Poezi e proze nga Valbona (Musai) Bozgo
Enderra
Te jetosh
Do te thote te enderrosh.
Gjithe jeten enderrova,
Jetova.
Te jetosh enderrat
Eshte parajse.
Parajsa s’eshte ne boten e te gjalleve.
Si te bej t’a jetoj enderren,
Qe prej netesh s’shqitet?
Me duhet
Nga bota te hiqem…!
Pra,
Po nisem per parajse
Me gjysem enderren time.
Gjysmen tjeter e ke ti.
Eja,
Ruaje rruges.
Mos i shkakto dhimbje.
Liria
Kur mesova c’ishte liria,
Njoha burgun.
Oh, burgun!
Per lirine kur luftova
Me burgosen,
Ah, burgosen!
Lirine kur e fitova
Prangat eger i copetova
Po! I copetova!
Dashte fati,
Lirine e embel me te mos kujtoj,
Te harroj burgun
T’a harroj!
Larg
Nje here ne vit vij ne atdhe
Nje here.
Cdo vit plot njerez me s’i gjej,
S’i gjej!
Femije, te rinj, shoh per here te pare,
Te papare.
Nje here ne vit vij ne atdhe, cdo here me shume,
Si kalimtar…!
Nuk e thame
U deshem shume.
Qe dashurine e njeri-tjetrit,
Te mos e merrnim te zakonte
Nuk e thame.
Larg ika une,
Me larg ti.
S’u pame!
Dashuri te tjera, te arrira,
te zbrapsura,
rruges ndeshem plot.
Si tonen,
Te madhen,
Te ndritshmen,
Jo! Nuk gjetem dot.
Qe dashuria jone per njeri –tjetrin
Te mos u ngjante te tjerave,
Kurre nuk e thame.
Sa shume u deshem!
Aq mire e ditem.
Ku shkuam?! C’u beme…?!
Kundershtim
Duke thithur fort cigaren e sapondezur
me pyete:
E di si eshte dashuria?
Une pres te degjoj nje nga dhjetera krahasimet
te mencura apo bajate.
"Si kjo cigare e thithur me pasion,
qe, sapo takon filtrin,
shuhet
pushon.
Dhe per te shmangur eren e keqe te tyre,
amvisat i flakin ne kosh"!
Une shoh ne take-tuke,
disa bishta te shtypura,
cigare te pambaruara...
pa zjarr,
bosh!
E trembur perseris ritin e amvisave,
duke i flakur ne plehra.
Cigaren nga goja t’a shkul,
te pambaruar
e hedh nga dera!
Me sheh turbull si permes xhamit.
Une,
kerkoj te mesoj,
diten nderkobetare te luftes kunder duhanit...!
Dert
Dhjete vjet ne Greqi.
Ngre mure
Mbi ndertese te bardhe.
Shpine kerrusur,
Veshke-copetuar,
Mes-keputur,
dhe me shpirt te mardhe.
Mbi ndertese te bardhe...!
Sa te hedh catine
Do zbres te pushoj
Nga e bardha ndertese.
Djete vjete ne Greqi
Gjysme i sakatosur
Rrugeve
Kam frike mos mbese.
Mbi ndertese te bardhe...!
Catine sapo hodha, me shtyne,
Rrezuan,
Ne rreze te mureve
Se nderteses se bardhe
Me vrik!
Thelle, qe nga themelet
Degjova ca fjale,
Qe me folen shqip!
Leter nenes
O nene!
Nuk u ngopa kurre me ty.
Femije
Mbaj mend tek te pyesja
Pse s’qendroje me gjate me mua.
Dhimshem,
Gjithnje pergjigjeshe;
Kam pune!
Dhe per pak caste,
(oh, ato caste)
me lekundje mbi gjunje.
O nene!
S’u ngope kurre me mua.
Larg dheut tend,
Timit,
Fati me hodhi.
Tani, qe kohe ke boll,
S’jam une!
Keshtu pse ndodhi...?!
Po e mbyll letren.
Eshte vone.
Punet presin radhe...
E pastaj?
Le te presin.
Tet mbese tani, do t’i tregoj nje perralle...!
Matura ‘97
Ne nje koder,
Nen nje dellinje
Kam varrin.
Me vrane se desha te behesha kurbetci.
Askush varrin nuk ma di!
Te tjere kalojne e me shkelin siper.
S’u mbaj meri.
Si une,
Kurbetcinje,
Maturmbaruar.
Varrin s’ma di njeri..!
Mesova,
Fundjaves do mblidhet per kujtim
Matura ime ‘nentedhjete e shtate.
E di.
Dy sy permallshem do te me kerkojne
Dhe ne pacin dike ne krah,
Ne cdo cep do shkojne e vijne.
Une jam ketu,
Nen dellinje...
Ketu, ne kodren e larte.
Matura ime ‘nentedhjete e shtate...!
Kur jam me ty
Kur jam me ty,
Harroj te paguaj faturen e korentit.
Harroj deshiren,
Per t’ia perflakur fytyren drejtorit idiot.
Me ty kur jam
Njezetekater oret perndahen vec
Ne dite e nate.
S’kujtohem, se brenda tyre
Nje maskara vjedh,
Nje rrufjan genjen
Dhe fshatari varferohet.
Harroj qe ka shtet.
Kur jam me ty,
I kthehem "origjines" se njerezimit
Me Eve dhe Adam.
Si ata mollen e kafshojme
Duke riperseritur mekatin e pare.
Mekati do ndeshkuar!
Kujtohem
Qe s’kam paguar faturen e korentit.
Per derdellitjet e gomarit drejtor.
Njezetekater oret e lincimit,
Me maskarain,
Rrufjanin
Dhe fshatarin e gjore.
Kur s’jam me ty,
Kujtohem qe ka edhe shtet.
Me ty kur jam
Bota eshte vec gjeografi dhe ore.
Mollen kam frike t’a kafshoj.
Vendi i bekuar
"Vend i bekuar eshte ai, qe nuk ka nevoje per heronj!"
B.Breht.
Pardje
TV-ja na e enjti koken mbi martesen
E princeshes Elvire.
Fustani nuseror kishte kushtuar "kaq".
Turta tetekateshe "aq"!
Dje
Gazetat na i nxorren syte
Me pikellimin dashamires te aktorit te njohur
Xhon Hopranc,
Qe nen ulerimen e fansave
Nuk mund te jepte dot autografe.
(Kishte thyer doren e djathte gjate xhirimit).
Sot,
Na cane koken
Me topmodelen e famshe Mari Stratford
Qe ne kushte eksperimentale
Me gene mashkullore te paidentifikuara
(mbase me cilesine e mosprishjes se linjave te saj)
lindi nje foshnje te shendetshme
tre kilogram e gjashteqendepesedhjete gram.
T’i rroje!
O Zot i madh!
Ku jane heronjte e vertete?
Zoti u kollit dhe me foli me bubullimen e qiejve
"Vetem une jam heroi i vertet"!
Sa larg je o vend i bekuar,
Medet!
Varferia
Tere jeten e varfer mbeta
Shume gjera qe aq shume i desha
S’i arrita dot.
E lodhur rruges se shpreses
Ndalova pak te pushoj.
Paqe bera me fatin.
E varfer mbeta.
Kerkova te shijoj kenaqesine e te arriturave.
Keshtu
I telefonova Almires
Ish shoqes sime per koke.
Kaq vite pa u pare
Nje oaz malli n’a mbyti
Here me shkrepje gazi,
Ndokund me nje pike lot.
U pyetem,
U pergjigjem,
Ne vite c’kishim bere.
Mesova se jetonte mjaft mire.
Kishte bere dhe karriere.
Ti? Kureshtoi dhe me hodhi bebezat zare.
Oh!i them.
E varfer mbeta.
Me shpresen paksa jam ndare.
Dhe qesha kaq hareshem,
Si t’i tregoja genjeshtren-shaka,
Me te pabesueshme ne bote.
Ajo terhoqi zaret dhe i mbyti ne gote.
Almira
S’kishte varferine time.
Almira
Me shpresen pergjithnje ishte ndare...
Dashuria ime
Kerkova te te flas
Me fjale te pathena
Dashuria ime.
S’gjeta dot!
Kerkova metaforat me te pathena
Dashuria ime.
I kishin thene.
Si eremit u mbylla vetvetes
Me koken e varur thelle ne gjoks.
Degjova rrahjet e zemres sime.
Rrihte per ty i dashuri im.
Per zemren tende
Dhe te askujt.
Dashuria ime!
Krishtlindjet
Afrohen krishtlindjet i dashur
Ne te ndare.
Shpirtrave lindin enderra e deshira,
Ne te vrare.
Plaku i Noelit gatiti dhuratat,
I shperndan.
C’ka ne tenden, timen,
Gaz, apo
Ballsam...?
Zhurmnaje
Zhurma rrugesh te tmerrshme,
Frenime makinash
Si qenie qe iu merret fryma
Ziejne.
Kondicionohen thelle qenies time.
Qullem prej tyre.
Kerkoj dicka qetesuese
E s’gjej!
Do iki larg...larg,
Larg.
Aq sa kujtimi yt te me tretet.
As vlojne zhurmat,
Ulerifshin automjetet.
C’ka ishte e vertete nga ty,
Le te mbetet.
Keshtu shpirti, paksa prehet..!
Mungese
Kur jam pa dashuri
E kerkoj.
Kur i avitem
Hesht.
I friksohem c’misterit te saj.
Nuk prek.
Boshesia rritet me largimin tim.
Me ndjek.
E une prape te kerkoj, dashuri.
Me tremb.
E keshtu gjithmone
Si dite-nata
Qe ne muzgje e agime
Gjejne pak kohe te filtrojne.
Me pas behet vec dite a vec nate.
Si gjithmone...!
Si gjithmone..!
Mbetje
Tere jeten m’u kujdes nje zane
Qe s’me tha kurre te mos rrezohem.
Rrezimit
Avitej me kuroren e yjeve
E me zgjaste doren.
Keshtu shpresova
Kur Hermesi me goditi me te tijen shigjete.
Dhe une,
Mes mundimit te kote
U perpoqa t’a heqe.
Mbeta rrezuar
Ne pritje, e ngrire.
Nuk pashe asgjekundi dore te shtrire...!
Vetmi
Vetmise dridhem
Tek nata me mbeshtjell me rroben qull.
Gjume nuk kam.
S’me qeteson as kujtimi me i nxehte
Qe mendjes kerkoj t’ia shtrydh.
Koka djeg
Nga lemshi trazues i cdodites.
S’me freskon
As imazhi me i bukur i castpritjes.
Mardhe-nxehur
Vec u enda
Kryqezimeve kudo ne bote.
Kerkoj nje qoshe,
Ah,nje qoshke
E qete te mendoj per gjithshka bera.
Ishin kot
Apo plot...?!
Pezm
Pezmi
Si frut i papjekur grykes
Me mbyt,
I forte.
Gjithnje ti do te gjesh fjale
Qe frutin ta zbusesh
Per t’a krahasuar
Me dhjetera te tilla ne bote.
Keshtu te paska ndodhur edhe ty dikur.
Por, veten s’e dhe.
Gjithmone ia dole mbane.
Te besoj
Dhe falenderoj fatin
Per diten
Qe tek une te solli prane.
Merzija sot
T’i paska tkurrur tiparet,
Si frut i tejpjekur
Gati ne prishje.
Une te permend dhjetera rastet e botes
Te renies dhe te ngritjes.
Ti degjon dhe s’degjon.
Nuk te celet
Asnje tipar i vrare.
Nuk di une,
Apo je ti genjeshtar...?!
Pragvitit te ri
U shtuan babagjyshet e Vitit te Ri
Me uniformen bardhe e kuq.
I gjen dyqaneve,
Festime fundvitesh,
Kudo ne rruge.
Dhurata tek shperndajne.
Femije kur isha
Dhe besoja ende tek ai,
Vetem nje babagjysh njihja
I cili, cuditerisht
Vinte gjithnje
Kur im ate s’ishte ne shtepi.
Dhuraten te me sillte.
Kur mesova
Se gezimsjellesi i madh
S’ishte, vec babai.
Perjetova "tradheti".
Oh, c’zhgenjim i tmerrshem femije
Te teren me kaplloi.
Lodra s’vinte nga Viti i Ri...!
Qe atehere,
Sa here marr dhurata ne jete.
Mesova te njoh
Kush eshte derguesi i vertete...!
Bora.
Ne vendet ku bie rralle bore
S’ka nevoje
Te funksionojne organizata per mbrojtjen
E te drejtave te njeriut,
E gjithfaresh.
Per pak kohe.
Ajo i barazon te gjithe.
Lagje te pasura
E te varfera.
Si uniforme nxenesish ne shkolla.
"Per pak kohe,
njerezit harrojne telashet.
Mesazhe paqeje i japin njeri-tjetrit
me buzeqeshje
tek drojtshem boren shkelin.
Por,
Sapo fillon te shkrije
Dhe konture objektesh zbulohen
Pak nga pak.
Shoqeria fillon funksionimin
Me organizata
E gjithfare..!
Persiatje
M'i bymehu qelizat dielli
tek ngrohtesine m'a solli pa kursim mengjesi.
Padurimshem pres te te shoh
e nates t'ia hedh silueten tende,
tek tradhetueshem,
skena intime mes vetes e teje pa censure krijoj.
Kur mbremja te ike
e te vij serish agimi.
Ne morsen e pyetjeve do persias:
"Ish me i mire gjumi,
a me i kendshem zgjimi"?
Kujdes
Kujdes,
kur pas vdekjes,njerezit e njohur
i shajme a levdojme
me shume se c'patem bere me ta kur ishin ne jete.
Ata mungojne.
Asnje pergjigje nuk ngjitet
nga thellesia
e varrit te shkrete.
Pakti
U grindem ashper!
Ne parcela cdo gje tonen e ndame.
Pergjysme krevatin,
raftet,
parate,
orarin e gatimit,
perkujdesjen ndaj femise.
Pakesuam fjalet,
sharjet,
buzeqeshjet,
shikimet,
dhe arritem ne prag te pavaresise.
Mirenjohshem
qe respektuam dyanshem paktin,
e shtuam miresjelljen,
shikimet,
fjalet,
buzeqeshjet
dhe naten,
prishem traktatin.
Premtim jetes
Sa shume ngerdheshje me rrethojne
dhe sa pak buzeqeshje
ne kutine katerkendeshe te jetes,
ku koka me perplaset verbtazi qosheve,
ku ngrij nga anonimiteti
i emertimeve numerike si nje hic,
apo thahem si nga dielli i tepert i shkretetires,
ku edhe nje gjembac i vetmuar,
te behet mik.
Por,s'do t'i kthehem stines se femijerise,
ku,nga qielli i te rriturve
buzeqeshjet mbledh pa shume mundim.
Kutine do t'a gris,
uje gjembit t'i nxjerr.
Jetes t'i jap nje premtim!
Pendese
Vdiq nje mik!
Pa zhurme.
Pas n'a la nje ndjenje faji.
E qame ate.
Qame veten.
Te benim nje te mire deshem pas ketaj.
Jo vetem
Une s'jam vetem figura e bashkeshortes se mire,
qe burrit ia qetesoj egoizmin mashkullor,
a thjesht nje nene e perkushtuar
qe femijeve u ben mengjesin,
i rrit,
shkollon,
marton..!
Jam frika dhe guximi,
e mbytura dhe mbytesja.
Kryenecja dhe hepimi,
e gjuajtura dhe gjuajtesja.
Une jam gjithshka,
qe driten ne fund te tunelit te shpirtit ruan,
tek flake e tij hepet,
bie e rritet,
dhemb,
qan,
gezon e vuan!
Poetit pelivan
Atij poeti,
dikur te varfer,
qe kaq vjet u kendoi padrejtesive,
shperblim te madh koha i fali,
duke ia leshuar bujarisht terkuzen.
Atij,
qe zhytur ne vasken uje-djerse te asaj qe vodhi,
Perendi!
Hiqja muzen!
Terheqje
Shtate ditet e javes
rreth meje,Tokes
Qetesisht rrotulloheshin ne orbitat e tyre,
Si shate planete.
Ose isha une,
qe shtigjetoja rreth tyre
ne dite e ne nete.
Planetet e javes i shkrine orbitat
kur,
kushedi se nga c'galaktike
ne timen hyre me kaq trandje.
Rreth teje vij.
Rreth meje sillesh.
Te dy bashke
rreth gravitetit me te madh:
Nje enderre!