Eugen JONESKO
Perbindeshi brenda nesh
Ne vend se te jete dominim, politika do te duhej te ishte mjet per tua lehtesuar jeten qytetareve dhe per tua bere ate me te mire. [...]
Edhe nder ne kishte te pakte, shume pak, qe i kunderviheshim cmendise se pergjithshme fashiste dhe qe ishim per demokraci. Deri ne ate shkalle ne kemi qene shume afer qe te pyesnim nese kishim te drejte dhe athua vetem nje njeri mund te kishte te drejte kunder shumices. Dhe per pak kam mundur ti nenshtrohem semundjes se totalitarizmit. [...]
Metamorfoza e Kafkes, thjesht, me ka tronditur; kam menduar se eshte dicka qe mund te na ndodhe te gjitheve. Me eshte dukur me e tmerrshme kur e kam kuptuar se gjithe ne mund te behemi perbindesha, kjo do te thote se ajo qe eshte monstruoze te ne mund te na perforcoje te gjitha tmerret qe pasojne: lufterat, vrasjet, krimet kolektive, tirania, shtypja, ne fakt dehumanizimi i se shenjtes. Derisa e lexoja Kafken kam qene i shkalluar. Gjithmone frika nga perbindeshi qe mund te zgjohet brenda nesh.
Mihail SHOLLOHOV
Kollcaku
Ja, ju, qytetar, gjyqtar per kundravajtje, apo, si i thone popullorce shpjeguat ne mbledhje se cfare marifeti ligjor kane bere per lendime me shuplake dhe akte fyese. Prandaj desha tju pyes per hithrat dhe te tjerat. Une mendoj se ne pushtetin sovjetik nuk na duhen keso veprimesh, sic kane bere me mua qytetaret. Te ishin te pakten qytetare me njemije dreqer, por femrucka! Prandaj tash as nuk me jetohet, me besoni!
Ne pranvere ia behu ne fshat fshatarja jone, Nastja. Jetonte te majdani, e tash pernjeheresh erdh, dreqi vete e kishte kurdisur!
Dhe ja ku erdhi kryetari yne, Stjoshka! U pershendetem si njerez e ai ma priti:
E di, me tha, o Fedot, ka ardhur Nastja nga majdani? E qethur dhe shamikuqe!
Po mire, me shami - me shami, cme ha palla tashti mua? Eshte turp, gjithsesi: grua dhe ja, te vjen, e qethur? Por nuk dua te them gje, vetem e pyeta:
Ka ardhur te takoje te vetet apo cka?
Ctakim, ore! me thote ai. Do i mbledh grate, do te beje organizate me to. Tashi na hapi syte, mba mend se cben! Sa e prek gruan - te ze per bishti, qen e bir qenia, dhe me ty drejt ne birruce!
Beme muhabet sa mundem, kur ai me thote:
Shpije ti, o Fedot, ne bashki! Ka ajo dokumenta dhe i duhet tu beje atje ca sherbime grave, njefare komitet i grave, nje dreq e di se cka. Shpie, per hater tim.
E une i them:
Nder e hater te kam, Stjoshka, por shkurt, me vjen turp. Nuk eshte mire te hiqet nga zgjedha kali qe ka pune deri ne fyt.
Si te duash, me thote ai, por coje!
Dhe ja ku ma behu Nastja. Une, per te mos e pare ashtu te qethur, bej cbej, e iki, shkoj ne stepe pas peles. Pela ime, tju them te drejten, eshte nga dore e pare e jevgeve: kur vrapon, toka dridhet, kur bie rri e shtrire tre dite, me nje fjale, ndihmoi te ngrihet dhe nderroje! Sa here jam versulur me sepate, por me vjen keq.
Derisa e ndiqja dhe e lutja mos bej hojna, budallacke, nuk vozit dynjane, i thashe, por pushtetin e grave Nastaja tashme e kishte zene ate timen, te ligjshmen.
Te rreh burri? e pyeti.
Kurse ajo imja as nje as dy dhe ia krisi:
Me rreh!
Sa e solla pelen te shtepia, kur mu hodh Nastja:
Pse e rreh gruan?
Se ashtu duhet. Nese nuk e rrah, prishet. Gruaja eshte si kali: nuk e rreh, nuk ec.
Jo vetem gruan, por as kalin nuk guxon ta rrahesh!
Ajo po me meson, me gjase.
Beme pak llaf dhe pastaj u nisem. Vetem une, sa per tia luajtur pak, nuk e mora kamxhikun. Ecnim ne ashtu ngadale, mezi leshonim hapat, thuajse conim veze.
Ec pak me shpejt, me thote Nastja.
Si te ec me shpejt kur nuk mund ti bie peles
Heshti ajo dhe mbylli gojen. Rrinte e qete si memece, e une kete desha - ti jap nje te shtrire e nje te kotur qe cke me te! Pela, qe si kerset, ndalet. Kurse Nastja, me beso zoti qytetar, ama, me nje fjale, si te them? Merr nje dore bar dhe i del peles perpara dhe e ndjell, e ndejll, e ndjell! Deri ne bashki tetemedhjete kolometra! Mberrime nga mengjesi. Kurse Nastja qante. Me thote je horr, e une ia pres:
Me thuaj si te duash, vetem mos me rrih!
Kur u kthyem, me zuri zekthi. E theva shkopin e trashe sa nje shtylle telefoni, ti qepova peles, e tia zbuta shpinen per merak.
Desha te jesh e barabarte? Ja ku e ke! Ja ku e ke!
Hyra ne oborr dhe i bertita gruas:
Zgjidhe, moj horre e dreqit!
Czoteri qe me qenke dhe ti, ma ben me dore ajo nga pragu i deres.
E ti qepem une, e ta ze per flokesh. Vetem se, Cmenduri e kulluar. Perpara, derisa rronte me frike, nuk kishte guxim as te luante vendit, e tash, pernjehere, as nje as dy, e ma ngjiti per mjekrre, e me ca fjale te huaja. Biles, para femijeve. E une e kam nje vajze per martese. Dhe grua e forte, qe cke me te, me gervishti thinesha, mire e mire! Vetem sa sma rrjepi lekuren, mezi mbeta gjalle. Te gjitha keto i gatoi ajo, Nastja, murtaja e qethur!
Nga ajo dite midis nesh filloi lufta qytetare. Nuk kalonte dite e te mos rriheshim me ate budallacken tim, deri sa binte terri, e puna kurrkund. Rriheshim deri ne frymen e fundit. Te dielen ajo lidhi bohcen, mblodhi femijet dhe ci ra ne dore nga shtepia dhe shkoi ne kuartir te stallat e kuajve te zoterinjve.
Dikur moti te ne ne fshat jetonte nje fisnik, por e frikesuan te kuqte dhe ai iku ne vende te nxehta. Thone njerezit me shkolle se pertej detit jetojne me lehte shturat dhe fisniket. Ia dogjem shtepine, por mbeten stallat e kuajve. Ne tulla, me dysheme. Dhe ja, ajo shkaterraqja ime u vendos ne stallat e kuajve. E une mbeta si ulqeri qe shihet. Behem une gati ne mengjes te mjel lopen, ajo, fershendia, nuk me sheh me sy. Beja keshtu, ktheja ashtu, hic, nuk me llogarit fare! Ia vura sterkembezen dhe e lidha per gardhi.
Ndalu, i them, o llocke qindkembeshe, se kur me hipin mua, ste shpeton koka!
Ia futa mjelcen nen bark, por sa ia preka vimet me gishta, ajo ferfelloi bishtin, me fshesen e vet te piste dhe mi perthau syte! O Zot i Madh, desha para se te filloj punen te falem e te lutem, por kur ajo me ferfelloi, fillova, i gjori, tia qaj Zotin, dhe ia numerova te gjithe pejgamberet, tia luaj fene asaj, tia luaj!
Dhe ti mbylla syte, ta rrasa fesin ne sy dhe fillova ta terheq andej-kendej per vime. U derdh qumeshti prane mjelces, kurse ajo, e kam fjalen per lopen, perseri me bisht, ne te dy faqet... Me ra terri syve, dhe sa mendova te la mjelcen e te ik symbyllur nga ahuri kur ajo, ndytesira, ti dha shqelmin dhe e derdhi edhe piken e funditn te fukarase. E mallekova ate lope, ia vara mjelcen e zbrazet ne brinje dhe ika te gatuaj dicka per shpirt.
Nga ajo dite, me beso, gjithe jeta ne fshati u permbys. Pese dite me vone fqiut tim Anisimit iu kujtua ta mesoje gruan si duhet ti shohe djemte e rinj ne mbremje vallezimi.
Prit pak, Dunjo, i thote, tash e heq rripin e qerres dhe do te luajme bashke.
E ajo, kur e degjoi kete, bishtin nder shale dhe te marrashka ime ne stallen e kuajve! Kaluan keshtu disa dite kur degjova se gruaja dhe kunata e kryetarit Stjoshka kishin ikur dhe ishin vendosur gjithashtu ne stalle, e pas tyre edhe nja dy gra. Dhe tu mblodhen andejza nja tete shpirt, moren tupanin e ne ne pus me gjithe cifligun; ja te levrosh e te mos hash, ja te hash e te mos levrosh, le ti haje dreqi me njemije e sa ka!
Dhe tu mbodhem ne keshtu mbremanet, te qajme hallin, e u them une keshtu:
Deri kur, o vella i dashur, do te durojme kete ndyresi? Hajde, nenicken e tyre, ti perzeme nga stalla e ti hedhim te gjitha neper shtepia!
U mblodhem e shkuam. Deshem ta zgjedhim komandant te kesaj pune Stjoshken, por ai e gjeti arsye se eshte i renxuar andaj gjithnje e ha mbas renximin.
Une jam, thote, djale i ri dhe shume i dekuar, prandaj nuk i pergjigjem kesaj detyre, po ti, o Fedot, ne komoren e klasit te trete derdhje gjak per pushtetin sovjetik, pastaj dukesh edhe si kollcak, ty te ka hije me shume.
Kur erdhem te stalla e kuajve, u them une:
Hajde te mos ia krisim me shamata shtrigash prej fillimi. Po shkoj nje here une si delegat dhe tu them le te kthehen ne shtepi: gjoja ka ardhur amnistia.
Kapercej une gardhin, kurse njesiti u rrjeshtua te vija lezerve: rri e pi duhan.
Posa e hapa deren, te hedhet gruaja e Stjoshkes mbi mua me terfurk:
Ckerkon ti ketu, o gjakpires?
Nuk e hapa as gojen kur mu versulen, ngreh kendej, ngreh andej, me hoqen zhag neper stalle si djalli shpirtin mekatar. Tu derdhen ne mua, u cirren sa munden, e me shume ajo shtriga ime:
- Ckerkon ti ketu, qen e bir qeni?
E une me te bute:
Mos u marrosni, moj gra! Amnistia
Po sa e permenda kete fjale, gruaja e Anisimit mu hodh si e cmendur:
Gjithe jeten jeni tallur me ne si me bagetine, na keni rrahur, na keni share, tash thua dhe aso fjalesh? Ja ku e ke, mbaje! Amnisti je vete, kurse ne jemi gra te ndershme! dhe grushtin te hunda, pastaj iu drejtua grave: Cte bejme me te moj nuse, cthoni?
Mua mu be zemra dru, sikur te kishte plasur shpretka. Eh, thashe me vete, do te ma ndreqin samarin horroskat!
Sot e kesaj dite me rrotullohen mushkerite kur e mendoj ate kohe. A nuk eshte turp? Me zhveshen ne dysheme, kurse Dunjka e Anisimit u ul mbi koke e me thote:
Mos ki frike, Fedot, do te bejme ilace shtepie qe ta marresh vesh se ne nuk jemi aso amnistie rrugesh por gra te martuara!
Cfare ilace shtepie, ato ishin hitha? Biles nga te egrat qe i mbjell djalli per fare, nje arshin te larta. Pas tyre nje jave nuk u ula dot ne bythe, mund te shtrihesha vetem ne bark. Mu mbush lekura me kabare nga ato ilace shtepie.
Te nesermen u mblodh kuvendi dhe u shkruajt proces verbali se grate nuk guxojne me te rrihen dhe se per komitetin e tyre te grave te mbjellet nje hektar lule dielli. Grate u kthyen ne shtepia por per mua edhe sot e kesaj dite nuk ka rahati. Ja, per shembull, e shoh se si vjetat kullufitin ne kopsht lakrat dhe i them Grishkes, tim biri: shko largoi! E ai, kopuku me pergjigjet:
E pse ti, o baba te quajne kollcak.
Ec rruges, e femijet nuk me lene te qete:
Kollcak! Kollcak! Na trego si ke luftuar me grate?
E si te mos me fyeje kjo? Prej se di per veten time merem me bujqesi, e tash pernjehere u bera kollcak. Zagarin e Stjoshkes e quajne ashtu, a do te thote se edhe une fare qeni? A-a-a, joooo, nuk pajtohem me kete! Dhe ja tash po ju pyes: nese i padis ne gjyq grate, a do te mund tua qepni ju, qytetar gjyqtar, ndonje paligraf te pershtatshem per nofke zagaresh Kollcak, dhe per ndonje fyerje hitherash?...
Saint John -PERSE
Kenge per nje ekuinoks
Mbremjes qe shkoi gjemonte
dhe mbi token me varre
degjova si kumbonte
ajo pergjigje ndaj njeriut,
qe qe e shkurter
e qe ish vetem oshetime.
Mike, rrebeshi i qiellit ishte me ne,
nata e Zotit qe stuhia jone,
dhe dashuria gjithkund ngjitej
drejt burimeve te veta.
Une e di, kam pare,
jeta ngjitej drejt burimeve te saj,
rrufeja mbledh veglat e veta
ne guroret e shkretuara,
pjalmi i verdhe i pishave grumbullohet
ne qoshet e tarracave,
dhe shtalpi i Zotit shkon
te puqet ne det me fashat
bojemellage te larvave.
Zoti i haperdare bashkohet me ne te larmia.
*
Zot, Usta i dheut,
shihni tek po bie debore,
dhe qielli ska plage,
dhe toka e cliret nga gjithcka rreh:
toke e Sethit dhe Saulit,
e Ce Huang Tise dhe Keopsit.
Zeri i njerezve eshte te njerezit,
zeri i bronzit eshte te bronzi,
dhe diku ne bote
ku qielli sben ze e shekulli ska beft,
lind nje foshnje
qe askush sia di racen as seren,
dhe gjeniu godet me grushta te sigurt
lobet e nje balli te paster.
O Toke, Nena jone,
mos e vrisni mendjen
per kete soj:
shekulli eshte i gatshem,
shekulli eshte i shtypur,
dhe jeta ndjek rrjedhen e saj.
Nje kenge ngrihet nder ne
qe se ka njohur burimin
e qe sdo kete gotull te vdekja
ekuinoks i nje ore midis Tokes dhe njeriut.
Gunter GRASS
Zjarri
S'me mbetet gje tjeter vecse te perseris ate qe shenova edhe ne procesverbal. Nuk kam qene e dashura e tij. Ne cdo rast e besuara e tij,
nese ekziston nje term i tille. E ashtuquajtura jone besueshmeri, per te cilen do te pyes pareshtur, perkufizohej ne profesionalizem. Kjo do te thote: nga profesori de Groot mesova me teper une se zonjusha Manthey, te ciles i ishte dhene leje nga muzeu Kassler, ashtu si dhe mua nga muzeu
Wallraf-Richartz, sepse qe te dyja duhet te perfundonim studimet me nje kurs restaurimi gjysmevjechar ne Amsterdam. Profesori de Groot ishte nje gjeni i shquar nderkombetar. Gjithe nxenesit si dhe zonjusha Manthey, e cila u shpreh se ishte ndier e shperfillur, u jane mirenjohes mesimeve te tij. Vetem dy here me eshte dhene mundesia ta ndihmoj profesor de Groot per perzgjedhjen e sfondit te piktures ne studion e tij private, pjesen tjeter te kohes, ashtu sich pohoi dr. Janku, punonim te gjithe se bashku, ne sallen e restaurimit. Gjithsesi, eshte plotesisht e vertete qe nga te gjithe nxenesit, profesori de Groot me merrte vetem mua kur aparati i tij fliste per renie zjarri ne qender te qytetit. Per fatin tim, jo gjithmone keto shetitje me shkeputnin nga puna, te cilen e ndiqja me mjaft interes. Koleget e mi mund te vertetojne se sa me nevrikosnin keto Parapelqime, por, per kete gje nuk mund te merziteshe hapur me profesorin de Groot. Sic eshte e njohur gjithkund, edhe mesuesi yne, kur ulej te punonte, degjonte vazhdimisht stacionin e njoftimeve policeske. Per kete vecaneri te tij, kisha degjuar te flitej e te tregohej ne KEln. Atje thoshin: I zoti, por tekanjoz. Aksidentet automobilistik, zenkat e te shtunes, po edhe vete vjedhjet ne dyqanet e argjendarive kurre nuk e linin profesorin de Groot te ngrinte veshtrimin nga puna, sidoqofte ate e shkepusnin komentaret me sarkazem qe ne i perqeshnim, puna delikate e tij nuk mund te shkeputej nga ajo sallate gjuhesore qe vijonte e qe na ishte bere zakon. Dr. John e kuptoi qe ne e parodizonim ate, padisnim djegien e nje derrase te chatise. Ende e shoh profesorin de Groot duke rremuar ne xhepin e xhaketes dhe duke vringelluar celesin e makines: Do te vini zonjusha Schimmelpfeng? Gjate nje gjysme viti pashe 4 zjarre te medhenj - 2 ne Heeren Gracht, nje ne Dirnen prane kishes e vjeter dhe nje ne Waterloo Plein - krahas ketyre edhe nje dyzine zjarresh te mesem, sepse ne Amsterdam bie shpesh zjarr. Profesori de Groot i shihte keto zjarre qetesisht dhe me gjakftohtesi, shpeshhere disi i zhgenjyer, por perhere i interesuar shkencerisht, sic e mesova gjate punes
ne sallen e restaurimit. Keto zjarre - kjo eshte thene dhe, nese deshironi, eshte shenuar edhe ne procesverbal - shpesh kunder deshires sime, me
shqetesonin, madje, me nevrikosnin aq shume sa shpeshhere me ngacmonte ideja e pamotivuar se profesori de Groot e vazhdonte kete loje me mua per nje qellim te caktuar. Me vendosmeri vertetoj: kjo gje perjashtohet plotesisht. Une deshtova kryekeput. E papjekur dhe pa shume qendrese, lashe te me shkiste nga duart chdo disipline shkencore. Profesorin de Groot, me vetepermbajtjen e tij te theksuar mund ta kisha shembull: kur luftohej me
zjarrin, ai zakonisht heshtte. Dhe nese fliste, biseda vertitej gjithmone rreth piktorit te tij te preferuar Turner, vecanerisht per pasionin e zjarrit, pikturuar me 1835, djegia e parlamentit, ose djegia e Romes, pra, per cdo pikture pikturuar nga Turner i frymezuar nga djegia e parlamentit,
qe e kishte pare me syte e tij. Per kete, dhe vetem per kete gje thashe, po, kur ne maj te nje viti me pare, profesori de Groot pati miresine te me
ftonte per nje ekskursion tre ditor ne Londer. Shume kohe qendruam ne galeri. Ne te famshmin liber skicash te Turnerit, gjetem shume here e rastesisht te siperpermenduren djegie te parlamentit dhe u ndalem gjate tekajo. Nese tani do te them se mesuesi im, profesori de Groot u miqesua me mua gjate atyre diteve te shkurtra dhe te lumtura per te dy, vetem mund te shpresoj se me kete thenie, jo cdo dyshim perterihet dhe eshte i gatshem
per gjykaten e larte. Nuk e dija qe, edhe ne shtepi, profesori de Groot degjonte stacionin me lajme policore. Per shtepine, ai fliste pegjithesisht rralle, kurse ne Londer nuk foli kurre per te. Vjet u ftova dy here per darke nga e shoqja ne shtepine e tij, nje te diel qershori dhe nje te diel te fillimkorrikut. Gruaja e profesorit de Groot me krijoi nje pershtypje te drojtur, te ngurte - me dukej e lodhur, e derrmuar - por kurre nuk do te me kishte shkuar nder mend se radioja, vesi i zakonshem i chdo nxenesi, kishte varrosur shendetin e saj, sepse profesori de Groot - sipas mendimit tim - cdo nate e linte ndezur aparatin me te gjithe volumin e zerit dhe nderkohe qe ai flinte, e shoqja mezi vinte gjume ne sy. Keshtu qe ashtu sapo e mora vesh njoftimet per renie zjarri, te gjitha njoftimet per renie zjarri e zgjonin menjehere dhe e shoqja, shpesh pa deshire, ishte detyruar te vishej dhe ta shoqeronte ate ne vendet ku njoftohej per zjarr. Sa me shume e gjykoj kete gjeegjeze, aq me teper e bej te vlefshem vertetimin se vetem interesat profesionale, pra ato shkencore - si paresore, studimet e lartepermendura te Turnerit - i ofruan profesorit de Groot kete sjellje te pazakonte. Sot, kur e di se si u dogj ne shtepine e vet mesuesi im, Henk de Groot, kur duhet te pranoj se ai ka degjuar ne radio per zjarrin ne shtepine e tij, kur perfytyroj pareshtur se si eshte perpjekur te shpetoje vete dhe doreshkrimet
nga dhoma e gjumit te katit te siperm per ne papafingon e shtepise, e cila si gjithe shtepite e vjetra te qytetit digjet nga poshte lart, sot, kur nuk mund ta shfajesoj dot gruan e profesorit de Groot, e cila paditet per venie zjarri me paramendim per qellim vrasjeje - sepse me kujtohet vazhdimisht verejtja gjate darkes, afersisht Ndonje dite do te djegesh gishtat..., sot e kesaj dite qortoj veten qe nuk u perpoqa te ndikoj me maturi tek mesuesi im aq me teper qe isha e sigurte per besimin e tij, edhe pse kurre nuk kam qene e dashura e tij, sic hamendesohet, as edhe ne Londer gjate ekskursionit te shkurter treditor. Se fundmi, alibia ime tregon qarte qe gjate nates se zjarrit, une me kolegen time, zonjushen Manthey, ishim ne
kinema, ne nje shfaqje te oreve te vona.
Umberto EKO
Diktatoret
Nuk eshte fjala se diktatoret i frikesohen qeshjes, por ata qe nuk dijne te qeshin behen diktatore, se paku ne vetedijen e tyre, edhe sikur te tjeret kete te mos e dijne. [...]
Eshte thene qe ne mesjete dhe kete e ka perseritur Rable, se qeshja eshte vecanti njerezore. Kjo eshte vetem shprehje teknike ne filozofine e Aristotelit. Pra, qeshja eshte karakteristike vetem njerezore, jo edhe e kafshet apo dikujt tjeter. Cfare vetie tjeter ka vetem njeriu? Nuk eshte fakti se ai vdes, sepse gjithcka qe jeton edhe vdes, por fakti se ai e din se do te vdes. Kurse kafshet nuk e dijne. Ato kane instiktin e mbijeteses, por ato nuk jane ne gjendje qe te thone: Sokrati eshte i vdekshem. Kete nuk e dijne as engjujt, sepse nuk vdesin. Vetem njeriu eshte i vetedijshem per vdekjen e vet te pameshirshme ose te pashmangshme. Vetia jone qe te jemi te arsyeshem nuk eshte vetem veti e njeriut, sepse edhe engjujt gjithashtu jane te arsyeshem, si Zoti. Pra, njeriu ka vetem dy karakteristika: din te qeshe dhe e di se do te vdese. A ekziston ndonje relacion ndermjet ketyre dy karakteristikave? Une mendoj se ekziston. E qeshura, ne mase te konsiderueshme eshte shprehje e kotesise se jetes dhe ekzistences, menyre qe te dilet per nje cast nga kjo drame. Ne kete menyre ne mbrohemi nga vdekja dhe fatkeqesite...
OSKAR KOKOSCHKA
Canaku
Fushes vraponte nje mace me qime te verdha, me bishtin e ngritur thike perpjete, per shkak te reres. Kafshet nuk eshte mire te gjuhen me gure, macet nuk ngacmohen me copa xhamash, pune qe pikerisht iu kishte kujtuar nje personi te ri, te pasojme, i cili nuk cante koken dhe nuk brengosej se sa gjate detyrohej ta duronte kete kafsha e terbuar me kthetrat e shtrenguara. Grumbulli i gureve te mbledhur afer saj bente hije, pervec kur dielli binte pingul mbi zallin e shtegut, i cili ne nje kohe te caktuar gjallerohej, sa here qe lindte dielli. Dielli dhe udha ketu jane baze, si dhe tymi i endesve te qylymeve qe kane thurur lindjen dhe perendimin ne nje parajse te vertete; hulumtuesi i ri e kishte ne koke librin qe i kushtohej kesaj.
Maceja e kishte kete ne gjak. Por vajza e ndiente dicka te tepert ne gjak dhe gjithe ate marrez ne koke.
Me syte e mbyllur fort, dukej se maceja nuk veshtronte asgje dhe kishte vendosur te mos e prekte canakun me qumesht qe do tia sjellte ky fare personi diku nga mesdita, sepse nuk kishte uri. Deshte vetem qetesi!
Ashtu sic i ngjitet nenes femija i llastuar, edhe ajo ne kohe te tilla krize nuk i ndahej shtepise, tullave te pallatit te ndonje sundimtari oriental apo te ndonje karavan saraji te ndyte per ndjekjen e adhuruesve te diellit nga Arabia; kush mund ta lexoje sot me aq siguri historine e shkruar ne gur.
Maceja i urrente gjarperinjte, vecanerisht te zinjte, sepse ata jane neperka helmuese. Dhe i dukej se nen shtepizen e rojtarit, apo cishte ajo qe ngrihej atje, shendriti dicka qe dukej si ngjyre hiri ne qiellin e kalter, qe mund te ishte gjithashtu edhe nje cope melle e thare. Maceja i mbylli syte, e ndali frymemarrjen. Ajo krijese levizte. Dhe pese gishtat e zi te nje kembe ishin ngritur perpjete, ndersa kemba i takonte shtriges se holle, e cila ishte ulur nen hije dhe me majen e gishtit te lagur ne buzen e poshtme te perveshur kalonte vetullen e djathte, vetullen e majte, palcin e flokut mbi balle dhe tamthat, sikur te ishte ky nje ritual profan i pastrimit, njefare rregulli e rendi qe nga koha e gjyshes se shtriges, edhe pse nuk i kushtonte aq shume kujdes vetvetes.
Maceja zgurdullonte syte andej nga zhvillohej kjo pispillosje, pastaj edhe vete filloi ti lepinte shputezat.
Dy qenie rrinin ne gurin e shendritshem si dy levizje te kistit, si dy ideograme te zi ne sahatin e bardhe kinez, qe ishte mes tyre dhe i cili mund te sherbente si pikembeshtetje per konkludimet e dijetarit; e ai me shkop shkepurdhte reren, thuajse ndertonte prapa dy spektatoreve, ne mos kullen e Babilonit, atehere ndonje konture tjeter. Mos ishte edhe kjo seder? Maceja dhe vajzusha te pakten e dinin se dijetaret e tre kombeve te Flamurit te te gjithe rrethit te spektrit, cdo vit, plot pompozitet, shkonin, bashke me gjelleberesit dhe kamarieret, ne terren per tu matur. Pi, o zoteri i lodhur, nga canaku im. I huaji nuk e kupton vajzen qe refuzon.
Kurse vrimes se freskes ne mur i vie era e gruas se vogel qe ka bere cerdhen aty, ajo sjell canakun e vet turpshem, kendej e andej te permbysur. Maceja vetem mund ta lepinte qumeshtin, me shpejt, para se ta pinte rera. Nje pike e mbetur rrjedhte dores esmere te femres, e cila luante me ate begati qe i ka dhene Zoti. I panjohuri tashti deshiron ta marre doren, por ajo e gervisht. Nuk rritet palme prej cdo hurme qe bie ne toke. Sa te puthura qe ka marre e dashura ime, ndersa djalit nuk i dha gji. Endacaku ben naze. Me jep nje duhan, pastaj jam yti. Njeriu e degjoi, pastaj e beri edhe njeren edhe tjetren. Jep e merr.
A ishte barbare ajo qe kryqezoret ndertonin keshtjella perreth trupit te zonjave te tyre, pastaj e merrnin celesin me vete neper luftera qe zhvillonin dhe vriteshin. Pse e lashe. Ah po, per te dashuruar nje tjeter. A nuk eshte i tille, fund e maje, plangprishesi? Njeriu dashuron per te dashuruar. Njeriu medoemos i thote ne vesh: E braktisa te dashuren sepse eshte xheloze, prandaj te dua ty. Vasha shpjegon: Me darovite. Profeti nuk e ka ndaluar duhanin. Une ne tym e shoh Tim Zot i cili nje dite do te vije te me marre me mushken e tij.
Edhe tash me puthe gjysme te vdekur?
A thua je aq i marre qe te mos e kuptosh se cka do te thote te jesh e shitur. Baballaret per ne marrin para, per femijet qe ne fisin tjeter do ti sjellim ne jete, te cilet do te na mbrojne sic mbrohet fryti ne fushe nga ata qe e kane mbjelle. Baballaret mund te na vrasin nese nuk na blen askush. Allahu nuk i ka dhene shpirt gruas.
Po nese Zoteriu yt te leshon dhe e merr tet moter? A do ta durosh fundin? Nese mbetem ne tenden e tij, cka do te na sjellte kjo, mua edhe atij. Ne nuk rrime prane Zoteriut si grate tuaja te bardha. Prandaj edhe nuk e dime se cdo te thote pezmi, ashtu sic nuk e di askush ne kete dhe se kujt krejt i ka ardhur fundi. Tek ne ka gra te bukura aq sa ka edhe thelleza te trasha. Dhe te gjithe kemi thika. Ajshja kishte 14 vjec kur i vdiq Muhameti ne duar. Por per shkak se ishte xheloze detyrohej te deshperohej. Ajo nuk mund te vdiste, prandaj u be shtrige; vellain kunder vellait e nisi ne lufte dhe cdo gje u skuq nga gjaku. Habitem se cfare brengash keni ju. Haheni per pluhurin qe e keni ndare midis veti ne toke, e ajo edhe ashtu do tiu gelltise. Te gjithe ju jeni qener te pabese dhe e doni qelbjen e kufomave. Ndersa ne Aliu na shpie me tutje, atje ku ne qiell do te lindet dielli me te cilin syri im mbushet plot, e i tille do te jete edhe kur ta ndesh tim Zot, te cilit do ti takoj e tera.
Jashte dielli i drejtonte shtizat e tij pingul mbi rere dhe i ndricoi ideogramet ne canakun me te cilin luante maceja. I panjohuri i fshiu syte thuajse ishte verbuar. Jo sikur te kishte gjetur ate qe kishin humbur ne rere ekspeditat.
E mbreteresha degjoi zerin per Solomonin dhe per emrin e Zotit, dhe erdhi ta provoje me enigma.
Nomadja shkonte shkretetires se verdhe si qelibari. Shpella ne te cilen ishte evropiani ishte e erret si nje kishe e zbrazet.
Josip BRODSKIJ
Letra
I dashur Horac,
Nese ajo qe na shkruan Svetoni per veshjen e mureve te dhomes tende te gjumit me pasqyra, qe te shijoje qejfin ne cdo ane, eshte e vertete, atehere kjo leter mund te te duket pak e marre. Nga ana tjeter, mund te te zbavise ardhja e saj nga nje cep i botes, qenesine e te cilit as nuk e prisje kurre, dhe vetem nja dy mije vjet pas vdekjes sate. Jo keq per nje pasqyrim, apo jo?
Ke qene te pakten 57 vjec, ma ha mendja, kur vdiqe ne vitin 8 p.K., edhe pse nuk ia kishe idene as per K. Vete, apo per ardhjen e mijevjecarit te ri. Sa per mua, tani jam 54 vjec; po keshtu dhe mijevjecarit tim, edhe ca vite i kane mbetur. Cfaredo rirregullimi gjerash te kete ne dore e ardhmja, asnje syresh nuk e parashoh. Keshtu qe mund te flasim, ma merr mendja, si burri me burrin, Horac. Dhe po kaq mire, mund tia filloj me nje histori te llojit intim.
Mbreme ne shtrat, po rilexoja Odet e tua, dhe ndesha ne ate te mikut tend poet, Rufus Valgius, ku ti rrekesh ta bindesh te mos qahet aq shume per vdekjen e te bir (sipas disave) apo te te dashurit (sipas ca te tjereve). Per disa stanca, ti vazhdon me shembujt e tu, duke i thene atij se Keshtu-e-keshtu humbi nje njeri e Ashtu-e-ashtu nje tjeter, pastaj i sugjeron Rufusit qe ai, si nje lloj veteterapie, te angazhohet ne lavdet per triumfet e reja te Augustit. Ti permend disa pushtime te fundit, mes tyre dhe zhvatja e disa territoreve nga Skithet.
Aktualisht, duhet te kene qene Gelonet; po ska rendesi. Sa per te qeshur, kete ode nuk e kisha ndeshur me pare. Njerezit e mi, le te themi, si menyre te foluri - nuk permenden kaq shpesh nga poete te nalte te lashtesise romake. Me greket ndryshon puna, perderisa me ta kemi ca te perbashketa. Po edhe me ata madje, si kemi punet dhe aq mire. Disa fragmente te Homeri (prej te cileve Straboni mandej ngjizi nje mrekulli!), nje dyzine rreshtash nga Eskili, jo dhe aq shume te Euripidi. Referenca qe vijne e ikin, ne thelb, por nomadet nuk meritojne me shume. Nga romaket, mendoja une, vetem i shkreti Ovid na e vinte veshin; po atehere ai skishte rruge tjeter. Tek Virgjili nuk ka per ne pothuajse asgje, per te mos permendur ketu Katulin apo Propercin, a Lukrecin. Dhe tani, hap veshet e degjo, nje copez ne tavolinen tende.
Ndoshta, mendoja me vete, po ta ngacmoja rendshem ate, mund te gjeja te permendej per ate pjese te botes ne te cilen gjendem tani. Kushedi, mund te kete qene nje fantazi e tij, nje shajni. Persa i perket kesaj ceshtjeje, gjera te tilla ngjasin.
Por ti kurre nuk ke qene imagjinues. Ekcentrik, i paparashikueshem, po por jo vizionar. Te keshilloje nje djalosh te mbytur koke e kembe ne pikellim te nderronte kanal e tu kendonte fitoreve te Cezarit, - ja, kete mund ta kishe bere; por, te stisje nje tjeter toke e nje tjeter qiell, epo, per kete duhet te hedhim syte, ma ha mendja, nga Ovidi. Ose te presim nje mijevjecar tjeter. E shumta, ju poetet latine keni qene me te medhenj per te reflektuar dhe bluar mendimin sesa per hamendje. Kjo, sipas meje, sepse perandoria ishte po aq e gjere sa te te ndrydhte dhe imagjinaten.
Ja pra, aty qeshe une, shtrire ne shtratin e parregulluar, ne kete vend te paimagjinueshem (per ty), ne nje nate te ftohte shkurti, nja dy mije vjet me vone. Gjeja e vetme qe kishim te perbashket, mendoja, ishte zemergjeresia dhe, sigurisht, vellimi i vogel i Vepres tende, nen perkthimin rusisht. Ne ate kohe qe ti shkruaje gjithe kete, e di cfare, ne nuk kishim nje gjuhe. Madje ne nuk ishim as ne; ne ishim Gelone, Gete, Budine, etj.: vetem flluska ne rezervuarin e gjeneve te se ardhmes sone. Pra, dymije vjetet nuk shkuan dem, tekefundit. Tani ne mund te te lexojme ne gjuhen tone teper fleksibel me sintaksen e saj te njohur gutaperkase, te mrekullueshme tashme per rangun tend.
Sidoqofte, kete leter po ta shkruaj ne nje alfabet qe ti e njeh fort mire. Shume me mire, duhet te shtoj, nga c'e njoh une. Ciriliku vecse do te ta shtonte edhe me shume sekelldine, megjithese ti, padyshim, i njihje shkronjat greke. Sigurisht, distanca ndermjet nesh eshte teper e madhe, qe te mund te shqetesohesh per shkak te zmadhimit te saj - ose te perpiqesh ta shkurtosh. Por pamja e germave latine mund te te sherbeje si njefare ngushellimi, madje edhe nese kombinimi i tyre te hap telashe.
Dhe keshtu, qeshe shtrire ne krye te krevatit me nje vellim te vogel te Kengeve te tua. Ngrohja ishte ne rregull, por i ftohti jashte po ngadhnjente. Jetoj ne nje shtepi te vogel dykateshe, prej druri, me dhomen e fjetjes siper. Teksa shihja tavanin, pothuajse ndjeva te ftohtit te rreshqiste permjet papafingos: dic e perkundert nga mjegulla. Asfare pasqyre. Ne nje moshe te caktuar, nuk te ha meraku per pasqyrimin tend, qofsh ne shoqeri apo pa te, sidomos pa te. Ja pse nderdyshem nese Svetoni na thote apo jo te verteten. Megjithate, mendoj se edhe ti do te ishe goxha sanguin nga te gjitha pikepamjet. Drejtpeshimi yt i famshem! Pastaj, megjithese Roma ndodhet ne te njejten gjeresi, aty kurre nuk ben kaq ftohte. Nja dymije vjet me pare, klima ndoshta ka qene tjeter, edhe pse vargjet e tua nuk e deshmojne kete. Gjithsesi, po me merrte gjumi.
Dhe m'u kujtua nje bukuroshe qe kam njohur dikur ne qytetin tend. Jetonte ne Suburra, ne nje apartament te vogel cit me saksi lulesh, por qe kundermonte librash te vjeter, me te cilet vendi ishte plot. Ata ndodheshin kudo, por sidomos ne rafte, qe mberrinin gjer ne tavan (tavani, duhet thene, qe i ulet). Shumica e librave nuk ishin te sajet, por te fqinjes perballe, per te cilen kisha degjuar shume te flitej e qe nuk e kisha takuar kurre. Fqinja ishte nje plake e ve, qe kishte lindur dhe e kishte shkuar gjithe jeten e saj ne Libi, ne Leptis Magna. Ajo ishte italiane, por me nje dege hebreje - a ndoshta i shoqi i saj pat qene cifut. Gjithsesi, kur ai vdiq dhe situata ne Libi filloi te nxehej, plaka shiti shtepine, paketoi gjerat dhe erdhi ne Rome. Apartamenti i saj, ne dukje, ishte edhe me i vogel se i mikeshes sime te embel dhe perplot me kursimet e nje jete te tere. Keshtu, dy grate, e reja dhe e vjetra, rane ne ujdi, pas se ciles dhoma e fjetjes ngjasonte me nje magazine te vertete bukinisti. Cka me linte kete pershtypje nuk ishte shtrati aq i madh se nje pasqyre e madhe me kornize te rende qe pjerrej disi .. tek rafti luhates i librave, drejt kundruall shtratit dhe ne nje te tille kend, sa cdohere qe une apo mikesha ime e embel donim te te imitonim ty, na binte te terhiqnim e zgjasnim qafen deshperimisht. Ne rast te kundert, ne pasqyre reflektoheshin vetem librat. Ndaj te gdhire, ajo te zgjonte nje ndjenje te lemerishme te te qenit i tejdukshem.
E gjitha kjo ka ndodhur kohe me pare, edhe pse dic me shtyn te neperdhemb, shekuj me pare. Ne nje kuptim emocional, kjo do te kishte qene e vlefshme. Ne te vertete, largesia mes atij vendi ne Suburra dhe vendndodhjes sime te tashme, psikologjikisht eshte me e madhe se ajo mes meje e teje. Kjo do te thote se ne asnje nga rastet millenia'-T jane te paaplikueshme. Ose te themi qe, per mua, realiteti yt praktikisht eshte me i madh se ai i kujteses sime personale. Vec kesaj, emri i Leptis Magna interferon ne te dyja. Gjithehere kam dashur te shkoj atje, ne fakt, u be nje lloj fiksimi qekur fillova te shkoja ne qytetin tend dhe ne brigjet mesdhetare ne pergjithesi. Epo, pjeserisht sepse nje prej mozaikeve te dyshemese ne nje nga banjat atje, permban te vetmen ngjashmeri te mbijetuar te Virgjilit, dhe nje ngjashmeri e bere ne kohen e tij per me teper! Apo keshtu me kane thene, por ndoshta mund te jete ne Tunizi. Ne Afrike, gjithsesi. Kur dikush ka ftohte, gjithmone ndermend Afriken. Edhe kur ka vape, po ashtu.
Ah, cfare nuk do te jepja te shihja se si dukeshit ju te kater! T'i jepja nje fytyre lirikes, per te mos folur per epiken. Do te bija dakord per nje mozaik, megjithese vete do te me pelqente afresku. E keqja sjell te keqen, do ti jepesha mermereve, perjashto faktin qe mermeret jane teper te pergjithshem - cdokush behet bjond ne mermer - dhe teper nderdyshes. Ne nje menyre a nje tjeter, ju jeni te fundit per te cilet shqetesohem, p.sh., ju jeni me te lehtet per t'u pikturuar.
Neqoftese ajo cka thote Svetoni per paraqitjen tende, ne fakt, eshte e njemendte -- te pakten dicka ne rrefimin e tij duhet me qene e vertete! -- dhe se ke qene i shkurter e rondokop, atehere duhet te kesh ngjare shume me Eugenio Montalen ose Charlie Chaplinin ne kohen e Mbreti ne Nju Jork. I vetmi qe nuk mund te perfytyroj dot eshte Ovidi. Edhe me Propercin e kam me te lehte: thatim, shendetlig, i fiksuar me koken njetrajtesisht thatime e te kuqe, ate mund ta imagjinoj. Le te themi, nje kryq mes William Powell dhe Zbigniew Cybulski. Por jo Ovidi, edhe pse ai zgjati me shume se ju te gjithe. Medet! jo ne ato pjese ku ata gdhenden ngjashmerite. Ose mozaiket e vajzave. Ose e shoqeruar me afreske. Dhe, nese ndonje gje e tille do te ishte bere para se Augusti yt i shtrenjte ta perzinte ate nga Roma, atehere ajo pa dyshim do te ishte shkaterruar. Po kjo jo per te fyer ndjeshmerite e tij. Dhe tek e fundit -- epo mire, tek e fundit, nje plloce mermeri do te vinte fiks. Sic dhe thoshim ne Skithine e veriut -- per ty, verioret e larget -- letra mund te beje qe cdo gje te zgjase dhe ne ditet e tua, mermeri ishte njefare letre.
Ti po mendon se po flas pa lidhje, vetemse po rrekem te riprodhoj trenin e mendimeve qe mbreme vone me shetiti ne nje drejtim te pazakonte. Sigurisht, edhe dredhoi ca; por jo dhe aq. Sepse, ne nje menyre a ne nje tjeter, une gjithehere kam menduar per ju te katert, dhe sidomos per Ovidin. Per Publius Ovidius Nason. Dhe jo per arsye te ndonje afrie te vecante. S'ka rendesi sa te ngjashme mund te shfaqen here pas here rrethanat e mia me te ne syte e ndofare vezhguesi, une nuk mund t'i krijoj Metamorfozat. Pervec kesaj, njezete e dy vjetet ne keto vise nuk krahasohen me dhjete ne Sarmati. Te mos flasim pastaj qe kam pare renien e Romes sime te Trete. Une kam lavdine time, por edhe ate me kufi. Tash qe ata jane skicuar sipas moshes, jane me te perceptueshem se me pare. Por, edhe kur kulish i pambrojtur, kur me flaken jashte shtepise ne Rrethin Polar, kurre nuk e imagjinova veten kipc te tij. Megjithese atehere perandoria ime menjemend ngjante e perjetshme dhe mund te gjezdisje neper akullin e shume prej deltave tona gjithe dimrit.
Jo, kurre nuk kam mundur ta perfytyroj fytyren e Nasos. Nganjehere e shoh ate te shkerbyer nga James Mason -- sylajthi te njomur nga pikellimi dhe capkenlleku; here te tjera, madje, eshte veshtrimi i irnosur dimeror i Paul Newmanit. Por atehere, Naso ishte nje djalosh shumefytyresh, dhe, padyshim, mbi dafinat e tij mbreteronte Janusi. A jeni puqur ndonjehere ne mendime ju te dy apo diferenca ne moshe ishte shume e madhe? Njezete e dy vjet, sidoqofte. Duhet ta kesh njohur, te pakten, nepermjet Mecenatit. Apo mendoje se ai ishte teper mendjelehte, e ke parashikuar fatin e tij? A ka pasur valle armiqesi mes jush? Ai duhet te te kete menduar luajal deri ne gajasje, konservator te regjur, nga ata qe cajne vete. Dhe per ty ai ishte vetem nje spurdhjak, nje aristokratuc, i privilegjuar qysh ne djep, etj. Jo si ti dhe Virgjili i Anthony Perkinsit, praktikisht, djema te klases punetore, vetem pese vjet diference. Apo kjo vjen ngase jam nginjur shume me lexime nga Karl Marksi dhe kinema, o Horac? Ndoshta. Por, prit, ka me. Pastaj ketu hyn dr. Frojdi gjithashtu, sepse c'na qenka ky lloj intepretimi endrre nese nuk eshte filtruar permes babaxhanit te mire Ziggy? Sepse, qe vete nenvetedija ime e mire dhe e vjeter treni i mendimeve qe sapo permenda, i cili me mori mbremjen e kaluar, dhe me goxha shpejtesi.
Gjithsesi, Naso ka qene me i madh se ju te dy -- epo, te pakten, sipas meje. Nga ana metrike, sigurisht, me shume monoton; por i tille eshte dhe Virgjili. Dhe po i tille edhe Properci, megjithe intensitetin e tij emocional. Sidoqe te jete, latinishtja ime ta shpif; prandaj ju te gjitheve ju kam lexuar ne rusisht. Ajo shkon shume me pershtat me vargun tuaj asklepiadik shume me bindshem se gjuha ne te cilen une po shkruaj, pa marre parasysh familjaritetin e alfabetit te kesaj te fundit.
I fundit nuk mund te perballoje daktilet. Gje qe ishte pika jote e forte. A me sakte, pika me e forte e latinishtes. Dhe Kenget e tua, sigurisht, vitrina e tyre. Keshtu qe, jam i shtrenguar ta gjykoj kete produkt nga cilesia e imagjinates. (Ja tek eshte dhe mbrojtja jote, nese ke nevoje per nje te tille). Dhe ne kete pike, Naso ju mund te gjitheve.
Megjithate, nuk mund t'i nomatis dot fytyrat e ju te gjitheve, te tijen sidomos; as edhe ne enderr. Per te qeshur apo jo, te mos kesh piken e idese se si mund te dukeshin ata qe mendon se i njeh me teper? Sepse asgje s'eshte tregues me i madh se perdorimi qe mund te beje dikush i jambeve apo trokeve. Dhe, nga po e njejta shenje, ata qe nuk perdorin metra jane gjithehere nje liber i mbyllur, edhe po t'i njohesh fizikisht, mbare e prape. Si e thosh John Clare? Edhe ata qe njihja me teper/ Jane te huaj, jo! me te huaj se gjithkush tjeter. Te pakten, metrikisht, Flakus, ti ishe me i ndryshmi mes tyre. Pak habitem qe ky tren shfryres e hungerites te mori per inxhinieret e vet duke u larguar nga mijevjecari i tij e duke u drejtuar nga mijevjecaret tuaj, i pamesuar ndoshta me ate qe quhet elektricitet. Keshtu qe, une po udhetoja ne erresire.
Pak gjera jane me fort te merzitshme se endrrat e njerezve te tjere, edhe pse ato jane makthe ose teper mishtore. Kjo, or Flakus, vjen nga emertimi i fundit. Qeshe ne njefare dhome gjumi mobiluar hallakatshem, ne nje shtrat ngjitur me radiatorin ne forme gjarpri deti, edhe pse fort i pluhurosur. Muret ishin plotesisht te zhveshur, po mua me qe mbushur mendja se qeshe ne Rome. Ne te vertete, isha i sigurte se qeshe ne Suburra, ne apartamentin e asaj mikeshes sime bukuroshe qysh kohe me pare. Vecse ajo nuk ishte aty. Po ashtu, nuk ishin as librat, as pasqyra. Por vazot e kafenjta te luleve qendronin teresisht te paprekura, duke shperhapur me shume se aromen e bimeve te tyre, bojen e argjiles se vet: gjithe skena perbehej nga tone terracota-cum-sepia. Ja pse e dija se isha ne Rome.
Gjithcka kishte nje hije terra-cotta-cum-sepia. Edhe carcafet e bere shuk ne shtrat. Edhe korseja e qellimit te dashurise sime. Edhe ato pjese te mezidukshme te anatomise qe nuk do te kishin miresine te nxiheshin nga dielli, i perfytyroj, madje ne kohet e tua. E gjithe kjo qe pozitivisht monokrome; ndjeja qe, po te kisha mundur te shihja me syte e mi, do te isha edhe une ne sepie. Poende, nuk kishte pasqyre. Perfytyroji pak vazot greke me disenjot shumefigureshe rreth e perqark, dhe keshtu do te dale kanavaca.
Ky ishte takimi me i fuqishem ku mund te kisha marre pjese ndonjehere, qofte ne jeten time te njemendte, ashtu dhe ne imagjinate. Megjithate, do mund te kalohej pa te tille kufizime, duke marre parasysh edhe karakterin e kesaj letre. Qe do te thote se me la pershtypje te forte qendrueshmeria ime sakur edhe epshi im. Duke marre parasysh moshen, pa zene me ngoje gjendjen kritike te zemres sime, keto kufizime ia vlen te mbeshteten, qofte kjo enderr apo jo. Pa diskutim, objekti i dashurise sime -- objekt qekurse eshte pervetesuar -- ka qene dukshem me i ri se une, por jo se na kane ndare humnera. Trupi ne fjale dukej se ishte afer te dyzetave, eshtak, por i forte dhe jazhtezakonisht elastik. Megjithate, aspekti me kryesor i tij ishte shkathtesia e tmerrshme, teresisht nenshtruar qellimit te tij te vetem: shmangies se banaliteteve te shtratit. Per te reduktuar gjithe orvatjet ne nje gdhendje guri, torsoja i eperm i qellimit tim do te kridhej ne nje ulluk te ngushte, nje fut i gjere mes shtratit dhe radiatorit, me vithet e paprekura nga rrezet e diellit, dhe une siper tyre, qe pluskoj mbi skajin e dyshekut. Kindi prej dantelle i korsese do te kishte sherbyer si shkume.
Permes gjithe kesaj, nuk ia pashe fytyren. Per arsyet e mesiperme te nenkuptuara. Gjithe sa dija rreth saj qe se ajo ishte nga Leptis Magna, edhe pse nuk ia kisha idene si e mora vesh kete. S'kishte ndonje kolone zanore ne kete takim, madje besoj se nuk shkembyem as dy fjale. Edhe nese kemi folur, kjo para se te vetedijesohesha para procesit dhe fjalet duhet te kene qene ne latinisht: se c'kam nje ndjesi te mjegullt te njefare pengese ne komunikimin tone. Megjithate, gjithe kohes me duket se dija ose ia dilja te hamendesoja me pare se kishte dicka prej Ingrid Thulit ne konstruktin e fytyres se saj. Kete ndoshta e kam pikasur kur, here-here dora e djathte e saj, e zhytur sic ishte ne shtrat, me nje levizje sa para prapa, kerkonte dredhat e ngrohta te radiatorit te pluhurosur.
Kur u ngrita ne kete mengjes, dhoma ime e gjumit qe tmerresisht e ftohte. Nje drite e turbullt dhe bezdisese mberrinte prej dy dritareve si njefare pluhuri. Ndoshta pluhuri eshte ne te vertete mbeturine e drites; saora mbylla syte; porse dhoma ne Suburra u zhduk. E vetmja deshmi per cka ngjau, por qe u zvarrit ne erresire pernen jorgan, ku drita e dites nuk mund te depertonte, por qe ashiqare, u zvarris nje grimehere. Perbri meje qendronte i hapur ne mes, libri yt.
Pa dyshim, per kete enderr, duhet te te falenderoj pikerisht ty, or Flakus.
Dora me ngerce qe perpiqet te shtrengoje radiatorin, mund te nenkuptoje, sigurisht, sterzgjatjen dhe rrotullimin e qafes ne koherat e qemotit, kur mikesha ime e lezetshme apo une perpiqeshim ta kundronim veten ne ate pasqyren me kornize te praruar. Por une dyshoja - dy torse nuk mund te thuken gjer ne permasat e nje dore; asnje nenvetedije nuk eshte aq e kursyer. Jo, jam i mendimit se kjo dore ka persedytur levizjen e pergjithshme te vargut tend, paparashikueshmerine e tij te plote dhe tok me te tendosjen e pashmangshme - jo! Sforcimin - sintaksen tende gjate perkthimit. Si rezultat, cdocili varg i yti eshte i mahnitshem. Megjithate, ky nuk eshte kompliment; eshte thjesht nje konstatim. Ne llojin e ustallekut tone, marifetet jane te natyrshme, de riguer. Dhe proporcioni standard - eshte, per shembull, nje mrekulli e vogel per strofe. Nese poeti eshte jashtezakonisht i mire, ai mund te krijoje nga dy. Ti praktikisht e ke cdo varg - aventure; nganjehere - disa aventura ne nje varg. Sigurisht, disa sosh jane merite e perkthimeve. Por une po dyshoj qe ne latinishten tende amtare, lexuesit e tu si zor t'ia kene qelluar se cila do te jete fjala vijuese. Kjo eshte si ecjet e perhershme mbi xhama te therrmuar apo dic e kesisojte: mentale - orale? - variantin e xhamit te therrmuar, shqepimin dhe perhedhjen lingthi. Apo te ngjashme me kete dore qe shtrengon radiatorin: kishte dicka logaedike ne heqjen dhe shtrirjen e dores se saj. Por afer meje ama, qene Kenget e tua.
Qofshin keto Epodet apo Dergatat, mos i zeme ngoje Satirat ose dhe Artin e poezise, endrra, jam i bindur, do te kishte qene tjetersoj. Domethene, ajo, ka gjase te kishte qene gjithaq mishtore, por jo aq e mbamendshme. Sepse vetem te Kenget ti je i perceptueshem metrikisht, or Flakus. Pjesa tjeter praktikisht, eshte distike; pjesa tjeter - goodbye Asklepiadit dhe Safos dhe hello hekzametrave te ndershem. Pjesa tjeter - s'eshte ajo dore dritheruese, por sall radiatori me fletet e tij ritmike qe te ndermend jo tjeter send perpos distiket e tu elegjiake. Vendose kete radiator ne palat e tij dhe ai do te ngjaje me cfare te thuash nga Virgjili. Ose nga Properci. Ose nga Ovidi. Ose me ty, perjashto Kenget e tua.
Ai do te ngjase si cdocila flete e poezise latine. Ai do t'i ngjaje - po te perdor nje fjale te urryer - tekstit.
E cfare do te mendoja une nese kjo do te kishte qene sak poezia latine? Dhe cfare pra, nese ajo dore thjesht gjakonte te ktheje fleten? Po perpjekjet e mia vis-a-vis te ngjyera me sepien e korpusit, a e nenkuptonin leximin e korpusit te poezise latine? Te pakten, ngase une ende - madje edhe ne gjume! - nuk munda ta fiksoj fytyren e saj. Sa i perket ngjashmerise me Ingrid Thulin-in, te cilen e qemtova kur ajo sforcohej te kthente fleten, kjo, ka gjase, lidhet me Virgjilin e luajtur nga Tony Perkins. Sepse me Ingrid Thulinin ata kane molleza te ngjashme; dhe poashtu, ngase Virgjilin e kam lexuar me shume se cdokend. Perderisa ai ka krijuar vargje me shume nga cdokush tjeter. Njemend, une kurre s'i kam numeruar, porse kjo na del e padyshimte po te marrin ne hesap Eneiden. Anipse personalisht, me pelqejne shume me teper Bukolikat dhe Gjeorgjikat se eposi i tij.
Se pse, ta kallezoj me vone. Thelbi i ceshtjes qendron, sidoqofte, ne faktin se une njemend nuk e di ne i kam pikasur se pari keto molleza dhe mandej te kem sqaruar se mikesha ime e ngjyer me sepie ka rrjedhur nga Leptis Magna ose anasjelltas. Por pak para kesaj kam pare nje riprodhim te ketij portreti mozaik ne dysheme. Dhe e ndava mendjen se eshte i Leptis Magnas. Nuk mund ta ndermend perse dhe ku. Ben vaki ne botimin rus? A mos ndoshta ka qene ndonje kartoline? Kryesorja, eshte bere nga Leptis Magna ne gjallje te Virgjilit ose tembrama fill pas gjalljes se tij. Pas gjitha gjasave, ajo cka pashe ne enderr ka qene pjeserisht nje pamje e njohur; vete ndjesia qe jo aq vizuale, sesa ndjesi njohjeje. Pa llogaritur fare muskujt e sqetullave dhe kraharorin qe gufon nen korse.
Ose pikerisht nga kjo: sepse, ne latinisht, poezia eshte femerore. Kjo sherben shume mire per alegorine dhe, c'eshte e mire per alegorine, eshte e mire per nenvetedijen. E nese synimi i dashurise sime qendroi -- a me mire, u shtri -- kjo sepse nje trup i poezise latine, mollezat e saj te larta, fare mire mund te shembellenin ne ato te Virgjilit, pavaresisht pelqimeve te tij seksuale, qofte edhe sikur trupi ne endrrat e mia te qe Leptis Magna. E para, sepse Leptis Magna eshte nje rrenoje dhe cdocila orvatje ne dhomen e gjumit i perngjason nje rrenoje, edhe pse me carcafe, nenkresa, si dhe vete gjymtyret e ngaterruar e permbys. E dyta, sepse shi njaj emer Leptis Magna gjithehere me ka tingelluar si te ishte femeror, si poezi latine, per te mos zene ngoje ate qe mund te hamendesoj se do te thote fjale per fjale. Dhe qe eshte, nje dhurate e madhe. Edhe pse latinishtja ime ta shpif. Por edhe nese keshtu, c'eshte poezia latine tek e fundit, pervecse nje dhurate e madhe? Me perjashtim qe leximi im, te cilin ju padyshim e fajesoni, vecse e shkaterron ate. Qe ketu, pra, kjo enderr.
Mos t'u afrohemi ujrave te turbullt, Flakus; te mos e ngarkojme veten me barren e zbulimit nese endrrat mund te jene a jo te ndersjellta. Te pakten, te mund te shpresoj se ti nuk do te ndjekesh te njejten menyre per shkrimet e mia, ta zeme se do te njihesh ndonjehere me ta. Ti s'do te besh loje fjalesh midis penes dhe penisit, apo jo? E pse valle te mos njihesh me te dhe pa ndermjetesine e kesaj letre? Ne mos qofte e ndersjellte kjo gje, une nuk shoh arsye per ty te perzihesh ne endrrat e mia qe te mos besh edhe nje hap tjeter edhe te perzihesh ne realitetin tim.
Ti edhe keshtu po perzihesh dhe kjo leter e deshmon me se miri kete. Por pervec kesaj, ti e di shume mire, si te thuash, qe te kam shkruar tashme. Perderisa gjithesa kam shkruar, teknikisht te adresohet ty: ty personalisht, sikunderse dhe te tjereve. Sepse per vargjet qe shkruhen, auditori me i afert - jane jo bashkekohesit, te mos flasim me pastaj per pasardhesit, por paraardhesit. Ata qe dhane gjuhen, ata qe dhane format. Te them te drejten, ti e di me mire se une. Kush i shkroi ata asklepiadike, safike, hekzametra dhe alkeike dhe kush qene adresatet e tyre? Cezari? Mecenati? Rufusi? Variusi? Lidia dhe Gliceria? Haje dreq ne pacin kuptuar gjesend a ne qofshin merakosur per trokaike e daktile! Dhe ti s'me ke patur as mua parasysh. Jo, ti i drejtoheshe Asklepiadit, Alkeut dhe Safos, vete Homerit. Ti kerkoje qe me se pari te te vleresonin ata. Se, ku eshte Cezari? Ashiqare, ne pallat ose po shpartallon skithet. Ndersa Mecenati eshte ne vile te vet. Njelloj sikunderse Rufusi dhe Variusi. Kurse Lidia - me klientin, Gliceria - s'ndodhet ne qytet. Nderkaq, greket e tu te adhuruar jane te pranishem aty, ne koken tende, ose, e thene me mire, ne buze, sepse ti, padyshim, i dije permendesh. Ata kane qene auditori yt me i mire, derisa ti, kur te doje, mund t'i therrisje. Pikerisht atyre ti gjakoje t'u lije mbresa. Pa marre parasysh gjuhen e huaj. Ne thelb, atyre eshte me lehte t'u lesh pershtypje ne latinisht: ne greqisht s'do te kishe gjeresite e gjuhes amtare. Dhe ata te pergjigjeshin: Po, kjo te impresionon. Ja pse vargjet e tu jane aq te sperdredhur me anxhambmane dhe epitete, ja pse argumenti yt eshte gjithmone i paparashikueshem. Ja pse ti i keshillon mikut te thyer nga hidherimi per t'ua kaluar trimfeve te Augustit.
Nese ti ke mundur ta besh kete vetem per ta, pse te mos e bej edhe une kete per ty?
Dallimi ne gjuhe, tekembramja, del acik, keshtu qe njeri kusht eshte respektuar. Ne nje menyre a ne nje tjeter, une te jam pergjigjur, vecanerisht kur kam perdorur trimetrin jambik. Ndersa tani po e vazhdoj me kete leter. Kush e di, ndoshta serish do te te therras ketej, ndoshta ti serish do te materializohesh ne fund te fundit me qartazi se vargjet e mia. Me sa di une, masa logaedike me daktile bun cdo seance te vjeter spirituale ne atesine per te grishur shpirterat. Ne zanatin tone gjera kesodore quhen stilizime. Ndersa ritmi i klasikes nderkallet ne organizmin tone, fryma e klasikes hyn fill pas tij. Dhe ti je klasik, o Flakus, a s'eshte e vertete, dhe sipas shume parametrash, cka ne vetvete eshte mjaft e veshtire.
Dhe me se mbrami, me ke prej te gjalleve te kesaj bote mund te kuvendosh pa neveri, vecanerisht nese me thonjte e tu te rinj priresh per kah mizantropia? Pikerisht per kete shkak dhe jo prej sqimes, shpresoj te njihesh me jambet e mi dhe trokete disi ne manieren tende te pertejvarrit. Kane bere vaki gjera edhe me te cuditshme dhe pena ime ka ka ngulmuar, te pakten, ne kete leme.
Sigurisht, do te kisha folur me me kenaqesi me Nason ose Propercin, porse me ty kam me teper ngjashmeri metrike. Ata kane qene idhtare te distikut elegjiak dhe hekzametrit; une rralle i perdor keta. Keshtu qe, le te kuvendojme bashke. Per cdokend kjo mund te tingellonte e vetebesueshme. Po jo per ty. Te gjithe letraret kane/ nje mik te imagjinuar, thote Audeni. E pse une duhet te bej perjashtim?
Ne rastin me te skajshem, mund te ngulesha para pasqyres e t'i drejtohesha asaj. Ky do te ishte pjeserisht zevendesim, megjithese nuk mendoj se ti ke qene i ngjashem me mua. Por kur puna shkon gjer tek pamja e jashtme e njeriut, natyra sidoqofte nuk disponon nje zgjedhje te madhe. Cila eshte ajo? Dy sy, nje goje, nje hunde, nje oval. Prej gjithe asaj shumellojshmerie, natyra eshte e shtrenguar te perseritet pas dy mije vjetesh. Madje dhe zoti. Prandaj kollaj mund te kisha shpallur, se kjo fytyre ne pasqyre eshte ne thelb, e jotja, qe ti je une. Kush mund ta besoje kete dhe ne cfare menyre? Per truket e grishjes se shpirtrave kjo mund te qe e goditur. Por druaj se u shtyva shume larg: une kurre nuk do t'i shkruaj letra vetvetes. Madje edhe sikur te isha menjemend kopja jote. Keshtu qe, ji pa fytyre, Flakus, ji i pagrishur. Keshtu, ti mund te mjaftosh edhe per nja dy mije vjet te tjere. Ne rast te kundert, cdo here kur une te rimisherohem grua, ajo mund te mendoje se ka pune me Horacin. Epo, ne njefare menyre, kjo keshtu del, qofte ne enderr, qofte ne zhgjenderr. Askund tjeter mendja nuk shkerrmoqet me nje lehtesi te tille si ne mendje. Prandaj pra kemi qejf te meditojme per historine, apo jo? Nese kam te drejte ne lidhje me perzgjedhjen e natyres, atehere perzgjedhja e parashtruar nga historia i perngjet vetvetes se qarkuar me pasqyra, si jeta nder bordello. E c'jane dy mije vjet? C'perfaqeson numerimi, o Flakus? Sigurisht, jo nga pikepamja metrike. Tetrametrat jane tetrametra, s'ka rendesi se kur dhe s'ka rendesi se ku. Qofshin keta greqisht, latinisht, rusisht a anglisht. Po keshtu dhe daktilet dhe anapestet. E keshtu me radhe. Keshtu qe, dy mije vjet ne cfare kuptimi t'i marrim? Meqenese fjala ishte per shkaterrimin e kohes, zanati yne e bun historine dhe thekson mjaft fort gjeografine. E perbashketa e Efterpise dhe Uranise eshte fakti se ato jane qe te dyja me te vjetra se Klio. Ti merr t'ia kthesh mendjen Rufus Valgiusit prej hidherimit te tij te sterzgjatur, duke ndermendur per dallget e mare Caspiumit, madje dhe ato, shkruan ti, mbeten jo perjetesisht shungulluese. Kjo nenkupton se ti dije per kete mare dy mije vjet me pare - padyshim, nga ndofare autori grek, perderisa populli yt nuk i kishte shkundur puplat aq larg. Ketu mendoj se qendron edhe joshja kryesore e ketij mare per ty si poet romak. Emertimi ekzotik, dhe pervec kesaj qe nenkupton piken me te larget te Pax Romana-s suaj, nese jo per te gjithe boten e njohur. Shto dhe emrin grek (mbase ndoshta persian, por ti mund ta kesh ndeshur vecse greqisht). Megjithate, kryesore ne Caspium eshte fakti qe kjo fjale eshte daktilike. Prandaj ai qendron ne fund te vargut ku fiksohet masa e cdo lloj poezie. Dhe ti e ngushellon Rufusin me strofen asklepiadike.
Nderkaq, une e kam pershkuar kete Caspium nje a dy here. Kur kam qene se tetembedhjete, se nentembedhjete vjec apo ndoshta, dhe njezete. Kaq ma ka enda te them - kur ti mesoje ne Athine greqishten. Ne ditet e mia, distanca ndermjet Kaspikut dhe Hellades, te mos flasim me per Romen, ka qene ne njefare kuptimi me e madhe bile se dy mije vjet me pare; ajo, me thene te drejten, ishte e pakapercyeshme. Prandaj pra, ne nuk u takuam. Vete mare ishte i lemuar dhe pershkendites, vecanerisht ne brigjet perendimore. Jo aq per shkak te afersise me civilizimin favorizues, sesa per shkak te rrjedhjeve te gjera te naftes, gje e rendomte ne keto vise. (Mund te kisha thene se kjo ishte nje marrje me te mire e ujrave te paqete, por druaj se ti nuk do ta kuptosh kete aludim). Une rrija shtrire ne sheshin e nxehte te bashit te eperm te nje anijeje, i uritur e pa nje grosh ne xhep, por sidoqofte i lumtur, ngase po pjesemerrja ne gjeografi. Kur hipen ne bord - gjithnje je pjesemarres. Ta kisha lexuar asokohe poezine tende per Rufusin, do ta kisha kuptuar qe gjithashtu edhe une pjesemarr ne poezi. Ne daktil dhe jo ne verifikimin e horizontit.
Por asokohe s'kam qene ndonje lexues i vecante. Ato dite une punoja ne Azi: ngjitesha neper male dhe pershkoja shkretetirat. Kryesisht ne kerkim te uranit. Ti nuk e di se c'gje eshte urani, por as une nuk dua te ta shpif me shpjegimiet e mia, Flakus. Megjithese uranium - eshte edhe nje tjeter fjale daktilike. E c'te hyn ne pune ajo fjale qe nuk mund ta perdoresh? Mendoj se eshte e tmerrshme; sikunderse latinishtja jote per mua. Ndoshta, nese do te mund te operoja me besueshem, mund te te grishja menjemend. Nga ana tjeter, ndoshta dhe jo: une do te qeshe bere per ty edhe nje autor latin me teper e kjo eshte nje rruge e hapur drejt zgafelles.
Sidoqofte, ne ato dite nuk njihja asnje nga ju, me perjashtim - nese kujtesa nuk tallet me mua, te Virgjilit, pra, eposit te tij. Me kujtohet se nuk me pati pelqyer dhe aq, pjeserisht ngase ne sfondin e maleve dhe shkretetires pak gjera e ruanin kuptimin; kryesepari per shkak te duhmes se rende te porosise sociale qe tallej me kete epos. Ato dite, flegrat tona ishin shume te ndjeshme ndaj ketyre lloj gjerash. Pervec kesaj, une nuk mund te kuptoja 99% te ekzempellit te tij, qe shnderroheshin shume shpesh kryqazi rruges. C'mund te presesh nga nje hiperboreal tetembedhjetevjecar? Tani kesaj ia dal me kollaj, porse kjo me hengri nje jete te tere. Pergjithesisht, ne pikeveshtrimin tim, ju u rraskapitet paksa me aluzionet; shpesh ata duken te tepert. Megjithese eufonike, sigurisht - ata greke vecan, - krijojne mrekullira me teksturen. Ajo cka me ka turbulluar me se shumti te Eneida, eshte profecia praptazi e Ankizeut - kur plaku parathote ate qe tashme ka ngjare. Ketu, mendoj se miku yt e ka tepruar paksa. Nuk jam kunder dyshimit, po per te vdekurit duhet supozuar me shume imagjinate. Ata duhet te dinin me shume se thjesht gjenealogjine e Augustit; tekembramja, ata nuk jane orakuj. C'eshte ky perdorim i shemtuar i idese se mahnitshme, marramendese, per shpirtrat me te drejten e tyre te rimisherimit, qe pine nga ujerat e Letes me qellim te pastrohen nga kujtesa e meparshme! Se ata mund te shnderroheshin ne kristiane, sharlemanje, didero, komuniste, hegeliane, ne! Ata qe do te vijne me vone, jane metise dhe mutante ne shume pikepamje! Kjo do te kishte qene nje profeci e vertete, nje fluturim i vertete fantazie. Ne vend te kesaj, ai mbulon jeteshkrimin zyrtar dhe na i shet keto si lajme taze. T'ia nisesh nga fakti qe te vdekurit jane te lire nga shkakesia. Dija, e mundshme per ta, - eshte dija per kohen, - per te gjithe kohen. Kete ai mund ta kishte shteruar nga Lukreci; miku yt ka qene shkencetar. Perpos kesaj, - me nje instinkt te mahnitshem metafizik, me nje vesh te tejndjeshem per shkakun e fshehte shpirteror te gjesendeve: shpirtrat e tij jane edhe me pak trupore sesa te Dantes. Man-a e vertete: trajte gazore e te paperceptueshme. Ekziston nje tundim te thuash qe skolastika e tij ketu eshte praktikisht mesjetare. Por kjo do te kishte qene ulje. Sepse metafizikisht e ardhmja juaj doli shume me pak piktoreske sesa e shkuara greke. Sepse cka do te thote jeta e amshueshme per shpirtin krahasuar me reinkarnimin? Cka do te thote parajsa per te pas premtimit pitagorian te nje kurmi tjeter? Thjesht papunesi. Megjithate, ckado te kishin qene burimet e tij: Pitagora, Fedri platonian, imagjinata e tij personale, - ai i harxhoi pa tru te gjitha keto per hir te gjenealogjise se Cezarit.
Sigurisht, eposi ishte ai; ai kishte te drejte te bente me te c'te donte. Por, te them te drejten, une e quaj te pafalshme kete. Pikerisht pamjaftueshmeria e imagjinates i shtroi rrugen monoteizmit. Njeshi, mendoj se eshte gjithnje me i kuptueshem sesa te shumtet; dhe pas kesaj turme gjigande zotash e heronjsh greke e shtepiake nje gjakim i tille drejt dickaje me te kuptueshme, me te qarte qe praktikisht i pashmangshem. Me fjale te tjera, pa marre parasysh te gjitha gjestet e tij te gjera, miku yt, i shtrenjte Flakus, thjesht deshironte nje besueshmeri metafizike. E ky, druaj, eshte nje kontradiksion i kulluar; ndoshta, tundueshmeria kryesore e politeizmit qendron ne faktin se ai asgje te ketille nuk ka. Por une mejtoj se vendi u be teper i populluar qe te mund t'i lejonte vetes pasiguri te cdo lloji. Prandaj dhe miku yt ne radhe te pare, ia ngjit me karfice gjithsa jane thene, metafiziken e te tjera te adhuruarit te tij, Cezarit. Luftrat civile, do te thoja se krijon mrekullira me orientimin shpirteror te njeriut. Por te flasesh me ty keshtu nuk ka kuptim. Ju te gjithe e keni dashur Augustin, a s'eshte e vertete? Madje Nasoja, megjithese atij i interesonte shume me teper pasuria dashurore e Cezarit - qe, si gjithnje, eshte jashte dyshimit - sesa pushtimet e tij territoriale. Por, ndryshe nga miku yt, Naso i dashuronte femrat. Mes te tjerash, eshte pikerisht kjo cka e ben pershkrimin e tij te jashtem aq te veshtire, prandaj dhe luhatem ndermjet Pol Newmanit dhe James Masonit. Qejfli femrash mund te jete gjithecili: por kjo nuk do te thote qe atij i duhet besuar me shume sesa nje pedofili. E megjithate, versioni i tij per ate cka ngjau mes Didones dhe Eneut pohon qe Eneu e braktis ate dhe Kartagjenen me nje nguti te tille - e mban mend, avitej suvala dhe Eneu, ka gjase, boll kishte pesuar prej suvalesh gjer m'atehere, duke u shkapetur shtate vjet deterash te stuhishem, - jo sepse ndjente thirrjen e memes se tij hyjnore, por sepse kishte lene shtatzane Didonen e gjore. Dhe sepse ajo po vendoste t'i jepte fund vetes me vetevrasje: reputacioni i saj qe rroposur. Se sidoqofte, ajo eshte mbretereshe. Naso e shtrengon madje Didonen e tij te dyshoje nese njemend Venera ka qene nena e Eneut, sepse ajo eshte perendesha e dashurise, ndersa ikja e tij eshte menyre (anipse jo e paprecedent) e cuditshme per ta shfaqur kete ndjenje. Padyshim, Naso qeshet ketu me shokun tend. Padyshim, kjo paraqitje e Eneut nuk eshte e pelqyeshme dhe, duke llogarituar ate rrethane qe legjenda mbi prejardhjen trojane te Romes ka qene nje doktrine historike zyrtare c'prej shekullit te trete P.K e kendej, del dic krejtesisht jopatriotike. Ne te njejten mase, eshte e padyshimte dhe ajo qe Virgjili nuk e pati lexuar kurre Heroiden e Nasos; perndryshe sjellja e tij me Didonen ne boten e nendheshme do te kishte qene me pak e denueshme. Sepse ai thjesht e fsheh ate bashke me Siken, ish-burrin e saj, ne njefare qoshku te larget te Eliziumit ku ata falin dhe ngushellojne njeri-tjetrin. Nje cift pensionistesh ne nje azil pleqsh. Me qellim qe te mos i ngaterrohen heroit tone nden kembe. Me qellim qe t'i japin uraten profecise se tij, duke e shpetuar nga dhimbja. Sepse Ovidi krijon nje kopje me te mire. Te pakten asfare rimisherimi te dyte per shpirtin e Didones.
Ti do te me kundershtosh qe po aplikoj ndaj tij standarde, per lindjen e te cileve jane dashur dy mijevjecare. Ti je nje mik i mire, Flakus, por kjo eshte nje pallaver. Une ate e gjykoj sipas standardeve te tij personale, shume me te dukshme, sigurisht, ne Bukolikat e tij dhe ne Gjeorgjikat, se ne eposin e tij. Mos u bej kalama, pas shpines suaj keni patur, si minimum, shtate qindvjetesha poezi. Pese ne greqisht dhe dy ne latinishten tuaj amtare. Kujto Euripidin, kujto Alekstiden e tij: skandal mes mbretit Admet dhe prinderve te tij te jape ne dasme njeqind pike para cdociles skene nga Dostojevski - megjithese ti mund te mos e kapesh kete aludim. Cka do te thote se ai e tejkalon cdo roman psikologjik. Domethene, ate cka ia kemi dale ne ne Hiperbore njeqind vjet me pare. Ketu, e di cka, ne jemi te forte sipas njesise se vuajtjes. Me profecine - tjeter pune eshte. Ne pergjithesi, dy mije vjet, nuk shkuan kot.
Jo, standardet - jane Gjeorgjikat. Te bazuara mbi Lukrecin dhe Hesiodin. Ne kete lloj zanati, Flakus, s'ka sekrete te medha. Vetemse te vogla e te turpshme. Ketu, do te shtoja une, qendron dhe lezeti i tyre. Dhe sekreti i vockel dhe i turpshem i Gjeorgjikave qendron ne faktin se autori i tyre, ndryshe nga Lukreci - po dhe nga Hesiodi - nuk kishte nje filozofi atrofizuese. Sidoqofte, ai nuk qe as atomist, as epikurian. Ne rastin me te mire, mendoj se ai ka shpresuar qe shuma e pergjithshme e vargjeve te tij do te jape si bilanc njefare botekuptimi nese kujdeset per kete ne pergjithesi. Sepse ai ka qene i thelle, dhe prandaj melankolik. Per te, menyra me e mire, ne mos e vetme, per te kuptar boten, ka qene enumeracioni i tij permbajtjesor dhe nese atij dic i ka shpetuar ne Bukolikat dhe Gjeorgjikat, atehere kete e ka kompensuar ne eposin e vet. Ne thelb, ai ka qene poet epik; nje realist epik, ne mund te shprehemi keshtu, perderisa ne marredheniet numerike, vete realiteti eshte krejtesisht epik. Rezultat i ndikimit te pergjithshem te krijimeve te tij ne aftesite e mia meditative ka qene gjithnje ndjesia se ky njeri ka katalizuar boten dhe madje gjer ne palce. Folka ai per dritherat apo per yjet, per tokat apo per shpirtrat, per punet dhe/ose fatet e romakeve, planet e tij te medha jane sa kompakte, aq edhe te qendrueshme; por te tilla jane dhe vete gjerat, Flakus i shtrenjte, apo jo? Jo, miku yt nuk ka qene as atomist, as epikurian; ai gjithashtu nuk ka qene as stoik, nese ai edhe ka besuar ne ndofare ligji, kjo ka qene ligjesia e rilindjes se jetes dhe bletet e Gjeorgjikave te tij nuk jane aspak me te mira se shpirtrat te marre me shenje per rimisherimin e dyte te Eneida.
Megjithese, ka gjasa, ata jane me te mire dhe jo vetem sepse nuk zukasin (Cezar, Cezar) se sa per shkak te shmangies kryekreje te tonalitetit te Gjeorgjikave. Ka gjase qe ato dite te ra te cilat i kalova duke bredhur neper malet dhe shkretetirat e Azise Qendrore, e bejne kete tonalitet krejtesisht joshes. Atehere, mejtoj se pikerisht impersonaliteti i peisazhit ne te cilin une si rregull gjendesha, m'u ngulfat ne lekure. Tani, pas nje jete te tere, mund ta shkarkoja pergjegjesine per kete pasion ndaj monotonise, ne perspektiven njerezore. Ne themel te te dyjave, qendron enigma e turbullt se tehuajesimi eshte nje clirim i shume ndervaresive te forta. Apo nese parapelqimin e tashem te tonit neutral, qe eshte aq tipik per zhanret didaktike ne kohen tone. Ose edhe njera, edhe tjetra, ca kane gjasen me te madhe. Dhe madje, nese zukama impersonale e Gjeorgjikave nuk eshte gje tjeter pos se stilizim i Lukrecit, dhe une dyshoj fort per kete, - ajo eshte megjithate, e kendshme. Per rrjedhoje, objektiviteti i nenkuptuar i tij dhe i ngjashmerise se kulluar me zhurmen monotone te diteve dhe viteve; me tingujt qe nxjerr koha gjate rrjedhes se saj. Vete mungesa e subjektit, mungesa e personazheve te Gjeorgjikat i pergjigjet, si te thuash, vete veshtrimit te kohes ne cdocilen situate ekzistenciale. Madje mekujtohet se si atehere mendoja qe nese koha do te kishte patur penen e vet dhe te kishte vendosur te krijoje nje poezi, vargjet e saj do te permbanin gjethet, barin, token, eren, delet, kuajt, pemet, lopet, bletet. Por jo ne. Maksimumi shpirtrat tane.
Keshtu qe, standardet menjemend jane te tille. Dhe eposi, i pa marre parasysh ne gjithe madheshtine e tij, gjithashtu, si rrjedhoje e tyre, ka nje renie ne lidhje me keto standarde. Gjitheqysh, ai kishte subjekt per rrefim. Dhe subjekti eshte i detyruar te na perfshije ne brenda. Domethene, ata qe koha i shmang. Dhe ne permbyllje te gjithckaje, subjekti nuk ka qene i tiji personalisht. Jo, jepmani cdo dite Gjeorgjikat. Me sakte, me takon te them, cdo nate, duke llogaritur ritet e mia te tashme. Megjithese duhet te pranoj qe edhe ne ato dite te sterhershme, kur me spermen puna qendronte ku e ku me mire, hekzametri i linte endrrat e mia te thata dhe pa ngjarje. Masat logaedike, ashiqare, zoterojne potence te madhe.
Dy mije vjet andej, dy mije vjet ketej! Vetem coje neper mend or Flakus, nese naten e mbremshme te mos kisha qene vetem. Dhe co neper mend - ee - shpernguljen e kesaj mendjeje ne realitet. Epo, gjysma e njerezimit ndofta do te qe ngjizur kesodore, apo jo? Se mos nuk ke qene ti pergjegjes per kete, te pakten pjeserisht? Ku do kishin qene keta dymije vjet; dhe a nuk do te me binte keta pinjolle Horace? Keshtu qe, zere se kjo leter eshte e llangosur nder carcafe, ne mos me bastardin personal.
Perpos kesaj, quaje ate pjese te botes prej se ciles po te shkruaj rrethine Pax Romana, pa marre parasysh oqeanin dhe distancen. Ketu te ne i kemi te gjitha llojet e mjeteve fluturuese qe te mund t'ia dalim mbane kesaj, pa zene me ngoje republiken, e cila kryeson e para nder shoqe. Dhe tetrametrat, sikunder ju kam thene, jane po si me pare, tetrametra. Ata jane te vetmit qe mund t'ia dalin me cdolloj mijevjecari, pa zene ngoje hapesiren dhe nenvetedijen. Ketu gjendem tash 22 vjet dhe nuk kam vene re asnje lloj ndryshimi. Sipas te gjitha gjasave, ketu do te vdes. Keshtu qe, mund te mos i zesh bese fjales sime: tetrametrat si me pare tetrametra mbeten dhe po te tille - trimetrat. E keshtu me radhe.
Sigurisht, pikerisht mjetet fluturuese me sollen ketu nga Hiperborea 22 vite me pare, megjithese shume kollaj kete fluturim mund t'ua atribuoj rimave dhe metrave te mi. Ben vaki qe te fundit mund te kishin dhene si shume nje distance edhe me te madhe ndermjet meje dhe Hiperborese se vjeter te mire, sikunder Caspiumi yt daktilik te largon prej metrit te vertete te Pax Romana.
Aparatet - vecanerisht fluturues - vecse shtyjne te pashmangshmen: ju fitoni kohe, por koha mund te budallallepse hapesiren gjer ne njefare kufiri te njohur; ne fund te fundit, hapesira ju arrin. Tek e fundit, cfare jane vitet? Cfare mund te masin ata pervecse shkaterrimin e epidermes, trurit? Sidoqofte, ditet e fundit po rrija ketu ne nje kafe me nje bashkatdhetar-hiperborean dhe ndersa derdellisnim per qytetin tone te vjeter ne delte, papritmas me erdhi ne mendje qe nese 22 vjet me pare do te kisha hedhur ne kete delte nje ashkel, ajo do te kishte mundur - duke bere hesap mbizoterimin e eres dhe rrjedhes - te pershkonte oqeanin dhe te mberrinte ne kete moment te dhene brigjet ku gjendem qe te behet deshmitare e shkaterrimit tim. Ja, keshtu, hapesira rend dhe e ze kohen, Flakusi im i shtrenjte; ja keshtu njeriu largohet njemend nga Hiperborea.
Ose: keshtu e zgjeron njeriu Pax Romana-n.Me ndihmen e endrrave, nese kjo eshte e domosdoshme. Cka, nese mendohesh thelle, ka edhe nje forme - ndoshta, te fundit te rilindjes se jetes, vecanerisht nese ti je i vetem. Ajo eshte indiferente ndaj Cezarit, duke qene me superiore madje edhe se bletet. Anipse, e perseris, eshte e padobishme te flasesh me ty ne nje ton te tille, derisa ndjenjat e tua ndaj tij nuk dallonin aspak nga ndjenjat e Virgjilit. Sikunderse dhe nga aftesite e tua te shprehjes se tyre. Ti gjithashtu do te pernaltesosh lavdine e Augustit mbi hidherimin njerezor, duke i renduar me kete pune - per nderin tend - jo shpirtrat e kotesishem, por gjeografine dhe historine. Sado e levdueshme qofte ajo, druaj, se te ngulit mendimin se mos Augusti ju zoteron apo mos ju sponsorizon te dyve.
Ah, Flakus, ti mund ta perdorje me te tille sukses hekzametrin. Vargu asklepiadik eshte megjithate teper i mire per te tille stofe, teper lirik. Po, ti ke te drejte: asgje tjeter nuk e lind ironine kesisoj si tirania.
Them se kam thjesht alergji per gjera te kesaj sere. Nese nuk te qortoj me me sarkazme, kjo ndodh sepse nuk jam bashkekohesi yt: une nuk jam ai, sepse une jam pothuajse ti. Sepse une kam shkruar me metriken tende, dhe kryesisht me to. Pikerisht kjo me shtrengon ta vleresoj Caspium, Niphaten dhe Gelonos, qe qendron ne fund te vargjeve te tua, duke zgjeruar perandorine. Dhe po ato bejne Aquilonibus dhe Vespero, por me levizjen lart. Subjektet e mia, sigurisht, jane modeste; pervec kesaj une kam perdorur rimen. Mundesia e vetme per t'u perputhur plotesisht me ty - eshte t'i vesh vetes detyre te perserisesh gjithe strofiken tende ne kete gjuhe ose ne gjuhen time hiperborease. Ose te te perkthesh ty ne njeren prej tyre. Nese thellohesh, nje pune e tille eshte e realizueshme - dhe shume me teper sesa riberja , te themi, e hekzametrave dhe distikeve elegjiake te Ovidit. Ne fund te fundit, permbledhja jote - nuk eshte edhe as ndofare libri kushedisa voluminoz, dhe vete Kenget - jane gjithqysh nentedhjete e pese ode me gjatesi te ndryshme. Por kam frike se qeni eshte teper i vjeter, si per truket e reja, ashtu dhe per te vjetrit; do te me qe dashur te mendoja per kete me heret. Ne na eshte thene te jemi te ndare, ne rastin me te mire, te mbetemi vellezer pene. Druaj, per pak, por shpresoj te jete e mjaftueshme, te te afrohem kohe pas kohe. Qofte dhe jo aq fort, sa per te te shquar fytyren. Me te tjera fjale, jam i denuar me endrrat e mia; porse e pershendes kete denim.
Sepse kurmi per te cilin po flasim, eshte aq i pazakonte. Hijeshia e tij madheshtore, Flakus, - qendron ne mungesen e plote te egocentrizmit, nga i cili aq shpesh vuan poezia e pasonjesve dhe, guxoj te them, poaq dhe e grekeve. Ajo rralle e nxjerr veten e pare te numrit njejes - anipse pjeserisht kjo eshte gramatika. Ne nje gjuhe aq te begate me fleksione, eshte e veshtire te perqendrohesh ne gjendjen tende personale. Anipse Katuli ia doli mbane kesaj; per cka dhe e duan gjithkund. Por mes ju te katerve, madje edhe per Propercin - me gjaknxehtin prej jush, - kjo ka qene e pamundur. Dhe sigurisht, per mikun tend, i cili sillej dhe me njeriun, dhe me natyren, sui generis. Ne radhe te pare per Nason, qe duke zene ne hesap disa nga subjektet e tij, ka bere me sa duket, t'i ngreje romantiket t'i kundervihen. Megjithate, ne poziten time prej bashkebiseduesi (pas kesaj nate), kjo me kenaq se tepermi. Nese e vret mendjen, mungesa e egocentrizmit, eshte ndoshta mbrojtja me e mire e trupit.
Keshtu eshte menjemend - te pakten ne kohen time dhe ne moshen time. Ne thelb, prej te gjitheve ju, Flakus ke qene, ndoshta, pikerisht ti, me egocentriku. Pra, me i prekshmi. Po kjo nuk eshte madje dhe aq ceshtje peremrash; eshte sidoqofte origjinaliteti i metrikave te tua. Duke spikatur ne sfondin e hekzametrave te tjere te shtrire, ata presupozojne njefare ndjeshmerie mprehtesisht unikale, karakter, per te cilin mund te gjykosh, nderkaq qe te tjeret ne nje fare mase te madhe jane te papershkueshem. Dic e ngjashme me solon ne sfondin e korit. Ndoshta atyre u qe futur ne gjak kjo gumezhime e hekzametrit pikerisht per shkaqe te pajtimit, me qellim kamuflazhin. Apo dhe mos kane dashur te lozin sipas rregullave. Dhe hekzametri ka qene rrjeta standarde e kesaj loje; ose, e thene ndryshe, terrakota e saj. Sigurisht, vargu yt logaedik nuk te ben ty batkci; megjithate ai perndrit dhe nuk e eklipson individualitetin. Ja sepse pergjate dy mijevjecareve vijues praktikisht te gjithe, perfshi dhe romantiket, te hidheshin me kaq deshire ne qafe. Gje qe me nevrikos, natyrisht - ne pozicionin tim prej bashkebiseduesi. Ti ke qene, si te thuash, ajo pjese e trupit e parrahur nga rrezet e diellit, mermeri intim i tij.
Dhe me rrjedhen e kohes, ti mbete gjithnje e me i bardhe: me intim e me i deshiruar.
Duke bere aluzion se ai qe ka qene egocentrik, mundet megjithate te konfrontohet me Cezarin; kjo eshte thjesht ceshtje barazpeshimi. Muzika per shume veshe! Por cka, nese barazpesha jote e famshme te kete qene vecse nje temperament flegmatik, qe ngaterrohet kollaj per urtesi? E ngjashme, te themi, me melankoline e Virgjilit. Por e dallojme nga shkulmet histerike Propercin. Dhe, sigurisht, ndermarrjen sanguine te Nasos. Ja se kush nuk ia fali asnje pellembe rruge udhes per tek njezoteshi. Ja se kush nuk eshte dalluar per nga ekuilibrimi dhe nuk ka pasur sistem, pa zene n'goje urtesi ose filozofi. Imagjinata e tij nuk mundi t'i zbuste as profecite e tij vetjake, as doktrinen. Vetemse hekzametri; po edhe me mire, dyvargeshi elegjiak.
Sidoqofte, ai me ka mesuar praktikisht cdo gje, perfshi dhe interpretimin e endrrave. E cila ze fill me interpretimin e realitetit. Perbri tij, themi, zbulimi i doktorit vjenez - s'ka gje pse nuk e kupton kete krahasim, - kopsht femijesh, loje kalamajsh. Dhe me thene ate te shpirtit - edhe ti vete gjithashtu. Dhe Virgjili, trashe t'i biem, sic Naso kembengul qe kete bote (nje gje eshte tjeter gje). Qe tek e fundit - realiteti eshte nje figure e madhe retorike dhe juve ju ka ecur nese e gjitha kjo s'eshte pos se poliptoton ose kiazm. Te ai njeriu zhvillohet ne send dhe anasjelltas, me logjiken qe eshte ne natyren e gramatikes, ngjashem me pohimin qe nxjerr filiza me fjalite ndajshtimore. Te Naso permbajtja eshte mjet shprehjeje, Flakus, dhe/ose anasjelltas, e burim i gjithe kesaj eshte kallamari. Derisa brenda tij te kete qofte edhe nje pikel lengu te erret, ai vazhdonte - cka do te thote se bota vazhdon. Kumbon si Ne fillim ishte Fjala? Ta zeme, jo per ty. Per te, sidoqofte, kjo sentence nuk do te paraqiste novacion dhe ai do te shtonte se fjala do te jete gjithashtu edhe ne fund. Jepi cka te duash atij dhe ai do ta zgjeroje ose do ta ktheje mbrapsht - qe gjithsesi eshte zgjerim. Per te gjuha ka qene dhunti hyjnore, me sak, gramatika e saj. Edhe me sak, bota per te ka qene gjuhe; njera ka qene tjeter dhe cka eshte me reale - mbetet ende e panjohur. Sidoqofte, nese ndjehet njera, tjetra eshte e detyruar doemos te behet e perceptueshme. Shpesh ne po te njejtin varg, vecanerisht ne hekzametra: cezura masive. Po nese nuk ia qellon, atehere ne vargun tjeter; vecan , nese ky eshte varg elegjiak. Sepse metrat per te, gjithashtu kane qene dhunti hyjnore.
Ai do ta kishte deshmuar i pari kete, Flakus, po edhe ti gjithashtu. E mban mend, ne Tristia-n e tij ai shkruan se si midis suvales, e cila perplasej ne anijen qe e shpinte ate n'internim (perafersisht nder viset e mia; ne rrethinat e Hiperborese), ai e kapi serish veten gafil duke shkruar vargje? Natyrisht, nuk e mban mend. Kjo ka bere vaki gjashtembedhjete vjet pas vdekjes tende. Nga ana tjeter, ku eshte me mire i informuar njeriu se ne boten e nendheshme? Keshtu qe mua nuk me takon te shqetesohem per aludimet e mia: ti i kupton ato te gjitha. Ndersa metrat mbeten gjithehere metra, vecanerisht nen toke. Jambe dhe daktile perjete, si yjet dhe brazdat. Me sak, ne gjithe shekujt. Mos e zeme n'goje me, ne cdo vend. Nuk eshte per t'u cuditur qe tekembramja ajo mori te krijoje ne dialektin vendas. Derisa atje kishin dhe zanore dhe bashketingellore, ai mund te vazhdonte, qofte ne Pax Romana ose jo. Ne fund te fundit, cfare eshte gjuha e huaj, ne mos jo nje tjeter grup sinonimesh? Pervec kesaj, gelonet e mi te vjeter shpirtmire nuk kishin ecriture. Dhe madje edhe sikur te kishin, do te kishte qene vecse e natyrshme per ate, gjeniun e metamorfozave, te turbullohej ne nje alfabet te huaj.
Kjo gjithashtu, ne mund te quhet, eshte zgjerim i Pax Romana. Anipse kjo gje kurre nuk ndodhi. Ai s'shkeli dot ne rezervuarin tone gjenetik. Rezervuari linguistik, sidoqofte, qe i mjaftueshem; praktikisht, keta dy mije vjet i shkuan atij per te hyre ne cirilik. Ah, po jeta pa alfabet ka epersite e veta! Ekzistenca mund te jete teper e acaruar kur ajo eshte vecse gojore. Pergjithesisht, persa i perket ecriture, endacaket e mi nuk nxitonin. Per te ushtruar shkrimin, duhet nje i ngulmuar, ai qe nuk ka nga t'ia mbaje tjeterkund. Ja sepse civilizimi me me sukses zhvillohet ne ishuj, Flakus: le te marrim, per shembull, greket e tu te shtrenjte. Ose ne qytete. Cdo te thote qytet, ne mos jo ishull i rrethuar me hapesire? Sidoqofte, nese menjemend ai u krodh ne dialektin vendas, sikunder na thote, kjo ka ngjare jo aq nga domosdoshmeria, jo me qellim te terheqe rreth vetes vendasit, por si pasoje e natyres grykese te vargut: e cila pretendon ne gjithcka. Hekzametrin gjithashtu: jo rastesisht ai eshte i shtrire. Ndersa dyvargeshi elegjiak edhe me teper.
Letrat e gjata jane gjithkund mallkim, Flakus, perfshi edhe jeten e pertej varrit. Te ky moment, mendoj se ti e le leximin, mjaft te bezdisshem. Pervec kesaj, edhe me keto thashatheme per mikun tend dhe levdimin e Ovidit, praktikisht kur fjala eshte per ty. Une do te vazhdoj sepse, sikunder thashe, me ke tjeter mund te flitet ketu? Madje duke lejuar qe fantazia e Pitagores mbi rimisherimet e virtyteve te shpirtrave eshte cdo mijevjecar e sakte dhe qe ti ke pasur, si minimum, dy mundesi, tani qe nga vdekja e Audenit dhe ne te dale te mijevjecarit, te cilit i kane mbetur vecse kater vjet, kjo kuote, me sa duket, eshte shlyer. Prandaj, kthehemi tek ti zanafillori, madje edhe nese kesaj kohe, sic dyshoj, ti e ke braktisur leximin. Ne zanatin tone, deshira per t'iu drejtuar vakuumit vjen bashke me te territorit. Prandaj ti nuk me habit me papranine tende, njelloj sikunderse une ty me kembenguljen time.
Pervec kesaj, une kam nje interes perfitimi - dhe ti gjithashtu. Kemi kete enderr te shtirur ne gjume, e cila dikur ka qene realitet yt. Duke e interpretuar ate, ne ju perftojme te dy me po ate cmim. Dhe pikerisht per kete e kishte fjalen Naso. Per te njera do te nenkuptonte tjetren; per te, do te thoja, A ishte B. Trupi i tij eshte vecanerisht vajzeror, mund te behej, - jo, (ishte) - gur, lume, zog, peme, tingull, yll. Dhe a e gjen perse? Sepse, te themi, vajza vrapimtare flokeleshuar a nuk i ngjan ne profil nje lumi? Ose ajo qe fle ne shtrat, a eshte e ngjashme me gurin? Ose ajo me duar te ngritura, a ngjan me nje peme ose zog? Apo ajo qe zhduket nga pamja, bun teorikisht gjithkund, ashtu si tingulli? Po ajo ngadhnjimtarja ose e perlarguara, e ngjashme me nje yll? Zor. Kjo do te kishte qene e mjaftueshme per nje krahasim te mire, nderkaq qe qellimi i Nasos ka qene madje jo metafora. Fusheloje per te ka qene morfologjia, ndersa fitim - metamorfoza. Kur materia e meparshme merr nje forme te re. Kryesorja, qe materia eshte po ajo. Dhe ne ndryshim prej jush, te tjereve, ai mundi te kuptoje te verteten e thjeshte, qe te gjithe ne perbehemi prej po asaj materieje prej se ciles eshte bere bota. Sepse ne jemi nga ajo bota tjeter. Keshtu qe, te gjithe ne permbajme, anipse ne proporcione te ndryshme, uje, kuarc, hidrogjen, celuloze etj. Te cilat kane qarkulluar. Te cilat tashme kane qarkulluar te kjo vajze. Nuk eshte e cuditshme nese ajo do te shnderrohet ne peme. Thjesht nje zhvendosje ne strukturen e celulozes se saj. Ne pergjithesi, zhvendosje nga shpirterorja te jo shpirterorja - tendenca e perbashket e llojit tone. Ti e di cka kam parasysh, duke te gjetur atje ku ti gjendesh.
Atehere, edhe me pak e cuditshme eshte qe korpusi i poezise latine - te shekullit te saj te arte - u be objekt i dashurise sime te pandashme nates se kaluar. Epo, shqyrtoje kete, ndofta si psheretime te fundit te kuotes suaj te perbashket pitagoreane. Dhe ora jote ra e fundit: sepse ajo eshte me pak shtatzane me hekzametra. Ndersa profecine nga e cila ky trup gjakon t'u shmanget banaliteteve te shtratit, ia bashkangjis deshires sime, me qellim qe te te lexoj ty ne perkthim. Sepse jam mesuar me rimen, ndersa me hekzametrat ajo eshte indiferente. Dhe ti, duke iu avitur asaj me afer se te gjithe me vargjet e tua logaedike, gjithashtu je prirur ndaj hekzametrave: e kerkoje kete radiator, ti doje te ngarkoheshe. Dhe, pa marre parasysh gjithe kete kembengulje te perndjekjes sime, pas se ciles qendronte - kalamburi i paqellimte - pervoja e madhe e te lexuarit ty, carcafet e mi nuk u lagen, jo sepse jam 54 vjec, po pikerisht sepse te gjithe ju nuk jeni te rimuar. Se kendejmi, vjen kjo shkendritje terrakote e ketij torsi, qe i perket shekullit te arte; se kendejmi gjithashtu, paprania e pasqyres tende te adhuruar, pa zene tashme ngoje kornizen e saj te praruar.
Dhe a e di perse nuk ishte atje? Sepse, sikunder kam thene, jam mesuar me rimen. Dhe rima, i shtrenjti im Flakus, vete ne vetvete eshte metamorfoze dhe metamorfoza nuk eshte pasqyre. Rima eshte ajo cka shnderrohet ne tjetergje, pa e ndryshuar materien e vet e cila dhe eshte tingull. Tekembramja, per cka i perket gjuhes. Ky kondensim i qasjes nasonase eshte nese do - ndofta kuintesenca. Natyrisht, ai ne menyre te frikshme qaset afer kesaj vete ne skenen me Narcisin dhe Epon. Me thene ate te shpirtit, madje me afer se sa atij, ndaj te cilit ai i leshon rruge nga pikepamja metrike. Une them e frikshme sepse, po ta bente ai kete dhe ne rrjedhen e dy mijevjecareve te mepasem - ne te gjithe do te kishim mbetur pa pune. Ne nje rrethane te tille, lavdi Zotit qe inercia e hekzametrit e mbajti ate, me sak, ne kete skene; lavdi Zotit qe vete miti kembenguli ne ndarjen e shikimit nga degjimi. Sepse, me kete u moren pikerisht dy mijevjecaret e fundit: e nderkallnin njeren te tjetra dhe shkrinin vegimet e tij me metrat e tu. Ky eshte damari i arte, Flakus, pika e punes, dhe asnje pasqyre nuk mund ta shprehe leximin qe ka vazhduar gjithe jetes.
Sidoqofte, kjo duhet te ndricoje tek e fundit, gjysmen e trupit te shqyrtuar dhe perpjekjet e tij per t'u pervjedhur prej meje. Ndoshta, po te mos kishte qene latinishtja ime kaq e shpifur, kjo enderr askurre nuk do te me qe shtire. Ka gjase qe ne nje moshe te caktuar, ne kemi arsye te jemi mirenjohes per obskurantizmin tone, sepse metrat - jane prore metra, or Flakus, dhe anatomia - eshte prore anatomi. Ne mund te pretendojme per zoterim me gjithe trupin, madje edhe nese pjesa e tij e eperme eshte kredhur dikund midis dyshekut dhe radiatorit: gjersa kjo pjese i perket Virgjilit ose Propercit. Ajo prape nxihet nga rrezet; ajo ende eshte ngjyre terrakote. Sepse ajo eshte ende edhe hekzameter, edhe pentameter. Mundet madje te arrijme ne perfundimin qe nuk qe enderr, perderisa truri nuk mundet te shohe ne gjume vetveten: eshte krejt e besueshme qe ky eshte nje realitet, sepse eshte nje tautologji.
Vetem ngase ekziston fjala gjume nuk do te thote se realiteti ka alternative. Gjumi, or Flakus, ne rastin me te mire eshte metamorfoza momentale: shume me pak e qendrueshme se sa metamorfoza e rimes. Ja sepse nuk kam rimuar ketu - dhe jo per shkak te aftesise tende per te vleresuar kete arritje. Bota me e vone, mendoj une, eshte mbreteria gjithegjuhesore. Dhe nese une ne pergjithesi renda drejt letres, kete e kam bere qe interpretimi i endrres, ne vecanti i endrres erotike, eshte, ta themi cope, lexim. Ne nje cilesi te tille, ajo eshte thellesisht antimetaforike, sepse kjo eshte nje thurje stofe: fije pas fijeje, radhe pas radhe. Dhe natyra e saj qe perseritet, do ta nxjerre ne pah ate tek e fundit: ajo lyp shenjen e barabitjes ndermes leximit dhe vete ndermarrjes erotike. E cila eshte erotike ngase eshte e perseritshme. Kthim fletesh - ja c'eshte kjo dhe ja se me cfare dhet te merresh ne kete moment, o Flakus. Kjo eshte menyra e vetme per te te grishur ty, apo jo? Sepse perseritja, ke pare ti, eshte tipari i shkalles me te pare te realitetit.
Ndonjehere, kur une te gjendem ne viset e tua te nendheshme, thelbi im ne trajte gazi do ta pyese thelbin tend ne trajte gazi ne e ka lexuar valle kete leter. Dhe nese thelbi yt ne trajte gazi pergjigjet jo, atehere thelbi im do te fyhet. Perkundrazi, ai do t'i gezohet kesaj deshmie te vazhdimit te realitetit ne mbreterine e hijeve. Para se gjithash, ti kurre s'me ke lexuar mua. Ne kete pike, do t'u ngjash shume prej te ketushmeve qe nuk kane lexuar asnjerin prej nesh. Duke u shprehur me bute, ky eshte nje prej realiteteve perberes. Keshtu qe mund te biem per bukuri ne ujdi. Persa i perket gjuhes, kjo mbreteri, sikunder kam thene, sipas te gjitha gjasave, eshte gjithe ose mbigjuhesore. Duke pasur parasysh qe ti sapo je kthyer nga bujtja te Auden-in, sipas Pitagores, ti ndoshta ende nuk e ke bjerrur anglishten. Prandaj, gjase ka qe te te njoh. Anipse, sigurisht, ai eshte poet shume me i madh se ti. Po, sepse ti gjakove te marresh fizionomine e tij, kur ishe per te fundit here ketu, ne realitet. Ne rastin me te keq, ne mund te komunikojme me ndihmen e metrave. Une mund te trokas lehte strofen e pare asklepiadike me gjithe daktilet e saj. Te dyten gjithashtu, pa zene ngoje strofen safike.
Kjo mund te dale me sukses; e di, si te banoret e nje stabilimenti. Ne fund te fundit, metrat jane metra, madje edhe ne boten e nendheshme, derisa jane njesi te kohes. Per kete arsye ata, ndoshta, jane me mire te njohur ne Elizium, sesa ne boten siper tyre. Ja perse perdorimi i tyre ngjan me shume me te tillet si ti sesa me realitetin.
Dhe natyrisht, do te doja te me njihje me Nason. Sepse une nuk e njoh ate per fytyre, derisa ai nuk ka marre asnjehere formen e ndonje tjetri. Them se e kane penguar per kete gje pikerisht distiket elegjiake dhe hekzametrat. Ne dy mije vjetet e fundit atyre iu jane kthyer rralle e me rralle. Serishmi Audeni? Po edhe ai i ka dhene hekzametrat si dy trestopike. Keshtu qe nuk do te kisha pretenduar te derdellisja me Nason. Te vetmen gje per te cilen do te te lutesha eshte ti hidhja nje sy atij. Madje edhe midis shpirtrave ai duhet te spikase. Nuk do te te ve ne siklet per pjesen tjeter te dores suaj. Madje as per hir te Virgjilit: ai tashme eshte kthyer ne realitet, do te thoja, ne shume fizionomira. As per hir te Tibulit, Galit, Variusit dhe te tjereve: shekulli juaj i arte eshte boll i populluar, por Eliziumi nuk eshte vend per pikepjekje sipas interesash, dhe une do te buj atje jo si turist. Sa i perket Propercit, mendoj se do ta kerkoj vete. Them se per ta zbuluar do te jete krahasimisht lehte: ai duhet ta ndjeje veten rehat midis maneve, ne ekzistencen e te cileve kaq shume pati besuar sa qe gjalle.
Jo, ju te dy do te me mjaftoni. Pasioni, i ruajtur ne boten e nendheut eshte i se njejtes force me vazhdimin e realitetit ne mbreterine e hijeve. Ma ka qejfi te shpresoj se do te jem i afte per kete, se paku ne fillim. Ah, mor Flakus! Realiteti eshte i ngjashem me Pax Romana, gjakon te zgjerohet. Dhe prandaj ai sheh endrra; dhe prandaj ai i mbetet besnik vetvetes kur vdes.
MARINA CVETAJEVA
Nje poete fatkeqe
Ata qe e lexojne poezine e saj thone se Cvetajeva eshte nje nga poetet me te medha te shekullit 20.
Cvetajeva ka shkruar dy mije poezi, qe perfshijne periudhen e revolucionit dhe kohen e ekzilit te saj ne Berlin, Paris dhe Prage.
Me krijimtarine e saj jane mahnitur shkrimtare sikurse Boris Pasternak, Rajner Maria Rilke, poeti Osip Mandelshtam, i cili ishte nje nga dashnoret e saj.
Vargjet ku shprehej haptas dashuria dhe pasionet, nuk ishin te deshirueshme per Bashkimit Sovjetik te Stalinit. Rimat komplekse, ritmet dhe fjalori i saj i frikesojne perkthyesit.
Kur beri vetevrasje ne vitin 1941, ne qytetin e Tatarstanit, qindra kilometra larg Moskes, Cvetajeva jetonte ne skamje, e vetmuar dhe gati e harruar.
Se bashku me poetet e periudhes se argjente te Rusise - me Mandelshtajnin, Pasternakun dhe Ana Ahmatoven, nje kohe te gjate ishin te panjohur.
Ne Rusi e kishin pare me mosbesim, kurse Perendimi thuajse nuk e njihte fare. Por ata qe e njohin menjehere shprehin interesim per krijimtarine e saj.
Shtepia ku jetoi Cvetajeva nga viti 1914 deri ne vitin 1922, tani eshte muze dhe gjendet ne kuartetin e boemeve te Moskes, i quajtur Arbata. Para revolucionit shtepia ishte perplot me artiste, aktore dhe shkrimtare, qe lenin koken pas Cvetajeves, e cila u be e famshme ne moshen 18 vjecare, kur e botoi librin e pare me poezi, te quajtur Tufa e mjellmave.
Cvetajeva kurre nuk mundi te behej amvise e mire, sepse pasioni i saj poezia gjithcka tjeter ia bente te parendesishme.
Jeta e Marina Cvetajeves u shkaterrua ne themel me revolucionin e vitit 1917. Ajo e kishte pershendetur ne fillim revolucionin, por me pas u largua, kur pa gjakderdhjen nga lufta qytetare. Burri i saj Sergej kishte luftuar kunder revolucionit, kurse Cvetajeva kishte mbetur pa te holla. Vajza e saj dyvjecare kishte vdekur nga uria ne vitin 1920. Cvetajeva ishte arratisur. E lodhur nga ekzili politik ishte kthyer ne atdhe, por shume shpejt ia arrestuan te shoqin dhe vajzen Aljan, kurse Marinen e internuan ne Ellabuga.
Pas vdekjes adhuruesit e artit te saj vendosen qe ti jepnin vendin e merituar. Pas nje kohe te gjate cenzurimi poezia e saj u botua ne vitin 1961, ne kohen e Nikita Hrushcovit.
Muzeu dhe biblioteka e Cvetajeves jane hapur para dhjete vjetesh dhe vizitohen, per cdo dite, nga dhjetera vizitore.
Poezia e Marina Cvetajeves e kishte gjetur vendin e saj ne pop kulturen ruse permes kenges se Ala Pugacoves, nje kengetare e njohur, e cila ka kenduar Pasqyra qe flet per lidhjen me Sofia Parnok dhe Rekuiemin qe flet per vdekjen.
Sot Cvetajeve ka serish adhurues. Ajo konsiderohet si nje nga poetet me te medha te Rusise.
Adhuruesit e vepres se Marina Cvetajeves deshirojne qe veprat e saj te kene publik me te madh jashte Rusise.
Por kjo ende eshte nje pune shume e veshtire per shkak te vargjeve te saj mjaft te komplikuara. Ne gjuhe tjera eshte perkthyer vetem nje pjese e poezise se saj.
Njera nga perkthyeset e saj ne gjuhen angleze, e cila konsiderohet si me e spikatura, Elena Feinstajn, ka thene: Ajo mendon shume lirshem. Ne vargjet e saj jane pauzat dhe ritmi qe rrjedhin dhe eshte shume e veshtire ti kapni nese deshironi qe te ruani rimen dhe domethenien.
Mbase me se miri do ti shkonin vargjet e saj: Sepse ligjerimi im eshte i ashper/ Nen nje dritez cigareje te zjarrte/ Sa trishtim, sa mendime te mbrapshta/ Ne koken time flokarte!.
Cvetajeva ishte vetvrare ne dimrin e vitit 1941. E braktisur dhe e shqetesuar per te birin, i kishte dhene fund jetes se saj.
Kishte lene nje leter per te birin: Murliga, te lutem me fal, por me tej do te qe akoma dhe me keq. Une jam e semure rende, pothuajse nuk jam me une. Te dua si e cmendur, biri im. Me kupto, se nuk mund te jetoja me shume. I thuaj babit dhe Aljas, nese i sheh, se i desha deri ne minuten e fundit dhe u shpjego qe u futa ne rruge pa krye.
Letra kurre nuk arriti deri tek i biri i saj, i cili u vra ne front.
Marina CVETAJEVA
MACKAT
(Maks Volloshinit)
Ndaj nesh aviten ato, kur
Ne syte tane shuhet dhembja
Por dhembja shfaqet, ato sgjenden
Snjeh zemra e maces fare turp
A seshte e kote qe tu japesh
O mik, detyra ne shtepi?
Clirohen ato nga ndjenje e skllavit
Snjeh zemra e maces roberi
Ndac ledhatoi ne vetmi
Ndac i ferko, merr me te mira
Nje cast dhe jane ato te lira
Snjeh zemra e maces dashuri.
* * *
Une e di te verteten. Te vertetat e tjera jane kot.
Nuk duhet ne toke lufte mes njerezve te kete!
Shihni: ja mbremja po zbret, thuajse u be nate
Po, perse o poete, te dashuruar, stratege?
Ja thuaj ne fashe ra era dhe toka vese
Ja thuaj stuhia ne qiell do ngrije si yllesi
Dhe nen toke shpejt do te shtrihemi ne qe te fleme,
Qe njeri tjetrit mbi toke si falem qetesi.
* * *
E keqja nuk vjen me zhurme dhe buje
Por thjesht: Ja tek bie debore
Lambat digjen. Kthen ne shtepi.
Njeriu i gjore.
Shkendije e ziles u shua
Ai hyn dhe kthen syte
Dhe eshte kaq qetesi
Por ndane ikonash lotojne qirinjte.
Edoardo ALBINATI
Hutimi i kryetarit
Ne fund te fundit, cili eshte ai kryetar qe e meriton vendin e percare me parti te cilat e shfrytezojne cdo dobesi te tij per t'u terbuar, qe para cdo udhetimi, biles edhe kur shkon per sherime afatshkurtera jasht shteti, e vershojne me agjente pallatin e tij me detyre qe ta spiunojne kur te kthehet; gjate kesaj kohe ngrisin komplote me fraksionet e pakenaqura ne ushtri dhe i nxisin te ngrene krye, bile i versulen edhe dinjitetit te familjes me skandale? Situata u degjenerua aq shume, ne gjithe keto vite te panumeruara, sa kryetar u bera dhe une.
Para disa ditesh, derisa drekoja me ambasadoret e nje grupi te vogel te ishujve oqeanike, krijova pershtypjen se kamarieret me sjellin copen me te vogel te mishit qe gjenin ne kuzhine, se ma fusnin nder hunde pa vullnet, duke terhequr menjehere gishtat. I perzura sa shkuan ambasadoret; por urdhri ende nuk eshte aplikuar, sepse i shoh edhe me tutje duke rendur salloneve me tavane tmerresisht te larte dhe duke ua nderruar pa pyetur vendin mobiljeve; dhe kush e di nese do te aplikohet ndonjehere. Ne cdo moment pres te afrohet ndonjeri prej tyre, gjoja rastesisht te me preke krahun me gishta dhe te me ofroje parate te cilat thote se i ka gjetur nen divan.
Kurse ne fillim me dukeshin tmerresisht te yndyrshem, sepse i kisha punesuar une, nje nga nje, me kujdes qe t'ju jepet perparesi familjeve te vobegta nga veriu i vendit; ku disa here jetojne edhe nga katermbedhjete, pesembedhjete neper qilere te ndyta. Per sherbime te tilla ata nuk e ndryshojne natyren skeptike dhe mendjeprishur te races sone, dhe ne vend qe te me falenderojne, banoret e atyre vendeve edhe me tutje vazhdojne te vrasin rojet e mija qe i shpie per te regjistruar popullsine ose per te pajtuar percarjet familjare qe i shkretojne ato vise; ose i carmatosin regrutet, i zhveshin lakuriq dhe pasi e perqeshin burrerine e tyre - fjala eshte per djelmosha - i lene ne mes te pyllit.
Edhe tash, derisa shetisin si te ngrire ne uniformen bardhe e kalter, me floket e ngjitur me vajera, qe zbulojne ballin e shkurter, te eger, thyejne para meje arra kokosi, thuajse punojne me thike ne koken time.
Pervec kesaj ata ecin, fshehurazi, pikerisht ne ritmin e muzikes se tyre te vjeter, te cilen e urrej po aq sa ata i ben te lumtur; dhe thuajse e tere bota leviz, politikisht, ne levizjet valezore te atij vallezimi. Meqe me kishin zgjedhur pothuaj njezeri, menjehere ia nisen te me shikojne shtrember, duke u shperndare ne njemije parti, te cilat, sa me te vogla qe jane, aq me ashper me sulmojne. Pastaj, ne raste te rralla, qe nuk me mashtrojne dot, mblidhen serish rreth meje, si ne vallezimet e tyre, duke me shtyre te mahnitur nga qendra e rrethit dhe gati duke me hedhur ne ajer.
Ne fillim me ngazellehet zemra nga shpresat. Te gjithe jane per mua, therrasin forca prej gjithandej, te ushqejme zemren e vendit tone te vogel e te vjeter dhe ta bejme te madhe: dy dite me vone, nje shi i furrishem ose nje lehe e shkaterruar e arrave te kokosit dhe perseri behen egersisht te pakenaqur, ndahen dhe luajne duke u kercenuar, duke qelluar njeri tjetrin me kofshe dhe duke shikuar para vetes, vetem perpara. Ndonjehere, kur fillon nata, pas nje dite takimesh te pasukseshme me udheheqesit e partive, me duket se degjoj tam-tame; dal ne dritare dhe shikoj qytetin, nga maja e pallatit, mbushur me flakadane. Interesohem se mos eshte fjala per ndonje feste qe kam harruar ta permend ne fjalimin e fundit, por nuk eshte, ata jane bashkeqytetaret e mi, me thone, jane mbledhur neper sheshe dhe luajne. Eshte per te te ardhur keq qe kete e bejne pa asnje arsye.
Per fat te keq, edhe ata qe jetojne ne kryeqytet, ne ate qytet te bukur te jugut, jane njesoj. Ndoshta pak me finoke dhe me te zbutur. Tek ata finokja eshte ngulitur ne barbarine primitive si shtrese e holle, laramane, e mykut, duke e prishur; keshtu tash jane me tolerante ne doke si qytetaret e shteteve me te pasura, por edhe me tutje ruajne dyftyresine e vjeter dhe jane gati te perdorim cdo dredhi: qe ka mbetur nga jeta e eger.
Sonte do te mblidhen ne sallonet e pallatit tim shume artiste dhe shkrimtare, te cilet i therrita per te hulumtuar shkallen e patriotizmit te tyre. U pergjigjen te gatshem, por kjo nuk do te thote asgje: pothuaj te gjithe, ne kete apo ate menyre, marrin para nga shteti dhe nuk mund te heqin dore nga kjo. Per shkak te takimit, sot ne mengjes nuk mora ilacin e zakonshem kunder alergjise, dy kokrra te kuqerremte ne nje filxhan uje, te cilat me sjellin ne nje gjendje pergjumjeje magjike; por menjehere mbeta pa fryme, ndaj edhe tash, derisa po vesh uniformen solemne dhe ngjis medaljet, nuk marr fryme njetrajtesisht.
Hyj ne sallen me te madhe te pallatit dhe menjehere degjoj nje muzike shume te forte ne te djathte, nga eshte me erret. Kane bere nje xhungel te rrejshme me gjethe te medha jeshile, ngjitese dhe elastike, ne kercyejt e vegjel te mbjelle ne vazo; dhe ne mes te ketij pylli gjemon orkestra. Me duket se me kete rast kane shtuar flauta dhe bori; keshtu mund te luajne himnin nacional ose cfaredo qofte tjeter, qe ka ritmin e cakorduar. Gjithcka i pershtatet muzikes se tyre qe eshte tropike dhe luksoze. Inisiativa ime qe t'i lejoj komponimin e himnit nje kompozitori te huaj nuk pat asnje efekt. Pse, per shembull, e forcojen tempon e muzikes serioze dhe te permbajtur me perkusionet e tyre dhe te gjithe se bashku qellojne me shkopinj kersites aty ku eshte parapare pushim, duke imituar me bori tingullin nazal te instrumenteve tradicionale te cilet kane turp t'i perdorin?
Nje grup njerezish midis te cileve eshte edhe ajo gruaja me dekolte qe bie ne sy, me afrohet me zjarrin me te cilin versulen drejt caqeve sportive, me kercime te vogla. Gruaja fiton per nje hap me shume, shtanget dhe duke prekur ballin dhe buzet dhe perkulet deri ne toke, pa levizur, derisa une nuk e lus te ngrihet. Keshtu veprojne edhe te tjeret dhe une detyrohem te largohem duke luajtur lojen e shpirtgjeresise. Pastaj e verej se edhe grate e tjera, te gjitha, pa perjashtim, kane veshje joimponuese, jane te shemtuara dhe nuk kane dredhur floket, keshtu jelet e tyre tyre bien parregullsisht mbi fytyre si shirita te zinj. Flokeverdha eshte ajo zonja e ngaterruar e cila mbeti te kembet e mij dhe te cilen me ne fund do ta falenderoj.
Pyes veten: perse gjithe ky seriozitet? Mbase kujtojne se e kane kryetarin te mallengjyeshem? Mendojne se do ta shqetesoje gazi i tyre i natyrshem dhe intrigues? Por nese eshte e vertete se nuk i duroj ata qe jane ndryshe nga une, sa mallengjehem kur e marrin seriozisht. Me duket se me tallin keto fytyra te pervuajtura me kete rast kur shihet shume mire gazi perqeshes, lekura e ngrehur si loder. Por, ngjyra e fytyres se tyr nuk ka se si te te mallengjeje. Populli im e njeh vetem mallin dhe terbimin: kur eshte i cenuar, ose larg atdheut ose kur ia prek nderin.
Me pare do te desha qe ne syte e mij te behen ngjyre vjollce o hiri ose, duke paluar duart, t'i drejtojne qiellit lutjen e zakonshme popullore, njefare shantazhi engjujve, qe t'ua kthejne menjehere ate qe kane humbur sepse do te ngrene dore ne vetvete.
Ketu rinjoh popullin tim heroik, ne kete populli heroik mendon se me rinjeh mua.
U bera hero i ketij vendi duke qelluar me pushke e me shpate armiqte e tij, qe e kane sulmuar dhe e kane roberuar. Duke luftuar ne emer te parimeve universale, e clirova nga sundimi per ta gjetur ne shpinen time: sundimin e vendit, peshen e padurueshme te njerezve. Mund te deshmoj se populli i cliruar, ky popull, eshte barre qe nuk lehtesohet nga asnje parim universal. Dhe tash keta oborrtare shfrytezojne disponimin tim te keq; derisa kembet e tyre luajne vetvetiu, duart nuk largohen nga tavolinat ku, ne gota te medha kristali rrjedh pija e shkelqyer, e cila shkakton te me te ndieshmit, nese vertete ekzistojne te tillet, pas disa gotave, nje pushim te dhembshem, ndersa te tjeret i ngacmon seksualisht.
Por une nuk kam lindur ketu. Ky eshte populli, prijes i te cilit jam dhe qe te kujton nje bishe tmerresisht gjakpirese, me frikeson, dua ta zhbej kete fare. Tash, duke iu drejtuar shkrimtareve te tij te medhenj, te versulur drejt meje me ofshama pa motive dhe duke ma kushtuar qendrimin e tyre te brengosur qe do te zhduket posa te dalin prej ketu, vendos te merrem pak me kulturen e tij. Disa prej tyre i ze miqesisht per dore, qe ata i ben te ndjehen te nderuar dhe me hapa te medhenj ecim neper sallon, duke u endur andej kendej, derisa te paraqitet pas dritareve te medha hena glomaze. U flas per henen dhe yjet me gjuhen me te vjeter te poezise, te cilen e kam mesuar me shume mund, por ata sikur nuk e kuptojne. Derisa zhduket areali i tyre hamletian duke i lene vend dyshimit, dhe derisa shihet qarte se perpiqen te ngaterrohen, i pyes naivisht te me ndihmojne te perkthej nje epigraf dhe i afrohem njeres nga pllakat e shkruara ne muret e pallatit, si shenje kujtimi i nje sundimi te hershem.
Dy shkrimtaret kane mbetur pa mend, shohin njeri tjetrin pertej meje, derisa une, duke i mbajtur edhe me tutje per nyjesh, anohem nga muri. E kuptojne ata se nje hero i verete dhe nje njeri i shkolluar i con drejt katastrofes, nje rruge vertet te veshtire te ketyre pyetjeve, ne fund te te cilave askush nuk do te kete me nevoje per sherbimet e tyre. Atehere i kthej te kopeja qe kullot prane bufese dhe pershendetem me nje gjest te pakuptueshem per ta. Pastaj edhe une ndalem, duke marre fryme thelle per shkak te ererave te renda qe hyjne neper dritare. Hena perseri eshte erresuar nga rrebeshi, zhurma e te cilit per nje cast mbulon cdo bisede. Kamarieret rreshqasin duke buzeqeshur midis te ftuarve, me shenja te marreveshjes se plote, duke i ushqyer me peme te imta te thata ne tabaka. Nje zyrtar i larte, qe deperton prane gruas me fustan te mberthyera deri ne fyt, do te paraqitet pas disa casteve para meje dhe une kthehem, duke ndjere deshiren qe te behem i paaritshem pergjithmone.
Sikur te mund t'i lejoja asaj vetem papergjegjesine time te gjithefuqishme dhe te pafund, do te kisha vendosur, sa i perket popullit tim, qe zonja flokeverdhe te behet vetem sonte, zyrtarisht, dashnorja ime e ardhshme.
BODLER
Stolite
E embla ime qe shtrire krejt nudo, ashtu sic m'a donte shpirti
e ne trup s'kish lene gje tjeter vec stolitve te saj tingelluese
e fort te cmuara qe i jepnin nje pamje e ajer teper triumfues,
te tille si ai i sklleverve te Moreve ne ditet e tyre me te lumtura....
E, kur keto stoli tunden e hidhen me nje zhurme tallese
ne nje bote vezulluese plot drite metali e zafiresh,
ndjej te hyj ne ekstaze e te humbas ne terbim
mes gjerash ku tingujt perzihen ne drite e harrim...
E, ajo e shtire mbi divan, e dorezuar ne ledhka dashurie
qeshte krejt e leshuar e hareshem nga lumturia,
qeshte me dashurine time, te thelle e te embel si deti,
qe ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembenj...
Me syte e saj cpues te ngulur mbi mua si nje tiger i zbutur
me pamje te perhumbur e enderrimtare merrte poza lozonjare
e me hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...
E barku i saj e gjinjte si dy fryte te virgjer eremire
dhe lleret dhe kembet dhe kofshet e baseni,
te lemuar si fildish, te valezuar si qafe mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot drite
Afroheshin e me perkedhelnin si Engjejt e se Keqes,
per te me prishur qetesine e prehjen e shpirtit tim,
per te me coroditur e rrezuar nga ai Shkemb Kristal
ku isha ulur e prehesha i qete e vetmitar...
Mbresat
Oh! Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet
e komone e madhe e kam plot sirtare kujtimesh:
kuintanca te bera rrotuj lidhur me kordele,
vargje, letra dashurie, fatura e romanca
qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im
i lodhur qe ngjan si piramide a qilar pa fund,
ku jane groposur shume me teper kufoma, shume me
teper te vdekur se sa ne nje varr te perbashket
Nje kalimtareje...
Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madheshtore,
nje grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit te saj te gjate
Po pija ne mejhane i perhumbur, tape e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembe prej statuje e fisnike
si shqiponje. E, thelle ne syte e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...
Ish nje vetetime verbuese e pastaj u be... nate!
O bukuri kalimtare qe me bere te fluturoj me krahe,
valle, s'do te shoh me, ne kete jete a ne eternitet?
Ajo iku e humbi mes turmes! S'do t'a shihja kurre!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja une.
Por, oh, qeshe i bindur! Po, qeshe i sigurte!
Ajo do ish gruaja qe do te kisha dashuruar...
Maces sime
Hajde, macja ime e hijeshme,
hajde ne zemren time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
e lerme te zhytem ne syte e tu te bukur
plot ngjyre metal e gure zefiri...
E teksa duart e mia dehen ne perkedheli
mbi koken e shpinen tende elastike
e dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tend te bute e elektrik,
une ndjej trupin e se dashures sime.
Shikimin e saj qe eshte si yti, o kafshe e bekuar,
te thelle e i ftohte, cpues e i mprehte si kame !
Ndjej perreth meje nga kembet gjer tek koka,
te lehte e kercenues, nje parfum trulloses
qe endet si opium perreth trupit te saj brun...
Shtrati i dashnoreve
Shtrati yne do te jete i parfumuar
e divanet perreth, te thelle si varre
stolisur plot lule te rralla
mbledhur enkas neper qiej.
Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do behen pishtare
e do hedhin nje drite te dyfishte
ne zemrat tona si dy pasqyra binjake.
Ne nje mbremje ne roze e blu mistike
ne do te reflektojme te njejten drite
perzier plot vaj, rrenkime e lamtumira.
Pastaj nje Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjalle
e flaket e shuara do rimarrin jete,
e ne do te jemi perseri se bashku
besnike e te lumtur...
Parfum egzotik
Kur, sy mbyllur, ne nje mbremje te vaket vjeshte
thith kendshem aromen e gjoksit tend te nxehte,
shoh para meje imazhe brigjesh te lumtura
qe perflaken ne zjarre perendimesh plot diell.
Shoh, nje ishull te bardhe e te vogel,
ku rriten peme te vecanta plot fruta gjithe arome;
burra me trup te vogel, por te forte e,
femra me sy te cilter e plot voluptet...
Pastaj, aroma e trupit tend, me con fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet nje port plot vela
e marinare te sapokthyer nga udhetime te largeta.
E, pastaj, nga gjithe kjo enderr, mes kengesh detaresh
ndjej perreth meje te me futet gjer ne shpirt thelle,
parfumi i luleve egzotike qe ne ajer lodron perhere...
Ne floket e tu
...Lerme t'u marr ere, te thith thelle, pafundesisht, aromen e flokeve te tu, te zhys ne to krejt fytyren si ne ujet e nje burimi
te kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si nje shami eremire qe shperndan kujtime te embla ne eter. Ah, sikur ti
te mund te imagjinoje gjith'ato qe une shoh, gjith'ato qe ndjej, gjith'ato qe degjoj ne floket e tu! Shpirti im lundron mbi parfume
si shpirti i te tjereve ne muzike... I zhytur mes flokeve te tu, shoh nje enderr plot anije, vela e dyreke te cilet musonet i
shtyjne drejt klimash te mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli eshte teper blu e deti shume i thelle, aty ku thithet ajer
i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lekures njerezore. Ja, ne oqeanin e flokeve te tu shoh nje port plot dallge kengesh
melankolike, me njerez te forte racash te ndryshme e plot anije lloj-llojesh te cilat lartojne arkitekturat e tyre te perkryera
nen nje qiell te pafund ku prehet nje ngrohtesi e perjetshme. Duke ledhatuar floket e tu, ndjej ofshamat e lengatat e
dikurshme, te perjetuara shtire mbi nje divan, ne dhomezen e nje anije te bukur perkundur nga valet e lehta te molos; aty mes vazo
lulesh e amforash freskuese. Mes vatres se zjarrte te flokeve te tu, tani thith arome duhani egzotik perzier me opium e kallam
sheqeri e, nderkohe, ne naten e flokeve te tu, me shfaqet shkelqimi i pafund i kaltersive tropikale; mbi brigjet e kadifejta
te flokeve te tu mbushem plot aroma ku ndjej perzier bashke: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lerme te kafshoj floket e tu ! Kur
fus gojen mes mases se tyre elastike e rebele, me duket se shijoj kujtimet me te embla!..
WILL DURANT
Sokrati
Ne qofte se mund te gjykojme nga busti qe na ka mbetur nga germadhat e skulptures se lashtesise, Sokrati do te kete qene aq pak i bukur, sa qe mund te jete nje filozof. Pa lesh ne koke, nje fytyre e madhe e rrumbullakte, dy sy te thelle ne kafke, nje hunde te trashe ne fund, me nje fjale, kishte me teper koken e nje hamalli, sesa te nje filozofi te famshem.
Po duke verejtur me kujdes, shohim neper lakuriqesine dhe ftohtesine e gurit te gdhendur, ndjejme se ka qene nje shpirt i bute njerezor, nje njeri i thjeshte dhe i dashur sa qe ish - mesuesi me i vlerte i me te zgjedhurve djem te Athines te kohes se tij. Dime fare pak gjera rreth jetes se tij e megjithkete Sokratin e njohim shume me mire nga aristokrati Platon, ose nga shkollari i rezervuar Aristotel.
Duke kapercyer 2300 vjetet qe na ndajne prej tij, ne e shohim ate njeri te pakendshem ne dukje, te mbeshtjelle me carcafin e tij te gjithmonshem duke ecur me ngadale nepermes pazarit te Agores - krejt mosperfilles per thashethemet politike te dites, duke bere gjithnje pyetje dhe duke grumbulluar rreth tij te rinjte e zgjuar dhe qytetaret e mencur e duke kerkuar prej tyre qe te flasin gjera te arsyeshme dhe te qarta.
Njerez te ndryshem nga njeri - tjetri qene ata qe e rrethonin dhe qe e ndihmonin te krijonte filozofine evropiane. Kish ne mes tyre djem zengjin si Platoni dhe Alqidhjadhi, te cilet e ndjenin mire analizen tallese qe i bente Sokrati demokracise athinase, kish dhe socialiste si Amtisthemi te cilet adhuronin vobegtesine dhe pakujdesine e mjeshtrit, kaq sa te ngrinin nje fe, kish ne ate grumbull edhe ndonje anarkist si Aristipus-i, te cilet deshironin qe ne te gjithe boten te mos kish as zotni, as skllav dhe te gjithe njerezit te beheshin aq te lire dhe aq pa merak per jeten sa dhe vete Sokrati. Me nje fjale qe te gjitha problemet qe shqetesojne sot njerezimin dhe qe perbejne bisedat e pambaruara te djalerise, shqetesuan njelloj edhe ate grup te vogel folesish dhe mendonjesish, te cilet ndjenin bashke me mjeshtrine e tyre se jeta pa te fjalosurat dhe pa arsyetime, eshte e pavlefshme per njerine. Cdo rryme e mendimit njerezor pate atje perfaqesuesin e saj e mbase edhe fillesen.
Askush nuk dinte se qysh jetonte mjeshtri. Sokrati nuk punonte kurre dhe nuk kujdesej per te nesermen. Hante kur dishepujt e tij i luteshin t'u nderonte tryezat e tyre, duket se ata e pelqenin shoqerine e tij, sepse nuk kujdesej mjaft per gruan dhe femijet e vet dhe sipas mendimit te Ksanthipes, ai nuk ishte vecse nje dembel i papune, i cili i sillte me teper emer se buke shtepise se tij. Ksanthipeja duket e kish qejf bisedimin sa edhe vete Sokrati dhe mundet qe ka pasur biseda me te, por ne dialogjet e Platonit nuk gjejme gje. Sidoqofte edhe ajo e dashuronte dhe nuk i pelqente ta shihte te vdiste, edhe kur ai arrit te 70-tat.
Dyshuesi i madh
Pse e nderonin nxenesit e tij? Mbase sepse qe nje burre, aq sa qe dhe nje filozof: duke rrezikuar veten kish shpetuar jeten e Alqidhjadhit ne mes te nje beteje, pinte vere si nje zotni pa frike dhe pa teprime. Por padyshim ata admironin tek ai modestine e mencurise se tij: ai nuk pretendonte se ish i mencur, por vetem se e gjurmonte me dashuri, ishte amator i mencurise dhe jo mjeshtri i saj. Thuhet se orakulli i Delfit me zgjuaresi te jashtezakonshme e kishte shpallur si me te mencurin e grekeve, por ai e kishte shpjegur kete si nje pohim te agnosticizmes qe ishte pikenisja e filozofise se tij - Une di nje gje dhe kjo eshte qe une s'di asgje. Filozofia fillon kur njeriu meson te dyshoje, sidomos te dyshoje mbi besimet e tij, mbi dogmat dhe aksiomat. Valle kush e di se si u bene te verteta besimet tona, a mos i krijoje dinakerisht ndonje deshire e brendshme duke i veshur me rrobat e arsyes? Nuk mund te kete filozofi te vertete, po s'u thye mendja te hetoje brenda veten e saj. Gnothi seauton, tha Sokrati, njih veten.
Natyrisht ka pasur filozofe dhe para Sokratit: njerez te forte si Thaleti dhe Herakliti, te zhdervjellet si Parmenidhi dhe Ksenonga Elea, kish edhe profete si Pitagora dhe Empedokliu, por shumica e tyre qene filozofe te natyres: ata gjurmonin physis - in ose natyren e gjerave te jashtme, ligjet dhe perberjen e botes lendore te matshme.
Shume mire thoshte Sokrati, por ka nje subjekt tjeter me rendesi shume me te madhe se te gjitha keto peme dhe gure, bile edhe se ata yjte ne qiell me te cilet duhet te merren filozofet, eshte Mendja e njeriut. C'eshte njeriu e c'mund te behet?
Ne kete menyre Sokrati vazhdon te jetoje shpirtin njerezor duke zhveshur pandehmat (hipotezat) dhe duke dyshuar mbi te vertetat e pranuara. Kur te tjeret bisedonin mbi drejtesine, ai u bente qetesisht pyetjen: ti? cfare eshte? cdo te thuash me keto fjale abstrakte, me te cilat aq lehtesisht te duket se zgjidh problemet e jetes dhe vdekjes? C'kupton me fjalet nder, virtyt, moral, patriotizem? Si e kupton veten tende? Me te tilla ceshtje morale dhe psikologjike kish deshire te merrej Sokrati. Ndonje qe vuante nga metoda sokratike, e cila kerkonte per cdo gje perkufizime te sakta, mendim te qarte dhe analizime te holla, ankohej se Sokrati pyeste me teper se sa mund te pergjigjej vete dhe keshtu linte ne fund mendjen e njeriut me te hutuar se ne fillim. Sidoqofte ai i fali filozofise dy pergjigje fare te caktuara per dy pyetje nga me te veshtirat: C'eshte kuptimi i Virtytit? dhe cila eshte me e mira forme Shteti?
Nuk kishte ceshtje me jetike se keto te dyja per brezin e ri athinas te asaj kohe. Sofistet e kishin shkaterruar besimin e dikurshem te ketyre te rinjve ndaj zotave dhe perendeshave te Olimpit dhe ndaj kodit moral te pranuar prej frikes qe kishte turma nga ato perendi te shumta omniprezente, tashi dukej sikur secili mund te bente si t'i pelqente, gjersa nuk delte jashte ligjeve te vendosura. Nje individualizem shkaterronjes e pa te dobesuar karakterin e athinasve, aq sa ta lene qytetin e tyre pre ne duart te spartaneve te forte. Sa per shtetin, c'gje mund te qe me qesharake nga kjo demokraci e sunduar nga pasionet e turmes, nga kjo qeveri e shqetesuar nga bizetimet e pambarimta, nga ajo menyre e nxituar ne zgjedhjen, pushtimin dhe denimin e udheheqesve, nga ajo metode e palumtur e zgjedhjes se anetareve te keshillit epror te qeverise me ane te rregulles alfabetike nga turma e bujqve dhe e tregetareve? Si mund te zhvillohej nje moralitet i ri i natyres ne Athine dhe si mund te shpetohej shteti?
Pergjigjet qe u jepte ketyre pyetjeve Sokrati, i sollen vdekjen dhe pavdeksherine.
Athinasit e vjeter do ta nderonin po te qe perpjekur te rimekembte fene e lashte politeistike, po te kishte udhehequr ate cete shpirtrash te rinj te ndritur ne vendet dhe tempujt e shenjte te lashtesise dhe t'i keshillonte te benin para atyre perendive sakrificat qe kishin bere edhe prinderit.
Po ai ndjente se ajo do te ishte nje perpjekje krejt e kote dhe vetvrasese, do te ishte nje mbrapakthim dhe jo nje kapercim i varreve. Ai kishte nje fe te tij: besonte ne nje zot dhe shpresonte se vdekja nuk do te hiqesonte krejt qenien e tij. (Bisedimi mbi Sokratin i dy athinasve ne nje novele te Volterit: Ai eshte ateisti qe thote se ka vetem nje zot. Diks. Filozofikart. Socrates)
Por dinte gjithashtu se nje kod moral nuk mund te ishte i durueshem, po te bazohej ne nje teologji te pasigurte. Ne se do te ishte e mundur te ngrihej nje sistem moraliteti krejtesisht i pavarur nga doktrinat fetare e vlefshme edhe per ateistin edhe per fetarin, atehere teologjite do te vinin dhe do te zhdukeshin pa mundur te zbrunin cimenton morale qe i ben njerezit e vullnetshem qytetare te mire.
Sikur i mire donte te thoshte inteligjent dhe virtyt donte te thoshte mencuri, sikur te mund te mesoheshin njerezit qe te mund te shikonin qartazi interesat e tyre, te parashihnin per se largu perfundimet e bemjeve te tyre, te kritikonin dhe te mirerendisnin deshirat e tyre, ne menyre qe te zhdukej kaosi shkaterronjes i brendshem dhe vendin e tij ta zinte nje harmoni krijonjese dhe e qellimshme kjo do te mund t'u jepte njerezve me kulture dhe te mencur ate moralitet qe njerezit e pakenduar dhe te paditur e bazojne ne paragjykime dhe ne kontrollin qe ushtron bota e jashtme mbi to. Mbase cdo mekat behet gabimisht nga pamja e shkurter, nga koketrashesia? Edhe njeriu inteligjent mund te kete po ato impulse te rrembyera antishoqerore qe ka njeriu injorant, por ai do t'i kontrolloje me mire instiktet dhe po atehere sillet si kafshe. Dhe ne nje shoqeri njerezish te rregulluar mire dhe zgjuaresisht, e cila t'u jape anetareve te saj me teper fuqi nga c'u kufizon lirine - fare natyrisht e mira e secilit do te qendronte tek nje sjellje shoqerore e ndershme dhe do te duhej vetem nje pamje e qarte qe te sigurohej paqja, rregulli dhe vullneti i mire nder te gjithe.
Kur vete qeveria eshte nje kaos dhe nje absurditet, kur sundon pa u ndihmuar dhe jep komanda pa u bere vet usheheqese - si do te mundim te bindim qytetarin ne nje te ketille shtet te respektoje ligjet dhe te perzieje te miren individuale me te miren kolektive? Atehere nuk do te cuditemikur te shohim qe nje Alqidhjadh te ngrihet kunder shtetit, i cili ka frike nga zotesia e qytetareve dhe ka nderim per turmen, ne vend te njerezve te ditur.
S'eshte per t'u cuditur qe ka kaos aty ku s'ka mendim dhe qe turma vendos nxitimthi dhe pa gjykim per t'u menduar me vone me nje deshperim te thelle.
A nuk eshte nje paragjykim i ulet besimi se shumica ka dhe mencuri? Perkundrazi a nuk shihet boterisht se njerezit e turmes jane me koketrashe, me te rrembyer, me kriminele nga njerezit e terhequr me nje ane dhe te vetmuar? A nuk eshte turp qe njerezit te sundohen nga oratoret, te cilet tingellojne vazhdimisht me diskurse te gjata si nje tigan prej bronxi, i cili posa ta goditesh njehere, vazhdon te tingelloje, gjersa t'i mbeshtetesh doren mbi te qe te heshte (Pitagora i Platonit). Padyshim rregullimi dhe drejtimi i mire i nje shteti eshte nje pune shume e madhe dhe e rende dhe per ate shkak eshte e domosdoshme te vihen ne krye mendje me te shendosha dhe me te shkelqyera qe ka shoqeria. Si mund te shpetoje nje shtet ose te jete i forte, po s'pati ne krye te puneve njerezit me te mencur?
Perfytyroni zemerimin e partise popullore te Athines per keto predikime te aristokracise sidomos ne nje kohe lufte, sic ishte ajo dhe qe per ate shkak nuk lejonte qe te behej asnje lloj kritike dhe sidomos pas peshperitjeve qe degjoheshin se gjoja aristokratet po pergatiteshin per nje kryengritje. Mendoni se c'ndjente Anytus, kryetari i partise demokratike, te cilit i qe bere edhe i biri nje nxenes i Sokratit dhe kish filluar t'i perbuzte perendite e vjetra dhe te tallej me to edhe ne sy t'et. A nuk kishte thene Aristofani se do te vinte nje kohe, kur nje zgjuarsi antishoqerore do t'u zinte vendin perendive dhe virtyteve te vjetra.
Kryengritja u be dhe njerezit luftuan pro dhe kunder saj me ashpersi te tmerrshme. Meqe fitoi ana demokrate, edhe fati i Sokratit ishte i caktuar tanime: ai qe udheheqesi intelektual i partise qe beri kryengritje, ndonese ai vete qe nje njeri paqesor, ai qe burimi i pare i se shumeurrejtures filozofi aristokratike, ai ishte korruptonjes i te rinjve te ditur per biseda. Keshtu Anytus dhe Meletus besuan se do te ishte mire qe Sokrati te zhduket nga jeta.
Se si u zhvillua pjesa tjeter e kesaj ngjarjeje, e di e gjithe bota, se Platoni e shkroi ne nje proze shume te bukur nga vjersha. Jemi fatbardhe qe mund te kendojme vete ate, apologji ose mbrojtje te thjeshte dhe guximtare (ne mos legjendare) me te cilen i pari martir i filozofise i shpalli te drejtat dhe nevojen e mendimit te lire, lartesoi vleren e shtetit dhe nuk desh ne asnje menyre te kerkonte falje nga turma, te cilen e kishte urrejtur gjithmone. Ajo e kish ne dore ta falte, po ai nuk deshi t'i lutej. Ishte nje aprovim i teorive te tij fakti qe gjykatesit deshen t'i nxirrnin te pafajshem, kurse turma e inatosur votoi per denimin me vdekje. A nuk kish predikuar Sokrati mosqenien e perendive? Mjere ai qe meson njerezit nga sa mund te kuptoje. Keshtu u vendos qe Sokrati te pinte helm. Miqte e tij vajten ne burg dhe i treguan menyra te lehta per t'u arratisur, ata kishin korruptuar gjithe rojtesit qe rrinin midis tij dhe lirise. Ai s'pranoi. Tani ishte 70 vjec plak (399 para Krishtit), mbase mendonte se tashti ish koha per te vdekur dhe se nuk do te kishte prape nje rast kaq te mire.
Vdekja e Sokratit
Mos u deshperoni, u tha miqve te tij te helmuar, dhe dijeni se varrosni vetem trupin tim. Kur tha keto fjale thote Platoni ne nje nga faqet me te medha te letersise boterore u ngrit me kembe dhe bashke me Kriton shkoi ne dhomen e banjos dhe na u lut qe ta pritnim, ne pritem dhe duke ecur flitnim dhe mendonim rreth zise se madhe qe na gjet. E kishim si babe dhe tashti po na rrembenin e na dukej sikur kendej e tutje do te rronim si jetime... Tashti casti i perendimit te Diellit afroi meqe ndenji mjaft gjate brenda. Doli nga dhoma e tij dhe erdhi e u ul prape afer nesh, ... po nuk folem shume. Pa vonese erdhi kujdestari i burgut... dhe duke iu afruar i tha: Nga ti o Sokrat, qe je me i ndershmi dhe me i njerezishmi nga gjithe ata qe mund te kene ardhur ne kete ndertese, nuk shpresoj zemerime, sharje, sulme, sic bejne te tjeret kur u them, sipas urdherave te eproreve te mi, te pijne helmin. Besoj se nuk do te me zemerohesh, se ti e di qe nuk jam une, po jane te tjeret, fajtore ne kete pune. Keshtu, pra, lamtumire... Ti e di detyren time, dhe me lote ne sy iku e doli jashte.
Sokrati duke e shikuar i tha: Te falenderoj dhe do te bej ashtu sic the. Pastaj u kthye nga ne dhe tha: Sa njeri i kendshem qe eshte ai, qysh se kam ardhur ne burg , ai vjen shpesh te me shohe dhe tashti shihni se cfare dhimbje fisnike ndihet per mua. Po duhet te bejme sic tha ai, o Krito, ne qofte se eshte gati helmi, le te na e sjelle e ne mos eshte gati, thuaji sherbetorit ta pergatite.
Mirepo dielli eshte akoma mbi malet, tha Kritoni, dhe shume te dendur e kane pire helmin vone naten, dhe pasi t'i kete ardhur lajmerimi, ai e ka ngrene dhe e ka pire dhe ka bere gjithefaresoj qefesh, prandaj mos u ngut se ka kohe.
Sokrati iu pergjigj: Po, o Kriton, ata per te cilet flet, kujtojne se fitojne gje nga te vonuarit. Po une besoj se nuk do te fitoj gje ta pi helmin pakeze me vone. Duke vonuar do te zgjatja nje jete qe eshte shuar. Duke bere ashtu, do te genjeja veten time. Te lutem, pra, ben si te them une dhe mos me kundershto.
Me te degjuar keto fjale, Kritoni i beri nje shenje sherbetorit, i cili iku dhe si vonoi pakez atje, u kthye bashke me kujdestarin e burgut, i cili mbante ne duar kupen me helm. Sokrati i tha: Ti, o miku im i mire, qe je i stervitur mire ne keto pune, do te me kallzosh se si duhet te besh. Dhe ai iu pergjigj: mbasi ta kesh pire, duhet te ecesh pakez, gjersa te pengohen kembet, pastaj shtrihu mire dhe helmi do te veproje, njekohesisht i dorezoi dhe kupen, te cilen Sokrati e mori me njerezi te madhe pa asnje pike shqetesimi ose frike pa iu nderruar aspak ngjyra ose gjymtyret e fytyres dhe duke e shikuar kujdestarin drejtpersedrejti ne sy, sic e kishte zakon, i tha: C'mendon ti, a mund te derdh pakez nga ky helm per nder te ndonje perendie? Dhe ai iu pergjigj: Ne pergatisim, o Sokrat, aq sa eshte e nevojshme. E kuptoj, tha Sokrati, Po megjithekete une mundem dhe duhet t'u lutem perendive qe te ma bejne te lehte udhetimin tim nga kjo bote te tjetra, kjo besoj mund te me lejohet.
Pastaj duke afruar kupen ne buzet e tij, e piu helmin qetesisht dhe pa u trazuar aspak.
Gjer ne kete cast shume nga ne qe u ndodhem aty, e kishim mbajtur veten, por tashti qe e pame se e piu helmin dhe e mbaroi krejt, s'mund te duronim me, dhe mua me rridhnin lotet si rreke, sigurisht nuk qaja per Sokratin, po qaja per fatkeqesine e madhe qe me gjet mua duke humbur nje mik si ai. Po nuk isha une i pari, Kritoni, sapo pa qe s'i mbante dot me lotet, qe ngritur me kembe dhe qe larguar, pas tij vajta edhe une. Ne ate cast, Apollodoi, i cili kish filluar teqante qekur, ia shkrepi me ze te larte, aq sa na turperoi te gjitheve. Vetem Sokrati rrinte i qete: C'eshte kjo britme, tha, une i largova ketej grateqe te mos na benin te tilla, sepse kam degjuar se kur vdes njeriu, duhet te kete qetesi. Qetesojuni, pra, dhe kini durim. Kur degjuam keto fjale, na erdhi turp dhe e mbajtem pakez veten. Sic po shetiste me kembe tha se iu prene gjunjet, pastaj u shtri praptazi sipas porosive te kujdestarit te burgut, i cili here pas here i shikonte kembet. Pas pak ai ia shtrengoi fort njeren kembe dhe e pyeti Sokratin nese e ndjente dhe ai iu pergjigj: Jo. Dalengadale filloi te hipte lart, te ngrihet ne te gjithe trupin. Sokrati po e kuptonte vete dhe tha: Kur helmi te arrije zemren, atehere eshte fundi. Kur filloi te ndjente te ftohtin ne gryke, atehere hoqi nga fytyra shamine me te cilen qe mbuluar dhe tha fjalet e tij te fundit: Kriton, une i kam borxh nje kendes Eskulapit, a do te kujtohesh ta lash ate borxh timin? Do te paguhet, qe pergjigja e Kritonit dhe shtoi: A ke gje tjeter? Kjo pyetje mbet pa pergjigje; mbas pak u ndje nje levizje e vogel dhe sherbetori e zbuloi trupin: syte qene te celet, Kritoni ia mbylli me kujdes syte dhe buzet.
E ketille qe vdekja e mikut tone, te cilin une e quaj si me te mencmin, me te drejtin dhe me te mirin e burrave qe kam njohur ne jete.
ATDHEU I PANJOHUR I KUNDERES
Milan Kundera demistifikon fatin e emigrantit dhe refuzon ftesat zyrtare qe te vizitoje Cekine dhe te bisedoje me koleget cek. Ai beson se shkrimtari ne asnje rast nuk duhet te behet zedhenes i artit te vet. Romani eshte me inteligjent se sa autori, thote ai.
Kur iu dha nje cmim izraelit per letersi boterore, per librin me ese Arti i romanit, Milan Kundera, kishte shkruar se e pranonte cmimin si romansier dhe jo si shkrimtar. Kundera e sqaron dallimin mes romansierit dhe shkrimtarit sipas tezes se Floberit - romansieri fshehet pas vepres se vet, pra e fsheh veten si person publik.
Romani i mire duhet te jene me inteligjent se sa autori. Nese shkrimtari behet zedhenes i ideve te veta dhe tenton qe te plotesoje vepren e vet me deklarata dhe gjeste duhet qe te terhiqet nga zanati i shkrimtarit, porosit ai.
Shkrimtari Milan Kundera fitoi fame boterore ne vitin 1968 pasi shtepia botuese prestigjioze franceze Gallimard ia kishte botuar vepren Shakaja.
Parajsa e imagjinuar
Kundera vlereson se romani eshte nje parajse e imagjinuar e individit qe dallon nga bota e arsyeshme filozofike. Ai dallon nga shume shkrimtare emigrante, te cilet flasin me patetike per internimin e tyre ne kohen e diktatures staliniste, sikurse eshte Solzhenicini. Duke u mbyllur ne boten e komplikuar letrare, ai deshiron te rrezoje keto mite te medha, jo vetem mitin per totalitarizmin sovjetik qe ne vitin 1968 e ngulfati Cekoslovakine, pas Pranveres se Prages, por edhe mitin per kthimin e madh te te arratisurit. Gjate qendrimit ne France, nga viti 1975, nuk eshte shenuar kurfare konfrontimi politik shkaku i diktatures famekeqe ne Ceki. Ne vitin 1968, kur Rusia e kishte okupuar vendin, ai boton novelen Dashurite qesharake, qe ishte shkak per perjashtimin nga puna, kurse librat e tij ishin perfshire ne regjistrin e te ndaluarve.
Pas renies se komunizmit ne adrese te tij ishin drejtuar mjaft ftesa zyrtare per ta vizituar Pragen, por ai vazhdon te heshte perpara apeleve te kolegeve te tij cek.
Vaculik, nje nga disidentet e njohur cek, qe i kishte ndihmuar gjate kohes se komunizmit te botonte librat si samizda (botime gjysmeilegale), kishte thene se Kundera duhet te mbetet ne atdheun e tij, te jete afer miqve dhe publikut. Dhe shtoi: Askush nuk do ta shikonte si armik.
Ne pyetjen e shpeshte se a ndjehet cek, i arratisur ose intelektual evropian pa ndjenje per identitetin nacional Kundera ishte pergjigjur: Franca eshte shtepia ime e vetme. Ne nje interviste per New York Times permendi intelektualet gjerman te cilet ne vitin 1930 kishin braktisur atdheun duke menduar per kthimin. Kundera megjithate e potencoi se ai nuk shpreson ne kthim, se jeta e tij ne France eshte perfundimtare.
Fshehja pas veprave
Largimi i shkrimtarit nga skena ideologjike apo propaganduese dhe nga cdo stereotip tjeter, deshira individuale dhe intelektuale per rrenimin e cdo patosi te madh jane qendrimet e tij kryesore. E gjithe kjo perfshihet perbrenda filozofise se tij te relativitetit te pergjithshem - ekzistences njerezore dhe proceseve historike. Te jete romansier, te jetoje ne boten ku, sic ka shkruar, te gjithe kane te drejte te kuptohen dhe pastaj te fshehet pas vepres se tij - ja keto jane deshirat e tij.
Edhe ne romanin e fundit Mosdija, Kundera serish si sfond te rrefimit e merr emigrimin - Irena jeton ne Paris, ne nje bashkeshortesi mesatare me Gustafin, mendon vazhdimisht per t'u kthyer ne Prage, qe e ka braktisur pas okupimit sovjetik, ku mbase serish do te mund te gjente identitetin e vete. Ajo eshte nje anonime qe ne proceset shoqerore - politike permes emocioneve, asociacioneve dhe kujteses deshiron te mistifikoje jeten e vet. Rrefimin e saj autori e nderpret permes digresioneve per Evropen komuniste dhe postkomuniste. Paralelisht me jeten e Irenes rrjedh edhe nje jete tjeter identike emigranti, plot nostalgji - ajo e Josefit, qe ka emigruar ne Danimarke, te cilin e mundon e kaluara ceke. Te dy, te ngarkuar me te kaluaren e tyre, takohen ne aeroport duke dashur qe te ripertrijne nje episod dashurie nga Praga...
Edhe Irena edhe Josefi ushqehen me mitin e kthimit te madh ne vendlindje, per ripertrirjen e te kaluares intime. Kthimi eshte i pamundshem - gjithe shpresat shuhen me kalimin e kohes...
Nostalgjia e individit eshte komike para harreses historike. Kur Irena dhe Josifi, qe vizitojne ardheun gjate periudhes postkomuniste, ballafaqohen me mungesen e gjurmeve te tyre, e kuptojne ate qe jep si mesazh Kundera - njeriu perjetesisht mbetet i humbur ndermjet ikjes dhe kthimit te tij. Kjo nuk eshte vetem ceshtje qe ka te beje me emigrantet, por edhe filozofi e asaj qe eshte kalimtare - iluzione te parealizuara njerezore. Per Kunderen nese duam kjo nuk do te thote se duhet te jemi te deshirueshem...
Duke mos lene gjurme te thella njeriu vdes, paralelisht me gjallnimin e tij dhe pikerisht ketu qendron thelbi i botekuptimit kunderian - harresa eshte forme e vdekjes, vdekja nuk eshte dicka jashte jetes... Edhe Odiseu (te cilin Kundera e shfrytezon si lajt-motiv te romanit) pas kthimit ka humbur nostalgjine per Itaken. A nuk ishte kuptimi i jetes se tij pikerisht ne udhetimin njezetvjecar, ne ate etje per t'u kthyer qe i jep kuptim jetes, nje patetike per fatin e deshirur, madje edhe shpreses se rrejshme per jeten e brendshme njerezore?
Tema e emigracionit haset edhe ne vepra tjera te Kunderes (p.sh. Shakaja, Jeta eshte dikund tjeter, Libri i qeshjes dhe harreses qe ishte edhe shkaktar per marrjen e shtetesise ceke, pasi ishte botuar ne gjuhen frenge me 1981), qe gjithnje ishte demistifikuar, sepse nese vdesin kombe, kultura dhe ide politike, mund te fundoset edhe patosi i nje fati njerezor.
Nuk ka njeri fitues, ekziston vetem hija e njeriut i denuar te kujtoje - ja ky eshte nje nder mesazhet kryesore te vepres se Kunderes.
BUSON (1716-1783)
Haiku
Josa Buson (1716 -1783) lindi ne fshatin Kema te provinces Setju. Buson eshte pseudonim i tij. Emri i vertete nuk dihet. Udhetoi shume neper Japoni. Jetoi mjaft kohe ne vendin piktoresk te quajtur Josa, prej nga mori dhe emrin. Me shume se poet njihet si piktor me emrin Tjoso. Ne poezi Busoni krijoi nje shkolle te re dhe origjinale, ku me tri penelatat e shpejta te hajkut, jep kuadro te gjera peisazhesh. Ne kete fushe pati shume admirues e nxenes. Ne poezine e tij gjithashtu nuk mungojne elementet intime te trasheguara nga Basioi.
***
Dite vjeshte me ere.
Kendojne kenge ne taverne
Druvaret dhe peshkataret.
***
Hena ndricon korijen dimerore.
Duke veshtruar ate e harrove
Trishtimin poetik.
***
Hena gjith'hahet
Krejt mbaroi tani.
Sa ftohte ne naten pa hene.
***
Vere ra
Dhe nga cdo maje gjembi
Varen pikat e saj.
***
Pranvera shkoi.
Sa e rende m'u be
Tamburaja ne duart e mia.
SAKI
Miu
THEODORIC VOLERIN qe nga femijeria, deri ne kufijte e moshes se pjekur, e kishte rritur nje nene e dashur, brenga kryesore e se ciles kishte qene ta mbante te fshehur nga te vertetat e ashpra te jetes. Kur vdiq, ajo e la Theodoricun vetem ne nje bote qe ishte me e vertete se kurre, dhe shume me e vrazhde sa ce kishte paramenduar se duhej te ishte. Per nje njeri me temperament dhe edukim si ai, edhe nje udhetim i thjeshte me tren ishte perplot imtesi te merzitshme dhe shqetesime te vogla, dhe derisa vendosej ne kabinen e klasit te dyte, nje mengjes shtatori, kishte nje ndjenje te perzier dhe shprishje mendimesh. Banonte ne nje famulli fshati, bashkebanuesit e se ciles nuk ishin as te rrepte, as te cthurrur, por angazhimi me pune te shtepise ishte lene aq shume pas dore sa dukej sikur gjithmone grishte fatkeqesi. Karroca me poni qe do ta conte ne stacion asnjehere nuk kishte qene ne gjendje te rregullt, dhe kur u afrua casti i nisjes, nuk u duk fare mjeshtri qe duhej ta kishte mbaruar pjesen e kerkuar. Ne nje vrap te tille, Theodoric, me neveri te madhe, por pa ze, u detyrua ti vente takemet ponit me te bijen e famullitarit, duke kerkuar brenda nje ndertese te ndricuar keq, qe ne i themi stalle, sepse edhe kunderrmonte si e tille - perpos skutave ku vinte ere minjesh. Pa pasur asnjehere vertete frike nga minjte, Theodoric i percaktonte ato ne incidente me te ashpra te jetes, dhe konsideronte se Perendia, me nje ushtrim te vogel te guximit moral, qemoti do ti kishte shpallur te panevojshem dhe do ti kishte terhequr nga qarkullimi. Teksa treni largohej ngadale nga stacioni, imagjinata nervoze e Theodoricut e akuzonte veten per kundermimin e befte te stalles dhe per ndonje fije kashte ne rrobat e tij zakonisht te furcosura mire. Fati deshi qe i vetmi njeri tjeter me te cilin ndante kabinen, e qe ishte nje grua pothuaj me te njejten moshe, grishej me shume nga kotja se kureshtja; treni nuk do te ndalej pa arritur ne terminal, diku pas nje ore, nderkaq vagoni ishte nga ata te modes se vjeter, qe nuk kishte asnje lidhje me korridor, ndaj dukej se asnje bezdisje tjeter nuk do te thyente gjysme privacine e Theodoricut. Dhe teksa treni perpiqej te kapte shpejtesine normale, ai verejti, ne fillim me ngurim por me shume gjalleri, se nuk ishte vetem me gruan qe flinte: nuk ishte i vetem as brenda rrobave te tij. Nje levizje e ngrohte dhe zvarritese mbi lekuren e tij tradhetoi pranine jo te mireseardhur dhe mjaft te padeshirueshme, te padukshme por therese te nje miu te humbur, i cili me siguri kishte gjetur strehe gjate episodit te pergatitjes se ponit. Te ngjeshurat e fshehta, dritherrimat dhe pickimet e egra, deshtuan per te larguar bezdisesin, motoja e te cilit ishte Excelsior; nderkaq i zoti i ligjshem i rrobave shtrihej mbi jastek duke u perpjekur te gjeje menyre per ti dhene fund pronesise se dyfishte. Nuk mmund te merrej dot me mend qe te vazhdonte nje ore te tere perjetimin e tmerrshem te Rowston House-it me nje mi vagabond (tashme imagjinata e tij kishte shumezuar numrin e bezdisesve te huaj). Ne anen tjeter, asgje me pak e tmerrshme se zhveshja e pjesshme do ta lehtesonte nga bezdisesi, por te zhvishej ne pranine e nje zonje, edhe per nje qellime te tilla te arsyetueshme, ishte nje mendim qe e bente ti skuqeshin veshet nga turpi i pashprese. Ai kurre nuk kishte tentuar as me te voglin zbulim te lekures mbi corape ne prani te nje gruaje. Nderkaq gruaja ne kete rast ishte, nga ajo qe dukej, thelle dhe sigurte ne gjume; miu, nga ana tjeter bente cmos qe te mblidhte nje Wanderjahr ne vetem pak minuta. Nese ka ndonje te vertete ne teorine e transmigrimeve, ky mi, ne formen e tij te meparshme gjithsesi do te kishte qene anetar i ndonje klubi alpin. Ndonjehere nga padurimi i madh qe kishte, humbte kembet dhe rreshqiste me poshte; pastaj, nga frika, apo ndoshta me shume nga natyra e vet, kafshonte. Theodoric u detyrua te ndermarre nje nga veprimet me te guximshme te jetes se vet. I bere all nga te skuqurit dhe duke mbajtur veshet pipe nga bashkudhetarja ne gjume, ngadale dhe pa zhurme lidhi dy skajet e batanijes se udhetimit ne mbajteset e bagazhit ne te dy qoshe, duke ndare keshtu ne dysh kabinen me nje lloj perdeje. Ne kabinen e ngushte te krijuar nga ai, me nje nxitim te eger vazhdoi te cliroje pjeserisht veten dhe miun nga veshjet e jashtme te tvidit dhe te leshit. Ndersa miu i cliruar kerceu eger ne fillim ne dysheme e pastaj ne batanie, duke dobesuar lidhjet e saj ne te dy skajet, dhe duke e rezuar ate pertoke me nje zhurme zemer ngrirese, qe e beri, gati ne te njejten kohe, te fjeturen te hape syte. Me nje levizje ndoshta me te shpejte se te miut, Theodoric u hodh ne batanie dhe e terhoqi ne skajet e leshuara mbi trupin e zhveshur deri ne lartesi te mjekrres. Gjaku nxitoi ti rrihte nder venat e qafes dhe te ballit, ndersa priste pa goje te zgjidhej litari i bisedes. Megjithate, gruaja vazhdoi te shikonte ngultazi dhe pa bere ze bashkeudhetarin cuditerisht te heshtur. Athua sa ka pare ajo, pyeste veten Theodoric, dhe athua cka mendonte per poziten e tij te tanishme?
Me duket se kam te ftohte, tha ai me deshprim.
Vertet, me vjen keq, u pergjegj ajo, sa deshta tju lus ta hapni dritaren.
Me duket se eshte malarie, shtoi ai, duke kersitur dhembet ngadale, me shume nga frika sesa nga deshira per ta perkrahur teorine e vet.
Kam pak brendi ne canten time, nese keni miresine te arrini atje lart, i tha ajo bashkeudhetarit te saj.
Aspak - dua te them, une nuk marr kurre asgje per kete e siguroi ai sinqerisht.
Mbase e keni marre diku ne vendet tropikale?
Theodoric, per te cilin njohja e vendeve tropikale ishte e kufizuar me dhuraten e nje grusht caji qe ia dergonte pervjet daja i tij nga Cejloni, ndjeu se po i largohej edhe malarja. Athua ishte e mundur, pyeti veten, tia zbulonte situaten e vertete me ca truqe te vogla?
Keni frike nga minjte? tha duke u skuqur edhe me shume ne fytyre.
Jo, nese nuk jane shume, sikur ata qe hengren Ipeshkvin Hatto. Pse pyetni?
E pata, pikerisht tash, nje te tille qe me ecte neper rroba, tha Theodorick me ze qe nuk i ngjante vetvetes. Ishte nje situate me se e cuditshme.
Do te kete qene pa tjeter e tille, nese keni rroba shume te ngushta, verejti ajo; edhe pse minjte kane nje ide te cuditshme te komforit.
Mu desh ta largoja kur flinit, vazhdoi ai; dhe pastaj pas kaperdirjes, shtoi serish, ishte largimi i tij qe me pruri ne kete gjendje.
Natyrisht qe largimi i miut te vogel mund tju kete sjelle te ftohtin, shfryu ajo me lehtesi qe Theodoricu e mori sikur te vinte nga stomaku.
Si duket ajo kishte diktuar dicka nga shqetesimi i tij dhe po kenaqej me kete hutim. Gjithe gjaku i trupit te tij duket se ishte mobilizuar dhe perqendruar ne nje te skuqur, qe si ne agoni poshterimi, me keq se miu i pavlere, zvarritej poshte e larte shpirtit te tij. Pastaj, derisa reflektimi filloi te pohoje vetveten, nje tmerr i madh i zuri vendin poshterimit. Me cdo minute qe kalonte, treni afrohej drejt terminalit, ku nje mori e syve kureshtare do te kembeheshin me nje pale sy te tjere, te paralizuar, qe shihnin nga kendi i skajshem i kabines. Kishte vetem nje mundesi te vogel, per te cilen duhej te vendoste brenda minutave te ardhshme. Bashkeudhetarja e tij mund ti rikthehej gjumit te bekuar. Por ndersa minutat fluturonin, ky shans largohej edhe me shume. Shikimet e fshehta qe Theodoric here pas here ia hidhte asaj, zbulonin vecse nje kthejlltesi te pathyeshme.
Me duket se jemi afruar, verejti ajo.
Theodoric tashme kishte pare perseritjen e pjeseve te vendbanimeve te vogla dhe te shemtuara qe lajmeronin fundin e udhetimit. Fjalet tingelluan si signal. Sikur nje bishe e ndjekur, qe del nga strehimi dhe ik cmendurisht drejt oazes tjeter te sigurise momentale, ai hodhi anash batanien, dhe u perpoq egersisht me rrobat e tij te bere rremuje. Ai ishte i vetdijshem per stacionet e zymta te periferise qe iknin jashte dritares, per ndjenjen ngulfatese, si cekan ne gryke dhe ne zemer, per qetesine e akullt ne ate kend drejt te cilit nuk guxonte te shikonte. Pastaj, teksa rreshqiti mbrapa ne ulesen e vet, i veshur dhe gati i cthurrur, treni ngadalesoi shpejtesine deri ne zvarritjen e fundit, dhe gruaja foli.
Do te keni miresine, pyeti ajo, te ma gjeni nje hamall te me shpieje deri te taksi? Eshte turp tju trazoj, se nuk ndjeheni mire, por verberia te ben te paafte ne stacionin e trenit.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-