Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Korrieri-Kadare

gazeta korrieri

Korrieri- Kadare

 

Kadare, fiton Shqiperine tjeter 

E Premte, 17 Qershor 2005

"La Gazetta del Mezogiorno" e perditshmja italiane i rikthehet cmimit te fituar nga shkrimtari yne Ismail Kadare, duke vene ne dukje Shqiperine tjeter; ate te artit dhe te civilizimit. E gjithe kjo e pare permes spektrit qe Kadare jep permes librave e tij, te perkthyer ne 40 gjuhe te botes

 

Dihet tashme qe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili qe nga viti 1990 jeton ne France, ka fituar cmimin e ri letrar "Man Booker International". Eshte preferuar nga nje seri autoresh te rendesishem nga e gjithe bota, si shkrimtari amerikan Xhon Updike, gjermani Gunter Grass dhe kolumbiani Gabriel Garcia Marquez, te cilet ishin mes 18 autoreve te 13 vendeve te kandiduara per kete cmim. Duke marre cmimin Kadare ka konfirmuar: "Jam nje shkrimtar i Ballkanit, nje pjese e Europes, e njohur per nje kohe te gjate eksluzivisht per peripecite njerezore: konfliktet e armatosuar, luften civile, spastrimin etnik. Shpresoj qe opinioni publik boteror dhe europian te kuptoje tani se Ballkani mund te jete burim, i nje lloj tjeter lajmi dhe rezultatesh ne art, letersi dhe civilizim. Kritiku letrar Xhon Keri pohon se "Kadare eshte nje shkrimtar universal, me nje menyre narracioni, qe merr origjinen nga Omeri". Ismail Kadare, sot ne moshen 69 vjecare, beson per nje te ardhme te re per Shqiperine. Ne librin "Poshterimi ne Ballkan", citon: "Koherat po ndryshojne ne gadishullin e Ballkanit. Nje tjeter gjenerate po rritet, me ide me te qarta dhe nje shpirt me te pasur.

 

Edhe pse nuk ka ende nje pushtet ekonomik e politik, shpirti i tyre ndjehet ngado: ne shkolla, ne auditore, ne familje, ne bar, ne internet. Eshte nje tjeter fryme, qe do nje tjeter Shqiperi, e cila refuzon varferine si fatalitet dhe imoralitetin si kush. Qe natyrisht desheron ti jape vendit te tij nderin e humbur". Ne ndryshim nga cmimi i vjeter me te njejtin emer, i rezervuar vetem per shkrimtaret e Britanise se Madhe, Irlandes dhe Commoneealth, vleresimi i ri eshte i hapur per te gjithe autoret qe shkruajne ne anglisht , apo qe veprat e tyre jane perkthyer ne anglisht. Edicioni i cmimit behet nje here ne dy vjet dhe vlen per shkrimtaret qe jane ne jete. Ky cmim ka konfirmuar akoma dhe nje here vlerat e vepres se Kadarese. Pak kohe me pare,. nje kolane prestigjoze amerikane publikoi novelen e tij "Dite kafenesh", duke e shitur me 800 dollare nje cope. Vepra eshte perkthyer ne me shume se 40 gjuhe te botes. La Gazetta del Mezogiorno

 

 

 

Ne Paris, ne Mrekulline e Lirise 

E Premte, 10 Qershor 2005

Dita nuk i ka limitet e zakonshme ne Paris, sepse atje ku duket se mbaron nje moment, te pret i gjalluar momenti tjeter, qe te duhet ta shijosh...ose te pakten thjesht ta prekesh. Ne fakt, i gjithe qyteti tashme eshte ne ankth, pas Referendumit. Por, jo per pasojat e tij, por per kandidaturen e merituar te Olimpiades "Paris 2012". Nderkohe, ne kryeqytetin e endrres- jeta vazhdon dhe mbi 60 milione turiste ne vit u kenaqen hireve te saj. Ajo qe te vjen keq eshte mungesa e pranise institucionale te artit shqiptar, ambasadoret e te ciles jane protagoniste. Ismail Kadare, Angjelin Prelocaj dhe Mitrovica jane mese te mirenjohur ne artin francez, nje nga me elitaret ne Bote. Gjithsesi, po nuk e pe dhe shijove endrren-kjo nuk mund te quhet. Prandaj te gjithe i grish Parisi per gjendjen qe te jep, qe kur largohesh te sjell nje gjendje: Ajo quhet Mrekullia e Lirise. Mbase prandaj francezeve u falet "NON", ose "kryenecesite e zakonshme" evropiane

 

 

 

Paris maj-qershor -Ben Andoni

 

"Te uroj te kalosh nje Paris te mire. Parisi s'eshte vetem qytet, eshte gjendje me vete dhe nje filozofi e tere. Mundohu ta shfrytezosh...". Keto fjale perkufizuese te nje mikes sime per Francen me kujtohen- teksa zbrez shume i ndrojtur ne "qytetin aeroportual" te Parisit "Charles De Gaulles". Me pas...droja- i ze vendin kureshtjes dhe ndjenjes se madhe te qenies ne Parisin e endrrave. Perndryshe duhet te zgjohesh, sepse ne Paris nuk ka kohe. Pragmatistit i duhet te llogarise kalendarin e interesave dhe vizitave. Te gjitha keto, ne pak minutat e kohes, qe ke ne dispozicion nga aeroporti per ne qytetin e Parisit...dhe qe jane te mbushura me slloganet "Oui" dhe "Non"...dhe kuptohet me Banderolat gjigande per Olimpiaden, qe kulmojne ne Ndertesen e Asamblese Kombetare me siglen "Paris 2012"...

 

Ne qytetin, ku nuk ka dite

 

Te duket se te gjithe parisienet jetojne me Olimpiaden dhe kete do e kuptojme ne ditet ne vazhdim. Puna e pare, qe te duhet te besh ne Paris, eshte qe te ngulesh mire kembet ne token e saj. Te duhet te percaktosh drejtimet ku do te ikesh dhe te fitosh kohe sa me shume...Me tej-te mesosh metrone, arteriet kryesore te qytetit dhe te besh nje plan te deshirave te tua, qe qyteti, me shkelqimin e zakonshem- "i zbeh" si te jene nje gjethe e harruar vjeshte. Parisi, vete, indiferent- te vezhgon nga siper, ashtu si ndjek dhe kersherine e gati 70 milione njerezve, te cilet e vizitojne Francen dhe ku kuptohet se pjesa me e madhe kalojne atje. Rituali eshte i njellojte per te gjithe: Ti blen nje harte dhe pastaj "Allez Paris". Qyteti ka njemije e nje fytyra dhe legjenden mund ta prekesh ne cdo vend. Por, ndryshe nga shume e shume qytete, qe bukurine e ke pak hipotetike-ate, te ashtequajturen "Meka e Artit dhe e modes"-e ke perpara syve. Ketu vete jeta duket se eshte nje elegance ne vetevete ndersa perditmeria nje mrekulli. Kjo situate do te na behet e prekshme fale nje akreditimi teper kortez nga Ministria e Puneve te Jashtme franceze. Ajo ka caktuar nje shoqerues fisnik, Thierry Colin-Baudelot, qe njeh mire disa gjuhe- i cili sipas nje programi teper cilesor dhe profesional-duhet te na mundesoje takimet me nje panel te tere lektoresh dhe analistesh franceze dhe te huaj ne Paris dhe Bruksel. Qellimi eshte te njihemi me politiken e Frances dhe Ballkanin ne shekullin e XXI, por ne asnje moment qe te harrojme Parisin...Dhe, Thierry e kupton mire kete- teksa ne intermexot e takimeve na propozon paqtimin ne kete vend. Ku cdo parisien ka kontributin e tij dhe ku ne mundohemi te rrokim te gjithe qytetin, qe nga Montmartre, Montparnase, "Mount "Ste-Genevieve dhe "Butte-aux-Cailles dhe lumin e saj, Senen e famshme, ku 'lundrojne' dy ishujt historike. Universi urbanistik, arkitekturor, na duket se ndryshon perdite, sepse edhe vendet e njohura i shikojme ne kende te ndryshme te qytetit. Por, Thierry na shpjegon se ne te vertete edhe planet urbane ndryshojne dhe persosen perdite dhe ato mbeten ne funksion te prekjes se madhe te Parisit modern. Pra, te atyre qe nuk duhet te shpetojne asnjehere nga qyteti: bukinistet-prane Notre Dam; monumentet e ndryshme ne Sene dhe kenaqesia e ecjes ne to; Kopshtet e Tuilerive; ato te Luksemburgut, ku Hugo ka vendosur Zhan Valzhanin e tij me Kozeten dore per dore; barkat e medha qe shetisin turistet; Kulles Ejfel-ku siper ne kulmin e saj 300 metra mbi toke "te pret" vete Gustav Ejfeli; Piramides dhe vete Luvrit; Harkut te Triumfit-qe e ndertoi Napoleoni dhe qe Hitleri e shikonte me aq shume ndjenje; Urat e pafundme te dekoruara me monumente dhe me ar mbi Sene; Vete Notre Dami-ku na duket se diku do te shfaqet Kuazimodoja; Saint Denis; Panteoni, ku fle gjumin e madh Volteri, Rusoi, Hugo, Dyma...por edhe nje Duraco. E shikoj me dashuri dhe respekt ndoshta pinjollin e familjes se hershme arberore; Muzeun e Invalideve, ku prane ne Kapele eshte varri madheshtor i Napoleonit...etj etj. Jo me pak e bukur eshte edhe pjesa klasike e qytetit, ne krahun e majte te Senes, ku rruget "e ngushta" te mbetura dhe kafete qe jane kudo, fshehin nje histori te madhe. Me aq njerez te artit, qe ka pasur ne France, kushdo mundohet te ndjeje dicka ndryshe, por pa zhurme, sepse Parisi e urren zhurmen. Atje-rendin e mban thjesht klasi i qytetit. Per "te ekzekutuar" kete mase -te gjithe qytetin e vigjelojne monumente te koheve dhe protagonisteve te ndryshem historie. Kurse neper muze dhe muze pa fund fshihen thesaret e tyre me te vyera historike, si Luvri-me te gjithe universin e artit; Orsay-ku shikon impresionistet dhe qe jashte mureve shesin pikturat e tyre dy shkodrane; Muzeun e Artit Modern; Muzene Guimet; Muzeun e Armeve-ku mund te shquash dhe redingoten dhe armet e Napoleonit dhe armet ne shekuj te frankeve, Muzeun e Pikasos, Muzeun e Monet, ate te Rodin, ate te Hygoit etj.

 

Jeta e nates ka prekje per kedo, por ne shqiptaret jemi shume te famijarizuar me emrin e "Mouline Rouge", qe eshte ne Montmartre apo kreperite; me larg me duken klubet e xhazit ne Saint Germain-e cila te lbyr syte me gjallerine e madhe; Opera; patjeter Champs Elysses me atraksionet dhe dyqanet e luksit; teatrot ne Grands Boulevards, Planet Hollywood dhe Lido..., Marais me baret e gejve dhe kuptohet per ne fund: dyqane arti dhe butike dhe butike ne fund...

 

Ata qe e bene mrekulline

 

Megjithese periferike, kjo pyetje te mundon ne France. Kush e ka bere kete? Kjo eshte pyetja qe i ben kujtdo ne Paris...Ne fakt nje gje ta thone te gjithe njesoj: Ajo eshte fryt i shume e shume artisteve te talentuar dhe zejtareve ne shekuj. Ata kane ditur te pershtasin ndikimin dhe afrimin me Francen te stileve te periudhave te ndryshme, perfshire dhe banesat e sotme. Ky dinamizem i jashtezakonshem nuk ka sesi te mos preke, atje kur merdhin pa fund ne majen e Ejfelit dhe ku ti shikon planin urban, mrekulli te qytetit dhe krahas te tjereve edhe largesine e kryeqytetit tend nga Parisi... Parisi, eshte si te thuash parendesi i stilit gotik, i cili eshte i manifestuar me se miri me Notre Dame...Ky stil u persos me shume gjate Luigjit te XI, qe ngarkoi arkitektin Pierre de Montreil te ngreje Saint Chapele dhe Royeale Chapel. Rilindja- eshte e lidhur me Chateaux e Luvrit. Te cilit perpara iu shtuan kopshtet e mrekullueshme te Tuilerive- ndertuar sipas stileve italiane nga Pierre Lescot... Ne shekullin e XVII qyteti do te transformohej nen ndikimin tashme te antikitetit. Kurse, arkitektura e religjionit- eshte manifestuar kryesisht ne kishat e tipit romanik me elemente te ndryshem te kolonave dhe statuetave. Ishte koha kur Lemercier ndertoi Sorbonne dhe Val-de-Grace. Por mrekullite duket se arriten vetem nen Mbretin Diell (Luigjin). Hardouin-Manart ngriti Invalides, kurse Somon de Brose beri mrekulline kushtuar Maria de Medicit me Pallatin e Luksemburgut, i cili eshte i rrethuar nga Kopshtet e famshme me te njejtin emer. Te mjafton vetem emri, qe te clirohesh dhe te prehesh i qete nen kembet e Mari de Medicit, apo statuetave te tjera..."Eshte vendi i qete dhe shpesh vi me gruan time", me thote Thierry, qe ndan si une serenitetin e momentit. Arkitektura klasike u ngrit kryesisht ne mes te viteve 1650 dhe 1750 me ndertimet e Kolonades se Louvre, Le Vau dhe Place de Concorde...Ne kete te fundit, keto dite ishin aq aktive ultra te djathtet e Lepenit per Referendumin, por edhe aziatiket me blicet e tyre qe i kenaqeshin se largu Kulles se Ejfelit dhe Parisit.

 

Moderniteti vazhdoi pastaj me Pallatin Mbreteror, Palais de l'Elyses dhe Palais-Bourbon, Teatrin e Odeonit. Te gjitha keto ndaluan perkohesisht ne kohen e e Revolucionit-me shpjegon Luan Rama, misionari yne ne UNESCO. Per shqiptaret qe shkojne per here te pare, eshte nje fat nese takon Luan Ramen. Jo vetem per kulturen, ne saje te ciles te lehtesohet prekja e magjise Paris-por predispozites se mire per imazhin e vendit te tij. Kjo eshte vlera e tij me e madhe: Dashuria per Shqiperine. Ai vijon: Viti 1789 shenoi shkaterrimin e ndertesave religjioze dhe madje edhe ndarjen e shtepive te medha. "Enveri, e paska pasur gati modelin"-i them Luanit, qe i gezohet sipas mundesise se tij serenitetit te Parisit. Ne kete vend duket se ka pasur vend per te gjithe. Napoleoni, p.sh. per te ngritur lavdine e tij ndertoi Luvrin dhe ngriti monumente te tilla si 'Arc de Triomphe' dhe 'Colonne Vendome'. Tek i pari te duhet te ngjitesh me shkalle rrethore, dhe kur mberrin ne maje degjon ne kafazin e shkalleve ofshamat dhe dihatjet ne gjuhe te ndryshme. Por, do te ishte vetem Napoleoni i III dhe fiksimi i tij per arkitekturen, qe do t'i sillte ndryshme rrenjesore Parisit. Ajo, ne ditet tona, vazhdon me aplikimet e mrekullueshme te xhamit qe shikohen p.sh. ne Kullat e La Defense, ne Institutin e Botes Arabe dhe Biblioteken Kombetare te Parisit...dhe, mbi te gjitha, ne projektin qe qyteti kozmopolit i besoi amerikanit Leoh Ming Pei -per Piramiden e xhamte te Luvrit.

 

"Edi Rama" i Parisit -Intermexo

 

Ne fakt kane jetuar ne shekuj te ndryshem, por mund te perqasesh nje ide se Edi Rama ne Tirane ka bere ate qe beri Baroni Haussman per Parisin ne kohen e Napoleonit te III. "I rrepti" kujtohet me respekt se hapi rruget dhe ishte nje planifikues shume i sakte urban. Adhuruesi i kultures romane krijoi kryqezime te medha dhe po ashtu zgjeroi rruget duke nxjere ne pah -p.sh. vepra te tilla si Opera Garnier ne Paris. Ai ishte pararendesi edhe parqeve te disnjeuara te tilla si Buttes-Chaumont, Monceau dhe Montsouris...Kur e degjoj nga Luan Rama, i cili e ka perqasur me pare kete ide- kuptoj se kjo ka qene nje pervoje per kryebashkiakun ambicioz te Tiranes, i cili ka mundur te percjelle nje fryme te tille per nje Tirane moderne...

 

Per Referendumin dhe "Paris 2012"

 

Te flasesh per Referendumin me duket si e tepert ne Paris, kur ke gjera pa pare dhe qe do te shikosh shume e me shume. Por, nuk mund t'i shmangesh pershtypjes. Nje dite para Referendumit- forcat e xhandarmerise dhe te tjera forca- qendrojne karvan perpara Asamblese Kombetare ne pritje te asaj, qe mund te ndodhte nga manifestimet e komunisteve dhe te djathteve. Por, ne fakt, ashtu si e shohim -asgje nuk mund te ndodhe ketu. Xhandaret, te sjellshem dhe te gjithe forcat e tjera te policise- jane te shtriqura ne disa autobuze, ndersa me te rinjte e tyre flasin pafund ne telefon. Me te vjetrit, shikojne perhumbesh dhe presin mbylljen e dites se lodhshme. Jane njerez te padukshem ne Paris dhe mundohen qe ky qytet-shtet te funksionoje ashtu si ngahere, duke i ndihmuar te gjithe...Ja pse, nje dite me pas, te dielen qe Franca i tha "Jo"-referendumit, duket se asgje nuk e ndryshonte ritualin e perditshem parisien. Kuptohet pervec qeverise, e cila priti rikompozimin dhe fytyren e trishtuar te Presidentit Shirak, i cili pohoi se do respektonte referendumin. Ne sheshin e madh shihej entuziasmi i ekstremisteve te dy kraheve, por qe kishte krejt tjeter fytyre me ekstremizimin tone. Duhet shtuar se francezet jane skeptike ndaj zgjerimit evropian dhe politikanit te njohur Nikola Sarkozi sqaroi- me mire nga te gjithe verdiktin e njerezve te "NON":" Francezet me 'Jo-ne' e tyre na shtyjne qe t'i japim fund imobilizimit tone, frikes sone, dhe qe te vihemi ne levizje pa humbur kohe!". Artizanet, bujqit, njerezit me shkolla te mesme, te papunet nuk kishin falur..ashtu si vite me pare Mastrihtin, packa se shume prej nuk dinin fare- se c'ishte Kushtetura... Stalinistet, trockistet dhe neofashistet duket se jane te nje mendimi: "Jo nje shteti supernacional, qe i ngjan SHBA-se". Ne kete vote- francezet perfshine gjithshka papunesine, druajtjen para globalizmit dhe konservatorizimin e tyre qe eshte klasik...Ata duan zhvillimin e vendit te tyre dhe menaxhimin, sindikatat..Ne fakt- kushtetuta e gjate evropiane, qe ishte shperndare ne te gjithe vendin- dukej se nuk e permbushte kete verdikt per francezet, qe e krisen me voten e tyre frikshem disi unitetin evropian.

 

Por, jo aspiraten e tyre per "Paris 2012". Essar Gabriel, drejtori i pergjithshem i "Paris 2012" do te na shpjegoje nje nga planet me madheshtore te Parisit per te pritur Olimpiaden. Ajo ndryshe nga qytetet e tjera kandidate, do shfrytezoje infrastrukturen e sotme me shtesa qe do te jene shume funksionale dhe ne te ardhmen. "60% e infrastruktures eshte gati, 20 % do te shtohen dhe 23 % do te jene te perkohshme", shpjegon burri- qe dikur ka qene basketbollist. I gjithe Parisi eshte kreshendo i bindur se e meritojne Olimpiaden dhe Komiteti Nderkombetar Olimpik e ka vleresuar me nota siperore pergatitjen e francezeve. Nje element te bind me shume per kete: I gjithe transporti publik ekzistues do t'i sherbeje Olimpiades...

 

Ne kete bote-shqiptaret

 

Ne kete pjese bote- jeton Ismail Kadare, Angjelin Prelocaj, Mitrovica, Tedi Papavrami, Inva Mula dhe nje dyzine te tjeresh, qe kane zerin e tyre...Fatmiresisht, fama e tyre e ka zbehur punen e Ambasades shqiptare. Ata jane perfaqesuesit me te mire te vendit dhe pikat e referimit, kur kujtohen per shqiptaret. Per me teper, jane ne klasin me te larte te artit parisien... Shqiperia nga larg duket se i ka ende syte e lbyrura nga Parisi dhe nuk e sheh punen e tyre...Kete e them se edhe pse muajt po ikin, ende propozimi i famshem per te vendosur monumentin e Skenderbeut ne "Place de Scanderbeg" nuk po behet. Kujtojme se ka qene koha kur Presidenti aktual Shirak ishte kryetar Bashkie dhe ai i dha lejen, pavaresisht kundershtive zyrtare shqiptare, emrin nje sheshi. Sot, shqiptaret hezitojne per monumentin. Ne Paris, ku kane Institut kulture serbet, ballkanasit, vendet e ndryshme arabe dhe ato latine- mungon nje institut shqiptar kulture. "Me vjen turp, qe kjo mungon sepse ne i kemi gati ambasadoret me te mire te perfaqesimit", shprehet Luan Rama, dikur ambasador i Shqiperise ne France...Kjo i ka bere tashme shqiptaret te treten pak nga pak ne jeten parisiene, por jo me nje ze te perbashket. Prej kohesh, Mitrovica, qe ka marre cmimin e madh te aktrimit ne vend-del perhere e me pak. Eshte aktiv Prelocaj me trupen e tij dhe nje nga zerat me te mrekullueshem shqiptare, por i ftohur per here e me shume- nga Shqiperia e tij per shkak te '97 apo kushedi se cfare...Kadareja vazhdon jeten e tij te ndare ne mes te Parisit dhe Tiranes- ndersa Tedi dhe Inva vazhdojne te mbushur me aktivitetet e tyre...

 

Per kafete e Parisit

 

Konsulli francez Pukevil prane Ali Pashait , ne shekullin e XIX flet per nje plak qe i flet frengjisht ne Permet. Cudia e Pukevilit nuk ishte te ky fakt- sesa qe plaku e pyet per kafenene "Le Procope" te Parisit, ku kishte njohur ata- qe bene historine e shekullit te XVIII Didero, Dalambert, Freret..etj, kujton Lumo Skendo, vete nje frankofon i permendur. "Nje zot e di, -thote Luan Rama-se si nje shqiptar ishte gjendur ne zemer te Parisit dhe ne kafenene me te famshme". Cudia vijon tek ne- kur lexojme se kjo kafe frekuentohej nga La Fontaine, Volter, Danton, Marat, Robespiere, Bonaparte, por dhe Balzak, Hygo e shume te tjere. E celur hapur ne vitin 1702 (atehere rruga quhej thjesht "Rue des Fosse-Saint-Germain" ), ketu vinin gjithashtu edhe Molier, Sand, Bomarshe. Emrat e tyre ne tashme i identifikojme vetem nga dy pllaka eliptike te mermerta. Per te qene te sinqerte, jeta parisiene nuk mund te shijohet pa njohur kafenete e famshme, te cilat jane "Le Procope" apo "Prokopi" sic e quajne shqiptaret, "Le Flore", "Les Deux Magots", "Lipp", "Closserie de Lilas", "Café Batifol". "Le Procope" ose "Kafeja e Jakobineve" sic ma kane treguar shqiptaret me grish vecmas. Luani me merr dhe nje karte anetaresie tek ajo...qe ta perdor ndonjehere... Ajo ndodhet ne nje kend te sheshit te Odeonit dhe eshte pikerisht aty- ku ky shesh bashkohet me "Rue de l'Anciene Comedie". Vendi eshte i mbushur me lule, te cilat duket se i kane rrenjet thelle ne muret e bukura. Prane "Le Procope" ka qene nje qender e famshme e jetes letraro e filozofike te shekullit 18-te dhe 19-te. Ne fakt, pak a shume si kjo- jane nje rradhe klubesh te tjera dhe kamarieret vene buzen ne gaz, asnjehere te besdisur, kur i pyet se ku rrinte Sartre. "Kolegu i tij-me thote Luani- i ka sherbyer Sartre". " Le Flore" eshte vendi ku Sarti qendronte me Simone de Bauvoir- ndersa pak me tutje Breton qendronte i zhytyr ne mendime ne te majte te lokalit...Luani flet gjithmone per nje bote virtuale, qe te grish e grish pa fund. Diku me larg, Kolones se Napolenit, eshte edhe Interkontinentali, ku Avni Rustemi vrau Esat Pashain, ndersa Luani me tregon pak me vone dhe vendin e Prustit. I gjori bente per dite te njejtin ritual: Blinte nje cokollate dhe sillen dhe shtynte diten e tij te ngjashme me nje dite me pare...Keto sjell ndermend tek "Le Flore", ndersa turma e njerezve e patrazuar ecen e ecen si ne nje karusel gjigand. Keshtu shijohet magjia, qe perben qetesine dhe "ajrin": Made In France. Pak me poshte eshte "Les Deux Magots", atje ku qendronte Folkneri, ndersa Hemingway me shume qendronte ne nje cep te Ritz, i cili duket i patrazuar edhe tani: Tamam atje nga ku Diana fatkeqe u nis per here te fundit. Ketu shikoj dhe prek nje pjese te mondanitetit. Por, kujdes edhe ne kafe ka hierarki: Ne "braserine" "Lipp", ishte vendi ku mblidheshin shpesh ekzistencialistet. Kurse pak me tej ne "Closserie de Lilas", ne kete kafene, qe eshte pothuaj dyqindvjece klientet- ishin artistet e Montparnasit si Pikaso, Modigliani dhe Apollineire, Oscar Wilde, Strindberg, Verlain. Ishte edhe vendi i skandaleve-shton Luani-qe shkembenin artistet pariziene me njeri-tjetrin.

 

Retrospektive-Shqiptaret ne Paris

 

Edhe ata nuk mund te ishin periferike ne kete lloj jete. Si nje popull qe e gjerbim pak si teper kafene, nuk mund te na ikte dhe ky lluks...Ne vitet 30-te, shqiptaret mblidheshin zakonisht ne nje kafene ne "Rue Favart", prane "Place de l'Opera Comique", apo ne "Café Berard" ne "Place Boildieu". Ishin Fundo, Kelmendi, Omari, Dishnica, Kokona, Vrioni e shume e shume te tjere... Sot, kjo tradite i shkon Kadarese ne Kafe "Ronsard", qe ndodhet afer "Jardins de Luxembourg". Ai zbret per cdo dite, sipas nje rituali te perditshem, dhe e perdor kafen e njohur per te punuar dhe medituar...Kurse kafene ne "Rue Maubeuge", qe quhet "Café Royale", e kane disa shqiptare ulqinakas. Kohe me pare dhe Enver Hoxha, e ka bere kete ritual, qe perseritej si te gjithe studentet e varfer. "Keshtu ditet i kalonte here ne 'Café Dupont', 'Quartier latin' apo 'Rue Rivoli' te cilat i kujton me nostalgji, apo ne 'Rue Castiglione; ku kujton ngjarjen e vrasjes se Esat Pashe Toptanit. Shpesh ngjitej lart drejt 'Père Lachaise' apo humbte bulevardit te gjere te 'Champs Elysées'. Mbremjeve kthehej dhe bashke me shoket e tij, mes te cileve dhe Sinan Imami, shkonin nga restoranti i nje permetari qe u jepte te hanin apo 'Chez Lazare' prane 'Place de la Sorbonne', sic thonin ata mes tyre. Pastaj i ngjiteshin 'Rue Monsieur le Prince'"-shkruan diku publicisti i njohur Rama..Kur kujtoj te gjithe kete dhe Bilioteken e mbipopulluar me titujt dhe autoret frenge te Diktatorit apo kushtuar figurave te Napolenit, Dantonit, Robespierit, nuk me te hiqet nga mendja fakti se pse ai duhej te transformohej ne nje te atille...Por, Parisin e shijoj dhe me kujtimet e mrekullueshme te Petro Markos dhe kujtimet e nje arradhe komunistesh te viteve '30 dhe te arratisurish te pas luftes...

 

***

 

Ky ishte Parisi im ne 9 dite. Kam lene pase Muzeumet; nje galeri te pafundem emrash te artit, qe i kisha pare ne ilustrime te keqia apo dhe lluksoze librash dhe nje dyzine muzerash te tjera te papara. Ne diten e fundit, kam pare Pikason dhe Hugoin, dhe kam admiruar lluksin e mbreterve franceze ne Versaje; heronj, qe kane dridhur Boten dhe sensin e Lirise...Kur ngjitem lart mes reve dhe Parisi behet i vogel e me i vogel, kuptoj se jam dehur...por kete here nga liria. Kuptoj se eshte ajo lloj dehje, qe e paten shume shqiptare, qe Enveri ua preu ditet dhe nuk i la te shikonin perseri Parisin e tyre...Sa do te doja te vija perseri tek ty...

 

 

"Djegesi i diktatures" pushton shtypin britanik 

E Shtune, 04 Qershor 2005

Fitorja e cmimit "Man Booker" nga shkrimtari yne Ismail Kadare nuk ka kaluar me indiferentizmen nga shtypi britanik. Perkundrazi lajmi i cmimit ka zene faqet e para te gazetave me te medha angleze. Per "The Independent" eshte shqiptari qe mundi gjigandet e letrave, per "The Guardian", te lexosh Kadarene eshte si te shohesh pendulin e shekujve te historise ballkanike, dhe te shkuaren dhe te ardhmen e Europes qe shkon sa para- mbrapa. Ndersa "The Times" e ka quajtur "Djegesi i diktatures"

 

Gazeta britanike "The Independent" ne faqe te pare ka lajmin per cmimin prestigjoz letrar me titullin, "Shqiptari mund gjigandet letrare per te fituar cmimin boteror." Gazeta shkruan se Kadare behet fituesi i pare i versionit nderkombetar te cmimit Man Booker per letersine. Ai mundi, vazhdon gazeta, gjigande te letersise si Gabriel Garsia Marques, Gunter Grass e Filip Roth. "Ismali Kadareja eshte nje shkrimtar qe ben nje harte te nje kulture te tere- historise se saj, pasionit te saj, folklorit te saj, politikes se saj, fatkeqesise se saj,"- citon gazeta kryetarin e jurise se cmimit, kritikun letrar britanik John Carey.

 

Kritiku britanik, Julian Evans shkruan ne te perditshmen tjeter britanike "The Guardian" se "shkrimtari shqiptar perdor ne veprat e tij similituden, alegorine dhe metaforen: si nje shqiptar nga jugu i Shqiperise, Kadareja, shkruan kritiku britanik, eshte i bazuar ne traditen epirote te kengeve qe disa studiues pretendojne qe eshte nje model nga kori i tragjedise greke". Dhe me pas shton: "Zeri i tij eshte unik, ai nuk eshte fare i ngjashem me ate qe ne e quajme shkrimtar 'bashkekohor', megjithese ai gjithnje ka reaguar perballe kohes qe jeton. Ta lexosh ate te duket sikur sheh pendulin e shekujve te historise ballkanike, dhe te shkuaren dhe te ardhmen e Europes qe shkon sa para- mbrapa. E sotmja, e nesermja nuk jane asgje me shume se nje nanosekonde". "Djegesi i diktarures fiton cmimin boteror Booker,"- shkruan gazeta "The Times". "Nje poet e romancier disident shqiptar, librat e te cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mund kater fitues te cmimit Nobel per te fituar cmimin e pare nderkombetar Man Booker,"- shkruan "The Times". Ai konsiderohet si nje nga shkrimtaret me te mire evropiane dhe eshte krahasuar me Gogolin, Kafken dhe Oreellin,"- shkruan gazeta. Vete shkrimtari Ismail Kadare eshte ndjere shume i vleresuar nga ky cmim, duke u shprehur optimist dhe per ndryshimet dhe per ndryshimet pozitive ne Ballkan. Cmimi Nderkombetar "Man Booker" i dhene per here te pare kete vit, synon te vleresoje nje autor qe eshte ende gjalle nga cdo vend i botes, qe "ka dhene kontribut domethenes per letersine boterore". Ismail Kadare, si fitues i cmimit, do te marre 60 mije paund britanik (88.000 euro), si dhe trofe ekstra ne ceremonine, qe do te mbahet me 27 qershor ne kryqyetin e Skocise, Ediburg. Gjithashtu do te marre dhe 15 mije paund per nje perkthyes, sipas perzgjedhjes se tij. Tetembedhjete autore te tjere ishin ne gare per te fituar cmimin, perfshire Saul Bellou, gjermanin Gunter Gras, cekun Milan Kundera etj.

 

 

Kadare fiton cmimin nderkombetar "Man Booker" 

E Premte, 03 Qershor 2005

Shkrimtari shqiptar triumfon ne gare me 18 autore te tjere, duke u shpallur fitues i edicionit te pare te Cmimit "Man Booker", qe vlereson novelistet dhe poetet, qe kane dhene "kontribut domethenes per letersine boterore". Kadare merr edhe 110 mije dollare, ndersa ceremonia e dorezimit te titullit do te zhvillohet me 27 qershor ne Edinburg

 

Ismail Kadare, novelisti dhe poeti i njohur shqiptar, eshte zgjedhur si fitues i Cmimit Nderkombetar "Man Booker", nje vleresim i ri per shkrimtaret me te njohur boteror. Kadare, 69 vjec, sipas agjencise franceze te lajmeve AFP, eshte nderuar me kete cmim per te gjithe vepren e tij, perfshire novela te tilla si "Prilli i thyer" dhe "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur". Libri i tij "Koncert ne fund te dimrit" i dedikohej prishjes se marredhenieve te Shqiperise me aleatin e saj disavjecar, Kinen, ndersa "Piramida" u vendos ne Egjiptin e lashte. Ne vitin 2000, - thote AFP, - Kadare botoi nje refleksion per Ballkanin, "Elegji per Kosoven", nje vit pasi NATO kishte nderhyre ushtarakisht kunder regjimit te Sllobodan Milloshevicit, duke i dhene fund represionit serb ne Kosove.

 

"Ismail Kadare eshte nje shkrimtar me nje shtrirje te gjere kulture - historine, pasionin, folklorin, politiken, shkaterrimin", tha Xhon Karej, kritiku letrar nga Britania e Madhe, i cili drejtoi panelin prej tre gjyqtaresh, qe vendosen per fituesin. Karej shtoi se "Kadare eshte nje shkrimtar universal, me nje tradite te tregimit te historive qe prej kohes se Homerit".

 

Ne nje deklarate te leshuar ne Londer, organizatoret e "Man Booker" shprehen se Kadare, i cili u largua ne drejtim te Frances ne fund te vitit 1990 perpara renies te regjimit komunist te diktatorit Enver Hoxha, ka thene se "eshte shume i nderuar" per fitimin e ketij cmimi. "Une jam nje shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e Europes qe per nje kohe te gjate eshte njohur vetem per lajmet e tragjedive njerezore, konfliktet e armatosura, lufterat civile, pastrimet etnike dhe gjera te tilla", eshte shprehur Kadare. "Shpresa ime e palekundur, - ka thene Kadare, - eshte qe opinioni boteror dhe europian te beje te mundur, qe Ballkani, te cilit vendi im, Shqiperia, i perket, te zere vend edhe per lloje te tjera lajmesh dhe te jete burim per lloje te tjera ngjarjesh, ne fushen e artit, letersise dhe civilizimit".

 

Per shkrimtarin e njohur shqiptar edhe vete nderimi i tij me nje cmim te tille te permasave nderkombetare tregon se shpresat per te ndryshuar Ballkanin nuk jane te kota.

 

Cmimi Nderkombetar "Man Booker", i dhene per here te pare kete vit, synon te vleresoje nje autor qe eshte ende gjalle nga cdo vend i botes qe "ka dhene kontribut domethenes per letersine boterore". Ky cmim rrjedh nga vleresimi "Man Booker" qe jepet cdo tetor per punen me te mire ne kinematografi per nje autor nga Britania apo Irlanda. Fituesi i ketij viti ishte Alan Hollinghurst per filmin "The Line of Beauty" (Linja e Bukurise).

 

Ismail Kadare, si fitues i cmimit, do te marre 60 mije paund britanik (88.800 euro ose 109 mije dollare), si dhe trofe ekstra ne ceremonine qe do te zhvillohet me 27 qershor ne kryeqytetin e Skocise, Ediburg, me 27 qershor. Gjithashtu, Kadare do te marre edh 15 mije paund per nje perkthyes, sipas zgjedhjes se tij.

 

Tetembedhjete autore te tjere ishin ne gare per te fituar cmimin, perfshire Saul Bellou, gjermanin Gunter Gras, cekin Milan Kundera, egjiptianin Naguib Mahfouz, shkrimtarer amerikane Filip Roth dhe Xhon Updike, si dhe kanadezen Margaret Atvud.

 

Kadare, i cili jeton mes Frances dhe Shqiperise, do te nxjerre edhe dy lira te tjere, njofton AFP. "Zevendesuesi", qe pritet te dale ne janarin e ardhshem dhe "Vajza e Agamemnonit", data e publikimit te te cilit pritet te shpallet, do te jete veprat e reja te shkrimtarit shqiptar per lexuesit e huaj.

 

El.Me

 

Te gjithe duan "Dosjen K" 

E Marte, 19 Prill 2005

Dosja per Kadarene pas bumit medatik ka kapercyer kufijte duke u bere shume e kerkuar dhe ne vende te tjera. Franca eshte e para qe ka kerkuar perkthimin e "Dosjes K". Tedi Papavrami do te kujdeset qe ta sjelle ate ne gjuhen frenge. Gjithashtu eshte ne tratative qe libri per Kadarene te botohet nga nje shtepi botuese amerikane, nje rumune, nje polake dhe nje greke. Botimi ne tirazhin e tij te dyte do te pesoje disa riperpunime, ku do te perfshihen dhe dhjete dokumente te tjera dhe nje pasthenie e autorit te saj, Shaban Sinani

 

Anduela NIKA

 

Francezet kane qene te paret ata qe kane dashur te shtine ne dore "Dosjen K". Ndermjetesi eshte violinisti Tedi Papavrami, i cili do te perktheje ne gjuhen frenge librin e Shaban Sinanit, i cili per mese 2 muaj ka zene faqet e para te shtypit me polemika, akuza e kunder akuza. E gjithe propaganda mediatika ka sherbyer qe Dosja per shkrimtarit Ismail Kadare te shkoje ne tirazhin e saj te dyte. Botimi do te pesoje disa riperpunime, ku do te perfshihen dhe dhjete dokumente te tjera dhe nje pasthenie e drejtorit te Arkivave, njekohesisht autor i librit, Shaban Sinani. Interes per "Dosjen K" kane shfaqur jo vetem mediat e huaja me analizat dhe shkrimet e tyre, por dhe disa shtepi botuese. Burime zyrtare kane pohuar se tashem eshte ne tratative qe libri per Kadarene te botohet nga nje shtepi botuese amrikane, nje rumune, nje polake dhe nje greke. Ende nuk eshte zyrtarizuar asgje, pasi gjithcka deri tani eshte ne nivel negocimi. E sigurte eshte qe botimi ne frengjisht do te behet nga Papavrami, i cili eshte perthyesi zyrtar i Kadarese ne kete gjuhe. Vepra "Nje Dosje per Kadarene" nuk e prezanton shkrimtarin si desident, por publikon nje te vertete qe Ismail Kadareja eshte censuruar, madje shume, por ai asnjehere nuk pati fatin e disa te tjereve.

 

Libri eshte i ndare ne dy pjese kryesore: ne nje studim te zhanrit letrar te Ismail Kadarese dhe ne prezantimin e afro 40 dokumentave mbi marredheniet e politikes se kohes me letersine, duke iu referuar Ismail Kadarese. Prof. Dr. Shaban Sinani thote se "ka shfrytezuar vetem dokumentacionin qe gjendet ne Arkivin e Shtetit", pra ate te Lidhjes se Shkrimtareve. "Une nuk kam shfrytezuar postin tim si drejtues i Arkivit te Shtetit, por kam shfrytezuar vetem ate dokumentacion qe eshte i shfrytezueshem per cdo qytetar tjeter shqiptar", - ka pohuar autori, pas nje sere aludimesh per aksesin e nje sere dokumentash nga ana e tij si drejtor i arkivave ne kete liber.

 

Puna per kete studim kishte nisur qe ne vitin 2002, kur ne publik filloi nje debat, te cilin Prof. Dr. Shaban Sinani e quan "nje debat kot", mbi zhdukjen e nje poeme te Ismail Kadarese (poema "Pashallaret e Kuq"). Ne fund, i gjithe debati mbi kete poeme rezultoi bosh pasi, pervec faktit se poema nuk kishte humbur, ajo ishte nje poeme thellesisht konformiste e realizmit socialist. "Njerezit flisnin me kompetence mbi zhdukjen e saj, pikerisht ketu nisi puna per kete dosje", - thote autori. Gjithsesi, qellimi i Prof. Dr. Shaban Sinanit ka qene "raporti mes politikes se kohes dhe letersise". Por, ne studim, raporti ka qene nominal duke iu referuar vetem Ismail Kadarese.

 

Ne studim jane sjelle afro 40 dokumente te kohes qe paraqesin censuren e ushtruar ndaj Ismail Kadarese. Madje, ne nje autokritike te tij, pas shkrimit te poemes "Ne Mesdite Byroja Politike u Mblodh", Ismail Kadare e quan veten deri edhe "armik". Fati i tij ishte vendosur nga Hysni Kapo qe kishte thene: "Le ta leme me kaq, ka mundesi te ndreqet". Ismail Kadare kishte bere autokritike edhe pas shkrimit te "Nepunesi i Pallatit te Endrrave". Te dyja keto vepra, perfshi edhe "Perbindeshi" dhe "Provokacioni" ishin censuruar per te mos u botuar kurre.

 

Dosjet qe i mohuan Kadarese Nobelin 

E Shtune, 26 Mars 2005

Studimi i Prof. Dr. Shaban Sinanit, "Nje Dosje per Kadarene", mund te jete shansi i munguar i Ismail Kadarese per te marre cmimin e munguar Nobel. "Kunder Ismail Kadarese jane derguar dy dosje prane akorduesve te cmimit Nobel [Akademia e Suedise], - tha Prof. Dr. Shaban Sinani, - te cilat kane bere qe ai te mos e fitoje ate cmim". "Ndoshta ky liber eshte nje dosje pro". Prof. Dr. Shaban Sinani ishte ne Durres, ne mjediset e Galerise se Arteve "Jozef" per nje bisede promovuese me komunitetin e artisteve te qytetit. Biblioteka Publike e Durresit dhe Shoqata e Artisteve te Durresit thyen akullin duke e ftuar studiuesin te flase, per here te pare, publikisht per vepren e tij.

 

"Nje Dosje per Kadarene"

 

Nje veper e studiuesit te mirenjohur Prof. Dr. Shaban Sinani e cila ka trazuar shume ujera. Ende pa dale ne qarkullim, akuzat e kunderakuzat per vepren filluan te fluturonin. Por, vete autori pranon se e mira vjen me te keqen. "Libri eshte problematik, une kam qene i pergatitur se do te kishte diskutime", - thote autori.

 

Por, ai ndjehet i lenduar nga akuzat qe para botimit, nga akuzat prej njerezve te cilet ende nuk e kishin lexuar. "Jam ndjere i lenduar nga refuzimi para leximit", - tha Prof. Dr. Shaban Sinani. Kurse kritikat pas leximit ai i mirepret pasi, gjithmone, nje pune e mire, sipas tij, "hap diskutime".

 

"Deri ne botim, ai ka qene indiferent, shume i ftohte, pa ndonje interes te vecante", - thote Prof. Dr. Shaban Sinani mbi marredheniet e tij me Ismail Kadarene mbi studimin. Ismail Kadareja kishte vizituar autorin ne zyre, por kishte ndenjur "vetem 10 minuta" duke mos treguar vemendje per te lexuar doreshrimin e studimit apo dokumentet qe do te permendeshin. "Por, pas botimit, qendrimi ka qene me i ngrohte, ndonese me disa rezerva". Sipas autorit, rezervat e Ismail Kadarese kishin te benin me qendrimin e tij te prejkohshem qe te hapen te gjitha dosjet, edhe ato te Sigurimit te Shtetit.

 

Ne Shqiperi s'ka me sekrete

 

Vepra ne vetvete paraqet nje risi. Vepra hap "dosje" dhe, sipas vete autorit, "termi dosje ende krijon irritim". Megjithate, Prof. Dr. Shaban Sinani, me modesti, "mohon se ka thyer ndonje tabu". "Ne Shqiperi s'ka me sekrete, s'ka mit sekreti, ketu ka shume pak gjera per t'u fshehur", - thote ai.Nderkohe, autori veren me se "lexuesi i ri e ka mirepritur vepren, ndersa brezi i vjeter ka shfaqur nje lloj tendence". "Une nuk kam seleksionuar dokumente me qellim nxirjen apo zbardhjen e dickaje, une thjesht i kam paraqitur ato", - thote Prof. Dr. Shaban Sinani, dhe brezi i ri duket se eshte me i akomodueshem dhe me i hapur kundrejt te gjitha kendveshtrimeve. Per autorin kjo eshte tregues se "shoqeria eshte me e pjekur se c'duket".

 

Nobel per Ismail Kadarene!?

 

Ndonese sapo ka dale ne qarkullim, studimit i jane bere recensione ne mediat italiane, greke, rumune, etj. Madje, vete autori thote se "studimi mund te botohet se shpejti ne gjuhen frenge, por ne nje version te ripunuar". Tani, kur Akademia e Frances te propozoje, ndoshta per te shtaten here, Ismail Kadarene per cmimin Nobel do te mund t'i bashkangjise propozimit edhe nje "dosje pro". Vepra e Prof. Dr. Shaban Sinanit nuk merr aspak persiper te beje kete gje pasi dokumentet e kohes, duke iu referuar realitetit te sotem, jane sa pro, aq edhe kunder Ismail Kadarese. Vepra "Nje Dosje per Kadarene" nuk e prezanton shkrimtarin si desident, por publikon nje te vertete qe Ismail Kadareja eshte censuruar, madje shume, por ai asnjehere nuk pati fatin e disa te tjereve.

 

Valbona Mehmeti

 

 

Kadare, jeta nen regjimin komunist 

E Shtune, 12 Mars 2005

John Cox, profesor i historise ne Universitetin Jezuit te Virxhinias ne SHBA, eshte duke shkruar nje liber per evoluimin e vepres letrare te shkrimtarit te shquar shqiptar, e pare ne kontekstin historik. Sipas tij, qe ne fund te viteve '50, u pa se Kadare do te ishte ndryshe nga shkrimtaret e tjere, derisa e ngriti letersine shqipe, ne nje nivel te rangut boteror

 

Nga Isabela Cocoli

 

Uashington

 

Veprat e Ismail Kadarese, tashme te njohura dhe te perkthyera ne rreth 60 gjuhe, kane filluar te hyjne edhe ne programet e studimeve universitare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kadareja, kjo pene e fuqishme, shumedimensionale e letrave shqipe, ka terhequr vemendjen jo vetem te shkrimtareve dhe kritikeve letrare neper bote por edhe te historianeve, te cilet e shikojne vepren tij ne shtrirjen kohore "e kaluar- e tashme- e ardhme". Nje prej tyre eshte John Cox, profesor i historise ne Universitetin Jezuit Wheeling te Virxhinias Perendimore, i cili po shkruan edhe nje liber per evoluimin e vepres se Kadarese, pikerisht ne kontekstin historik.

 

I ftuar nga qendra "Woodrow Wilson" ne Uashington kohet e fundit, John Cox, tha se ne librin qe po shkuan, ai synon te pershkruaje kushtet historike ne te cilat Ismail Kadare hyri ne jeten kulturore te Shqiperise si nje figure e shquar e letersise shqipe dhe te shpjegoje evoluimin e vepres se tij ne kohe dhe ne hapesire. Cox gjithashtu trajton ne librin e tij edhe rolin e shkrimtarit si intelektual ne zhvillimet politike dhe sociale te Shqiperise si dhe vendin e tij ne historine e inteligjencias ballkanike.

 

"Ndikimi i tij ne diskutimin politik ne ballkan eshte teper i fuqishem. Ai vazhdon te jete nje shkrimtar teper aktiv qe trajton tema nga me te ndryshmet, duke botuar mesatarisht nje liber ne vit, gjate gjithe peridhes qe kur eshte vendosur ne France ne fillim te viteve 90-te". Edhe vete Kadareja eshte teper i vemendshem per sa i perket raportit te mendimit itelektual te shkrimtarit me historine.

 

"...Vetvetiu letersia e ka dimensionin historik ne menyre te natyrshme, permasen historike. Pak a shume letersia eshte e gjitha historike ne kuptimin qe fakti edhe sikur diten e djeshme te tregosh eshte nje fare historie, sepse dita ka kaluar nderkaq, keshtu qe nuk duhet habitur nga kjo gje. Me perpara letersia ka qene e gjitha, letersia e vjeter antike per shembull, ka qene jo historike, por edhe me teper, ka qene mitologjike, me e thelle se historia, me e larget akoma. Domethene njeriu ka nevoje gjithmone, kur lexon, kur shkruan te marre nje distance me kohen, te marre nje fare largesie me kohen. Eshte krejt e natyrshme per cdo shkrimtar". Nje pjese te mire te veprave te tij, Kadareja e shkruajti gjate terrorit te regjimit te Enver Hoxhes, kur shkrimtaret persekutoheshin ashper nese shpreheshin sado pak kunder atij regjimi, thote John Cox. Por Kadare e goditi totalitarizmin me nje alegori te holle dhe jo lehte te kuptueshme, ashtu sic ishte edhe vete qendrimi i Ismail Kadarese ndaj regjimit komunist. Profesor Cox-i e kategorizon vepren e Kadarese ne tri forma, ne vepra qe i perkasin realizmit socialist, ne vepra qe i perkasin misticizmit dhe ne vepra metaforike apo alegorike. Jane pikerisht veprat metaforike apo alegorike te Kadarese, qe i perkasin zhanrit otomanesk, thote John Cox, te cilat perbejne kritiken e tij te heshtur dhe te holle kunder regjimit. Por duke levizur me mjeshteri ne kohe dhe duke shfrytezuar me po aq mjeshteri hapesirat intelektuale te pakuptueshme dhe rrejdhimisht te mbetura jashte kontrollit te regjimit diktatorial komunisht, duke u dhene disa veprave te tij nje sfumature te realizmit socialist, Ismail Kadareja mbijetoi dhe arriti ta ngreje letersine shqiptare ne nje nivel te rangut boteror. Qe ne fund te viteve 50-te thote John Cox, u duk qarte se Ismail Kadareja do te ishte ndryshe nga shkrimtaret e tjere shqiptare. "Kadare eshte shkrimtari me i famshem qe ka nxjerre Shqiperia. Ai eshte tashme gjeresisht i njohur. Ai eshte emeruar disa here per cmimn Nobel. Atij i njihet merita e zgjerimit te audinces se letersise shqipe dhe per sa i perket cilesise se saj artistike ai e beri ate nje kontribut te ri te letersise boterore". Kategorizimi i Cox- it gjen jehone edhe ne vleresimin e shkrimtareve te tille me njohje boterore si John Updike, i cili vite me pare e ka komentuar romanin e tij "Kronike ne Gur" ne revisten "The New Yorker", si nje "proze poetike e sofistikuar dhe e persosur, me nje stil tejet elegant dhe terheqes letrar". "Zeri i Amerikes"

 

Sfiden ndaj pushtetit ia besoi nje romani 

E Diele, 27 Shkurt 2005

Jete centauri, ajo e Ismail Kadarese. Per dekada shkrimtari ka qene i dyfishte, kontradiktor si kafsha mitologjike, gjysem i autorizuar dhe i nderuar nga regjimi komunist shqiptar dhe per gjysmen tjeter i censuruar. Rrebel dhe guximtar, deri ne ate pike sa te shperfaqe ne kryevepren e tij, "Pallati i endrrave", absurditetin metafizik te diktatures. I kujdesshem dhe oportunist, aq sa shkruan autokritiken ideologjike para Komitetit qendror te Partise Komuniste shqiptare, dhe te modifikoje historine e nje romani per te vendosur nje portret te diktatorit Enver Hoxha. Derisa, si kurorezim i gjithckaje, mundi te emerohej deputet dhe te trasformohej ne lule ne kopshtin e regjimit. Por cili nga te dy eshte Kadareja i vertete? Zgjedhja per te kerkuar azil politik ne Paris, ishte nje gjest i pavaresise intelektuale, pervecse nje refuzim moral i skllaversise, apo nje ves i nje aktori te konsumuar, nje veprim i llogarituir mire, madje dhe te aprovuar nga vete diktatori, per te perhapur ne bote imazhin e nje Shqiperie tolerante? Dokumentet, qe mberrijne nga Tirana deshmojne si njeren ashtu dhe tjetren mundesi. Tani e njohim ne detaje persekutimin ideologjik, kontrollin idiot dhe te detajuar te zyrtareve, motiovacionet qe kerkonte aparati i regjimit, shume me heret se te skualifikonin shkrimtarin, te vinin ne vend te sigurte veten nga akuza e bashkejeteses. Disponojme edhe tekstin, qe verteton nenshtrimin ndaj censures: nje makine gjysem publike me te cilen Kadare u perpoq te siguronte (duke ia arrire) nje mbrojtje politike dhe letrare.

 

Para se te guxojme ne gjykimin definitiv, eshte e drejte te kujtojme se vetem nje vit me pare, ne kasaforten e nje banke pariziene jane gjetur doreshkrimet e tre romaneve, te marra ne menyre sekrete nga Shqiperia: Kadare ia kishte besuar nje mikut te tij me rekomandimin per ti publikuar ne rast se do te vritej nga te derguarit e regjimit. Ne nje nga keto romane, "E bija e Agamemnonit", shfaqej qarte zgjedhja e lire e shkrimtarit, i cili vinte ne shenjester ritet dhe kurrupsionin moral te regjimit komunist. Por ne te njejten kohe, ne figuren e protagonistit, ne dyshimet e tij dhe ne poshtersine e tij, spikasnin si ne nje pasqyre, komplekset e fajit te vete Kadarese. A mund te shiten endrrat dhe dashurite- ky eshte thelbi i historise- vetem per te marre ne kembim pak paqe dhe mundesine per te publikuar veprat? Pergjigjia ishte: jo, nuk mundet, pasi ai qe shet nje cope te vetes, do te perfundoje hap pas hapi, te sakrifikoje edhe pjesen tjeter ndaj kultit te pushtetit.

 

Eshte e mjaftueshme nje dyshim i tille, i ndershem sa dhe ankthsioz, eshte romani sekret qe e mban, per te cuar te lire Kadarene tek gjykata imagjinare e shkrimtareve? Apo shkrimtari mbetet, pavaresisht nga te gjitha, simboli i cmimit te paguar nga diktatura e '900? Nje artist ne revolte, i tentuar nga bashkepunimi, ne nje dyzim mes shembullit te Solgenitsin dhe privilegjit te intelektualeve te regjimit?

 

 

Ky ishull monist ne Tirane! 

E Enjte, 24 Shkurt 2005

Nga Blendi Fevziu

 

Disa dite me pare, nje cope Shqiperie e se shkuares, e harruar prej shumeve dhe krejt e panjohur per ata qe jane nen 30 vjec, u shfaq befas ne ekranet tona. Nje mbledhje solemne, e jashtezakonshme, nje kongres apo aktiv, plenium apo nje emer i ngjashem me keto, bllokoi nje nga godinat me te bukura ne qender te Tiranes. Ate, qe per cudi, ende vijon te mbaje nje emer absurd: Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise!

 

Nje institucion i krijuar ne ditet e para te diktatures komuniste, i vene krejtesisht ne funksion te propagandes se saj dhe peng i nje filozofie te mbrapshte sipas se ciles, gjithkush qe kishte nje lidhje me letersine, artin apo kulturen ne pergjithesi, duhej te ishte anetar i kesaj megashoqate. Por nese ne vitet e komunizmit dhe ne ate kontakst e gjitha kjo kishte nje kuptim, nese komunizmi investonte per ate shoqate dhe anetaret e saj kishin se paku mundesine te perfitonin dicka prej saj, rikthimi i Lidhjes se harruar ne qender te vemendjes se opinionit, ishte as me shume e as me pak, rikthimi i nje kohe dhe nje tematike te harruar, qe per shume vete ne Shqiperi, ngjan me se paku qesharak.

 

Ne te vertete, ky ishull i fundit i mentalitetit te vjeter dhe shoqerise moniste ne qender te Tiranes, duhej te ishte bere prej kohesh pjese e shoqerise se sotme shqiptare. Kjo nuk ka ndodhur per shume arsye, por do te ishte turp, qe 15 vjet me pas, ne ate qe dikur ishte Lidhja e Shkrimtareve dhe vlera e se ciles, barazohet sot vetem me arkitekturen e mrekullueshme te godines qe mban peng, te rikthehej gjuhe, stili dhe mentaliteti i komunizmit.

 

Ka se paku tre arsye qe Lidhja e Shkrimtareve nuk duhet te ekzistoje.

 

I pari, eshte ai moral. Ky organizem i krijuar per mbrojtjen e shkrimtareve ne pjesen me te madhe te kohes u shnderrua ne nje instrument i ndjekjes, denimit apo censurimit te tyre. Eshte e kote qe per te vertetuar kete te qemtosh detaje, fakte apo emra, pasi kjo eshte nje e vertete e njohur dhe e pranuar nga te gjithe. Jo rralle, madje edhe ne ate kongres, shume nga artistet qe kane vuajtur denimet e dhena nga diktatura dhe te bekuara nga vete Lidhja, jane monumente te gjalla te persekutimit qe vinte nga ai organizem.

 

I dyti, eshte nje argument llogjik. Veshtire te gjesh nje vend tjeter te botes, ku te gjithe ata qe kane lidhje me artin e kulturen, me letersine apo kritiken, te perfshihen ne nje organizem! Ky model i sajuar nga regjimet komuniste, por komik per boten moderne, duhej te kishte vdekur bashke me regjimin qe e sajoi. Si mund te mendohet qe ne te njejtin organizem te rrine edhe Ismail Kadare edhe nje rapsod popullor nga Mirdita; edhe nje poet si Ervin Hatibi edhe nje bejtexhi qe boton libra me fytyren e tij ne kopertine dhe qe shitet kryesisht ne stacionet e autobuzeve, edhe nje piktor super'realist me nje nga te rinjte qe aplikojne instalacionet apo gjithfaresoj novacionesh te papranueshme per nje pjese te Lidhjes.

 

Se treti, nese shkrimtaret, artistet ose ata qe kane lidhje direkte apo indirekte me ta duan te organizohen ne nje shoqate, grupim, rryme apo kushedi cfare, ata mund ta bejne kete mbi bazen e ngjashmerise se stilit, preferences per llojin e artit qe aplikojne dhe afersise filozofike! Kjo eshte e njohur kudo dhe eshte padyshim e llogjikshme. Bota ka njohur me dhjetra rryma dhe grupime te bashkuara pikerisht mbi kete filozofi. Edhe Lidhja e Vjeter e Shkrimtareve, i ishte nenshtruar te njejtit stil. Sipas regjimit te kohes, ne Lidhje bashkoheshin te gjithe ata qe artin e tyre e mbeshtesnin mbi Realizmin Socialist. Pra nuk kishte nje hallakatje te tille dhe forma ishte gjithsesi korrekte.

 

Per keto arsye, por padyshim edhe me gjere, akti me civil qe Lidhja e Shkrimtareve mund te beje eshte vendimi per t'i dhene fund asaj, shkrirja dhe dorezimi i godines qe ka zaptuar ne qender te Tiranes, per ta vene ate ne dispozicion te shtetit apo per ta perdorur per ndonje gje me te dobishme. Ky do te ishte njeherazi, edhe mbyllja formale e llogarive te artit dhe letersise shqiptare, me kohen e harruar te Realizmit Socialist.

 

 

        

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

"Nje dosje per Kadarene", pasqyra e raporteve te shkrimtarit me diktaturen 

E Merkure, 23 Shkurt 2005

Publicisti Shaban Sinani, ka publikuar me ne fund, nje liber per dhe me Ismail Kadarene, nepermjet dokumentave qe ruhen ne Arkivin e Shtetit per shkrimtarin e shquar shqiptar. Dosja, me shume se nje histori e plote nepermjet shkresazh zyrtare, eshte nje copez pasqyre, ku brezat mund te shohin ne menyre te qarte, raportin e veshtire te shkrimtarit dhe artistit me diktaturen ne Shqiperi. Nje raport, qe shpjegon me se miri te gjithe kalvarin neper te cilin ka kaluar vepra e tyre, per te pare driten e botimit, ne ate forme qe i ofrohej lexuesve 

 

 

"Purgatori" i Kadarese ne nje botim shkencor 

E Merkure, 23 Shkurt 2005

Luan M. Rama*

 

Ishte viti 2002 dhe nuk kishin kaluar as dy muaj nga dita e fillimit te sherbimit tim ne krye te Ministrise se Rendit Publik, kur, nje telefonate pershendetese e Ismail Kadarese per cfare kishim mundur te arrinim per bllokimin e trafiqeve, sidomos te trafikut te qenieve njerezore, me solli ne mendje nje ambicje te hershme: hartimin e nje vepre mbi sjelljen e atyre institucioneve qe dikur quheshin "organe te ministrise se puneve te brendshme" ndaj shkrimtareve dhe artisteve.

 

Puna per nje kohe relativisht te gjate si gazetar me kishte dhene mundesi te njihja shume prej protagonisteve te te dy paleve: te persekutuar e persekutues, te rekrutuar ne sherbime te fshehta dhe rekrutues, spiune e te spiunuar, vullnetare te zellshem e te devotshem dhe te tjere qe kishin qene te detyruar te pranonin detyren, me nje fjale "vullnetare" te pavullnetshem. Nje bote e cuditshme, e mbushur me mistere dhe mbi te gjitha e mbushur me "gjahtare te shpirtrave njerezore".

 

Dhe ja, une isha ne krye te asaj ministrie qe kishte pikerisht arkivin ku duhej dhe mund te gjendeshin doreshkrime te ndaluara, vepra te burgosura; te shkrimtareve te denuar ose te padenuar, te cilat perbenin nje lende terheqese per mua, per te me sherbyer per te shkruar nje studim monografik per letersine e ndaluar dhe raportet e krijuesve me pushtetet ne periudhen komuniste.

 

Ndersa koha shkonte me shpejtesi sipas kalendarit te vet te perjetshem, gjithnje e me shume vereja se, me aq liri sa me teperonte, nuk do te kisha mundesi te merresha me keto doreshkrime ne teresi. Gjithsesi, mund te beja dicka me te kufizuar. Si e kane pare syte e policise politike vepren e I. Kadarese? Kjo pyetje mund te ishte objekti i kerkimit tim tashme te ndare nga e pergjithshmja.

 

I entuziazmuar jo aq nga ideja, por me shume nga ajo qe prisja te arrija, ia transmetova kete zgjedhje Kadarese. Ai jo vetem e priti mire, por dhe me inkurajoi. Kjo eshte ne gje e rralle, qene pak a shume fjalet e Kadarese. Nje minister i brendshem qe jo vetem lejon te tjeret, por punon vete per te botuar doreshkrimet e policise per shkrimtaret - kjo eshte me shume se nje ceshtje kulture, kjo eshte shprehje e perparimit te mendesise shqiptare dhe nje shenje e mire per vendin.

 

Kjo dashamiresi e shkrimtarit ishte nje nxitje tjeter per ta realizuar kete projekt, i cili, ne mendjen time, lidhej edhe me nje synim vetjak per te ndryshuar perfytyrimin publik per ministrin e rendit. Gjithnje me kishte shqetesuar fakti qe, per rrethana te njohura, figura e ministrit te rendit shihej gati-gati si nje figure e demonizuar, qe per shumekend duhej doemos te ishte me portret te ngrysur, me fytyre te zeze, rreptesisht i ngrysur, kurre i buzeqeshur, qe te tjeret duhej ta kishin frike.

 

Duke pasur bindjen se qenia minister nuk te ben as me te mencur, as me me autoritet, por thjesht me pergjegjes, e ndieja si pjese te detyres sime ta ndryshoja sadopak kete perfytyrim, duke e paraqitur ministrin e rendit ne publik ne nje pamje me qytetare. Kjo iniciative jam i sigurte se do te me ndihmonte per ta arritur dhe kete qellim.

 

Koha rrodhi me shpejt se c'e kisha menduar. I detyruar te ndiqja perparesite dhe urgjencat funksionale, vecmas luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar - ne fakt pikerisht ne ato muaj Shqiperia u be per here te pare nje reference pozitive ne mjediset nderkombetare per kete - erdhi nje dite dhe sherbimi im ne krye te Ministrise se Rendit Publik mbaroi dhe thuajse ne te njejtin cast mendova se ndoshta e kisha humbur edhe shansin e realizimit te vepres qe kisha ne krye.

 

Por ja, tani une kisha ne tavolinen time te punes nje liber te ngjashem, me studime dhe dokumente, titulluar "Nje dosje per Kadarene", me autor studiuesin Shaban Sinani.

 

Gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte se te pakten nje veper e ngjashme u shkrua, sido qe jo me burimet qe une kisha pasur ne mendje, por me dokumente partiake dhe te ngjashme me to. Megjithese te nje kategorie tjeter, dokumentet e ketij libri ishin po aq me karakter policor, sa dhe dokumentet e policise qe doja te koleksionoja une kishin karakter politik. Kisha perpara nje veper qe kishte analogji me projektin tim, po, gjithsesi, nuk e pengonte aspak iniciativen time, perkundrazi, vetem e ripercaktonte ate, duke e lehtesuar.

 

Nga ky liber del se Kadare kishte probleme serioze me pushtetet jo vetem ne koherat kur sulmohej publikisht, por edhe ne kohe ne dukje te qeta, madje edhe atehere kur vepra e tij formalisht quhej "e vleresuar". Kadare ishte ne kontroll jo vetem kur gabonte, kur ne veprat e tij gjenin "lajthitje ideologjike", por edhe kur rastiste te shkruante "ne rregull", domethene sipas kerkesave te realizmit socialist. Mund te duket e cuditshme, por nga dokumentet shihet se ai ishte nen mbikeqyrje edhe kur nuk shkruante fare! Doktrina i kerkonte shkrimtarit t'ia paracaktonte vepres se vet cilesite ashtu si e donte ajo, por kjo, per artin e pavarur, eshte po aq paradoksale sa dhe t'i kerkohet nenes per t'ia zgjedhur cilesite femijes para se te linde.

 

Duke njohur, permes ketij libri, vetem nje pjese te nje mali te tere fajesh dhe gabimesh qe kane renduar mbi shkrimtarin, lexuesi sheh se, ne mos ferri vete, procesi i shkrimtarise per I. Kadarene ka kaluar permes nje purgatori te vertete. Ferri ndoshta gjendet ne ate pjese te dokumenteve qe ruhen ne arkivin e Ministrise se Rendit Publik. Ne kete proces I. Kadare arriti te ruaje te pashtrembermuar karakterin e letersise se tij. Duke e deshmuar kete, libri mund te quhet nje model se si duhet t'i serviren publikut burimet.

 

Ku jane ata qe nuk iu ndane shkrimtarit per me shume se tri dekada me radhe dhe ndoshta edhe sot vazhdojne te kerkojne gabime e lajthitje te reja tek vepra e tij? "Rruges per ne theqafje ketejpari i rane", thote Migjeni. Le t'i leme ne fatin e tyre, Shen Pjetri duhet te kete pune me ta.

 

"Nje dosje per Kadarene" eshte nje veper e shkruar me baraslargesi ndaj faktoreve politike e kulturore ne Shqiperine e dikurshme dhe ne ate te sotme. Perkunder rendeses morale qe mbajne shume nga dokumentet qe libri permban, vete vepra e autorit eshte shkruar me nje qytetari dhe distance nga deshira per te penguar, ndaluar, denuar, njollosur, derrmuar. Kjo eshte ne veper qe u jep mundesi lexuesve te shohin se si burimet flasin vete. Vetem faktet jane te pagabueshem dhe te palakueshem. Opinionet dhe konsideratat edhe mund te lakohen. Ne Shqiperi madje lakohen mire. Prandaj cmistifikimi i se shkuares nuk mund te pritet me lojerat "ul e ngri" te nje autori a nje tjetri, mundesisht duke hyjnizuar njerin dhe rroposur tjetrin, por duke zbuluar te fshehtat.

 

Deshironi t'i beni njerezit te lire? Jepuni fakte dhe burime dhe ata jane te zote te mendojne vete! Historia duhet te flase me gjuhen e vet, duke perfshire edhe historine e letersise. Sikurse na ka mesuar nje nga kryeparet e mendimit njerezor, Ciceroni, detyra e pare e historise eshte t'i shmanget genjeshtres; e dyta- te mos e fshehe te verteten; e treta- te mos jape shkase qe te dyshojne per anesi.

 

Shumica e dokumenteve te ketij libri jane shprehje e nje klime kulturore qe sot nuk mund te perfytyrohet. Por lexuesi ka nevoje per kete perfytyrim, sepse, per ndryshe, rrezikohet te mos e kuptoje as letersine e asaj kohe. Ky eshte nje sherbim i vlefshem per dijen dhe mendimin shqiptar.

 

* Ish minister i Rendit Publik

 

 

 

"Dite Kafenesh" e Kadarese, nje kopje 780 dollare 

E Diele, 16 Janar 2005

Shkrimtari shqiptar ka botuar ne kolanen amerikane Rainmaker novelwn "Ditw Kafenesh". Njw narracion fin i Kadaresw dhe pamja shume moderne e librit me kopertine metalike kabw bwrw qw ai tw shitet me 780 dollarw copa. Njw ish drejtor biblioteke nw Durrws bwn pwrkthimin nw anglisht nw librit. Ismail Kadare dhe nobelisti Salman Rushdie jane dy autoret me te rinj qe i janw shtuar listes se edicioneve Rainmaker

 

Novela "Dite Kafenesh" e autorit Ismail Kadare botohet ne gjuhen angleze ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) ne nje version teper lukzos. Instituti Nderkombetar i Letrave Moderne (INLM) ka ndermarre botimin e noveles vetem ne 125 kopje dhe nje kopje do te kushtoje 780 dollare amerikane. Novela do te shtypet ne nje leter te vecante me kopertine metalike dhe te gjitha kopjet do te jene te firmosura nga vete autori Ismail Kadare. INLM-ja, nje organizate jofitimprurese me qender ne Universitetin e Nevadas ne Las Vegas te SHBA-se dhe ne Universitetin e Uellingtonit ne Zelanden e Re, eshte themeluar ne vitin 2000 per te promovuar shkrimtaret e rinj dhe te njohur ne mbare boten. Ismail Kadareja e shkroi novelen "Dite Kafenesh" kur ishte student ne Institutin e Letersise Boterore "Maksim Gorky" ne Moske ne moshen 19 vjecare. Ajo eshte botuar vite me vone si pjese e vepres "Qyteti pa Reklama". Novela eshte perkthyer ne anglisht nga Pirro Dollani.

 

Cfare perfaqeson INLM-ja

 

INLM-ja u themelua ne vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti amerikan Glen Shefer. Zyrat qendrore te ILNM-se ndodhen njekohesisht ne Universitetin e Nevadas ne Las Vegas te SHBA-se dhe ne Universitetin e Uellingtonit ne Zelanden e Re. Ne Bordin e drejtoreve ndodhen emrat me te shkuar te letersise boterore, perfshire edhe nobelistin nigerian Uole Sojinka. Vete Ismail Kadareja eshte anetar i bordit te keshilltareve.

 

Misioni kryesor i INLM-se eshte promovimi i shkrimtareve te rinj dhe te njohur qe vijne kryesisht nga vendet qe gjendeshin apo ende jane nen regjime represive. Neermjet perkthimeve ne gjuhen angleze, INLM-ja ndermerr te botoje ne versione teper luksoze vepra te autoreve te vecante. Botimet e ketilla njihen me emrin "Rainmaker Editions". Qe pej vitit 2000, autoret qe kane patur nderin te botohen nga INLM-ja jane Toni Morrison, Rasell Benks, Uole Sojinka, Kenzaburo Oe, Kerol Ots, Ismail Kadare, dhe Selman Ruzhdi.

 

780 dollare per "Coffeehouse Days"

 

Perkthimi u mundesua nga Pirro Dollani. Perkthyesi, i cili deri ne vitin 1994 ka qene drejtori i Bibliotekes Publike te Durresit, punon prane Institutit te Filmit ne Universitetin e Nevades ne disiplinen e skenarit.

 

"Dite Kafenesh" (ne anglisht "Coffeehaouse Days") do te botohet vetem ne 125 kopje. Ne fakt, libri nuk shitet publikisht, por i jepet vetem bibliotekave apo institucioneve te tjera te ngjashme. Cmimi eshte 780 dollare amerikane. Lidhja e librit me dore, shtypja e tij ne leter te prodhuar vecanerisht per kete liber, dhe kopertina metalike bejne qe cmimi te jete i larte. Per me teper, te gjitha kopjet do te jene me autografin e autorit Ismail Kadare. Novela e Ismail Kadarese shoqerohet edhe me nje ese te studiuesit te mirenjohur amerikan Prof. Bob Shuman. Ky i fundit e quan Ismail Kadarene si "si nje desident te shquar te realizimit socialist". Ne qender te noveles se Ismail Kadarese jane dy te rinj qe kerkojne nje doreshkrim te humbur te Andon Zako Cajupit. Perpjekjet e tyre per ta gjetur doreshkrimin mbeshtillen me mjegullen e dyshimeve dhe te mjedisit politik te kohes ne fundin e viteve '50-te. Novela u ndalua te botohet ne kohen kur u shkrua. Ajo u publikua vetem ne gazete ne vitin 1962. Me vone, novela u be pjese e romanit "Qyteti pa Reklama".

 

V. Mehmeti

 

 

"Samurajt" e shekullit te XXI, "kthejne syte" nga shqipja e larget 

E Merkure, 01 Dhjetor 2004

Japonia eshte me mijera kilometra larg nga Shqiperia, gjeografikisht, por me sa duket eshte po kaq dhe nga anet e tjera. Per here te pare per Shqiperine eshte shkruajtur gjeresisht ne vitin 1939 nga ish-kryeministri i vendit, qe kishte qene atbote me mision diplomatik ne Turqi dhe qe nuk kishte qene fare ne Shqiperi. Ndersa me vone, kane vijuar perpjekje sporadike, qe jane shtuar disi ne vitet '70 me ekspansionin e veprave te Hoxhes nga ana e marksisteve japoneze. Kuptohet se fytyra e vertete e Shqiperise, ne ditet tona, percillet vetem permes Kadarese. Dhe, vetem nje perpjekje eshte bere nga nje ose dy shtepi private, qe kane perkthyer direkt nga shqipja "Gjeneralin" e Kadarese dhe "Qytetin e Fundit" te Petro Markos. Gjithe letersia shqiptare eshte perkthyer nga frengjishtja. Ketu merr jete dhe perpjekja e nje profesori te mrekullueshem japonez, Iura, njohes i mire i gjuheve ballkanike, i cili eshte duke u perpjekur prej nje viti, qe te percjelle kete gjuhe ne nje kurs fillestar me 30 nxenes, ndersa mundohet dhe vete qe te perktheje. Por, e ka te veshtire, per me teper me nje vend, qe shume nga japonezet, ka te ngjare qe te mos e dijne dhe se nga eshte... vendi qe quhet Shqiperi

 

Ben Andoni

 

Nje nga Rangers, qe ruante Parkun e Butrintit, nuk i linte dy vjete me pare ne vjeshte, nje cift studentesh, qe te futeshin ne qytetin antik. Shifra e kerkuar i stepte dy japonezet, qe kerkonin te futeshin me cdo kusht. Te sakte deri ne mani, ata kishin gjetur autobuzin e mesuesve te Ksamilit, dhe kishin udhetuar deri ne Butrint, ne ate mengjez shtatori. Por nuk mund te kuptonin qe nje deshire e tyre (studente historie), te shperblehej keshtu...Ishin nga Japonia teper e larget...

 

Gjithmone kur e kemi degjuar Japonine, mendja na ka vajtur njeherazi ne dy gjera. E para ne zhvillimin e jashtezakonshem te elektronikes, per te cilen, gjithmone e kemi menduar si sinonim te Japonise; dhe e dyta per Bomben atomike. Per te qene te sinqerte, ne Gjeografine e Shteteve, te cilen e kemi mesuar ne vitin e trete te Gjimnazit ka dhe shume e shume te dhena, qe nderkohe mungojne nga ana tjeter per Shqiperine ne Japoni. Nga nje arsyetim i lehte, kupton se rregjimi komunist e respektonte nga larg kete shoqeri superiore, kuptohet me bishtin e zakonshem nga prapa: "Ai eshte nje vend kapitalist". Kjo gjithsesi, nuk i ka penguar shqiptaret, qe nga larg ta respektojne Japonine. Per shume shqiptare, Japonia, mbetet nje simbol i vertete i punes dhe perpjekjeve per te mbijetuar ne kushtet e mungeses se lendeve te para. Eshte pak te thuash se shqiptaret, tradicionalisht dembele, e admirojne Japonine. Ndersa, shume me ndryshe ka qene shikimi i japonezeve per Shqiperine. Ai gjithmone, ka qene i njohur vetem gjeografikisht, nga nje pakice, kundrejt paditurise se pergjithshme per te. Por, nje pakice ne kete minikomunitet ka shkuar dhe me tej. Nje perfaqesues i tille ne ditet tona, eshte padyshim Profesori 'i ri' ne moshe, por i vjeter ne perpjekjet e tij, Ichura Iura (Jo Iiura-kembengul ai), qe ne fushen e interesave te tij te jashtezakonshme intelektuale ka shtuar edhe perfeksionimin e shqipes.

 

Shqipja ne Japoni

 

Nga kjo perpjekje e Iuras, tashme pervec Kadarese (qe se shumti eshte perkthyer atje nga frengjishtja), japonezet mund te lexojne nga origjinali dhe Driteroin, Spahiun dhe Betim Mucon. Megjithate, proabiliteti per te gjetur shqipen ne Japoni eshte minimal. Kjo vjen ngaqe, ajo eshte nje gjuhe, qe populli japonez, ose ata pak individe qe merren me shqipen, pothuaj nuk e njohin fare. Dhe, kesaj i shtohet edhe nje mungese e madhe e materialeve te shkruara ne japonisht per Shqiperine dhe shqiptaret, dhe mbi te gjitha ekspansioni i pamate i anglishtes, krahasuar me gjuhet e tjera. Por, ky fat i keq, kuptohet se nuk eshte vetem per shqipen, por ai eshte i shtruar dhe per gjuhe te tjera te Evropes Juglindore ne Japoni. Kjo eshte arsyeja, qe Profesori po i afrohet shqipes "ne Universitetin e Hiroshimes, ne Fakultetin e Letersise, ku une jam duke dhene leksione 'Per Paraqitjen e linguistikes historike' tek studentet qe merren me linguistiken e Pergjithshme", veren Prof. Iura. "Ne nje pjese te kursit, ai jep gjuhen shqipe, dhe kete e ka filluar qe nje vit me pare. Jane rreth 30 studente, qe ne cdo simester marrin pjese ne leksionet eksperimentale", shton profesori, qe ka nje jete shume te pasur akademike. Dhe per te punuar ata perdorin "English Colloquial Albanian (1991)" pergatitur nga Isa Zymberi, ku perfshihen edhe disa kaseta. Ndersa, si fjalor perdorin "Oxford Albanian-English Dictionary" (1998), qe eshte pergatitur nga Leonard Newmark. Ne te njejten kohe, ata perdorin edhe disa kapituj te "Albanian for Foreign Students"- "Gjuha shqipe per te huajt dhe shqiptaret jashte Atdheut", 1996, pergatitur nga Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa. Ajo qe veren profesori eshte se shqipja ne gojen e studenteve japoneze, nuk ndryshon shume ne veshtiresi nga ato te gjuheve te tjera ballkanike. "Ata kane veshtiresi me format komplekse foljore dhe emerore (Zgjedhimet dhe Lakimet), sepse studentet jane shume te familjarizuar me sistemin e thjeshte te anglishtes bashkekohore". Keshtuqe profesorit simpatik "i duhet qe t'i kushtoje shume kohe ilustrimit te etimologjise te fjaleve indo-evropiane", per ta bere me te thjeshte mesimin e veshtire te tij, qe ne Shqiperi do te dukej "Imposible Mission". Ai vete, ne punen e tij, bazohet ne njohjen e mire te gjermanishtes dhe nga dy librat, e botuar me kete rast "Albanische Grammatik, 1987", qe eshte pergatitur nga Oda Buchholz; dhe Wilfried Fiedler per "Historische Grammatik der albanischen Sprache (1993)", nje version gjermanisht i "Gramatikes historike te gjuhes shqipe" te Shaban Demirajt, "sepse vetem pak nga ata mund te lexojne gjuhen shqipe". Me pak fjale, a mund te kuptoni se cfare veshtiresie i duhet profesorit, qe tu mesoje 30 nxenesve te tij, nga Lindja e Larget- Shqiperine.

 

E ai kete e ben ne rruge te ndryshme. Ku nje nga keto eshte p.sh. metoda e krahasimit. Ata i mesojne gjuhet ballkanike, kupto ketu dhe shqipen ne nje rruge shume pozitive, duke shfrytezuar te gjithe mundesite qe u jepen me kete metode.

 

Sa njihet Shqiperia ne Japoni

 

Kjo pyetje e ka pergjigjen e thjeshte: Pothuaj aspak dhe vetem pak dhe kete vetem ne rrethe teper te ngushta. Ose, per te thene me qarte, thjesht ne sens individual. Kete, mund ta kuptosh vetem ne nje krahasim te thjeshte. Nga 60.000-70.000 libra te botuar ne vit, ka vetem 70 libra te botuar per 50 vitet e fundit nga Ballkani, ne te cilen jane vetem 14 tituj, ku ne koke eshte e shkruajtur Shqiperia. Kurse, Japonia e diteve tona, poashtu njihet vetem pak ne Shqiperi, pavaresisht se kineaste dhe shkrimtare te saj, kane kohe, qe jane ne Panteonin boteror. Per te qene te sinqerte ne Shqiperi jane botuar vepra te autoreve japoneze, ndersa ka dhe nje antologji te poeteve te saj. Duhet thene se tek ne nuk njihen shkrimtaret e gjalle, qe jane te respektuar ne Japoni, te tille si Shusaku Endo, Kobo Abe, Kenzaburo Oe dhe Kitamura. Duke u kthyer te botimet shqiptare ne Japoni, ato kane te bejne patjeter me zhvillimet e fundit, qe lidhen me Luften ne ish-Jugosllavi. Atje, ku mund te haset edhe me shume Shqiperia eshte p.sh. "Ballkani", liber i 1965 nga Charles dhe Barbara Jelavich; "Nacionalismi ne Europen Lindore" (1969) nga Peter F. Sugar dhe Ivo J. Lederer; "Evropa Qendrore ndermjet dy Luftrave Boterore" (1974) nga Joseph Rothschild; dhe "Historia e Ballkanit" e vitit 1991, e shkruajtur nga Georges Castellan. Pjesa tjeter eshte me shume albume, tekste me te shkurtera dhe shume artikuj ne gazeta. Shkrimi i pare per Shqiperine eshte shkruajtur nga kryeministri Hitoshi ne vitin 1939. Ai ka qene i pari, qe ka shkruajtur me profesionalizem ne Japoni per shqiptaret, pavaresisht se nuk ishte me sherbim ne vendin e tyre. Ai kishte qene me mision diplomatik ne Turqi, por ne dhjete faqet e nje kapitulli te fundit, ai pershkruan luften e Skenderbeut, Ismail Qemalin, Mbretin Zog dhe geget dhe Tosket. Por, mbyllja pesimiste, qe i ben ai librit te tij, veren profesori Iura- duket se do te ishte dhe nje perfundim dhe per shkrimet e disa viteve, qe do te lidheshin me Shqiperine "Vendosja e administrate se re shqiptare, qe drejtohej nga Italia i ka dhene fund nje sensi romatik per historine e Ballkanit". Duket se "Historia Moderne e Ballkanit", e shkruar ne 1970 nga i ndjeri Kido Shigeru, profesor i Jurisprudenes ne Universitetin e Kobe Gakuin; dhe "Historia e ballkanasve", qe eshte botuar nga Shiba Nobuhiro, mbeten per shume kohe dhe nje nga shikimet me te mira per Shqiperine, referuar Profesorit.

 

Pas mesit te viteve '60

 

Kurse shkrimi me i mire, kushtuar Shqiperise, ishte ne vitin 1966, kur u botua nje reportazh i perkthyer i Harry Hamm i titulluar" Rebelet kunder Moskes ". Ne vitet '70, kuptohet se do te dominonte perkthimi i veprave te Enverit, i bere nga grupet marksiste-leniniste. E besohet se i njejti grup njerezish, sollen ne Japoni edhe "Dimrin e Fundit", nje film artistik nga Ibrahim Muca dhe Kristaq Mitron(?). Gjithsesi, ai qe eshte me i njohuri, eshte padyshim Ismail Kadare, referuar profesorit. Ne Japoni jane sot ne qarkullim vetem pak nga librat e tij si "Prilli i thyer", 1978; "Muzgu i perendive te stepes", 1978; "Kush e solli Doruntinen", 1980; "Pallati i endrrave", 1981; "Sjellesi i fatkeqesise", 1983. Keto versione japoneze jane publikuar ne mes te viteve '90 nga viti 1994 deri me 1997 dhe kane ardhur nga frengjishtja. Kuptohet se kjo nuk eshte ndonje prekje e madhe, sipas Prof. Iura-por gjithsesi ia vlen. Nje nga perkthyesit e tyre ka qene Hiraoka Atsushi. "Ne per fat te keq nuk kemi ndonje perkthyes te mrekullueshem si Ceng En Bo ne Republiken Popullore te Kines. Por, kuptohet -thote profesori, ata qe jane te interesuar per te, mund te lexojne Kadarene, me perkthimin brilant te Jusuf Vrionit nga Fayard, p.sh. "Gjeneralin e ushtrise se vdekur" 1963, "Kronike ne gur" 1971, "Dimri i Madh" 1977, "Ura me tri harqe" 1978, "Dosje H" 1980, "Piramida" 1992. Te vetmet libra, qe jane perkthyer direkt nga shqipja ne japonisht jane "Gjenerali" i Kadarese dhe "Qyteti i Fundit" i Petro Markos, qe te dyja nga Shtepi Botuese thjesht private. Shtuar ketu me botimet e fundit te Iura.

 

Si mesohet shqipja nga japonezet

 

Ata qe e mesojne shqipen ne Japoni kane mundesi qe te perdorin vetem nje gramatike te thjeshte dhe nje fjalor me 1800 fjale. Por, nderkohe, ka edhe dy libra elementare te shqipes, qe tani jane jashte qarkullimit. Autori i te gjithe ketyre eshte Naono Atsushi, nje profesor i Universitetit te Tokios. Ai ka mesuar nga nje profesor i tij shqipen, kur ishte me studime ne Rumani. Do te kalonin vetem 30 vjet me vone, kur ai do te botonte dhe nje fjalor, te titulluar "Fjalet baze te gjuhes shqipe", kryesisht i mbeshtetur mbi nje fjalor Anglisht-shqip i Stuart E. Mann. Nje paraqitje tjeter e shqipes erdhi ne vitin 1989, referuar Profesorit. Kurse fjalite e saj jane nxjerre nga libri "Gjuha Shqipe", qe eshte botuar nga L.Radovicka, Z.Karapici and A.Thoma dhe pasazhet e leximit jane nxjerre nga "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" nga Kadareja. Perfundimisht, shqipja ne Japoni mund te mesohet vetem nga materialet, qe vine nga jashte si nga Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, ose Shqiperia.

 

Kurse ne fushen studimore ka disa studime te bera nga autore japoneze per sa i perket gjuhes shqipe. Vete Profesori Iura eshte duke u perpjekur qe te gjeje studime per analizen ndaj dialekteve te shqipes. Nje tjeter studiues i apasionuar, referuar tij, eshte dhe Yamamoto Kazuhiko, profesor ne Institutin e Kyushu, qe ka botuar nje liber te titulluar "Ligjet e shoqerise fisnore shqiptare". Ky eshte komuniteti liliput "i shqiptareve" te Japonise, qe duan te sjellin pas kulturen e vjeter ballkanase, ne ishujt e Azise se Larget....

 

Mbase dy nga keta duhet te ishin edhe studentet e historise, qe mundoheshin t'i shpjegonin Rangers te ashper ne Butrint, dy vjet me pare, se ata kishin nevoje te futeshin per te pare vendin e Eneas...E per kete kishin udhetuar, nga atje... ku lindte vertete Dielli.

 

*Te dhenat e ketij materiali jane shfrytezuar nga nje kumtese e Profesorit Iura, qe ai ka mbajtur vete pak muaj me pare.

 

Cfare ka perkthyer vete Profesori

 

"Perbindeshi", 1991,

 

"Endrra Mashtruese", 1991

 

"Nga nje dhjetor ne tjetrin", 1991 nga Ismail Kadare

 

"Kaloresi lakuriq", 1996 nga Dritero Agolli

 

"Karusel", 1997 nga Betim Muco

 

"Pezull", 1996 nga Xhevahir Spahiu, qe eshte akoma ne eebsite

 

Curriculum vitae

 

Emri- ICHIRO

 

Mbiemri- IURA (kujdes; jo "Iiura", por "Iura"!)

 

Titulli- Doctor Philosophiae

 

Ditelindja- 09.02.1968

 

Vendlindja- Fukuoka, Japoni

 

Vendbanimi 1-19-15-405 Nakahiro-cho, Nishi-ku,

 

Hiroshima-shi, 733-0012 Hiroshima, Japoni

 

telefon/fax +81-82-293-6220

 

Web-site http://home.hiroshima-u.ac.jp/iiura

 

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje. Gjimnazin ne Okayama ne vitin 1986, ndersa Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega e Biologjise ne Kyushu University, Fukuoka ne vitin 1991. Ai ka kryer studimet pasuniversitare ne Fakultetin Filozofik, Institutin e Gjuhesise ne Hiroshima University ne vitin 1998. Rotary-Foundation-Schollar ne Institut für allgemeine und indogermanische Spracheissenschaft (Albanologie) der Ludeig-Maximilians-Universität München nga 1995 deri 1996. Magjistri (Gjuhesi) ne vitin 1994, Doktori (Letersi) me 2001. Qe nga viti 1998 referoj "gjuhen gjermane" ne Hiroshima Bunkyo Eomen's University. Nga viti 2001 "gjuhesine pergjithshme e historike (gjuha shqipe fillestare)" ne Hiroshima University dhe nga viti 2003 "gjuhen gjermane" ne Hiroshima Bunka Teo-year College. Nga viti 2004 "gjuhen gjemane" ne Hiroshima College of Medical Technology dhe nga viti 2004 "gjuhen gjemane" ne Kure National College of Technology, e nga viti 2004 "gjuhen japoneze per studentet e huaj" ne The University of Shimane.

 

"Research Fellow of the Japan Society for the Promotion of Science".

 

Anetar i "Japan Society of Greek Linguistics and Literature".

 

Anetar i "Linguistic Society of Japan".

 

Anetar i "Linguistic Society of West Japan".

 

Anetar i Kryesise se Shoqates se re "Japoni-Shqiperi" (themelim 1997).

 

 

 

 

 

Kadare: Egersia politike mbyt intelektualet 

E Premte, 26 Nentor 2004

 

 

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thote se mendimi negativ per Ballkanin i perhapur ne Europe eshte nje klishe dhe shpreh besimin tek ndjenja e fisnikerise se ballkanasve. Ai kritikon edhe prirjen per te injoruar te shkuaren ne vendet ish- komuniste. Komentet e tij per ndjenjat anti- amerikane ne France dhe qendrimin e vendeve te Europes Lindore ne raport mes SHBA-se dhe Europes Perendimore

 

Nga Keida Kostreci

 

- vijon nga dje -

 

Ne vendet e Ballkanit, por edhe ne pjese te tjera te botes perkatesia etnike dhe fetare, eshte bere shpesh burim konfliktesh te pergjakshme. A mendoni se do te vije nje dite kur identiteti etnik dhe fetare te mos jete me burim konfliktesh dhe te mos kete me ndasi te tilla per shkak te perkatesise etnike?

 

Une besoj se po, por kjo do te jete shume e ngadalte, nuk do te vije pernjeheresh. Ka shume faktore qe do te veprojne ne kete gje, por qe do te kete patjeter nje kohe te tille. Do te vije gradualisht, ngadale, por besoj se po. Per te jetuar ne menyre demokratike te emancipuar, liberale, si te thuash, njerezore nuk eshte e nevojshme te heqesh dore nga identiteti yt kombetar. Nuk ka mundesi te krijohet ne bote nje popull vetem, nuk e mban dot njerezimi kete; nuk mund te krijohet nje gjuhe, nuk e mban njerezimi; nuk mund te krijohet nje kulture, nuk e mban dot planeti yne kete gje. Bota eshte rregulluar ne nje fare drejtpeshimi, nje fare ekuilibri, ku jane te ndara kulturat, popujt, gjuhet dhe ato duhet te merren vesh me njeri- tjetrin ne menyre njerezore, ne menyre harmonioze. Nuk eshte zgjidhja, zhdukja e ndryshimeve, qe te merremi vesh mire. Kjo gje eshte nje keqkuptim tragjik. Nuk mund te kete zhdukje identitetesh. Nuk mund te sjelle asgje te mire kjo gje. Bota nuk mund te funksionoje si nje etni e madhe, e pafundme. Nuk ka sesi, sepse eshte kunder natyres, sesi ai ka lindur. Prandaj nuk duhet kerkuar nje gje e tille. Kjo eshte nje kerkese jo vetem naive, por edhe e mbrapshte si kerkese, domethene, qe te behemi moderne, te zhdukim identitetin. Kjo mund te sjelle nje katastrofe tjeter pastaj, te kerkohen qindra identitete te tjera artificiale.

 

Ne vendet ku para 15 vjetesh u permbys komunizmi ne Europen Qendrore dhe Lindore, duket se ka nje humbje te kujteses historike, ose nje injorim te saj. Ne disa raste, tek shkrimtare dhe gazetare te rinj kjo merr edhe formen e cinizmit ndaj nje periudhe te tille?

 

Kam frike se ketu perziehet edhe nje fare snobizmi. Nje popull natyrisht nuk jeton me te kaluaren, aq me teper brezat e rinj, por edhe ta harrosh te kaluaren, nuk eshte normale. Merret si shenje moderniteti, kjo disa here. Kjo nuk eshte shenje moderniteti: askush nuk e harron ate qe i ka ndodhur ne jete, aq me pak nje popull mund te harroje. Kam frike se ketu lozin nje rol edhe njerezit qe duhet te hiqen sikur harrojne, sepse i'u duket vetja sikur jetojne me te ardhmen, etj, etj, nje klishe e tille... Nuk mund te jetosh me te ardhmen normalisht, ne qofte se e kaluara te behet mjergull, nuk merr vesh ku ke qene. Asesi! Natyra njerezore, jeta njerezore ka tri permasa: e tanishmja, e kaluara, e ardhmja dhe kjo keshtu ka qene dhe keshtu do te mbetet. Nuk mundet te ndryshoje natyra njerezore ne kete drejtim.

 

Si e shikoni rolin e intelektualeve, aktualisht ne Europen Qendrore dhe Lindore. Duket se ata jane ne nje gjendje te brishte jo vetem nga ana ekonomike, por edhe nga pozicioni dhe pesha e tyre ne shoqerite e ketyre vendeve...

 

Ne keto vende per fat te keq ka shume egersi dhe injorance dhe prandaj kur klima eshte e tille, kur ka shume brutalitet, inteligjenca dhe intelektualet, druhen. Ne kuptimin jo se kane frike, por fyhen nga nje egersi e tille. Eshte jo normal nje diskutim radikal. I keni vene re per shembull diskutimet ne Shqiperi? Jane shume te egra dhe vetvetiu i heqin cdo deshire intelektualeve qe te marrin pjese ne to. Pra nje arsye eshte kjo: Eshte egersia e klimes. Diskutimi intelektual, diskutimi liberal kerkon nje klime normale.

 

Ndersa gjithnje e me shume vende anetaresohen, ose synojne anetaresimin ne BE, duket se Ballkani eshte rajoni i vetem qe ka ngelur si vrime e zeze ne kete kontinent. Sa mendoni se ndikojne ne kete gjendje ndjenjat nacionaliste, psikologjia e popujve te Ballkanit?

 

Une jam kundra atij mendimi, krejtesisht mosbesues dhe negativ per Ballkanin. Eshte nje klishe e tille ne Europe, e perhapur kudo, vazhdon prej nje shekulli. Une mendoj se eshte nje mendim i pasakte, i pathelle, eshte mendjelehte dhe ka brenda nje lloj mendesie kolonialiste jo te hapur, por te fshehte. Ballkani eshte nje rajon i botes, me tere te mirat e veta, me tere prapesite e veta. Nuk jane rajonet e tjera, te botes po se po, por as te Europes, qe te jene kaq shume per t'u mburrur para Ballkanit, sepse ne keto vende ne e dime, kane ndodhur tmerre qe nuk do te harrohen mijera vjet, prandaj nuk ka pse te marre Ballkani me teper se c'mban kurrizi i tij, si te thuash ne kete historine europiane. Per fat te keq popujt e Ballkanit jane shume te bujshem ne te keqen e tyre dhe kur te arrijne te jene pak te bujshem edhe ne te miren e tyre, une mendoj se per Ballkanit do te filloje vertet nje epoke e re, nje kohe e re. Keto nuk jane fraza te bukura qe mund te thuhen, si poetike, por une i njoh shume mire ballkanasit dhe ata vertet kane nje rezerve fisnikerie ne natyren e tyre, e cila per fat te keq eshte mbuluar nga e keqja deri tani, nga budallalleku, nga marrezte qe kane bere, nga ato ethet qe i kapin here pas here, qe nuk dine si te dalin prej tyre. Por megjithate ajo rezerva e fisnikerise eshte aty dhe eshte mesa duket per nje kohe te ardhme. Per fat te keq do te vonoje ndoshta, por ka per t'u shfaqur me siguri.

 

Si nje intelektual dhe shkrimtar qe jeton vazhdimisht ne France, nga vezhgimet tuaja si ju duken ndjenjat e francezeve ndaj amerikaneve. A eshte e vertete qe ka nje ndjenje aq te theksuar anti-amerikane?

 

Per fat te keq po! Une ndoshta nuk do t'i pergjigjesha me kaq lehtesi kesaj pyetjeje, ne qofte se nuk do ta kisha thene mendimin tim ne France per kete, se nuk do te me vinte mire aspak qe te thoja nje kritike per Francen, duke qene ne Amerike. Por une ne 2-3 raste ne shtypin e madh francez, kur me kane pyetur, e kam thene fare fare qarte dhe shkoqur: per fat te keq une nuk jam dakord me kete qe po ben Franca. Franca po ben nje gje qe eshte kunder vetes se vet. Une jam nje shkrimtar qe kam shume here me shume lidhje me Francen, ose mund te them se kam lidhje vetem me te dhe shume pak me SHBA dhe s'kam ndonje lidhje, pervec lidhjeve qe ka gjithe populli shqiptar me te. Une vete si shkrimtar nje pjese te jetes e kaloj ne France. Normalisht duhet te mbroja Francen, por e kam thene hapur ne shtypin francez, qe Franca ben nje gabim te madh, qe ka lejuar kete epidemi antiamerikane. Kjo eshte jashte logjike, eshte jashte etike, eshte jashte interesave te saj. Franca dhe SHBA, nuk kane ndarje te thella serioze, por eshte nje ndarje e ceket, per fat te keq pasionante. Nga ana tjeter duhet sqaruar edhe nje gje: ne France ka nje grup shume te forte shkrimtaresh, intelektualesh, filozofesh qe jane kundra kesaj dhe kane dale hapur ne shtyp dhe kete te mire e ka opinioni francez, qe e pranon. Duke rene vete nje pjese e madhe e tij ne kete pasion anti-amerikan, pranon dhe degjon me nderim gjithashtu kete grup shume te forte intelektualesh, filozofesh, shkrimtaresh, gazetaresh, qe jane kundra kesaj.

 

Si e shpjegoni qendrimin e vendeve te Europes Lindore dhe Qendrore ndaj dy aneve te Atlantikut, pra te SHBA dhe Europes. Nderkohe qe shumica e ketyre vendeve synojne anetaresimin ne BE, ato ne fakt kane mbeshtetur Ameriken, kohet e fundit. Si e shpjegoni nje qendrim te tille?

 

Interesi i ketyre shteteve ka qene me Europen dhe megjithate ata perkrahen Ameriken. Kjo tregon e para njehere nje ndershmeri politike, nje integritet shume te larte; e dyta nje mencuri shume te thelle. Domethene keto shtete treguan nje moralitet shume te larte, keto shtete ku ben pjese edhe Shqiperia, qe megjithe interesat qe kane, qe po rrine para portave te Europes, duke pritur radhen qe te hyjne, erdhi puna mbajti nje qendrim parimor, jashtezakonisht ne kuptimin e moralitetit, te larte. Kjo ka edhe nje shpjegim tjeter sigurisht. Keto vende, duke perfshire edhe Shqiperine, ne na ka ardhur ne maje te hundes propaganda amerikane. Ne me mire se kushdo e dime, qe antiamerikanizmi klasik, eshte stalinizem i kulluar. Stalinizmi ka jetuar dhjetra vite dhe ushqimi kryesor i tij ishte antiamerikanizmi. Natyrisht per neve eshte si nje enderr e keqe te degjosh po ato parulla te perseriten sot ne vendet perendimore europiane. Ato qe ne i kemi pasur tmerr gjate viteve te komunizmit, nga mengjesi ne darke, radioja, shtypi fliste kunder SHBA dhe vjen tani periudha e demokracise dhe perseri te degjosh, une qe jam ne mes te Parisit, ato parulla ato sllogane qe ngjajne 100% me ato qe kemi degjuar dhe jetuar te gjithe ne kohe, ne ate mizerje politike te pafund. Pra keto popuj mesa duket, kjo ua ka hapur syte, i ka bere te jene me te kthjellet. Dhe vizioni i ketyre popujve, duke perfshire edhe vizionin shqiptar, ata e shikojne perendimin si nje bote unike, qe s'duhet te ndahet, mund te kene kunderthenie sigurisht, por kurrsesi nuk mundet te percahen, eshte shume me i shendetshem dhe shume me i zgjuar se cdo vizion tjeter. Ne qofte se ka ndonje gje qe mund te jemi krenare ne, se pak gjera ka qe jemi krenare, per fat te keq, mund te jete edhe kjo, se se bashku me popujt e tjere qe sapo kane dale nga perandoria komuniste.

 

"Zeri i Amerikes"

 

Kadare ne versionin amerikan te "Coffee House Days" 

E Merkure, 13 Tetor 2004

Shkrimtari shqiptar do te botoje ne kolanen amerikane Rainmaker tregimin me te fundit te tij "Coffe House Days". Libri, i cili pritet te dale se shpejti ne librarite amerikane do te kete nje pamje shume moderne me nje kopertine metalike. Ismail Kadare dhe nobelisti Salman Rushdie jane dy autoret me te rinj qe i shtohen listes se edicioneve Rainmaker

 

Departamenti i Anglishtes ne Institutin Nderkombetar te Letrave Moderne, ne Nevada, Las Vegas, SH.B.A do te botoje ne gjuhen angleze 'Coffee House Days' te Ismail Kadarese. "Coffe House Days' eshte nje tregim i shkurter, i cili do te publikohet ne edicionet Rainmaker dhe per here te pare ne historine e librave te Kadarese, ky liber do te kete nje pamje shume moderne me nje kopertine metalike.

 

Ky institut boton libra te shkrimtareve te cilet kane qene persekutuar ne vendin e tyre apo qe kane shkruar kunder regjimit te vendit te tyre. Librat jane te gjithe te firmosur nga shkrimtari dhe artisti qe ben punen artistike e cila eshte jashtezakonisht e bukur. Ne rastin e librit te Kadarese ajo sigluar nga Xhon De Merritt, Bookbinder

 

Ismail Kadare dhe nobelisti Salman Rushdie jane dy autoret me te rinj qe i shtohen listes se edicioneve Rainmaker. Edicionet Rainmaker Editions, perfshijne veprat origjinale te disa prej shkrimtareve me te medhenj te botes, te dizenjura dhe te printuar nga artistet me te mire. Ne veprat e tjera te Kadarese, te perzgjedhura nga ky institut jane: Keshtjella (1970), Prilli i thyer (1978), Pallati i Endrrave, Koncer, Koncert ne fund te dimrit (1988) dhe La Pyramid (1992). Ne edicionin Rainmaker nuk eshte publikuar asnje detaj tjeter per permbajtjen e "Coffe House Days", duke i lene lexuesit ne kersherine e pamjes se vecante te botimit dhe te stilit te Kadarese, para daljes zyrtare te tij ne treg me nje numer kopjesh te kufizuara. Ismail Kadare eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit". Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare te huaj te kesaj Akademie, si dhe i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

 

 

Shqiptaret, sa indiferente per Nobelin e Kadarese 

E Merkure, 06 Tetor 2004

Shkrimtari i madh shqiptar ka kohe, qe pret ne dyert e Nobelit. Deri me tani nuk ka mundur, mbase nuk do te munde asnjehere, por kjo nuk eshte arsye, qe te mohohet nga shqiptaret. Te pakten, ne kohet e veshtira, u dha nje ilac: Letersi te njemendte me ate me elitaren ne Bote

 

Ben Andoni

 

Duket se Kadareja, eshte simboli me i qarte i thenies, qe askush nuk eshte profet ne vendin e tij. Pavaresisht kontributit te madh, qe ka dhene per demokratizimin dhe persosjen e shijeve te shqiptareve me letersi, lajmi per nominimin e tij te rradhes ne Nobel, thuaj ka kaluar pa u marre vesh. Eshte perkthyer ne median shqiptare nga nje agjensi e huaj si lajm, ndersa askush ne Shqiperi, nuk e di, se kush e ka propozuar dhe me cfare motivacioni, eshte rinominuar kete vit.

 

Lete shtyhemi pak me pare ne kohe: Kur Ferid Murati mori cmimin e tij te madh te Nobel-it ne mjekesi, shqiptaret me shume se kontributin e tij per shkencen, vrapuan qe ta rreshtonin si shqiptar. Pak kush e njihte ne vend, ndersa vete protagonisti, fale qytetarise dhe nostalgjise se kuptueshme, per fat, nuk e mohoi origjinen e tij. Per Nene Terezen dihet: te gjithe shqiptaret u bene copas, qe te tregonin dashurine e tyre ne vitet e demokracise. Kuptohet, pak kohe pas vdekjes se Nobelistes, ajo pothuaj pak kujtohet. Dhe, po te mos ishin fatmiresisht, Lumturimi i saj dhe disa emra objektesh VIP, dhe ajo do te harrohej. Ashtu si ndodhi ne te vertete me monumentin e saj, qe nuk i gjejne ende vend per ta vendosur, ose duke u shtyre perseri ne kohe, kur asaj i mohohej fare ardhja ne vend.

 

Duke u kthyer tek argumenti yne, duhet te themi se pak gjera kane ndryshuar sot. Tashme jane vete shqiptaret dhe jo rregjimi qe harrojne. Nuk duhet te harrojme se Ismail Kadareja eshte i vetmi shqiptar me pasaporte shqiptare, qe e kerkon direkt Nobelin. Per me teper, eshte fatmiresisht njeriu, qe e kemi pare, kemi folur dhe e kemi biseduar, qe meton cmimin. Eshte nje nga te gjithe ne. Por, ilaci i harreses per kete vend, duket se eshte ende larg. E kupton kete, kur shikon qe pakkush nuk eshte kurioz tashme per Kadarene. Nuk kishte ndonje njoftim zyrtar per te, se edhe kete vit, si shume vjet te tere, eshte kandidat i cmimit Nobel ne Letersi. Shqiptaret nuk u bente shume pershtypje kjo. Nje letargji e frikshme, qe drejtohet me sa duket me nje dore te vetme per shmangjen ndaj "meskinit" Kadare. Ndoshta, ai vete, e ka kuptuar, teksa zakonisht me mire ka heshtur dhe prej kohesh duket se ka ‘rreshtur’ se shkruari. Atyre, qe u ka kushtuar me shume, ata ia kane kthyer me harrese. Po t’i shtosh dhe faktin se, kohe me pare ndaj Kadarese, shkruheshin shume letra kunder ne Komisionin e Nobelit dhe nga vete vendi i tij, atehere problemi komplikohet rende. Komplikohet, sepse shqiptari i vetem 100%, qe kerkon Nobelin, ishte nga te paktit qe ne kohen e diktatures u dha shqiptareve nje letersi bashkekohore. Nje letersi, qe iu dha nje dritare me shume ne Bote dhe qe iu lehtesoi mjegullen. Keto iu harruan, ashtu si u harrua dhe Nene Tereza, ne pervjetorin e saj dhe sot nuk i gjendet dot dhe nje vend per monumentin…

 

Si fund, le te ngushellohemi dhe kete here duke kujtuar se shqiptaret jane te denuar te perserisin gabimet e tyre: Harresen, ndaj njerezve te vertete, qe e kane lartesuar Shqiperine. Ne kete rast, edhe Kadare, me sa duket e meriton plotesisht harresen.

 

 Kadare, perseri pretendent per Nobel 

E Diele, 03 Tetor 2004

STOKHOLM - Cmimi Nobel per Letersine, qe per kete vit mund te fitohet nga femrat dhe cmimi i Paqes, i cili mund t'u jepet personave te angazhuar me ceshtjen berthamore, do te jene si zakonisht pikat me te rendesishme te sezonit Nobel, qe do te hapet te henen.

 

Emri apo emrat e fituesve te cmimit per Paqen, qe iu dha vitin e kaluar iranianes, Shirin Ebadi, do te publikohet ne Oslo te premten me 8 tetor nga Komiteti norvegjez i Nobelit.

 

Sipas specialisteve, komuniteti, meqenese nuk ka permendur asnje emer deri tani, mund te shperbleje perpjekjet e ndermarra kunder mosperhapjes berthamore dhe armatimeve te shkaterrimit ne mase.

 

Sipas kesaj hipoteze, Agjencia Nderkombetare per Energjine Atomike dhe kryetari i saj, Mohammad ElBaradei, jane, pa dyshim, kandidatet kryesore per kete cmim.

 

Nder 194 emrat e paraqitur per pese "gardianet" e Nobelit te Paqes per kete edicion, figurojne gjithashtu edhe ai i ish-presidentit cek, Vaclav Havel, ai i senatorit republican amerikan, Richard Lugar, ish-senatorit demokrat, Sam Nunn, autoreve te nje nisme per carmatimin bertahmor dhe ish-kryetarit te inspektoreve te OKB-se ne Irak, suedezit Hans Blix.

 

Ne Stokholm, data e njoftimit te cmimit Nobel per Letersine nga Akademia Suedeze do te publikohet 48 ore perpara, ashtu si eshte bere me pare. Ne pergjithesi ajo publikohet te enjten. Ne mungese te listes zyrtare dhe para heshtjes se zakonshme te Akademise, cdo parashikim shoqerohet me paragjykime. Ne Stokholm, botuesit dhe kritiket pohojne se akademiket mund t'i shtojne nje emer te dhjete listes modeste te nente grave, te cilat e kane marre kete cmim qe pas vitit 1901.

 

Ne kete menyre, algjerianja Assia Djebar, amerikanja Joyce Carol Oates ose danezja Inger Christensen mund te jene secila pretendente per te pasuar poeteshen polake, Eislaea Szymborska, gruaja e fundit e kurorezuar me kete cmin ne vitin 1996. Per burrat, te paraprire vitin e kaluar nga romancieri afrikanojugor J.M. Coetzee, emri i filozofit francez, Jacques Derrida eshte me i privilegjuari. Amerikano Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare, ceku Milan Kundera dhe poeti siriano-libanez Adonis dhe suedezja Tomas Transtroemer figurojne prej shume vjetesh ne listen e pretendenteve per kete cmim.

 

Sezoni Nobel do te shperbleje gjithashtu komunitetin shkencor, qe do te zhvillohet per Mjekesine me 4 tetor, Fiziken me 5 tetor dhe Kimine me 6 tetor. Fituesi apo fituesit per cmimin e Ekonomise do te publikohen me 5 tetor.



Brief Description
Sample Photo 2

Brief Description

Sample Photo 3

Brief Description
Sample Photo 4

Brief Description

Sample Photo 5

Brief Description
Sample Photo 6

Brief Description

Free
Feel free to download and use images.