|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Permbledhja ime e fundit HIRET E PROSTITUTAVE
tregime dhe novele
Botoi media enter, qershor 2003
Romance studentore
Letra e pare
Shume njerez e kane te lehte te flasin pa leter dhe ata perhere respektohen. Sigurisht kur flasin me mend. Une e kam te veshtire, nje perrua mendimesh vorbullane me vijne aty per aty dhe nuk di nga tia nis. Madje edhe kur mendoj fjale te bukura, ato cuditerisht asnjehere nuk dalin te tilla, po ne te shumten e hereve mezi shqiptohen e pa asnje lendim. Heren e pare te pashe kalimthi mes studenteve te Inxhinierise Elektrike, tek ngjisje me ngut shkallet e mermerta te Korpusit Qendror. Ecje qetesisht, pa i detyruar te tjeret te te kqyrnin. Po edhe qetesia e prajshme ka ngacmimet e veta te brendshme, shume here me torturuese.
Une rrotullova prapa pedalinat e bicikletes dhe ndjeva nje ferfellime mornicash. Isha fatlum qe te pashe: tash e ketej do te te kerkoja te te shihja per nje gje fare te thjeshte, njohjen. Isha edhe fatkeq se vajzat si ty i gjemojne plot te rinj dhe, sic themi ne, nuk i lene te bien kollaj ne shesh. Thone se maji eshte muaji qe bashkon njerez. Mundet. Ku ka ze, seshte pa gje. Po eja e degjo nje shokun tim meteorolog: asnje perpjekje mashkullore ne dy stinet e ngrohta ku femrat behen te hijshme edhe me do veshje krejt te thjeshta, te holla filigram dhe... jane mospranuese. Andaj po pres vjeshten qe eshte e rralle ne Tirane; ajo leshon bute-bute gjethet e verdha, heq pak nga pak fustanet cipeholla e qibarsine e vajzave.
Une gati fluturoj me biciklete dhe mendimet e mia perndahen te hallakatura sa andej-ketej. Kam ne xhep nje bllokth te vogel ku kam shenuar citate nga me te larmishmet prej dituraneve me te shquar e deri te capkenllenqet e djemve te pashpenguar te rruges. Goce, te lutem nje minute! Me fal pak sa te te them dicka. A jeni e zene dhe a deshironi te ziheni nga dikush? Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi!
Kalojne dite-nete duke u sjelle dhe u risjelle ne kujtesen time, me dialoge te kryer dhe te imagjinuar ku ne te shumten e hereve fiton vetem ty, ndersa une perpelitem ne gjetje te tjera sa me ndikuese.
Letra e dyte
Kaloi vjeshta, rane gjethet e verdha e te kuqerreme, rane shirat e mjafta te paradimrit. Erdhi zoti dimer me tekat e zakonshme: shi e suferine, diell i vaket e furtune ne qytet, disa pleq te groposur e ndonje femije i mbytur, bore e serish bore ne malin e Dajtit. Brenda fijeqerpikeve te mi rri fytyra e celur si cokollate, me reflekse vibruese. Levizjet dhe gjestet femerore me rishfaqen papritur neper faqet e librave dhe ne fletoret e leksioneve. Ndjehem i vetmuar para bukurise sate, raskapites, me mpihen gjunjet, me priten fuqite.
Jam ne oren e fundit te kimise. Ketu qendroj sa per forme e mezi cpres te dal jashte. U meshoj fort pedaleve si te jem ne gare finalistesh olimpike. Pedagogu natyrisht shqetesohet per ikjet e mia te befta, po une ia di te fshehten e tij, statujat e vogla te vajzave te gdhendura ne dru. Sikur te perballej me ty, me siguri, do te mungonte shpesh ne leksion dhe tere statujat e perfytyruara ne mijera silueta (ai trembet per shume arsye te vereje femra nga afer), do i hidhte ne Lane! Ai behet gati te me qortoje dhe une i mermerit skena femrash, projekte statujash dhe ai perlotet zeheshtur.
Vij perseri per te te pare. Vec me i informuar; kam disa te dhena: je vajza e nje funksionari te rendesishem te nomenklatures se larte, nuk fle ne konvikt po diku ne periferi te qytetit Studenti, te shtepia e dajes, nje vile dykatshe me oborr, rrethuar me gardh hekuri ku shpervishen nje mori ligustrash e bimesh dekorative si ne Senatorium. Perpara viles jane tri kolltuke me hasra dhe nje tavolinez e vogel ku, ne dite me mot te ngrohte, pergatit mesimet.
Letra e trete
Tri dite me radhe te shoqerova pas e larg me biciklete nga vila dykatshe e deri ne fakultet; te vija nga prapa dhe te kqyrja me kujdes. Ti me vure re, po serish ecje prajesisht si nje re puplore qe shfaqet e zhduket sakaq. Diten e katert te erdha te shtepia e dajes. Ate shtepi e kam pare me vemendje disa here dhe nuk kam degjuar kurrfare truzme. Te them te drejten, nuk e perfytyroj dot nje banese pa tinguj e zhurme.
U bera i guximshem per ta ndare kete pune: ose te te beja mikeshe dhe te ecja me nje fare veneracioni udheve te kryeqytetit, ose te te leja te qete ne punen tende.
Trokita te porta e hekurt e oborrit dhe ti u ngrite si me pertese nga kolltuku me hasra.
- Cfare kerkon, me the.
- Kam dicka.
- He, fol!
- Prit te marr fryme, vij nga larg.
Ti sikur ferfellove pak, tu shpervesh disi buza e poshtme si rige e kuqe dhe me ftove te ulesha prane teje.
- Sa e qete kjo shtepi,- thashe jo pa droje.
- Ashtu eshte, familjet me pak femije i pahitin zhurmat.
- Edhe tash shtepia e qete eshte, e vetmuar?
- Daja ka vetem nje vajze 17-vjecare.
- Ndoshta e ka simpatike; bukuria eshte nje fare ngushellimi.
- E bukur, po ama fle shume gjume, the me merzi.
- Dhe nuk sheh asnje enderr?
- Kushedi...
- Edhe ne Akademine tone te Shkencave nuk shohin endrra, ose ata qe shohin jane te rralle.
- Ju, me siguri, shikoni mjaft?
- Une ndihem keq, kur nuk shoh te tilla.
- Po mua, pse me ndjek?
- Eshte vazhdim i nje endrre; me dukesh si dic e bardhe, e bardhe, pafundesisht..., nuk e perfundova fjalen.
Prapa meje erdhi nje feshferime ajri. Ishte vajza e vetme e viles, me sy te mbufatur prej gjumit te pasdrekes dhe me nje fustan te tejdukshem si lekure e thare gjarpri, nderur ne barinat e sapokorrura, ku gjithcka e trupit dukej si nenliqen.
- Bon jour monsieurs, pershendeti ajo dhe mua mu tremben qepallat. Nje femer pa trazim endrre eshte pothuaj e vdekur, aq me teper kur ska asnje mister per ti zbuluar. Kete ndjesi provoi edhe e njohura ime qe shikoi veten e perskuqur dhe u drodh sic bejne vajzat kur rrezohen papritur ose kur u zbulohen gjunjet nga nje vrushkull i forte ere. Vajza e dajes u ul mes nesh, teper e shkujdesur e kembe mbi kembe.
Mu drodhen muskujt. Nderkohe me vertitej rremujshem se ajo belbezonte vetem ato dy fjale frengjisht, per te cilat ka vene ne siklet mbikqyresen apo ndonje mesues privat. Qendrimi im ne keto caste te vuri ne pozite te veshtire dhe une dola.
Letra e katert
Nje autobus me tridhjete studente te inxhinierise nisen rrugetimin per ne Razem te Shkodres; do shikonin fillimisht nje zone industriale e mandej do te qendronin dy dite ne shtepine e pushimit, e rralle dhe e pashoqe ne krejt vendin. E gjeta edhe une nje shkak per tju shoqeruar, reporter i gazetes Studenti. Si ata kronikanet e qemotshem, une qendrova nga fundi i autobusit per ti vezhguar ngjarjet gjakftohtesisht. Ti ktheheshe pas si rastesisht ose rregulloje ndonje krele floku per te me pare disa sekonda. Pastaj drejtoheshe para e merrje qendrimin e zakonshem.
Larg qendruam edhe naten e pare ne Razem; atje ish nje mrekulli me vete: anash kordoni me ahishte si tempuj te pafjetur, brenda shkallare te blerta me vila te hijshme per pushuesit, me pisha majuce aty-ketu, tere pamja e Razmes si nje amfiteater i blerte e modern.
Une bera nje zjarr te madh me shkarpa pishe e dru te thata ahu. Ti nuk dole fare, po une sec kisha nje ndjesi se rrije e pergjoje tundueshem nga grilat e dhomes se hotelit.
Te nesermen puna ndryshoi. Qysh heret ne mengjes, erdhe e me trokite lehte te dhoma. Ishe veshur me tuta sporti ngjyre shege, me atlete te bardha e me nje bluze te holle.
Dolem te dy perjashta pa folur.
- Ku do shkojme? te thashe jo pa ngazellim.
- Te shpella e Eres.
- E dini ju ku eshte?
- Dic degjova mbreme, po do ta gjejme me te pyetur.
U futem te dy ne pyllin me ahishte. Cfare qetesie! Edhe kundermim. Askund nuk dukej kembe njeriu. Poshte hapave tona kercisnin lehte gjethe te thata, aty-ketu ferferinin zogj te trembur nga fjollat e bardha te agut.
- A ke frike? te pyeta.
- Nga kush?!
- Malesoret qe skane hyre ne kooperative, rrine te fshehur me arme ketyre pyjeve.
- Ata skane gje me ne, e kane me pushtetin, vrasin kryetare, brigadiere, sekretare partie... Zbresim diku ketej, kam qejf te eci ne rruge te pahapura.
Pastaj qeshe me hov.
Dreqi vete je, thashe me vete dhe u ulem poshte duke i dhene doren njeri-tjetrit. Ti e mbeshtete parakrahun tend mbi doren time, edhe gishtrinjte i shalove nje me nje mbi gishtat e mi.
Me kapluan ndjenja te shumta dhe trupi me fergellonte. Tashme me dukej se te kisha ne dore, isha sundimtari yt i vetem, ti barisje perkrah meje, puthitur me supin tim duke bere oh-ih, prit se rashe; mund te te perfshija per beli dhe te shkoja nga te me hanin kembet.
Si per tu vene fre mendimeve, te shtrengova fort doren dhe nisem te vraponim. Ishte nje vrapim i ngadalte per te mos rreshqitur ne token e pjerrte te ahishtes dhe per te pare hijeshine e drureve kryelarte. Isha i lumtur e po aq i papermbajtur per te rendur keshtu deri ne fund te botes, pa ditur ku dhe pa u bere merak se cfshihej perpara. Diku ne jete ndodhin episode te vecanta qe nuk i sheh as ne endrrat me te guximshme. Edhe ti ishe e shpupluar. Dukej silur kishe fituar dicka te munguar, nje fare lirie, nje ikje kontrolli nga perkujdesjet qe ste mungonin nga mengjesi ne mbremje.
Ne vraponim duke thithur aromen e luleve dhe pylli hapaj para nesh i muget e i fresket, i paane dhe me gjithfare zhurmesh, tingujsh e levizjesh- mbreteria e pyllit ngriti ne cast orkestrinat e dites. Kush tha se i kendoi pyllit, te gjere si deti (keqyreni po deshet nga lart dhe do te shihni ngjasimin me valet e detit) dhe qendroi indiferent, nuk u mahnit? Kush tha se natyra nuk fisnikeroka njerez te cdo moshe, nuk i rrembeka ne cdo pjese te saj? Perhere e kam pare jo si trill endjen e perjetshme te ciganeve drejt natyres! Ehehee!
Ti dihasje furishem: ai trup fosforeshent gufonte e ulej ne krahun tim, me qindra sytha te bukur kishin buisur gjithandej ne shtat. Prane meje ish nje pasuri qe snderrohej me asgje, me askend, as me pasurine e sheik-sulltaneve te koheve tona!
Une ndalova e te hodha duart ne qafen e holle. Ti perseri dihasje me nje ere te pjalmuar lulesh. Pakuptuar, dikush te kish hedhur ne krye nje skufje te vesuar. Ti u mrekullove per kete dhe me pyete e habitur. Une te spjegova pastaj misterin e drureve te pyllit qe cdo kalimtari, ne shenje miresjelljeje, i japin pak nga pak fije pezhishkash duke e mbuluar me nje tis te bardhe. Ky eshte spjegimi me i sakte shkencor, me the dhe nise te me hiqje edhe mua fijet e holla.
Me pas me perfshive rreth shtatit si te shpetoje nga nje tronditje e forte, pastaj erdhe ne vete e me leshove duke me verejtur me sy perpires. Kaq duhej qe une te te ngrija lart e te te vertisja rretherreth, i paduruar nga kenaqesia; me dukej se mbaja ne krahet e mi nje peshe te rende, te madhe, por me behej se edhe mund te te humbisja si nje re pulore qe shkon kudo dhe asgjekundi.
Te ula ne toke si te zbrisja nje pupel zogu dhe ti u mbeshtete ne brinje. Eh, te mjeret njerez, pas nje vit makthi sulen nga te gjitha anet me mizeri mjetesh astronomike, mikroskope, teleskope, dylbi per te pare sadopak nje komete bishtverdhe qe shfaqet nje here ne 76 vjet, sa per siklet te gjithmbarshem. Une e kam kometen ketu, me te kuq e me te verdhe, nje hap larg meje, e kqyr nga te gjitha anet, krejt nudo e me nje bukuri kozmike.
- Cdo bejme? me the.
- Nje proces-verbal te vogel.
Ti brofullite se qeshuri, u shkunde me krejt kurmin duke leshuar tinguj te ngrohte femerore.
-Po, po. Nje proces-verbal me disa firma. Ketu ne nje rrugine te fshehte dhe te pazhurmshme u perqafuan dy shtegtare ardhur nga vise te larget. Kaq se pylli eshte fjalepak dhe nuk i duron tepricat e fjaleve. Nga vershimet e shumta, eshte bere me i matur, fikson shkurtas kronikat e te dashuruarve te cdo dite... Ne fund do te firmojme ne te dy, do ngjyejme gishtin me kete tis verdhosh dhe do i vendosim ne trung. Pylli ka kodet e veta, kedo shtegtar e pret me te gjitha nderet, ndersa kundershtareve u mbyll shtigjet: ul deget e gjera, nxjerr nje mori ferrash e gjembash dhe dergon lajm per ti kapur...
Kete radhe me fute fytyren mes shuplakave te lemuara dhe me veshtrove si prej nje gjendjeje ekstazi. Befas rrobat e mia ishin diku tutje e po aq befas edhe ti ishe krejt lakuriq. Me kap po deshe, the dhe u leshove poshte. Natyrisht, erdha pas teje dhe sa per te te kapur e kisha me se te lehte po kurrsesi nuk doja te binte perdja. Shtate apo shtatembedhjete mrekullite e botes, ishin nje hic para ketij trupi femeror, nje bukuri marramendese qe zor se e gjeje kund! Ketu eshte vendi me i bukur, the dhe u hodhe siper meje; dy trupat tane te zhveshur u rrokullisen nje monopati derisa moren cka mund te merret ne nje dashuri te pare. Ehehee! Mbaj mend se te kam puthur nga majat e gishtrinjve te kembes e deri te fije e flokut; ne dic kerkonim te sho-shokut per me teper se nje ore. Kishim flakur me ne fund turpin ne nje shurdheri pemesh dhe dukej se asgje sna besohej nga ato cka po benim. Nuk kishim parasysh asnje stacion te ndaluar me elektrik blu, asnje shfaqje kinemaje me skena eksituese, por dru te virgjer qe shkonin te vetmuar lart.
Papritmas, u terhoqe prapa e thirre pa ze: dy njerez!
Ktheva kryet andej dhe shqova nje njeri te shkurter, ulur mbi nje suke qe shihte nga ne. Pastaj edhe nje femer.
Per pak minuta, te turbulluar, ne gjetem rrobat dhe u sajdisem si mundem. Ti u ngjeshe te une dhe pate frike. Doja te te thoja disa fjale qetesuese, po ndihesha i tunduar. Mendoja se kishim shkuar shpejt aty ku nuk shkohet, sakaq dashuria jone nuk ish me e fshehte. Ne socializem familja ka rregullat e veta: fejohesh e qendron dy-tri vjet deri sa te te njoh cereku i shqiptareve, pastaj do martohesh pa nje pa dy ne nje te diele e te nesermen do provosh virgjerine, ne fund do jesh te pakten gjysme shekulli vetem me gruan tende.
- Burri atje, eshte Riku D., -me cucurite te veshi. -Sa qejf kam te rri me te!
- Ai eshte nder miqte e mi, te thashe me mburrje.
Nxituam hapat.
- Oh, kush na qenka! na uroi mireseardhjen Riku D.
- Te ishe mjekerparruar, do te te merrnim per eremit, -thirra une dhe desha ta perqafoja.
- Tako njehere Dylqinjen time dhe une mikeshen tende, -tha Riku D. dhe u ngrit me mundim ne kembe. - Si quhesh moj burrneshe?
- Matilda, the ti e skuqur.
- Nusja ime quhet Ana, jo Ana Karenina, te kuptohemi.
Qeshem.
Bashkeshortet na qerasen me fiq te thare.
- Si te shkon kemba? thashe une.
- Ja, ne prehrin e nuses, -Riku D. qeshi. -Te gjithe me ngushellojne, me qajne hallin, me japin ilace. Une dal rralle e me rralle ne skene dhe kemba ime si e lejlekut, dikur ulet e dikur ngrihet. Dashamiresit e mi me duket se me duartrokasin vetem per kete te mallkuar kembe. Pra, po vdes... Riku D. i tha me keqardhje fjalet e fundit, megjithse ne to kish dic te vertete. Ai vuante prej kohesh nga nje paralize e pjesshme.
- Ke bere shume ilace? i the ti.
- Aq sa smbahen mend. Kam nderprere nja dy here furnizimin e Shkodres.
Ti nuk qeshe po shikove nga e shoqja sikur edhe ajo te ish fajtore.
- Ndoshta, duhet te shkosh jashte shtetit?
- Ku di une se cfare te bej. Me vjen keq per njerezit; ne cdo shfaqje me presin ngrohtesisht. Tash duartokasin ende pa filluar rolin, nga meshira, nga nje lloj keqardhje qe sdihet prej kah u buron. U ndame miqesisht prej tyre. Une te fola per talentin e vertete, per dobesite e tyre njerezore, te fola per shtetin e kujdesin e tij te perhershem ndaj ketyre krijesave qe mjerisht lindin rralle, te permenda edhe thenien e Bonapartit: te ish gjalle Kornej do e beja princ!
Letra e fundit
Pas eskursionit magjepses te kerkova vazhdimisht ne fakultet dhe u bera teper merak; smund te rrija gjate pa te te pare. Kujtova dhe rikujtova te gjithe skenen e pyllit te vetmuar qe ishte i bukur ngaqe nuk kishte vene dore kush. Nje dite erdha te shtepia e dajes.
Ishte pasdite kur prita pas gardhit te hekurt derisa te ngrihej zonjusha bon jour monsieurs. Ajo u cua si perhere vone, me sy te ploget dhe u ul ne kolltukun e mesit. Ish perseri me ate fustanin e tejdukshem, si lekure e thare gjarpri. Fola qe andej:
- Ku eshte Matilda?
- Oh, mami sa me trembe! Hyr brenda.
- Nxitoj, po ku ka shkuar ajo?
- Ne Paris, ne France.
- Pse iku aq larg?
- E zuri nje dhimbje veshi e padurueshme. Mjeket ishin te mendimit te shkonte per kurim atje. U be nje konsulte e gjere.
Qendrova pa folur. Me erdhi keq per mikeshen time qe vuante. Ne Razem ajo nuk me tha asgje. Atje takuam vertet nje te semure, Rikun qe ne spitalet e vendit nuk mund ti behej asgje pervec torturimit pa fund. Matilda paskish dhimbje veshi?! Edhe une kam vuajtur nga kjo shqise, po shume-shume dy dite. Gjithe femijet e botes, ankohen per veshin, po i pastrojne, u vene pambuk me ilac ose alkol e pastaj jane te qete.
- Cfare do ti beje veshit ne Paris? i thashe vajzes me inat.
- Do ta kuroje per disa dite.
- Ashtu?!-isha bere me miza ne trup. -Ajo ka pasur shtrember edhe gishtin e madh te dores?
- Mbase kuron edhe ate, tha ajo me debillek.
- Gishti i madh sherohet kollaj, mjafton ta tundesh nga mengjezi ne darke! perplasa deren e llamarinte dhe ika.
Brodha tere pasditen, deri ne oret e vona te nates dhe kujtova semundjen tende. Jane ca mjeke filistine qe kane pergatitur per ty nje diagnoze te pakurueshme dhe te nisen fill jashte shtetit. (Dhe udhet per ti jane perhere te hapura; ti nuk shkon ne Degen e Brendshme, ne Ministrine e Jashtme, ne Komitetin Qendror, ne zyren konsullore). Jane po keta mjeke qe lene te vuaj nje artist te madh. Uf, sa inat i kam; merzi te kam edhe ty qe shkon befas deri ne Paris per nje shuk pambuku ne vesh. Nje fjala jote, jo sakrifica jote, mund ta shpinte Rikun edhe jashte shtetit; kushdo me mend dhe me pak influence mund ta bente kete. Oh, sa gjera te kendshme na u zgjuan ne Razem e ne takimet tona te fshehta qe une dua ti fashit. Po sqenka e lehte, smund te fshihet perdhunshem ato cka hyne mes nesh, e ne keto ka edhe dic te muget qe me bejne te dridhem e te nxjerr shkume nga goja. Edhe tash qe eci i vetmuar ndane rruges me rrepe te televizionit, me rishfaqen mbresat tona qe rihumbin nga zulmi im. Riku D. eshte i destinuar te vuaj, keshtu vijne fatet. Pylli eshte miku im dhe i Rikut, per mohuesit ai mbyll shtigjet, fshin inicialet, ul deget e gjera, nxjerr nje mori ferrash e gjembash dhe dergon lajm per ti kapur.
Fat permbys
Plakushi mbi gjashtedhjete vjecar kur fliste me tinguj te rrokjezuar, perpelitej e jargavoste: nje mase e squllet, disi e tejdukshme, i rreshqiste ne mjekren e mprehte dhe une mendoja thjesht per nje dobesi ardhur nga femijnia apo e krijuar nga nje jete munduese dhe ndjeja nje fare pezmatimi deri ne meshirim. Plak- njeri, dhemberene, i zhgenjyer nga shume gjera pikelluese, mbase edhe i neperkembur! Jargavitja ish vertet e neveritshme, ne gropen e mjekres mbeteshin vazhdimisht grimca gelbaze, megjithate ti mund te vereje edhe dic tjeter ne silueten e tij dhe beje ta harroje.
Prapa deres, ai priste qe kryetari i nje partie te re te kryeqytetit ta ftonta brenda e ta pyeste per ndonje mendim. Plakaruqi, i mbajtur jokeq, futej rrembimthi duke jargezuar se brendshmi e se jashtmi, kerrusej edhe me, (mjaftonte ajo perthyerje shpinore per te te imponuar dhimbje) dhe priste marrjen e detyres. Me bej nje formular per seksionet! Ne rregull, ja tash. Me thuaj dy parrulla luftarake per te shtuar anetaret e simpatizantet! Si urdheron, i kam gati.
Dy muaj rresht ky zakon. Njerezit u mesuan ta shihnin prapa deres, disa e pershendesnin, disa ngrinin supet duke kujtuar nje portret agresiv te hershem, dikush mermeriste: cdo ky matuf ketu, qe nuk bente kurrfare peshtypje po ama linte pezull nje fill dyshimi.
Muaji i trete e gjeti burrin e moshuar ne tavolinen kryesore, ne krahun e djathte te kryetarit te partise, cuditerisht me pak i kerrusur, teper i kujdesshem, i vrullshem qe priste e percillte njerez, jepte porosi, mbante shenim, merrte persiper probleme, levizte ne zyrat e tri kateve, kapte cdo levizje e bisede e nuk pertonte te nderhynte hovaz. Ndoshta nga ky moment, ai dukej i rehatuar se merrte edhe nje shtese mbipension, filloi te une nje irritim i brendshem.
Diktatura na perlau njerezit me te mire, klithte plakaruqi dhe kryetari i partise perlotej sinqerisht duke kujtuar nje pjese te familjes se vet te burgosur e te internuar dhe kalvarin e gjate te se quajtures lufte te klasave. Kjo thenie e vazhdueshme, si e lyer me copra jargesh, nisi te me sjell krupe dhe mbase, shpetimi i vetem per mostorturim, ishte harresa, anashkalimi, lenia ne punen e tij. Beja nje llogari te thjeshte: drejtuesit kryesore te partise, ishin te inkriminuar me njemije fije me te shkuaren, sozite e tyre i gjeje te shumuar ne rrethe, ne qarqe intelektualesh flitej per nje shtab te gatshem te ardhur nga qendra e Komitetit Qendror dhe ne fund te fundit plaku nuk zinte kushedi cfare peshe.
Ajo zhaurime peshperimndjellese per njeriun misterioz po davaritej hap-hapi, ai kryesonte tash partine ne kryeqytet, merrej me sindikatat, drejtonte shtypin e propaganden, delte me tubime, kreshperohej me qenie naive per pune dietash, zoteronte mbi dhjete deshmi.
Diktatura na shkaterroi fisnikerine, degjohej korridoreve e ne mjedise kafenesh dhe atehere, kush e njihte sadopak, belbezonte: cdo ky bajge ketu, nga hyri?!
Keto pyetje mese te thjeshta, ne ore vetmie e gjendje kaosi, behen jashtezakonisht te paperballueshme per silueten time; ato godasin parreshtur per ta marre me shtruar me plakushin gjatovine, me disa stilolapsa, me diktofon, me dy pale syze e me ate jargavitjen e percastme qe del jo nga mungesa e dy dhembeve ballore po ngaqe sikur mbllacitet nder gjendrra e nuk i rrihet pa folur.
Ne nje cipe te kores se trurit ku gervelisnin parandjenja keqardhjeje, fillojne e renditen shkaravina fjalesh: ai eshte i vuar, ka qene komunist tere jeten, partia e ka mesuar te behet spiun i gjithckaje, ka punuar ku i kane thene, ka marre nje apartament ne zemer te qytetit, ka marre edhe nje dhurate simbolike prej diktatorit, i ka ikur pak fiqiri nga shfletimi e stershfletimi i klasikeve, tani pluralizmi, tridhjete e ca parti me seli e pa seli, te vjetra e te reja, me kryetare pa anetare a me drejtues pa vula - per ti vene kapak ai mund te thote dicka, mund te jap diku, i hane duart per pune, grindet me gruan e femijet po ndihet habiterisht i qete ne planetin e partive.
Nencipa tjeter e kores se trurit, ajo e pacipa, e pamoralshmja dhe e pameshirshmja, leshohet tere histeri: ai ka vuar nga ideologjia, partia i mesonte te gjithe te beheshin spiune po jo kushdo e pranoi kete mision hardhucash, mire pluralizmi po cduhen tri duzina partish ku vula e tyre eshte biznesi ne shkallen e eperme, nje ligj i vetem i perjashton perfundimisht orakujt e kenetave, iken bashke me ta edhe plakaruqi jargavites.
Ky duel vazhdon perdite me te thena e te sterthena, ndersa plaku me jarge curgezuese me ftonte te zyra e vet; ai deshiron te flas me mua, megjithese e di perbuzjen time te afishuar publikisht. Here me duket se une ia kam shprazur te gjitha, kam folur pak a shume i kllapuar duke mos pranuar kurrsesi pergjigje prej tij:
Ke ardhur ne 1943 dhe ke spiunuar tre shoket e tu?
Ke qene aktiv ne gjyqet e pasdyzetekatres?
Ke denuar njerez per kurrgje?
Ke lyer duart me gjak?
Une vazhdoj ta perflas me mori pyetjesh dhe ai leshon pikela jarge, heq syzet e shikimit e ve ato te leximit, rrotullohet, perdridhet e me fton serish ne zyren e vet. Sjam shume i sigurt nese keto dialoge behen ne pranine apo ne mungesen e tij; me duket se dikur ia kam perplasur me gjithsej si per te shpetuar nga nje shkulm qe vetevjen brenda meje.
- Une e prishkam Shqiperine? kembengul ai per te me terhequr ne bisede.
- Ke edhe ti pjesen tende, dhe i le te kuptoj se biseda ka marre fund.
Ai serish kembengul per nje takim intim me mua, packa se une nxjerr te tjera xhevahire peshtirosese nga jeta e tij.
- Do te te sqaroj gjithcka, me tha ai ngultas.
- E meriton te denohesh, i them prere.
- Une jam i denuar.
- Ti je person politik?
- Une jam kufome... Prej tridhjete vjetesh, jetoj ne nje dhome te braktisur. Hetuesit qe une u raportoja ditmerisht, u bera peshqesh edhe gruan time. Jo se e perdhunoi ata, po hakmorr gruaja ndaj meje: fjeti ne shtart me njerin prej tyre, me thoshte se sot do te shkoj te ai dhe ashtu bente. Pastaj, nje vajze e imja eshte cmendur per shkakun tim, ajo therret mengjes-mbremje: ti je hafije, dykembesh, insekt dhe humbet ne zullumet e saj. Une i kam lutur, grua e bije, qe te pakten te me lene ne nje dhome e ato nuk me kane zbuar perjashta; te pakten te ndjej eren e tyre...
- Ndoshta te kam renduar, te kam falur...
Plakaruqi dridhet, nje fytyre i vjen e nje fytyre i iken, grimca peshtyme vazhdojne ti shkeputen pavullnetshem nga dhembet ballore-dobesi kjo e krijuar jo nga femijenia po nga dic tjeter mjegullore.
Nenpunesi i partise opozitare vijon ritualin e perditshem me te gjitha gjestet krupsjellese, paradite-pasdite vijon te ndjeke te gjithe perditshmerine e puneve organizative per te shkuar ne mbremje ne kolibe-shtepine e tij te vetmuar i shoqeruar nga thirrjet e gjithhershme: spiun, hafije, dykembesh.
Rrefim per Sonjen
Nga rruga Oktjaberskaja deri te apartamenti ku ne banonim, ishte jo shume afer: kater stacione metroje, kater stacione trolejbusi dhe njeqind e dyzet hapa me kembe.
Dy netet e para ne shkonim heret ne mbremje dhe gjate kesaj kohe bisedonim me plakushen e shtepise, nje grua tipike ruse, e mbajtur hijshem por qe nuk degjonte nga veshet, si dhe me mbesen e saj shtatembedhjete-tetembedhjete vjecare qe nuk bashkejetonte me prinderit per shkak te nje zenke banale.
Nina plake ishte ndare nga burri, nje ish gjeneral armate ne pension, por cdo fundjave shkonte te banesa e tij thjesht per ta pare a per te nderruar eren e njeri-tjetrit; pikerisht kjo kohe vetmie per Sonjushen e hirshme kthehej ne dy net te kendshme me te dashurin apo te fejuarin e saj. Pasditen e se shtunes, Sonja bente pazarin e pergatiste darken; ajo diku punonte ne nje fabrike tezgjahu me njeqind dollare ne muaj.
Sa vinte mbremja, ia behte miku i saj, nje djale i hajthem, me buze te kuqta e vithe te kercyera. Te dy bashke darkonin deri vone dhe flinin ne nje krevat te gjere e te rehatshem. Ndoshta kishin kohe qe vazhdonin kete argetim dashuror pak te vecante dhe ne nuk shfaqnim kurrfare interesi kur dinim fare mire se ate qe mund te fitoje ne Moske pa kurrfare veshtiresie, ishte femra. Nje radhe e gjate Tirane-Durres me vajza te te gjitha formateve, cuditerisht te bardha, kalonin teteorarshin per te shitur nje send te zakonshem dhe shumekush prej tyre do te preferonte te mos bente ritualin e perditshem ne kembim te nje flirti sidomos me nje te huaj.
Te shtunen e 10 tetorit 1994, djali erdhi si zakonisht te Sonja ndersa ne dolem per nje takim ne sheshin e Kremlinit. Ca nga kishat e mrekullueshme me kupolat e praruara, ca nga shoqeria e shpengimi me koleget tane, oret e pasdites i kaluam pa i ndjere. Nje johanesburgas i pasur dhe qe e perjetonte rikthimin ne pushtet te Mandeles si nje njolle kozmike, na krijoi shume lehtesi me makinen e tij tip xhip neper rruget e nje metropoli qe dilte nga komunizmi dhe shfrente per tu bere sa me pare nje kryeqender e sipermarresve te lire.
Ne oren nje pasmesnate, ne celem deren e apartamentit dhe hyme ne korridorin e ndricuar.
- Shiko andej, peshperiti shoku im.
Nga dera e hapur e dhomes dukej qarte djaloshi i hajthem, me te mbathura te bardha dhe siper tij, Sonja pothuaj lakuriq e me nje pozicion teper turbullues: gjinjte me thithka perpjete dhe shalet me nje epsh gjithperpires.
Ne u futem ne heshtje ne dhomen tone dhe e mbyllem deren me grep.
- Ajo po na provokon, tha shoku im.
- Sonja po flinte, thashe une.
- Ajo eshte nje femer qe vuan.
- Me duket se te ka dehur era e Moskes, thashe per ta mbyllur kete bisede.
- Asaj i ka vajtur ku smban me...
- Po sikur ajo ta kete kerkuar vete kete lloj dashurie? Ka femra qe mjaftohen vetem me te ferkuar qofte me nje cun, apo qofte me nje goce.
- Ne qafen time, po nuk erdhi vete ne dhomen tone. Sheet...,-shoku im celi deren.
Perpara nesh qendronte vertet Sonja me nje shkundje te tershme qe vinte poshte robdeshambrit; ajo na keqyri gati perbindshem si te ishim dy shtaze, ndersa pervete dridhej nga dhjetera gulshe te fshehta.
- Vij pas pak, tha Sonja dhe bariti drejt banjes duke hedhur pertoke indiferente robdeshambrin.
- Na doli shansi per ti keputur ndonje teke, gati sa nuk klithi nen ze shoku im, na erdhi zogu ne dore. Kaluan disa minuta, aq sa i duheshin vajzes per tu shplare ne dush. Pastaj ajo hyri ne dhome, vetem me te mbathura si te na jepte te kuptonim se deshte vetem aktin e mbrame te dashurise.
- Me mua apo me kete? -nxitoi te fliste shoku im.
- Kush te doje prej jush, mjafton qe te mos jete dikush si ai i dhomes matane -Sonja dukej teper e sigurt ne ato cka fliste.
- Nuk shqetesohet ai per cfare po ben? pyeta instiktivisht.
- Do ishte mire te shihte, po ai fle si i vdekur.
Une dola perjashta dhe u enda nje cope here ne merkatot afer apartamentit. Pas kthimit shoku im me tregoi se ajo nuk e kish lene te bente qofte edhe nje puthje, kurrsesi prekje e ferkime sic ndodh rendom ne ndodhi te njejta, duke shpresuar se i fejuari apo dashnori i saj nje dite do ta fitonte edhe cilesine e te berit seks, veti kjo e humbur perjetesisht te shume meshkuj.
Shiu i pasmenates
Ajo ndodh vetem nje here dhe nuk perseritet me. Gjithcka ish krejt e rastesishme dhe njeheresh e befte. Perfytyroni nje mbremje feste (nuk di cfare batalioni apo brigate kish pervjetorin se ato ishin te shpeshta e te ngaterrueshme), nje mjedis te rinjsh e te rejash, me ndricim llambushkash te varura ne nje kornize teli te harkuar po edhe me flakadane zjarri ku secili mund te pije raki ose birre, mund te dansoje a mund te shkoje me shoqen e vet pak me tej, ne erresiren e heshtur te pyllit lisgjate, dhe mund te beje dashuri deri ne agim.
Nje udhetim i gjate nga Frasheri i Permetit deri ne Lirez te Skraparit, me rruge gjarperuese te veshura me dushqe a me bimesi tjeter- pra ky rrugetim krijon shanse per ndonje aventurez te vockel, per nje puthje te marre rrembimthi apo per te guxuar per me teper nese te qellonte ndonje femer qe nuk merrte leje ne keshillin e lagjes apo ne mbedhjen e frontit dhe te jepej ne lutjen me te pare.
Te lodhur sic ishim, u turrem ne kioskat e ngritura rishtaz dhe bleme cfare mundem. Pa shume temena, se ishim edhe te uritur disi, filluam te hanim ne hesapin tone. Gjithsej tri cuna e tri goca; une nje muaj student dhe pese te tjeret punetore ne ndermarrje te ndryshme. Dy shoket e mi, Nandi me Rudin, qene edhe alpiniste; ata kishin nje cader kraheverdhe dyvendshe po me pak shtrengese rrinin edhe me teper.
Mbremja rrodhi e zakonshme, ne pinim raki si pleqte e zberdhylet, shoqet tona rrekellenin birre e hahuriseshin ne biseda te kota, zallamahia e mjedisit festiv shkepuste kohe pas kohe zera te cartur, aq sa mund te lejoheshin ne nje ceremonial te kontrolluar feste.
Vazhduam keshtu derisa erresira e pyllit te frikshem fokusoi nje qark te mbyllur dritesor. I ngrohur nga pija e nga rruga e gjate, pothuaj nuk ndjeja asgje. Madje kisha harruar edhe planin e perbashket me dy shoket e mi per te shtene ne dore ndonje mendjelehte, nje nga ato vajza qe ishte afishuar per mospasje turpi dhe qe mund te terhiqej pak menjane aty nga mesnata kur sekretaret e rinise humbnin vigjilencen proletare te kapitur nga gjumi.
Nje nga shoqet, qe si rrihej pa gerricur, po me shponte me berryl per ta shoqeruar po une taramam, ne lodhjen time. Nje gjendje deliri kish kaplluar tere qenien time qe tjetersohej edhe me gaztimin me te vogel.
Ngjarja e papritur zuri fill ne mesnaten e vone kur nje shi i rrembyeshem, erdhi befas e shkaterroi shume plane. Dhe ndersa te gjithe te tmerruar vraponin te hynin ne cadra ose ne rrezpeme, une prisja pikat e medha pa kurrfare qederi. Atehere, dy shoket e mi me kishin kapur kembe e duar e me kishin rrasur ne nje cader, ne ate me te aferten, pa mundur te me permendnin nga dremitja. Pastaj ata nuk dinin gje tjeter. Dic di une, ashtu mjegulluar, pasi jam permendur. Ndoshta ne ate cader ka pasur edhe pese apo gjashte femra, ndoshta ato jane larguar sapo ka mbaruar rrebeshi i shiut dhe une kam mbetur vetem me vajzen e panjohur. Te dy nen cadren alpine, pothuaj te shtrenguar ngjitas. Ne nje moment, kur jam permendur, kam ndjere edhe nje gjoks te gafrruar, te kolme, (tejdukshmerisht i hirte) qe prehej mbi fytyren time.
Ndoshta instiktivisht, ndoshta me gjysmevetedije, kam shkopsitur dy kopsa te bluzes dhe kam ndjere eren e trupit femeror gjithaq dehese e marramendese.
Dic pas kesaj isha zgjuar, domethene isha ne vete. Kisha kuptuar se isha ne erresiren e plote dhe qe ndodhesha ne nje cader alpine qe mbyllej nga brenda me zinxhir. Porta e cadres ishte e puthitur dhe une u sigurova per kete duke pershkuar me gishtrinj hermetizmin e saj. Persedyta serish prekjen e portes se mbyllur dhe preka trupin e hajthem, kofshet e nderura te vajzes qe dukej se dremiste.
Perbri njeri-tjetrit qendruam disa minuta ne heshtje e pa kryer ndonje veprim. Gjithsesi prania dhe deshira ime ngjante me nje perdhunim te peshtire qe vidhej ne nje cast endrre. Mbase eshte i vetmi moment, ne cast gjumi e mes endrrash, qe smund te gergaset askush packa se zjarrmia sa vinte dhe po me perfshinte krejt trupin.
Me duket se nuk kam faj, arsyetova une. Perendia me tha te pija dhe duhet te jem dehur per here te pare, perendia hodhi shiun, rastesia me coi ne cader e po ajo me la vetem me nje femer. Me bukur nuk behej, me ideale kurrsesi!
Pa menduar gjate se edhe tundimi ish i jashtezakonshem e i paparashikueshem, hoqa si me faj fundin e saj; ne mendje perfytyrova te linjtat dhe trupin lakuriq.
Kuptohet, ish nje veprim vetetime qe nuk te le kohe te mejtohesh teper; gjithcka nga ajo siluete tronditese ishte siper e poshte meje, e sulmuar nga te gjitha anet. Pothuaj nuk kisha kurrfare rezistence, pervec nje ngutje per te disponuar gjithcka nga ai trup i mrekullueshem. Te puthurat fillonin nga thonjte e kembeve, te pjeset e brendshme ku pikezohet misteri i madh e deri te fijet e flokeve, te qerpiket, kudo. Kisha nje ngutje per te rinisur nga e para: here e lemoja ne pjeset eksituese te trupit, here i thithja thithkat qe me dukej se bymeheshin brenda buzeve te mia dhe here zhytesha ne qenien e saj me nje babezi lodhese.
Nje trokitje ne porten e lekurte te cadres alpine, me permendi nga dalldia e shfrenuar dhe une i vesha rrembimthi cmund te gjeja perpara.
- Une jam prape zbuluar, qeshi vajza.
- Paske qene zgjuar? me kapi nje fare inati.
- Sigurisht, qysh kur te sollen ne cader dy shoket e tu.
E perfshiva serish vajzen e panjohur dhe bekova njemije here
batalionin partizan, shiun, dehjen e vogel, perendine dhe cadren alpine.
Qysh nga ajo nate, une nuk e kam pare vajzen e flirtimit te papritur dhe as qe jam munduar per ta njohur me arsyen e thjeshte: nje kenaqesi e jashtezakonshme eshte e veshur ne nje vel misteri qe smund ti jepet gjithkujt; ajo mund te kishte qene vajza me e shemtuar e botes, mund te kishte qene nje katundare qe ka mundur te lahej per dite festash, sic mund te ishte nje prostitute e sprovuar qe di se si mund te perfitoj nga nje virgjeran i shetitur por qe nuk e ka kryer ende kapercimin e madh.
Rrembimi i puthjes
Diti ish nje vajze trupholle qe floket e gjate, derdhur si tyl, i theksonin hollimin. Sapo kish perfunduar gjimnazin dhe priste te fillonte pune. Perhere rrinte e vetmuar dhe shoqeria e zhurmshme e trembte. Shetitjet ne kodrat e liqenit artificial apo festimet rrokopujse te ditelindjeve qe kalonin zakonisht mesnaten, i jepnin trazime dridhese perzier me frike. Rralle shkonte ne teater a kinema, lexonte vazhdimisht dhe cdo darke shikonte familjarisht emisionet televizive qysh nga ora shtatembedhjete.
Nje mbremje, pas ngrenies, babai i tha te shkonte ne institucionin N. te punonte fillimisht si praktikante dhe me pas ndoshta rregullohej pergjithmone atje ose diku gjetke.
Shkoi te nesermen ne institucion, takoi pergjegjesen e llogarise dhe filloi te hedh germat e para ne nje makine shkrimi.
Tak-tak-tak, ketu eshte vend pune i mire, tha vajza e gezuar ne shpirt. Tak-tak-terrr, ki kujdes se ketu vijne lloj-lloj, vajza e te rinj, behen spektakle, vijne personalitete qe mbajne ligjerata, iu kujtuan fjalet e pergjegjeses se llogarise.
Po une sndihem fare, iu pergjigj vetes ajo, cme duhet mua me te tjeret. Mesoj avash-avash te shtyp qe te shkathtesohem. Rastis qe drejtori ka nje material urgjent dhe hop-dal perpara une dhe ia bej fetefet gati, gjej shkas edhe te njihem.
Punoi keshtu deri ne oren dhjete paradite ne paradhomen e garderobes pa gjetur qetesi. Para saj kalonin valltare, drejtues, koreografe, disa hiqnin rrobat e zakonshme e vishnin kostume popullore, balerinat beheshin me krem e puder- brenda dhomes se zhveshjes ndihej kohe pas kohe nje levizje ferferitese.
Ajo zbriti ne bar me nje fare hovtimi dhe mori nje paste. Edhe ketu do te jem si zonje shtepije, tha ajo. Kush nuk vjen ne kete lokal komod; per pak minuta fiksova tere ato fytyra artistesh.
Ne dreke Diti doli nga institucioni, hipi ne autobusin e Porcelanit dhe u nis per shtepi.
Te pasqyra e portmandose qendroi gjate duke shikuar veten. Here afrohej ne ekranin e pasqyres sa i dukej imtesisht fytyra ezmere, syte e shkruar e qerpikegjate dhe hunda e vogel- dhe here largohej duke verejtur konstruktin e rregullt te trupit, kembet e gjata e te drejta, pak bel ku perthyhej bluza vishnje dhe lart gjoksi i zhvilluar me teper se mosha.
Hoqi pantallonat terital dhe provoi nje pale kadife qe i rrinin puthitur. Edhe bluzen e ndryshoi, veshi nje tjeter me te tejdukshme dhe siper saj hodhi xhupin blu. Kjo veshje e tregonte tamam sa e gjate ish dhe ia nxirrte me ne pah tiparet trupore.
Nisi te feshkelleje nje motiv kenge duke vallezuar ne dhome me duar te hapura. Si ne reviste i kaluan nje varg daktilografistesh qe punonin ministrive e drejtorive qendrore; ato i dukeshin te bukura e me teper se kaq, capkene e te shkathta. Ne te vertete Diti enderronte te ishte si ato me nje vend pune te sigurt, me ngacmime miqesore e pse joedhe me ndonje lidhje me te qendrueshme.
Diten e dyte te punes, shkoi me heret se zakonisht per te pare nga afer mjediset e pallatit te Kultures. Pastrueset kishin hapur te gjitha dyert e po pastronin me nje fare merzitie.
Shkoi te makina e shkrimit dhe ne nje cep te tavolines la buken e mengjesit. Ashtu e ulur shtyu deren e garderobes dhe u mahnit, dhoma ish shtruar me parket, dollape e sirtare mbushur me veshje dhe nje mori pasqyrash te medha qe perqeshnin njera-tjetren.
Hyri brenda dhe ndezi driten; u turbullua nga vetja, portreti i saj u shfaq ne pozicione te ndryshme, ishte me e bukur nga cfare e mendonte veten.
U ul serish ne karrike. Tak-tak-tak, nisi te cukiste ne makine shkrimi. Tak-tak-tak, ja ne kete dhome afer meje zhvishen e vishen artistet, bejne grimin, mgacmojne njeri-tjetrin, nderrojne miqesite, puthen e perqafohen sipas rastit, bertasin deri ne kupe te qiellit. Tak-tak-tak, shkronjat qe hidhte me veshtiresi ne leter i ngjanin si vemje. Tere kohen do te hedh ne leter kete mizeri vemjesh!
Erdhi kompozitori, nje natyreftohte qe fliste teper rralle dhe i dha nje flete programi.
- Ma bej tri kopje, tha ai.
Diti tundi kryet.
- Vjen te levizim pak pianon, kompozitori ngutej.
Ajo e ndoqi pas.
Hyne ne nje dhome ne kat te trete. E kapen pianon levizese dhe e zhvendosen me majtas; ne pjeset e ndritshme te saj u duken fytyrat e tyre.
Veshtrimi i vajzes ishin gllaberues dhe syte e kompozitorit u shtangen dhe u ulen poshte. Tundues ish edhe gjoksi i saj ku i dalloheshin qarte dy thithkat e zinj e kryenece.
Kompozitori shkermoqi dhembet, ndersa Diti tha me falni dhe shkoi kryeulur te vendi i vet. Tak-tak-tak, te ajo karrige ulet kompozitori, shfleton partet dhe leviz gishtat mbi tast. Dhoma mbushet me tinguj te embel, melankolike dhe kengetarja ben naze. Thone se kompozitoret mbajne shume dashnore, po ky sduket aq agresiv. Nje kompozitor i shquar ishte martuar me ish nxenesen e tij, njezet e kusur vjec me te vogel, dhe kishte pranuar ne kembim internimin ne nje qytet periferik ku te perzhit vapa dhe ku intelektuale quhen dizenjatoret e shtepive te kultures.
Dhjetra mendime i fugonin ne mendje, ndersa ne institucion ishte shtuar levizja; artistet-amatore hynin rrufeshem dhe e pershendesnin:
- Miremengjes!
- Si ke fjetur mbreme?
- Paske ardhur heret sot, kjo ish vajza me simpatike e asamblit te valleve, ajo dilte shpesh ne TV dhe nena e saj mermeriste: eshte aq e bukur sa ti presesh kryet!
Diti tundi kryet.
- Qenke bere e mire, vijoi valltarja.
- Falemnderit, Diti u skuq dhe nisi te radhiste programin e kompozitorit me nje fare dritherimi ne trup. Me mendje kqyri silueten e vet dhe u lumturua. Nga garderoba u ndje nje zhurme ferferitese, dikush ndoshta puthej dhe Diti pati serish dritherim te honte.
Dritherima u shua. Valltaret po delnin njeri pas tjetrit; ajo e ndjente se disa syresh po e verenin me admirim, nje valltar tundi kryet me nenkuptim.
Diti doli caplehte dhe trokiti ne studion e kompozitorit me fleten e programit ne dore.
- Hajdeni, tha ai butesisht dhe i zgjati nje stol vezak.
- Kam pune, Diti u purpurua.
- Te gjithe jemi me pune.
Vajza u ul me nje ndjenje turpi.
- Keni vendosur te punoni ketu?
- Te shohim.
- Te pelqen muzika?
- Sigurisht.
- Ju jeni shume e mire... a dini kete gje?! -djaloshi filloi tu bjere tastave. Tingujt fergerine dridhtas, me pas brafulluan, me pas u luhaten.
Diti u mundua te perqendrohej duke iu dhene tingujve nje fare domethenieje, por duart e kompozitorit e terhoqen rreth vetes. Tri-kater sekonda, nje puthje e befte, e riperseritur.
- Keshtu beni me te gjithe ju, mezi shqiptoi ajo.
- Jo me te gjithe, te jesh e sigurt. Ju jeni femra me e mrekullueshme,-ai desh ta perqafonte perseri po ajo kundershtoi dhe doli me hapa te matura.
Do te me marre lumi po te me puthin cdo dite, arsyetoi ajo.
Ne oren katermbedhjete vajza doli nga pallati i Kultures dhe ne shtepi hengri dreke me qejf. Rikujtoi skenen e sotme dhe iu duk dicka e kendshme, ne fund te fundit e kish puthur nje kompozitor i madh, ndoshta edhe nje kenge mund ti kushtohej asaj, artistet jane te krisur.
Pasdite Diti beri nje shetitje te rruga ndane parkut Rinia, kaloi kot nga pallati i Kultures dhe hodhi nje veshtrim lart ne studion e kompozitorit.
Prag perdhunie
Ne fillim Keti e kish quajtur fatbardhesi, emerimin ne kete fshat te humbur me tirdhjete e ca shtepi, te shperndara sa andej-ketej, me pyje te dendura e te frikshme qe e shnderronin qiellin ne nje cip mjeran, me pak diell dhe me muzg te gjithhershem. Tri shoket e kursit, pikerisht ne provimet e fundit, ishin arrestuar e qene denuar me 35 vite burgimi se toku. Dy djem dhe nje vajze (ne mund te ishim edhe kater, do thosh me vone Keti), nje me cen ne biografi(miku i saj) e dy nga familje komunistesh, u thirren si zakonisht brenda nje nate nga organet e puneve te Brendshme dhe fill pas tri javesh, dolen ne gjyq. Ankthi i mosarrestit te saj, e kish vene pothuaj perfund dhe ato dite vere, e strukur ne vetmine dhe heshtimin e vetvetshem, i ngjanin tmerresisht te gjata e pambarim.
E hene, 8 korrik: jeni e arrestuar ne emer te popullit...
E marte, 9 korrik: do te shkoni deri ne hetuesi per nje formalitet te vogel.
E merkure,10 korrik: perse kerkoni te merrni arratine ne nje bote te qelbur (nga goja, nga xhepat, nga kindskutat e hetuesit del nje duhme e kuterbishme), kush ju financon, me ke mbani lidhje te fshehta...?
E enjte,11 korrik: keni qene me dy te huaj nga Kosova qe ju kane pyetur e kane vene ne dyshim egzistencen e bulevardit Deshmoret e kombit qe simbolizohet nga dy deshmore joshqiptare, po nga klasike te medhenj, Lenini e Stalini.
Me mire me arrestoni e me denoni me njeqindenje, klithte ajo pa zhurme ne oret e vona te mosgjumit.
Me 15 gusht mberriti ne fshat, pasi kish pershkruar kilometra te tera, ish takuar me kryetarin e keshillit, me kapon e Frontit e sekretarin e partise (i pari- me nje sy te venger, i dyti- me nje kembe zvarre dhe i treti-krejt pa dhembe); ish rregulluar disi ne nje dhome perkrah depos se armatimit qe ruhej nga tri burra me rrob-zhgune te pista.
Filluan ditet monotone te mesimit, u be plot nje vit dhe ajo me ne fund e kuptoi se ish nje e burgosur qe nuk komunikonte me askend, qe duhej te endej mes disa qenieve mjerane qe thirreshin edhe katundare. E vetmja lidhje me boten ish nje tranzistor xhepi qe kapte veshtiresisht valet sllave apo italiane.
Rinisi viti i dyte i punes me ngjyrat e meparshme: reshje te pafundme shiu, debore per disa muaj, kryetar-sekretaret e fshatit qe do gazmonin jeten e njerezve, tri rojet e depos se armatimit qe lanin shkel e shko vetem pjeset e zbuluara te trupit e qe flenin gjithe naten me gerhima llokocitese dhe me ca arme te gjata mes kembeve.
Keto rojet kurrsesi nuk mund te flejne, i vetetiu djallezisht ne mendje nje rrenge e mbrapshte Ketit, mbrojtja e atdheut eshte detyre e shenjte, e larte. Tridhjete parulla, jane vetem per ruajtjen e vatanit. Jeto si ne rrethim. Puno edhe ti per mbrojtjen. Mos ia kthe shpinen armikun. Vra njeqind e pastaj mund te plagosesh. Sulmo si era, zhduku si rrufeja...
Ate pasdite ajo filloi te konkretizonte idene e saj: doli pakez e shkujdesur ne dritare me sise gjysmezbuluar dhe me do veprime qe mund te vinin ne levizje edhe meshkuj me serioze. Pak krahe te zbuluar, ngitje e njeres kembe ne parvazin e dritares si per tu shkrythur...
Rojet e depos se armatimit e pikasen pak me vonese, po reaguan menjehere: ne temthat eshtrore apo ne ate grumbuj kockash u sekretuan lengjet e para epshndjellese.
Keti u fut ne dhomen e saj per te nisur sfiden e dyte. Prapa katramave te rrasur ne xhamin e dritares, ajo vereu habi-alarmin e tri rojeve me moshe ne prag pensioni.
Ajo doli serish ne dritare, kete here duke deklamuar shpinen e bardhe e te bukur. Dic si mornica apo dic tjeter mjegullore iu persoll rreth vetes.
Rojet e depos se armatimit u gjalleruan dhe u fshehen brenda ne kolibe per ta keqyrur paqesisht.
Keti u kthye gjokszbuluar dhe ata u zhyten edhe me ne kashten e ndyre te kolibes duke cakerritur syte nga birat e sapocelura.
Loja vazhdoi per tri jave (ne fshat ishte e pamundur te dalloje lekure femre; megjithese zakonet prapanike denoheshin me ligj, grate dilnin pothuaj te mbuluar) dhe ata te tre, te jargosur nga epshi, vezhgonin barkas tere kenaqesi.
Me ne fund vajza u lodh nga keto skena komike. Tani mund te jem e qete, tha ajo, pasi i vura ne sherbim te vatanit. Mjafton te dal zhveshur nje here ne jave dhe ata gjenden syzgjuar e te mbufatur prej tymit per te gjitha ditet.
Ne kohen e perfundimit te lojes se pare, ajo piu konjak dhe beri nje gjume te rehatshem.
Hakmarrja tjeter, erdhi me pas. Ajo do therriste Markun, nje djale gjashtembedhjete-shtatembedhjete vjecar qe vijonte klasen e shtate per tri vjet resht, do e ftonte te flinte ne banesen e saj me preteksin se ndjente frike e pastaj gjithcka do shkonte sipas parashikimit.
...Marku hyri i drojtur ne dhomen e Ketit.
- A ben dashuri, ti Mark?pyeti Keti paturpesisht.
- Jo, zonjush mesuese, eshte marre.
- A ke ketu, Mark?-Keti shkoi me tej duke e provokuar ne organin seksual.-Ehe, paske, po zakonisht perdorni ...doren. Tere meshkujt e fshatit sajdisen me dore, doreperdorues te begate. Cfare lumturie, cfare qejfi pa mundim!
Djaloshi nuk foli, i shtangur nga fjalet po edhe nga gjestet e mesueses.
- E di ti Mark se ne fshat behet nje fare orgjije,-Keti e shkopsiti djalin dhe i shtyu rrobat me kembe drejt pragut te deres. - Ketu ben dashuri brigadieri, normisti, kryetari i kooperatives dhe po te ankohet kush per ta, gjendet ne burg...Nejse, shko lahu dhe ec shpejt.
Ndersa djaloshi u capit per ne banje, Keti hoqi robdeshambrin dhe u shtri ne krevatin portativ. Ajo kujtoi dicka nga lidhjet e hershme me mikun e saj tashme te burgosur, kujtoi trillet e tij te pafundme: nje nate vere krejt lakuriq, nje vrap pylli gjithashtu lakuriq, perkujdesjet e tij, mermeritjet e deri te dridhjet..Mos po bej nje mekat kunder tij, tha ajo. Po a mund te dal ndonjehere prej burgu?! E pamundur, ne keto burgje dihet vetem hyrja.
Marku qendroi te dera duke mbuluar me duar dicka te zeze, aty ku puqen te dyja kembet.
- Aty rri, - foli Keti. - Ne do te benim dashuri per shume gjera te lumtura, per kooperativen, per drithrat e bukes, per pleniumin e katert te KQ te Partise, por nje here tjeter...
Marku sbezani.
Vete Keti ish perfshire nga nje vale inati dhe, kurverimi me kete malesor te pagdhendur, i dukej si pak poshterues; tek e fundit veprimi i saj nuk kish asgje te njejte me aktet makabre at-bije apo nene-bir. Kohe me vone ajo kujtohej se nuk kish shkuar deri te perdhunimi me nxenesin Mark, por kish arritur ne dicka te ngjashme, ne nje fare lakuriqsie te te dy trupave, ne nje fare kundrimi te dyanshem dhe ne nje kuje te lemerisshme te saj ne shtratin portativ.
Hiret e prostitutave
Novele
Kryekreje
Gojedhanat e mocme rrefejne se ne Gardhiqin e lashte e te ndritshem, fshati ka qene nje fis i madh, ndoshta me i herti, me pari e zoterimet e veta qe tashme kishte ruajtur shumepak nga mocmesia pagane; sikunder shume katunde te tjere dikur merrte trajten e nje qytetthi me krejt infrastrukturen e tij, me pajimet dhe objektet qe permbante ky emertim dhe pas nje fare kohe kthehej ne formen e nje garumbulli germadhash duke u rikonturuar si qyteze e stermadhe. Shume-shume kohe me vone, per nje fjale goje qe fyhen shpesh krenaret, fisi u haperda nga i hanin kembet e nga u puqej terezia, kryesisht afer perrenjve apo buronjave me te fshehtat livadhe e lendina tokekafenjta qe kthehen pa shume mundim ne kopshte pjellshmore.
Nje degez e vogel e fisit ngriti shtepi joaq larg prej trungut meme, perbri lumit Belice, me shprese se meria e kote e madheshtise paskaj do te fikej ditepasdite, si fitil i lagur, dhe ai do te bashkohej serish me shtepi nje e dykateshe, me popullate te shumte dhe me begati qe e ngrinte aty per aty.
Megjithate ketu qendroi gjate, deri ne dekadat e mbrame te shekullit te nentembedhjete, vuri gjendje e prokopi, shtoi parcelat e punueshme, rriti kreret e bagetive te imta dhe u nder ne gjysmekodrine me uje dhe pa uje.
Fshati njohu shkaterrimin e pare ne perpjekje me fillimsundimin e Ali Tepelenes dhe e mori veten ngadale; nga strehe e sigurt e vezirit te dy shteteve (nena e pashait vinte shpesh ne kalane e verimit te fresket), ai u kthye ne nje terren armiqesor per shkak te fjaleve qe ngarkonin me turp e marri familjen pashallore.
Thuhej se nena e pashait kishte vene ne ngasje dy nga burrat me te pashem gardhiqote qe ishin tunduar per disa stine te rreshtrreshtme dhe me ne fund e kishin perdhunuar nje te premte te mire. Kishte qene nje dite e paforme kur nuk ndihej prania fizike e pashait, por as edhe hija e tij qe ishte po aq e frikshme se bashku me nje shpure besnike qe mund te te hiqte qafe edhe per dyshimnajen me te vogel.
Keshtjella e ndertuar prej vete Aliut te Janines, ne nje pike dominuese sic beheshin rendom karabina te tilla, teksa nuk kishte njohur asnje humbje nga pertej kufirit ishte perdhosur nga zemerimi i pashait qe ne pamje te jashtme nuk falte per tradhti. Nje variant tjeter pranonte se Aliu ishte hakmarre per mosrrebelim te mevonshem te banoreve keshtjellare qe mbaheshin si kryeshkrete dhe te patutur per tu matur me kedo.
Nje cmire fshatrash perreth per banoret e gjate e me fortese, dukej se ishte nje hipoteze tjeter ne merine e pashait te Janine -Tepelenes; tre kryevendas kishin mundur te takoheshin me vete Zotin e madh duke e vene ne dijeni per tradhtine e gardhiqoteve ndaj nenes se tij; ajo eshte e pafajshme, ata perfituan nga rojet e keshtjelles dhe e perdhunuan tek ishte ne fundperiodash, mund tu kene dhene bashkish rojeve dhe kane kryer turpin e madh, dukej se i kishin kumtuar zeulet duke i paraqitur edhe disa deshmi te tjera qe skerkonin kundershahite.
Pashai i ka degjuar me vemendje por, ndryshe ngasi vepronte per raste te tilla, urdheroi ti vritnin pas nje ore dhe shkoi vete te shihte trupat e pajete. Pertej thashethemeve qe vejevinin ne zakonshmerine e vet, pashai kishte dyshuar nga kerkesa e papritur e nenes per ti pasur dy kryeshkretet e perdhunimit ne stafin e saj te sigurise, cka kishte ndikuar edhe ne vendimin e madh: vrasjen enigmatike te dy gardhiqoteve dhe zhdukjen e vrasesve te tyre.
Ne agimrendjen e ketij shekulli, erdhi shkaterrimi i dyte nga korofillaket greke qe u ndje joaq ne rrenimin e shtepive e shkretetimin e tokave, sesa ne prerjen masive te banoreve dhe ne vdekjen e muhaxhireve brigjeve ereftohta e ullishtore te Vlores.
Pastaj ia behu lufta tjeter qe pati serish te vraret e vet, djegje e perzhitje te permasave te medha, masakra dhe gjithfare ndodhish tragjike qe dukej se edhe fshati ishte i pergatitur per hata te tilla por edhe agresoret nuk pertonin per ta sendertuar pergjate cdo lufte.
Ne luften e fundit fshati dege-fis u dogj dy here nga okupatoret nazi-fashiste per mosnenshtrim dhe sidomos nga pamundesia per te terhequr rreth vetes qofte edhe nje njeri te lekundur. U sheshuan shtepi, kasolle e hajate; u vrane dhe u sakatuan njerez e bageti dhe fshati u ngjit me lart sikur te mos kish ndodhur gjekafshe; u shkrumbua serish nga gjermanet dhe hodhi rrenje aty ku eshte sot: ne gjunjet kodrore te nje mali gurserte, me uje te ftohte nga te kater anet, kryesisht per vaditjen e fushezave, dhe me blerim te pafund.
Keto mote te pazakonta, si pas cdo fundlufte, u bene martesa te mjafta ne moshe teper te njome (brendaperbrenda fshatit, ne fshat - mademe po edhe perreth zones) duke ndjekur parimin e rrepte te kryepleqesise ku cdo familje lypsej te kishte mese gjashte femije dhe qe ky limit mund te shtyhej nese vajzat pasonin njera tjetren.
Dielli i fshatit lindte mes dy malesh dhe perendonte qetesisht ne nje horizont te paane duke u shoqeruar me dhjetra pune te perditshme, nje mori lajmesh turbullane, nje varg grindjesh te lehta e te renda (ne kesi rastesh, katundaret ndaheshin ne dy kampe jo te barabarte) qe rrallhere perfundonin me gjak e humbje jete.
Fshati u be i pjerret sa sthuhet ku fare kollaj mund te rrezoheshe duke baritur mbi zallin e bardhe, mund te shkiste rrufeshem debora, (perjashtuar vendet e futura e sqetullat e kodrave), shiu, era ftohtane e Jugut dhe ai, teredjallezor e i vetekenaqur, ngrinte krifen e kafte tjegullore e tymoste pa merak me nje sere oxhakesh bolldunge e kryenece.
Ky ishte nje fshat i zhurmshem, poterexhi qe rralle e gjeje ne vend tjeter, nuk ka te dyte ne bote, thoshnin te gjejdisurit-mergimtare ne Amerike, Argjentine e Australi kur bujtinin herepashere ne vjeshte te ndryshme me dhurata dhe pako te llojllojshme. Nje vizitori do ti dukej jo e natyrshme paepja e tij si nje rit pagan qe mbijeton nga nje luzme instiktesh marramendese ku e shumta - e shumta mund te rrije si shetites vetem nje jave, (asnje minute me teper!); ai te krijonte peshtypjen e rreme se per pak caste mund ta njihje me gjithsej deri ne skutat me te fshehta, me te pesedhjetedy banesat e poaq oborre te madhesive te ndryshme, me nje seri pemesh frutore perqark, me nje varg rruginash te pocaqisura midis, teper te lexueshme, si damare mavi ne qafen e nje njeriu te mjerueshem te brezit te mbrame.
Ja, perpak kohe perqendroheshe ne numerimin e familjeve: Hakanajt me kopshtin qerse e dy-tri peme - vidhe mbushur me rrush e lerushqe, Ruskajt poshte tyre, tri familjet Mersini, Mahmutajt me pese shtepi, Bellajt me shtate banesa e tre vejusha te kaluara nga mosha Brenda kater mureve, Islamajt me dy shtepi, Mufitajt, Hysajt, mehalla e Dines me gjashtembedhjete konake rrasur nguc e nguc, Muhametajt me gjashte shtepi, tre karakatinat e Makashajve, dy familjet Nora, tjetra Birbili e ne fund Hilajt.
Mjafton te picerroje syte dhe do te shikoje mengjezin e hirte, do te vereje si hapeshin lesat, portinat e kasolleve dhe hajateve nga ku dilnin duke blegeritur bagetite per kullotje, (beeerrrr - firoma e tyre nderej pezull mbi mjegull); nga oxhaket blanja-blanja te zeza ngriheshin lart vorbuj tymi si te shtynin diku pas malit tisin e ftohte mengjezor.
Ne mbremje do te keqyrje gjithashtu se si kjo mase e madhe kafshesh, qingjash, kecrash, dhensh e dhish ndahej vetvetiu per ne shtrojet e veta - tere ajo vrazhdesi e njerezve dorezohej pikerisht ne marredheniet me gjene e gjalle qe i mbante po ashtu me fryme.
Ne kete fshat me shume ndodhi u linda une, pa qene aq i lidhur me te kaluaren e tij trimerore e te frikshme. (Babai kish lindur ne qytet dhe ish larguar ne nje moshe te pjekur per te administruar sinoret e tokave e te pyjeve te shumta te te atit e xhaxhallareve, vdekur gjate luftes me grekun e Pare). Natyrisht ne perfytyrimin tim, permasat e vendlindjes se prinderve sfumonin pa meshire jo me nje fshat, po disa te tille te marre se toku. Para meje qyteti i prinderve ngrihej si nje aureole e zdritshme ku nuk i fironin njerezit e shquar, megjithese ne fshatin perandej lumit kish lindur nje kapedan i degjuar e i paepur ndaj turqve, pak me tutje e kish bere me fame truallin e vet arkitekt Sinani me minarete e hijshme e te Bukuren kishe Sulejmanie dhe vete fshati kish terbuar e hazdisur per disa vjet me radhe deri me 1812-en nje Ali krenar Tepelene.
Ky fshat me vend teresisht sertan, me nje simbioze te hatashme vrazhdesie e butesie, smund te krahasohej me askend e nderkohe mund te matej me te gjithe pa iu tutur syri.
Fillimi i muranes
Kompania partizane e nje zone te Jugut ndodhej ende e rreshtuar, ndersa perpara qendronin trembedhjete luftetare te Ballit Kombetar, te kapur rober pas nje spiunimi nga vete radhet e tyre.
- Merrini e pushkatojini! - urdheroi komandanti i kompanise, nje burre i gjate e fytyrebardhe. – Toga e pare do te beje ndeshkimin, do ti nxjerri pak matane dhe do tu jape dermen, tu fuse nga nje koqe plumbi dhe ti mbuloje ne nje rrepire perroi.
- Po ata u dorezuan qe me thirrjen e pare, - nderhyri zevendeskomandanti i kompanise, Kismet Hakani.
- Pushkatojini te gjithe; ata jane armiqte tane, jane me te rrezikshem se italianet.
- Ne jemi ne aleance, kemi bere edhe nje konference, kemi nje pakt...
- Eshte urdher nga lart, ca i dini e ca nuk i dini ju.
- Te falurit nuk vriten. Ne e njohim dhembe e dhemballe sho - shokun; ata jane burra si ne e nuk mund te poshterohen pabesisht, jane nga fshatrat tona dhe nga zona perreth krahines.
- Te pushkatohen dhe pike! - u hakerrye komandanti i kompanise. - Nese vazhdon te kundershtosh, ti do te jesh i katermbedhjeti.
- Provoje po ta mbajti zava e rrypit, - Kismet Hakani hoqi siguresen e automatikut. - Me kete karikator, do te ti hedh trute ne ere!
- Do ta shohim kete provokacion, - komandanti i kompanise qe terhequr perpara vendosmerise se tjetrit. Ballistet shpetuan ne kete rast, por u ndodh nje kompani tjeter qe, me nje grup pushkataresh, realizoi ekzekutimin e tyre dhe qe familjet nuk u lejuan per ti percjelle mortisht per ne banesen e fundit.
Ngjarja nuk mbaroi me kaq. Kismeti u thirr dhe u keshillua per te qene me i bindur. Ata do te silleshin me ashper me mua, po nuk kane se cfare ti bejne babes, baba eshte kryeplak, po eshte edhe komit. Ne fshat erdhen ne shpejt ata te Partise dhe gjithe banoret u kthyen me ta; po te kishin ardhur kreret e Ballit do te ndodhte e njejta gje, mendoi Kismeti.
Edhe here te tjera, nga disa komanda partizane kish patur nje si nje etje per terror. Ne fshatin Arianitas roberit italiane te kapur, ishin hedhur te gjalle ne nje grope te madhe dhe ishin mbuluar me dhe; per dite me radhe fshati kish degjuar ulerimat lebetitese te tyre po askujt nuk ia mbante tu shkonte per ndihme. Te gjalle e te vdekur kapertheheshin e ndaheshin, ia nisnin per te disaten here perpjekjes per te shpetuar nga masivi i dheut por cdo stermundim nuk mundi ti nxirrte persiper. Urdhri i mbulimit te gjalle te roberve italiane u mbajt per nje kohe i fshehte, por nje prej partizaneve te plagosur, ne kllapi e siper, kishte permendur dy emra qe shkonin ne kupolen e Shtabit te Pergjithshem te LNC-se; nje gjeneral i burgosur dinte me shume detaje rreth kesaj masakre ku emri i urdheruesit rrinte ne tri pale dosje dhe ne tri emra te besuar, si nje kumt kercenues, qe mund te rrezikonte ne karrieren e metutjeshme. Pa kryer nje vrasje, pa dhene prova, veshtire se mund te ngjitje hierarkine e drejtimit, kujtonte gjenerali i burgosur qe kishte fituar lirine pas viteve nentedhjete te shekullit te shkuar.
Te kryeje nje masaker, akoma me mire, mund te ngjiteshe shume lart, ne krye te brigates, te divizionit, te korparmates; kjo dihej nga numri Nje i shtetit dhe ishte njeheri fat dhe kob. Dosja perkatese ruhej ne nje nga tunelet sovjetike, ne nje zgafelle mali qe vezhgohej periodikisht, bash te rrenjet e atij krimi e kishte te siguruar nje aureole drejtimi ne nivele mjaft te larta sic edhe mund te te kthehej ne nje piste mortore ku mund te largoheshe me gjithsej.
Pak kundershtim nga vija e partise, pak respekt per boten tjeter qe skllaveronte klasen punetore, pak popullaritet dhe befas gjendeshe i perjashtuar nga gjithkrejt; perjashtim nga partia, pra pushkatim politik, shkarkim nga posti i ministrit apo i kryeministrit, shpallje armik ne kulm te nje grupi armiqesor, ekzekutim fizik, burgim i bashkeshortes dhe i familjes, transferim kockash nga nje skute ne nje periferi tjeter dhe pushkatim i njerezve qe dinin pikevendosjen e fundit…
Te vetmuarit vdesin
Nena me shkundi per supesh per te disaten here dhe permendi nje emer qe ende gjysmepergjumesh nuk po e fiksoja dot. Me behej se koka me verriste nga lajmet e shumta prej morti qe lindnin qysh ne pikun e zbardhjes se dites (disa i kishin fillesat andej nga mesnata kur qelizat e trurit rrijne sycelet e perpunonin kraheperthyer materialin e bollshem) dhe vershonin gojeve te plakave, belbezoheshin te femijet (ha te keqen se ka ndodhur aksh hata!), merrnin trajte te plote ne bisedat e burrave, peripatonin plot leng fshatrave te tjera te zones dhe ktheheshin prape si me te besueshme e per tu fiksuar perjetesisht. Pastaj koha bente seleksionin e vet, nguliste ne kryet e njerezve lajmet me tronditese, me te bukura, me ankthpeshperitese duke u plotesuar ne dite gezimi a zymtie, po edhe ne caste zenkash. Nuk mund te rrohej pa lajme, nje dite pa to ishte qendrim ne vend, trullosje masive, vuvitje vdekese!
- Ngrihu, - me tha nena, - ne kesoll duhesh edhe ti.
Ferkova syte dhe shikova perhumbshem.
- Te ikim shpejt se ra dita. Ta krehim e ta lajme. Iku ne cika te kordheve, e shkreta, - nena sikur bisedonte me veten.
- Pse ma prishe gjumin? - e pyeta.
- Ka ikur Sajmeja ne te dale te sabahut. Tere naten ka rene shi me gjyma, ka vetetire e bubullire, ka fryre ere e marre qe te pastronte zullumet e asaj te mjeres. Sajmeja dha e mori me shpirtin dhe vdiq. Njeri pa njeri, fukaresha. Pa perkrahje, je nje hic, nje xero me xhufke. Ka nje moter ne Tirane qe vajti ta lajmeroje babai. Ai do te bjere edhe tabutin nga kasabaja, nga qyteti.
Ka ikur Sajmeja, domethene ka vdekur, ka bashkuar kapaket e syve (po ti mbeten celur ia ulin me dore ata qe i ndodhen prane, ndryshe te frikeson, te behet ne gjume), ia ka bere kembes - vreng, i ka shkare fytyra, i jane shtremberuar nofullat, i jane mpire muskuj e damare - u formuluan ne trurin tim disa pjese te lajmit qe do te qarkullonte i fresket kete paramengjes te sotem.
Qenka e cuditshme kjo vdekja e njeriut kur fare mire mund te rroje sa ti teket e si te doje! Perendia shpesh linte pavarrosur ca pleq mbinjeqindvjecare qe mbanin persiper disa breza, te harruar nga vdekja ata monopateshin duke belbezuar mote te cartura; ne kthetrat e holluar te dhembeve te tyre mund te rremoje per te gjetur afersisht periudha epokash: nje kolere e gjate dukej se u kishte holluar mishrat e nofullave, nje semundje tjeter kishte grire perbrenda pjese dhemballe; dikur mishngrenes qe gelltisnin pas therjes blanja kafshesh, tashme i qene perulur masave prej pelte, gjerave te buta dhe pershesheve prej bulmeti.
U vesha dhe dolem te dy me nenen. Kisha kureshtje te shikoja nga afer nje te vdekur. Kesoll i thoshnin nje vendi ku mblidheshin burrat vec e grate ne nje ane tjeter dhe ku do te percillej i vdekuri. Femije si une nuk lejoheshin te shihnin ngjarje te tilla mortore se u beheshin naten ne gjume, ndersa pas cdo procesion varrimi ne kenaqeshim si te harbuar sepse merrnim feta buke gruri me mjalte, me gliko ose me sheqer.
Nena e theu kete zakon dhe me mori me vete.
- Te deshte shume, te kerkoi te te shihte para se te mbyllte syte, - me tha ajo. - I vdekuri eshte si nje shenjt qe fle. Keshtu eshte dhe mos ki frike. Edhe surrati me i shemtuar, behet i bukur kur shkon ne boten tjeter. Sajmeja te ka dhene gjithato here uraten e mire. Mjafton qe i mbylllje nje shteg, qe i jepje nganjehere uje, qe e mbuloje kur flinte dhe ajo falej per ti…
Nena vazhdonte te fliste zeulet, ndersa mua me dukej ndryshe: njeriu mbyllte syte, grate e qanin me ligje (zgjidheshin vajtueset qe i lidhnin bukur fjalet dhe benin efekt te gjindja), kortezhi perseriste: ka qene e mire ose i ndershem (per te gjithe thuhej keshtu packa se ndonje mund te qe shpirtkatran e poshteran), hoxha bente lutjen, e fusnin kufomen ne nje grope te thelle dhe atje qendronte i paprekur derisa, ne net te errta, nxirrte kopsa e xhingla-mingla te tjera dhe bente drite fosforeshente.
Sa here na porosisin prinderit te mos shkonim naten ne varre, por tundimi per ne ishte i madh. Kur varri ishte i fresket, me dheun e njome persiper, me lule e dy gure nga koka ne kembe, frika ishte edhe me e madhe. Kishte ndodhur qe ishte varrosur nje grua pa i pushuar zemra, ajo kishte pasur nje ndjenje kllapie, nje lloj vdekjeje klinike, pas tri ditesh ishte permendur dhe kishte shkalafitur tabutin e rende dhe kishte jetuar serish; nga kjo paravdekje i kishte mbetur nje tog nishanesh ne fytyre si gjurme te brejtesve qe kishin dashur ta gerryenin per hesap te vet.
Edhe Sajmeja me perhihej si nje cope enderr qe e veren vazhdimisht ne trajta nga me te habitshmet. Shtepia e se ndjeres ishte poshte nesh, ne fund te kopshtit me duhan, rrethuar nga gardhishtja me kumbulla te verdha. Para ca ditesh nje dege e madhe dardhe ishte shqyer nga era e terbuar e Skerfices dhe kish rene mbi shtepine e saj me qeramidhe te ndryshkura e te thyera vende - vende. Ajo qe ngritur e llahtarisur se kish parandjere termet dhe erdhi te ne e lebetitur me ca brashnja te ndotura ne kembe. I foli babait:
Allahu ka derguar haber qe te vdes.
Nuk eshte tamam ashtu.
Ohu, e di une, sme do njeri, sme do as Allahu atje lart qe i shikon te gjitha cbehen ketu poshte.
Babai e qetesoi dhe e ndihi per ta hequr dardhen e shqyer nga catia e baneses - karakatine.
Qysh nga ajo dite, Sajmeja nuk vuri buke ne goje (nena me tregoi se edhe ujin mezi e kaperdinte ne fyt), ne cepat e buzeve iu krijuan ca fshikje letyre, harroi te dilte ne fshat e u tkurr rreth vetes, u rrudh e u mpak si shtog i prere.
Nena celi deren, brenda ishin kater plaka te moshuara.
- Do e teleqisesh djalin moj korbe! - tha Xhexheja, nje grua tetedhjet e kusur vjec me dy dhembe anes buzeve.
- Nuk e gjen gje, - nena shtiu uret e zjarrit.
Dhoma ku rrinin plakat, ishte perdhese. Deri ne mes te saj ishte qylimi yne, kishte edhe dy mindere te gjate kashteshkoqur ne te dy anet e oxhakut. Nga njeri kend rrinin kater grate e moshuara, ndersa ne qoshin tjeter ishte shtrire Sajmeja, mbuluar koke e kembe me batanije gri.
Nena vuri pirustine dhe, siper saj, nje ene uji te sterrosur po shume te bardhe nga brenda. Asaj i takonte te bente sherbesat e fundit si fqinja me e afert, megjithese per raste kesollesh nuk kurseheshin edhe grate e tjera.
- Eh, choqem kur e lame, ishte bere kuterbi! - plaka Tike rrudhi buzet e peshtyu te uret e zjarrit. - Na nxorri zorret e barkut.
- Te kish vdekur nje ore e me pare. Qofsh ti qe e lave dhe e nasqirise, - foli Xhexheja duke u krujatur nensqetull. - Spolli qe spolli nje femije, do pastronte edhe trupin nga murdalleqet, felliqsirat. Ju kujtohet para njezet vjetesh kur i thane merhumit Filat, burrit te kesaj shkabonje ketu, se nuk kish vegel nga poshte prandaj nuk bente femije?
Plakat qeshen.
- Edhe, qe te ngas llafin, - vijoi Xhexheja, - na nxehet Filati si demi i Zylos e na del te Bregu i Siperm. Sheshi i Bregut qe mbushur me kallaballek. Kush ka hapur fjale se nuk paskam ashtu dhe qenkam derrodash, gjysme grua e gjysme burre? - u qe hakerryer ai. Qenami eshte ti kerresh syte, i afrohet Filatit e i thote: More, mire eshte hapur fjala, po nuk e dime tamam se ke nga ajo placke e lige qe ben hatane apo je derrase fare; po te kishe do ta kishe shprthyer edhe ty nje here pastaj kiameti le te behej? Aq donte burreziu Filat, tundi kryet tere qortim, hoqi rrypin si palldem kali, shkopsiti ngadale pullat dhe i uli pantallonat deri ne fund te kembeve; uli edhe benevreket e lerosur. Merreni, shikojeni e peshojeni kete ne mes te shaleve, ferkojeni nga mengjezi ne darke, gjithmone dru do ta keni, pa nje krisje e tu mbushet koqja e mendes! u tha dhe u tundi llavrakun e zi. Ha – ha - ha!
Plakat qeshen serish. Keshtu si sot, ndodhte edhe here te tjera, kujtoheshin ngjarje e bema e shperthente haharitja jo sikur te ish dite e perzishme, po dite dasme. Nga grate e nga burrat. Madje meshkujt harroheshin ne muhabete, kthenin si pakuptuar gota rakije dhe ia merrnin edhe kenges; ngjarje te tilla ndodhnin me rralle dhe nuk harroheshin lehte.
- Turpi eshte per te gjallet. Kjo e shkreta, ckish ne gjallje e mori ne grope, - foli Laloja, nje grua e dobet e me qafe te gjate.
- Ktheju andej ti, - me tha nena.
- Cdo te besh? - e pyeti Serieja.
- Ta shpelaj me uje te ngrohte, ti kreh floket e ti hedh ca erzina, te veje e bukur ne ate dynja, - ajo i zbuloi kryet dhe po e rregullonte.
Ne dhomen perdhese hyne gra te tjera dhe ne cast nisi vajtimi. Une shikoja ate mase te vogel, mbuluar me batanije gri te zbardhur dhe me dukej se Sajmeja rrinte e pergjonte cfare do te thuheshin per te, kush do tia zinte shtepine e kush do ia vidhte zahirene e dimrit, kush do tia merrte kopshtin, a do ti benin nderimet e fundit dhe a do ta vajtonin me ligje si per nje vajze te re.
E kisha keqyrur disa here kur ulej ne bisht prapa gardhit me thane e kumbulla te egra dhe degjonte e shkrire nga kenaqesia zenkat e grave, si jehone e kacafytjeve te burrave, ma mallkime nga me te thekshmet e me ngaterrime duarsh ne floket e shpleksur a ne pjeset me delikate te trupit. Atehere mblidhte buzet si ulluke dhe i jepte ngushellim vetes se kjo bote firare dhe e halldanosur nuk eshte gje si fillikat, tek - pulle, pa mbeshtetje e ne hesapin tend - si me shume shpirtra ne nje konak qe vec andrallave te pasosura asgje te mbare nuk te sillte.
Grate vazhdonin te qanin duke zevendesuar njera-tjetren me nje stil monoton e te ngacmueshem. Nena me kapi per dore e me nxorri perjashta.
Shtepia-shkolle
Kryetari i Keshillit Kismet Hakani, erdhi ne shtepine tone qysh pa aguar dita. Nena i beri nje caj mali qe e rrufiti ashtu te nxehte duke perplasur buzet e trasha. Gezonte nam te mire ne fshat, i ngjiste fjala aty per aty, si dhe babai i vet ish kryeplak. Doli nder te paret partizan, kur me pare beri edhe gjashte muaj burg si gjimnazist turbullues dhe u kthye nga lufta pasi u end edhe nje vit me forcat e ndjekjes. Cdo liber e lexonte rrjedhshem e me ze bubullites, vecse per te shkruar perdorte germa kapitale dhe fletoret i mbaroheshin shpejt. Aty nga viti 1947 e kerkuan me ngulm te punonte me detyra te rendesishme, deri nenkryetar prefekture ne Durres (kur e kujtonte me vone peshperiste se mund te qe bere si i nderkryer, sos te tjerat e pushtetit, pritje – percjelljet, varvingot neper zyra, hajde moj zonje, dil more zoteri, po na edhe arap nga plazhi), megjithate ai nuk pranoi dhe u kthye ne vendlindje duke menduar vetem per te.
Ne femijet nxorem kryet nga jorgani dhe shikuam nga ai qe po dridhte nje purro te trashe si shtupelle, te cilen e ndezi me ure zjarri.
- Kam mejtuar te bie nja dy arsimtare, - i tha babait. - Vrava mendjen tere naten dhe mu be lemsh, mu kokoleps. Ja i prura mesuesit, po ku ti shtroj per te fjetur?
- I mbajme me sira ne shtepite tona. Bulmet kemi se bagetia po mekembet, fruta sa te duash, - tha babai.
- Nuk eshte fjala per nje vit, ata do te rrine gjate. Tere fshati behet nja treqind e ca shpirt. I shenova nje dite ne katershor, - Kismeti nxorri nga xhepi i prapme i pantallonave te shajakta, ku dy pulla rrinin te zberthyera, nje fletore te palosur me katersh.
- Le te futen dora - dores te catorja e Filatit, ndjeste paste. Si karabina eshte e mbajtur, meremetohet nje cike dhe vjen ne torua, - babai ndezi cigare.
- Mos thone gje Bellajt? E kane te tyre.
- Sa ishte gjalle, nuk e donin. Per te qene brenda bisedo njehere me Arifin; po ta dha ai fjalen asnje nga vellezerit nuk te hedh vickla.
- Mire me flet. Do vete te piqem me Arifin. Shtepia e Filatit na zgjidh pune, ne nje dhome flejne e gatuajne e ne te dyten japin mesim, tha Kismeti dhe doli nga shtepia jone.
***
Ne mbremje fshataret u mblodhen te rrepet e fshatit dhe Kismeti nisi tu fliste:
- Kemi vendosur si pushtet te sjellim dy arsimtare. Ata jane nga qyteti dhe jo shume te sajdisur me kushtet tona. Do i kemi si djemte tane. Per fjetje do te rrine te shtepia e Filatit. Asnje shaka me ta!
- Si do te bejme per lapsa e fletore? - pyeti nje fshatar.
- Do ti perdorim me kursim. Nga nje laps e nga nje fletore do tjua jap une, po ato te perdoren per femijet. Te medhenjte ta kuptojne mesimin qe ne klase.
- Ne cklase?
- Ne dreq, ne hauret e Filatit. Hapni veshet kur te spjegojne arsimtaret.
- Po ku na nxe te gjitheve shtepia e Filatit, - tha Qenami.
- Ca brenda e ca jashte. Te fillojme njehere pa shohim e bejme me tutje. E bejme edhe me radhe, - Kismeti dukej i emocionuar e i sigurt.
Pas ca ditesh, te dy dhomat e baneses se vjeter te Filatit, u rregulluan disi, u pastruan, u lyen me gerqere te bardhe e u gatiten deridiku. Nuk vonuan dhe ia behen mesuesit se bashku me Kismetin qe i priti deri poshte ne Qender me dy mushkat e tij.
Lajmi u hap sa te hapesh e mbyllesh syte dhe nje pjese e mire e katundareve doli te Lemi i Hajdutit per ti pritur me nje fare kersherie. Kur pane ate mori njerezish, dy mesuesit u bene me turp, zbriten nga mushkat dhe u pershendeten me ata me te vjeterit.
Ne shtepine e Kismetit u be nje vakt darke, u theren dy - tri mishra dhe si padashje u dehen nja pese burra. Kur darka ish ne te shuar dhe neper shkallet e drunjta percillej i dehuri i fundit, Kaloja me shume femije, dy mesuesit duke shetitur ne kopshtin e gjethuar bisedonin me sho - shoqin se kete mesnate askush nuk do te flinte. Edhe ata qe do dremisnin sapak ne endrra te trazuara, do mermerisnin ne gjume fjale te gjata e te mistershme (gjerat e reja ngrejne shkulme te forta ne boten e fukarait), do shfletonin me kapaket e syve libra te verdhuara e te zgjyrosura, copeza reklamash, gazetash e revistash te ruajtur me fanatizem ne sepete e vrima te padrita. Per vite me radhe, ne shume fshatra e qytete shqiptare, ishte grumbulluar ajo ndjenje e vlimte e paduruese qe priste castin per te shperthyer duke celur fletet e Zotit, botes dhe vetvetes.
Te nesermen thuajse tere njerezia ishte mbledhur te shtepia e Filatit dhe prisnin me padurim te vinin dy mesuesit. Bagetite ishin shperndare sa andej-ketej ne gjunjet e malit, pa i shoqeruar kush si cdo radhe tjeter. Ishte maj e megjithate mengjesi bente i fresket dhe dielli shfaqej aty nga ora dhjete.
Ne krye te udhes u duk Kismeti e pas tij dy mesuesit. Burra, gra e femije perplasen duart e leshuan britma te zhurmta hareje. Dikush shtiu me arme ne drejtim te nje dardhe gushtare.
- Tu flasim dy llafe, - u tha te sapoardhurve Kismeti.
- Fillojme drejt e ne mesim, - ia ktheu nje nga mesuesit.
- E pamundur! I kane qejf fjalimet, keta. Ja i them vete dy fjale, - kembenguli Kismeti dhe hipi mbi nje sop. - Dy arsimtaret ti kemi si drita e syrit. Keta jane te paret. Sot qe hapim shkollen, na shket dheu neper kembe; e hapim dhe nuk do ta mbyllim me. Te mesojme shoke, te vime me radhe te shtepia e Filatit dhe te hapim syte.
- Rrofte pushteti! Na ktheje nje here paguren e rakise, me qafsh! - tha Kaloja me shume femije.
Kismeti e shikoi venger e vazhdoi:
- Te mesojme e te mos bejme llazure. Filatin, ndjeste paste, nuk e kish njeri ne hesap po tani do te hyje ne historine e fshatit.
Serish u shkrehen disa arme dhe u perplasen shuplakat me force.
Requiem
Profesori freng i gjimnazit me keshillonte shpesh se duhet te ruhesha mjaft nga shpirti rebel i malesorit te pabind; ne ndonje rast mund te te krijohen edhe situata te veshtira, te pakendshme qe do ti vuash gjate. Une po Kismet qe Kismet, mbeta. Shoket me donin dhe cdo moment gezoja autoritet te plote. Cuditerisht, ne kohen me te madhe te dites e zoteroja veten, po diku me shpetonte nje triminutsh qe e leshoja gojen e syte me flakeronin me inat te papermbajtshem; nje lloj terbimi i befte me kapelonte krejt trupin cka me detyronte te vuuaja se brendshmi. Vuajtja e pare niste pikerisht ate cast; nje zjarrmi e brendshme dukej se vinte nga te gjitha poret e trupit, mobilizonte nje minimum fjalesh nga ato me ciniket e deri te fyerjet qe spertonin askend.
Me shoket e mi te gjimnazit, ata te trupes amatore te teatrit, po vinim ne skene nje pjese te huaj. Ishin ndare rolet, qene sajuar disa mizaskena dhe po beheshim gati te jepnim provat. Ish marre leje ne shkolle po edhe ne parine e qytetit qe nuk i shpetonte as miza. Nje pasdite vjen ne prova nje xhandar prefekture ku na urdheron prere se pjesa teatrale nuk do te shfaqej. Ne e rrethuam te shqetesuar dhe iu lutem me njeqind rixha, po pa dobi. Me sa merr vesh muri, aq kuptonte burri. Atehere une u nxeha dhe thashe vendosmerisht se urdhrin e donim me shkrim, jo nga kushdo po nga dora e prefektit. Me perjashtuan nga shkolla. Pastaj me kapen ne demostrate e me rrasen gjashte muaj ne burgun e Kalase.
Ne ate kohe, per habine e te gjitheve e per kundershtimin e pjeses me te madhe te qytetit sederqar, u cel shtepia publike, nje shtepi dykatshe e me oborr te gjere perpara. Hapja e te pares shtepi qejfi pikerisht ne qytetin tone dhe askund tjeter qe mund te kaperdihej edhe me lehte, pa u konsideruar aspak si nje privilegj, u quajt edhe nje shemtim qe po behej serish kryeqendres jugore pas gati nje mijevjecari. Ne stermocmine e qytetit, si edhe Durresi apo ndonje qytet tjeter, prostiutimi publik ne shtepi te apostafatshme, ishte mjaft konkurues perkunder shume shteteve te tjera, pasi kalimi i disa casteve eksitimi mund te gershetohej edhe me shetitje ne zona teper te qeta dhe te hijshme. Kuptohet se marrja me qera e femres ne nje skute te humbur dhe te pazeshme kushtonte me shtrenjt, por mes kavaliereve dhe pronareve beheshin te tilla ujdi ku asnje pale nuk mbetej e pakenaqur.
Pra me riceljen e shtepise publike u ngul nje ciban qe do trazonte shume mendje njerezish, do shtonte merine e fanatikeve e sidomos te plakave, ndersa per ne do te ish nje ngazellim turfullues.
Qysh pa zbardhur mire, kur prostitutat flokeverdha dremisnin te kapitura nga ditet e netet e mundimshme (ato kishin nje norme te caktuar ushtarakesh qe duhet ti kalonin cdo dite), ne femijet mblidheshim rreth baneses e veshtronim te nemitur. Ushtaret pale - pale ktheheshin nga fronti i luftes te lodhur e te raskapitur dhe prisnin epshndezur radhen para portes se drunjte.
Shtepia publike, per inatin e te gjitheve, vazhdonte te sfidonte vete luften apo krijonte peshtypjen e genjeshtert per dic te normalshme, por edhe me teper acarohej mbare qyteti. (Ajo shtepize e frikshme dhe enigmatike ndoshta zbuloi edhe nje pjese te panderte te qytetit qe deri atehere mbahej si mese i kulluar, i moralshem, serioz, gati gati i virgjer; bashkeshorte te lumtur, bashkeshorte besnike, vejusha qe qanin ende burrat e vdekur- ne te vertete burra qe mezi cprisnin te kalonin nje nate me vajzat e pudruara, gra qe shkuan te regjistrohen vullnetarisht por si pranuan per shkak semundjesh, vejusha qe nxirrnin siset e shalet qysh ne oborr, vajza qe u ngjiteshin italianeve si rrodhe qofte edhe per ta provuar me nje te huaj e qe i hidhnin kopilet, kur kish mbaruar lufta, nga teqeja e Zallit).
Ne gjimnazistet i njihnim per fytyre te gjitha te huajat, i pershendesnim kohe pas kohe, ndryshonim me mendje dashnoret e mundshme e megjithate mikesha si beme qe si beme dot. Shtepia publike kishte dite e ore te vecanta per ushtaraket e kohe te caktuar per civilet.
...Nje dite qe zbardhte tabela prej pecikllazi Vetem per civilat, i mbushem mendjen Lubo evgjitit per te provuar shansin me kusht qe parate tia paguanim ne, ndersa ai te flirtonte ne dhomen e anes nga ku mund te verehej disi; ne ishim shume te sigurt se ai do te qejflisej nga cepi ku mund te verehej lehtesisht packa se kete deshire ia kishim perseritur deri ne castin kur do te hynte brenda.
Para hyrjes ne shtepine publike Luboja u betua e sterbetua se do te bente namin, do i merrte vajzat me radhe, do u griste te linjtat pasi edhe kish ngrene mish te pjekur prej Lazarati. Mua me ngrefet me dhalle e jo me mish ne hell qe me rri dru gjithe diten, tha ai. Po gjeta rast, njeren prej tyre do e nxjerr ne dritare lakuriq, me kembe perpjete, do tia bej kembet bige dhe do ia shtrengoj sa te mos kete kohe te levize as qafen, na siguroi ai.
Ne perplasem duart dhe ai hyri brenda duke turfulluar si dash nderzimi. Te kacavjerur ne mur, pritem tere ankth per britmat a feshferimat qe do te vinin andej, nga shtepia e qejfit te papaguar. Natyrisht nuk dukej asgje, nuk kish klithma femre, as ih, as oh, as lerme se me shqeve, po vetem ngasherimet jargashe te Lubo evgjitit: oh i ziu une, cmu desh qe erdha, mu prish vendi i femijeve, kot qe te rroj!
Pas disa minutash ai doli nga banesa i shfryre dhe si i keputur; me doren e majte mbante oshkurin e pantallonave, kurse poshte tyre kopsat ishin shkalafitur; tere ajo ngehosje dhe vetedukje e disa casteve me pare ishte platitur dhe kapedani yne dukej si i ardhur nga humbetira.
Me duket se linda edhe nje here, na tregoi ai. Do vete te shkarkoj ndonje makine me cimento e me leket e fituara do vete ti prish atje. Vajza ishte lakuriq, sic e kish bere nena dhe une nuk kisha cfare ti grisja. Hera e pare me shkoi dem. Kurva me dha nje mushama te holle e te tejdukshme ne forme kacupi, pa kellef - mushamaje ste linte per kiamet. Eh, jam bere tere gjak nga poshte, Luboja desh te ulte pantallonat per te qene sa me i vertete, po ne na u peshtiros; ne shpine e ne gjoks ndjenim mornica e dridhje te lehta.
Por ngjarja me e pazakonte ishe parada e prostitutave nje te shtune mbrema; tri prej tyre zbriten ne sheshin e Cercizit nga nje makine ushtarake; pothuaj hapen tri dyer si me komande dhe dolen serbes – serbes, krejt lakuriq dhe pa grime drojtjeje moren pergjate rruges qe te shpinte te Qafa e Pazarit. Te dale enkas pikerisht ne oren me te populluara me njerez, ato bariten mespermes rruges duke krijuar rreth tyre nje kordon kalimtaresh qe gati sa sngrine nga pamja e pazakonte; askush nuk u besonte syve qe para tyre te kalonin tre vajza te hajthme me gjoksin zbuluar, me shalet gjithashtu, me organin femeror pa mbulese ku dritat e neonit here zbulonin nje pjese pushi te vesuar dhe here fokusoheshin ne siluetat e tyre si per tu ndricuar edhe poret me te padujkshme te lekures tejet te lemuar.
Qyteti me i zhurmshem ku te gjithe donin te dukeshin ngapak protagoniste, ku shtepite e medha dhe te vogla nuk luanin ndonje peshe te perfillshme ne spikamen e personalitetit, kishte rene befas ne nje heshtje te thelle, nje lloj nemitjeje sikur kuvendon me xhindet apo me shpuren e djallit, dhe nuk mund te belbezonin asgje. Nje mot eklipsi qe rralle mund te shihej nga gjithe qytetaret, ishte shume pak perpara kesaj ngjarjeje: nuk ishte as plotesisht drite sepse feneret paten nje veshje mizash dhe dritonin muget, por edhe terr smund te quhej kur tri engjej kishin fanepsur papritur, kishin bere me kembe rreth njeqind hapa dhe ishin zhdukur po befas ne makinen ushtarake duke lene pas nje vezullim henor qe do te shihej netneteve.
Dialoge aritmetike
- Sa bejne dy edhe dy?
- Kater.
- Kemi dhjete heqim pese, sa mbeten?
Femija numeronte me gisht dhe pergjigjej me nje fare hutese.
- Gjashte heqim tre, sa bejne te keqen mami?
Djali e verente te emen ne sy.
- Ke gjashte kopsa ne pantallona, shkopsit tre dhe numero sa ngelen?
- Tre.
- E gjete, te lumte! Eja te te perqafoj mami!
Ne rruget e fshatit, ne shtepi duke punuar kopshtin, ne kullotje me bagetite - degjoheshin tashme dialoge aritmetike: dikush numeronte me fiq te thare, me stafidhe qershish, me qepujka ose thelpinj hudhre, me patate te vogla te fares dhe cdo pergjigje e sakte perbente per secilin nje zbulim te mahnitshem.
Megjithese ne shkolle venin rregullisht nga shtate deri ne dyzet vjec, gjithe banoret e fshatit ishin perfshire ne vorbullen maramendese te saj. Dy mesuesit pergatiten numeratoret e pare me gogla lisi, po shpirti praktik i fshatarit shkoi me tej: ato mjete aq te deshiruara i sajoi me gjithfare sendesh, me guaska kermilli e me lende dushku qe i quanin bucko, me manaferra e kumbulla te pabera, me fiq te eger, me cfaredolloj kokrre qe benin pemet sipas stineve. Kaloja me shume femije pergjigjej ne klase me goglat duke i levizur dale-ngadale me ato gishtat e trashe e te perzhitur vende-vende, ndersa ne shtepi vazhdonte pergatitjen me gotat e rakise derisa gjithcka i behej lemsh e rrokopuje ne numrat me dy shifra. Qenami, me rroba te leshta e cizme te pergjysmuara ne dimer e behar, kish mbushur nje traste me mbeturina dhish, te cilat i hidhte dhe i priste sa ne nje dore ne tjetren duke mos shkuar me shume se trembedhjete, cka e irritonte dhe i zbraste mbetjet ne toke. Arifi i mehalles se Dinajve kish perparuar ne te shkruar e ne mbledhje e zbritje; ai hipte maje lisit ndane shtepise, pyeste e gjegjej vete me ze bubullites sa e degjonte tere fshati. Mesuesi Themo e nxirrte Arifin pak menjane duke i vene ne patronazh jo pak po shtate burra. Kete detyre e bente me shume qejf, madje po ta pyesje ne rruge thoshte me vetesakrifikim: po merrem me ata te shtatet, nuk hane pyka fare! Edhe nena ime pergjigjej pa gabime, saqe mesues Sotiri i shenonte noten 5 me zbukurime. Babai, nja pesembedhjet e kusur me i madh, i shfletonte ne vetmi fletoret e saj dhe behej me i heshtur. Kur e gjente nena ashtu, te perkulur e meditues, i thoshte me humor se martesat nuk duhen bere me mosha te paafrueshme, te pakten jo me shume se shtate -tete mote.
Por me i lumtur e i shpenguar nder fshataret, ishte Kismet Hakani. Ai verente tere ate levizje te shtepia e merhumit Filat dhe kalamendej nga kenaqesia, behej si me thene me flete e me flatra. Dinte fare mire te lexonte e te shkruante, vec puna e dy mesuesve i dukej si ska me mire, nje pune e paqme qe spranonte as floririn. Fillonte ora e mesimit dhe ai thithte gjithe endje purron e trashe dhe shikonte si flisnin bashkefshataret e tij; here-here kur ata ziheshin ngushte, nderhynte vete dhe qeshte si femije. Eshte e lehte more, e lehte, thoshte. Nga dhoma matane , dy shtreterit i punoi me merak po askush nga fshataret nuk i linte mesuesit atje, i merrnin me radhe per darke dhe te nesermen ngrinin doren te paret per tu pergjigjur ne mesim.
Si padashje lajmi u hap ne fshatrat fqinje, kureshtaret erdhen per ta pare me syte e tyre dhe Kismeti hyri ne biseda nga mengjesi deri ne mbremje. Qofte edhe per kete ai ndihej i lumtur dhe vriste mendjen se cfare mund te behej tjeter per fshatin e tij.
Rruga dhe ngjarje te tjera
Kushedi se cfare i ka pjell mendja, ajo koke sa nje grusht e Kismet Hakanit? Mos rrembejne ndonje nuse? Jane ngritur qe me nate sikur do grabisin nje fshat me nuse?! Jane maskuar si lugeter me pelhura mjegulle dhe duken me keq se fantazmat! E hapen shkollen sa per xanxe, per te inatosur fshatrat perreth duke nisur nje zinxhir letrash, telegramesh e peticionesh ne Komitetin Egzekutiv e me lart...
Nje mori pyetjesh silleshin e persilleshin rrotull-rreth, teksa ai vargan me kuaj, pela e mushka zbriste per ne Qender. Kafshet ndaluan dhe te pese burrat, ne krye te vargut, zbriten prej tyre si me komande e mosperfillje sikur tej e tutje te mos pipetinte asgje. Ne te vertete murmuritjet vazhdonin, hamendjet e pandehmat vejevinin me ritem te larte. Bente ftohte, ne toke zbardhellonte nje ciknire e thellimte dhe nga gojet e kafsheve dilnin pareshtur duhme ajri valengrohta duke lene ne qimet e gjata te nofullave eshtake pikeza vesore.
Kismeti, me duart qe i dridheshin, lidhi kapistren e peles larashe pas nje cung shelgu dhe u zgjati kutine e duhanit shoqeruesve te vet. Ajo pele kish sjell ne fshat mbaresi dhe kish shperndare po ashtu ne vise te tjera; gjithato nuse tylbardha, ne muajt e vjeshtes, lotet e pare i derdhnin mbi jelet e saj te feksitura dhe ajo hijerende e fisnike, perendeshe e krejt kafsheve, printe caplehte shtegun e dasmoreve te pafund. Kismeti, hem besonte e hem nuk besonte, po kjo kafshe shtatdrejte e lidhte me gjera teper te shtrenjta e ngazelluese, me ca fijekapje te paspjegueshme dhe, si cdo pjese e zemres, do te shenonte perhere fillimin e dickaje teper-teper te bukur apo te hidhur. Sot, nga oret e para te dites, ata do te prisnin ardhjen e disa vullnetareve, nje kamion me tridhjete - dyzet te rinj nga qyteti.
Dy sahat e me ku do vemi, pyeti Kismeti me shume veten se te tjeret.
E kishim bere me fjale te rrugtonim kur te binte dita tamam, po askush nuk e mbajti premtimin (teksa po zbrisnin nga fshati, te pese burrat treguan radhazi se qene perpelitur ne shtrat per ore te tera, kishin degjuar edhe piskamen e kendezave te pare, kishin pare allosoj endrrash apo fillimet tronditese te tyre), thuajse kishin mbetur syzgjuar dhe shpetimi i vetem nga stermundimi natesor ishte ngritja, hedhja tej e mbulesave te dragura dhe lajmerimi i tjetrit qe nga gardhi: o filan, zgjuar je more, eja te nisemi se nuk qenka e thene te fleme sot!
Eja e jepu xhevap ketyre sojllive te Qendres, mllefoi Kismeti. Te pyet samarxhiu, kovaci, marangozi, te gjithe duan te dine per te mesuar nje sekret. Pale, edhe berberja kerkon hesap ku sipas mendimit tim, njemije here qe joejo sduhej hapur berberhana; ajo mblidhte pertacuke e dembele; nuk shkonte qe ne duart e nje femre te koloviteshin mjekrat e nxira e te palara te soj-soj burrave, por edhe se gomngjitesi te plaste buzen per te mos i hedhur shpejt ato te shkreta arna ne gjyma e potisire duke nxjerr si preteks vonesen ne te rruar.
Sikur ta benin me fjale e per te mbushur ate boshesi te pritjes -katundaret merren vesh qofte edhe me sy apo me shenja - te pese burrat u futen ne klub dhe porositen kafe.
- Asnje llaf te ketushmeve, - foli nen ze Qenami me nje gezim dinakeror qe me kot mundohej ta fshihte.
- Merret vesh, - sqaroi Kismeti - kemi ardhur per te sjell bereqet. Jemi karvani i Paqes.
- Po ne i kemi shlyer te gjitha huate shteterore, njerezit e dine kete, jane lajmeruar fshatce dhe do te dyshojne, - tha Kaloja me shume femije.
- Do bejme sikur se kemi mendjen, - nderhyri Arifi i Bellajve, - megjithese e kemi bere nje gabim: nuk morem me vete ca flamure e parrulla e ti qepnim ne balle te kafsheve.
- Mos duhet ndonje vendim? - u kujtua me dobti i burrave, Corrushi.
- Vulen me vete e kam, kam edhe leter. Ja e shkruaj fet e fet e pastaj te na marrin pleshtat, - tha Kismeti. Ai nxorri fletoren dhe shenoi: Per te mekembur fshatin kemi rene ne ujdi me shoket e Qarkut qe te na vine nja 30-40 shpirt nga qyteti. Harxhet e fjetjes e te ushqimit do ti heqim vete. Te mos na kerrehet asnje pengese. Kryetari i Keshillit, Kismet Hakani. d. v. I vuri edhe vulen pasi e lagu me peshtyme dhe ia zgjati Arifit. - Mbaje shkresen se do te na duhet!
Pese burrat surben kafe dhe dolen nga klubi sikur ti ndiqte kush. Sakaq mberriti kamioni me vullnetare dhe ata nxituan hapat me nje ndjenje trembjeje se mos ua rrembente njeri. Ne makine duhet te ishin edhe nje fisarmonike e klarinete qe degjoheshin aty-ketu mes zerave rinore.
- Ejani, te takohemi me komandantin e tyre, Adifin, - tha Kismeti.
U cel dera e kabines dhe andej doli nje djale i gjate si nja njeze e tete vjec, me fytyre e floke te kuq.
- Shoku Kismet, erdhem ne, tridhjete e dy veta, - ai e perqafoi kryetarin e keshillit.
- Te pushojne zurnate e te ikim sa me pare! - u hodh Qenami. - Me rrofshi! Po te rrime edhe ca, do pataksen keta ketu; na ze edhe vapa.
- Ne rregull, nga do mbajme? - komandant Adifi beri me shenje qe vullnetaret te afroheshin.
- Tu qepemi kafsheve, - tha Kismeti - rruga deri ne fshat mban rreth nje sahat.
- Ne asnje menyre, - komandanti qeshi, - keta te marrin gjak ne vetull.
Aksionistet moren udhen lart, ndersa pas tyre vinte karvani i kafsheve si zinxhir i gjate.
l.
Ne fshat ishte gatitur dreka, qene therur pesedhjete bageti, pothuaj nga nje per cdo shtepi, ishin hedhur neper furra petaniket eremire, byreket e lakroret, qene hapur vozat e djathit e turshise; buket e misrit avullonin nen sacat e medhenj, ishin hequr menjane kacupet me shellire e gjize te trashe, gjithcka ishte menduar perpikmerisht per ti gostitur sa me kenaqshem miqte e rinj.
Pleq, te rritur e femije shikonin me nje ndjenje padurimi aksionistet qe po ngrenin cadrat fushore te fjetjes mes zallamahise dhe poteres. U sistemuan gjashte te tilla: tre per djemte, dy per vajzat dhe nje e vogel per shtabin. Dy mesuesit hynin e dilnin gjithhere duke ndihmuar ose duke dhene ndonje keshille; me teper se fshataret ata i gezoheshin ardhjes se mysafireve.
Dreka, duke qene njeheri edhe darke, filloi vone e mbaroi aty nga mesnata. Si perhere kjo gosti pati nje tog te dehurish, pati kurekur shamati e bisede te tjerrur per mosrespektim dollish, megjithese fundi ish prape i kendshem. Midis vullnetareve ishin dhjete vajza qe deshen te flinin ne cadra, po grate e fshatit i kundershtuan dhe i moren ne banesat e tyre.
2.
- Ju nuk jeni bere koperative? - pyeti komandant Adifi.
- Jo, jo. Asnje fshat ne krahine dhe ne rreth nuk eshte bere.
- Pse e vononi kete pune. Te ishit te bashkuar ne koperative, do ta ndertonit udhen me shpejt.
- Seshte aq kollaj, fshataret sapo jane bere me nje cike placke e katandi dhe u vjen ligsht ta bejne kokrra-kokrra. Nga lufta ne dolem si askush tjeter, si rruar-qethur, u bene shtepite fertele, u shkretuan ato pak ara dhe bagetia u firua si mosmekeq. Jo se kane bere ndonje lufte te madhe, por ama fshati eshte djegur si mis me keq. Njehere eshte djegur vetem se nje fshatar provonte te qellonte mbi je autokollone gjermane dhe ata, ia filluan mbare me bombardim. Qeveria ndertoi falas tetembedhjete banesa per ata me te keputurit.
- Koperativa krijon lehtesira. Andej nga Myzeqeja, jane ngritur me radhe e njerezit rrojne mire.
- Lalet jane te bute, nje xhandar ruan gjithe Myzeqene.
- Nese jeni fshat me tradite, duhet te shpejtoni.
- Ke merak ti? Fshatin une e kam ne pellembe te dores,-Kismeti hapi gishtrinjte e bymyer. - I mbledh kete kohe, po te duhet. Plaku im ka qene kryeplak dhe ai e ngriti ne lufte me nje fjale.
- Po grate a te degjojne?
- E cdo bejne ato te shuarat, edhe ju keni bere gabim qe keni marre vajza me vete.
- Vajza kish edhe ne lufte.
- Kish gra e vajza, po ato leviznin vetem gishtin. Leviznin edhe ndonje gje tjeter po do kemi kohe e do flasim. Cta besh gishtin ketu: ta tundesh apo ta fusesh nga prapa!
Komandanti i aksionisteve qeshi. Ashtu beri edhe Kismeti dhe dolen se bashku nga shtepia.
Ne sheshin para cadrave, ish ndezur nje zjarr i madh me dege rrapi dhe perreth tij vullnetaret ngacmonin njeri -tjetrin miqesisht.
- He djema, si fjetet? - pyeti Kismeti dhe ata u ngriten ne kembe.
- Si jo me mire, - tha nje aksionist.
- Dihej qe rehat do flinit, ketu vendi eshte i futur dhe nuk e kap era, - tha Adifi.
Kismeti pohoi me krye. Me pas u ul ne nje gur te ngritur shtufi dhe nisi tu tregoje disa hollesi per fshatin.
3.
Per dy dite me radhe u be piketimi i udhes deri ne Qender, rreth gjashte kilometra e pak e gjate. Pak a shume u ruajt rrugina e vjeter e kafsheve me ndonje kthim te vogel ne disa pika shkembore qe u planifikuan per tu shembur.
Fillimi i punimeve u krye me nje ceremoni te thjeshte. Me kembenguljen e Kismetit, te pranishmeve u foli komandant Adifi.
- Shoke, - filloi ai i emocionuar, - po nisin hapjen e rruges se re qe do tju lidhi me Qendren, me qytetin e me tere vendin. Ne kete aksion ka pune per te gjithe, edhe per femijet. Ju, shoke fshatare keni vuajtur shume, por edhe keni energji shume. Prandaj te jemi te bashkuar. Me cangen e pare do te bejme zgjimin, me cangen e dyte do te kemi mbaruar mengjesin dhe me cangen e trete do fillojme punen. Me hajer na qofte!
Nisi keshtu hapja e udhes. Ne pararoje shkonin burrat duke germuar me kazma dhe pas tyre te tjere shperndanin dheun dhe benin sheshimin.
Diten e dyte te aksionit, nje pjese e fshatareve nuk erdhi ne frontin e punes, ca u larguan gjate pushimit; kater dite me vone, numri i tyre ecte drejt pakesimit.
- Pse nuk thua qe na mori lumi, - i tha Adifi kryetarit te keshillit.
- Nuk jane mesuar bashke.
- Ti mesojme e tu flasim ngapak. Ti ndajme per ca net aksionistet ne shtepi dhe tu bejne agjitacion.
- Jane te serte e nuk shtrohen menjehere. Lene koken per bagetine.
- Duhet ta kapim demin per briresh.
- Nga tia mbajme? - Kismeti e shikoi komandantin ne sy.
- Neser merr edhe gruan me vete.
- Ba – ba - ba, do me turperosh ne peseqind sy. Edhe nje cope rruge dashka flijime?!
- Flijime jo, po do sakrifica. Asgje nuk e gjen gruan tate te vije ne pune, po behet edhe shembull per te tjeret.
- Mos e zgjat me, qofte e bere!
Ne diten e shtate disa fshatare u shtuan dhe rruga e re automobilistike mori nje fare forme. Rreth dyzet metra perfund nje lugine, nuk paten shume mundim, dheu germohej lehte e duart leviznin shpejt.
Nje dite me pas Kismeti erdhi ne pune bashke me te shoqen. Nuk foli asnje fjale, nuk pershendeti askend dhe, ndryshe nga cdo here tjeter, mori nje kazme e nisi te rremonte.
Komandanti i vullnetareve nuk e ngacmoi; e kuptoi gjendjen e tensionuar te kryetarit nga veshtrimet bishtnore te bashkefshatareve apo llomotitjet e tyre nen ze. Ai shperndau frontet e reja te punes, me shume me levizjet e duarve sesa me fjale, dhe shkoi prane kryetarit duke germuar se toku.
- Ma ke bere qejfin sa sbehet,-i peshperiti.
Kryetari e keqyri venger dhe nuk i foli.
- Ndonjehere, nje veprim i vogel vlen shume, - kembenguli Adifi.
- E mora vesh. Mire ngordhi kali, po sna lene rehat as mizat, - Kismeti skish deshire te fliste.
- Ta them me zemer te bardhe.
- Ohu, denger-venger. Ne kete kohe fjalimet bejne pune.
- Per ta thene haptas, une sshoh asgje te keqe qe gruaja jote punon si shoqet tona.
- Per ty ska gje, po eja e mblidh mizat brenda meje, une e di cfare heq.
- Do kaloje pak nga pak.
- Ashtu u befte, - kryetari i dha te kuptonte qe te mos e zgjaste me biseden.
Zedhenesit e fshatit
Ne mbremjen e asaj dite, korrieri i fshatit solli nje cope pusulle qe e vuri ne mendime Kismet Hakanin. Nga Qendra kerkoheshin me ngut disa djem te rinj e te fuqishem per tu thirrur ne ushtri si nenoficere e si punonjes police. Kismeti dha e mori me vetveten, po nuk i jepte dot zgjidhje; te dergonte djem te mire mendonte se i prishej perberja e fshatit, i behej lesh arapi, ndersa te shpinte djem xanxare e firifilume i dhimbej serish katundi per namin e keq qe mund ti perhapnin. Ngado qe ta kthesh, pushteti eshte i yni. Po ja edhe fshati eshte me kimet, po i dolen te mencmit, mbeten nje grusht dembelesh e budallenjsh e ku te mbytesh pasandaj?
U mejtua sa u mejtua, po me kot. Nga nje ane gezonte se do te futeshin disa persona ne pune shteti e do te ngriheshin ekonomikisht ndoca familje; nenoficeret e policet do te ishin haberedhenes e do popullonin fshatin me rroba ushtarake- e nga ana tjeter hezitonte per nje fare shpopullimi qe mund te ndodhte.
Ke te veshim ushtarak, tha per te disaten here Kismeti duke ardhur qark e perreth shtepise. Sa here qe i vinte ndonje shkrese zyrtare nga lart, ai e bluante nje here me veten e pastaj e shtronte ne keshill.
Shkoi te dy mesuesit dhe u tregoi ne vija te trasha hamendjet qe i vertiteshin mbi krye. Me ne fund e mblodhi, shenoi ne bllok emrat e meshkujve qe hidhnin vickla per shkollen, nje dite vinin e tri dite shkonin per miza, si dhe ata qe svinin ne pune vullnetare. Mesuesit rane dakort se anonin nga mesimi.
- Coc u duk Arifi i Bellajve dhe adashi tjeter i Dinajve, - u tha Kismeti mesuesve. - Erdhen ca dite ne shkolle, e pastaj eja ti gjeje andej nga Verzat. Hajd ma gezofshi kapterrllekun!
- Duhet tu besh nga nje karakteristike te gjashte djemve, - tha mesues Themoja.
- Gati i kam, - Kismeti nxorri nje leter e lexoi: - Une i nenshkruari kryetar i keshillit, d.v., i zgjedhur nga populli me te dyja duart dekllaroj nen pergjegjesine time te larte se filani eshte me origjine te paster fshatare pa asnje ves e cen ne biografi ka bere afro dy muaj shkolle di shkrim e kendim ashtu- ashtu eshte beqar i dashur me fshataret ka marre pjese per nje muaj ne hapjen e rruges automobilistike e kembetore ka tere ato te mira dhe ca te liga te vogla dhe kemi besim fshatce se do na i zbardhe faqen.
- E ke formuluar mire po nuk ke vene asnje presje e pike, - tha mesues Sotiri.
- E di, e di, - tha Kismeti, nxorri vulen nga oshkuri dhe i vulosi shkresat me radhe.
Diten tjeter para fillimit te punes, Kismeti i lexoi njera pas tjetres karakteristikat. Fshataret perplasen duart, ndersa disa vullnetare vune buzen ne gaz.
- Sic e shikoni, - tha kryetari, - ne karte kemi vene vetem gjerat e hijshme. Ato shejtanezite i kemi ketu ne mendje dhe ua kerrejme po te na shesin te trasha. Qendra do na kerkoje prape per te veshur ushtarake po ne do dergojme ata qe vene mire ne shkolle dhe dalin ne aksion.
- Te gjithe ne pune, - tha nje fshatar, - do bejme te gjithe sic na thote kryetari.
- Thoni tani se u vjen per hosh po, sa u mbushen llapat e vesheve me eren e bajges, nuk qaseni me.
Qetesi e prishur
Ndertimi i rruges automobilistike perparoi me shpejtesi dhe, ndryshe nga parashikimi, pefundoi nje muaj me pare. Ne ndihme te vullnetareve e banoreve vendas, erdhi edhe nje repart ushtarak. Fshatit iu prish qetesia perfundimisht. Punohej pa pushim deri vone ne mbremje; ushqimi i drekes gatuhej aty ne frontin e punes.
Kismet Hakani edhe lumtohej duke baritur sa andej-ketej me pelen e tij, po edhe zymtohej. Emri i tij tashme kish marre dhene, shume te njohur nga krahina e pergezonin ngrohtesisht per punet e mira, ndersa ne Qender ish vene nje fotografi e madhe e tij e rrethuar me germa kapitale NJERIU I DITEVE TONA.
Nga ana tjeter, drejtimi i fshatit sikur po i shkiste nga dora. Ca sinjalizime te shkeputura plakash se vullnetaret ktheheshin ne erresire per gjera te mbrapshta, se disa ushtare u qene qepur nuseve te reja dhe harbonin me to dhe se komandant Arifi ishte qejfli femrash- e detyronin kryetarin e keshillit te tregohej me i matur. Gjumi pothuaj iu terratis dhe endrrat e nates e shqetesonin me teper diten ne dreke; filloi tu pervidhej njerezve duke u endur si hije dhe me merakun per ti kapur mekataret me presh ne dore.
Pa prova nuk mund te akuzosh asnje, thoshte me vete. Ne lufte behej ndryshe: i tekej nje komandanti per te vrare nje kundershtar, i gjente nje preteks dhe i ngjeshte skuadren e pushkatimit. Kish ndodhur ne Martanesh qe nje komandant brigate perdhunonte nje partizane 17-vjecare dhe, ne vend qe te pushkatonin komandantin per felliqsine e kryer, vane e vrane vajzen e gjore; partizania eshte deshmore, heroine apo deshmore e popullit. Une as ushtareve dhe as vullnetareve nuk u bije kot ne qafe, jam shume i sigurt se do ti kap me presh ne dore nja dhjete zuzare qe harbojne pas vajzave.
Nje nate gjeti vertet dy vullnetare qe po putheshin tere lezet. Jo vetem putheshin, po shkonin dhe me tutje e bertisnin si te marre. Ishin krejt ne qejfin e tyre, ngacmonin njeri-tjetrin, rrotulloheshin, perdridheshin, rrekeshin. Rrobat e tyre ishin pak me tutje, ndersa trupat lakuriq hahuriteshin e mbanin persiper nje plasmas tavoline.
Kismeti u kollit thate dhe dy te rinjte u shkeputen nga sho-shoqi. Dashnori, pasi e mori disi veten dhe per te fshire sadopak gjurmet te kryetar - vezhguesi, i tha vajzes:
- Ja keshtu perqafohen njerezit,-dhe i hodhi duar ne qafe.-Nga te puthurat nuk i ka ardhur botes ndonje e keqe.
- Kujt ia hidhni ju, - shau Kismeti.- Une ju pash me keta dy sy. Ti mor surrat majmun e kalove me vakt e me kohe naten e dyte te marteses. Nejse. Ta gezosh!
Po ate nate me nje mbledhje urgjente i perzuri te dy te rinjte per ne qytet; pergatiti edhe nje leter qe ata detyrimisht duhet te martoheshin cka e bene vertet pak me vone.
Ate mbremje beri shamate te madhe, i ngriti vullnetaret nga cadrat dhe u foli gjere e gjate per moralin e vendit. Ne fjalet e tij kish mllef, nderkryerje e shkroftitje dhembesh. Anash buzeve, shkume te bardha.
Ai drodhi duhan dhe u ul perbri cadrave. Neper mend iu faneps shtepia publike ne qytet me vajzat flokeverdha qe perballonin ate lukuni epshesh te ushtareve italiane. Akoma me tej iu persoll thenia e babait per haremet e fushimit turk te luftes. Fshataret do ti harrojne shpejt te mirat e mia, do harrojne rrugen e re dhe shkollen e pare ne republike, po faren e kurverise do ma mbajne veth ne vesh, mendoi ai. Hasmerite e hershme mes burrave kane nisur nga sebepi i grave dhe kane perfunduar si mos o zot.
Paskohe
Kush e mendonte se ai djale qenkish thengjill i mbuluar me nje shtrese te holle hiri persiper? Kujt ia priste rradakja se ai do te shtirej aq njerezisht per te dale nje dite katran me boje?! Adifin e bera mik per koke, e futa ne konak, i besova per mjaft gjera, i vura ne bese edhe familjen time. Ishte i papertuar, vente shtepi me shtepi e kasolle me kasolle dhe nuk inatosej kurre. Fshataret benin be: per kryet e Adifit! Ai me degjonte e me pyeste per gjithcka; si ta bejme kete shoku Kismet, si ta ujdisim kete, pa Kismetin nuk bejme asgje, ti themi edhe Kismetit per kete? Ma pruri si rreth e rreth ngritjen e koperatives. Me ngacmoi aty ku mua me djeg; koperativa e pare ne qark do na jepte nam dhe emer te madh. Doren e fillimit u futen shtatembedhjete familje nga ato te fisit tim, doren e dyte u futen ne kolektivizim njezet e tre dhe doren e trete u futen gati te gjithe. Mbeti vetem Dulja, po ai plak eshte e sia var njeri trasten.
Krijuam koperativen e beme nje darke te madhe; pime e kenduam, shkrehem arme e kobure. Po koperativa nuk vajti sic e menduam, katundaret filluan te varferohen e per ti shpetuar te keqes nisen te vjedhin. Erdhen ndihma nga shteti qe te ruhej koperativa por ajo binte poshte e me poshte. Jo vetem koopeja jone, po edhe te tjerat qe krijuan me pas nuk sollen ndonje ndryshim. Ce do, Adifi ma beri si lopa, ma mbushi koven me qumesht, pastaj i futi nje shqelm dhe e derdhi.
Dua ta harroj ate qe me pane syte, po nuk mundem. Po shkoja ne hajatin e peles per ta lidhur. Ishte darke vone dhe nata sikur vonohej te hapte driten e shuar te yjeve. Pela me ndjeu qe po afrohesha dhe hingelliu. Hapa deren e hajatit dhe ndjeva levizje te shqetesuara. Ndeza cakmakun dhe o Zot, ngriva ne vend: vajza ime e madhe ishte vene perfund nga krahet e Adifit. Mu erren syte, mu duk nje poshtersi e madhe qe behej acik para syve te mi. Nuk di ende sesi mu ndodh ne dore nje shkop qe e vervita disa here mbi trupat e tyre te peshtjelle dosido. I terbuar si dem, vazhdoja te godisja. Mbase klithmat e tyre, mbase uleritja e thekshme e gruas mos, se i vrave fare, mbase perplasja me pelen qe brofi perjashta- me sollen disi ne vete. Isha shembur pertoke, si ne nje perhumbje te paravdekjes e mermerisja; eja, futma edhe mua, kallma edhe mua!
Ne shtepi su mblodha qe su mblodha per gjithe naten. Bera poshte fshatit me nje shishe rakije mani ne dore. U futa ne guven e shkembit te Qishes dhe piva me etje deri ne sabah. Perpak sekonda me ish permbysur gjithcka, megjithese edhe gjera e pune te tjera po shkonin permbys.
br>
Ultimatumi
Te shkembi i Qishes ishte nje zbritje e thepisur me baltovine te kuqe. Ne kete varrime ne fund te fshatit ne shkisnim ne gjunje po shpejt merziteshim dhe vazhdonim zvarritjen barkas. Ne kete pozicion rreshqisnim poshte duke imituar kafshe e makina. Edhe nje dite jave po benim te njejten gje dhe ishim harruar ne lodren tone. Nderkohe, afer nesh, uturoi zhurma shurdhuese e nje helikopteri.
- Do te jete Josifi i Dules; ka ardhur per ngushellimet e Sajmese, - tha nje shoku yne.
- Sajmeja ka kaq kohe qe eshte tretur.
Lame lojen dhe u ngjitem te shkembi nga ku verenim helikopterin qe vejevinte rreth e qark fshatit. Aty ku ishim ne, shtepite dukeshin si ne drite te syrit.
- Patjeter do te hedh ndonje pakete cigare! Do ta terezise drejt qe te bjere ne varrin e Sajmese.
- Atij nuk ia mban te ulet se fshati ia ka bere bene.
Moshataret e mi pyesnin e gjegjeshin vete, ndersa une mendova mbledhjen e fshatit. U be nje zallamahi e madhe. Babai i aviator Josifit nuk pranonte te hynte ne koperative; ai vinte i gjate nga trupi dhe ata qe flisnin i ngjanin si miza. Per ta marre me te mire i shpune dy thase me miser, i punuan kopshtin qerse po ai serish nuk pranoi qe spranoi.
Do te te dalin nga hundet ato qe te dhame, i thane fshataret te merzitur.
Lermeni te vdes me gjithe plaken, cfare u dha ju koperativa: opingen e Sheros, tha ai.
Te mirat sduken me njehere, vijne prapa, kembengulte Kismeti.
Koperativa ta fut pas e perpara. O derra, o burra ju: grushtat perpjete dhe i bashkuat te gjitha. Bete tok edhe grate saqe u ka ikur fare fiqiri. Kaloi nje vit, nje vere ne uje; kaloi tjetri, akoma me keq. Grure sprodhoni, miser as kallinjte e fares; shyqyr qe ju ndihmon shteti se ju ka si peshq rezervati, arsyetonte sipas menyres se vet Dulja.
Mos llap shume se futesh ne burg, i thoshte Kaloja.
As une e asnje nga fshati nuk futet ne burg se kemi qene me luften, mejtonte Dulja.
Dhane e moren e kur e pane se Dules nuk i mbushej rradakja, u mblodh tere fshati i alarmuar. U ngriten banoret me radhe dhe e kritikuan pa meshire. Dulja i degjonte me qetesi, i ulur ne dy karrike bashke ku nuk i loznin as llapat e vesheve. I deleguari nga qyteti e quajti shume te rrezikshme kete dru te shtrember dhe udhezoi qe problemi te cohej me lart. Atehere u pergatit nje leter e gjate qe e firmosen te gjithe. Letren e thuren nenoficerat; ata shkruanin e shuanin koke me koke dhe lexonin me ze te larte pas cdo fjalie. Dulja kish gjashte femije, po ankesa u be vetem per Josifin, oficer avionesh. (Te rroje ne keto maja sigurisht qe do te mateshe me lartesite, tha nje kapterr).
Letra u lexua nga fillimi ne fund dhe u shoqerua me duartrokitje. Te mos lejohet te fluturoje ne qiell, kur si ka ne rregull ata ketu poshte ne toke; Tirana ti veje gishtin kokes dhe ta demaskoje kete bir kulaku me avion; pa hyre ne koperative babai i tij, nuk do te lejohet edhe hyrja e tij ne fshat; fleterrufete tona do te mbushin krahinen qe Josifit te mos i zeje kemba dhe..., perfundonte letra.
Helikopteri i Josifit kaloi si shigjete ultas me shtepite dhe katundaret dolen te lebetitur nga dhomat, kuzhinat, kasollet. Ne femijet ia dhame vrapit me sa na hanin kembet per te kreu i fshatit, te rrepet e Burrave; atje qene grumbulluar plot syresh duke pare lart me pezm e frike.
- Merret vesh njemije per qind se letra i ka shkuar ne dore dhe i eshte kenduar para fluturimit ne sy te efektivit, - tha Xhebiku i beshem, kapterri me pamje solemne.
- Tete me dy, rrupi - supi ia kane bere! - shtoi Kaloja me shume femije.
- Kjo qeveri nuk te le te hedhesh vickla, dhe te kap me qerre, ta ben biografine ne surrat. Duhet ta kesh barkun qelibar. Te mos futesh ne koperative, eshte nje krim i madh, - tha Qenami.
- Cna nakatoset me ate karte. Te qe zhveshur nje here nga ushtria e pastaj ta kritikonim. I merr perendia mendjen dhe na ben katrahuren,- u pikellua Xhexheja.
Helikopteri beri tri rrotullame me rrepet dhe njerezit u haperndane nga syte kembet e ku te mundnin. Me shpejt nga te gjithe vraponin kapterret; qe nje skene e lemeritshme me levizje, ngaterrime e britma frikamane:
- Na shoi e na beri pluhur fare!
- Cna u desh koperativa, ishim rehat pa te, - ai qe fliste ish futur ne nje zgerbonje rrapi.
- Rrufjan i madh, pergjoi rastin kur jemi te gjithe ne shtepi e na u derdh me allopran.
- U kruajtem kot me Tiranen.
- Ky eshte provokacion me paramendim! - tha Xhebiku pasi e mori veten dhe rregulloi veshjen e uniformuar. Tre kapterra rrinin ende barkas me krye te fshehur pas duarve.
Helikopteri po ngjitej lart dhe fshataret u afruan serish te rrepet, disa qeshnin e disa dukeshin si te terbuar; jepnin e merrnin me gjeste e bertitje, leviznin kembe e duar. Gjithcka te rrepet u shnderrua ne nje zhaurime oshtuese ku te gjithe flisnin njeheresh dhe asnje fjale nuk merrej vesh sakte.
Sakaq nga bishti i avionit u shkeput nje mase e zeze si sorre e plagosur, e cila rreshqiste fluturimthi drejt oborrit te shtepise se Dules. Kaq duhej qe gjindja te turrej andej me galop e tere kersheri.
Gruaja e Dules, Serieja, kish ngrire me dubekun e rrahjes se qumeshtit ne dore. Ah, lanet lanet, mermeriste ajo dhe shikonte lart me nje gezim te fshehte. Kur ishe i vogel nuk lije prapesi pa bere, tani qe u bere burre prape me tallandis: ma hodhe bohcen me placka mu mbi koke!
Me pas Serieja vijoi tu tregonte grave e femijeve per aviatorin e saj. Grupi i burrave me kapterat ne krye qendronte si i meshtengur, megjithese keqyrnin me sy lakmitare canten ushtarake te derguar si dhurate nga qielli.
Barba Dulja doli ne oborr me pallton e shajakte hedhur kraheve dhe pershendeti me krye.
- He mo trimat e koperatives, - tha ai me ironi.- Thate se u be hataja me ate letren tuaj. Ne di gje djali, ne qafe time. Ate e ka marre malli, ia ka qepur halikopterit e per nje ore ka ardhur te shtepia e babes. Do te kete blere edhe ushqime se na u tha zorra e barkut, hame fjalet tuaja dhe koperativen. Ai vjen te piqet me ne dhe ju mbushet breket nga frika. Oh, lum si ne per kapterrat qe sgjenin vere ku te futnin koken.
- Mos e llap shume me ushtrine popullore, - tha nje nenoficer.
- Ushtria te rrije aty ku eshte, se se pata fjalen per te po per ju qe ju shkuan pese e pese. Nejse, - ai u avit te canta ushtarake dhe me ato duar te fishkura hapi gryken e saj. Te parat nxorri nje pale pantallona mushamaje te zeza, dhe leshoi nje klithme hareje; ato ishin fringo te reja dhe vezullonin nga shkelqimi. Pas tyre shpeshtolli nje gazete dhe zbuloi dy buke gruri.
Vereu nje grimhere femijet ulur gjunjas apo ne vithe me sy picerrues drejt grykes se cantes. Hoqi thiken nga brezi dhe i preu buket riska - riska duke i dhene secilit nga nje fete.
Plaku Dule zhyti duart ne cante e nxorri serish shtate konserva, dy pale benevreke, nje fute me pika te kafta e brenda saj nje shami te zeze, nje kuti me leter duhani dhe dy paketa cigareje me filter.
Gra, burra e femije shikonin ato paketa misterioze te gjata dhe nuk dinin se cfare te flisnin; ishte harruar meria ndaj te pabindurit per kooperativen dhe frika e pakmeparshme e helikopterit. Nga gjendja e syve hakmarres, kish kaplluar nje cehre tjeter ku verehej babezia, moskamja, varferia e paskaj. Nje pako simbolike qe vinte nga kryeqyteti duket se i rrenonte perfundimisht trimerite, bemat, historite e pafundme te luftes deri ne Jugosllavi; te gjithe dorezoheshin tek ajo dhurate qe mund tu vinte nga djali kulakut kokeshkrete. Kishte ndodhur qe Josifi sillte ngarkesa te tera me miell dhe fasule duke u shperndare cdo familje nga nje gjysme thesi.
Pak a shume ne nje gjendje hutimi ishte edhe Dulja qe tha:
- E mo ju te koperatives, e veshtroni cna gjen ne, na vijne pako, veshje, ushqime, cigare me lesh ne bythe qe nuk dime nga ti futim ne goje... Ua, po kjo leter?
- Ma jep mua ta kendoj, - tha Xhebiku dhe nisi te lexoje:
I dashur baba.
Kam marre vesh se je shpallur kulak ngaqe nuk pranon te hysh ne koperative. Ne asnje menyre nuk duhet ta besh kete marrezi. Ne kohen e Luftes nuk u ndave nga fshataret, edhe tani ne kohe paqe nuk duhet te ndahesh. Delen e vetme e ha ujku. Maria lindi dy binjake...
- Boll, - Dulja u nxeh, - i paskan hedhur edhe ketij trute e gomarit. Pill femije, ate te besh e mos me meso mua.
Shperberja
Ne fshat qarkullonin fjalet per ngjarjen e turpshme te vajzes se madhe te Kismetit me komandant Adifin. Me zezane se kjo, peshperitej mbyturazi se ai vagabondi kish fjetur nja dy net edhe me te emen e vajzes. Natyrisht Kismetit i shkonin ne vesh disa nga keto dhe ai perdite e me teper po mbyllej ne vetvete e dilte me rralle ne udhet e fshatit. Mendimet e trishta po e kerrusnin edhe me, po e dobesonin mjaft.
Per dy jave e ca kohe shkonte e merrej me oborrin vetiak, nja dy kilometra larg shtepise; aty punonte nga mengjesi ne darke, i pashqetesuar nga askush e duke u hapur shteg mejtimeve te lira: Ketu do te behet hataja. E nisi me dashuri vajza e kryetarit, vajza ime, dhe do e pasojne te tjerat. Peshku qelbet nga koka. Sa mos hyfte fara e shejtanit dhe ec e mbaje mbasandaj!
Dora e pare e kapterreve te fshatit u kthye me turp: dikush shtinte me arme vend e pa vend, dikush ia fuste gjumit ne kohen e sherbimit, dikush vidhte me te dyja duart, nje tjeter ngaterrohej me ndonje femer. Cfitoi fshati nga ta, vetem rroba ushtarake sikur te jete ndonje territor garnizoni.
Fshati sfitoi asgje edhe nga koperativa, njerezit rronin me mire e tani ushqehen tre vakte me papare (buke, kripe e uje te ngrohte), trahana e dhalle. Une qeshe i pari per koperativen, po mizat mi hodhen ne Komitetin e Partise se Punes. Ma bene mendjen lesheli. E beme si e beme, u marruam po ama nuk doli gje. Ahere prishe e ktheje si me pare, secili ne punen e vet. Malli tend eshte i dhimbsur. Ne asnje menyre, thote organizata baze e partise. Jo, thone komunistet. Po cjane keta? Jane ca te ardhur, qe skane shume toka e pasuri. Kane nga nje dylyme plevice qe si bashke e si vec njelloj eshte. Skane fjale tjeter po koperative ne mengjes, koperative ne dreke e koperative ne darke. Kush spranon te bashkohet, gjendet ne burg. Gjysmen e fshatit ne Halep e kane futur brenda, ju keni qene me Ballin dhe tani nuk e doni partine e pushtetin, u thone.
Po nga rruga automobilistike cfare nxorrem? Kalojne vetem makina ushtarake... Shkolla po, i ka te mirat e saj: djemve e vajzave te mesuar u hapet rruga per ne qytet; atje eshte me ndryshe, e gjen nje pune dhe rrogen e ke te madhe. Ne qytet spiunohesh edhe me pak.
Pa komunikuar me askend ne shtepi, Kismeti udhetoi nje dite per ne Veri. Nxorri nje leje ne Ministrine e Puneve te Brendshme ku kishte shume te njohur deri te zevendesministri dhe shkoi ne burgun e Spacit. Nje ish shok i tij i Luftes, Mentor Lapanja, dikur anetar i Komitetit Qendror dhe me pergjegjesi te larte shteterore, ishte denuar fillimish me pushkatim dhe Presidiumi i Kuvendit ia kishte kthyer me burgim te perjetshem. Nje vit pas ketij denimi ishte burgosur edhe bashkeshortja e tij, nje nga djemte, dhe vajzat i qene interrnuar ne nje fshat te Lushnjes. Enver Hoxha kishte pergatitur nje material te gjere ku flitej per tradhtine e bashkeluftetarit te tij, qe Kismeti asnjehere nuk e besoi. Materiali me shkrim transmetohej nga radioja shteterore, lexohej me mbledhjet e organizatave te partise, ne organizatat-leva, ne pleniume te rendesishme partie, ne ceremoni festash e perkujtime te batalioneve partizane, ne mbledhjet e keshillit dhe fushata vazhdonte nje vit a me teper ku secili lektor shtonte nga vetja cfare te donte. Gjithe ajo dosje me dhjetera mije faqe ku flisnin dhe spiunonin te lare dhe te palare nuk kishte asnje te vertete, pervec nje mekati qe Kismeti ia dinte dhe ia kishte thene cprej atehere. Lapanja kishte ekzekutuar nje gjume nje komandant brigate, ndersa varianti i Shtabit te Pergjithshem ishte dhene per vetvrasje. Edhe ne clirimin e Tiranes kur u pushkatuan mbi njeqind intelektuale te dyshuar, Mentori kishte qene shume aktiv, tha Kismeti me vete.
Ke shprese se mund te lirohesh, i kishte thene Kismeti shokut te Luftes qe ndodhej ne Spac.
As qe behet fjale, kishte thene deshperimisht Lapanja.
Ca vite burgu edhe i meriton.
Kam vrare pabesisht nje njeri qe me urdhruan, por kete burg mund ta bejne te gjithe ata qe qeevrisin sot .
Nuk ke frike per keto mendime.
Ia kam shkruar edhe Enver Hoxhes....
***
Nje mbremje, krejt papritur, Kismet Hakani mblodhi gjithe banoret e fshatit e dha doreheqjen nga kryetar koperative.
- Mos u beni merak, - tha ai, - drejtuesit duhet te mesohen te heqin dore vete. E shoh se tani kane dale me te ditur nga une, te japin uje me bisht te luges. Jam ndodhur dikur ne nje vater malesori; i zoti i shtepise me vuri ne balle te oxhakut, aty ku duhet te rrije me i dituri i kuvendit. Pas meje ne forme rrethi qene plot burra, ndersa perballe, te ana tjeter e oxhakut, kisha te zotin e shtepise. Flisnim me radhe. Nga mesi i bisedes, nje burre ne fund te shtepise pyeti per te zotin e kuvendit. E ndjeva veten ligsht, me erdhen ne mend lloj-lloj pergjigjesh dhe nuk dija ke te thoshja me pare. I zoti i shtepise tha: me i dituri e di vendin e vet di edhe kur do te flas. Keshtu tha dhe une i lirova pa nje pa dy vendin tim. Pa meri e cmire. Prandaj edhe ju zgjidhni nje kryetar tjeter. Hajdeni, ngrini doren e votoni per shkarkimin tim!
- Duhet te kete te deleguar nga Qendra.
- Burre me te mire nga ty, nuk gjejme.
- Kemi kaluar te mira e te liga bashke.
- Do te te heqin edhe nga tabela e nderit.
- Po sikur te te bejne kulak?
- Mbaje dhe ca kohe, pa koperatives pirdhi ne te.
Mbledhja zgjati disa ore me pyetje, diskutime, kundershtime po Kismeti nguli kembe si mushka se hiqte dore perfundimisht.
- Vetem ju te jeni dakort, pa te tjerat i ujdis vete, - tha ai.
Ashtu bene, caktuan nje kryetar te ri, nje burre rreth te tridhjet e pesave.
Kismeti u ndje disi i lehtesuar dhe shperndau disa flete kerkesa per nenoficere, punonjes policie e punetore miniere.
- Kete radhe do dergojme njerez te mire e jo si dora e pare e kaptereve qe na u kthye me zullume, - tha ai.
Kaloi ndonje jave thuajse e qete, pa lajme te bujshme. Doreheqja e Kismetit kish kaluar ne fashitje te plote, megjithese qe thirrur menjehere ne instancat me te larta dhe sic thoshte ai nder miqte me te ngushte: kish kaluar ne disa gjyqe, e kishin pyetur e sterpyetur nga hetues e nga drejtues per lidhje te fshehta me armiqte e brendshem apo me diversantet - gje qe i kish mohuar prere duke thene se koperativa me hir a me pahir nuk e ngrinte koken perpjete. Vendosmeria e Kismetit, ndryshe nga cfare i thane marrepyetesit e larte, ish pritur mire ne qarqet fshatare.
Nje zenke e bekshi Qenamit me Kalon; ata ishin kacafytur per dy-tri ore, qene share e peshtyre- nuk pati ndonje gurgule te madhe, ajo kaloi si pa u ndjere.
Edhe lajmi tjeter, martesa e dyte e nje prej vejushave nga fisi i Bellajve (mbetur pa burre ketu e shtate vjet te shkuara) nuk la shume gjurme vec nje ndjenje habije: te kish aq padurim e pervelim per lidhje te re kurore?!
Reiz Hila ishte rrezuar nga spondi i karrocierise se nje Zis-i, kish thene edhe Te rroje partia, amanet femijet dhe gruan se mendonte qe nuk do te rronte me, kish qendruar rreth dy ore si pa ndjenja e me pas kish ardhur ne vete; ai tregonte me pas se kishte thene ashtu per nja dy persona qe e pergjonin e qe mund ta kallezonin.
Fshati model
Nuk kish njeri ne fshat qe te mos shante si ti vinte per mbare; ish ky i vetmi ngushellim per tu larguar pak nga hallet e shumta e te perditshme. Pothuaj cdo shtepi, edhe ato me komuniste apo me njerez te pushtetit shfrynin poshte e perpjete pa kurrfare kufizimi.
Tashme Qendra ish ne alarm. Te shqetesuar qene edhe organet kryesore te rrethit apo zyrtare te tjere nga ky fshat po qe gezonin poste te rendesishem ne kryeqytet. Nje te hene mbrema mesyne ne fshat forca policie, ndersa ne Radio Tirana u dha lajmi se qe arrestuar Tanush Bineri, pedagog ne Tirane, per tentative arratisjeje. (Tanushi ishte djali i madh i Kalos me shume femije). Po ate mbremje, shtetaret e rrethit organizuan nje mbledhje urgjente ku e shpallen edhe Kalon armik e dhane porosi qe askush te mos i fliste. Me kot i mjeri Kalo kerkonte sqarime per arratine e djalit, gjithashtu me kot kerkonte mbeshtetje nga bashkefshataret qe ishin mjaft te ndjeshem per shkeljen e kufirit. Nga ana tjeter edhe veshtire ta besonin, pasi ate e mbanin si njeriun me te kulturuar, me te heshtur. I ndodhur perpara ketij hezitimi, i deleguari i Qendres paraqiti disa harta nga do te arratisej grupi i pedagogeve me Tanushin ne krye, publikoi disa libra te ndaluar, lexoi nje fragment leksioni te historise ku shtremberohej e verteta marksiste dhe e perfundoi ekspozene e tij me fjalet kur partia e shpall armik, ajo nuk shkel ne derrase te kalbur.
- Armik i thoni ju, armik do ti themi edhe ne, - i qetesoi Kismeti.
Ne fakt qysh te nesermen, fshati bujti ne shtepine e Kalos: burrat shkonin e vinin ne nje dhome e grate ne dhomen tjeter.
Zemerimi i pabujshem i fshatit, mberriti serish te zyrtaret e larte qe ishin ne dileme se si do te silleshin ketej e tutje me te. Bastisje ne emer te Luftes duke perdorur karten e ballisteve apo te tradhtareve, ketu smund te perdorje. Edhe thirrjet apo aksionet qe ndermerreshin nga lart, fshati i kish perkrahur qe ne embrion. Ky quhej fshat model, fshat i perparuar, fshat i se rese, i shkolles se pare ne Shqiperine e Jugut, i rruges automobilistike.
Megjithate u gjet nje zgjidhje: nderimi i fshatit me titullin HERO I PUNES SOCIALISTE. Ne ceremonine festive per dorezimin e titujve e urdherave te Presidiumit te Kuvendit Popullor, u mblodhen banore nga krejt krahina si dhe mjaft punonjes te ndermarrjeve te qytetit.
Gjithcka nisi e vijoi te shkonte normalisht. Per podium ishte vene nje karroce e kthyer mbrapsh dhe e rrethuar me flamuj e banderola; freret e kuajve i shtrengonte fort Qenami.
Nenkryetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor mbajti fjalen e rastit duke evokuar cilesite me te mira te fshatit ne kohe lufte e paqe.
Duartrokitje dhe ovacione.
Pastaj nisi shperndarja e medaljeve. Kismet Hakani e mori dekoraten i pari, nuk tha asnje fjale e u struk mes njerezve te podiumit. Dekorata e urdhera nderimi moren plot 30 veta, 20 burra e 10 gra.
Nderkohe dikush, ndoshta nje femije nga mesi i turmes leshoi nje grusht miza mushke. Ata qe ishin afer podiumit filluan te pervishen ne duar e ne kembe e po kruheshin sa andej-ketej. Miza shkuan edhe te Qenami qe leshoi freret e kuajve dhe u hodh ne nje rreze lofate; kuajt trokthen befas te sulmuar nga insektet ngacmuese. Ne kete rropulli disa zyrtare te presidiumit u treguan te shkathet e u hodhen pertoke, ndersa autoritetet e rrethit dhe nenkryetari i Presidiumit u struken ne qoshk te karrocierise.
Kater police dhe i plotfuqishmi i Zones, e ndoqen karrocen nga pas me krisma e britma duke i terbuar edhe me keq kuajt e gjore. Perpak gjindja perreth u topit.
Dikush qeshi me te madhe, kaq duhej qe e qeshura te shperthente ne krejt turmen duke ndjekur mes loteve fatin e autoriteteve ne karroce.
Kuajt e ndalen vrapin e cmendur pasi u liruan nga mizat e teperta. Karroca - podium, e terhequr nga policet, po vinte serish ne vendin e vet. Tanime ceremonia nuk kish me kuptim, duheshin gjetur me cdo kusht fajtoret.
- Kush e projektoi kete masaker pa precedence? - uleriu nenkryetari i Presidiumit.
- Ata qe na kane hale ne sy, - u hodh kryetari i komitetit egzekutiv, i frikesuar nga ndonje ulje ne detyre a mase partie.
- Armiku i klases eshte hedhur ne veprim, - mbeshteti i plotfuqishmi i Zones, i trembur per lirimin apo futjen ne burg. - Jane nja tri-kater familje kunder pushtetit; emrat e tyre i kam ne bllok.
- Te veproje urgjent diktatura e kllases ne fuqi e ne asnje menyre te mos prishet festa e proletareve. Te dyshimtet te arrestohen qysh tani, nemospo do ju arrestoj ju! - foli ashper i deleguari kryesor duke iu drejtuar presidiumit.
Para tere turmes u menjanuan nja dhjete vete, u lidhen me pranga dhe i futen ne nje Gaz te Deges se Brendshme.
***
Kjo ceremoni u tregua disa here ne fshat, here-here perseritej dialogu i te derguarit kryesor me te plotfuqishmin e Zones (te veproje diktatura e kllases - njeri, i kam emrat ne bllok - tjetri), po me shume perflitej fundi i hidhur i saj: denimi me tre e pese vjet burg i dy njerezve te pafajshem; nje shaka femijesh ish shnderruar gati gati ne nje mort.
- Duhet te jene te lojtur nga fiqiri kur mendojne se dy burra nga Halepi mbajne miza ne xhep?
- Edhe mizat bejne pune armiqesore, hane kallamoqin e misrit e na dobesojne koperativen.
- Qysh i mbushen breket ne ate fare feje.
- Eh, fshat hero/ fshat model/ katandisur kashte e koqe/ i mberthen shollet me tel.
Procesion mortor
Adem Ruskaj mbylli syte ne moshen 50 vjec duke lene pas gruan dhe tete femije pothuajse te rritur. I heshtur nga natyra, i qete dhe i matur atij i shkonte aq per shtat zanati i bariut. I urte deri ne perkushtim, nuk mbahej mend te grindej me dike. Pothuaj dyzet mote kish baritur koder me koder e gerxh me gerxh, atij i mjaftonte nje fishkellime e zgjatur apo hej – naa - verr si te vetmet mjete komunikimi. Kur kthehej ne shtepi apo kur dilte ne bregun e burrave ngaqe i zbardhte koka tullace, fshataret e ngacmonin me humor: he more filozof, cfare parashikon per ne - po ai nuk e prishte gjakun e buzeqeshte sinqerisht.
Keto kish parasysh kryetari i frontit teksa lexonte fjalen e lamtumires para arkivolit te tij. Njerezit rrinin te heshtur e te tulatur duke ndjere thelle humbjen e te ndjerit. Befas heshtja u nderpre dhe gjindja u perqendrua te fjalet e fundit te kapos se frontit.
- Vella i dashur, ti vdiqe e shpetove njehere e pergjithmone. Ne piqesh me Zotin, thuaj edhe dy fjale per na qe te na marre shpejt...Tullac ti, e tullac Lenini. Tani qe vete ne ate bote na e tako pak dhe Leninin e thuaj se ketej jemi bere kooperative, kemi te gjitha te mirat e e nuk kemi kohe te vdesim. Tregoji Leninit edhe shollet me rrypa qe ke mbathur, thuaj edhe per ne qe do te vijme atje zbathur e lakuriq... - kryetari perfundoi dhe hodhi i pari nje grusht balte, nje rit ky i hershem qe u pasua nga te gjithe te pranishmit.
Pasditja e procesionit kaloi e qete, ndersa te nesermen fshati ishte ne alarm; ia kishin behur sakaq autoritetet me te larta te rrethit per te denuar veprimin e drejtuesit te frontit ne nje mbledhje te posacme. Vete Sekretari i Pare foli rreth dy ore per kontributin e Leninit e Stalinit, te Molotovit, Kirovit, per gjithe udheheqjen bolshevike; kush i pergojon keta prijesa te ndritur ben gabim politik dhe denohet, tha ai. Mua me shqeteson fakti i degjenerimit te njerezve tane te besuar, ja keshtu, e ngriti zerin i Pari sekretar i rrethit.
- Ne nuk e degjuam nga pikellimi, u justifikua Kaloja. -Ate putanen, domethene, gruan e Stalinit, ai e shante, shante edhe te bijen qe eshte arratisur nga Amerika, po Leninin asnjehere. Tre veta e kane emrin Lenin, domethene nga respekti.
- E the ti gabim politik, nuk e luan as topi, - tha Qenami, po na thuaj si ta lajme.
- Ate e pret burgu, - foli kryetari i Deges se Puneve te Brendshme.
- Mundet ta interrnojme..., - tha nje nga te presidiumit.
- Po ku ka me keq nga ky fshat, do e ben kamp interrnimi do e ben burg, - foli serish Kaloja.
- Ashtu te behet, - i vuri kapak Sekretari i Pare, - ta perjashtojme nga partia e ti heqim trisken e Frontit. Tani kemi edhe nje problem tjeter. Ky sekretari i rinise me thote se ju nuk dergoni vullnetare per aksione. Une nuk e besova dhe po e shtroj fshace: kush nga ju do te regjistroje vullnetare?
- Sheno Xhexhene...
- Shkruaj vajzen Tiken...
- Sheno nipin tim Nurcen...
Fshataret propozonin njeri pas tjetrit derisa u plotesua lista prej dhjete vetesh. Nuk vonoi dhe te nesermen ne gazeten lokale u botua shkrimi Rrenjet e patriotizmit ku permendeshin traditat e fshatit, gatishmeria e ketyre banoreve per te bere gjera te rralla dhe fare te vecanta.
Fjalet e ndryra
Kismet Hakani ishte marruar, megjithate ende nuk besohej dhe nuk dihej ploterisht se ne cfare shkalle kishte luajtur tepeleku i kokes apo deri ku kishte shkuar ikja nga fiqiri. Shenja e pare e rrezimit te shpeshte tek ecte rruges, shesh per sheh, filloi te ironizohej me largmapesine e Kismetit, cilesim qe rezervohej per figura shume te larta udheheqese, per numrin nje te shteti dhe te partise.
Shfaqja tjeter me dekorata te luftes antifashiste dhe me emblema te Titos, Stalinit dhe Mao Ce Dunit, u komentua si sentiment dobesie, ngaqe vete Kismeti ishte endur shume here mes veprave te njerit dhe te tjetrit. Pa thene asnje fjale, ish njeriu me i pushtetshem i katundit, po krijonte bindjen se ai ishte ndare perfundimisht nga kjo jete e begate me varferi dhe skamje te tejskajshme.
Nje dite tjeter Kismeti kishte prishur nje aktivitet te shkolles tetevjecare te katundit teksa benin roje dhe recitonin vjersha perpara lapidarit te nje deshmori. Rreth njeqind nxenes dhe shtate-tete mesues ishin gatitur perpara nje masiv te stergjate prej cimentoje, ne forme piramide, ku shkruhej: ketu, ne dhjetor te 1943 u vra heroikisht deshmori Mensur Dollma. Kismeti ishte afruar tinezisht dhe ndoshta nuk do te kishte nderhyre, nese nuk do te degjonte oratorin qe perseriste trimerite e deshmorit, bema qe thuheshin perpikmerisht vit pas viti, ne ditelindje, ne ditevdekje, ne 5 maj dhe ne festa te tjera komuniste qe shenoheshin me te kuq ne kalendar.
- Ky njeriu ketu, kishte thene Kismeti, nuk ka bere asnje heroizem, pervec qe ka vuajtur nga nje plevit i gjate dhe ka vdekur i humbur harcave. Une kam qene vete ne lufte dhe ajo i ka pasur te gjitha, te vrare te rreme dhe te vertete, pabesite, goditjet prapa shpine, spiunimin. Qellonte qe rrinim me dite e me ore te tera dhe nuk na binte rasti te benim asnje beteje. Ketu ka shume varre te vjetra dhe te reja, te luftes dhe te punes, qe do na ndjekin perjetesisht aty ku mund te na degdise perendia.
Nxenesit duartrokiten, ndersa mesuesit u mblodhen rreth vetes dhe nuk dinin se si te silleshin. Nje mesues i historise rendi prane nje reparti ushtarak per te njoftuar qendren. Pas pak nje makine ushtarake beri arrestimin e Kismetit duke e shetitur te lidhur ne shtate fshatrat e zones.
|
|
|