Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Kadare: Perendimi e shpetoi Shqiperine

Ismail Kadare

Kadare- Intervista dhe recensa

Kadare: Perendimi e shpetoi Shqiperine

 

Interviste e shkrimtarit Ismail Kadare, dhene gazetes italiane Il Messaggero

 

Kujtimi i nje vendi. Identiteti i tij i thelle dhe sekret. Arti me i ri i botes, fotografia u shfaq ne nje toke te lashte, ne nje vend unik ne bote, aty ku ishte ende ne zhvillim poezia homeriane, thote Ismail Kadare, duke folur per fotografite e zgjedhura nga arkivi i Marubeve dhe te ekspozuara ne Venecie. Jane imazhe qe deshmojne per shume evenimente historike shqiptare, qe nga zakonet kombetare te viteve 800, renien e Perandorise Osmane dhe formimin e nje shteti te ri shqiptar deri ne pushtimin italian ne vitin 1930. Kadare, poeti e shkrimtari shqiptar nga Gjirokastra, qe prej vitesh jeton ne Paris, tregon historite e vendit te tij dikur te pushtuar nga ritet barbare te ligjit te quajtur Kanun. Ai i konsideron keto imazhe nje burim te pashtershem per te njohur nje shekull, kulture e histori, jo vetem shqiptare. Persa i perket negativave te para qe italiani Marubi ka shkrepur ne qytetin e Shkodres ne mes te viteve 800, Kadare shprehet: Ekziston nje magnetizem sekret, limitet e te cilit shkojne drejt misterit, e cila clirohet nga keto lastra (negative), nga ky stil, nga kjo madhesi, nga kjo thellesi, nga ky horizont kozmogonik, nga kjo lidhje e provuar midis cmendurise se njerezve anonime dhe me te medhenjve te kesaj bote, midis zoterinjve e te mjereve. Sa nga identiteti i shqiptareve paraqesin fotografite e Marubit tani qe jane te ekspozuara ne Venecie? Mos eshte mbase si me ne italianet kur shohim nje fotografi te Alinarit?- pyet gazeta Kadarene. Lastrat ne bromur argjendi, kane fiksur fytyra te panumerta. Ato fillojne qe nga vajza e rruges e deri te heronjte e tek imazhet e tyre fitimtare, te fejuarit e zanave, percjelles te vlerave hyjnore, te lindur nga legjendat e deri atehere te padukshem, te punonjesit e postes e deri te burrat e pergjithshem, ata qe i takon cdo dite. I shikon te gjithe ne prove, ne vecanti heronjte, ekzistenca e te cileve behej e mundur vetem fale librave dhe gojedhenave. Nje art i ri per ti dhene jete e substance nje kujtimi, i cili merr pamjen e zakoneve mbytese.

Falsifikimi i kujtimit

Popujt ballkanike, ku perfshihen ketu edhe shqiptaret, kane jetuar pese shekuj nen mesymjen e nje perandorie, asaj osmane, qe per ta ka qene nje popull absolutisht i panjohur. Ata krijuan nje makine te kujtimit gojor, meqenese shkollat kane qene te palejueshme nga Perandoria Osmane, nje sistem kujtimesh vizuale me qellim qe te ndryshojne universitetet, shkollat, te cilat ne ate kohe nuk ekzistonin. Ka qene e rendesishme, por medalja ka pasur edhe anen e kundert, apo jo?, i shtrohet pyetja shkrimtarit. Me ane te kujtimit jane bere shume mistifikime. Ky kujtim ka sherbyer per te aplikuar doktrina kriminale, ashtu sic ndodhi me luften ne Kosove: beteja e luftuar ne Mesjete, qe duhet te kishte lindur nga nje shembull pozitiv, meqenese behej fjale per nje beteje, nje lufte qe i perket te gjithe popujve ballkanike te bashkuar kunder turqve, u shfrytezua nga propaganda komuniste serbe per nje beteje dhe nje kujtim kunder shqiptareve, ndersa shekuj me pare shqiptare e serbe, kishin zbritur ne lufte kunder turqve. Kujtimi eshte falsifikuar ne sherbim te nje tragjedie moderne, te ciles ne ia njohim epilogun. Marubi i fundit me Enver Hoxhen ne pushtet, nuk ka kryer me fotografi. Ishte si njefare refuzimi per te vazhduar. Marubet ishin katolike, te cilet nuk ishin dakord me regjimin. Mendoj se refuzimi i tij ka ardhur si pasoje, pasi nuk donte te fotografonte regjimin. Ne nje fotografi nga arkivi i Marubit, shihet qarte Hoxha qe flet nga nje ballkon me njerezit e tjere. Me pas ne fotografine e trukuar, ai flet vetem.

E drejta e nje jetese njerezore

Eshte nje manipulim i njohur ne kohera te ndryshme. Ne Egjipt, kur nje faraon merrte pushtetin ne duar, gjeja e pare qe bente ishte te shkaterronte statujat e faraoneve te tjere, qe kishin sunduar perpara tij. Fenomeni mberriti deri ne ditet tona fale diktaturave komuniste. Edhe Sadam Huseini ne Irak ka bere po te njejten gje: vuri ngado fotografite e statujat e tij dhe zhduku te tere ata qe nuk i donte perkrah tij, pergjigjet Kadare. Tashme te gjitha keto imazhe jane djegur apo zhdukur. Shqiperia eshte nje nga ato vende, te cilat kane aprovuar nderhyrjen e amerikaneve. Per Shqiperine eshte nje zgjedhje teresisht natyrale. Jo vetem si ishvend komunist, por sepse gjate konfliktit ne Kosove, kishte evokuar shumehere nje nderhyrje te armatosur ne Jugosllavi per t’i liruar shqiptaret e Kosoves. Keshtu qe vendi im nuk vuan nga ideja fikse dhe pak hipokrite, per te perjashtuar cfaredo nderhyrjeje. Cfare do te thote te mos durosh dot te huajt? Eshte nje hipokrizi totale, e perdorur keq nga levizja per paqe. Nese eshte nje nderhyrje e armatosur ne nje vend te huaj, e sherben per te rrezuar diktaturen, atehere eshte nje gje e mire. Eshte nje epilog shekspirian, diktaturat rrezohen fale nderhyrjeve te armatosura te huaja. Ne vitin 1997, kur Shqiperia ishte ne kaos, ju i leshuat nje apel nepermjet presidentit Shirak, me qellim qe Evropa te nderhynte ushtarakisht per ta shpetuar popullin, eshte pyetja qe i drejtohet Kadarese. Mbaj mend qe shume me thoshin: eh, shqiptaret nuk i durojne dot te huajt! Nderkohe qe nderhyrja e shpetoi Shqiperine nga nje kaos i frikshem. Perse nuk duhet te gezohemi tani duke pare 24 milione irakiane, te cilet jane shpetuar nga diktatura me e ashper qe bota ka njohur deri me sot? Si mund ti justifikojme paqesoret qe thone: jo, nuk duhet te nderhyjme, perndryshe ku vajti e drejta nderkombetare? Fakti eshte qe ekziston nje e drejte me sublime, e drejta e nje jetese njerezore.

 

 

Interviste e Ismail Kadare per gazeten 55

 

Ngjarja qe vazhdon sot te dominoje realitetin boteror eshte lufta ne Irak. Ju jeni shprehur disa here per te. Me zhvillimin e ngjarjeve vazhdoni te keni te njejtin qendrim?

Kadare: Kjo lufte ka nxitur ne bote shume trazime e keqkuptime. Nje pjese e tyre kane qene te pashmangshme, sic ndodh zakonisht me ngjarjet ku vihet ne balance paqja perballe luftes. Ne nje rast te tille, eshte shume e lehte te behen spekulime. Eshte e lehte qe masat njerezore te vihen ne kampin e paqes dhe teper e veshtire te vihen ne ate te luftes. Nje tradite e tere, qe s'mund te mos quhet fisnike, nje kulture dhe nje etike e njohur e shtyn opinionin drejt zgjedhjes paqesore. Per fat te keq, jane me te pakte njerezit qe e shtrojne problemin pak me ndryshe. Po te behet pyetja: eshte vertet lufte kunder paqes kjo qe zhvillohet sot, apo eshte tjeter gje? do te shohim se krejt optika ndryshon. Ne te vertete, kjo nuk eshte lufte kunder paqes, por eshte lufte kunder nje lufte tjeter, nje lufte barbare nga me te egrat e me te pabesat qe ka njohur historia njerezore, dhe qe po pergatitet m'u ne syte tone. Bota s'mund te jete e verber perpara kesaj katastrofe te ardhshme. Himnet per paqen ne kete rast, nuk jane himne te paqes, por te fatkeqesise.

 

Keni shprehur mendimin se per ne shqiptaret, eshte me lehte te orientohemi ne kete zgjedhje. Eshte ceshtja e Kosoves, apo ka edhe te tjera?

Kadare: Natyrisht, ne radhe te pare eshte ajo qe perjetuam lidhur me Kosoven. Me qarte se kushdo e kemi perjetuar tmerrin e qendrimit duarkryq te botes perballe masakrimit te Kosoves. Ne e dime se sa kriminal do te ishte qendrimi duarkryq, ne emer te paqes, ashtu sic e dime se sa fisnike ka qene nderhyrja, ne emer te shpetimit te nje populli. Mendoj se ka edhe nje arsye tjeter. Si ne pasqyre, ne po shohim nje pjese te se kaluares sone, sidomos kohen kur diktatura shqiptare, duke ndjere fundin e saj, egersohej. Kercenimet se ne rast turbullimesh kishte lista me emrat e atyre qe do te pushkatoheshin menjehere, ngjajne aq shume me kercenimet e diktatures irakiane kunder popullit te vet. Ngjajne shume fryrjet prej gjeli: Jemi te pamposhtur edhe sikur te na sulmojne bashke NATO me Traktatin e Varshaves! Ngjajne mashtrimet e radios, parullat anti-amerikane, rrezimi i shtatores se Sadamit.

 

Qendrimi qe ka mbajtur vendi yne ne kete konflikt, mendoni se mund te mbuloje mungesat e medha te qeverisjes, si dhe kritikat teper te rrepta qe perseri iu bene kohet e fundit Shqiperise nga organizmat nderkombetare ,lidhur me korrupsionin, trafiqet, etj.?

Kadare: Kurrsesi nuk mendoj se keto dy gjera mund te perzihen. Dhe duhet te themi, lavdi Zotit, qe ndodh keshtu. Perndryshe, ca qendrime te drejta, nje here ose dy here ne vit, do te ktheheshin ne pengese serioze per te gjitha punet ne Shqiperi. Asnje qendrim, qofte edhe i shkelqyer politik nuk mund te perligje problemet e pazgjidhura te nje vendi. Per fat te keq, ne kemi ende shume te tilla, turp i qeverive te njepasnjeshme, qe vijne e shkojne pa i zgjidhur.

Te mesuar shpesh me fjale te medha, thene ndryshe me profka, ka shume politikane qe harrojne se ato s'hyjne ne pune pa ca gjera madhore, por qe jane bazike per jeten. Nuk e kam fjalen vetem per korrupsionin, trafiqet, por po rikthehem te ca gjera, te cilat jane te padurueshme, por qe ne po mesohemi t'i durojme: varferia, shkaterrimi i sistemit arsimor e gjer te mungesa e dritave dhe e ujit. Para se te sulmonin Bagdadin, anglo-amerikanet prene dritat dhe ujin e kryeqytetit ku ishte strehuar tirani i Irakut. Dritat dhe ujet priten per ta coroditur, per ta thyer moralisht, per ta rrezuar nje vend. Natyrisht qe s'kemi arritur ne ate shkalle cmendurie sa te mendojme se kur administrata shqiptare, me lehtesine me te madhe mbyll celesin e dritave apo te ujit, ajo e konsideron si pale kundershtare popullin shqiptar, pale qe duhet hutuar me erresire perpara sulmit. Megjithate, edhe kjo qe po ndodh, edhe ky mesim me te keqen, nuk deshmon per ndonje mendje normale.

 

Ligji i Luftes me Greqine, per te cilin disa here eshte deklaruar se nuk eshte hequr, kurse ky ka qene mashtrim, eshte ngritur perseri kohet e fundit me force nga shtypi dhe opinioni shqiptar. C'mendoni per kete mungese transparence te qeverise se sotme, aq me teper qe ky ligj lidhet me pronat e cameve?

Kadare: Pyetja juaj lidhet me nje ceshtje themelore te klases politike shqiptare, nje karakteristike te keqe te saj, prej se ciles burojne ndoshta gjithe te keqijat e tjera. Kjo eshte mungesa e seriozitetit ndaj puneve te vendit. Per gjysme shekulli sundimi komunist, Shqiperia ka vuajtur nga mungesa e normalitetit. Me politiken e saj vetevrasese, me aleancat qesharake, me gjithcka tjeter, vendi yne u be shpesh here gazi i botes. Pas renies se komunizmit, po te perpiqeshim te kthenim ne dy fjale te zakonshme aspiratat, thirrjet per lirine, demokracine, Evropen e te tjera, ato dy fjale do te ishin: normalitet dhe seriozitet. Jane dy faktore qe s'mund te ndahen, madje secili e perfshin tjetrin. Per te mos u zgjatur ne gjera te njohura, Ligji i Luftes me Greqine ben pjese ne koleksionin e gjerave anormale, me te vetmin ndryshim se ketu eshte perzier edhe nje shtet tjeter. Mos-heqja e ketij ligji nga parlamenti grek ka dy ane: e para tregon shperfillje per nje vend fqinje, e dyta, fsheh nje dredhi meskine: ceshtjen e pronave te cameve. Pranimi heshturazi i kesaj shperfilljeje fyese prej Shqiperise zyrtare, s'tregon asgje te mire. Une jam per marredhenie sa me te mira, mundesisht te shkelqyera, me fqinjet tane ballkanike, ne radhe te pare me Greqine. Por vete fjale marredhenie, e jep thelbin e asaj qe shpreh. Marredheniet s'mund te jene vec te ndersjellta. Greqia duhet te heqe dore nga racizmi politik, qe ne forma te ndryshme e ne rrethe te ndryshme shfaqet kunder Shqiperise. Shqiperia s'duhet te rrije gojembyllur perpara ketij racizmi. Fakti qe Greqia ben pjese ne Evrope dhe ne NATO, e Shqiperia jo, nuk eshte ndonje hatu per Greqine, e nje pengese per Shqiperine. Perkundrazi, nepermjet organizmave nderkombetare, Shqiperia e ka me lehte te kerkoje te drejten e saj. Ligji i Luftes, qe Greqia nuk e heq, nuk eshte vetem grotesk, sic duan ta paraqesin disa. Ai eshte ne radhe te pare, fyes. Ai mund te merret si nje test, per te pare se gjer ku vazhdon ta duroje poshterimin ky vend. A do te guxonte Greqia te mbante nje ligj te tille me ndonje vend tjeter? Kaq e papeshe qenka Shqiperia per parlamentin grek, saqe ky nuk gjeti 10 minuta kohe per te hequr nje ligj te turpshem?

 

 

Interviste e Kadarese per Die Zeit

 

Cfare ndodhi me romanin Nenpunesi i pallatit te endrrave?

 

KADARE: Te gjithe shkrimtaret e vendit u thirren ne nje plenium, ne te cilin u vendos, ndalimi i menjehershem i romanit. U tha se libri gelonte nga nenkuptimet armiqesore, nga aludimet mbi izolimin e Shqiperise dhe kontrollin e njerezve nga shteti. Cka nuk ishte krejt e gabuar. Ne vecanti, faqet e para m'u interpretuan negativisht. Ne to dallohet qarte kryeqyteti, Tirana. Me kujtohet, qe ime shoqe, ne diten kur doja t'a nisja romanin, m'u lut, te pakten te rishkruaja fillimin: Banken Qendrore si edhe Kullen e sahatit me Minarene t'i hiqja. Atehere shkova ne nje kafene dhe fillova ripunimin. Por nuk donte te ecte. Thjesht, nuk me vinin fjalite. Dhe keshtu vendosa, ta lija sic ishte, duke shpresuar se arti do te bente nje mrekulli dhe do me mbronte. Ne te vertete kam pasur nje fat te madh, sepse shtypi nderkombetar dhe ne vecanti ai francez, nderhyne. Dhe kjo me shpetoi jeten. Sepse Enver Hoxha, i cili ishte paksa me i mencur se te tjeret, donte t'a shmangte nje skandal nderkombetar. Qe nga ky moment, libri nuk duhej te permendej me.

 

Si arriti libri te mberrinte ne opinionin publik nderkombetar?

KADARE: Kjo gje kishte te bente me fatin e tij te pazakonte. Kur ndaloheshin libra ne Shqiperi, zakonisht, heshtej mbi arsyet e verteta perpara publikut, nga frika se e keqja, pra kritika ndaj regjimit, mund te perhapej. Shpikej thjesht dicka per t'a denuar te akuzuarin... per shembull qe ai na qenka homoseksual. Nje makineri e djallit. Por ne rastin tim ishte ndryshe. Libri u damkos, keshtu qe te gjithe shqiptaret, te cilet e kishin lexuar tashme - romani ishte shitur i gjithi, - e moren per here te dyte ne dore. Cdo rresht analizohej imtesisht. Disa lexues arriten deri atje, sa te zbulonin nenkuptime dhe atje ku nuk kishte. Une beja nje analogji midis perandorise Osmane dhe sistemit komunist dhe pershkruaja nje shtet qe udhehiqej nga terrori. Por une nuk isha aq i cmendur sa te fshihja ne cdo rresht nje kritike.

 

Ndodhi me librin pikerisht ajo qe pershkruani ne (Pallatin e enderrave). Aty enderrat e pafajshme te qytetareve, ne fillim seleksionohen, per t`i interpretuar pastaj me nje logjike absurde... KADARE: Keshtu ishte. Me kujtohen dy shkrimtare, te cilet kishin shkruajtur nje poezi per vjeshten. Disa rrjeshta u duken si shume pesimiste dhe ata u pushkatuan. Pasoje e tmerrshme e nje interpretimi mizerabel: ata kishin shkruar thjeshte per te ftohtin, rete dhe pemet qe u bien gjethet pak nga pak.

 

Tingellon, sikur t'a kishte krijuar regjimi fantastiken dhe irracionalen?

KADARE: Nuk ka asnje diktator qe te mos jetoje ne nje ankth te perhershem nga komploti. Keshtu ishte me Stalinin, me Mao Ce Dunin dhe Fidel Kastron. Dhe keshtu ishte me Enver Hoxhen, i cili shkoi deri aty, sa ministrin e tij, shefin e ushtrise, vete pasardhesin e tij, e akuzoi per komplot kunder shtetit. Ne romanin tim komploti del nga hici dhe pikerisht keshtu ishte ne Shqiperine komuniste. Zbuloheshin komplote atje ku nuk kishte. Une besoj se te gjitha diktaturat kane ne vetvete dicka tragjikomike. Mua nuk me duhej te trilloja shume, jeta ishte e tille. Ne librin tim eshte i pranishem vetem ferri dhe jo parajsa, sepse kur e shkruajta nuk shihja asnje shprese. Isha i bindur, qe une dhe gjithe te tjeret do te shkaterroheshim nen kete diktature.

Ju jeni nje autor politik?

KADARE: Une jam shkrimtar, asgje me shume. Per mua letersia, si e tille, nuk ka te beje me politiken. Vetem se politika futet ne mes te jetes.

 

Permbi kryet e personazhit tuaj ne roman, fati qendron si shpata e Damokleut.

KADARE: Diktaturat te krijojne gjithmone ndjenjen se regjimit nuk mund ti shpetosh dot. Partia eshte nje force e padukshme, prezente, qe nuk mund te zhduket. Eshte disi si ne mitologjine greke. Ne te ekzistojne Perendite si, Marksi, Engelsi dhe Lenini, pastaj vijne gjysem-Perendite, heronjte socialiste. Bile dhe vete zakoni i sakrifikimit verberisht dhe pa meshire i njerezve te tyre, eshte nje imitim i mitologjise greke. Ashtu si Agamemnoni flijoi bijen e tij, ashtu Mao Ce Duni beri kurban nje nga bijte e vet kur e dergoi ne Korene e Veriut. Te njejten gje beri edhe Stalini kur la te birin te vdiste ne duart e gjermaneve. Eshte nje moment tipik arkaik i diktatorit, te demostroje ne familjen e tij, se cfare eshte ne gjendje te beje pushteti totalitar. Fati kultivohet dhe bashke me te ndjenja e pafuqise.

 

A shkakton kjo ndjenje nje varferim te letersise? KADARE: Nen diktaturat me te keqija kane dale disa nga librat me te bukur. Nuk mund te perligjet renia e letersise nepermjet nje sistemi. Une njoh disa shkrimtare, te cilet jane te mendimit se i ka penguar regjimi. Por une kete nuk e besoj. Edhe me tre faqe mund te tregohet qe je nje shkrimtar me te vertete i madh. Letersia mund te denohet dhe te mallkohet, por kurre te tjetersohet. Si do te kisha mundur une ndryshe te shkruaja (Pallatin e enderrave (pikerisht ne vitin me te zi te diktatures? Edhe pse per mua nuk ishte e mundur, te veproja hapur kunder regjimit si nje desident, u perpoqa qe te pakten, te beja nje letersi normale ne nje vend jo-normal. Kete gje deshiroja dhe une vete: te mbetesha normal ne mes te cmendurise!

 

 

S.P.I.R.I.T.U.S.i Ismail Kadarese, romani sinteze

 

Ismail Kadare me romanin S.P.I.R.I.T.U.S (Onufri, Tirane 1996), ofron nje veper qe permbledh teknikisht te gjitha prosedete e njohura tipologjike te vepres se tij. Revolta e individit ndaj shtetit, shtypja e tij ne nje shoqeri diktatoriale, mitologjizimi i subjektit dhe demitologjizimi i tij; ne (nje ritem te natyrshem si rrahjet e zemres), rrjedhja e kohes ne shtigje te panjohura, aktivizimi i mekanizmave orale ne linjen e rrefimit, kthimi i shpeshte nga miti ne realitet dhe nga realiteti ne mit, hetimi i ngjarjeve nen pika te ndryshme shikimi, hetimi i vazhdueshem ku gjithcka vihet ne shenjen e dyshimit - ne me shume variacionesh mbi te njejten teme.

Romani SP.I.R.I.T.U.S shenon, ne pikepamje te teknikave romaneske, nje rezultante si shume apo si perftim i mjaft pervojave te meparshme nga krijimtaria e tij. Ismail Kadareja luan ne menyre virtuoze me mjetet e prosedete e krijuara prej tij si dhe me ato te asimiluara nga letersia boterore dhe ajo shqiptare. Tematika dhe subjekti i diktatures dhe i konfliktit midis shtetit dhe individit te cmeritur vendoset kete here ne shoqerine shqiptare, ne kohen e diktatures dhe postdiktatoriale, ne dallim nga veprat e tjera, te shkruara dhe botuara para renies se murit te Berlinit, ku Kadare do te thoshte te vertetat politike, per me teper nepermjet subjekteve te vendosura ne periudha te ndyshme historike, ne Perandorine Otomane, ne Egjipt, ne Mesjete, ne vende te ndryshme te globit, por jo ne menyre te drejtperdrejte ne Shqiperi e posacerisht ne kohen e diktatorit Enver Hoxha. [(perjashto ketu Dimri i madh Tirane 1977 dhe Koncert ne fund te Dimrit, Tirane 1988, romane historiko-politike me permasa te gjera epike e groteske, gjegjesisht i referohen ndarjes se Shqiperise me Mosken e me Pekinin, madje nje pjese e mire e dialogjeve te personazheve jane te ndertuara nga proces-verbalet faktike e nga kujtimet e Enver Hoxhes. Ky i fundit behet personazh letrar qe ne gjallje. Madje mund te shihet ne menyre krahasimtare figura e Enver Hoxhes ne keto dy romane, ku per arsye konjukturale vizatohet ne menyre krejt diskrete dhe ambigue tek romanet e siperpermendur, me figuren e Enver Hoxhes ne romanin S.P.I.R.I.T.U.S qe ngjason me teper me nje fantazme tragjike, me nje maske mitike posacerisht permes dytesit te tij: kercenuese, tronditese, shkaterrimtare, si portreti i nje perbindeshi qe me mire se gjithcka di te ende kurthe, dredhi, gjeme, panik. Per romanin Dimri i madh, shkrimtari vete do te shprehej se ishte ky roman qe do ta shpetonte ate fizikisht: Ever Hoxha e cmon mjaft portretin e tij ne ate liber dhe kurresesi nuk do ta humbase. Mirpo bashke me ty do te zhdukej edhe romani Pesha e kryqit, Paris 1991, f.140

Ne qofte se mund te konsiderojme se romani S.P.I.R.I.T.U.S eshte strukturuar nga pervoja te tjera, qe mund ti gjejme ne gjithe vepren e tij, dallimi eshte se ngjarjet vendosen kete rradhe ne Shqiperi, per pasoje aluzionet jane me te dobeta, metafora e vendosur ne nje terren me pak te favorshem, por idete jane po aq intensive, zhvillimi i teknikave epike po aq i papritur. Shkrimtari gjen me ne fund terrenin e vertete per tu shprehur, pa kufizime, ne mungese te plote te censures, ne treven nga ka gjeneruar e gjithe vepra kadareniane. Ne nje perqasje krahasimtare, Ismail Kadare perdor si perftese stilistikore hetimin gjyqesor si tek Kush e solli Doruntinen, shtypjen e pameshirshme te individit si tek Qorrfermani dhe Piramida, nje loje mbi rrjedhjen e kohes si tek Perbindeshi, mitizimin dhe cmitizimin, ndertimin dhe shkaterrimin e ngjarjeve dhe te versioneve te tyre qe ngrihen e rrezohen, formohen dhe shformohen, pohohen dhe mohohen, lindin, vdesin e rilindin si tek Ura me tri harqe, Perbindeshi, etj, parabola historike dhe prosede te tjera qe pershkojne pothuaj gjithe vepren kadarejane. Personazhet e Kadarese jane intelektuale dhe komplekse, qe aspak nuk qendrojne ne njeren ane te dihotomise bardhe ose zi. Arjan Vogli, shef i sigurimit ne nje qytet te vogel, eshte diplomuar ne letersi, personazh qe eshte ne gjendje per persiatje, krahasime me situata te ngjashme historike apo fiksionale. I devotshem ndaj absurdit (nje vegel e vertete), i ashper e i djallezuar ndaj lirise ne cdo forme te manifestimit te saj, i afte per te perjetuar percudnimin dhe absurdin qe ne nje mase te madhe e kishte e krijuar ai vete, sipas skemave te absurdit te madh te regjimit totalitar. Me sy te shqyer, Arjan Vogli e veshtronte gjesendin e vockel, pa ditur perse nuk gezohej dot. Te tjeret perreth psheretinin nga lodhja, veshtronin duart, pastaj njeri-tjetrin. Vetem atehere e vune re se gjithcka perreth, fundshtroja e laboratorit, tryezat, ata vete, ishin krejt te perbaltur. Por askush nuk cante kryet per kete. Te verdhe ne fytyre, gati te palevizur, rrinin rreth e rrotull magnetofonit, ne pritje.

Kur princi iu hoq balta, Arjan Vogli provoi prape ndjenjen e fajit, po kete here me mundimshem. Princi i vogel, i treturi, i debuari, i harruari nen toke kaq vite, dukej se ishte rikthyer per te kerkuar shpagim.

Ai shkundi kryet si per te debuar lodhjen dhe mendimet e mbrapshta, por ato nuk i shqiteshin. Ndjesia e fajit, perzier me nje parandjenje te keqe, ishte aq e forte sa nje here i erdhi te thoshte: falme, imzot e princ. Arjan Vogli nuk eshte vetem nje personazh, por studimet e tij ne letersi e shderrojne ne ndermjetesin e nje fakti banal policor ne nje ngjarje me ngarkesa letrare, si ngjallese te miteve, veprimet e zakonshme gjejne korrespondentet e tyre ne tragjedite antike. Ndjekja, hetimi dhe dhunimi i intimitetit te personit pershkruhet ne menyre obsesive dhe groteske ne roman (motiv i trajtuar mjeshterisht dhe te romani Dosja H. Te gjithe personazhet vuajne nga ky obsesion, atmosfera behet absurde, njeriu humb lirine e te menduarit, te te shprehurit, te te manifestuarit. Njerezit kerkojne nje rrugedalje, nje tjeter komunikim, keshtu kerkojne disa buleza lirie ne teater, (ne pjesen Pulebardha ne nje seance spiritizmi, qe dukej nje guxim i marre ne kushtet e kontrollit te hekurt mbi individin ne nje vend qe deklarohej krenarisht se eshte i vetmi vend ateist ne bote, permes komunikimit me te huajt ate qe perpiqet ta beje Shpend Guraziu, perkthyesi i frengjishtes, me nje delegacion francez, qe perben dhe nyjen e gjithe intriges fiksionale. Individi ne kushte te tilla duket se u nenshtrohet eksperimenteve qe ndermerren mbi te e mbi shoqerine. Cinizmi i lejimit te pjeses se teatrit per te vendosur mikrofonat pergjues. Hetimi e pergjimi i personazheve ne situatat me familjare e konfidenciale e ben mjedisin jetesor asfiksues. Diktatura dhunon intimitetin e individit me synimin per ta depersonalizuar per ta carmatosur, tjetersuar.

 

Zhveshja e miteve

 

Letersia ballkanike, eshte e veshur me petkat e mitit, merr fryme, zhvillohet permes mekanizmave te mitit dhe qenesisht mbetet e gjalle duke u ushqyer panderprerje nga teknikat e tij. Miti mbetet nje statut ontologjik i njeriut ballkanik. Deshira per te rrefyer, e shoqeruar me deshiren per te degjuar, e bejne te pavlefshem krizen e romanit, fundin e letersise ne kete fund mijevjecari, probleme qe kane jehone ne menyre te vecante ne Europen Perendimore. Keshtu, njeriu ballkanik nuk shteret, nuk e ndjen te panevojshem rrefimin, fiksionin, perkundrazi e ndjen si nje nevoje ontologjike qe lidhet me ekzistencen, me strukturen e tij psiko-kulturale, me konservatorizmin e tij, madje ne nje mpleksje te vazhdueshme te ndodhive reale me mitin. Deshira per te rrefyer mplekset me nevojen per te rrefyer, me kete kure te shpirtit ballkanik, deshira per te degjuar kashtoset me nevojen per te degjuar, me kete sherim te shpirtit ballkanik. Letersia e ushqyer me lenden mitologjike e gjen lecitesin gjegjes qe ka nevoje per te, ketu rrethi i receptoreve rritet e zgjerohet, madje tejkalon ate me perkatesi ballkanike. Miti dhe letersia bashkejetojne me njera-tjetren ne keto treva ku lehtazi mund te nderkembehen. Miti ben pjese ne nje realitet te perjetshem qe mbart te vertetat e perjetshme, qe mbart kumte qe luajne nje rol shume te rendesishem ne jeten e qenies ballkanike, qe sjell mekanizmat e krijimit te tij per te shpjeguar ngjarjet e sotme.

Ismail Kadare si rrallekush nder shkrimtaret ballkanike njeh ne menyre te mrekullueshme thelbin, menyren e ekzistences, trillet e mitit. Prozatori ne gjithe vepren e tij dallohet per respektin qe i kushton mitit, paktit midis krijimeve te tij dhe mitit, perzgjatjen e ndodhive te zakonshme ne mit, te castit ne perjetesi, te te zakonshmes ne te jashtezakonshme, te te vecantes ne te pergjithshme, si dhe mekanizmin e kundert te zberthimit te mitit si ndodhi e zakonshme, e perjetesise ne cast, e te pergjithshmes ne te vecante. Nga keto marredhenie te vazhdueshme bashkepunimi dhe pjesemarrjeje proza e Ismail Kadarese ruan si element tipologjik ne baze te saj mitin e per pasoje dy operacione te kunderta: mitizimin dhe cmitizimin. Mitologjizimi i ngjarjeve moderne e gjegjesisht atyre qe ndodhin ne kohen e komunizmit, ne regjimin e Enver Hoxhes, i dergimit te nje mesazhi botes perendimore permes delegacionit francez, vdekja e dyshimte e perkthyesit, ringjallja e tij, zerat e nentokes si mesazhe per boten e mbidheshme, apo per Perendimin, seancat e Spiritizmit, nje pjese teatri Pulbardhat e Cehovit, ekzistenca e Enver Hoxhes apo e sozise se tij, vdekja apo cmenduria e punonjesit te sigurimit, te gjitha se bashku jane te mbeshtjella me nje mjegull mitizimi. Ngjarjet marrin nje zhvillim nga rafshi real hera-heres dhe banal drejt mitit, drejt simbolikes se perjetshme, drejt metafores. Kodi i zberthimit te ngjarjeve gjendet ne mit, ne menyren mitologjike te te menduarit, ne menyren mitologjike te zberthimit te ngjarjeve dhe dekodifikimit te tyre. Permasa mitologjike ndihmon kumtin e ngjarjeve reale dhe ofron nje ngjizje fiksionale te perbere strukturalisht nga dy komponente: mitizim, cmitizim. Guacka brenda se ciles ishte ndryre, jo vetem e mbronte nga nderhyrjet, me ate fortesi dhe lemimin prej kuarci qe kish, por pengonte rrezatimin e saj trondites.

Nje kaltersi dehese, gati e padurueshme dukej se ndihmonte gjithcka ate pranvere. Dalja ne skene e birit te Spiritusit, (ate dite kur djali i Suzane K. kishte mbushur njezeteenje vjec, aktorja nuk e kishte fshehur se kishte mbetur shtatzane ne takimin e pare dhe te fundit me te ndjerin.) shfaqja pra e te birit qe, sic pritej, nisi te kerkonte te atin, jo vetem nuk e kishte cenuar baladen, por i kishte dhene tkurrjen e fundit. Per kete kishte ndihmuar, natyrisht, trinia e krishterimit ati, biri dhe shpirti i shenjte, formule per shkak te se ciles kishte rene nen goditjen e princave frati Nik Prela. Perhere dyberthaneshe, balada vazhdonte te ishte po aq e njohur ne moterzimin e dyte, ate te baltes qe kishte folur. Nje formule edhe me e lashte, ajo e Bibles qe e jepte krijimin e njeriut prej Zotit si perzierje te baltes me frymen, ishte mbeshtetese e saj. Tre vjet e ca nen toke, Spiritusi, i perzjere me balten, kishte arritur me ne fund t`ia kalonte asaj, ashtu sic thoshte Bibla, zerin e vet njerezor.

Nga nje hetim i vemendshem i tekstit te cituar, por dhe ne nje nivel metatekstual, mund te konstatohen segmentet ligjerimore alternative mitologjizim - demitologjizim. Ne tekstin e mesiperm, ne nje veshtrim hermeneutik, autori shenon dy tangente narrative qe qendrojne mbi realen: biblen dhe baladen. Ngjarja reale prek mitiken ne cdo sekuence te zhvillimit te saj, nga ky takim realja merr nje udhe transformimi, modifikimi - deri ne humbjen e kufijve dallues. Roland Barthes kur flet mbi mitin thote: ... do te ishte plotesisht e genjeshtert perpjekja per te vendosur nje diskriminim thelbesor midis objekteve mitike; sepse miti eshte shqiptim, gjithcka qe i takon fushes se ligjerimit mund te jete mit. Ai nuk percaktohet permes mesazhit te tij, por permes shqiptimit: miti ka kufij formale, por askurre substanciale. Pra, gjithcka mund te jete mit? Besoj se po, nga momenti kur universi eshte pafundesisht sugjestiv. Te gjitha objektet e botes mund te kalojne nga nje ekzistence e mbyllur, memece, ne nje gjendje orale, qe i lejon shoqerise qe te mesoje, sepse asnje ligj, qofte ai natyral apo jo, nuk na ndalon te flasim mbi sendet...

Ismail Kadare ben interkalimin e objekteve mitike permes ligjerimit ne kete loje te vazhdueshme qe merr trajtat e rrahjeve alternative te tekstit qe e bejne ate te pulsoje e te marre jete. Por mund te flasim per mite shume te vjetra, por jo te perjetshem, sepse historia e njerezimit, e konverton realen ne te folur dhe vetem ajo pergjigjet per jeten dhe vdekjen e gjuhes mitike. Pak a shume e larguar, mitologjia nuk mund te themelohet vecse historikisht, sepse miti eshte shqiptimi i vendosur i historise: ai nuk mund te shfaqet nga natyra e sendeve. (R.Barthes)

Kadare zot i mekanizmave te shqiptimit te mitit end tekstin duke shkrire mitin historik me krijimin e te perditshmes mitike, demitizon, trajton deziluzionin, perdor ironine. Romani afrohet me mitin sepse mund te konsiderohet vete mit. Perspektiva narrative eshte sociale, morale, filozofike. Motivet apo naremat (njesite me te vogla narative) jane te lira e dinamike dhe ndertojne nje metafore te gjere.

Periudha komuniste duket se eshte shume e shkurter ne jeten e shqiptareve, e sotmja eshte vetem nje cast, e shkuara ka nje vend te rendesishem ne te tashmen.

 

 

Dy recensa per romanin Hija

 

Romani Hija i Kadarese

 

Ka dale ne qarkullim romani i shkruar nga Ismail Kadare ne vitin 1986 dhe i botuar per here te pare ne Paris ne vitin 1994. I cilesuar si romani i kapercimit te kufirit te pamundur, romani sjell aspiratat qe kane pushtuar njerezimin qe nga origjina e tij

 

 

HIJA e Kadarese del pas 17 vjetesh

 

Dikur e kishte titulluar Tre K. Por kohe me vone, mendoi ta nderroje kete titull. Romanit te tij, apo shenimeve te nje kineasti te deshtuar, vendosi ti vinte titullin HIJA. Ne ate kohe Ismail Kadare e njihte fare mire terrenin ku po hidhte hapat proza e tij. Ishte vitit 1984 deri ne vitin 1986. Ne kete kohe ne faqet e ketij romani jane hedhur gjithe shenimet e ketij kineasti te deshtuar. Ne rreshtat e pare te ketij libri Kadare kujton se ky roman eshte shkruar perafersisht ne nje kohe me VAJZA E AGAMENONIT dhe IKJA E SHTERGUT. Ai ishte nga ata libra te destinuara per te mos u botuar ne Shqiperi dhe e gjithe kjo per shkak te permbajtjes se tyre. Autori rrefen se doreshkrimet e tyre u nxoren nga Shqiperia dhe u depozituan ne nje banke te Parisit. Nje pjese e tyre u nxoren nga vete autori e pjesa tjeter nga presidenti i shtepise botuese Fayard, Clode Durand, i ardhur ne Shqiperi enkas per nxjerrjen e tyre jashte kufirit. Pikerisht ky roman botohet per here te pare ne Shqiperi. I saponxjerre ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri romani Hija rivjen me se fundi tek lexuesi shqiptar, pikerisht 17 vjet pas shkrimit te tij.

Peripecite e doreshkrimeve

Atekohe nje doreshkrim nuk mund te nxirrej lehtesisht nga Shqiperia. Sic shenon shkrimtari ne krye te librit, meqe nxjerrja e doreshkrimeve origjinale ka qene e ndaluar me ligj, u mendua nje rruge per te shmangur rrezikun. Autori, gjate daktilografimit, ka bere disa retushe te siperfaqshme te vepres, duke e paraqitur si perkthim nga shkrimtari gjerman Zigfrid Lenz. Per kete mjaft emra te personazheve e te mjedisit, u zevendesuan me emertime te botes gjermanike, thote shkrimtari. Dhe vite me vone pikerisht me shkrimtarin gjerman Zigfrid Lenz eshte krijuar nje situate mjaft e kendshme. Ne nje takim nderkombetar shkrimtaresh ne Oslo te Norvegjise me 1992, Zigfrid Lenz, i njoftuar per ngjarjen shfaqi publikisht kenaqesine e tij, qe pa e ditur as vete, i kishte huajtur emrin e vet per ti sherbyer si mbrojtje nje kolegu te larget ne veshtiresi... Keshtu shenon Kadare per shkrimtarin gjerman Lenz. Romani Hija eshte perkthyer 10 vjet me pare nga perkthyesi Jusuf Vrioni dhe u botua ne frengjisht prej Fayard-it me 1994. Tekstit fillestar i jane bere retushe te natyres gjuhesore artistike ne vitin 1992, perpara botimit ne frengjisht.

Ne shtypin e huaj

Nder shenimet e shtypit te huaj mbi kete liber, jane shkeputur disa radhe, te cilat jane vendosur edhe ne kopertinat e romanit te botuar me se fundi nga Kadareja. Disa prej tyre po i rendisim me poshte:

Ndersa diktatura mbahet ende ne fuqi ne vendin e tij te Lindjes europiane, personazhi kryesor i romanit, nje kineast pak a shume i deshtuar, gezon kohe pas kohe privilegjin qe te dergohet me sherbim ne Paris. Sa here qe kthehej nga qyteti drite i Parisit, atij i duhet te jape llogari para miqve te tij te mbetur ne rrathet e ferrit.

Kjo metafore danteske nuk eshte pa vend, kur behet fjale per brendine e vepres, por pikesepari edhe per fatin e saj, paraqitur ne version gjysme te koduar ne vitet 1984-1986, doreshkrimi u depozitua me nje kuti bankare ne Paris, sipas nje deshire dhene botuesit per ta botuar menjehere ne rast... aksidenti... qe mund ti ndodhte shkrimtarit. Ne nje fare menyre vepra e kishte kapercyer kufirin e ferrit ne vend te autorit te saj.

Por romani nuk kufizohet ne ndryshimet lidhur me kete argument. Ne Perendim tregimtari zbulon ne menyre graduale se nuk i perket ne te vertete botes se te gjalleve, se eshte i ngrire nga vdekja, mbreteria e se ciles shtrihet ne Lindje.

Koha e shkurter dhe kushtet e qendrimit, ankthi i kthimit, nuk i japin ngrohjen e shpresuar: Atij i duhet te niset per tu mbyllur ne vendin e tij, per tu futur ne arkivolin e tij, si personazhet e baladave te lashta (kujtojme Kostandinin dhe motren e tij Doruntinen rreth te cileve kjo teme behet gjithnje e me pranishme gjate gjithe faqeve te librit.

Ky roman eshte romani i kapercimit te kufirit te pamundur, kapercimi i vdekjes, enderr rimisherimi-aspirata qe kane pushtuar njerezimin qe nga origjina e tij. Pervec kesaj, ato trajtohen ketu me dekorin e jetes moderne: aviona, kafene kabare, ambasada, mbremje mondane, rruge, dhoma hoteli, telefon, etj- duke ruajtur dimensionin tragjik te skemave tregimtare te dikurshme, kur heronjte ngriheshin nga vendi i te vdekurve ne kthetrat e nje shqiponje dhe jo ne bordin e nje fluturimi ajror Tirane-Paris...

Tema e izolimit te nje vendi te shtetasve te tij, te artistit dyfish te vetmuar, trajtohet ketu me nje dimension thuajse kozmik, madheshtor, ku permenden edhe nota biblike>

Vleresime

E kane krahasuar me Gogolin, me Kafken, me Orwellin. Por ai i Kadarese eshte ze origjinal, universal, e prape me rrenjet thelle ne token e vet. Shusha Guppy, Indipendent on Sunday

 

Ismail Kadare eshte padyshim shkrimtari me i shumanshem i kohes sone.

Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris

 

Kadare eshte i rrahur me te gjithe dallget e artit modern bashkekohor. Vecse ai gezon avantazhin e madh qe kurre te mos kete pasur nevoje te caje kryet per recensentet gjermane. Ai ka mundur ta mbroje veshjen e artit te tij nga te gjithe luspat e shemtuara te izmave zhurmemedha, aq shume te cmuara prej doktoreve tane te kritike. Vepra e tij sa ceshte ushqim shpirteror, po aq eshte edhe art sublim.

Michael Kleeberg, Die Welt

 

 

Himn per lirine e deshiruar

 

Nga Prof. Agron Fico

 

(Meditime per romanin HIJA te Ismail Kadarese)

Vitet tetedhjete te shekullit te kaluar ishin vite te egra per Shqiperine. Regjimi komunist ishte terbuar dhe vendi qe kthyer ne nje kamp te vertete ushtarak. Politika e mbeshtetjes teresisht ne forcat e veta kishte sjelle izolimin e plote te tij. Varferia dukej qarte ne fytyren e cdo shqiptari dhe jeta ishte thare e perthare nga mungesa e cdo lloj lirie. Ajo, jo vetem mungonte, por denohej cdo fjale ose peshperitje per lirine e mendimit, te qarkullimit te lire te njerezve, te lirise se besimit fetar etj. Shteti ishte pronar e polic i cdo gjeje, qe nga pasuria e prona e shtetasve e deri tek mendimet e endrrat e tyre.

Kadareja, pikerisht ne keto rrethana teper dramatike dhe te riskimit maksimal per jeten e vet, me guximin prometejan artistik dhe qytetar, harton nje nga manifestet me te bukura artistike, romanin Hija. Nuk eshte hera e pare qe, ne arkitekturen e veprave te veta, Kadareja i referohet visareve folklorike, ku ai eshte mjeshter. Madje ne disa ese, si Autobiografia e popullit ne vargje, Kenget e Kreshnikeve, Eskili- ky humbes i madh etj, sjell ndricime te reja dhe me vlere edhe per studimet albanologjike. Balada shqiptare, e njohur edhe ne vise te tjera te Ballkanit me emrin balada e vellait te vdekur, ose balada e Beses, eshte nje gjetje teper origjinale e autorit per brumin e vepres. Regjimi totalitarist, me dhembet e vet te hekurt dhe te helmuar, copetonte, grinte dhe hante pjesen me te bute dhe me njome te popullit shqiptar, rinine. Shqiperia, ne ato vite, i ngjante nje varreze te stermadhe rrethuar me tela me gjemba, dhe shqiptaret ishin te mbyllur ne sarkofagun me te madh te kohes, ashtu si Kostandini i balades. Klonet ne kufi, pengesat e shumta, pushkatimet dhe masakrat publike te atyre qe guxonin te kalonin kufirin, frikesonin dhe ndrydhnin deri ne palce cdo shtetas. Madje, edhe disa te besuar te regjimit, ose deshtake, si personazhi kryesor i romanit, as ata nuk arrinin dot te shijonin vlerat e qyteterimit perendimor. Mekanizmi i eger shteteror, i gershetuar me moralin dhe hipokrizine me te sterholluar, i kishte kthyer njerezit ne hije; ata nuk funksiononin si qenie te gjalla, por si robote te kesaj makine te quajtur shtet i diktatures se proletariatit. Atyre u ishin mpire dhe thare edhe ndjenjat me intime dhe fisnike, deri edhe intimiteti seksual, sepse jetonin me frike dhe ankth. Kjo pershkruhet me imtesi ne mjaft faqe te romanit. Shkencerisht eshte provuar se mendimi eshte faktori kryesor ne keto marredhenie. Madje, Dr. Albert Ellis, psikoterapist nder me te shquarit ne Amerike, ka ngritur nje institut shkencor per trajtimin e te menduarit racional dhe raportet me emocionet. Kineasti i romanit, sa here eshte prane bukurise dhe seksit te Silvenes, ndihet i ftohte, i mpire nga mendimi qe percjell ne qenien e vet. Ai pohon se: ajo moskryerje, qe ishte padyshim pjese e pamundesise se madhe per tu perkitur me boten e krejt popullit te cilit i perkisja, i kishte dhene nje permase fataliteti krejt kesaj historie. Une duhet te kaperceja fatalitetin... duhet te mposhtja izolimin... Dhe, ne qofte se une smund ta beja dot, kjo do te thoshte se nje ogur i keq varej mbi endrren. Trupat e djemve te rinj, me gjokset e care nga plumbat dhe telat me gjemba, vetem se kishin dashur te kapercenin matane, sme hiqeshin nga mendja. Une mund te isha gjithashtu atje, te zallishtja, i terhequr rreshqanthi per flokesh nga ushtaret e kufirit.

Keto imazhe artistike teper tragjike jane pasqyre e nje realiteti politiko-shoqeror barbar, ku guximi per te fituar lirine paguhet me cmimin me te larte, me humbjen e jeteses, ndersa te vegjetuarit, te jetuarit me hijen e vet, e kishte kthyer jeten ne nje ankth. Sapo aeroplani takon pisten e aeroportit shqiptar, heroi-hije i romanit kthehet aty ku ka qene

...Dyert u mbyllen dhe nisi te degjohej zhurma e gozhdeve qe mberthenin sarkofagun. Tingujt e kembanave ishin te perzishem dhe formula e vjeter per ringjalljen e Krishtit ishte kthyer kryengulthi: Krishti po vdes... Krishti vdiq se gjallish...(f. 66-67)

Shkrimtari nuk perdor limen, por dalten per te gdhendur ne shkembin-mermer, ashtu si dikur Mikelanxhelo, shpirtin e pamposhtur shqiptar, fisnikerine e brezave, qe ndjenjen e lirise e kane ne genin e vet njerezor. Kjo sfide e jetes me vdekjen, e lirise me roberine, e endrres se bukur me nje realitet politik e shoqeror primitiv, ne penen e autorit eshte zberthyer permes analizave, zhbirimeve magjepsese psikologjike, ku duket diku realizmi magjik i Gabriel Garcia Marquez-it, diku forca e penes se veprave tragjike te Shekspirit, por gjithnje e kudo eshte vete stili, dora e ndritur e Kadarese, kudo origjinaliteti i tij i paperseritshem dhe ylberi i talentit te tij.

Detajet e gjetura dhe te perdorura ne roman, jo vetem e lengezojne materialin jetesor, por edhe i japin lexuesit kenaqesine e nje fare bashkautoresie. I tille eshte ai i lojes me njollat e radiografise se gjimnazisteve qe testoheshin per te ndjekur studimet jashte shtetit. Autori, me njohjen e sakte te ngjarjeve, shkruan: Kontrolli mjekesor sishte vecse nje gracke e dyfishte qe shteti e perdorte shpesh per te penguar daljen jashte te atyre qe, per ndonje arsye, nuk donte ti lejonte, por qe, nderkaq, per ndonje tjeter arsye sdonte as ta shpallte mosdashjen e vet.(f. 62)

Ajo copez balte, ne anen e vaskes, ne ate dhome te nje hoteli parizian, qe iu ngjit kineastit-personazh pas, eshte nje tjeter detaj i gjetur bukur si mesazh se, ashtu si Kostandini i balades, nuk mund te kaperceje te pamunduren, edhe kineasti nuk mund te shijoje kenaqesite e kesaj jete, madje as ate seksuale, se vjen nga nje bote tjeter, bota e anktheve, e frikesimeve, e pergjimeve dhe e denoncimeve, e radheve te pafundme per gjerat me minimale te jeteses, e ndeshkimeve me te ashpra per deshiren ose lidhjet me boten e jashtme etj. Vinte nga bota e te vdekurve, e shqiptareve te mbyllur e te gozhduar ne sarkofagun e regjimit.

Ne romanin Hija, Kadareja sjell artistikisht edhe pjesen e gjalle te jetes, te botes njerezore, shkelqimin parizian, me vlerat tashme te njohura te artit dhe te kultures, por mbi te gjitha si vendlindja e parimeve te barazise, lirise dhe demokracise, ne te cilin njerezit jane te vertete dhe jetojne te lire dhe te gezuar: ishin pothuajse te gjithe ne shtepite e tyre, ashtu si perhere, te pandryshueshem e besnike- thote kineasti, qe po kthehet se dyti ne Paris, ndersa Silvena, e adhuruara e tij, menjehere sa degjon alo-n e tij ne telefon, gjegjet me po ate ze te kthjellet, te embel.(f79- 80)

Shqiptaret jo vetem e kane enderruar e deshiruar civilizimin perendimor, por kane qene dhe jane pjese e tij. Nene Tereza, nobelistja jone, e ka shprehur sakte kete te vertete historike se Shqiperia eshte kombi i Bibles ku ka parasysh se Shen Pali, sipas Bibles pohon se i ka predikuar mesimet e Krishtit edhe ne Iliri. Naim Frasheri, edhe pse jetoi e punoi ne Lindje, ne Stambollin e perandorise osmane, shkroi: Jakez, o dit e bekuar/qe lind nga perendia.

Gati gjysme shekulli regjimi totalitarist u perpoq me te gjitha menyrat, me egersi dhe dinakeri, ta pengoje, gjymtoje dhe ta ndaloje kete proces, por smundi dot ta shkule dhe agjesoje deshiren e shqiptareve per lidhjen natyrore me pjesen evropiane te kultures perendimore. Kadareja, ikona e letersise bashkekohore shqiptare dhe, jo vetem shqiptare, me dimensionin e vet e te jashtezakonshem krijues e artistik, jo vetem deshmon per keto lidhje, por shpalli me zerin e vet te madh fisnik e njerezor, me zerin e se ardhmes, se Shqiperia u ngjall se vdekurish. Amin!

Romani i Ismail Kadarese Hija eshte nje prove e re, nje deshmi e fuqishme artistike e mospajtimit, e mohimit te regjimit te kohes nga autori; vepra eshte nje deshmi e qarte e angazhimit qytetar te tij kunder nje sistemi diktatorial qe jo vetem i nanuriste shtetasit e vet me ide genjeshtare, si ato te besnikerise dhe dashurise-marrezi per partine, pushtetin popullor e idole e kulte udheheqesish, por edhe u nxinte jeten, i mbante ne arkivolin e te vdekurve, edhe kur merrnin fryme si te gjalle, atehere kur u kishte prere rrenjet e shenjta te cdo lloj lirie njerezore e politike, gjer sa u merrte edhe jeten fizike kur ata perpiqeshin te ngjiteshinn ne Statujen e lirise.

Kur e lexon kete magji-veper, me te vertete duken teper mjerane e lilipute ata te ashtuquajtur studiues dhe kritike qe nxijne faqe te tera dhe derdhin shkulme terbimi e xhelozie per te dokumentuar te paverteten se gjoja Kadareja ska bere kompromise me regjimin e kohes. Do te mjaftonte edhe vetem ky roman, me realizimin e fuqishem artistik, me kohen, rrethanat e hartimit te vepres ne doreshkrim, per te kuptuar se Kadareja ka qene dhe mbetet jo vetem Maratonomaku i Pare i lirise, por edhe gjeneral nderi i luftes dhe fitores kunder tiranise dhe tiraneve, kunder regjimeve diktatoriale, kudo qe jane. Ai jo vetem i denoncon keto regjime, por edhe i ngriti himn lirise se deshiruar. Autori jeton ne Manhattan, New York

 

 

 

Kadare-Poezia

 

Te gjitha detajet e ardhjes ne letersi te poetit dhe prozatorit te madh. Si iu refuzua Frymezime djaloshare dhe si u detyruar te hiqte nje poezi per Parisin dhe te shtonte nje per Mosken

 

Kadare mes Parisit dhe Moskes

BEQE CUFAJ

Ne vitin 1953, ne Shqiperine e cila sapo kishte filluar qe dalngadale ti forcoje themelet e nje shteti komunist, te cilit nuk ia gjeje shoqin askund ne Evrope e bote, nje djalosh 17 vjecar, nga nje qytet jugor i provinces, qytet ky qe quhet Gjirokaster, me nje tufe poezishe ne dore, merr autobusin dhe shkon ne kryeqytet, ne Tirane. Dhe ashtu, pa u trembur aspak, shtepise kryesore botuese ai i ofron botimin e ketyre poezive. Pergjigja qe merr nga shtepia botuese eshte paksa e paqarte, e mjegullt. Duhet te punoje edhe pak ne poezite e tij. Gjimnazisti i ri kthehet ne qytetin e tij te lindjes dhe te rinise se hershme. Dhe pa kaluar shume kohe, merr nje telegram me urgjence. Shtepia botuese ne Tirane i kishte derguar nje porosi, ne te cilen autori i ri njoftohej qe do ti botoheshin poezite. Babai i autorit i paguajti serish nje bilete autobusi dhe ky e kopjoi edhe njehere gjithe vellimin me dore (pasi qe nuk kishte makine shkrimi) dhe e dergoi ne Tirane. Shtepia botuese vendosi ta botoje librin, por per autorin kishte nje kerkese. Qe ose ta hiqte nje poezi qe ky kishte shkruar per Parisin (ne te cilin nuk kishte qene kurre, por ne imagjinaten e poetit te ri ishte ai - qyteti i enderrave), ose qe poezise ne fjale tia gjente edhe nje shoqe. Per Mosken. Autori i ri vendosi qe te mos heqe dore nga poezia per Parisin dhe i shtoi asaj nje poezi per Mosken. Ose thene me mire per Ljudmillen, nje ruse me te cilen ky kishte mbajtur korrespondence. Keshtu, pak kohe me pas doli nga shtypi vellimi i pare poetik i poetit te ri Ismail Kadare, i cili mbante titullin Frymezime djaloshare. Meqe ishte ajo koha e vdekjes se Stalinit dhe meqe Shqiperia komuniste ende mbante lidhje te ngushta me Mosken, Kadare, poeti i ri, ne kete vellim kishte futur edhe ca poezi per Stalinin dhe vdekjen e tij. Kritikes letrare te Shqiperise menjehere i ra ne sy ky liber i ketij autori te ri. Kritikat, pak a shume ishin pozitive. Edhe pse aty-ketu mund te shiheshin edhe verejtje per Liriken e tepruar apo edhe Intimitetin e panevojshem.

 

Enderrimet...

 

 

Ishte ky vellimi i pare poetik i Ismail Kadarese, poetit te ri, i cili tre vite mepas botoi permbledhjen e dyte me poezi. Permbledhje kjo e cila mban titullin Enderrimet dhe per te cilen autori edhe u shperblye me cmimin me te larte kombetar. Nuk ishte aq i rendesishem ky cmim, sa ishte fakti qe qe ky vellim poetik ai qe atij edhe i hapi dyert e daljes jashta vendit. Moska ishte stacioni i ri i Ismail Kadarese. Dhe ne kete qytet Kadare e njoftoi perkthyesin dhe kritikun letrar moskovit David Samoillovin. Me te cilin edhe filluan perkthimin dhe pergatitjen e vellimit te pare me poezi ne rusishte. Nga dy librat e botuar si dhe nga doreshkrimi ende i pabotuar ne Shqiperi e cili mbanete titullin Shekulli im. Mirepo kjo pune e botimit ne rusishte nuk shkoi aq lehte. Samoillovi duhej qe te shkruante nje parathenie, ne te cilen autori i ri shqiptar do te duhej te kritikohej per dekadence, lirizem te tepruar, ekspresionizem perendimor etj.etj. Kesaj duhet shtuar edhe faktin qe klima politike mes Moskes se madhe dhe Tiranes se vogel tashme kishte filluar te perkeqesohej me ardhjen e Hrushovit ne pushtet. Ne dilemen se cfare te beje: ta botoje apo jo, Kadare, me sensin e tij qe do te ishte nje ndjenje interesante, e paprovuar prej rrebeli, pranon botimin e librit ne fjale. Dhe ne castin kur libri del, atehere edhe vjen deri tek keputja e plote e marredhenieve mes Moskes e Tiranes. Nje fat per Kadarene e ri. Ismail Kadare, ne fillim te viteve 60 tashme ishte etabluar ne poezine e dalngadale cante edhe shtegun e depertimit edhe ne sferen e prozes ne Shqiperi. Bashke me Dritero Agollin, Fatos Arapin dhe Dhori Qiriazin ne Shqiperi dhe Azem Shkrelin, Ali Podrimjen e Rrahman Dedajn ne Kosove, keta autore tashme filluan qe te ndertojne themele te reja te poezise shqipe. Me kalimin nga poezia e patosit, e cila poezine shqipe e kishte mberthyer sidomos ne vitet e pesedhjeta por edhe fillimvitet e gjashtedhjeta, keta autore, me shume te tjere filluan qe te gjejne rrenjet tek poezia e pararendesve te tyre: priftit ortodoks shqiptar dhe perkthyesit te madh te Shekspirit, Fan Nolit, Bodlerit shqiptar, Lasgush Poradecit, si dhe poetit te dhembjes se shekullit, Migjenit. Kadare, duke shkruar prozen e tij, nuk hoqi dore nga shkrimi i poezise. Ne fakt, eshte nje ngjizje e cuditshme, do te thoshja e pashembullt per letersine e sotme evropiane. Nje ngjizje e cila i ngjet asaj te Friedrich Dyrremantit, produktet letrare te te cilit nga dramat dhe prozat i gjejme te zhvendosura ne pikture, apo mbase edhe tek Bertchold Brechti, tek i cili e kemi po kete kthim nga motivi ne motiv, nga personazhi ne personazh. Ne te gjitha vellimet e tij poetike, Frymezime Djaloshare (1953), Enderrimet (1957), Shekulli im (1961), Perse mendohen keto male (1964), Motivet me diell (1969/70) dhe Koha (1975) si dhe ne dyzet faqet me poezi te botuara tek Ftese ne Studio (1990) dhe tek poema e fundit e Kadarese qe mban titullin Krishtlindjet ne New York dhe e cila eshte botuar ne vitin 1997, i gjejme te gershetuara keto motive dhe personazhe, keto epruveta ne laboratorin e tij krijues, te cilat mepas edhe kane marre permasa te kryeveprave letrare. Apo nuk na flet per kete poezia Piramida e Keopsit, e shkruar ne vitin 1967, me shtesen e poezise Varri, e cila u shkrua ne vitin 1986 kur punimet per ndertimin e mauzoleut piramides-varr te Enver Hoxhes kishin marre hovin. E produkti i tyre natyrisht qe eshte romani i shkelqyeshem i Kadarese Piramida. Apo nuk na flet per kete gje poezia e Kadarese qe mban titullin Ali Pashe Tepelena, e cila ne fakt nuk ishte gje tjeter pos nje epruvete per novelen Kamarja e Turpit. Apo nuk flasin poezite Ballcamosesit e cmendur dhe Komisioni zyrtar kinez per varrimet per romanin Koncert ne fund te stines. Apo ta kujtojme poezine Portret malesori e cila eshte prolog ne romanin aq te suksesshem per gjakmarrjen, Prilli i thyer. Pastaj eshte aty edhe Humbja e ballkansve ne Fushen e Kosoves e cila vizaton kuadrin e vepres Tri kenge zie per Kosoven, qe Kadare do ta shkruaje gjate konfliktit te pergjakshem te Kosoves. E keshtu me radhe e keshtu me radhe.

 

Toponimia perendimore e poezise

 

Kadare ne poezine e tij, pos qe i ka bere sherbim vetes per zgjerimin e temave dhe motiveve te tij te mepasme ne proze, ne te njejten kohe, edhe ka derguar sinjale te fuqishme per hapje, per dalje jashte. Askush me teper nuk shkruan per avionet, semaforet, stacionet e trenave, Evropen dhe perendimin sesa Kadare ne poezi. Per te gjitha keto qe Shqiperise dhe shqiptareve per dekada te tera te komunizmit u kane munguar. Jane Helsinki, Parisi, New Yorku, Kopenhaga e qytete tjera, te cilat e bejne toponomine poetike te Kadarese. Perkunder ketyre fakteve te paraqitura ketu, sic thote edhe botuesi francez i Kadarese, Eric Faye, ne vellimin e XI te vepres se tij, edhe pse e ka shoqeruar shkrimtarin Kadare qe nga fillimi, poezia nuk ka luajtur vecse nje rol te dores se dyte ne famen e tij. Dhe kjo lavdi eshte treguar me te vertete e padrejte per poetin Ismail Kadare. Pokeshtu, perkunder ketyre fakteve te paraqitura ketu, duhet pranuar qe edhe poeti Ismail Kadare ka shkruar poezi per regjimin dhe kushtuar regjimit. Mirepo kush nuk e ka bere kete? Jane te pakte ata qe nuk e kane bere kete gje. Edhe poete disidente, te cilet si kritikues te Kadarese kane pranuar qe Ne Shqiperine e Enver Hoxhes ishte e pamundshme te kete patur disidente (F.Lubonja) ne te njejten kohe, kane pranuar qe kane shkruar soneta te tera per Stalinin. Apo u jane gjetur (ta kujtojme ketu K. Trebeshinen). Nje gje eshte e sigurte, per letersine shqipe, poezia e Kadarese, ashtu sikurse edhe proza paraqet nje gurthemel dhe eshte e paikshme per ate qe don te dije dicka me shume. Ashtu sic eshte e paikshme per te gjithe ata lexues gjermanfoles apo perendimore qe duan ta kene nje imazh te plote per krijuesin Kadare.

 

 

Dueli Kadare - Drashkovic

 

Cka i shkruante shkrimtari nacionalist serb, Vuk Drashkovic, shkrimtarit tone te madh, Ismail Kadarese?

Nje pamflet tipik i tradites serbe

Ne vitet tetedhjete, sidomos pas demonstratave historike te studenteve te Universitetit te Prishtines, qe u bene me 11 mars te vitit 1981, politika dhe propaganda nacionaliste serbe ndermori gjithe c'kishte mundesi qe te zgjoje antishqiptarizmin dhe qe cdo proces te deriatehershem per emancipimin e shqiptareve ta ktheje ne kornizat e ish-Jugosllavise. Aso kohe, ndoshta per here te pare, nga Shqiperia zyrtare degjoheshin tone te tjera, zera perkrahjeje ndaj asaj qe po synonin shqiptaret ne Kosove. Ishin plot zjarr e emocione, sidomos shkrimet e Ismail Kadarese, te cilat qarkullonin neper buletinet e kuq partiake e policore, si material i rrezikshem, nderkaq nga shqiptaret lexoheshin, sepse i mbushnin shprese e u jepnin guxim. Kjo sikur i shqetesoi me shume nacionalistet serbe, te cilet tani propaganden e tyre e orientuan edhe pertej kufirit. Me kete qellim duket se aso kohe iu shkrua edhe letra drejtuar shkrimtarit tone, Ismail Kadarese, nga nacionalisti i njohur serb, Vuk Drashkovic, shkrimtar dhe, ne vitet e terbimit te nacionalizmit serb, politikan, i cili ishte ne krye te partise me te madhe nacionaliste per shume vite (Levizjes Serbe te Riperterirjes), dhe ne kohen e luftes ne Kosove ishte njeri nga funksionaret me te larte ne pushtet te Serbise.

Ai perpiqet te njollose gjithe te kaluaren shqiptare, te falsifikoje historine dhe te ngreje ne qiell popullin e vet dhe figurat e tij historike, tashme te njohura para botes per krime dhe genocid.

Nuk do te merrem me keto, sepse ato tash jane te ditura.

Ja edhe historia e kesaj letre, e cila nder shqiptaret e sheh driten gati pesembedhjete vjet pasi eshte shkruar.

Ne qershor te vitit 1987, kur kishte arritur kjo leter ne gazeten Rilindja, ajo i kishte rene ne dore pergjegjesit per korrespondencen, i cili, pa e lexuar ende permbajtjen, ma jep pa dijen e kryeredaktorit qe ta lexoja. Pasi e lexova, pata frike se mund ta botonte dhe kjo askujt aso kohe nuk do t'i pelqente, sepse shante gjithe historine shqiptare, shante shqiptaret e Kosoves, shante Shqiperine, qe e konsideronim per te shenjte, shante edhe Ismail Kadarene, qe ishte krenaria jone dhe i cili me letrat publike qe i shkruante na mbushte shprese e guxim. Prandaj e fsheha. Ishte kjo nje leter me te cilen ai demonizonte shqiptaret aq sa mund te konsiderohet si inspiratore e urrejtjes se manifestuar serbe gjate gjithe viteve pasuese ne Kosove dhe mund te jete edhe nxitese e luftes dhe e krimeve serbe qe bene ata gjate atyre viteve.

E kam ruajtur kete leter deri me tash dhe cuditerisht u ka shpetuar edhe vandaleve serbe, te cilet gjate kohes se bombardimeve ishin vendosur ne shtepine time, pasi nga e gjithe lagjja na kishin debuar me force: Keni afat tre minuta!.... Kishin hyre ne biblioteken time shtepiake dhe cdo gje e kishin kthyer praptaz. E gjeta me shume letra te tjera ne dysheme dhe vazhdova ta ruaj edhe pas luftes. Tani origjinalin me perkthimin e shpejte ia dergoj te adresuarit, te cilit besoj se kjo asnjehere nuk i ka rene ne dore.

Kjo eshte permbajtja e fjaleperfjalshme e asaj letre.

 

Zenun Celaj

Prishtine

Shenim i Ismail Kadarese

Eshte here e pare qe fale kujdesit te zotit Zenun Celaj njihem me tekstin e plote te letres qe me ka drejtuar Vuk Drashkovici me 1987. Personazhi eshte i njohur. Ben pjese nder ata qe pergatiten masakren e Kosoves. Gjate luftes se Kosoves, si shperblim per urrejtjen e tij antishqiptare u be nder ndihmesit kryesore te Milloshevicit ne postin e zevendes-kryeministrit te Jugosllavise.

Kur u shkrua kjo leter po pergatitej legjenda per ta paraqitur Drashkovicin si shkrimtar perfaqesues te shquar te kultures serbe ne Evrope. Eshte menduar, me sa duket, se popullarizimi i tezave te Drashkovicit nuk mund te behej pa rrezuar tezat e kunderta qe i ishin bere te njohura nderkaq opinionit evropian nga letersia shqipe.

Per kete aresye nje pjese e letres u botua ne gazeten franceze Le Monde diplomatique, ne trajte shkrimi kunder meje. I jam pergjigjur ne ate kohe ne te njejten gazete franceze. Dymbedhjete vjet me pas, ne kulmin e konfliktit te Kosoves, gazeta Le Monde diplomatique i ribotoi te dy shkrimet me qellim qe nepermjet polemikes se dy shkrimtareve, publiku francez te kuptonte rrenjet e konfliktit.

Letra e Drashkovicit ishte nje program per te pergatitur opinionin evropian e ate boteror, qe ne rast konflikti ne Kosove, te vihej pa rezerva ne perkrahje te Serbise kunder barbareve shqiptare.

Per kete qellim perpara botimit ne Le Monde diplomatique ajo u shpernda kudo ne ambasada, qendra studimore, forume politike e zyra shtypi. Ne te njejten kohe, ajo u shpernda ne Kosove e ne Jugosllavi, per te inkurajuar krimin e ardhshem serb e njekohesisht per te thyer moralisht shqiptaret.

Ne kete perplasje opinionesh midis shkrimtarit serb dhe atij shqiptar Vuk Drashkovici humbi. Opinioni publik francez dhe ai evropian, duke u njohur nga afer me tezat cnjerezore te nje kinse liberali serb, kuptoi dicka me shume per doktrinen antishqiptare ne Jugosllavi. Urrejtja vulgare kunder popullit shqiptar, ekstaza serbomadhe dhe renia e maskes, ishin nje nder shkaqet e rrezimit moral te Drashkovicit.

Nderkaq, ndersa ka humbur ai vete bashke me zhganin tjeter te xhelateve, nuk mund te thuhet se tezat e Drashkovicit kane kaluar pa gjurme: ato vazhdojne te ushqejne nje propagande e nje racizem te palodhshem antishqiptar. Qellimet e ketij racizmi dihen: te defaktorizojne shqiptaret duke i paraqitur si barbaret e Ballkanit, te pengohet liria e Kosoves, te ndalohet hyrja e popullit shqiptar ne familjen evropiane.

Nje aradhe e zellshme punon per shperndarjen e ketij racizmi: intelektualet capacule, mafioze te salloneve politike politologe te prapaskenave, e gjer te sherbetoret e rendomte, ata qe marrin shperblim pas cdo porosie te kryer.

Per nje habi te madhe, tezat e Drashkovicit ka kohe qe po shfaqen edhe ne shkrimet e disa intelektualeve shqiptare. Nder to bie ne sy kembengulja se populli shqiptar nuk ka kujtime historike, se origjina e tij ilire eshte nje perralle, se heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti s'eshte vecse nje serb me emrin Gjuro Kastrioti etj. Gjithmone sipas Drashkovicit dhe ndjekesve te tij shqiptare, historia e bujshme shqiptare s'eshte vecse nje shpikje e diktatorit Hoxha dhe e shkrimtarit Kadare, kurse ky i fundit, qenka, vec te tjerash ithtar i Adolf Hitlerit ndaj fare mire mund te quhet shkrimtar nacional-socialist.

Ne kete ribotim te trete te letres se Zhiruetes se Ballkanit sic e ka quajtur me ironi Drashkovici, shtypi perendimor, lexonjesit tane do te gjejne keto perkime te cuditshme. Qofte edhe per kete letra ia vlen te ribotohet.

 

Shkrimtarit Ismail Kadare nga Vuk Drashkovic, Tirane, Shqiperi

I nderuari koleg Kadare,

Kurre per se gjalli nuk do te futesha ne kete toke te mallkuar edhe sikur te m'i dorezonin te gjitha divizionet e NATO-s - thote ne romanin Tuaj Gjenerali i ushtrise se vdekur gjenerali i dikurshem fashist, i cili njezet vjet pas luftes vjen ne Tirane per te mbledhur eshtrat e ushtareve te vet qe kishin rene ne Shqiperi. Shqiptaret, mban ne mend gjenerali Juaj, kishin shkaterruar regjimentin Fama, Regjimentin e Katert te Gardes, Divizionin Fitorja, Korpusin e Dyte, Regjimentin e Shtate te Kembesorise dhe gjithe kete soldateske e kishin shnderruar ne nje Armate te madhe te najlonit. Heronjte tuaj thone se shqiptaret me shume se cdo gjeje tjeter kendojne per shkaterrime e vdekje dhe se ata per lufte ndiejne nevoje shpirterore. Kurse ai, kleriku, i cili bashke me gjeneralin mbledh eshtrat e ushtrise se dikurshme, thote se eshte fat i madh per fqinjte e tyre (te shqiptareve) se ata jane vetem dy milione njerez! Ju, natyrisht, e dini mire se gjithe ato disfata gjeneralesh dhe fitore shqiptaresh ne fakt nuk kane qene, mirepo shkrimtari ka te drejte te enderroje e te fantazoje. Ju shpesh deklaroni se ngjyra e kuqe e flamurit shqiptar simbolizon gjakun qe panderprere duhet te derdhet per bashkimin e te gjithe shqiptareve, kurse ngjyra e zeze shenon zine per heronjte, te cilet do te flijojne jeten per kete qellim te shenjte.

Si nacional-socialist thoshte Adolf Hitleri programin tone ne e lexojme edhe ne flamurin tone. Ngjyra e kuqe simbolizon mendimin e levizjes sone socialiste, e bardha - ate nacionaliste, kurse kryqi i thyer simbolizon misionin e luftes sone per fitoren e njeriut arian... per fitoren e mendimit i cili vetvetiu ka qene e do te jete antisemitist! Ju, natyrisht, nuk e keni kopjuar Adolf Hitlerin. Ju vetem u ka pushtuar i njejti frymezim: Ju - antiserbizmi, kurse ate antihebreizmi; ate endrra per Rajhun e madh, kurse Ju per - Shqiperine e Madhe! Keto jane perputhjet, por ka edhe nje dallim te madh. Se paku tash per tash. Adolf Hitlerin ne Berlin e kane zgjuar nga endrra pergjithmone topat ruse. Nderkaq endrra Juaj ende vazhdon: nuk Ju zgjon asgje dhe, si nje magjistar, gjithe c'Ju thote goja ajo ndodh edhe ne zhgjender. Flamujt Tuaj kane vershuar Kosoven, shtizat jane ngulur si hunj ne bebzen e Serbise. Por: pa lufte, pa viktima, pa kurrfare rezistence. As heronjte Tuaj po derdhin gjak, as ka nevoje per zi. Sikur simbolet e flamurit shqiptar po humbin domethenien e vet! Trilloni, kolegu Kadare, ne ndonje roman te ri, ofensiva dhe kunderofensiva, perleshje divizionesh, thyerje ushtrish ne Kosove. Por, askush ne bote nuk do t'Ju besoje se pa shkrepur asnje fishek, thuajse ne Serbi s'eshte askush, dhe pas vringellimes se thikes shqiptare, si te ishte Serbia me e brishte se djathi, keni arritur ne breg te Moraves! Ju trilloni shkelqyeshem. Shpetojani nderin Serbise dhe kthejani domethenien ngjyrave te flamurit shqiptar! Vete jeta e ka rregulluar ashtu qe pena Juaj duhet t'i qaset fiksionit, ne menyre qe fjalet t'i ngjajne te vertetes, kurse une duhet te pershkruaj te verteten qe t'i perngjaje fantazise. Po filloj, ja, nga - flamuri serb. E kuqja, e kalterta, e bardha - keto jane ngjyrat e saj, por une nuk merakosem per domethenien e tyre. Dhe pse do te merakosesha? Ndoshta, kolegu Kadare, mjafton te dihet se nen kete flamur asnjehere nuk eshte rrembyer e huaja dhe nen te, vazhdimisht, ka pasur njesoj hapesire, njesoj liri dhe njesoj lumturi si per serbe ashtu edhe per joserbe, dhe njesoj vuajtje, njesoj joliri dhe njesoj fatkeqesi. Agjencite boterore, para dy vjetesh, nga Venediku, ku mbahej mbledhja e Shoqerise Evropiane per kulture, transmetuan nje lajm te rralle. Ne foltore kishte dale nje shkencetar i cili kishte thene: Po vij nga nje vend ne te cilin kurre nuk ka pasur diskriminim kombetar ose fetar dhe ne te cilin ka pasur gjithmone strehe dhe dashuri per hebrenjte e perndjekur kudo ne Evrope. Sallen e kishte pershkuar nje shushurime spontane: Serbia!

Ajo zonje, kjo mesuese e jetes, te cilen nuk e di pse e therrasin histori me te cilen Ju - si nje fantast - ndoshta edhe jeni te detyruar te jeni ne konflikt, deshmon se flamuri kuq e zi, gjak e ne zi, me shpend grabites ne mes, aso kohe ende nuk ekzistonte. Jo pse atehere nuk ishit Ju, qe ketyre ngjyrave te pafajshme dhe shqiponjes se padjallezi t'u jepni kuptim anticivilizues, por per arsye se atehere nuk kishte Shqiperi. Para se te shfaqej ne Evrope shteti shqiptar, kolegu Kadare, ai flamuri i lirise, i barazise dhe i vellazerimit nga bedenet e Nishit fillimisht eshte dashur te lahej aq here ne gjakun serb dhe qe, duke cliruar Ballkanin nga turqit, te arrije deri ne Prishtine, Prizren, Shkup, Shkoder, Elbasan, Edrene. Ne kete udhetim pengesen me te madhe kishte jo okupatorin, por - te okupuarit! Jo turqit, por baballaret dhe gjysherit Tuaj, shqiptaret, perkatesisht arnautet, ose arbanaset, ose shiftaret - sic quhen nga serbet. Ata jane mbrojtesit me te medhenj te Perandorise Osmane dhe Stambolli ne te gjitha luftrat me serbe i nxjerr ne vijat e para te frontit! Ata ua kalojne roberuesve te vet dhe sundimtareve te vet, turqve, edhe per nga urrejtja edhe per nga krimet. Ne kohen kur serbet kullonin gjak ne lufte kunder turqve, duke pushtuar lirine per vete e per shqiptaret, nje lukuni shqiptaresh ne Peje dhunon vajzen serbe trivjecare! Me duhet te ndalem. Paragjykoj: Ju ndoshta me shani, sepse po perse ne Ballkan, turqit u treguan psikologe te dores se pare. Hetuan menjehere shpirtin raja bullgar, mamurllekun grek nga e kaluara e larget, shpirtin e gjere sllav te serbeve nen petkun e salltanetit te Bizantit dhe dehjen e tyre me kujtesen per shkelqimin, shpirteror te mbreterise se tyre te copetuar. Por nuk u ka shpetuar as kjo se fiset, qe i kishin gjetur neper malet e Shqiperise, pervec shprehive qe neper gryka t'u zene pritat karvaneve tregtare dhe qe neper fusha te zbresin vetem per te plackitur, nuk kishin kujtime te vecanta historike! Shume historiane pohojne se kreret e ketyre fiseve kishin ardhur si sherbetore e rrogetare te bizantineve diku ne shekullin X ose XI, sigurisht nga Kaukazi, por gjithsesi se paku kater shekuj pasi qe serbet kishin populluar hapesiren e Shqiperise se tashme. Sidoqofte, Konstantin Porfirogeni nuk e ze ne goje me asnje fjale ekzistimin e tyre, por nuk ka asnje gjurme as ne Kroniken e popit te Dukles. U muar vesh, eshte veshtire te dihet se kush per ke u gezua me shume: turqit per fiset qe kishin kaluar ne gjume shekujt dhe shekujt e kultures greke, romake, bizantine dhe serbe, ose ndoshta ato fise per turqit, te cilet neper ato shpatije te rrepishme aziatike nuk kishin gje tjeter pos shpatave dhe deshires per te shkaterruar dhe rrembyer. Nje gje eshte e sigurt: ndermjet pushtuesit dhe te pushtuarve nuk kishte mosmarreveshje qyteterimesh. Pushteti i ri merr perdore njeriun nga shkembinjte shqiptare dhe e con ne butesine, drejt Shkodres serbe dhe Elbasanit serb. Per kundershperblim kane pranuar fene turke dhe kane nderruar emrat: para turqve, kolegu Kadare, ne Shqiperi nuk ishte as emri yt! Shqiptari i islamizuar vendos rendin e vet ne Shkoder, pa iu bere vone fare per lotet e te rese Gojkoviq, qe po lahej rreze mureve te asaj kalaje serbo-bizantine. Ai nuk eshte i denje, dhe per kete nuk duhet te fajesohet, te kenaqet me bukurine e Gracanices, ose te Manastirit te Decanit: i shkon mendja qe ne ata margaritare te kultures evropiane dhe boterore t'i mrizoje delet dhe lopet e vjedhura! Qendresa serbe, dihet, patjeter do te thyhej para atij zullumi te dyfishte, aziatik e shqiptar. Shume sish vriten ne kryengritje, shume sish cohen syrgjyne ne Azi, shume sish ikin ne Austri e ne Rusi. Nderkaq shume nga ata qe mbeten ne Malesi, rreth Drinit, rreth Shkumbinit, ne Shkoder, rreth Shkodres, ne Rrafsh te Dukagjinit dhe ne Kosove, qe te ruajne token e vet dhe tempujt e shenjte historike do te perfshihen nga furia e terrorit aq te padurueshem sa qe do te detyrohen te gjunjezohen para dhunes! Ne Maqedoni, Hercegovine, Bosnje, Mal te Zi dhe ne krahinat e tjera serbe, duke kaluar ne fene islame, serbet behen turq. Ne Shqiperine e sotshme, ne Rrafshin e Dukagjinit dhe ne Kosove, duke perqafuar islamin, ata u bene arnaute. Ne te dy rastet konvertimi vesh rroben e okupuesit te vet. Shqiptari aq i hyn ne qejf sundimtarit te vet, sa qe ky i dhuron atij te drejten e sundimit ne krahinat serbe dhe madje i lejon jo t'i turqizoje te krishteret, por, si nje okupator i njemendte, t'i shqiptarizoje! Shkenca vlereson se se paku gjysma e popullsise se Shqiperise se sotme dhe tri te katertat e gjithe shqiptareve ne Rrafsh te Dukagjinit dhe ne Kosove, kane rrenje serbe. Kete e deshmojne edhe mbiemrat e tyre, kenget e tyre, toponimet, zakonet e tyre. Qysh ne fillim te ketij shekulli, fisi Krasniqe, edhe pse te gjithe muhamedane, kremtonte festat serbe dhe sipas ritit ortodoks. Nder Kastrate, madje qysh me 1918, ka pasur mbiemra sic jane Tutovic ose Patrovic. Heroi i Popullit i Shqiperise, komandanti partizan Vojo Kushi, eshte shqiptarizuar para tri dekadash: mbiemri i ri i tij eshte Kushi. Serbja e ka lindur shqiptarin e njohur (arnautin), ne fakt proshqiptarin, Sinan Pashen (kur ishte femije quhej Sinadin) i cili ka djegur eshtrat e Shen Saves dhe ka rrenuar tempullin e Shen Arkangjellit ne Prizren, dhe nga guret e mermeri, nga eshtrat e ketij trashegimi madheshtor te te pareve te tij - ka ndertuar xhami! Kurse Skenderbeu, me gjase i vetmi shqiptar i njohur qe ka pare ne turqit hasmin, eshte i lindur si Gjuro Kastrioti (pra me nene serbe) dhe kjo eshte ruajtur ne kujtesen e popullit! Njefare mendje ne njefare kujtese, kolegu Kadare, eshte e nevojshme edhe kur pasionet te cojne nga endrrat per Shqiperine e Madhe! Me kap tmerri, madje edhe kur me shkon ne mend se Ju, shkrimtari Ismail Kadare konsideroni se e drejta historike dhe civilizuese eshte ne anen e vrasesit te Arhimedit, ne anen e atij oficeri aventurier qe kishte shtene mbi Pushkinin, ne anen e atyre qe kishin dhene urdher te fshikullohej Prineli, qe kishin anatemuar Paskalin, qe kishin djegur Xhordano Brunon dhe qe e kishin vene ne mundime te ndryshme njezet e shtate here Kampanelen! Do te duhej te ftoheshin edhe psikologet e botes qe te vijne ne Kosove e Rrafsh te Dukagjinit: te hulumtojne pse infermieret shqiptare dhunojne dhe i mbysin lehonat serbe, pse mjeket i gjymtojne femijet serbe, te kontrollojne djaloshin shqiptar i cili ka verbuar demin e Manastirit dhe qe te verifikojne hipotezat e veta, deri tash te pranuara, mbi permasat e mundshme e te pamundshme te urrejtjes njerezore! Por: pse une ju flas Ju? Juve ju intereson vetem nje gje: deri ku jane te ngulur ne token serbe shtizat e erresires dhe te keqes me flamurin shqiptar. C'eshte ajo qe pengon? Thene shkurt - rrena e promovuar per te vertete. Rrena se ushtria serbe gjate luftrave ballkanike ka bere krime mbi shqiptaret, rrena se shqiptaret dhe te gjithe popujt joserbe kane qene te shtypur ne Mbreterine Jugosllave, rrena se serbet jane xhandare te Ballkanit. Bacili i paralizes se tashme te vetedijes serbe e ka emrin - hegjemonia serbomadhe! Kete sllogan fillimisht e lansojne Vatikani dhe Austria katolike. Historiani i Kominternit, Ivan Levin, me 1934, shkruante se serbet madje kishin therrur gjysmen e shqiptareve ne Kosove e Rrafsh te Dukagjinit! C'eshte e verteta, shume nga komunistet serbe perpiqen ta demaskojne komplotin e genjeshtres absolute dhe - zhduken ne kampet staliniane! Vetem ata serbe - revolucionare, qe pranojne krimet e pabera dhe mekatet e popullit te vet gezojne besimin e Papes se vet dhe te Vatikanit te vete moskovit! Interesat e tyre te shenjta te revolucionit kerkojne prej tyre qe banditet shqiptare, kacaket, te cilet proklamojne shkaterrimin e Serbise dhe bashkimin e Kosoves e te Rrafshit te Dukagjinit me Shqiperine, i perqafojne si vellezer klasore dhe aleate. Interesat e shenjta te revolucionit kerkojne prej Jush, kolegu Kadare, mund te gjuani me dore dhe te thoni se thjesht nuk u besoni ketyre qe them. Jetoni ne vendin ne te cilin ende nuk jane terur monumentet per Stalinin, kur per fyrerin shqiptar votojne qe te gjithe (pos njerit) , ku lejohet vetem mendimi i Udheheqesit dhe ku jane ndaluar te gjitha te vertetat e pakendshme te Udheheqesit. Me te vertete nuk besoj se Ju nuk keni besim ne mundesine e dresimit efikas kolektiv dhe te paralizimit te vetedijes! T'u kthehemi megjithate fakteve: asaj qe me te vertete ka ndodhur ne realitet dhe jo ne imagjinaten revolucionare. Komandanti i Armates se Trete serbe, e cila ka cliruar Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit me 1912, gjenerali Bozhidar Jankovic, u drejton proklamate speciale te gjitha fiseve shqiptare. Ai thote: Duke ardhur te ju, vellezer, ne ua sjellim lirine, te drejten dhe nderin e respektin e te pareve. U betohem ne te madhin Perendi dhe ua jap besen e forte se askush nuk do te preke ne zakonet dhe ne fene tuaj, por secili do te mbaje besimin e vet, ashtu si deshiron. Ua jap fjalen e nderit se nuk do te lejoje kurrfare hakmarrjesh dhe se do te hidhen ne harrese gjithe cfare ka ndodhur perpara...

Gjenerali Jankovic thote keshtu dhe e mban fjalen, edhe pse e dinte se Turqia, u kishte shperndare shqiptareve te Isa Boletinit 63 mije pushke me moderne (austriake) dhe vetem ketyre ua kishte besuar mbrojtjen e Kosoves. Ushtria ne te cilen i semuri i Bosforit kishte shume besim, aso here nuk e deshmoi legjenden e Enver Hoxhes dhe Tuajen se shqiptari eshte flake ne te cilen ndizet edhe guri i strallit (gurgaci). Keshtu ka qene, por une e di se ne veshin Tuaj (dhe jo vetem Tuajin) genjeshtra mbi krimet barbare serbe eshte me e kendshme. Fundja, nuk jeni i pari as i fundit i cili genjeshtren e mbisundon me talentin alkemik qe ne vertetesine e saj te bind, madje edhe veten! Ne kete menyre, kolegu Kadare, keni perqafuar edhe trillimet e Kominternit te ndjere dhe ende te gjalleve te tij dhe, mjerisht, nxenesve te shumte edhe ne Tirane, edhe ne Beograd, se tiranet serbomedhenj me ane te reformes agrare, te zbatuar ne Kosove e Rrafsh te Dukagjinit ndermjet dy lufterave kane grabitur pronat shqiptare dhe kane sjelle ne to te huaj nga Mali i Zi, Lika, Bosnja, Hercegovina! Tregimi per krimet e ushtrise serbe dhe per vuajtjet e shqiptareve ne Mbreterine Jugosllave bejne pjese ne ate lloj genjeshtrash kulminante qe jane mekat i pafalshem, sepse - sipas filozofise - perdhosin strukturen edhe te vete domethenies dhe gjithe kozmosin e bejne te palexueshem dhe te padashur! Aspak me i pafalshem eshte mekati i heshtjes dhe i fshehjes se paqellimte te krimeve shqiptare ne te dy lufterat boterore: ne te Paren ndaj ushtrise gjysme te vdekur serbe dhe ndaj popullit qe po terhiqej neper Shqiperi, dhe ne te Dyten ndaj femijeve, grave dhe pleqve serbe ne Kosove dhe Rrafsh te Dukagjinit! Krim eshte, po ashtu, te mohosh me vone te verteten se komunistet serbe jane ata qe ne Luften e Dyte Boterore ngrejne mitin e Enver Hoxhes dhe ndihmojne vellaun e vet klasor qe te formoje dhe t'ia nenshtroje vullnetit te vet Partine Komuniste Shqiptare!

Xhelati ka bere punen e vet i veshur me petkun e viktimes, kurse viktima eshte paraqitur si xhelat dhe eshte portretuar me rrobat e tij. Ne kete erresire mashtrimesh dhe te suspendimit te te vertetave, flamujt kuq e zi nga Tirana, tapia e sovranitetit te huaj, kane mberritur deri ne Iber e Morave!

Kosova eshte fjala me e shtrenjte - thote shkrimtari Matija Beqkovic, kurse ne Tirane, ne Gjakove dhe ne Prishtine pikerisht kete e harrojne. Kjo fushe per shqiptaret eshte gjeografi, kurse per serbet gurra e kultures se tyre, epi dhe feja, Alfa dhe Omega e ekzistimit te tyre! Kosova mund te jete e kaluara e secilit, vetem e popullit serb jo. Fjala e kaluar ne Kosove humb domethenien e vet. Knjaz Llazari edhe sot kungon ushtrine, Vajza Kosovare njesoj u jep vere trimave te plagosur ne te gjithe shekujt, ende rreth manastirit te Decanit jane skelet e ndertimtareve, Nena e Jugoviceve ende mban rreth qafe doren e te birit Damjanit, tellallet e mbretit njoftojne mbi ndertimin e Shen Arkangjellit, kurse kurora serbe e mihur ne Bogosllovine e Prizrenit edhe sot pret clirimtaret! Kosova jeton nder serbe edhe per kete arsye eshte - ne anen tjeter te vdekjes e te kohes. Gjenerali i ushtrise se vdekur behet ai qe kete e shperfill.

Kolegu Kadare! Sa do te isha i lumtur sikur ta dija se nuk ka shkaqe per kete dhe kete leter, se eshte me mire te shihemi dhe te shkembejme letra si fqinj te dashur dhe si pjesetare te kombit letrar. As mund ta merrni me mend sa jam fatkeq pse shkrimtaret serbe tash dy muaj, nga fillimi i majit e deri ne fund qershorit, jane te detyruar qe mbremjet letrare t'i mbajne nen shenje apokaliptike te gjenocidit mbi popullin e tyre ne Kosove! Athua, ne kete proteste dinjitoze kunder mungeses se dinjitetit ne kohen tone, njerezit Tuaj ne Tirane, ne Gjakove ose ne Prishtine, se paku siperfaqesisht Ju informojne?

Valle a nuk Ju kap frika nga dita, nga ora, kur te shpenzohen te gjitha fjalet, te behen te pakuptimta te gjitha bisedimet, te gjitha poemat, te gjitha letrat, te gjitha apelet?! Ora eshte dymbedhjete pa nje minute, kolegu Kadare, qe te ndihmoni qe te mos vije ajo dite e ajo ore. Pushoni t'i sherbeni emancipimit kombetar qe pushtohet me urrejtje, me krime dhe me plane-xhihad mbi copetimin e Serbise! Tashme eshte vendi i pergjithshem i qyteterimit evropian se vetem njerezit me mendje te shendoshe dhe me zemer te ngrohte kane te drejte te krijojne ate ndergjegjen morale qe e ka emrin - komb. Njollosnie anarkine, fanatizmin ideologjik e barbar, genjeshtren, dhunen. Ndizini me turpin letrar e njerezor per shkak te barbarise se bashkekombasve Tuaj qe mendojne te zgjerojne Shqiperine dhe te pushtojne fatin - me dhunime femijesh serbe dhe shkaterrim varrezash. Trimeroni ata shqiptare neper Kosove dhe Rrafsh te Dukagjinit qe nuk e pelqejne ate fat, por qe sot kete as guxojne ta thone as ta bejne. Cdo rruge tjeter, besoni, shpie ne aventure te rrezikshme!

Me deshira me te mira,

Vuk Drashkovic, d.v.

Ne Beograd, me 18 qershor, 1987.

P.S. Ne librin tuaj te ri, Krushqit jane te ngrire, Ju barbarite e sotme te shqiptareve ne Kosove dhe Rrafsh te Dukagjinit i quani - kryengritje. Por e keni heshtur shpjegimin se fjala eshte per kryengritje kunder njerezise, kultures moralit dhe vete arsyes njerezore. A besoni, me te vertete, se Evropa dhe bota kurre nuk do ta marrin vesh te verteten?!

E perktheu nga serbishtja Zenun Celaj. Letra botohet me shkurtime.

 

 

Recensa per Kadarene

 

Qendresa

Romanin Keshtjella (1968) Kadare e shkroi ne 500-vjetorin e vdekjes se Skenderbeut dhe me te fitoi cmimin e pare te konkursit. Por ngasja per keshtjellen, ne nje kuptim me te giere, ne vepren e tij duket me heret dhe nuk mbaron me kete liber. Figurativisht simboli i keshtjelles eshte qysh tek Poeme e blinduar. Njefare keshtjelle ishte padyshim edhe kali i drunjte i Gent Ruvines dhe i miqve te tij te ngujuar te noveles Perbindeshi. Nje keshtjelle gjigante eshte piramida ne novelen Ndertimi i piramides se Keopsit. Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit ne Prillin e thyer, bashke me shume kulla te tjera me nje frengji te vockel te vete-mbrojtjes prej hakmarrjes, jane keshtjella te vogla qe sundonin malesite shqiptare. Pallati i Endrrave, me seksionet e tij, eshte ndertuar ne formen e nje kompleksi kullash te hekurta. Vete laboratori krijues i shkrimtarit, i pershkruar me hollesi ne librin Ftese ne studio, ka pjeset e rezervuara te saj, qe mbrohen prej daljes ne drite si ne nje burg te heshtur. Hauret dhe sterete e shtepive gjirokastrite ne Kronike ne gur, shtepia etnografike e princit te Mirdites (Gjomark) tek Prilli i thyer, vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit ne prag te gjyqit tek Koncert ne fund te dimrit, kampi i rrepte i te internuarve tek Percmimi, baza ushtarake e Vlores (Pasha-Liman) tek Dimri i madh, shtepia me porte (detyrimisht) te hapur e dijetarit Martin Shkreli ne Prishtine tek Krushqit jane te ngrire, jane vetem disa nga variantet e shumte te simbolit te keshtjelles ne vepren e Kadarese.

Prej botimit te pare (1968), deri tek botimi i fundit (1995); prej Keshtjelles deri tek Daullet e shiut, per te cilen shkrimtari eshte shprehur se nuk ka per te vene dore me, ekziston nje ndryshim

i dukshem jo vetem artistik (si eshte shkruar), por edhe ne permbajtje (cfare eshte shkruar). Nese ne botimin e pare romani eshte quajtur si nje veper e qendreses historike shqiptare, si nje permendore e heroizmit kombetar, me nje aludim te qarte qe mund ta quanim anti-bllokade, theksi i se ciles drejtohej kunder pushtuesve te huaj, qe nuk lane kerkim pa bere per t'u nderprere zoterve te keshtjelles Al-Hisar edhe ujesjellesin; ne botimin e dyte, ndonese nuk ndryshon asgje ne evokimin e trimerise se arberve te shekullit te 15-te, ndryshon pothuajse rrenjesisht ai qe mund ta quanim mbitekst apo lexim i super-pozuar: Daullet e shiut nuk eshte romani i anti-bllokades se imponuar, por denoncim i vetevecimit (izolimit) te zgjedhur vullnetarisht.

Sido qe te jete vete simboli i keshtjelles, ne traditen letrare shqiptare, i ka bartur historikisht te dyja mbishtresat kuptimore: ajo eshte figure qendrese, rrethimi ose ngujimi (izolimi, ne kuptimin modern).

 

Dilema Ndermjet Ures dhe Keshtjelles (analize)

Bashke me nje varg veprash te tjera, Ura me tri harqe ben pjese ne nje cikel romanesh e novelash, qe Kadare i ka shkruar me nje qellim te qarte per te krijuar imazhin e nje Shqiperie tjeter, e cila ndryshon shume nga ajo qe shihet me sy, nje Shqiperi me princa, konte, duke, ipeshkvinj, udhetare te ditur, prelate te shkolluar, qe gati ishin te perjashtuar nga letersia si figura me misione pozitive. Autori, ne pamundesi per te shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar te qyteterimit perendimor, perpiqet t'ua tregoje kete lexuesve duke gjetur ne traditen e Shqiperise tjeter ate faze te historise kur vendi, edhe sipas dijetareve, ecte ne nje hap me fqinjet e tij pertej Adriatikut.

Shkrimtarin nuk mund te mos e shqetesoje fakti i njohur se balada shqiptare eshte e vetmja ne Ballkan qe ben fjale per nje murim kryesisht ne keshtjelle. Ai eshte i vetedijshem se kjo eshte kushtezuar nga rrethanat kritike historike qe kane shoqeruar fatin e popullit te tij. Eshte e veshtire qe nje popull vazhdimisht ne rrudhje te vendose pelqimin e ures para keshtjelles. Kjo, ndoshta, eshte nje nga dilemat me tronditese qe kane perjetuar shqiptaret. Ura eshte per ta edhe e deshiruar, por njekohesisht edhe e frikshme, sepse ne ure kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku. Rreziku i ekspansionit, qe mund ta ktheje uren e Ujanes se Keqe ne nje kuceder, ndihet ne gjithe romanin, si nje kontekst historik i domosdoshem per te treguar se edhe ne Shqiperine tjeter marrja e vendimit ka qene e veshtire.

Sikurse ne rrjedhat e historise, edhe ne kenge, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerezor, sa here qe kane fryre erera paqeje dhe miqesie. Por shume shpesh eshte mbyllur ne keshtjella, madje me tri-kater rrethime, pikerisht per shkak te ererave te frikshme qe i kane zene vendin paqes. Keto nderrime lidhen jo me gjurme vitesh, por me prurje koherash historike. Shtatqin vjet do t'i djeg kullat, i kercenohet nje prej heronjve kreshnike te eposit shqiptar kundershtarit te vet.

Ne vepren e Kadarese dilema midis ures dhe keshtjelles eshte po aq tronditese sa ne vete historine e popullit. Ne formen me te pjekur artistike kjo dileme shprehet ne romanet Keshtjella dhe Ura me tri harqe. Ne nje fare menyre ato jane vazhdim i njeri--tjetrit.

Ai qe krijoi keshtjellen e qendreses ne kushtet e dares se armiqesise nuk mund t'i lejonte vetes te mbetej pa ure i ndare dhe i vetmuar nga bota. Kete ide Kadare e arriti duke krijuar Uren me tri harqe, veshtruar ne shumicen e rasteve si nje cmitizim i legjendes.

 

Ringjallja dhe Kulti i Beses (analize)

Romani i Kadarese Kush e solli Doruntinen ka ne qender nje personazh qe ringjallet. Ndoshta nuk eshte aq e rendesishme se c'mundim a mision e kthen ate ne kete bote. Me e rendesishme eshte se si u ringjall ai, me c'fuqi shpirterore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me nje Krisht?

Ringjallja e Kostandinit eshte kyci i librit Kush e solli Doruntinen. Ai deshmon se fuqia e njeriut mund te jete e barabarte me te hyjve. Pikerisht shpresa e nje rilindjeje, besimi i nje ringjalljeje te njeriut, te energjise dhe shpirtit te tij, ne nje kohe kur rreziku i shuarjes se individit ne bashkesi ishte evident, duket se ka qene joshja e autorit. Kalimi prej ringjalljes biblike tek ringjallja laike ishte nje hap epokal, ndoshta po aq sa rrembimi i zjarrit perendive ne hershmeri apo dalja e njeriut jashte sistemit yjor sot. Ky akt, i cili ne shumicen e rasteve ishte lene ne nje sfond mistik, u trajtua ne menyre mjeshterore ne vepren e Kadarese.

Doruntinen e solli fjala e dhene, thote kapiteni Stres qe kryeson hetimet. Doruntinen e solli besa shqiptare, nxitojne moralistet. Doruntinen e solli pengu i incestit te pakryer, thone psiko-kritiket. Doruntinen e solli nje aventurier dashurie, nje dikush i rastit, pohon njeri prej prifterinjve. Nese ne te gjitha keto pohime ka dicka prej se vertetes, mbetet pa u thene thelbi: Doruntinen e solli Rilindja, era e furishme e ndryshimeve te saj, tronditja e moralit te Mesjetes dhe kerkimi i nje dhjate te re humaniste, rebelimi i mendjeve te fuqishme te kesaj epoke per t'i dhene njeriut kuptim sublim; perpjekja e tyre per t'u bere zoter te vetes, per te mberritur tek shen Njeriu. Atributi i ringjalljes, kesaj radhe nuk ndodh ne versionin biblik, Por sipas nje balade laike te vendit. Kostandini eshte, ne menyren e vet, nje Mesi per bashkatdhetaret. Ai mberriti te parealizueshmen dhe u afroi njerezve madheshtine: kthimin nga vdekja, mundjen e saj, qofte edhe ne forme te reduktuar. Fryma e rilindjes dhe shpresa e perteritjes kane krijuar historikisht energji shpirterore te medha.

Kadareja ekspozoi nje nenshtrat krejt te rnosperfillur te kultures kombetare. Legjenda e Doruntines nuk ishte pune legjendash, por konkluzion i nje epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta te kultures se popullit tone me ato te vendeve te qyteteruara te kontinentit. Ne me pak se 50 vargje te paret e shqiptareve jepnin e merrnin me nje bote te tere, benin krushqi gjer ne Bohemi, lidhnin aleanca me barone e fisnike te afert e te larget, leviznin te sigurt ne gjithe hapesiren kontinentale. Ata ishin pjese integrale e kesaj bote. Miqesite e tyre gjendeshin nente male kaptuare. Te shkoje ne viset gjermane apo dhe me tej per ta ishte njesoj si te thoshje: po shkoj ne krushqi.

Ne Shqiperine e mbyllur, pa nje mik, pa nje aleance, pa nje porte te hapur, te fundit te viteve '70, kjo ekspoze mund te ngjallte zemerime e pakenaqesi, mund te shkaktonte inate e meri. Novela predikonte hapjen, kur politikanet kerkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetareve te vet lashtesine e tyre, kur ne vend zoteronte nje pikepamje cuditerisht e ngulitur, sipas se ciles vlerat e verteta ishin krijuar ne gjysmeshekullin e fundit.

Mesazhi i Kostandinit eshte thirrja per nje rilindje morale.

 

Kronike ne Gur (analize)

Kronike ne gur eshte nje prej romaneve te hershem te Ismail Kadarese. Ndryshe nga letersia e deriatehershme per Luften Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizane e pushtues - ky roman solli nje imazh me te nderlikuar te saj, ku nderthuren fate ushtrish te huaja te pakteve te ndryshme kundershtare, fate shtresash te ndryshme brenda per brenda tyre, fate te njerezve te lidhur vullnetarisht me rezistencen ose te mobilizuar prej komandes, fate te indiferenteve, te sehirxhinjve dhe te kundershtareve.

Qe lufta ishte nje kohe mjaft me e nderlikuar se ajo qe sherbehej prej nje tradite letrare skematike; kjo mund te shihet edhe ne fatin e nje familjeje qytetare ne vendin e kronikes ne gur, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me kete roman I.Kadare pasuroi temen e Luftes Antifashiste, duke sjelle nje shikim prej femije per evokimin e ngjarjeve te saj. Rrefimi ne veten e femijes, ne veten e personazhit qe evokon femijerine e autorit, me pafajesine e vet, megjithese i ka dhene romanit njefare karakteri autobiografik, njeheresh e ka mbrojtur ate prej qendrimit te kritikes.

Duke qene veshtrimi prej femije nje veshtrim thelbesor ne roman, lexuesi e ka te veshtire te dalloje se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron te konceptuarit si loje.

Ne studimin Subversion kunder konformizmit nje studiues ka kembengulur se romani Kronike ne gur eshte nje veper hyjnizuese e Luftes Antifashiste, nje roman komisaresh, dhe se perpjekja e autorit per te hyre ne lekuren e femijerise se vet nuk eshte gje tjeter vecse nje procedim letrar per te mbuluar konformizmin. Perkunder ketij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen ne vleresimin se Kronike ne gur eshte nje veper atipike ne pikepamjen metodologjike, e shkruar me nje liri qe tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vleresimin e partishem per luften.

Sipas nje pjese te studiuesve, Kronike ne gur, duke pasur kete veshtrim, ne fakt sjell tek lexuesi nje perqasje psikanalitike frojdiste rreth luftes, ose jetes se qytetit ne kohe lufte. Kronike ne gur eshte nje proze me subjekt te reduktuar, gje jo fort e pershtatshme nga pikepamja teorike per nje letersi te orientuar.

Me kete veper Kadare beri perpjekjen e pare per t'i dhene vlere letrare se zakonshmes, se rendomtes, madje se shemtuares dhe absurdes. Kronike ne gur eshte nje veper e pershkuar nga grotesku. Veshtrimi i luftes me syte e femijes i ka dhene mundesi autorit qe t'i shohe ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonje partishmeri te dukshme.

Kronike ne gur permban vlera te rendesishme te nje letersie te mirefillte etnografike. Tradita e kesaj letersie ne qytetin e Gjirokastres eshte me e hershme, ajo afirmohet mire me botimet e Musine Kokalarit ne vitet '40, sidomos me Sic me thosh nenua plake dhe Sa u tunt jeta. Etnografizmi ne romanin e Kadarese u jep edhe mjediseve nje cilesi jotipike, ndryshe prej kerkesave te rrepta te metodes se realizmit socialist.

 

Nepunesi i Pallatit te Enderrave (analize)

Libri Nepunesi i Pallatit te endrrave e jep realitetin e kohes dhe te njerezve te saj prapa metaforave te tilla te gatshme si pallati i endrrave, nepunesit dhe interpretuesit e tyre, endrra kolektive dhe individuale, endrra fatsjellese dhe rrezikndjellese, endrra e rendomte dhe bash-endrra. Te gjitha keto Kadarese ia ofroi mekanizmi i ndryshkur i shtetit te fuqishem te perandorise otomane ne fundin e tij . Karakteri shumekohesh i Nepunesit te Pallatit te Endrrave, perkunder karakterit shumekuptimesh te nje vargu veprash te tjera te Kadarese, lidhet me raportin themelor qe qendron ne boshtin e romanit: raporti i individit me shtetin, me sakte raporti i individit qe ka ambicjen te integrohet ne strukturat shteterore dhe qe e genjen mendja se do te fuqizoje veten prej fuqise se pushtetit, por ne te vertete, duke e pare nga brenda kete ngrehine te perbindshme, ai njeh dobesine dhe pafuqine e tij, sheh peshen mbytese te strukturave gjigande te makines perandorake, e cila ndryshon vetem nga permasa fizike, por jo nga menyra e te ushtruarit te artit te shuarjes se identitetit njerezor.

Kadareja i ka dhene karakterin e nje konflikti te perjetshem marredhenies pushtet/individ. Cdo perpjekje e individit per t'u matur me shtetin, per te depertuar ne brendesi te tij dhe per ta marre me te mire, eshte e deshtuar. Individi ne cfaredo raporti qe ta vendose veten me shtetin, mbetet i kercenuar prej tij. Fati i Ebu Qerimit, qe e perjeton si shtegtim neper ferr kalimin nga nje pjese e pallatit te endrrave ne tjetren, ndonese eshte i perkrahur nga nje klan i fuqishem qe kontrollon e administron pushtetin, sic ishin Qyprillinjte, eshte gjithnje i kercenuar dhe pikerisht per kete arsye sherben si nje paralajmerim per fatin e shtetasve ne pergjithesi. Rruga e mberrities tek thelbi i Nepunesit... ka qene e ngaterruar dhe plot keqkuptime, te shmangshme e te pashmangshme.

 

Mungesa per nje kohe mjaft te gjate e shtetit kombetar krijoi tek shqiptaret nderimin ndaj tij; kjo ishte krejt e nenkuptueshme: ne pergjithesi gjerat e munguara lindin respekt, lakmi, adhurim, deri hyjnizim. Per Shqiperine e Pasluftes, te gjendur perballe detyres se ngutshme per te crrenjosur monarkine e per te ndertuar nje shtet me baze te gjere popullore, sic u nis ne krye, ky ishte nje shans i madh. Por ky shans mbeti vetem nje enderr.

 

Ne marredheniet midis individit dhe shtetit, qe pasqyrojne shkallen e qyteterimit te nje shoqerie, ne vend e ne emer te nderimit hyri perulja, ne vend e ne emer te respektit hyri lakmia dhe arrivizmi -Ky ka qene nje nga deformimet me te thella dhe nje shkallmimi i vertete i vlerave dhe i karaktereve njerezore. Per fat te keq u desh plot nje gjysme shekulli per ta kuptuar kete. Shkrimtari e pati parathene nje gje te tille shume kohe me perpara. Por edhe ketij shansi iu kalua perbri.

 

Nepunesi i Pallatit te Endrrave u dha goditjen e pare ketyre marredhenieve krejtesisht te shtremberuara midis te drejtes se njeriut dhe te drejtes se shtetit. Ai e ktheu perrnbys, kokeposhte, piramiden shteterore. Ishte hera e pare qe nomenklatura e ndereve denoncohej si shkallezim i fajit dhe i pergjegjesive; qe hierarkia e lavdise karakterizohej si hierarki e turpit; qe vlerat e verteta njerezore kerkoheshin jashte korpusit kryesor te piramides se shtetit, jo brenda saj. Ndoshta kjo ishte arsyeja qe kritiket nxituan te shmangnin cdo paralelizem me kohen, duke zbuluar, madje, per cudi te cudirave, se Tabir Saraj paskesh qene nje institucion i vertete i administrates perandorake, keshtu qe Nepunesi... nuk mund te ishte tjeter, pervecse nje veper historike, nje kronike e funksionimit te tij. Me qellim historia dhe jeta bashkekohese, dita dhe tradita, ndryshe nga heret e tjera, u veshtruan pa ndonje lidhje midis tyre. Perfundimi do te ishte i rrezikshem.

Kontestimi ishte hamletian. Duhej te ishe krenar per qenien ne nje nga zyrat e hierarkise se larte te shtetit apo, perkundrazi, duhej te ishe kokulur?

Nje invers i tille i perjetimit te statusit te nepunesit s'ishte pare e degjuar ndonjehere. Pyetja karriere apo kalvar, qe paraqiti Kadare permes fatit te Nepunesit te Tabir Sarajit, qendronte tashme si nje paralajmerim orakulli: O ju qe hyni ne kete sherbese, a e dini fatin tuaj? Hiqni dore nga iluzionet, ose, perndryshe, hiqni dore nga vetja. Ajo qe ju e quani rruge e ngjitjes nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrim i madh. Nese keni vendosur te mos ndaleni as pas ketij njoftimi, atehere mos prisni famen, por cpersonalizimin, mos prisni lirine por syrgjynin. Ju nuk i takoni me vetes!

Me Nepunesin... Kadareja nyjetoi ate ide qe ai vete me pas do ta quante faj kolektiv. Tabir Saraji funksionon pikerisht mbi bazen e shoqerizimit te pergjegjesive. Por, nderkaq, ekziston edhe nje shkallezim krejt i qarte i tyre. Faji i shtetit te panenshtruar ndaj ligjit eshte kolektiv vetem ne kuptimin qe bashkon ne pergjegjesi te drejtperdreite e te terthorte njerez ne pushtet e jashte tij, ideatore e ekzekutore, aktiviste e jallan- shahite, konformiste e servile. Por me tej faji ndahet sipas nje rregulli krejt te percaktuar. Per te zezen e vet, administrata shteterore krijoi e ligjeroi emertesen e mburrjes e te karshillekut, qe do te sherbente me pas per nje kallezim te pagabueshem te pjesemarrjes ne faj.

Gjyqesia e Kadarese u vertetua nga koha si nje gjyqesi e mencur. Rreptesia ndaj atyre qe shperdoruan respektin e popullit ndaj pushtetit, mirebesimin e tij, ishte me se e nevojshme dhe ndeshkimet krejt te merituara. Shkrimtari sulmoi bastionin me te rendesishem te shtetit, majen e piramides se tij. Ai cmistifiloi enigmen e asaj qe quhet arsye shteterore, ne emer te se ciles mbulohen turpet dhe felliqesite me te medha te kesaj bote. Ai shembi kultin e rangut, mitin e zyres e te nepunesit, idoltarine e fryre te atyre qe jane lart. Dhe aty ku fillon shembja e idhujve te rreme, aty ka nisur emancipimi.

 

Dimrat ne Romanet e Kadarese (analize)

Ne qoftese Dimri i madh (ne botimin e pare titullohej Dimri i vetmise se madhe, 1973), i cilesuar nga kritika (pas perfundimit te fushates sa cinike, aq dhe mediokre, te ndermarre kunder tij) si nje roman-epope, kishte qene deshmi artistike e nje tronditjeje dhe qendrese heroike, Koncert ne fund te dimrit (1988) do te jepte kryesisht dimensionin humoristik te nje ngjarjeje krejt te ngjashme me te paren, vecse tashme e njohur dhe e provuar nga protagonistet e saj, te mesuar ne rrjedhat e historise se tyre te lashte, qe rebelohen pa mundim ndaj supershteteve.

Ne kete roman serioziteti eshte po aq i pranishem sa dhe e qeshura; drama dhe parodia, epopeja dhe farsa, tragjizmi dhe komizmi, aty shkrihen dhe aty alternohen, gjendjet emozionale jane nga me te befasishmet. Me te drejte vete autori, ne nje interviste dhene gazetes franceze Le Monde, e ka karakterizuar ate si nje roman me shume registra, si nje veper polifonike, si nje liber artistik sa dhe shkencor, politik sa dhe filozofik, histori e lufterave ideologjike ne shkalle te brendshme e globale, kronike e nje bote te trazuar ne kete fund shekulli novator. Kjo shkrirje e shume planeve, emocioneve dhe ideve, flet per nje veper qe gjykon kohen dhe boten, njeriun dhe shoqerine, te sotmen, te shkuaren dhe te ardhmen. Ky roman eshte ndoshta vepra me e kompletuar e Kadarese nga pikepamja e mendimit. Spektri ideologjik i saj i permban te gjitha ngjyrat, bashke me nuancat e tyre.

Polifonia qe permend autori nuk eshte gje tjeter vecse nje eufemizem per shumesine e ideve ose pluralizmin, sic e themi sot me vend e pa vend. I prere ne dy boshte, diakronikisht dhe sinkronikisht, romani ka shtrirjen dhe thellesine e nje vepre te fuqishme, ku hyjne e dalin shqiptare e te huaj, nepunes te thjeshte e zyrtare te larte, ministra te rrezuar nga pushteti dhe autoritete te reja ne ngjitje, djem e vajza shkollare dhe plaka te sklerotizuara, gjithe bota jone e vezhguar nga brenda e nga jashte, me nje perfaqesim enciklopedik; gjithe koha qe jetojme, me nje pasqyrim kaleidoskopik. Ai eshte nje liber i menduar me tere fuqine intelektuale te shkrimtarit te madh dhe i shkruar fund e krye me gjithe spontaneitetin e poetit shperthyes. Nje liber qe lind libra te rinj.

 

 

Ismail Kadare e Mikis Theodorakis

 

Ne vitin 2000, pas shume diskutimesh, komisioni mbreteror suedez i Cmimit Nobel akordoi cmimin e tij per letersine shkrimtarit kinez Gao Xingjian qe fitoi me filozofine dhe urtesine e trasheguar nga atdheu i tij lindor. Gao Xingjian (1940-) eshte romancier, dramaturg, skenarist, kritik letrar dhe piktor. Ne ate vit ndermjet emrave te kandidateve per cmimin Nobel figuronin edhe ato te dy artisteve te gadishullit te turbullt ballkanik, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ne fushen Letersise dhe artisti i talentuar grek Miki Theodorakis per Paqen (une do tia kisha dhene per muziken e tij). Megjithe deshiren e shqiptareve dhe grekerve per artistat e tyre, asnjeri prej tyre nuk e mori cmimin e pritur. Gao Xingjian e Ismail Kadareja kane nje gje te perbashket, pervec faktit te te qenurit shkrimtar gjenial, te dy kan jetuar ne Paris si disidenta dhe emigrante politik. Por per Ismail Kadarene, me sa duket, periudha e arte per kandidaturen per cmim Nobel mbaroi. Ne Shqiperi u vendos tashme pluralizmi dhe demokracia. Vetem se kjo me ben te dyshoj mbi vleren e vertete artistike te cmimeve! Akademia Suedeze e justifikon dhenien e cmimit per 2000 ne letersi Gao Xingjianit me vlerat universale te vepres se tije, me ciltersine gjuhesore dhe te ndjesive te tija etj. Kush ka ndonje mendim te ndryshem mbi arsyet e mosdhenies se cmimit Nobel dy artisteve ballkanike?

 

 

Kadare, ne seleksionin e UNESKO

 

Personaliteti i shquar i letrave shqipe, Ismail Kadare eshte shpallur para pak ditesh nga nje organizate joqeveritare shqiptare (URDNJ) si nje nga kandidatet e mundshem per te fituar cmimin UNESCO 2002. Kerkesa ka kohe qe i ka shkuar sekretarit te pergjithshem te ketij cmimi presitigjoz, zotit Vladimir Volodin, me qender ne Paris ku shkrimtari yne pritet te perballet mes shume personaliteteve boterore. Eshte hera e pare qe nje iniciative shqiptare rreket te propozoje nje personalitet te shumanshem te botes shqiptare, i njohur jo vetem si nje nga shkrimtaret me te lexuar dhe perkthyer ne gjuhet me kryesore te botes por edhe si nje veprimtar i mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut.

Disa here kandidat i cmimit Nobel i propozuar nga elita kulturore franceze, shume here deri prane kurorezimit ne seleksionin perfundimtar, propozimin per Ismail Kadarene pritet ta bejne edhe mjaft organizata te tjera te njohura, brenda dhe jashte vendit, organizata keto qe fokusohen ne te drejtat dhe lirite njerezore ne mbare boten.

I perfshire pothuajse aktivisht ne konfliktin me te fundit ballkanik, Kadare ka shfaqur publikisht pikepamjet kunder regjimeve tiranike e komuniste, ndersa ka qene kritik edhe per lidere dhe politika te aplikuara ne vende qe vinin pas rrezimit te dikaturave komuniste. Pavaresisht se me origjine shqiptare, shkrimtari i madh jo rralle here eshte vene ne mbrojtje te hapur te popujve te Ballkanit duke mos lene pa stigmatizuar edhe veset e perbashketa e te vecanta, mentalitetet percmuse.

Pjesemarres ne shume veprimtari nderkombetare, edhe te atyre qe merren me te Drejtat e Njeriut, Ismail Kadare ka dhene ndihmese te ndjeshme qe mbi mijevjecaret e urrejtjeve te ringrihen vitet e bashkejeteses dhe te mirekuptimit; shume here ka qene kryesues i simpoziumeve dhe debateve te rendesishme ne kryeqytetet perendimore.

Pertej dimensionit kulturor te padiskutueshem qe kane mjaft personalitete te rajonit, (madje edhe nobeliste te njohur), Kadare eshte nder te paktet qe bashkon shkrimtarin dhe humanistin e madh; pa kurfare ndjenje superioriteti ai ka fshikullura ashper politika dhe protagoniste qe mbjellin konflikte, ndersa ka qene i ketyre permasave edhe ndaj ceneve te reja dhe te vjetra te popullit dhe politikaneve te vet.

Jo vetem per publikun shqiptar por edhe per ate te huaj jane tashme te njohura leterkembimet dhe takimet e shpeshta me personazhet me te rendesishem te politikes boterore dhe evropiane, perfshi presidentet amerikane Klinton e Bush, presidentet franceze Miteran dhe Shirak, kancelaret gjermane Kohl dhe Shreder, kryetare shtetesh perendimore, ku shkrimtari i madh ka kerkuar marrjen ne mbrotje te popujve te vegjel, izolimin dhe ndeshkimin ligjor te dikataturave dhe diktatoreve si dhe dhenin e mbshtetjes financiare per ringritjen e tyre.

Anetari i Akademise sone te Shkencave, i disa akademive te huaja, fitues i mjaft cmimeve te rendesishem nderkombetar jo vetem ne sferen kulturore, pra Ismail Kadare eshte tashme edhe kandidat per cmimin UNESKO.



 

Sample Photo 2

 




 

Sample Photo 4

Brief Description



 

Sample Photo 6

Brief Description



 

Sample Photo 8




 

Sample Photo 10

Brief Description



 

Sample Photo 12

Brief Description

Sample Photo 13

Brief Description