtypin shqiptar. Ndonje artikullshkrues, qe nuk e ka per profesion kritikun letrar, botoi nje seri shkrimesh plot vrer mbi vepra te tij, por, duke qene se “te shkruara” te tilla vijne me porosi prej zyrave a ish-zyrave, ku ka punuar autori i tyre, nuk ia vlen te ndalesh ne to. Prej qarqesh te tilla shkrimtareve gjithmone u kane ardhur shqetesime, sidomos Kadarese, se si duket zoterinjte e vertete, fshehur pas njerezish te tille, ende nuk e kane shuar merine ndaj atij. Mbase se u kane djegur disa nga shkrimet dhe intervistat e fundit te shkrimtarit. Mbase nga botimi i “Dosjes per Kadarene”, mbase dhe nga botimi ne Amerike i librit “Dite kafenesh”, botim aq i vecante per nga luksi, por dhe per vleresimin e profesorit amerikan mbi kete liber dhe mbi personalitetin e shkrimtarit. Ecurine e tij prej shkrimtari nen diktature, ate qe ai kurre nuk e beri budallallekun qe t’i kundervihej hapur regjimit, por qe prape nuk shterri te beje letersi te madhe, ai e quan “nje udhetim i vetmuar dhe heroik”. Pati dhe shkrime a intervista qe gjoja, larg e larg dosjes Kadare, hidhnin idene se nen diktature jane perndjekur e rrezikur dhe shkrimtaret me pozita e detyra te rendesishme shteterore.

Heshtja per shkrimtaret e veprave “madhore”

Kjo qe po ndodh me Kadarene, rivlersimi jo profesional, por nga shtypi i lidhur me politiken, i krijimtarise dhe i personalitetit te tij, me shkrimtaret e tjere shqiptare te kohes se tij as qe mendohet te behet. Madje keta merren ne mbrojtje. Ne te dyja keto plane, ne ate politik dhe ne ate letrar, ata qendrojne ku e ku larg Kadarese. Roli i tyre shoqeror dhe letersia e tyre mbetet me “njollat e kohes” dhe ato veshtire se lahen ndonjehere. Mendoj se ka dy arsye qe shkrimtaret “e medhenj” te realizmit socialist nuk i prek njeri. E para, ata abdikuan nga arti i tyre dhe gjate ketyre viteve prodhuan vepra te nje natyre tjeter. Nga nje “letersi” e gezimeve dhe e sukseseve, kaluan ne tekste te ngjyrosura nga zhgenjimi dhe trishtimi. E dyta, ata u njejtesuan aktivisht me klimen e re politike, ose “qetesisht”, duke shfrytezuar trafikun e vjeter te interesave e te influencave, u futen nen ombrellen mbrojtese te partive politike te dites. Keshtu, te shperndare neper parti, ata i thone njeri-tjetrit “mos me nga, se nuk te ngas”, “me mbro, te te mbroj”. Fama e tyre ne letersi mbetet per veprat e dikurshme “madhore”, te cilat nuk i ribotojne me, madje ne antologjite me te fundme me vepra te zgjedhura po perfaqesohen me krijime te temave “minore”. Ata jetojne me famen e se shkuares jo se tashme nuk kane shkruar gje te re, por nga qe me kritike e analiza, me rivleresimin themelor te vepres se tyre nuk merret njeri. Institute, universite, akademi kemi, studime pasuniversitare ku pervit jepen tituj dhe grada shkencore kemi, por dhe se kane kaluar 14 vjet nuk jane ndermarre studime me themel per letersine e shkruar nen diktature. Mbase se per kete nuk jemi te pergatitur. Vec ndryshimeve politike, ne Shqiperi nuk eshte krijuar nje sistem i ri vlerash.

Rikthimi te tezat e Koco Bihikut

Prej kesaj situate ne shtyp rivijne dhe vleresime sipas tezes se famshme te vlerave per “treshen Agoll, Kadare, Arapi”, teze e teksteve zyrtare te kohes se komunizmit. Kadareja ka pasur statusin e shkrimtarit boteror, qe nga botimi ne France i romanit “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Me rastin e ribotimit te fundi te ketij romani ne Gjermani, kritika vendase e quajti shkrimtarin tone Markezi evropian. Po ende ka njerez (F. Myrtaj), qe duan te na kthejne ne shtratin e Prokustit te kritikes se djeshme, ne tekstet e Koco Bihikut, ta vene prape letersine nen shufren rrafshuese, kolektiviste te vlerave, diktuar kjo nga urdhrat politike te kohes. Kadareja shkrimtar realisht kurre nuk ka qene ne kete treshe. Pyetja qe duket sheshit si hileqare “se si do te jetosh ti jashte kesaj tresheje”, nenkupton ate qe te gjithe keni qene njesoj edhe ne vlerat politike. E pikerisht per keto u bene me te medha akuzat nga nje “shkrues”, i cili madje na propozoi qe veprave te Kadarese t’u veme dinamitin. Ne se heshtet per “njollat politike” dhe vepra te artisteve te tjere “te treshes” e jashte saj, justifikuar me ate “se ashtu ishte koha”, me Kadarene, ndodh e kunderta, shpethejne zhurma dinamiti prej letrash e prej vlerash te mykura.

Zedhenesi i nje vendi te vogel malor

Por ka nje vleresim tjeter. Edhe sot ai eshte shkrimtari me i lexuar ne Shqiperi. Me lart permenda ate profesorin amerikan qe vepren e tij e quan “udhetim heroik dhe i vetmuar”. Por me mire po i mbahemi vleresimit te njerit prej historianeve me te medhenj boterore, Erik Hobsbaum, anetar i Akademise Britanike dhe i Akademise Amerikane te Arteve dhe te Shkencave, i cili Kadarene e quan zedhenes “te nje vendi te vogel malor qe nen sundimin komunist fitoi per here te pare nje vend ne bote” (“Epoka e ekstremeve”, bot. shqip Cabej, v.1997, f. 420). Dhe Hobsbaum jo qe nuk permend ndonje shkrimtar te treshes(!), por as nje shkrimtar tjeter te Evropes Lindore. Kadareja qe gjate komunizmit eshte vleresuar si ambasador i Shqiperise ne bote. Me e rendesishmja eshte se ai, ne radhe te pare, mbeti nje shkrimtar “i nevojshem per publikun e vet” (Hobsbaum), derisa veprat e tij atehere nuk binin ne toke, bliheshin e lexoheshin me nje fryme. Rolin prej zedhenesi te nje kombi ai e ka luajtur edhe tani, ne ditet kur po vendosej per nderhyrjen e ushtrive te NATO-s ne Kosove. Ka qene fare prane me shtabet qe e moren nje vendim te tille.

Shkrimtari dhe predikuesi, prokurori i diktaturave

Natyrisht, nje status te tille e fitoi, ne radhe te pare, me talentin prej shkrimtari te madh. Ai udhetonte jashte Shqiperise dhe formalisht i duhej te ishte edhe nje ze pro regjimit. Por letersia e tij eshte ashtu sic e kane quajtur, letersi e nje “prokurori te diktaturave”, dhe se e shkruar ne “burgun” e nje diktature. Ata qe e botonin dinin ta ndanin shkrimtarin dhe njeriun nga roli i imponuar prej rrethanave. Ky personalitet qe mbronte vendin e vet, qe sillte mrekullite historike te vendit te vet, qe shpaloste magjite e nje kulture te vogel, por mjaft origjinale, ky talent dhe kjo mendje e fuqishme nuk ka se si, ne te njejten kohe, te mbronte burgun komunist. Dhe nderkohe qe fama i rritej, ai nuk e ndante fatin e tij nga fati i popullit te vet. Kjo per ata andej “perdes” ishte nje vlere morale jo e zakonshme. Te besh letersi te tille qe te pranohesh ne bote si shkrimtar i madh dhe te kthehesh ne te prape ne “burgun” ku jeton populli yt e ku te ka hedhur kjo bote e ndare me perde te hekurt, do te thote se me ndergjegje ke zgjedhur te jesh zeri i nje populli.

Te marresh rolin e zedhenesit te popullit tend eshte me e veshtira per nje shkrimtar. Duhet te zgjedhesh muzen apo politiken, artistin apo udheheqesin shpirteror, zedhenesin i lirise apo te diktatures, shkrimtarin apo predikuesin? Dramaciteti traumatik i ketyre alternativave mund te conte ne nje deformim te peshtire letrar, po te mos ishte nje talent dhe nje mendje e pashoqe. Duke kaluar midis fijesh kaq te ngaterruara e te rrezikshme per letersine (diktatura, komunizmi, nacionalizmi, liria, fati historik tragjik i nje populli, jetesa brenda mureve, suksesi marramendes jashte mureve, ruajtja e kaq ekuilibrave), kur shkrimtari duhet te jete shkrimtar e vetem shkrimtar, e bejne fenomenin Kadare me tregues te tille qe do te jete edhe per shume kohe objekt studimi. Ai u mbijetoi aq kontradiktave qe shpesh jane vetevrasese per letersine. Si i tille, ai eshte nje fenomen i permasave te tjera, me vlera edhe pertej ketij vendi.

Dhe vrazhdesia e politikes vazhdon

Pse e lejoi shteti shqiptar i kohes nje shkrimtar te tille? Kadareja u imponua. Nga ana tjeter, per sistemin, mund te thuash, se suksesi i tij ishte nje reklame pa pare. Sot ne Shqiperi e dine mire se si mbushet nje cante plot, per t’u botuar nje shkrim pozitiv politik ne nje reviste prestigjoze ne bote. Keshtu, shkrimet e tij pro regjimit kane qene pjese e haracit. Kadare ka ecur ne fije te holla e te rezikshme dhe “Dosja Kadare” kete provon, se edhe ai eshte pergjuar e kontrolluar ne cdo fjale. Por dhe ne kushtet e shtypjes se atehershme shqiptare, vepra e tij lexohej se ai dinte te shprehte ato qe mendonte dhe ndiente pjesa me e arsimuar e popullit. Fanatiket dhe dashakeqet, frymezuar nga politika, le t’i lexojne edhe sot ato shkrime qe edhe shkrimtaret e tjere shqiptare te kohes se tij nuk po i botojne me dhe qe tek keta te fundit jane volumi me i madh dhe me kryesori ne krijimtarine e tyre.

Pse ai nuk qe disident? Sipas dy profesoreve te cituar, dhe disidenca qe pjese e lojes politike te regjimeve. Sollxhenicinin e perdoren ne propaganden kunder Stalinit dhe, kur u be i rrezikshem, e zbuan. Leshimet vlenin per viktimat e spastrimeve te ardhshme (Hobsbaum).

Fati i shkrimtareve ne mjediset tona ka qene i veshtire. Te jesh shkrimtar i madh midis kaq te vegjlish, kur politika prape vrazhdesisht nderhyn qe te beje ligjin ne sistemin e vlerave jashte fushes se saj, eshte dhe me e veshtire. Dhe kur profesionistet heshtin…

 

 

Londra nderon Kadarene me cmimin prestigjoz

 

Muhamed Veliu

 

Penat britanike zgjedhim Kadarene tone si me te mirin per te fituar "Man Booker International Prize". Kryepena shqiptare e te gjitha kohrave Imail Kadare eshte shpallur dje fituesi i cmimit prestigjoz "Man Booker International Prize". Cmimi u jepet nje elite te zgjedhur shkrimtaresh nga e gjithe bota. Kadare 69 vjec u nderua me kete cmin jo per ndonje veper te vecante, por per teresine e punes se tij si shkrimtare. Jurise  nder shume vepra te autorit i kane bere pershtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrise se vdekuar". "Man Booker International Prize" eshte nje cmim i pervitshem themeluar ne Londer qe nga viti 1969 nga shoqata e shkrimtareve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve te  Kommonwealthit.

 

Vleresimi

 

Per here te pare nga krijimi i ketij cmimi, juria angleze kete vit ka bere nje perjashtim ne

perzgjedhjen e fituesit. Sipas jurise se sivjetme e cila ka anoncuar fituesin mbasditen e djeshme, mesohet se kriteri i vleresimit ka qene kontributi i nje autori nga cili do vend i botes i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne pasurimin e literatures boterore. "Ismail Kadre eshte nje shkrimtar i cili le gjurme ne te gjithe kulturen, histotrike, folklorike dhe

politike  te vendit te tij. Ai eshte nje shkrimtare universal i cili shkruan histori te cilat datojne qe nga koha e Homerit", shprehet Profesori John Carey kryetari i jurise se

perbere nga novelisti dhe editori Alberto Manguel si dhe akademiku njekoheshsit shkrimtar Azar Nafisi.

 

Falenderimi

 

Ndersa shkrimtari yne menjehere sapo ka mar vesh lajmin e fitimit te ketij cmimi ka deklaruar se "Ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i cmimit  "Man Booker International Fiction Prize 2005". Kadare, ne komentin e fitimit te cmimit, nuk ka harruar te anashkalloje aspak poziten gjeografike te vendit te tij pavaresisht se ai qe nga viti 1990 jeton ne France.  Duke ditur imazhin e keq te ballkanit dhe ballkanasve te zhytur ne shekuj mes konflikteve Kadare ne letren falenderuese drejtuar jurise se ketij cmimi komenton. "Une jam nje shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e Europes  e cila per nje kohe te gjate ka qene nje lajm ekluziv per pandershmeri humane, konflikte armesh, luftrash civile, spastrime etnike dhe keshtu me radhe". Por, gjeniu i letrave shqipe beson se ky opinion per Ballkanin ne pergjithesi dhe per vendin e tij Shqiperi ne vecanti ne syte e Europes me kalimin e viteve ne syte e Europes do te kete nje imazh krejt ndryshe.

Ai shprehet: "Besiiim i madh eshte, qe tani e tutje Europa te kuptoje qe ky rajon ne te cilin ndodhet edhe vendi im Shqiperia, mund te japi edhe lajme te llojit krejt ndryshe nga ato te derimetanishmet, dhe ne te njejten kohe te behet nje burim lajmesh per arritje ne fushat e artit te literatures dhe civilizimit.  Duke perfunduar letren falenderuese Kadare shprehet "Do te deshiroja ta pranoja kete cmim me te cilin jam nderuar si  nje konfirmim qe konfidenca dhe shpresat e mija nuk jane vendosur gabim".

 

 Cmimi

 

Cmimi nuk ka thjesht nje vlere simbolike. Kadare do te marre cmimin i cili kap vleren monetare te 60,000 poundeve britanik ekuivalent i 88,800 eurove, sebashku me nje trofe. Ceremonija e dorezimit te cmimit do te zhvillohet ne qytetin  Edinburgh ne Skoci me date 27 Qershor. Po ashtu Kadarese do ti jepen edhe 15,000 paund per t’ia dhuruar njerit nga perkthyesit e veprave te tij, sipas deshires. Numri i sivjetem i kandidateve qe mberriten ne perzgjedhjen finale, per te fituar kete cmim ishte 18 ku mes tyre ishin Saul Bellow, gjermani Gunter Grass, ceku Milan Kundera, egjiptiani Naguib Mahfouz, emerikani  Philip Roth sebashku me John Updike dhe kanadezi Margaret Atwood.

 

 

 



Brief Description
Sample Photo 2

Brief Description

Sample Photo 3

Brief Description
Sample Photo 4

Brief Description

Sample Photo 5

Brief Description
Sample Photo 6

Brief Description

Free
Feel free to download and use images.