Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Nobel Kadare

Shkrime te Kadarese dhe per Kadarene, poezi, fragmente romanesh

Ismail Kadare

Shkrime te Kadarese dhe per Kadarene

 

Ne kete faqe mund te lexoni:

 

1. Botimi i vepres se pare te Kadarese ne France.

2. Interviste me Claud Durand, president i botimeve “Fayard”.

3. Poethmi i ndaluar per 25 vjet "Pashallaret e kuq".
4. Fragmente romanesh te I. Kadarese.

5. Faik Konitza and Guillaume Apollinaire, parathenie nga Ismail Kadare per librin e Luan Staroves.

6. Parathenie nga Ismail Kadare per librin me foto te Roland Tashos.

 

 


VEPRA vellimi i pare e Ismail Kadarese
Botuar nga
Librarie Artheme Fayard
75, Rue des Saints-Peres
75278 Paris Cedex 06
France

Kete vjeshte, shtepia botuese franceze FAYARD nxori ne qarkullim ne gjuhen shqipe vellimin e pare te vepres se plote te shkrimtarit epokal shqiptar, Ismail Kadare, i cili tani jeton ne Paris se bashku me gruan, Elenen, dhe te dy vajzat: Gresen dhe Besianen.
Shkrimtari i madh shqiptar, te cilin lexuesit e LIRISE kane patur rastin ta njohin edhe permes intervistes ekskluzive qe ai dha gazetes gjate vizites se tij ne Boston dy vjet me pare, i dergoi redaksise se gazetes LIRIA nje kopje te vepres se tij monumentale me dedikimin: Zotit kryeredaktor dhe stafit te gazetes, kujtim nga autori, Ismail Kadare. Redaksia falenderon autorin qe i dha mundesi gazetes te siguroje menjehere nje kopje te vepres se tij duke mundesuar informimin e menjehershem te lexuesve te saj me lajmin e botimit dhe indeksit te vellimit.
Me kete vellim fillon botimi i vepres se Ismail Kadarese, ne gjuhen shqipe nga shtepia botuese Fayard. Lexuesi shqiptar dhe ai amerikano-shqiptar do te kene edhe nje here rastin fatlum te shijojne ne gjuhen amtare krijimet madheshtore te ketij kollosi te letrave shqipe, qe sic shkruan ne parathenien e vellimit, Eric Faye, ... nga nje shtet i vogel diktatorial na vjen nje veper madhore, shkruar ne nje gjuhe qe flitet vetem prej disa milione njerezish.
Sikunderse mua, ashtu dhe shume shqiptareve te tjere u ka ndodhur qe kur thua se je shqiptar, si ketu ne Amerike apo gjetke, bashkebiseduesi, ne me te shumten e rasteve, permendin menjehere emrin e Ismail Kadarese e ndonje veper te tij si shenje te njohjes se Shqiperise. Kete muaj, "The New York Times Book Review", botoi nje kritike letrare per Kadarene duke i kujtuar lexuesit shumemilionesh amerikan se ka nje shkrimatr me permasa boterore nga nje vend i vogel e i lashte i Ballkanit, Shqiperia. Shume njerez, ne te gjithe boten, fale kesaj vepre kane zbuluar Shqiperine, ose me sakte, nje Shqiperi qe donte te bente te harrohej regjimi ne fuqi, shkruan Eric Faye, i cili i ben nje zberthim te hollesishem jo vetem vepres se Kadarese por edhe figures se tij komplekse, sic jane pergjithsisht njerezit e medhenj. Per me teper, ketu duhet mbajtur parasysh dhe ambienti e klima mbytese ne te cilin krijoi Ismail Kadareja. Refleks i kesaj jane edhe mendimet e qendrimet e ndryshme qe eksistojne rreth kesaj vepre e figure nga individe te ndryshem. Pa hyre ne detaje apo polemika, shpjegimi me i mire do te ishin dy citime nga parathenia e Eric Fayese:... Ismail Kadareja nuk ka qene disident, as qe mund te ishte ne kuptimin si ishte nje Havel ose nje Siniavski, pikerisht per shkak te egersise se regjimit. Por, pas vellezerve Frasheri, qe nen zgjedhen turke, ne shekullin XIX, provuan qe mund te shihte driten nje letersi kombetare shqiptare, Kadareja solli proven qe nje veper e fuqishme dhe e qendrueshme mund te shfaqej ne plogeshtine e konformizmit realist socialist.
Lexuesi do te realizoje edhe nje here se krijimtaria e Ismail Kadarese eshte nje kontribut i pacmuar per letersine kombetare shqiptare dhe pjese e thesarit letrar boteror.
Vellimi i pare permbledh kater tregime mitologjike, "Prometheu", "Endrra mashtruese", "Nata e Sfinksit", "Para banjes", "Murin e Madh" si dhe versionet perfundimtare te romaneve "Piramida", "Kush e solli Doruntinen", "Ura me tri harqe", te shoqeruara nga nje parathenie dhe tekste prezantuese nga Eric Faye.



Interviste me Claud Durand, president i botimeve “Fayard”

Pakti im me Kadarene



Zoti Durand, le ta fillojme kete bisede me ardhjen tuaj per here te pare ne Shqiperi. Ne parathenien e nje vepre te Ismail Kadarese, doreshkrimin e te ciles ju e nxoret ne menyre klandestine nga Shqiperia, flisni shkurtimisht per udhetimin tuaj te pare e te ngutshem tek ne, ne vitin 1986. Ne fakt c’ju shtyu te vinit ne vendin e shkrimtarit, nje nga ata qe shtepia botuese “Fayard” boton prej vitesh, dhe perse e perseritet viziten tuaj ne vitin 1990?

Udhetimi im i pare ishte ne vitin 1986, sepse Ismail Kadare, mund te kishte probleme. Udhetimi im i dyte, ne vitin 1990 ishte edhe me rendesishem. Behej fjale per ikjen e Kadarese. Ishte momenti i trazirave, momenti historik i renies se diktatures dhe vendosjes se regjimit demokratik. Ne kishim pergatitur gjithcka me perpara. Pra, familja e tij do te vinte per pushime tek ne ne
Paris. Perfituam nga rasti te benim gati valixhet, qe permbanin arkiva, doreshkrime te shkrimtarit. U nisem me vajzen e vogel te Ismalit nderkohe qe vajza e madhe ishte ne Paris. U nisem pa ndonje veshtiresi nga Rinasi. Ai do te vinte me pas i ftuar nga une si botuesi i tij.

Ju thate se fati i Ismail Kadarese ishte ne rrezik. Nga kush dhe a ishte i frikesuar ai?

Po. Fati i Kadarese ishte ne rrezik nga shteti diktatorial. Te izoluar nga bota, atij dhe shume te tjereve iu kishte plasur shpirti. Mendoj se ne kushte te tilla shume njerez kane kerkuar nje simbol, nje shenje per te treguar se ishin gjalle dhe si nje presion tek nderkombetaret. Ne udhetimin tim te dyte, ne vitin ‘90, ne nje kohe kur diktatura megjithese ne agonine e saj, nisi te rizgjohej edhe nje here, pikerisht para se te jepte shpirt, gjithcka mund te ndodhte.
Kadare e ndiente se ishte shume e rendesishme per te te nisej dhe se ikja e tij ishte nje akt politik. Ky akt krijoi nje elektroshok ne vend. Ka momente ne histori kur fati i nje vendi vihet ne peshore, e mund te bjere nga nje ekstrem ne tjetrin. Pra ne ate periudhe Kadare iku me teper jo se ishte i kercenuar, por per te kryer kete akt teper pozitiv, politik.

A e keni pasur te veshtire te permbushni misionin tuaj ne Shqiperi, ne terheqjen e doreshkrimeve te shkrimtarit?

Jo, sepse nuk rrezikoja asgje. Ndoshta do te kisha me shume probleme ne nje diktature si ajo kubane. Nuk kam qene kurre ne Kube, edhe pse kam botuar shkrimtare disidente nga ky vend. Atje mund te te ndodhe edhe qe te vene nje barre te mire me droge ne bagazhin e makines e me pas te te ndalojne. Dhe ne Shqiperi nje gje e tille s’kishte per te me ndodhur.

Shkrimtari ka qene lidhja juaj e vetme me Shqiperine? Si e keni gjetur kete vend ne tre epoka te ndryshme te vizitave tuaja?

Ne udhetimin tim te pare e gjeta nje vend, do te thoja te qyteteruar. Me kujtohet se u vendosem ne Hotel Dajti dhe nuk na lejohej te kishim kontakte.
Ishim krejtesisht te izoluar. Na shoqeronte nje perkthyes, qe dukej sheshit se nuk ishte vetem perkthyes. Sigurisht qe pergjoheshim gjithandej.
Kur erdhem ne
Durres te flisnim me Ismailin per te ardhmen, te shqyrtonim veshtiresite e nisjes nga Shqiperia, te gjitha keto i biseduam ne det. Ishte e vetmja menyre per te bere nje bisede plotesisht sekrete.

A ka pasur ndonje sekret qe duke perfituar nga kjo interviste te na e besoni, ndonje sekret te atij lloji mes jush qe as vete shkrimtari nuk e ka deklaruar ndonjehere?

Eshte dicka qe as vete Kadare nuk e ka deklaruar. Pas udhetimit tim te pare ne Shqiperi, e perjavshmja e rendesishme franceze “L’Express”, boton nje artikull per gulaket e fundit ne Evrope dhe nje pjese e ketij artikulli bente fjale per Shqiperine. Nje harte qe tregonte per kampet dhe burgjet e regjimit. Dhe nuk ishte asnjeri nga ata bashkepunetoret e shtepise sime botuese, qe e beri kete. Une vetem sa i mora keto dhena dhe ishte Ismaili ai qe me vuri ne dijeni per te gjitha, me qellim qe shtypi i huaj perendimor, te njihte vendet e torturave dhe kampeve te internimit ne Shqiperi.
Kadare nuk e ka thene kurre kete e, une po e them tani. Fale tij Perendimi njohu ndeshkimet e regjimit ne Shqiperine e asaj epoke.
Por ju me pyetet si e gjeta Shqiperine. Ju thashe, ne udhetimin e pare nje vend te qyteteruar, ndersa ne te dytin nje Shqiperi ne anarki. Por mund te kishte ndodhur me e keqja. Sic e thashe me siper, duhej nje element i jashtem qe vendi te hynte ne drejtimin e duhur, sepse dukej sikur mund te kalohej ne nje lufte civile.

Dhe tani e vizitoni pas 14 vjetesh...

Duhet thene e verteta. Me duket nje vend qe po rilind, llazarian do ta quaja, ne kuptimin biblik. Ishte ne koma, i vdekur. Ndersa tani, ashtu si Llazari, duke i mbajtur doren e duke u bindur kur i thone: ngrehu dhe ec. Kjo duket menjehere. E pashe ne Tirane e cila m’u duk si nje kopsht qe rritet. Ne ndertimet, nganjehere anarkike, sepse jane shtuar shume, megjithate rritet, rritet.
Megjithe kriteret qe kerkon Brukseli, Shqiperia me duket ne rrugen drejt Evropes. Por duhet te shtoj qe me se shumti jane shqiptaret qe po ecin me shpejt se sa politika, dhe eshte kjo qe duhet te jete ne balle te popullit te vet.

Megjithate nuk na treguat si jeni njohur me I. Kadarene…

Ndodhi ne Paris ne fillim te viteve ‘80, kur isha duke marre postin e presidentit te shtepise botuese “Fayard”. Nje vitin 1983 takohem me Kadarene ne zyren time. Ishte i shoqeruar nga atasheu kulturor i Ambasades Shqiptare ne Paris dhe kryetari i LSHA-se, Dritero Agolli. Pra, nuk u takuam vetem. Takimi ishte i perzemert, por shume formal, shume protokollar. Pas kesaj jam ftuar shpesh nga Ambasada Shqiptare, ku jam pritur mire, me gjithe hijen e rende qe perconte komunizmi, me gjithe bisedat ku duhej te tregoheshe i kujdesshem. Me kujtohet nje ceremoni ne Ambasade. Nuk doja te shkaktoja reagime, por fola per letersine, letersine e mire qe si nje guralec ne kepucen e diktatures te pengon te ecesh, te ben te cale. Ambasadori me kerkoi fjalimin menjehere dhe e futi ne xhep.
Keto jane episode… Megjithate jam pritur miqesisht nga njerezit e Ambasades, edhe pse e dinim mire sa te veshtira do te ishin marredheniet tona. Pas vitit ‘90 kam takuar ambasadore e atashe te vjeter kulturore qe ne oret e para te demokracise ishin kthyer nga komuniste ne demokrate. Pra e shihni, se bindja e tyre nuk ishte dhe aq e paster, e thelle.

Perse vendoset te botonit vepren e Kadarese?

Duhet te theksoj se e botojme ne frengjisht dhe ne shqip, sepse per ne eshte nje rast i vecante.
E botova ne frengjisht pse qysh ne fillim e kuptova qe Kadare do te ishte nje nga klasiket me te medhenj te letersise boterore bashkekohore. Dhe duhej ruajtur gjithcka. Duhej te linim nje gjurme me botimin perfundimtar te vepres se plote te tij. Kjo do te thote se do t’i garantonim autorit cilesine e perkthimit dhe te jepnim versionin perfundimtar te kesaj vepre, duke perfshire edhe veprat e censuruara ne Shqiperi. Dhe perse ne shqip? Sepse ne ate epoke nuk kishte botues, te gatshem te rrezikonte per te gjitha keto. E per me teper, sot per t’u perkthyer ne gjuhet e botes, nga kjo veper ne ofrojme tekstet definitive.

Pervecse e botoni, a eshte kjo letersia qe preferoni?

Letersia e tij perfshin shume gjini, romane, poema, romane te shkurter, edhe drama. Romani im i preferuar eshte padiskutim “Pallati i endrrave”. Pastaj eshte “Dosja H” dhe te gjithe romanet e shkurter “otomane”, pra ata qe merren me periudhen otomane, me luften e shqiptareve kunder otomaneve, si “Qorrfermani” apo “Keshtjella”. Me pelqen shume ate cka ka shkruar per Eskilin, ne esene “Eskili ky humbes i madh”, nje ese intime, nje refleksion personal mbi klasikun. Di qe ai po punon per nje tjeter ese, por nuk duhet folur para kohe.
Per mua vepra e Kadarese eshte nje nga pese krijimtarite me te rendesishme ne bote. Eshte nje nga shkrimtaret madhore te epokes. Gjithe c’kemi bere per te mbrojtuar kete veper me duket krejt normale. Madje, jemi ne qe i detyrohemi akoma.

Zoti Durand, ne Shqiperi vjen e iken debati per hapjen e dosjeve te shkrimtareve, per ato qe duhej te deshmonin per denimin e letersise dhe arteve, ne teresi, e artistit ne vecanti, ne te kaluaren. Sipas pervojes suaj me letersine e vendeve te Lindjes Komuniste, apo te asaj letersie te shkruar nen presion te shtetit totalitar, a i duhet shkuar deri ne fund ketij akti dhe si mund te perballet shoqeria civile me te?

Ne sapo kemi botuar vepren “Pashallaret e kuq-hetim per nje krim letrar” te zotit Maks Velo. Kjo veper dhe qellimi qe ajo shpreh per hapjen e arkivave, jane shume te rendesishem. Situata ne Shqiperi me kujton vitin 1968, kur botova nje dosje per veshtiresite qe kishte hequr Aleksander Solzhenicin ne Lidhjen e Shkrimtareve ne Rusi. Eshte e njejta percapje. Arkivat duhen hapur me qellim qe e keqja te mos perseritet me. Nuk behet fjale as per hakmarrje, as per te bere raprezalje megjithe gabimet qe kane bere disa, mes tyre edhe akte kriminale. Duhet qe e verteta te thuhet dhe historia te njihet. Besoj se nuk ka demokraci te forte, nese historia falsifikohet. Dhe kjo eshte nje detyre ndaj te ardhmes se femijeve dhe brezave qe do vijne. Te fshish historine do te thote qe ndoshta edhe ata nje dite do te bien ne te njejtat gabime, nese nuk iu tregohet se c’te keqe, c’fatkeqesi krijoi komunizmi dhe ideologjia.

Prej vitit 1980, sic treguat, ju jeni president i nje shtepie botuese me rendesi, edhe historike, ne fushen e librit.
Kush eshte Claud Durand dhe si erdhi deri ketu?

U linda ne periferi te Parisit, qe quhet ndryshe "Periferia e Kuqe", qe gjallonte nga uzina dhe punetoret. Nje mjedis i thjeshte. Im at ishte llogaritar. Kam ecur mire me mesime ne shkolle. Per te ndjekur studimet ose duheshin para ose t’ia mbathje tjeterkund. Nje nga mesuesit e mi me futi ne nje konkurs, per te ndjekur nje shkolle per mesimdhenie, shkolle normale. Dhe shume shpejt u bera mesues.
Fillova te jap mesim ne te njejten shkolle ku kishin dhene edhe mesuesit e mi te pare. Isha 18 vjec, ndersa nxenesit e mi 14. Kjo zgjati per disa vjet, por une doja te beja shume gjera te tjera, pertej kesaj. Jam marre me politike, kam qene aktiv ne Shoqaten per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, jam marre me teater si aktor, me kinema gjithashtu, si regjisor, pra kam bere shume gjera. Nderkohe jam marre edhe me letersi. Gjate kesaj kohe kam pasur kontakte me shtepi botuese. E atje dikush, me kerkoi te lexoja doreshkrime te fillestareve dhe nga ana tjeter te raportoja per to. Pra, gjate dites jepja mesim dhe ne mbremje merresha me kete pune. Ne moshen 25- vjecare me kerkuan te lija mesimdhenien e me pas te angazhohesha me botimin ne “Les Editions du Seuil”. Jam marre me botimin e veprave te shume shkrimtareve te rinj, me letersine ruse, me pas me ate spanjolle per prezantimin nderkombetar te tyre, qe do te thote te verifikoheshin te gjitha perkthimet, per arsye se shume shkrimtare te asaj epoke qe vinin nga vendet e Lindjes, mbroheshin nga Konventa e Bernes, (Konvente per mbrojtjen e te drejtes se autorit), per kete arsye shpesh ka pasur perkthime anarkike nepermjet Zvicres. Mjafton t’ju permend rastin e Solzhenicinit. Keshtu qe me duhej te vija rregull ne te gjitha vendet ku Solzhenicini jo vetem ishte perkthyer keq dhe ishte piratuar.

Kur flitet per pervojen tuaj si botues, shkrimtari i pare qe te vjen nder mend eshte pikerisht disidenti dhe nobelisti rus Aleksander Solzhenicin. Ju keni botuar se fundi nje veper te tij.

Jam marre me vepren e tij prej viteve ’70.
Po, kohet e fundit kemi botuar nje liber qe ka qene shume i diskutuar ne Perendim dhe shume i guximshem. Nje veper per marredheniet ndermjet ruseve dhe cifuteve ne Rusi. Eshte ne dy vellime: i pari ben fjale per rezistencen e ruseve dhe cifuteve nen regjimin carist dhe i dyti per rezistencen nen regjimin komunist. Solzhenicini ka bere nje pune shume te mire edhe me arkivat.

Nje tjeter problem i pashqyrtuar mire tek ne mbetet ai i disidences. Meqe po flasim per letersine, edhe per faktin qe ju jeni marre per nje kohe te gjate me vepren e Solzhenicinit, le te ndalemi tek disidenca ne letersi. Cfare eshte nje disident?

Eshte shume e rendesishme t’i pergjigjesh kesaj pyetjeje. Mendoj se ka disa forma te disidences. Forma me e thjeshte eshte ajo qe e gjejme ne shume vende te Lindjes, si ne Rusi, ne Shqiperi, apo tjeterkund, pra eshte mergimi. Zgjedhja per te lene atdheun, megjithese jo me vullnetin tend. Per mendimin tim kjo nuk eshte disidence ne raport me luften qe ben ai shkrimtar apo intelektual perballe diktatures, i cili vendos te rrije ne vendin e atdheun e vet. Ketu kemi te bejme me nivelin me te eperm te disidences, pra tek qendresa. Sapo folem per Solzhenicinin. Shume thone se ishte ai qe vendosi te ikte, te linte Rusine. Jo! Ai refuzoi te shkonte te merrte cmimin Nobel ne Stokholm, sepse e dinte qe nuk do ta linin te kthehej, sikurse e dinte qe nuk do te perfitonte nga mergimi kurrgje. Ishte ai vete qe vendosi te merrte cmimin Nobel ne Moske nga ambasadori suedez.
Kur ne shkurt te vitit 1974 la Rusine, Solzhenicini u debua, qe do te thote iku ne ekzil me dhune. Kete une e quaj disidencen me te mire, te atij qe qendron dhe lufton deri ne fund, por vetem deri ne nje moment te fundme e, si ne rastin e Kadarese, me efikase behet ajo ikje simbolike, e cila u kthye ne nje ngjarje politike. Ai, gjithashtu, zgjodhi te rrije ne Shqiperi. Megjithate, nga te gjitha rastet dhe nivelet e disidences, me siperorja eshte ajo e njeriut qe ne situatat per te cilat po flasim qendron ne atdhe.

Ju keni bashkepunuar per nje kohe te gjate edhe me Jusuf Vrionin. Si e njihnit ju ate?

Jusufi te cilin e kam njohur gjate 20 vjeteve, ishte me shume se sa perkthyesi i Ismailit. Ai me kujton njeriun qe kishte nurin e fisnikeve, pavaresisht origjines se tij. E pervec kesaj ai njihte ne menyre te shkelqyer frengjishten, pasi kishte jetuar ne
France edhe para Luftes se Dyte Boterore. Kjo ane e tij teper perendimore binte ne sy menjehere, teper elegant, teper i kendshem. Kemi punuar shume mire bashke. I kushtezuar nga rrethanat, Jusufi ka bere edhe perkthime te veprave te kreut te shtetit, Enver Hoxhes, por nuk ishte disident (qesh). Per mendimin tim cdo perkthyes ka cilesite dhe defektet e tij. Ne rastin e Jusuf Vrionit, pervecse se ishte njohes i mire i frengjishtes ai kishte tendencen per t’i shtuar frazat, duke dhene fjali me te gjata se origjinali, per te qene emocionues. Pra, pak si shume prustian, do te thosha kerkues. Por perkthimi i tij percillte nje kuptueshmeri shume te mire te mendimit dhe frazes ne pergjithesi.

Dhe tani eshte Tedi Papavrami, i riu qe zevendesoi Vrionin…

Ne rastin e Tedit, problem eshte mosha e tij e re. Nuk ka njohje shume te konsoliduara te te te gjitha aluzioneve historike qe permban vepra e Kadarese. Por po ecen shume mire. Me pak fjale, puna e tij me ka pelqyer dhe tani kam ne duar nje perkthim te tij.

Mendoni te botoni te tjere autore shqiptare?

Tashme kemi botuar disa. Nje liber me proza te Migjenit qe mund te konsiderohet si nje Rimbaud shqiptar, nje antologji me 26 shkrimtare shqiptare, nga Shqiperia dhe Kosova dhe nje liber te Bashkim Shehut. Pervec ketyre edhe dy vepra historiko-politike: “Ceshtja e Kosoves” e Ibrahim Rugoves dhe “Ceshtja shqiptare” e Rexhep Qoses. Nderkohe qe botojme 2-3 libra ne vit te Kadarese. Ai ka pergatitur nje koleksion serial per botim ne shtepi te tjera botuese, te disa shkrimtareve shqiptare.

Erdhet ne Shqiperine totalitare dhe pritet 14 vjet per zbritur ne Shqiperine demokratike? Jeni me vonese…

Po jam me vonese, por ka dicka simbolike ne kete mes. Ka te beje me nje nga ato kujtimet tona idilike. Ne viziten time te fundit, mbaj mend qe lame Tiranen dhe u nisem per ne Durres. Aty, mbi rere kemi drekuar. Ne ate kohe kishte edhe me shume peme perqark. Dhe kur me pas Ismaili me thote “E di? Do kem nje shtepi, pikerisht atje ku kemi bere piknik heres se fundit.” Shume mire, i thashe, kur te jete gati, do te me ftosh per pushime. Dhe ja ku jemi.
Marre nga gazeta “Shekulli”


Pashallaret e kuq
poemth

Ne origjinal: Ne mesdite Byroja Politike u mblodh

1.
Ne mesdite Byroja Politike u mblodh.
Valle c'ka ndodhur ne kufijte veriore.
Ne kufijte e jugut valle c'ndodh.
Qielli eshte me re dhe dimri sjell debore.

Mos levizen klasat e permbysura,
Mos ka katastrofe ne prodhim.
Valle ambasadoret mos kane nisur
Radiograme plot shqetesim.

Jo. Kufijte e shtetit jane te qete.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nen diktature te proletariatit.
Dimerojne kokeulur ish kastat e medha.

Dhe prodhimi eshte normal dhe ditet
Rjedhin te zakonshem ne dhjetor…
Po ahere pse keshtu papritur
Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?

2.
Shtetet s'prishen kurre nga catite.
Shume shume mund te pikojne diku.
Nga themelet ata prishen
Ketij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.

Mund qe lart cdo gje te duket bukur,
Gara socialiste, merrja kenges, haj.
Dhe pankartat dhe heronjte e punes
Ne gazete lokale ne Nje Maj.

Telegrame urimi, diell i ndritur
Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj
Kurse poshte
pikerisht ne themelite
Rritet ngadale tumor i zi.

Per armiqte kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat qe rrefejne dicka per ta.
Per burokratizmin c'kemi valle?
Topat s'pijne uje
dhe konsuj atje s'ka.

3.
Midis shkresash, telefonash, leterthithesesh
Ata skenat mbushin gjithnje
Mjaft me kete qeshje dashamirese
Burokratet jane tjeter gje.

Jo me boje pelikan perjargur,
Si tuafe te kendshem ho, ho, ho,
Por te kobshem
me duar te pergjakura
Gjer ne bryle une ata i shoh.
I shoh atje thelle tek rremojne.
Ne themelet e revolucionit pikerisht.
C'bejne ashtu
pse trupat e deshmoreve
Kthejne djathtas, majtas dhe permbys?

Pa shiko,
trupat sikur i lajne.
Nga themelet gjakun duan te fshijne shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q'ata lane,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulen e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijne se eshte lehte pastaj
Te ndryshojne revolucionin, diktaturen
E punetoreve
thelbin e saj.

Ja keshtu, atje ne gjunje te ulur
Lajne e shplajne gjakun pa pushim
Po c'paten papritur
Pse u ndalen
Tek nje yrt i shkrete, tek nje djerrine.

Ketu jane varrosur te permbysurit:
Pashallare, bejlere, familjet e medha
Ata sulen, trupat kthejne permbys e nisin
Qe t'i zhveshin me nje vrull hata.

Rrobe sundimtaresh te pergjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe neper nate
Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

4.
Dhe mengjezi erdh,
Te zbete, te ngrire,
Nen mantelet me nishane e me kurore
Ata shkojne ne zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.

Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije
Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.
Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie
Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalet Enver parti, autokritike.

Keshtu ishte diten,
kurse naten
Zbrisnin ne themel ata serish.
Por revolucioni s'ish kala e Rozafatit
Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
Ishte i pari qe dyshoi per ta.
Dhe ahere ne themele te shtetit
Zbriti si ne baladat e medha.

Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
Tek ndanin mantelet sec i pa.

Ja, ku qenkeni!
Ata u ngrine.
-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen ne cdo thinje
Si nje mal ne dimer bubulloi.

Krisht ai nuk ish qe t'i debonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasen ngriti te punetoreve.
Per ta bere burokratizmin zap.

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegetojne ekipet e kontrollit punetor.
Qe te mos i marrin ministrite me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.

Diktature e klases s'eshte vec ne vjersha
Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
Je per socializmin?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
kontroll punetor.

Bjeri dite e nate burokratizmit,
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj.
Ne se s'do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
tek Bulevardi i Madh.

8.
Ditet ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Neper stine e vite shtjellen me furi
Vijne plenumet e partise porsi ushtaret
E revolucionit
ne stuhi.

Ecen klasa pas partise ne dite epike,
Populli pas klases derdhe oqean
Dhe m'u mbledhte prape Byroja Politike
Mesdite a mesnate
gati te gjithe jane.


Fragmente romanesh
te I. Kadarese


Kronike ne gur (fragment)

Nga kronika:

Ndersa Japonia pergatitet t'i bjere Indise dhe Australise. Gjyq. Permbarim. Prone. Thirret ne gjyq per mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plackave te shtepise se L.Xuanos behet te dielen. U leshuan fletarrestimi per plakat H.Z. dhe C.V te cilat akuzohen se kane bere magji . Lajmeroj lexuesit se shkaku qe numri i kaluar i gazetes doli i dobet dhe me gabime ishte se kam qene semure nga stomaku. Kryeredaktori. Perjashtohen nga gjimnazi elemente te tjere turbullues. Na kane ardhur nje numer ankesash nga prinderit per mesuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi eshte me te vertete i babitshem. Gjate mesimit te anatomise ky njeri ther mace ne syte e nxenesve, duke tmerruar kalamajte e shkrete. Heren e fundit majia e masakruar i shpetoi­ nga duart dhe u hodh siper bankave te nxenesve me zorret perjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza e pronarit te nderuar te fabrikes se lekureve Mak Karllasbit, u
nis dje per ne Itali. Perfitojme nga ky rast per te dhene orarin e nisjes se vaporeve te linjes Durres-Bari. Adresat e mamive te qytetit. Cmimi i bukes. Lajmerime lindjesh, martesash, vdekjesh.
- Je dobesuar, - tha gjyshja, - Duhet te shkosh ca dite te babazoti.
Me pelqente shume te shkoja mysafir te babazoti (keshtu e therrisnim gjyshin nga ana e nenes). Me pelqente, se atje vendi ishte me i qeshur dhe me i bute dhe kryesorja se atje nuk kishte uri si ne shtepine tone. Ne shtepine tone te madhe, ndoshta nga shkaku i korridoreve, hajateve, musendrave e kuberave, uria ndihej edhe me shume. Vec kesaj lagja jone ishte boje hiri, me shtepi te dendura, pothuaj te ngjitura me njera-tjetren. Ketu cdo gje ishte e percaktuar, e ngulur njehere e pergjithmone, qindra vjet me pare. Rruget, kthesat, qoshet, pragjet e shtepive, shtyllat e telefonit dhe gjithcka tjeter ishin si te derdhura ne gur, ne largesi te percaktuara me centimetra nga njera-tjetra. Kurse te babazoti cdo gje ishte e bute dhe e ndryshme. Atje rruget dhe rrugicat
benin sikur harronin vendin nga kalonin nje jave me pare dhe qete-qete e pa buje zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta. Kjo ndodhte, sepse atje asgje nuk ishte shtruar me kalldrem, por me toke te shkrifet. Vec kesaj, toka ketu ishte e rreshqitshme. Ketu vendi ishte si njeriu: shendoshej, dobesohei, zbukurohej, vrenjtej, shemtohej, sipas nderrimit te stineve. Kurse lagjja jone ishte pothuaj indiferente ndaj ketij nderrimi.
Ne pjesen veriore te lagjes kalonte rruga e kalase, qe lidhte lagjet e siperme te qytetit me qendren. Rruga ishte shume lart ne krahasim me nivelin e catise se dy shtepive te vetme te lagjes dhe njehere nje kamion qe u rrezua, demtoi rende hajatin e shtepise se babazotit. Nganjehere qellonte qe rrezohej ndonje i pire dhe catia pikonte nje jave rresht.
Po keto ishin gjera te rralla. Rruga kishte kalimtare te pakte dhe here pas here nje i vetmuar, i panjohur kendonte me sa ze qe kishte ne pisk te vapes, tek kthehej nga pazari:
Shtate sahati i nates
Te shkova te porta.
Zerin ta degjova, Meri
Thoshe me dhemb koka.
Nje Merjemeje i dhembte koka vazhdimisht ne oren shtate te mbremjes dhe ajo ankohej per kete gje. Ishte e thjeshte, megjithate me pelqente shume kjo kenge. Nje kenge te tille s'do te guxonte ta kendonte askush ne lagjen tone.
Po te ndodhte kjo gje, do te hapeshin pernjeheresh me dhjetera dritare, grate dhe plakat do te shkulnin faqet e do te mallkonin dhe me ne fund dikush do t'i hidhte uje guximtarit. Kurse ketu hapesira ishte e gjere dhe e shkrete dhe mund ta ngrije zerin gjer ne kupe te qiellit dhe prape hapesira, nuk mbushej prej tij. S'ishte gje e rastit qe i panjohuri, porsa dilte ne krye te rruges, ia merrte kesaj kenge. Ai me siguri e bluante ate ne koke gjithe diten, ne pazar, ne kafene, ne qender te qytetit dhe me siguri mezi c'priste sa te dilte te kjo humbetire per ta leshuar zerin sa kishte ne koke.
Ne kete lagje ishin te bukura dhe te pangjashme me asgje sidomos mbremjet. Kur degjoja njerezit qe thoshin mirembrema!, menjehere me shkonte mendja tek oborri i shtepise se babazotit, ku jevgjit, qe banonin ne odajashten e shtepise, i binin violines, ndersa babazoti rrinte ne shezlong dhe thithte cibukun e tij te madh e te zi. jevgjit, prej kohesh, nuk kishin me se ta paguanin qirane e odajashtes dhe, me sa duket, keto koncerte ne netet e veres plotesonin deri--diku detyrimin qe ata kishin ndaj babazotit.
- Babazot, me dridh edhe mua nje cigare, - i thosha me ze lutes dhe ai, pa me folur fare, dridhte nje cigare te holle, ma ndizte dhe ma jepte. Une ulesha prane tij dhe thithja me qejf te madh duhanin, pa u trubulluar nga shenjat kercenuese qe me
benin tezet dhe dajat nga gjysmerresira.
Mendoja se nuk ka lumturi me te madhe ne bote sesa, pasi te kesh ngrene shume, shume, te pish duhan dhe te degjosh jevgjit, qe i bien violines, duke i mbyllur syte pergjysme, ashtu si babazoti.
Ah, sa te rritem, mendoja, te blej nje cibuk te madh e te zi qe te leshoje tymin duman, te le mjeker si te babazotit, dhe te lexoj gjithe diten qitape te trasha, shtrire ne shezlong.
- Babazot, - i thosha me ze te zvargur, sikur te isha ne enderr, a do te me mesosh edhe mua turqisht?
- Do te te mesoj, - me pergjigjej ai. - Sa te rritesh dhe ca dhe do te te mesoj.
Zeri i tij ishte i trashe dhe nanurites dhe une, i mbeshtetur pas shezlongut te tij, enderroja magjine e duhanit dhe mundohesha te llogarisja me mendjen time se sa duhan do te me duhej per te pire gjate shume vjeteve dhe sa qitape do te me duheshin per te lexuar, gjersa te me vinte koha per te vdekur.
Te gjitha keto po me vinin nder mend ne nje menyre krejt te parregullt, ndersa po lija prapa shtepine e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtepi qe ngrihej rreze kalase, dhe po zbrisja tatepjete bokerimave, neper rrugen e ngushte, qe perseri kishte levizur. Copera kujtimesh, gjysma frazash apo fjalesh, bishta ngjarjesh te parendesishme, nderprisnin njera-tjetren, shtyheshin, kapeshin per veshi apo per hunde me nje gjalleri qe shtohej bashke me shpejtesine e hapave te mi.
Ja dhe shtepia e Suzanes. Porsa te merrte vesh qe kisha ardhur, ajo do te dilte me vrap dhe do te vertitej rreth shtepise se babazotit gjersa te me takonte. Ne vertitjen e saj kishte dicka prej fluture dhe prej lejleku njekohesisht. Ajo ishte me e madhe se une, e holle, me floke te gjate, qe i krihte vazhdimisht ne menyra te ndryshme dhe te gjithe thoshin se qe e bukur. Pervec asaj ne lagjen e babazotit nuk kishte asnje vajze apo djale tjeter te vogel. Prandaj Suzana gjithmone priste me padurim ardhjen time. Ajo thoshte se merzitej shume midis te medhenjve. Ajo merzitej ne shtepi duke qendisur, merzitej te cezma dhe merzitej kur hante buke. Ajo merzitej ne mesdite, merzitej ne mbremje, bile dhe ne mengjes. Me nje fjale merzitej jashtezakonisht. Kete fjale ajo e pelqente shume dhe e nxirrte nga goja me nje kujdes te vecante, sikur kishte frike se mos e lendonte padashur me dhembe apo me gjuhe...

Perbindeshi
(fragment)
Ti ke frike?, i tha ai.
S'di si te them, tha ajo. Kur e pashe per here te pare kete kale, nje ze i brendshem me tha: Ky eshte kali yt i dasmes, Helene. Ky kale ka ardhur per ty.
Po ti e di qe s'eshte ashtu. Ti e di qe ky kale erdhi ketu per te gjithe ne.
Ne fatkeqesine e pergjithshme une kam pjesen time, tha ajo. Nganjehere trembem, vazhdoi me ze te ulet. Trembem sidomos naten. Me duket sikur, atje larg ne fushe, ai fillon papritur te levize dhe te avitet ngadale nen driten e henes me ato gjymtyret e tij te ngathta vigane. Stuk-Stuk-Stuk, degjohen patkonjte e tij prej druri.
Sa budallaqe behesh, i tha ai duke qeshur. S'ben mire qe e ushqen fantazine me gjepura te tilla.
Helena psheretiu.
Ata duan te me marrin mua mbrapsht, tha ajo. Te me heqin kendej, duke me zvaritur per flokesh.
Mjaft, Helene.
Ti vete the se ne ate Kale te Drunjte eshte fshehur, midis te tjereve, edhe ish-i fejuari im.
Atje eshte gjithe vjetersia e botes.
E pra. Pandaj, nganjehere, me duket se ai eshte kali im, qe kerkon te me marre.
Mjaft, Helene. Ky kale nuk do te levize kurre asnje hap. Do te kalbet e do te rrenohet ne ate vend ku u ngrit. Sepse ai eshte nje kale prej druri dhe nje kale prej druri nuk mund te levize kurre vete.
Mund ta terheqin, tha ajo.
Ky rrezik ishte ne fillim, atehere kur njerezit mund te genjeheshin, te terhiqeshin nga pamja e tij. Por kjo tashme kaloi.
Por ndoshta do te vijne te tjere njerez, nje tjeter brez qe do t'i pelqeje ta terheqin kalin ne qytet. C'do te ndodhe atehere?. Cdo brez pergjigjet kryesisht per fatin e tij dhe pastaj te pasardhesve te tij.
Kurse ne... Oh, nje piese e jetes sone do te kaloje me te, per te mos thene e gjitha. Sa keq qe ai u shfaq tamam tani, ne kohen e njohjes sone.
Helene, une ta kam thene... Kali do te kalbet aty ne fushe.
Po ne qofte se kjo vazhdon gjate? Ne qofte se ai, me kalimin e viteve, behet pjese e pandare e horizontit, aq sa te vije nje dite e ne te mos e kuptojme dot horizontin pa te? Ai do t'i shtypte e do t'i bente pete shpirtrat tane.
Ai do te rrenohet pa arritur ajo dite.
Do te rrenohet... Por kur do te ndodhe kjo?
Mos do te thuash pas tri-kater dekadash, atehere kur ne do te jemi plakur dhe kohen me te bukur te jetes ta kemi kaluar nen terrorizimin e ketij perbindeshi? Sa keq qe ai u shfaq pikerisht tani
Ndoshta po te mos qe shfaqur ai, ne te dy nuk do te ishim njohur.
Ajo ktheu koken, duke kerkuar syte e tij
A s'kam te drejte?, tha ai.
Ajo i vuri koken ne sup. Frymemarrja e saj ishte e qete. Here-here atij i dukej se brenda saj mezi ndihej nje frymemarrje tjeter, me e larget.
Befas ajo ktheu fytyren nga ai. Syte e saj duhej te ishin fare prane, pothuajse ngjitur me syte e tij si per ta kaluar pa humbje gjithcka.
E sikur e gjithe kjo te mos jete e vertete? tha me ze te akullt.
Cfare? c'gje te mos jete e vertete?, pyeti Genti.
Gjithcka qe na rrethon: Kali i Drunjte, acarimi, rreziku. Sikur te gjitha keto te jene te shpikura?
Te shpikura nga kush?, pyeti ai me ze te bute.
Nuk e di, u pergjigj ajo nervoze. Nuk e di as vete. Ndoshta po flas marrezira.
Ai ia lemoi floket qetesisht, duke u perpjekur t'ia mbeshtese koken te supi i tij.
Ti me ke thene se te vjetrit dyshonin shpesh per pamjet qe kishin perpara. Madje, e mbaj mend, me ke treguar se qe dyshuar pikerisht edhe per Helenen.
Ah, po. Ka nje motiv te tille te poetit te vjeter: qe ne Troje s'kishte mberritur Helena, por shembelltyra e saj.
Pikerisht.
Por kjo mund te shpjegohet njefaresoj, vazhdoi ai. Greket e kishin kerkuar te ikuren disa here, perpara se Paridi te mberrinte bashke me te ne Troje. Ngaqe kishte frike nga i ati mbret, per procken qe kishte bere, Paridi qe vertitur nje kohe te gjate andej-kendej me Helenen. - Ndersa fliste, atij iu kujtuan dy ditet e tyre ne hotelin e trishte provincial, ne kohen qe babai i Gentit kishte marre nderkaq telegramin e pare kercenues. - Ishte e kuptueshme qe te derguarve greke, te cilet kerkonin kthimin e mbretereshes se ikur, trojanet t'u pergjigjeshin madje, teper sinqerisht: A jeni ne vete, apo shikoni endrra me sy hapur?! Nuk ka mberritur asnje Helene ketu, vec ne ka ardhur hija e saj.
Ajo qeshi.
Nuk m'i ke thene ndonjehere keto hollesi. E pastaj?
Pastai Helena mberriti vertet. Por thashethemet per te, qene perhapur nderkaq kaq shume (ne mejhane trojanet e thjeshte shume here do te kene folur me njeri-tjetrin. More, flitet se princi yne ka rrembyer nje mbretereshe greke, te jete e vertete thua? Profka, do te jete pergjigjur tjetri, shpifje dashakeqese nga ata qe duan te hedhin balte kunder shtetit!), pra kjo bisede ishte bere kaq shume, saqe edhe kur Helena erdhi vertet, dicka nga shija e meparshme mbeti.
Zbavitese, tha ajo. Pastaj psheretiu. Ne gjithe ngjarjet e vjetra ka gjithmone nje ane te kendshme. Vec kur degjoj per Kalin prej Druri, une ngrij e gjitha. Atje mbaron cdo drite dhe nis tmerri. Ndersa ti fllsje pak me pare, une mendoja: nga c'zona te pashpresa kishte dale valle ai kali i zi?
Ai vazhdonte t'i perkedhelte floket, kurse ne sy rrekej te gjente njollen e erret ne horizont.

Perse i le gertnadhat e Lionit, c'kerkon qe midis koherave te tjera endesh si sonambul? S'te mjaftuan zjarret, tempujt, klithmat e Trojes?
Perbindesh! Me mish qytetesh u mesove.
I kishte lexuar gjekundi keto vargje apo ato ishin krijuar vetvetiu ne ndergjegjen e tij, si shtresa e myshkut ne faqen e nje muri?
Jo, Helene, tha ai. Nga asnje mit dhe nga asnje grope koherash nuk doli ky kale. Ai u poll ne kohen tone, vetem formen e huajti andej, sepse format jane zakonisht ato qe merren hua.
U be shume vone, tha ajo.
- U be vone, - tha
Lena. - Rojtari i konviktit perseri do te beje fjale. Eja te ikim.
U ngriten nga stoli, dolen gjer te xhadeja dhe ecen te perqafuar. Tani i kishin kthyer shpinen fushes dhe hijet e tyre te sajuara nga hena zgjateshin e lodronin tutje ne asfaltin e zi, sikur te mos kishin asnje lidhje me ta.
Kur hyne ne qytet, rruget ishin fare te boshatisura. Nje polic, mbeshtjelle me mushama te zeze, pinte cigare perpara portes se nje arnbasade. Diku thelle, nga ca rruge anesore, degjoheshin zera.
-
Po dalin fshesaxhlnjte, - tha ai. - Me siguri eshte mesnate.
Me tutje, nje grup i vogel njerezish, qe ndoshta ktheheshin nga ndonje darke, po ndaheshin me njeri-tjetrin gezueshem. Qysh tani Gent Ruvina po mendonte frazat e para te kapitullit te ri te librit, dhe te giitha ato, kushedi pse, ndoshta per arsye te zerave te fshesaxhinjve apo darketareve qe po ndaheshin, kishin brenda tyre fjale te tílla si Naten e mire ose Mirembrema, apo formula pershendetjeje te ngjashme.


Nepunesi i pallatit te enderrave
(fragment)
Nepunesit e te gjithe sektoreve pa perjashtim, por sidomos ata te Seleksionimit, dridheshin nga fjala verifikim. I kishin treguar se qellonte shpesh qe enderrparesi, me te degjuar ndonje ngjarje reale, dergonte leter ne Tabir Saraj, duke pretenduar profetizimin e ngjarjes me ane te endrres se tij. Atehere kerkohej endrra, gjendej me ane te numrit te regjistrimit te saj ne Recepsion, nxirrej nga Arkivi dhe, ne qofte se ajo ishte vertet ashtu, kerkoheshin fajtoret qe ajo s'qe marre parasysh. Fajtore mund te ishin interpretuesit, qe nuk e kishin zberthyer drejt kuptimin e sinjalit, po mund te ishin seleksionuesit, qe e kishin nxjerre endrren te pavlefshme dhe ne kete rast faji i tyre quhej edhe me i rende, sepse gabimi i interpretuesit, qe nuk arriti ta shpjegonte drejt sinjalin, ishte me i falshem ne krahasim me gabimin e seleksionuesit, qe nuk gjeti ne enderr asnje sinjal.
Pune e mallkuar, tha me vete Ebu Qerimi, i habitur edhe vete nga ky gast rebelimi i ndergjegjes se tij. Megjithate, ne dreq te vente. Ai shkroi fjalen e pavlefshme mbi njeren nga fletet, por te tjetra perseri u step. Padashur, ngaqe s'dinte c'te bente me ate flete qe i mbeti ne dore, nisi te rilexonte tekstin e shkruar ne te: Nje shesh i braktisur, prane kembes se nje ure; nje lloi djerrine nga ato ku hedhin mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, coperave te thyera te lavamaneve nje vegel e vjeter muzikore, e papare ndonjehere, qe binte vetvetiu midis asaj shkretie, dhe nje dem, i egersuar, sic duket, prej tingullit te asaj vegle, shkrofetinte te kemba e ures.
Pune artistesh, tha me vete Ebu Qerimi, ndonje muzikant i pakenaqur, i mbetur pa pune. Ai nisi te shenonte fjalen e pavlefshme siper fletes. Kishte shkruar vetem e pa, kur syte i shkuan te rreshtat e pare qe i kishte kapercyer dhe ku shenohej emri i njeriut qe kishte pare endrren, data dhe profesioni i tij. Per cudi , i zoti i endrres nuk ishte muzikant, po shites lulelakrash, nga kryeqyteti. C'me polli, tha me vete Ebu Qerimi, pa i hequr syte nga fleta. Te dilte nje bakall i mallkuar dhe te ngaterronte mendjen! Ishte dhe nga kryeqyteti dhe e kishte lehte te ankohej. Ebu Qerimi i shoi me kujdes shkronjat e shkruara siper fletes dhe e kaloi endrren ne te vlefshme. Idiot, murmuriti edhe nje here me vere, duke e veshtruar per here te fundit me bisht te syrit fleten e endrres, sia veshtrohet nieriu qe i behet nje favor pa e merituar. Ngieu penen ne boje dhe, pa i lexuar per se dyti, shkroi fjalen e pavlefshme mbi disa flete te tjera. Kur vrulli i zemerimit i ra, e frenoi prape veten. I kishin mbetur akoma edhe tete endrra, nga ato qe ne shikimin e pare i kishin nxjerre si te pavlefshme. I pa me qetesi, nje nga nje, dhe, me perjashtim te njeres qe e kaloi ne te vlefshme, te tjerat i la aty ku ishin. Duhej te ishte teper i trashe qe te mos kuptoje ne to sherret ne familje, kapsllekun apo mungesen e grave.
Orari zyrtar s'po mbaronte qe s'po mbaronte. Megjithese i dhimbnin syte, Ebu Qerimi terhoqi disa flete nga dosja e endrrave te paperpunuara dhe i vuri perpara. Kishte pershtypjen se lodhej me shume duke bere sikur lexonte, sesa po te lexonte vertet. Zgjodhi ato fiete qe i kishin tekste me te shkurtra dhe, pa e pare fare adresuesin lexoi njeren prej tyre: Nje mace e zeze kishte kapur ne goje henen dhe po vraponte e
ndjekur nga turma. Gjithe udhes nga ikte, dukeshin gjurmet e henes se plagosur
Ja kjo ishte vertet nje enderr qe ia vlente barra qirane te merreshe me te.
Para se ta kalonte te te vlefshmet Ebu Qerimi e lexoi edhe nje here. Ishte vertet nje ender serioze, me te cilen kishte qejf te merreshe. Ebu Qerimi mendoi se, sidoqofte, puna e interpretuesve, pavaresisht se ishte teper e veshtire dhe delikate, ishte e kendshme, sidomos kur kishe te beje me endrra te tilla. Atij vete, megjithese i lodhur, i lindi deshira te interpretonte endrren. Madje kjo gje s'iu duk aspak e zorshme. Perderisa hena ishte simbol i shtetit e i fese, kuptohei qe macja e zeze ishte nje force armiqesore qe vepronte kunder tyre. Nje enderr e tille i ka te gjitha shanset per t'u shpallur kryeenderr, mendoi Ebu Qerimi. Ai shikoi adresuesin. Ishte nga nje qytet i larget i krahut evropian te shtetit. Andej edhe endrrat vijne me te bukura, mendoi Ebu Qerimi. Ai e lexoi ate per te treten here dhe iu duk akorna me e bukur dhe me kuptim. Nje gje e mire ishte se endrra, vec te tjerash, kishte edhe turmen, e cila me siguri do ta arrinte macen e zeze per t'ia shkeputur henen prej dhembeve. Me siguri ajo ka per te perfunduar ndonje dite si bashenderr, tha ai me vete dhe e verejti gati me buzeqeshje fleten e zakonshme ku qe shkruar endrra, si njeriu qe sheh nje vajze tani per tani te zakonshme, por qe ai e di se e pret fati i nje princeshe.
Ebu Qerimi ndjeu per cudi nje lehtesim. Ai mendoi te lexonte edhe dy-tri flete te tjera, por i la pergjysme, sepse nuk deshi te prishte pershtypjen e mire te endrres me hene. Ai ktheu koken nga xhamat e medhenj, pas te cileve po binte muzgu. Tani nuk donte te merrej me me asgje. Donte vetem qe te mbaronte orari zyrtar. Megjithese drita sa vente po dobesohej, kokat e nierezve vazhdonin te rrinin te perkulura mbi dosje. Ai ishte gati i sigurt se, edhe sikur te binte nata dhe terri i perjetshern, ato koka nuk do te ngriheshin qe andej, pa rene zilja e mbarimit te punes...


Gjenerali i ushtrise se vdekur
(fragment)
Ne hotel Dajti gjenerali e ndjeu veten mire. Ai shkoi ne dhomen e tij dhe nderroi uniformen. Pastaj zbriti ne holl dhe porositi nje bisedim telefonik me shtepine.
Gjenerali, prifti dhe tre shqipetaret u ulen ne nje tavoline. Ata biseduan per gjera te ndryshme dhe te parendesishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqerore. Gjenerali ishte shume serioz dhe i sjellshem. Prifti fliste pak. Gjenerali dha te kuptonte se ai ishte kryesori, megjithese prifti fliste me pak. Ai foli per traditat e bukura qe ka krijuar njerezimi ne lidhje me varrimin e ushtareve. Permendi greket e trojanet, qe varrosnin njerezit me aq madheshti ne pushimet midis lufterave. Ai ishte shume entuziast per misionin e tij. Do ta kryente shume mire kete mision te rende dhe te shenjte. Mijera nena prisnin bijte e tyre. Ato kishin njezet e ca vjet qe prisnin. eshte e vertete se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjeter, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin te gjalle bijte e tyre, por, sidoqofte, edhe te vdekurit priten. Ai do t'u conte nenave eshtrat e bijve te tyre, qe gjeneralet budallenj nuk diten te udhehiqnin ne lufte. Ai ishte krenar per kete. Ai do te bente cmos.
- Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjalleri. - Me falni, zoterinj. - Me hapa te gjate dhe madheshtore shkoi ne portinerine e hotelit.
Po aq madheshtor u kthye. Shkelqente i teri. Ne tryeze pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte me e ngrohte. Gjenerali perseri dha te kuptohej se ai ishte kryesori ne kete mision, sepse prifti, megjithese kishte graden kolonel, ne kete rast ishte vetem nje perfaqesues shpirteror. Ai ishte kryesori dhe mund te hapte cfare bisede qe te donte: per konjaket, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shume mire ne kete sallon hoteli, me keto perde te renda, me kete muzike te huaj, bile, me teper se te huaj. Ai u habit dhe vete nga i erdhi keshtu papritur kjo dashuri per konfortin, per te gjitha objektet qe shikonte rreth e rrotull ne sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltuket e rehatshem e gjer te zhurma e kendshme qe bente makina e ekspresit te kafes. Me teper se dashuri, ndoshta ishte nje ndjenje malli e parakohshme per dicka qe e ndiente se do ta braktiste per nje kohe te gjate.
Gjenerali ishte i gezuar. Shume i gezuar. As vete nuk e dinte perse i erdhi kjo vale gezimi e papritur. Ky ishte gezimi i udhetarit qe gjen nje strehe pas nje udhe te rrezikshme ne mot te keq. Ajo gota e vogel e verdhe e konjakut nisi t'i debonte perhere e me shume pamjen e irnosur e kercenuese te maleve, qe edhe tani ne tavoline e shqetesonte here pas here. Si nje shpend krenar i vetmuar... Befas e ndjeu veten teper te fuqishem. Trupat e dhjetera mijera ushtareve, te futur ne toke, priten kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi qe t'i ngrinte ara nga balta dhe t'ua kthente prinderve dhe te afermve. Ai erdhi si nje Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shenime te pagabueshme. Gjeneralet e tjere i udhehoqen keto kolona te pafundme ushtaresh drejt disfatave dhe asgjesimit, kurse ai erdhi qe t'ua shkepuste harrimit dhe vdekjes ate dicka qe kishte mbetur prej tyre. Ai do te endej varreze me varreze, kudo, mbi ish-fushat e luftetareve, me qelllm qe t'i gjente te gjithe te zhdukurit dhe te humburit. Ne luften e tij me balten nuk do te njihte disfate, sepse ai ishte pajisur me forcen magjike te statistikave te perpikta.
Ai perfaqesonte nje vend te madh e te qyteteruar dhe prandaj puna e tij do te ishte madheshtore. Ne punen e tij kishte dicka nga madheshtia e grekeve dhe e trojaneve, dicka nga funeralet homerike. O, si do te mbeteshin me goje hapur shqiptaret, qe mbanin kaq shume ombrella ne duar.
Gjenerali ktheu edhe nje gote. Dhe qe ate nate e tutje, cdo dite, cdo mbremje, atje larg ne vendin e tij, te gjitha ata qe prisnin, do te thoshin per te: Ai tani kerkon. Ne shkojme neper kinema, ne restorante, ne kafe, ndersa ai i bie kryq e terthor tokes se huaj dhe kerkon. Kerkon, hap varre. Oh, pune te renda ka, por ai do te dije t'ia dale mbane. Jo me kot derguan ate. Zoti e ndihmofte!

Qyteti pa reklama
fragment
(kreu XIV)
-Kane dy dite qe rrine gjer naten vone, sec kane, zihen, hahen, djem te rinj, - tha nena e Steles, duke trazuar prushin e mangallit.
Dy motrat shikuan njera-tjetren pa folur. Kur nena doli jashte, Diana pyeti:
-Si duket ky mesuesi i ri?
Stela uli syte.
-Ku di une?
-Ai eshte simpatik.
-Mua s'me duket dhe aq. Megjithese Shpresa e klases sone s'e heq nga goja. Si s'ka turp edhe ajo.
-E pse te kete turp?
-Ua, po per profesorin a mund te...
Diana qeshi me te madhe.
-Sa budallaqe behesh moj Stele, eh... - ajo psheretiu lehte, duke ia ngulur syte motres. Sa e bukur ishte Stela! Tre vjet me pare, kur Diana iku jashte shtetit, e la motren akoma vajze pesembedhjetevjecare, te holle, sikur do thyhej. Kurse tani, duke veshtruar syte e saj butesisht te erret, gjinjte e rrumbullaket, format e belit dhe te kembeve, qafen e bardhe, te lemuar, ajo thoshte me vete: Jo s'mund te jete engjell Stela. Si i mban gjunjet dhe si veshtron. Keto tre vjet ndarjeje e kishin larguar Dianen nga e motra. Pastaj, te dyja kishin ndryshuar shume. Ja, edhe ajo kur u
nis jashte shtetit ishte sa Stela, vec jo kaq e bukur, megjithate, simpatike, bile shume. Ajo atehere ishte vajze e paputhur, kurse Steles i dukej motra e mbeshtjellur me nje vello misterioze, me ate avullin e pershkuar nga reflekset e reklamave te qyteteve te medha jashte shtetit. Sa kishte treguar Diana ate dite per bulevardet e medha, dritat, restorantet, dancingjet. Diana kishte qene ne ato lokale kishte vallezuar, kishta dale per krahu me djem. Po sepse i vinte rende Steles qe ta pyeste me hollesi.
-
Po ti? - ja preu mendimet e motra, - a ke ndonje djale?
-Jo, - u pergjigj Stela.
Ato prape veshtruan njera-tjetren ne sy. Syte e Dianes shkelqenin si nje dritare kujtimesh, kurse ato te Steles qene te menduar, te pershkuar nga kureshtja e jetes qe s'e njihte. Sa ishte rritur Stela! Jo, jo, ajo s'ishte aspak engjell dhe, si per te pohuar kete mendim te fundit te se motres, papritur Stela pyeti:
-
Po ti Diana ke shetitur me djem atje?
-Posi.
-
Po ke dashuruar?
-Eh, si te them. Ndoshta me eshte dukur.
Po atje s'eshte si ketu. Cdo vajze ka shume djem dhe cdo djale, gjithashtu. Nje here me njerin, nje here me tjetrin... Prit pak, tani do te te tregoj. - Diana u ngrit tere gjalleri qe, me ne fund, gjeti nje njeri qe mund t'i tregonte jeten jashte shtetit. Ajo hapi nje nga valixhet e saj dhe nxori nje cante te zeze.
-E shikon kete? Ketu jane telefonat e te njohurve qe kam, sipas emrave. Ketu jane shenuar takimet, ja lexo.
Stela u afrua. Ishte nje ditar ne shkruar ne gjuhe te huaj.
-
Po ta perkthej. E enjte 14, Roberti ne Metro Orion. E shtune 16, Viktori perpara kafe Mjellmes etj.
Stela nguli syte mbi ato emra te shkruara pa kujdes dhe sec ndjeu ne zemer. Nje flete e vogel dhe sa jete e madhe. Si ishte valle ajo metro Orion apo kafe Mjellma? Sigurisht, atje ne metro Orion digjeshin drita te cuditshme dhe njerezit vraponin, vraponin. Dhe atje prisnin djem duke pire cigare. Ata prisnin vajzat e tyre. Ato pastaj vinin dhe ata hidhnin cigaren poshte. Perdhe grumbulloheshin shume cigare. Djemte gjithmone pine cigare kur presin. Per cdo vajze kishte aq bishta cigaresh per toke. Pastaj te gjithe iknin dhe perdhe zbardhnin bishtat e cigareve.
-Me trego dhe fotografi.
-Tani.
Diana hapi nje cante tjeter. Nje grusht zarfesh e fletesh shkruar ne gjuhe te huaja. Pastaj fotografite. Stela i shikoi me rradhe, duke ndjere ne shpirt nje dhembje te fshehte.
-Sa i bukur ky djali!
-Ah, ky me telefononte gjithmone ne mesnate. Me zgjonte nga gjumi. Sa budalla!
-
Po ketu, ku jeni?
-Ne pyll jashte qytetit. Na la treni elektrik. Atje kaluam naten
Stela veshtronte vjedhurazi te motren. Ajo nuk guxonte te pyeste, por, me ne fund, vendosi:
-Diana, po ti... me ndonjerin prej tyre ke pasur marredhenie te ngushta?
Te dyja motrat u veshtruan prape sy nder sy. Syte e Dianes kishin nje zjarrmi te cuditshme.
-Ti me pyet jam vajze apo jo?
Steles sec iu drodh ne zemer. Sa e guximshme ishte Diana. Ajo deshi te pyeste pikerisht kete, por s'mundi as ta mendonte, bile, kaq zhveshur.
-
Po, - pohoi me drojtje Stela.
Diana uli pak syte, duke trazuar mekanikisht fotografite. Stela u pendua qe pyeti. Por tani ishte vone. E shkreta Diane, si i uli syte.
Diana psheretiu e lumtur me nje buzeqeshje turperisht ironike.
-Jo, une s'jam vajze.
Steles ne cast iu duk sikur nje aparat magjik ia largoi dhe ia veshi me mjegull motren e saj. Ajo s'ishte vajze. Diana, motra e dashur, sa e huaj u be befas per te. Stela deshi te ndalte dicka, por kjo dicka ishte bere dhe ajo s'mund te ndalte asgje.
-Stela, c'me shikon keshtu? - Diana i perkedheli floket e valezuar e te rende. - Ti nuk me do me? Fol, ti s'me do me?
Stela e shikonte me sy te hutuar, te zbrazur. Kishte keqardhje, trishtim apo zili ne syte e se motres? Diana nuk kuptonte dot.
-Jo, Diana, asgje, - u pergjigj si e humbur vajza.
Nga kati i trete u degjuan tingujt e magnetofonit. Nje ritem rok-en-rolli dhe nje grua qe kendonte me nje ze si jehone.
-Shkojme te degjojme muzike, tha Diana, - se me ka marre malli per nje danc. E njeh, Dorian Gej kendon.
-Jo, - tha Stela, - Mamaja s'me le.
-Ama dhe ti, c'hyn mamaja ketu?
Sa kishte ndryshuar Diana, sa e guximshme ishte bere Diana. Kjo Diana, motra e saj.
Te dy motrat po beheshin gati te trokisnin ne deren e qiraxhiut, kur magnetofoni befas heshti.
-Ptu, t'i ... nenen, shiriti u keput, - u degjua zeri i Gjonit. Ato te dyja nuk deshen te hynin ne kete qetesi. Dy te tjere sec bisedonin.
-Sidoqofte, kurre s'pranoj qe respekti ndaj letersise dhe popullit tim eshte nje paragjykim.
-
Ore, te mbushet koka ty, ne jemi njerez te shekullit njezet, shekullit atomik, pushtojme henen, rrezojme yjet, ne duhet ta shtypim moralin e vjeter. Si ka thene Migjeni:
Ne te birte e shekullit te ri,
qe plakun e lame ne shejtnin e tij.
Magnetofoni buciti duke mbytur zerat. Motrat hyne. U prezantuan. U ulen. Djemte e rinj pernjehere u gjalleruan. Gjoni dukej i lumtur. Ai vuri tangon per te vallezuar dhe mori Dianen, duke mos guxuar te merrte Stelen. Sa ia kishte turbulluar perfytyrimin keto net kjo studente e ardhur nga vise te largeta, per te cilat digjej zemra e tij. Ata menjehere zbuluan te njeri-tjetri patosin qe i bashkonte : etja per boten e madhe dhe percmimi per provincen. Por, ndersa Diana do te ishte pas dy javesh perseri jashte shtetit, ai i mjeri do te mbetej atje.
Ndersa vallezonte e bisedonte me Dianen, Gjoni dy here i poqi syte me Stelen. Ajo se si i dukej sonte, e rritur, serioze dhe e menduar.
Tangon tjeter Gjoni mori Stelen. Hera e pare qe vallezonte me te. Eugjeni mori Dianen. Mentori buzeqeshte filozofikisht. Diana vallezonte shume ngjitur. Gjoni e afroi pak Stelen, sa i ndjeu aromen e flokeve. Ajo nuk kundershtoi, perkundrazi e hapi pak krahun qe ai te kishte mundesi ta kapte me mire nga beli. Gjoni mundohej ta veshtronte ne sy, por fytyrat e tyre qene shume prane. Vetem afer fundit Stela i ngriti pak syte. Gjoni ndjeu ne zemer nje furi te ngrohte, sikur dikush i hapi nje rubinet avulli te nxehte.
Pastaj Gjoni me Dianen kercyen nje mambo. Stela shikonte me admirim levizjet e tyre. Sa shkojne me njeri-tjetrin, mendoi dhe nje pikellim i mbushi zemren. Diana ishte nxehur nga muzika. Ajo kishte pothuaj nje muaj qe nuk kishte takuar asnje mashkull. Ulerima e saksofonit i zgjonte te gjitha deshirat ne trupin e saj te ri dhe te bukur. Sa e rrezikshme eshte Diana, mendoi Stela me nje frike te pakuptuar ne zemer. Si veshtronte ajo, si levizte. Edhe Gjoni ishte nxehur. Ai nuk e veshtronte me Stelen. Frika ne zemren e Steles u kthye ne xhelozi ndaj se motres. Po pse Gjoni qe e veshtronte gjithmone ne sy, i kthente tani kryet? Edhe ta veshtronte, tani ajo nuk do t'i hiqte me syte, vec ta shikonte. Me mire te mos kishin ardhur fare dhe Diana nuk do te ishte njohur me te. Megjithate, asaj nuk i interesonte kjo pune. Pse c'ishte Gjoni per te? Profesor dhe asgje tjeter. Po, po keshtu ishte. Le te buzeqeshte Diana sa te donte. C'pune kishte Stela? Diana vajze e tille u be, e shthurur, oh, si s'ka turp kjo motra e saj.
Muzika e xhazit sikur i rrihte me kopan mendimet e Steles, duke i perplasur nga nje mur ne tjetrin, duke i kapur prej flokesh, prape duke i ngritur ne tavan dhe prape duke i perplasur ne dysheme.
Diana e dridhte trupin si gjarper. Eugjeni therriste Jepi! here pas here. Mentori prape buzeqeshi. Sa kercisnin takat e Dianes! Nje sorre qendroi te pezuli i dritares. Xhamat qene veshur avull dhe sorra nuk dukej qarte. Ne librin e kendimit te klases IV fillore kishte nje vizatim, ku nje harabel cukiste jashte dritares. Se si iu kujtua kjo Steles papritur. Sa larg ju duk ajo kohe. Tani sorra s'dukej me pas xhamit. Diana qe mbytur ne djerse. Cudi si nuk i thyheshin takat. Ajo po qullej. Dhe veshtrimin sikur e kishte te djersitur. Sa gje e shemtuar eshte djersa, mendoi Stela. Ajo e urrente djersen. Asaj iu kujtuar nje fraze nga libri i historise: normandet e fitonin me gjak ate qe mund ta fitonin me djerse. Sorra u ul prape te dritarja. Jashte qe ftohte dhe asgje s'te kujtonte djersen. Sikur takat e Dianes te mos ishin ceke, ato tani do te thyheshin. Me mire qe takat mos te ishin ceke. Vetem mos te perdridhte kemben, kur te thyheshin. Jo, jo, kemben s'duhet ta perdridhte.
Befas hyri nena. Ajo shkuli faqet kur pa Dianen qe kercente ne ate menyre. Ate mbremje kjo u be shkak per grindje familjare. Diana nuk deshi t'u leshonte udhe prinderve ne asnje menyre. Ajo fliste me ca idera qe i thernin si thika te ftohta pleqte e shkrete.
-Pu-pu, na u prish vajza, - murmuriste nena pas cdo pauze. - Te thashe, burre ziu, atehere qe te mos ta dergojme ne ate Evrope te nemur. Pu-pu, na iku vajza!
Po ai goxha djale si s'kish turp qe hidhej sikur i kishte hyre nje krimb ne b.... Ua, ua, ua, eshte edhe dhaskal, c'mesues, dhaskal permbysuri eshte ai.
Ate nate dhe me vone, kur Diana hapte bisede per Gjonin, Stela degjonte me nervozizem dhe ishte e paqete gjersa biseda mbyllej perseri.
Vone fjeten ate nate te zotet e shtepise. Te dy motrat rane te flinin bashke, si zakonisht, ne krevatin dopio.
-Stela!
-Ti me more tere kuverten.
-Terhiqe vete.
-Ti c'ke keshtu? Mos je e semure?
-Jo.
Feshferine carcafet dhe nje pale floke u ferkuan mbi jastek.
-Diana!
-He.
-C'ndjen kur puthesh?
-Uh ti, femije!
-Me thuaj.
-C'te te them.
Po ja ndjen dicka te cmbel si bonbone.
-Ti tallesh. Mua me duket se kur puthesh nuk ke qejf te hash.
-E vertete.
-
Po pse psheretive?
-Une, jo... kot.
-Diana!
-He, c'ke. Fli tani.
-
Po kur... c'ndjen?
-Degjo Stela. Kurre s'duhet ta besh ate. Morre vesh? Kurre. Do te pendohesh tere jeten pastaj. Degjon?
-...
-Dhe tani fli. Mua po me mbyllen syte. Naten e mire.
-Naten e mire!
Pas pak Diana fjeti. Ne dhome ishte erresire dhe qetesi e plote. Degjohej vetem gerhitja e lehte e gjyshes dhe tiktaku i ores se vjeter. Stela kishte te nxehte, i dhimbte koka. Mundohej te flinte, por s'mundte. I dukej sikur ne tru i shtypej nje turme mendimesh, qe perpiqeshin te dilnin si nga nje porte e ngushte, por nuk mundnin. O Zot, sa shume mendime, dhe sa te palidhura dhe c'budallalleqe!
Po a nuk mundte te mos mendonte asgje? Jo. Ca fiksime pa kuptim i nguleshin si gozhde dhe s'i shqiteshin. Ndonje gjysme vargu dy nota te nje melodie, fraza pa lidhje. Tamam sikur ia ngulte njeri me cekan. Sa shume gozhde. Dhe sa shponin. Gozhde te renda.
Duke u kthyer sa nga nje krah ne tjetrin, kofshet e saj preken ato te se motres, qe flinte ne shpine. Ah, ja kush e bezdiste, trupi gjysmelakuriq i se motres, qe shtrihej i ngrohte dhe i zbuluar prane saj. Ah, ky trup ishte per Stelen misterioz. Ne kete trup te bardhe e te lemuar s'kishte vend qe te mos qe perkedhelur nga duar mashkulli. Kushedi sa here ishte shtrire keshtu Diana, lakuriq, me djem te huaj ne krevat. Fantazia e cmendur e Steles me nje shpejtesi te rrufeshme krijoi pernjeheresh dhjetera perfytyrime meshkujsh, qe i perkedhelnin te motren e zhveshur.
Stela vetvetiu u terhoq pak sikur te trembej se mos ato hije, qe perfytyrimi i saj vizatonte, e preknin dhe ate me duart e tyre te ashpra prej djemsh... Ta preknin, ta perkedhelnin, ta shtrengonin fort... Ajo ndjeu nje vale te ngrohte t'i ngjitej ne trup dhe u kthye permbys per t'u qetesuar ca. Ajo kishte degjuar se vajzat ktheheshin permbys kur i trembeshin vetes.
Tang, tang, tang.
Ora ra tre pas mesnate.


 
Koncert ne fund te dimrit
fragment

Duke hapur deren e apartamentit, ku zilja kishte nje cope here qe binte me kembengulje, nenqeshja me te cilen Silva behej gati te priste mysafiret e pare, i mbeti ne buze. Ne vend te mysafireve ajo pa nje burre, qe mbante ne krahe nje fuci te rende, siper se ciles dilnin deget e nje limoni. -Familja Gjergj Dibra? - pyeti burri. -
Po, - tha Silva pakez e hutuar. - Ah, ju keni sjelle kete limon per ne? -E keni porositur, apo jo? Pa e bere te gjate njeriu hyri brenda ne korridor. -Ku do ta vendosni? - pyeti ai me njefare padurimi. Ndihej menjehere qe fucia ishte e rende -Kujdes! - tha Silva. - Ketej ju lutem, - dhe hapi deren e njeres prej dhomave. Njeriu kaloi me hapa te rende mes per mes dhomes, per te dale ne ballkon, deren e te cilit Silva porsa e kishte hapur.
-Vendoseni si te mundni, - tha Silva, - me vone do ta rregullojme.
Njeriu e uli fucine, drejtoi trupin dhe psheretiu. Ne korridor po binte telefoni dhe s'kishte asnjeri qe ta ngrinte. Uh, ia beri me vete ajo, edhe ky limon na duhej te vinte sot.
-Nje here ne tre mnuaj duhet ta sperkatni kunder paraziteve. Nje here ne gjashte muaj t'i nderroni dheun, - nisi te fliste njeriu me nje ze monoton.-Vec kesaj, ne raste ngricash duhet ta mbuloni me nje leter celofani, ndryshe mund te thahet brenda nje nate. Silva degjonte pa e pasur mendjen aty. Kishte mbetur ende pa u pergatitur sallata, pa u prere rostoja dhe dhjetera gjera te tjera te vogla. Kurse mysafiret mund te vinin nga casti ne cast. Vec kesaj i duhej te vishte nje fustan tjeter per darken dhe te bente pak tualet. Ajo beri nje shenje padurimi, te cilen ai, sic duket, e kapi, sepse i tha:
-Na falni, se mbase erdhem ne nje kohe te papershtatshme .
-S'ka gje,- tha Silva.- S'ka gje. Asaj papritur i erdhi turp nga vetja. Njeriu e kishte ngritur ne krahe gjer ne katin e trete ate fuci, kurse ajo behej nervoze. -Urdheroni te merrni dicka, - tha ajo ne korridor, e pushtuar befas nga nje ndjenje faji. -Jo, falemnderit.
-Ju lutem,- ia beri ajo, -sot kam ditelindjen e vajzes, mos ma prishni. -Epo mire atehere, - tha ai. Silva rrembeu njeren nga shishet e rakise te bera gati per darken dhe i shtiu ne nje gote. - Gezuar ! Edhe njeqind ! -Ju falemnderit! Kur dera u mbyll pas shpines se te panjohurit, Silva u kthye te tryeza e shtruar, deshi te rregullonte dicka ne te, por nuk beri asgje, vec veshtroi nje cope here pjatat dhe gotat, qe rrezellenin ftohte. Zilja e deres e nxori nga mpirja, por kete here e njohu doren e se bijes. -Brikena, c'u bere?- i tha. -
Po kishte shume njerez ne dyqan, mama, -tha vajza, duke nxjerre nga canta shishet me uje mineral. -Te keqen mami, a mund ta besh ti sallaten e ta presesh roston, sa te bej une nje dush edhe te nderrohem? Me duket se mbaj ere gjelle. -Mire, mama. Ndersa zhvishej ne banje, asaj iu duk se ishte mbushur pak me teper se c'duhej ne ijet dhe nje cope here qendroi mendueshem perpara pasqyres, sikur te harronte perse gjendej atje. Pastaj qe nga orridori erdhi tingulli i ziles se telefonit dhe Silva, ikur te permendej nga gjumi, ngriti dorezen e dushit. Ajo e beri dushin shpejt e shpejt, e munduar nga ideja se mysafiret mund te mberrinin ne cdo minute. Meqenese me perjashtim te dy mesueseve te Brikenes ishin te gjithe njerez te afert, ajo nuk ua kishte caktuar oren dhe tani po pendohej per kete.
Ne dhomen e gjumit Silva qendroi nje cope here para dollapit pa vendosur cilin fustan te vishte. Pastaj ndjeu ftohte dhe, pa e zgjatur me, veshi me shpejtesi nje fustan ngjyrelila, qe Gjergji e pelqente vecanerisht. Fustani i rrinte njelloj si me pare dhe kjo donte te thoshte se dyshimi se ishte shendoshur me shume se c'duhej kishte qene i kote. Une nuk e kuptoj shqetesimin tend per linjen e trupit, i thoshte here pas here Gjergji. Ti je ne ate moshe qe quhet mosha e lulezimit te plote te gruas. (Silva e dinte se ai ishte teper i kujdesshem per te perdorur fjalen lulezim ne vend te fjales pjekuri, gje per te cilen ajo fshehurazi e falenderonte). Mbase une kam shije disi te kapercyer, por sidoqofte nuk e kuptoj dot se si nje grua ne lulezim te jete si shkarpe. Silva buzeqeshi me vete perpara pasqyres Ajo e ndjeu se fustani qe veshi e ndau menjehere diten me dysh. Keshtu ndodhte gjithmone ne raste te tilla, ne ditelindje apo festa te tjera. Dukej sikur rremuja e pergatitjeve s'do te merrte fund, por vinte papritur nje cast kur dita e telasheve ndahej prerazi nga dita festive. Ndersa kopsiste jaken e fustanit, Silva e ndjeu se ky cast kishte ardhur. Me krehrin ne dore ajo s'u mendua gjate per modelin e flokeve. Beri nje krehje qe i pelqente Gjergjit, megjithese ai ishte larg. Por ndoshta pikerisht ngaqe ai ishte larg dhe ne udhetim, ajo i krehu floket ashtu -Mami, sa e bukur je bere! - i tha Brikena, kur ajo doli ne korridor. Silva i buzeqeshi se bijes, i hodhi nje sy tryezes, qe tani iu duk si dicka qe s'kishte shume lidhje me te, dhe, pa e ditur as vete pse, u vertit nje cope here neper apartament. Asaj i pelqente gjithmone ne oren perpara ardhjes se miqve te ulej ne ndonje nga ndenjeset, ne pritje. Mirepo gabimi qe kishte bere, qe nuk u kishte thene oren e ardhjes, po ia prishte tani kete kenaqesi. -Mama, e preva edhe roston, do ta shikosh?- u degjua zeri i se bijes nga kuzhina. Silva ishte ulur me ne fund ne njerin nga kolltuket e dhomes se ndenjjes me sy gjysme te mbyllur. Dita kishte qene vertet teper e lodhshme, sepse, ndryshe nga heret e tjera, ajo nuk kishte pasur ndihmen e Gjergjit. Sa mire qe bera banje, mendoi. Drita e pasdites se tetorit binte e perhirte mbi raftet e bibliotekes, ku statujat e vogla te vendosura prane librave, te gjitha kujtime te kohes kur ajo punonte ne ekspediten arkeologjike, ngjanin ne kete ore para renies se muzgut me nje radhe hijesh te afruara heshturazi si per te kumtuar dicka. Por mjaftonte nje zhurme, nje hyrje e dikujt qe ato ta humbnin ne cast ate gjallerim misterioz, per t'u kthyer prape ne terakote apo gur. Te dera e dhomes, e holle dhe e gjate per trembedhjete , vjetet e saj, qe shfaqur Brikena. -Mami, gjithcka eshte gati. Ti mos u shqeteso me. -Falemnderit, Brikena. Ulu tani edhe ti. Vajza u ul perballe saj. -Ku mund te jete tani babi?-tha ajo. Silva ngriti supet. -Ne qiell mbi ndonje shkretetire ose ne ndonje aeroport, duke pritur avionin tjeter. Vajza u mat te pyeste dicka tjeter, por fytyra e Silves, qe kishte mbeshtetur koken pas shpines se kolltukut, ishte ajo e njeriut qe, pas nje dite te lodhshme, kerkon pakez pushim.
Heshturazi vajza iu afrua bibliotekes, mori qe andej nje nga albumet e fotografive te familjes dhe, pasi u ul ne vendin e meparshem, nisi ta shfletonte.



Faik Konitza and Guillaume Apollinaire
Ismail Kadare

Libri Nje miqesi evropiane i cili, pas botimit ne frengjisht dy vjet me pare, po i jepet sot lexuesit shqiptar, eshte nje nga veprat me te vecanta te kultures sone. Pergatitur nga Luan Starova, profesor shqiptar ne Universitetin e Shkupit dhe ish-ambasador i Maqedonise ne
Paris, ky liber eshte nje deshmi prekese per miqesine e cuditshme midis nje shkrimtari shqiptar dhe nje poeti francez. Eshte fjala per Faik Konicen dhe Guillaume Apollinaire, i pari i konsideruar si nje nga princat e letrave shqipe, kurse i dyti si nje nga kreret e poezise moderne franceze. Natyra me te ndryshme ishte veshtire te perfytyroheshin, as menyra te shkruari e te menduari, e megjithate, as ky ndryshim e as fakti qe njeri prej tyre vinte nga nje province e Perandorise Osmane, e tjetri rrihte te krijonte nje poezi moderne mu ne mes te Parisit, nuk u bene pengese per kete miqesi.
Disi e pazakonshme eshte se ne marredheniet midis te dyve eshte Konica ai qe shfaqet si mecenat i poetit francez. Si rrjedhoje e kesaj, eshte me sa duket fakti qe ndersa Apollinaire ka shkruar mbi dhjete shkrime per Konicen, ky i fundit, me sa dime, nuk e ka permendur askund francezin e famshem. Vetepermbajtje apo trill prej shqiptari nga ata qe sado te perpiqesh nuk i shpjegon dot?
Sidoqofte ky liber
del ne nje kohe te pershtatshme sot kur gjithe ballkanasit pergjerohen per Evropen. Lexuesit shqiptare kane te drejte te krenohen qe gati nje shekull me pare, nje nga shkrimtaret e tyre ka krijuar disa nga trajtesat me te bukura per letersine dhe gjuhen, trajtesa qe ende sot tingellojne aq te thella e moderne. E aq me teper mund te krenohen qe prirja e kultures shqiptare per Evropen ka qene qyshkur, qysh ne kohen kur Shqiperia ende nuk ekzistonte si shtet. Ky liber me titull teper te bukur e kuptimplote e deshmon kete.



Shqiperia tjeter

 

(per librin me foto te Roland Tasho)
Parathenie nga Ismail Kadare
Levizja e njeriut mbi siperfaqen e globit tokesor, dukuri e natyrshme e cdo qenieje te gjalle ne kerkim te kushteve te pershtatshme per ekzistence, me nderlikimin e historise se njerezimit, u nderlikua edhe ajo. Nga nje cvendosje spontane e grupimeve njerezore, me krijimin e kufijve dhe shteteve, ajo nderroi natyre. Ne vend qe te pengohej prej tyre ajo, perkundrazi, mori nje karakter dramatik, duke arritur gjer te lufta, qe ne fund te fundit nuk eshte vecse nje cvendosje e organizuar dhe brutale. Gadishulli Ballkanik, nje nder kater gadishujt pa te cilet nuk mund te kuptohet historia e
Europes, e ka perjetuar kroniken e ngjarjeve evropiane me nje dendesi dhe dramacitet te vecante. Me sa duket, nuk eshte e rastit qe pikerisht ai e ka pjelle tragjedine antike, ate skene te ngushte ku te gjitha ngjarjet e njerezimit ngjishen e tkurren ne menyre te frikshme. Dukuria e emigrimit, pra e zhvendosjes se lashte njerezore, ka marre ne Ballkan nje peshe dhe hije te rende. Dy poemat e famshme homerike Iliada dhe Odisea, ne nje pikshikim te distancuar nuk jane vec pershkrimi i dy levizjeve: njera, e ashper dhe brutale drejt Lindjes, sic e jep Iliada, dhe tjetra, e brishte dhe shpirterore drejt Perendimit, e pershkruar tek Odisea. Pa u zgjatur ne histori, mund te thuhet se banoret e gadishullit kane njohur nje eksod masiv ne shekullin XV, ne prag te pushtimit otoman. Duke mos e kuptuar dot jeten nen nje perandori te huaj dhe nen nje fe tjeter, pjese te tera te popullsise moren arratine, shumica drejt Evropes. Me pas, kur perandoria osmane u stabilizua ne ate menyre, sa qe dukej e perjetshme, levizjet e njerezve brenda kufijve te saj, vetvetiu u ctendosen dhe moren trajten e levizjeve te natyrshme brenda nje shteti. Qene shekujt XIX dhe XX ato, qe bashke me pavaresine e vendeve ballkanike, sollen prape ne skene dramacitetin e dikurshem. Emigrimi ne Perendim, kryesisht ne Amerike, bashke me horizontet e reja qe hapte, u shoqerua nga shume drama njerezore. Popujt e
gadishullit, e sidomos greket e shqiptaret, ne kenge te mallengjyeshme qe njihen si kenge te kurbetit, e kane shprehur me art kete brenge te re. Nder vendet ballkanike, ai qe ne shekullin XX, ka njohur izolimin me te frikshem, ka qene Shqiperia e periudhes komuniste. Eshte e veshtire te gjendet ne
Europe nje vend ku izolimi nga bota te kete qene kaq i gjate, kaq i eger dhe i pashprese. Eshte pasoje e ketij izolimi te papare, ai shperthim qe ndodhi ne prag te shembjes se diktatures, ku dhjetra mijra shqiptare sulmuan portet detare per te ikur drejt Italise, imazh trondites ky qe keta dhjete vjetet e fundit u shnderrua ne nje fare imazhi emblematic per Shqiperine. Ishte e dyta here qe shqiptaret po suleshin drejt vendit fqinje te pertejdetit, Italise. Heren e pare kjo kishte ndodhur, sic u permend me lart, ne shekullin XV. Por ikja e pare ndryshonte kryekeput nga kjo ikje e dyte. Pese shekuj me pare ishte elita e vendit, familjet e shquara, oficeret, kleriket, te cilet duke e pare
pushtimin osman si nje apokalips, braktisen shtepite, pronat dhe keshtjellat e tyre. Kurse ne vitin '90 te shekullit XX, refugjatet ishin ne shumicen e tyre njerez te thjeshte. Refugjatet aristokrate te shekullit XV u priten me nderim ne Itali nga princat dhe feudalet italiane, nje pjese e te cileve kishin patur miqesi dhe aleance me kryezotet e Shqiperise. Refugjatet e shekullit XX, perkundrazi, u priten me frike dhe percmim. Ata te shekullit XV konsideroheshin heronj te pararojes europiane, qe mbrojten krishterimin. Keta te shekullit XX, quheshin halabake, qe nuk meritonin asnje nderim. Te paret, zbriten nga anijet e tyre me arme, veshje, stolira, disa here kambana te hequra nga kishat e te bartura me anije per te mos rene ne duart te osmaneve. Te dytet nuk kishin asgje, vec ndonje qese najloni me pak buke e djathe e ndonje shishe uji. Te pareve u caktuan zona e fshatra per t'u vendosur. Te dytet u rasen ne barraka te mjera, si ne kampe perqendrimi. Te paret jetuan me dinjitet
midis popullsise italiane, duke ruajtur nostalgjine per atdheun e humbur. Te dytet u katandisen shpesh here mos me keq, duke mallkuar gjithcka, e sidomos atdheun e tyre, Shqiperine. Ishte e dhimbshme ikja e pare, ajo e shekullit XV, por kjo e dyta ishte dyfish e tille, sepse bashke me dhimbjen kishte me vete edhe turpin dhe percmimin. Refugjatet shqiptare te kohes moderne natyrisht qe u traumatizuan nga kjo drame e dyfishte. Shume prej tyre rane ne deshperim dhe prej deshperimit bene veprime te palejueshme. Midis tyre kishte pa dyshim edhe halabake, edhe keqberes ordinere te ikur nga burgjet, edhe kriminele, edhe aventuriere te paskrupullt. Por do te ishte mizore qe masa e te ikurve te identifikohej me ta dhe sidomos te identifikohej me ta krejt populli shqiptar. Per fat te keq, ne shume raste edhe ne rrethe te caktuara ndodhi pikerisht ky keqkuptim i rende. Si rrjedhoje e ketij keqkuptimi nje racizem i papare shperthen ne disa vende te Evropes e sidomos te dy vendet fqinje Greqi e
Itali. A ishte i perligjur nje racizem i tille? Autori i ketyre radheve nuk do te donte kursesi te behej avokati i bashkekombasve te vet per akte te dhunshme nga morali universal. Banditizmi shqiptar, mafia shqiptare, proksenetet shqiptare te prostitutave, perpara se te jene armiq te vendeve ku ushtrojne veprimtarine e tyre te neveritshme, jane armiq te betuar te popullit te tyre, pra te popullit shqiptar. Duke e nxire imazhin e ketij populli, ata e kane penguar realisht Shqiperine, ne rrugen e saj drejt familjes se madhe evropiane. Si te tille ato duhej te denoheshin ne radhe te pare dhe me vendosmeri te pameshirshme pikerisht ne Shqiperi. Ne qofte se kjo ka raste qe nuk ka ndodhur, per kete nuk ka faj populli shqiptar, por administrata e tij e dobet dhe shpesh e coroditur ne keto 10 vjet te tranzicionit. Persa i perket opinionit publik dhe opinionit mbareshqiptar, te gjitha keto pjella te zeza te shoqerise shqiptare, jane te denuara unanimisht. Mjafton te kujtojme rastet e shuma,
kur ne mungese te efikasitetit te gjykatave, djem te rinj shqiptare, i kane ekzekutuar shpesh kroksenetet e motrave te tyre, te bera prostituta ne trotuaret e Milanos apo te Romes. Sensi autokritik qe karakterizon sot opinionin publik shqiptar, nje sens jo fort i shpeshte ne Gadishullin Ballkanik, eshte nje shenje e sigurt emancipimi. Duke kritikuar me force vetveten ky vend deshmon nje vullnet dhe vendosmeri per t'i thene lamtumire shume veseve e te keqijave te tij. Vendet fqinje, e sidomos Italia, bregu i pare perendimor qe misheronte Evropen, mund te lozte nje rol te ndjeshem ne kete process emancipimi. Ne kete aksion e fundit gje qe do te keshillohej do te ishte racizmi. Duke iu rikthyer idese se shqiptaret nuk jane engjej do te shtonim se nga ana tjeter nuk ka pse te teperohet e keqja, ne prehrin e se ciles hume prej tyre kane rene pre. Eshte jo fort e besueshme qe mafia shqiptare, me e reja ne Evrope, te sundoje mafian evropiane. Ne nje film fare te ri perendimor, kjo mafie
pershkruhet si rreziku numer nje i kontinentit, madje simbolikisht tregohet se si perpiqet te pushtoje Strasburgun! Dhe gjerat shkojne aq larg sa qe personazhet e filmit bejne thirrje qe franceze e arabe te bashkohen kunder shqiptareve! Mendoj se duke e luftuar pa meshire mafien shqiptare dhe trafikantet shqiptare ne te gjitha nivelet, duke perfshire edhe sferat e politikes, duhet ta ndajme ate perfundimisht nga imazhi i popullit shqiptar, historia dhe moraliteti i te cilit jo vetem s'kane asgje te perbashket me kete mafie, por jane ne kundershtim te plote me te. Shqiperia shpreson, se fqinja e saj e afert Italia, ne token e se ciles kane gjetur strehim dhe pune dhjetra mijera shqiptare, do te lozi nje rol per shperndarjen e mjegulles qe rrethon sot imazhin e popullit shqiptar dhe per zevendesimin e keqkuptimit me mirekuptimin. Per kete gje jane te jgitha kushtet dhe rrethanat, duke filluar nga ato historiket e gjer ne ditet tona. Nje kronike e gjate miqesie e bashkepunimi
ekonomik, politik, kulturor e ushtarak i ka lidhur te dy vendet, gjate fundit te mesjetes dhe fillimit te kohes se re. Ka qene e zakonshme ne ato kohe qe dergatat zyrtare, misionaret fetare, karvanet e tregtise, e sidomos trupat ushtarake te leviznin nga njeri vend te tjetri, shpesh duke luftuar bashkarisht, nen te dy flamuret italiane e shqiptare, kunder kercenimit ottoman qe vinte nga Lindja. Lidhjet e krishterimit shqiptar me kishen e Romes dhe me kulturen e kohes kane qene te tilla qe edhe pas shkeputjes se Shqiperise nga Europa dhe kthimit te saj ne nje province otomane, nje letersi e tere dygjuheshe, shqip e latinisht, e krijuar nga dhjetra shkrimtare laike e fetare, e mbajten gjalle per me shume se kater shekuj frymen e kultures evropiane. Ka qene ndoshta kujtimi i larget i kesaj kronike, ai qe beri qe edhe kur kane ndodhur akte fatkeqe si ai i pushtimit te Shqiperise prej Italise ne shekullin XX, ky pushtim nuk u shoqerua me ndonje armiqesi te thelle midis dy popujve.
Vertetimi i kesaj ishte qendrimi human i shqiptareve ndaj dhjetra mijera ushtareve italiane te mbetur ne Shqiperi, ne meshire te fatit, pas kapitullimit te Italise. Nje tjeter rrethane qe do te duhej te lehtesonte mirekuptimin e drames shqiptare pas renies se komunizmit, ishte fakti qe vete italianet e emigruar neper Evrope e neper bote, vite me pare, kane perjetuar ne shpinen e tyre ate poshterim qe pesojne sot shqiptaret ne disa vende, e pikerisht ne Itali. Le te shpresojme qe nuk do te perseritet dukuria e njohur kur viktima kerkon te viktimizoje dike tjeter, por te ndodhe e kunderta. Ky album fotografish, veper e fotografit te shquar e te talentuar shqiptar Roland Tasho, i bere me mjeshteri te larte e sidomos me dhembsuri per racen njerezore, asaj race qe i perkasim te gjithe paperjashtim, pavaresisht nga pasaportat qe mbajme, eshte deshmi e nje vullneti te qarte per te kapercyer urat e ndarjes e per te shperndare mjegullen e keqkuptimit pikerisht ne Italine e afert. Ne Itali jetojne sot dy komunitete te medhenj shqiptaresh. Ai i lashti, per te cilin u fol me lart i integruar prej shekujsh ne jeten italiane dhe ai i sotmi, i perbere prej emigracionit te ri, dhe qe po ben perpjekje, disa here te deshperuara per te fituar te drejten e nje jete njerezore me dinjitet. Autori i albumit eshte perpjekur dhe ia ka dale qe te japi nje mozaik portretesh te ketyre njerezve qe quhen shqiptare, e qe per fat te keq, zgjojne shpesh here ftohtesi, mosbesim e frike ne gadishullin apenin. Me nje kamera te ndershme, pa u perpjekur te idealizoje njerezit e kombit te vet dhe pa i paraqitur ne drite te rreme roze, Roland Tasho, ka dhene ne radhe te pare te verteten. Keta njerez jane si gjithe te tjeret, me po ate pamje qe kane evropianet e tjere, me po ato aftesi e me po ato mundesi. Ata, ashtu si gjithe bota, jane te profesioneve te ndryshme, te karrierave te ndryshme, disa te shquar e me plot sukses, te tjere me nje jete modeste. Komuniteti shqiptar ne Itali ka midis tij njerez te kultures e te profesioneve nga me te ndryshme, mjeke, gazetare, balerine, inxhiniere, studente, piktore, biznesmene, instrumentiste, etj etj. Pervec gazetave te komunitetit te lashte arberesh, po krijohen organizma te reja kulturore, grupe muzikore, gazeta si Bota Shqiptare, shoqata etj. Eshte ky komunitet i madh normal, qe perfaqeson popullin shqiptar, e jo gangsteret shqiptare, qe zene nje vend te bujshem ne kroniken e zeze. Per fat te keq, ne boten e sotme, ne kushtet e informimit televiziv ngjarjet e bujshme sensacionale mund te erresojne te verteten e jetes tjeter, ate qe rrjedh pa zhurme e pa daulle. Le te shpresojme qe ky album i krijuar nga nje fotograf shqiptar, e i perkrahur nga Ambasada e Italise, Instituti Italian i Kultures ne
Tirane dhe Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise do te luaje ate rol fisnik, qe eshte nje nga cilesite kryesore te artit.
















































Fundi i Faqes