Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


elita boterore

personalitete


Elita boterore pa kronologji





BECKETT

Nje zog vdes ngadale

Toke e mbuluar me germadha, ai eci gjithe naten, une hoqa dore, duke fshikur gardhet,midis udhes dhe hendekut, mbi barin e zbehte, me hapa te vegjel te ngadalte, githe naten, pa zhurme, duke u ndalur shpesh, thuajse ne cdo dhjete hapa, hapa te vegjel, te dyshimte pasi merrja fryme, pastaj duke mbajtur vesh, toka e mbuluar me germadha, hoqa dore para se te lindja, sbehej ndryshe, por duhej te lindte, ishte ai, une isha brenda, ai u ndal, ishte e njeqindta here brenda asaj nate, pak a shume, eshte gjithe ajo hapesire e pershkruar, eshte e fundit, ai eshte kerrusur mbi shkopin e tij, une jam brenda, eshte ai qe briti, ai qe doli ne drite, une nuk brita, une nuk dola ne drite, te dyja duart njera mbi tjetren peshojne mbi shkop, balli peshon mbi duart, ai mori fryme, ai mund te mbaje vesh, trungun e shtrire horizontalisht, kembet e hapura, gjunjet e thyer, po ajo pallto e vjeter, kindat e rrudhur ngrihen prapa, dita lindi, atij si mbetet tjeter vec te ngrere syte, vec ti hape, vec ti ngrere, ai ngaterrohet me gardhin, nje zog atje larg, sa ta zere ai iken,ai ka jetuar une nuk kam jetuar, jetuar keq, per shkakun tim, eshte e pamundur qe une te kem nje vetedije dhe e kam nje, dikush tjeter me parakupton, na parakupton, aty eshte, arriti te vije aty, e perfytyroj duke na parakuptuar, dy duart rreth kokes formojne nje lemsh te vogel, oret kalojne, ai nuk leviz, po me kerkon nje ze, eshte e pamundur qe une te kem nje ze dhe nuk e kam, ai do te me gjeje nje te tille, sdo te me shkoje, po do te beje pune, punen e vet, po jo mbi te, ajo pamje, lemshi i vogel me duar e me koke, trungu i shtrire horizontalisht, berrylat ne te dyja anet, syte e mbyllurdhe fytyra e ngrire qe degjon, syte qe nuk fshihen dhe e gjithe fytyra qe nuk shihet, koha si ndryshon asgje, ajo pamje dhe pastaj asgje. Toke e mbuluar me germadha, nata po terhiqet, ai ia mbathi, unejam brenda, ai do te vrase veten, per shkakun tim, une dota jetoj kete, une do te jetoj vdekjen e tij, fundin e jetes se tij dhe pastaj vdekjen, pak nga pak, ne te tashmen, si do tia dale, eshte e pamundur qe ta di, do ta di, pak nga pak, ai do te vdese, une nuk do te vdes, nuk do ti mbeten vecse eshtrat, une do te jem brenda, sdo te mbetet me vec rere, une do te jem brenda, smund te jete ndryshe, toke e mbuluar me germadha, ai kaperceu gardhin, nuk ndalet me, nuk do te thote kurre une, per shkakun tim, nuk do ti flase kujt, askush nuk do ti flase atij, ai nuk do te flase as vetem, si mbetet gje ne koke, une do te fus aty cka duhet, per ta mbyllur, per te mos thene me une, per te mos e hapur me gojen, me kujtime dhe keqardhje te ngaterruara, ngaterrim i qenieve te dashura dhe rini te pa mundur, i perkulur perpara dhe duke mbajtur bastunin ne mes ai shalakatet permes fushave, nje jete e imja, e provova, deshtoi, asnjehere e tija, per shkakun tim, ai thoshte qe sishte e tille, por jo, ashtu eshte ende, e njejta, jam ende brenda, i njejti, do te ve fytyra brenda kokes se tij, emra, vende, do ti perfshij te gjitha keto, per ta mbyllur, hije qe ikin, hijet e fundit, qe ikin dhe qe i ndjekin, ai do te ngaterroje nenen e tij me putanat, babane me nje punetor rrugesh qe quhej Balfi, do ti ngjis prapa nje qen te semure me qellim qe ai te doje akoma, te humbase akoma, toke e mbuluar me germadha, me hapa te vegjel te marrosur.


SANGUINETI

Ferri, prej Dantes te Sanguineti

Ne nje qoshe te salles, gjysem te ndricuar, ndersa nga diku vinte nje muzike vallezimi, qendronte nje djale i vogel, me pantallona te shkurtra, dhe ndersa degjon muziken i vjen nje deshire e cmendur per te vallezuar. Po kush do e ftoje ne vallezim, perreth tij ka vetem vajza te vogla dhe gra, te cilat e kane partnerin e tyre. Ai sjell koken rreth e qark kur afer tij afrohet kamarierja e lokalit, e cila ne vallezimin e saj, i le te kuptoje gjuhen e vertete te vallezimit. Pikerisht ky djale i vogel nuk e kishte imagjinuar se pas shume vitesh ai do merrej me ferrin e tokes ku jetonte, vallezonte, qeshte dhe hidherohej. Por jo vetem me ferrin, por do te behej shkrimtar, qe ne veprat e tij do ti tregonte botes se ne kete toke nuk ka mbetur nje vend, as imagjinar pa u shkelur nga varferia.
Dhe ky njeri eshte Eduardo Sanguineti, shkrimtar, kritik, studiues, debatues, dhe politikan i njohur ne Itali. Lindur ne Gjenove ne vitet 30, pas shume ecejakesh neper qytete te ndryshme, vetem ne pleqeri eshte kthyer ne qytetin e lindjes, ndoshta per te qendruar pergjithmone. Ja cthote ai vete per femijerine: Kam nje foto timen, ku jam shume i vogel dhe kam dale ne Nervi, kjo foto eshte nje nga kujtimet e mia te para. Stina e veres perkonte me arratisjen se bashku me familjen me pushime ne Bardonekia, e cila ishte shume larg nga Torino dhe im ate mund te na arrinte gjate fundjavave. Atyre u pelqente te shkonin ne mal, mbase ngaqe ishin njohur atje gjate pushimeve ne Val d`Aosta: dhe kthimi i tyre ne mal ishte nje menyre per te rikujtuar takimin e tyre. Nuk ishin hipiste te mirefillte, por pelqenin shume te shkonin ne kasolle. Rastiste te kalonim naten atje, ne lartesi: shpesh ne strehime kishte ndonje restorant shume primitiv. Nje here, pas darkes u ngriten te vallezojne: dhe une ankohesha se askush nuk me merrte ne vallezim. Nje vajze, kamariere, mbase e bija e pronareve, me beri te kercej. E kam kete kujtim sepse ndoshta per te paren here kisha gjetur pergjigjen e deshires sime. Kam pasur gjithmone nje pasion te madh per vallezimin si nje utopi profesionale. Tek sa vallezoja me ate vajze, kisha kuptuar se, po te sillesha ne menyre te kendshme, mund te arrija nje dicka te ndaluar. Ajo ftese veproi ne personalitetin tim dhe ne deshirat e mia. Ndersa me detin me ka lidhur Bordigera, ku jetonte nje teze. Atje luaja me nje kusheri pese vjet me te madh se une me te cilin s`kisha raporte te mira. Por, ama, atij ia detyroj zbulimin e xhazit. Ne vitet e fashizmit, kur xhazi ishte ndaluar dhe degjoheshin vetem ato kenget e cmendura te propagandes, ne degjonim disqet e tij qe ne ate zone afer me Francen vazhdonin te vinin..
Pjesen me te madhe te jetes, Sanguineti, ia perkushton Dantes, studimit te veprave te tij dhe per kete shkak studimin e letersise se viteve 900. Ai, se bashku me miqte e tij, themelon Grupi 63, nje grup te apasionuar pas letersise, qe u be shume i njohur ne Itali. Ne grupin tone vinin te rinj qe degjonin interpretimet tona. Ne stinen e veres isha gjithnje i zene me provime, por gjeja dhe pak kohe per tu pergatitur per mbledhjet tona te grupit qe beheshin gjithnje e me te medha.
Ai boton heret nje antologji me autore te 900-es, qe eshte mjaft e njohur ne Itali. Ai eshte edhe nje poet i vecante; me 1956 del vepra e tij Laborintus, Opus metricum me 1960, Tre per nje me 1964, Wirrwarr 1972, Ne Purgatorin e Ferrit, etj si dhe vepra te tjera ne proze, por ai mbahet si perfaqesuesi kryesor i avanguardes se re ne Itali. Avanguardizmi refuzon gjuhen e konsumit te perditshem, jo per percmimin qe ka ndaj se perditshmes, por sepse refuzon gjuhen dominuese, gjuhen e klases dominuese, thote ai per kete ceshtje.
Se fundi ai ka botuar permbledhjen Macja tiger, e cila perfshin krijimtarine njezet vjecare te Sanguinetit. Vepra eshte nje permbledhje e permbledhjeve te krijimtarise sime, prandaj eshte quajtur ashtu Macja tiger. Ky titull eshte huazuar nga nje poezi qe e kam shkruar se fundmi, po te them te vertete eshte i vjedhur, sepse ekziston nje vjershe e 200-es me te njejtin titull. Me dukej nje lloj personifikimi mjaft bizar dhe i cuditshem, por ne te cilin mund te njihja ate lloj personazhi qe jam perpjekur ta krijoj ne dy dhjetevjecaret e fundit. Forma e poezise e dallon nga poetet e tjere italiane. Ai mendon se shkrimtaria eshte lloj zanati qe e fut fjalen ne forme. Sipas tij, te shkruash sonete sot do te thote jo ne nje strukture e quajtur si natyrale, por si pretekst, qe aludon citimshmerisht nje forme dhe ne te njejten kohe perpiqet ta deformoje. Me fjale te tjera une shume mire mund te perdor hendekasilaben, e cila eshte nje nga format e pafundme me te cilen shprehet vargu i lire. Poezia dhe muzika jane arte te pandashme, si motra, dhe per sa i perket historise, ata kane lindur vetem nga nje pjese. Neper te gjitha kulturat, poezia gjithnje ka qene si dicka qe kendohet. Eshte nje ceremoni qe na vjen nga origjina jone, me natyre magjike dhe qendron ne bazen e cdo fenomeni poetik. Tingulli, eshte ajo qe bashkon me se tepermi poezine dhe muziken. Prandaj disa poezi te mia jane bere edhe kenge, jo vetem klasike italiane, por edhe kenge moderne te rrymes rap. Historia e tij eshte mjaft kurioze. Grupi Liberovici me kerkoi ti shkruaja nje tekst, te natyres rap, per ta perfshire ne repertorin e tij. Atehere iu pergjigja me nje propozim, te benim nje spektakel me keto lloj kenges, pasi nuk me interesonte vetem te shkruaja nje tekst rap nese nuk do te ishte i realizuar edhe nga ana muzikore. Kur ndertuam kete strukture, i dhashe Liberovicit material verbal edhe ne prozes. Rap eshte nje menyre e te recituarit duke kenduar. Ose ndryshe eshte nje lloj recitimi ritmik. Ne kete kuptim nuk kishte realizuar tekste te tilla, sepse veprat e mia jane te ketij lloji, pra atij ritmik.
Sanguineti eshte i njohur edhe ne teater dhe me kalimin e kohes ai gjithnje ka perdorur fjalen maskim (travenstimento) persa i perket pjeseve qe ka shkruar per teater. Kjo ishte deshira e tij e hershme e shprehur edhe ne organizimin e Grupit te 63-shit. Per te ai flet se gjate interpretimeve perdorej nje gjuhe e zakonshme dhe pikerisht kete gjuhe kishin parasysh autoret e mevonshem, te cilet shkruajten pjese teatrore per kete grup. Kur Sanguineti shkruajti pjesen K, teksti i pare teatror, eshte teksti baze i tij per pjeset e mevonshme. Ai kerkonte nje tip dialogu dhe komunikimi per te bere te mundur riberjen e jetes ne skene, objektiv qe e ka ndjekur edhe me vone. Rasti i drames Traumdeutung apo ai i Protokollet ku cdo personazh tregon jeten, endrren e vet, por nuk komunikon me dialogje me tjetrin. Ka pasur periudha kur kam punuar me shume e me pak ne teater. Nese shkruaj poezi dhe me pas e ve ne sirtar, kjo nuk me shqeteson. Persa i perket teatrit, perkundrazi, mendoj se eshte shume gje e keqe qe ai qendron ne sirtar, ajo eshte bere per tu shfaqur. Natyrisht mund te ndodhe edhe ndonje rast, qe eshte ai i tekstit me te gjate qe kam shkruar ndonjehere, pra te Historive Natyrore, pra qe lindi me mendimin per tu realizuar qe, nuk verifikohet menjehere sepse per arsye praktike nuk ndodh, por atehere teksti transformohet automatikisht. Ndersa persa i perket asaj qe perdor ne pjeset skenike, pra maskimin, e perdor ne dy kuptime te ndryshme, i pari eshte se lloj teatri specifik, pra punohet mbi materialin, qe mund te jete nje tekst teator ose jo dhe punohet per ta vene ne skene dhe kjo pune realizohet me ane te nje raporti mes autoreve dhe regjisoreve qe ve ne skene vepren, duke punuar me aktoret. Me pas eshte publiku per te cilin jepet kjo shfaqje. Ne nje kulture si ajo gjermane figura e dramaturgut eshte nje figure e ndryshme nga ajo e autorit dhe e ndryshme nga ajo e regjisorit. Ai eshte qe projekton modalitetet e realizimit skenik, duke punuar mbi tekstin letrar. Ne fund te fundit puna e maskimit eshte nje pune e dramaturgjise, ne kete kuptim. Maskimi pak a shume eshte cdo forme teatrore, nese eshte vertete veper e nje autori teatror, i cili mbledh materiale dhe i percakton per skene, duke pasur ne mendje realizimin konkret dhe jo interpretimin e squllet.
* * *
Sanguinetit i pelqen te permende frazen e Bertolt Brehtit: i bekuar eshte ai vend qe nuk ka nevoje per heronj. Kete e perdor per atdheun e tij Italine, e njohur dikur si vendi i poeteve, shenjteve dhe lundertareve te medhenj. Por lavdia e lundrimeve me duket dicka e kaluar, edhe pse ka ndonje sportist qe perpiqet ti imitoje lundrimet e dikurshme. Ndersa poezia sot shkruhet vazhdimisht dhe ajo duartrokitet pak nga te gjitha. Ai shprehet per levizjet si Dadaizmi i ri dhe Pop Arti, te cilat ne gjysem e dyte te shekullit nentembedhjete perfaqesonin momente anarkie dhe kundershtie, levizje, qe sipas tij, po i mungojne kohes se sotme, pervec pacifizmit per te ndaluar formen e triumfit te kapitalizmit e imperializmit qe eshte, globalizimi. Po Sanguineti eshte edhe nje politikan. Me 1979 ai u zgjodh deputet ne Parlamentin italian si i pavarur ne listat e Partise Komuniste Italiane. Jetojme ne nje bote laikedhe kush eshte besimtar nuk sjell sigurisht ate cilesi e sasi te interesave teologjike qe ishin te pranishme tek Dante. Keshtu qe mos pelqimi i Parajses ne forme tipike i perket botes moderne. Kjo bote duket e apasionuar ndaj historive te se keqes aq sa ai i soditjes se te mires. Persa i perket poeteve dhe denimin qe ata mund te kete ne ferrs, mund te them denimi me i rende eshte qe ata te lexojne veprat e tyre ne menyre te panderprere dhe te shohin se cfare shkakton tek vetja e tyre krijimtaria e tyre. Ndersa per politikanet eshte e veshtire ta percaktosh. Mendoj se politikan eshte nje kategori shume e komplikuar per ta ezaurosh. Te mendojme per modelin dantesk, poetet keq apo mire ne ferrin e tyre jane te privilegjuar, por nuk ka nje kategori qe mund ti percaktosh ata, ndersa takojme tirane apo dhunuesit. Ndoshta nuk mund te mendohet nje ferri teresisht politik, sepse mendoj se jo te gjithe ata mund te shkojne ne ferr, pasi ka prej atyre, te cilet nuk mund ti cojme dot ne parajse, por te pakten ne purgator i gjejme ndonje vend.
Persa i perket situates se sotme, mund te them se ferr eshte toka. Eshte nje ferr i globalizuar. Te pakten ne kuptimin e te mallkuarve te tokes, qe tashme zene pjesen me te madhe te mundshme. Disekuilibret e kushteve sociale, njerezore, kulturore, materiale, mes te privilegjuarve dhe te debuarve e kane shoqeruar te gjithe historine. Dua te them, natyrisht, qe ne zonat e nxehta te historise, konflikti mes shfrytezuesit dhe te shfrytezuarit ishte me te vertete i forte. Por fenomenet e pushtimi, te kolonizimit, e te tjera, e kane perafruar procesin e globalizimit. Ky eshte problemi i dites. Ne kete mendoj se kam edhe nje opinion te mire per globalizimin, ne kuptimin qe ishte nje proces i pashmangshem, i nevojshem dhe i parashikueshem, per permbushjen e fazes supreme te imperializmit, apo te perandorise se kapitalizmit. Tani problemi kryesor eshte ta perballojme, pasi sic shihet te privilegjuarit e tokes nuk sherojne kundershtite e tij. Keshtu qe mendoj se ferri perkon tashme me token, jo per gjithnje, besoj, por sigurisht, ne kete faze pothuajse perfundimtare. Kete synim kerkon te mbrojne Sanguineti, edhe pse eshte ne moshen 73 vjecare. Ai ka deshira te tjera, jo me per te vallezuar dhe per te ndjere deshiren e vallezimit ne krahet e nje kamarierjeje, por per te mbrojtur te dobtit.

Blaga Dimitrova

Per Danillo Kish
Blaga Dimitrova (1922) eshte njera nga poetet me te njohura bullgare. Kritika letrare e ka quajtur mbreteresha e poezise bashkekohore bullgare. Ka filluar te botoje qe nga viti 1938 dhe eshte autore e rreth 50 veprave ne poezi, proze, ese, publicistike etj. Eshte Doktore e Shkencave, perkthyese e Iliades ne bullgarisht. Ka qene nenkryetare e Republikes se Bullgarise ne vitet 1992-1994. Poezite e saj jane perkthyer ne shume gjuhe te botes. Eshte laureate e shume cmimeve letrare dhe kandidate serioze per Kuroren e arte te Mbremjeve te Poezise ne Struge. Ne vere te vitit 1999, ne kohen kur lufta ne Kosove kishte hyre ne fazen e saj finale, botoi librin me titull Ballkaniada poezi dhe esse.


Blaga DIMITROVA

Ne kete kohe te cmendur, njeriut i ndodh ti takoje diku larg njerezit me te afert per nga shpirti dhe gjuha. Dhe keto takime, vecanerisht kur vijne pas pengesash te shumta, jane nje cudi e vertete.
Gjate shtatorit te vitit 1986 isha per pushime me makinen e shkrimit ne Detin e Zi. Ne nje pasdite te pergjumshme me zgjoi nje telefonate e papritur: nga Danimarka! Hele Dalgor, bullgariste, mike e flakte e kultures sone, i ra trup:
- Nisu menjehere! Te presim! A s`e ke marre ftesen? Doli nga shtypi permbledhja jote me poezi ne perkthimin tim danisht.
Nuk dija gje. Ishte koha e izolimit. Te gjitha ftesat e mia nga jashte kontrolloheshin nga organet dhe rralle e tek arrinin tek une. Nderkohe ndodhte qe mesoja se si une kisha hequr dore nga ndonje udhetim per shkaqe shendetesore ose ngaqe momentalisht ndodhesha jashte shtetit, ndersa Jurij Trifonovit, me rastin e vizites ne vendin tone, kur kishte pyetur per mua, shoqeruesit zyrtare i kishin thene seriozisht: Ka emigruar ne Vjene. Dhe kur ai me pa ne mbremjen e tij, nuk mund t`u besonte syve.
- E pamundur! - i thashe danezes. As leje kam, as vize, as bilete, asgje.
Por Hele Dalgor nuk eshte nga ato qe terhiqen lehte. Dhe, ndersa une nuk leviza as nje gisht per ate udhetim, e bindur se cdo perpjekje ishte e kote, ajo si kishte pushuar telefonatat. Ku s`kish telefonuar! Ne Ministrine e Puneve te Jashtme, ne Komitetin e Kultures, ne Lidhjen e Shkrimtareve.
Te nesermen me thirri perseri: Te gjitha jane rregulluar! S`ka rendesi si. Mos e zgjat! Nisu ne cast!
Edhe sot e kesaj dite me duket e pabesueshme. Per nje fije floku me shpetoi pa rrembyer Danimarka dhe, tok me te, edhe nje takim nga ata qe ndodhin vec nje here ne jete.
Nga deti yne jugor u gjenda ne qytetin danez Orhus ne brigjet e detit verior. Ishte vjeshta e vitit 1986 - plot tre vjet para ndryshimeve. Atje mesova per veprimtarine qe me priste: Mbremje e letersise ballkanike. Kishte ardhur nje romancier grek, nje tregimtar shqiptar (kryetari i atjeshem i Lidhjes se Shkrimtareve, qe kishte ardhur ne vend te te ftuarit Ismail Kadare), autori boterisht i njohur nga Jugosllavia - Danilo Kish dhe vogelsia ime. Pritej edhe nje poet turk dhe buqeta ballkanike do te ishte e plote. Heleja me shpjegoi se po te mos i kishte bere tere ato telefonata neper instancat tona me te larta, edhe Bullgaria do te perfaqesohej, si Shqiperia, nga kryetari i LSHB. E tille qenkesh procedura. Ne mbremje, ndaj te ngrysur, me cuan ne nje park te bukur, qe dukej si te kishte dale nga perrallat e Andersenit - lule fantastike, gjelberim i harlisur, pishina te gjera dhe perroska me uje te kulluar, qe rridhnin qete si ne enderr. Atje, ulur ne nje fron te gjere, nen hijen e drureve shekullore, pinte duhan nje burre zeshkan. Edhe i ulur te linte pershtypjen e njeriut shtatlarte. Nen floket e zeza te dendura - fytyra inteligjente, thuajse e skalitur nga mendimi i mprehte dhe vuajtjet e shumta. Posa mori vesh se prej nga jam, menjehere me foli ne gjuhen e tij, kurse une ia ktheva ne timen - dhe keshtu u kuptuam qe nga fjala e pare, ballkance. Ishte i famshmi Danilo Kish, per te cilin kisha degjuar aq shume. E pyeta per kolege te mi te njohur nga vendi i tij. Ai me tha se tash sa kohe jetonte ne Paris e poshte e perpjete. Dhe vete beri nje pyetje, se ciles edhe iu pergjigj pa vonese.
- Perse? - pyeti me talentin e njeriut te paimitueshem, me sakte te gjeniut, i cili i ben te tjeret te qeshin, duke u tallur edhe me veten. Nuk eshte e mundur te pershkruhet ajo magji, qe te shtyn te shkrihesh ne gaz si kurre ndonjehere me pare, pavaresisht nga shkaku. me rrezikun e humbjes se sharmit, do te perpiqem ta transmetoj kuptimin e fjaleve tetij, ne te cilat ndryhet nje fat i tere.
- Po une kurrsesi te mesohem me perhimesine. Jam alergjik ndaj saj, per zotin! E hap dritaren ne mengjes per ta ajrosur dhomen dhe te mbyt perhimesia. Ta ze frymen si flame. Te vjen te plasesh! Ngado qe te shkosh, gri se gri. U desh te largohem patjeter. Kurse ketu ajo mungon! - tha dhe i hodhi nje shikim te gjere te lulishtes se bukur. E soditi gjate peizazhin perreth, me shikim te thelle, gjer ne lekure, i pangopur me bukuri. Befas shikimin ia terhoqi grupi i njerezve, qe ishin mbledhur rreth mysafirit te veteftuar shqiptar. Dhe, perseri - nje gejzer mendimesh te mprehta: - I shikoni? C`simpatike! Socialiste, enderrimtare daneze! Perse enderrojne valle? Te behet edhe ketu gri! Si tek ne, si tek ju, si ne Shqiperi! I tere ky kolorit magjik te shkrihet ne nje ngjyre. Uroj qe ta sendertojne sa me pare kete enderr! Le te shnderrohet gjithcka ne gri te paster, te uniformuar. Dhashte zoti te kene sukses, per zotin! Ndryshe si do te mbushen mend...
Nikoqiret na ftuan te hynim ne salle. Ndertesa ishte si nje anije e bardhe e zhytur ne hapesiren e kalter te detit. Salla ishte perplot njerez, kryesisht te rinj, studente e profesore. Rrinin rreth tryezave te rrumbullaketa te qete e serioze, duke pire kafe e lengje. Ne ate salle, ku gjithcka shkelqente, fillova t`i shikoj gjerat me syte e Danilo Kishit, plot alergji per ngjyren gri e adhurim per dhuratat shumengjyreshe te natyres. Ne, kater shkrimtaret ballkanas, bashke me perkthyesit, u ulem ne nje tryeze anesore dhe derisa prisnim fillimin e spektaklit a te shout, si i thone tani, une shtrova nje pyetje disi te turbullt: - Nuk e kam te qarte perse na kane ftuar ketu? Duke iu pergjigjur pyetjes sime Danilo Kishi beri nje nga numrat e tij me pikante, me spirituoze e me artistike qe mund te imagjinoje njeriu; nje improvizim te shkelqyer, qe do ta mbaj mend sa te jem gjalle.
- Perse na kane ftuar? Sepse asgje nuk dine per ne! Dofare aborixhinesh atje ne fund te botes! Po, per zotin! Dhe ne duhet t`u tregojme kush jemi! Si? Do te hedhim nje valle - valle ballkanase! Ja, keshtu! Daniloja u ngrit, nxori shamine nga xhepi dhe e shpalosi.
- Se pari do te kapemi dore per dore, pastaj do ta drejtojme trupin dhe do te therrasim: Hopa!. Kur ta perplasi une kemben per toke, ju me ndiqni pas. Perplasja e kembes eshte nje nga simbolet tona autoktone: shprehje e inatit, tiparit kryesor te karakterit ballkanas. Le t`u japim evropianeve simbole, arketipe! Tek ne ka sa te hane qente! Simbol i dyte kuptimplote eshte: temenaja - perkul -ja e thelle e trupit me kryet perpara si ne cung dhe ngritja e serishme ne kembe. Ja, keshtu! Na ka mbetur nga koha e sundimit turk! Valvitja e shamise eshte simboli i trete: valon flamuri mbi Ballkan, lufte e madhe behet. Ritmi behet me i shpejte. Gjithnje e me i shpejte. I leshojme duart dhe - kujdes! Kapemi per flokesh! I-ha-haa! Vallja behet gjithnje e me e vrullshme, gjithnje e me e gjalle. Me e marre. Shkulim blene te tera jelesh. Perplasje kembesh, tym, ere, thirrje, goditje, shkelma, dajak; nje rremuje e vertete, prej se ciles danezet e urte do ta humbin toruan, do te mbesin pa goje! Dhe ne fund shpallim me ze te larte si te benim propagande: - Ja, kjo eshte vallja ballkanase! Iha-ha!
I shtova kesaj simbolike edhe nje element te shopeve* tane: - Mbahu toke, shopi po te shkel! Kryevalltari, Danilo Kishi, e paloi bajrakun, e futi ne xhep dhe tha: - Nje here tjeter do t`u vallezoj nje valle tjeter, edhe me te ashper, edhe me te eger: ate te rrokjes per gushe! Si nje mesim konkret nga historia e Ballkanit. Fytafyt, dhemb per dhemb! Me shpirt nder dhembe! Nuk mund ta merrja me mend se kete skene e luajti nje njeri ne gjendje te rende shendetesore. U gajasem se qeshuri. Ky ishte shou i vertete. Ne podium, ne, ambasadoret e letersive ballkanike, lexuam secili nga dicka ne gjuhet tona amtare, kurse perkthyesit i transmetuan ne danisht ato. Ne menyre me modeste, me me se paku tekst, u prezantua i madhi Danilo Kish. Dhe u zhduk. Nuk e pame, as e degjuam me. Kishte pasur nje krize veshkash. Nuk iu ankua askujt. Mikpritesit gjentile me organizuan nje udhetim neper Danimarken e bukur, hapesiren shumengjyreshe te se ciles tani e shihja me sy te tjere, qe m`i kishte mbjelle malaziasi alergjik ndaj ngjyres gri. Gjate vitit vendimtar 1989 u trondita nga lajmi per vdekjen e Danilo Kishit. Me dukej i pabesueshem. Nuk mund ta besoja qe s`ishte me ai burim i pashtershem energjish, qe krijonte ne cast komunikim te ngrohte me njerezit, humor, te qeshura! Te ikte pikerisht ne prag te ndryshimeve te shumepritura! Qysh nga ajo kohe vazhdimisht mbaj kontakte me miq te tij - intelektuale, shkrimtare, artiste te vendeve te ndryshme, mergimtare, pelegrine, qytetare te botes. Te gjithe e kujtojne si bashkudhetarin me te shtrenjte neper andrrallat e kohes, ate njeri te cuditshem. Gjithnje e me shume bindem se Danilo Kishi, kryevallatri hokatar i asaj valleje ballkanike, hyri seriozisht ne nje valle te pafund shpirtrash te njejte ne tere boten. Dhe askush s`mund ta nderprese ate valle. I cuditshem me eshte kujtimi per ate njeri me fytyre, ta quaj, sheruese, qe vazhdon te me beje te qesh me humorin e tij te shendetshem e te pashtershem. Ai buronte ne cast, nga kombinimi i paperseritshem i rastesive dhe te papriturave, nga zeri dhe nga gjestet karakteristike te Danilo Kishit. Dhe sidomos nga gjuha: fjala serbisht ne gojen e tij prej mjeshtri kishte nje komizem epidemik dhe kthesa e nuanca te tilla intonative, qe eshte e pamundur te pershkruhen. Malaziasi nga Monte Negro, per te cilin evropianet e mjere as qe kane degjuar, thoshte: kapsallitin syte si guhake dhe pyesin se ku bie ky vend, ne c`kontinent.... Ne qofte se ky udhetim imi ne Danimarke do te kishte deshtuar, sic kishte gjasa reale, nuk do te kisha pasur rastin te takohesha me Danilo Kishin ne vitet e fundit te jetes se tij. Dhe nuk do te dija se ka ekzistuar nje njeri i tille. Nga rrefimet per te, sado entuziaste qe te jene, nuk do te mund ta perfytyroja ate njeri me nje vrushkull te tille energjish. Kam pershtypjen se ai asgjesoi nga shpirti im cdo gjurme te perhimesise. Dhe me duket se ai vazhdon te hedhe drite mbi peizazhet, mbi atmosferen perreth; te veshtroje pertej kohes, pertej ndryshimeve; te me futet befas ne mendime, ne merzine time, te me beje te qesh ne caste te veshtira me ate humor, i cili merr permasa gjithnje e me te gjera kuptimore, ashtu si vallja e marre ballkanase e kapjes per gushe, e cila shpreh dhembjen per fatin njerezor ne kete bote te larme e absurde.
21 qershor 1995
*Shope - keshtu quhen bullgaret qe banojne ne rrethet perendimore te Bullgarise


Vudi Alen (Woody Allen)

CDO DITE PRES TE ME NDODHE DICKA E KEQE
Gazetarja e Der Spiegel, Elmar Biebl, bisedoi me gjeniun e filmit, muzicientin dhe shkrimtarin Vudi Alen (Woody Allen), duke e perqendruar biseden rreth te kaluares se tij, mbrojtjen e monumenteve, filmat e tij, planet per te ardhmen...

Ditelindja e 60-te eshte nje kohe e pershtatshme per pension, njekohesisht nje mundesi e mire per te hedhur veshtrimin prapa, drejt te kaluares. Si e vleresoni jeten Tuaj te deritanishme?
V. ALEN: - Nuk mund te ankohem, kam pasur fat. Fat te jashtezakonshem. Deri tani kam jetuar nje jete te mire dhe komode.

Vudi, neurotiku i qytetit ose njeriu i kenaqur? Ku jane streset dhe depresionet e Tua aq te perfolura?
V. ALEN: - Oh, ato pergjithmone jane ketu diku. Cdo dite pres te me ndodhe dicka e keqe. Nese dita eshte e mbare atehere vetem e ndiej te keqen.

Ne filmin Vjedhesit e vegjel paralajmeroni rrezikun e quajtur pritje e gjate...
V. ALEN: - Eshte nje pervoje e dhimbshme ne jeten time. Eshte fakt se gjerat qe me se shumti i enderron, mund te kthehen ne ankth nate.

Cka ju ka zhgenjyer me se shumti ne jete?
V. ALEN: - Asgje e vecante. Nese i kthehem te kaluares mund te them se gjerat e enderruara me jane plotesuar. Kisha deshire te isha komik, te beja filma, te isha xhez muzicient. Te gjitha u plotesuan.

Si do ta pershkruani suksesin Tuaj?
V. ALEN: - Rastesisht kam lindur talent. Shume femije qe jane rritur afer meje kishin qasje te kufizuar ndaj botes, e kjo d.t.th. se ne jeten e tyre nuk deshironin qe t'i tejkalonin prinderit. Se bashku me talentin te duhet edhe ndienja per t'u zhvilluar vazhdimisht. Ketu me ndihmoi Zoti.

Si ju ndihmuan prinderit ne kete aspekt?
V. ALEN: - Nuk me penguan. Nxiten fantazine time. Gjithmone kam pasur frike se nje dite do te ma hiqnin masken nga fytyra dhe do te shihnin para vetes nje perbindesh.

Kush ishin idhujt e femijerise?
V. ALEN: - Kriminelet e njohur. E di se kjo do te tingelloje cuditshem, por eshte pikerisht keshtu. Shume heret e dija se nuk kam lindur per nje jete te rendomte nepunesi. Ne kete drejtim jeta e krimineleve me dukej mjaft terheqese. Mos harroni se Xhesi Xhejmsi ose Bonni apo Klajdi jane pjese e mitologjise amerikane.

Mos valle pikerisht per kete shkak, ne filmin e pare, aktroni hajnin e bankes?
V. ALEN: - .. edhe ne filmin me te ri.

Sic duket filmat Tuaj me shume jane nen ndikimin e kinematografise evropiane, sesa amerikane?
V. ALEN: - E sakte. Kahere me kane frymezuar filmat klasike evropiane, kurse burim kryesor frymezimi mbeten Fellini, De Sica, Bergmann dhe Truffaut.

Cili eshte regjisori me i madh ne histori?
V. ALEN: - Gjermani Ernst Lubitsch.

Gati ne cdo film Tuaj shprehet dashuria per Nju Jorkun.
V. ALEN: - Perse jo? Nju Jorku eshte nje qytet i eger, perplot energji dhe poezi. Ky qytet te ofron gjithcka qe te duhet ne jete...

Njiheni si aktivist per mbrojtjen e monumenteve ne Nju Jork?
V. ALEN: - Kjo eshte mjaft pretencioze. Brenda mundesive te mia angazhohem per mbrojtjen e pjeseve te qytetit ku ka ndertesa te vjetra, autentike, qe njerezit duan t'i zevendesojne me kuartete te betonta. Kjo eshte e gjitha.

A keni ndryshuar shume gjate jetes Tuaj?
V. ALEN: - Jo aq, se paku une mendoj keshtu. Gjithnje kam mbetur i njejti. Disa gjera i kam mesuar nga pervoja. Une jam njeriu qe kam qene rrugac, pesimist, depresiv dhe ende jam ne gjendje te qesh me keto gjera.

Filmat Tuaj nuk kane ndryshuar shume gjate gjithe ketyre viteve.
V. ALEN: - Jo, gjithnje mbetet humori i vudovian.

Shume yje qe kane aktruar ne filmat Tuaj, pa hamendje, madje pa lexuar skenarin, kane pranuar te aktrojne. Si e arrini kete gje?
V. ALEN: - Edhe une cuditem ndonjehere. Mbase nga shkaku se angazhoj aktore qe me te vertete jane te mire. Me e rendesishme eshte se gjate xhirimit nuk mbaj ligjerata per aktrimin. Ua lejoj te aktrojne ashtu sic mendojne ata se eshte me mire. Natyrisht, ata duhet qe ta thone tekstin tim dhe te ndjekim mendimet e mia. Me siguri se kjo eshte nje menyre qe u pelqen aktoreve.

Si vleresoni vetveten si aktor?
V. ALEN: - Me duhet t'u them se ne kete drejtim jam mjaft i kufizuar. Disa role mund t'i luaj shume besnikerisht, p.sh. intelektualet... por dyshoj se dikush do te me jepte te aktroja ndonje rol te nje tipi brutal.

Ne filmat Tuaj behet fjale per raportet burre - grua.
V. ALEN: - Ky eshte nje nga shkaqet kryesore perse bej filma. Perndryshe, si do te kisha fat te takohesha me Dian Keatonin, Anjelic Hustonin, Julia Robertsin?

Ne filmat Tuaj eshte e veshtire te besh dallimin ndermjet pjeses jetepershkruese dhe asaj perfytyruese?
V. ALEN: - Te dyja perzihen... Shume njerez me identifikojne me rolet e filmave. Natyrisht, kjo nuk eshte teresisht e sakte, por eshte fakt se shkruaj duke u bazuar ne pervojen time.

Dhe tani mund te permendim edhe kontradiktat rreth raportit me vajzen Tuaj.
V. ALEN: - U fejuam me shume gezim dhe kemi nje femije te perbashket. Kjo per ne eshte vendimtare.

Jeni 65 vjec, keni femije te vogel, grua te re dhe kontrate me Dreamworks-in per tre filma. Mendoni se jeni i pashkatrueshem?
V. ALEN: - Ne asnje menyre. Ngushellohem se kam trasheguar gjenet e prinderve te mij, qe tani kane afer 100 vjet. Nese gjithcka shkon si deri me tani, prognozoj se do te kem me se paku edhe 20 vite produktive.

Mbase ne vitet e pleqerise do te jeni nje optimist i papermiresueshem?
V. ALEN: - Kushedi? Por, mendoj se kam arsye te mjaftueshme per kete.

Jose Emilio PACHECO

Era e lagesise

Ne nje kend te cadres njeriu pi duhan, shikon tymin dhe fytyren e vet ne pasqyre. Prushi shuhet, ai nuk e veren me tymin, derisa ne erresire humbet cdo gjurme tjeter.
Njeriu eshte i mbytur ne djerse. Nata duket e rende dhe e zaporitshme. Ajri i ndenjur i cadres thuaja nuk leviz fare. Ne panagjyrin ambulant dominon vetem qetesia.
Ai i afrohet akuariumit, e ndez nje fije shkrepse, e le te digjet deri sa eshte duke e veshtruar ate qe qendron e shtrire dhe e palevizshme nen uje. Dhe mendon ditet e kaluara, ate nate kur kishte shkuar ta merrte dhe ate ere qe mbeshtillej te largesise qe frynte atehere, mendonte kohen e gjate qe i ndante dhe i largonte sic i kishte ndare ate nate uji dhe dhembja, bashke me erresiren ngjitese.
Per t'ia kerkuar fillin kohes, per te harruar vetveten tone, une dhe Adriana endeshim rrugeve te shkreta te provinces. Ne nje shesh pame cadrat e panairit ambulant dhe Adriana me kokefortesine e saj te zakonshme nguli kembe qe te zvarritemi neper disa nga marifetet e vendosura aty. Duke zbritur nga rrota e fatit dhe karrigat rrotulluese dhe duke ikur nen kamxhikun fshikullues, ia dola me shtatembedhjete diabola te qelloj deri me njembedhjete ushtare te levizshem te plumbit. Pastaj i hodha te gjitha allkat ne kukullat e deltines, u bera balle te gjitha sulmeve elektrike dhe mora nje cope leter te kuqe nga kanarina e zbutur, e cila zbulonte ardhmerine time.
Adriana ishte e lumtur sepse kthehej ne nje femijeri te larget endrrallash. Ishte e nginjur me dashuri, me fjale dhe me te gjitha ato qe mbeten pas fjaleve. Ate te diele pasdite kishim gjetur nje vend primitiv i cili ofronte harrimin dhe marrezine. Nuk pranova te hyj ne shtepine me pasqyra qe te shtremberonin dhe deformonin dhe pikerisht atehere Adriana verejti nje cader te vjeter e te harrnuar ne fund te panagjyrit.
Menjehere, posa mberrime, njeriu tek hyrja ia krisi te llomotiste ca vajtime te pakuptimshme: Hyni zoteri, shikojeni Madreselven, vogelushen e pafat te cilen e denoi Zoti duke e shnderruar ne breshke, sepse nuk i degjonte me te vjetrit dhe nuk shkonte te dielen ne kishe. Shikojeni Madreselven, degjoni nga goja e saj rrefimin per fatkeqesine personale.
U futem ne cader. Ne akuariumin e ndricuar ishte Madreselva. Kishte trupin e breshkes dhe koken e vajzes. Na vinte turp qe ishim aty dhe qe kenaqeshim me marrezite e njeriut dhe vajzushes e cila gjithsesi do te ishte e bija.
Kur e perfundoi rrefimin breshka na shikoi nga akuariumi me plogeshti njesoj si egersira e mundur e cila kullon gjak nen thundren e gjuetarit.
- E tmerrshme, e lemeritshme, tha Adriana derisa largoheshim.
- Nuk eshte as e tmerrshme as e lemeritshme: Ai njeri eshte nga ata qe flasin me stomak. Vajza ulet ne gjunje pas akuariumit, ndersa mashtrimi optik krijon bindjen se vertet e ka trupin e breshkes. Fare e thjeshte, si te gjithe truqet. Nese nuk me beson, eja ta zbulosh lojen e vertete.
U kthyem. Kerkova nje te care mes palave te pelhures. Pak caste me tutje Adriana me luti te largohemi qe andej dhe - kurre me nuk e permendem ate te diele te panagjyrit.
Njeriu e merrte breshken dhe e nxirrte nga akuariumi. Menjehere, ne dysheme, breshka e hiqte koken e rrejshme. Goja e saj e vertete fliste ca fjale te perziera te cilat nuk merren vesh jashte ujit. Njeriu ulej ne gjunje, e puthte dhe e mbeshteste ne gjoks. Qante mbi samarin e lagur te breshkes. Askush nuk do ta kuptonte se sa i vetmuar ishte, askush nuk do ta kuptonte se sa e donte ai. E leshoi perseri ne lym, e mbyti denesen dhe doli te shiste bileta te tjera. Akuariumi serish u ndricua. U duken fluskat e para. Breshka filloi rrefimin e vet.

Dino BUXATI

Magnetofoni

Ai i pat thene asaj (me ze fare te ulet), i qe pergjeruar, mos bej zhurme, te lutem, magnetofoni po rregjistron nga radioja, mos qit ze, ti e di qe une kam merak, po rregjistroj Mbretin Artur te Parselit, nje gje e mrekullueshme, nje kryeveper. Po ajo kerma, si per inat, sillu lart e poshte, ec e perpiq takat,vetem e vetem qe atij t'i hipnin xhindet, pastaj kollitej (enkas) dhe me pas ia shkrepte gazit me vete dhe ndizte shkrepsen paf-puf, per te bere sa me shume zhurme. E nderkaq Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina, mjeshtrit e muzikes se perkryer, qiellore, shkonin dem. Ajo maskaresha, grereza, tartabiqja, brenga e vazhdueshme e jetes... Keshtu nuk shtyhej me. Tani, pas kaq vitesh, ai ka vene e po degjon ate te shkrete shirit, ka vene bobinen me mjeshtrit, me majat, me Parselin, Moxartin, Bahun, Palestrinen. Ajo nuk eshte me aty, ka ikur. Ajo e ka braktisur. Ajo e gjeti zgjidhjen, e la. Ai nuk e ka idene se ku ka perfunduar ajo. Ja, tani, Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina tingellojne si pa shije, te vjen per te vjelle, katrahure, te mallkuarit...
Ja, ja ai trokthi lart e poshte, ja trokitja e takave, ja te qeshurat (e dyta sidomos), ja kruajtja e fytit, kolla. Kjo po, kjo eshte muzike qiellore. Ai ka vene veshin e degjon. Nen driten e abazhurit eshte ulur e degjon. Si i ngurosur ne kolltuk, katandisur keq e me keq, ai degjon. Pa levizur as edhe muskujt me te vegjel te gjymtyreve, ai rri me veshin nga magnetofoni: ja zhurmat, ja peshpeshet, ja kolla! Keta tinguj te adhuruar, madheshtore. Qe nuk i ka me, qe nuk do t'i kete kurre me.

Alain Robbe-GRILLET

Plazhi

Tre femije ecin pergjate ranishtes. Afrohen, njeri prane tjetrit, duke u mbajtur per dore. Kane perafersisht te njejten lartesi dhe, padyshim, te njejten moshe: rreth dymbedhjete vjec. Ai i mesit, megjithate, eshte pak me i vogel se dy te tjeret.
Pervec tyre, i gjithe plazhi eshte i shkrete. Eshte ky nje rrip i gjate rere, mjaft i gjere, uniform, pa gure te izoluar dhe pa gropa uji, pakashume i pjerret, midis faqes shkembore, qe nuk ka asnje shteg, dhe detit.
Ben mot shume i mire. Dielli shendrit reren e verdhe me drite te forte vertikale. Ne qiell nuk ka asnje re. Nuk ka as ere. Uji eshte i kalter, i qete, pa as me te voglen vale qe vjen nga larg, edhe pse plazhi eshte i shtrire nga deti i hapur deri ne fund te horizontit.
Por ne intervale te rregullta, nje dallge e papritur, gjithnje e njejta, qe lind pak metra me tutje ne det, fryhet pernjehere, shperndahet atyperaty, gjithe ne te njejten vije. Atehere nuk ke pershtypjen se uji afrohet e pastaj largohet; perkundrazi, thuajse e gjithe kjo levizje ndodh ne nje vend. Fryrja e ujit krijon se pari nje ultesire te lehte, nga ranishtja, dhe dallga terhiqet vetem pak, bashke me zhurmen e rrokullisjes se zhurit; pastaj perplaset e derdhet, e shkumezuar, ne pjerrtesine, por vetem sa per ta rrimberthyer terrenin e humur. Nese ndodh nje ngjitje vetem pak me e forte, do ta lage, per nje cast, disa centimetra me shume.
Dhe cdo gje mbetet serish e palevizshme, deti, i rrafshet dhe i kalter, saktesisht i ndalur ne nivelin e reres se verdhe te plazhit ku ecin njeri prane tjetrit tre femije.
Jane bjonde, thuaja po ajo ngjyre si rera: lekura pak me e erret, floket me te celta. Qe te tre jane veshur ne te njejten menyre, breke te shkurtera dhe nje bluze, njeri dhe tjetri, nje pelhure e madhe e kalter e zbardhur. Ecin njeri prane tjetrit, duke u mbajtur per dore, ne vije te drejtje, paralelisht me detin dhe me faqen shkembore, gati ne nje distance nga te dyja, mbase pak me afer ujit. Dielli ne zenit nuk le hije ne kembet e tyre.
Para tyre, rera e paprekur, e verdhe dhe e lemuar, nga shkembinjte deri te uji. Femijet afrohen ne vije te drejte, me shpejtesi te zakonshme, pa asnje kthese, te qete dhe per dore. Pas tyre rera, gati e njome dhe e shenuar me tre vija gjurmesh qe lene kembet e zbathura, tri perseritje te rregullta te gjurmeve te ngjashme dhe njesoj te ndara mes tyre, te groposura mire dhe paster.
Femijet shikojne drejt para tyre. Nuuk i kthejne syte nga faqja e larte shkembore, ne te majte te tyre, dhe as nga deti, valet e vogla te te cilit perplasen kohe pas kohe ne anen tjeter. Per me teper, nuk kthehen te veshtrojne pas tyre distancen e kapercyer. Ndjekin rrugen me hap te barazuar dhe te shpejte.
Perpara nje plym zogjesh te detit kapercejne bregun, ne kufi te valeve. Ata ecin paralelisht me capin e femijeve, ne te njejtin drejtim, rreth njeqind metra prej tyre. Por meqe shpezet ecin ngadale, femijet afrohen. Dhe derisa deti fshin, aty ku mundet, gjurmet e putrave te tyre yllesore, kembet e femijeve mbeten te shenuara qarte ne reren gati te lagur, ku tre vijat e gjurmeve vazhdojne te zgjaten.
Thellesia e gjurmeve eshte konstante: rreth dy centimetra. Nuk deformohen as nga rontijet e skajeve as nga ngulitja e thelle e thembres dhe e gishtave. Duken sikur jane gdhendur cope ne nje shtrese siperfaqesore, me fine, te tokes.
Vija e tyre treshe zhvillohet gjithnje e me larg dhe duket njeheresh sikur ngushtohet, ngadalesohet, tretet ne nje vije te vetme qe ndan zallishten ne dy rripa, ne tere gjatesine e saj dhe qe perfundon ne levizje te imta mekanike: ngritja dhe zbritja alternative e gjashte kembeve te zbathura.
Megjithate, per aq sa kembet e zbathura largohen, ata u afrohen zogjve. Jo vetem qe pushtojne me shpejtesi terrenin, por distanca relative qe ndan dy grupet zvoglohet edhe me shume, ne krahasim me rrugen qe tashme eshte kapercyer. Se shpejti nuk do te kete me shume se disa hapa mes tyre.
Por kur femijet arrijne me ne fund ne piken me te afert me zogjte, keta pernjehere rrapellojne krahet dhe fluturojne, se pari nje, pastaj dy, dhjete… Dhe i gjithe plymi i bardhe dhe gri shenon nje lakore mbi det per t'u kthyer e per te pushuar ne rere dhe per te vazhduar ecjen, gjithnje ne te njejtin drejtim, deri ne kufirin e valeve, rreth njeqind metra.
Ne kete distance levizjet e ujit jane gati te paverejtshme, ne mos qofte nje nderrim i papritur i ngjyres, cdo dhjete sekonda, ne castin kur shkumba e bardhe shendrit ne diell.
Pa u marre me gjurmet qe vazhdojne t'i gdhendin me saktesi ne reren e paprekur, as me valet e vogla ne te djathte te tyre, as me zogjte qe here fluturojne, here ecin, disa hapa para tyre, tre femijet bjonde ecin perpara, njeri prane tjetrit, me hapa te njejte dhe te shpejte, duke u mbajtur per dore.
Fytyrat e rrezitura, me te erta se floket, ngjajne: shprehja e tyre eshte e njejte: serioze, e menduar, mbase e preokupuar. Vijat jane gjithashtu identike, edhe pse, nga ajo qe shihet, dy prej femijeve jane djem, ndersa e treta eshte vajze. Floket e vajzes jane vetem pak me te gjata, me te rrudhta, ndersa gjymtyret e saj me te imta. Por veshja eshte po ajo: breke te shkurtera dhe bluza, nje pelhure e gjere, e kalter e zbardhur.
Vajza eshte ne te djathte, nga ana e detit. Ne te majte te saj ec ai qe eshte pak me i vogel nga dy djemte. Djali tjeter, me afer faqes shkembore, ka gjatesine e vajzes.
Para tyre shtrihet rera e verdhe dhe e ngjeshur, sa te shohin syte. Ne te majte ngrihet paravani i gureve ngjyre kafe, gati vertikal, ku nuk shihet asnje shteg. Ne te djathte, i palevizshem dhe i kalter, sa mban horizonti, siperfaqja e rrafshet e ujit te ravijezuar me nje tegel te perkohshem, i cili perplaset menjehere per t'u derdhur ne shkume te bardhe.
Pastaj, dhjete sekonda me vone, vala qe ishte fryre, krijon ultesiren e njejte, nga ana e plazhit, me zhurmerimen e rrokullisjes se zhurit.
Valeza vrundullon; shkuma qumeshtore ngjit serish pjerrtesine duke ripushtuar disa centimetra te terrenit te humbur. Pas heshtjes qe pason, nga shume larg, jehojne te renat e kambanes ne ajrin e qete.
Ja kambana tha me i vogli nga djemte, ai qe ecte ne mes. Por zhurma e zallit qe thithte deti mbuloi tingellimen e dobet. Duhej pritur kryerjen e ciklit per te diktuar ca zera te fundme, te shformuar nga distanca.
Eshte kamabana e pare, tha me i madhi.
Valeza vrundulloi ne te djathte te tyre.
Kur u kthye qetesia, ata nuk degjuan me asgje. Tre femijet bjonde ecnin gjithmone me po ate ritem te vazhdueshem, duke u mbajtur per dore. Para tyre plymi i zogjve, qe s'ishin me larg se disa hapa, i trembur nga e papritura, rrahu flatrat dhe rimori fluturimin.
Ata shenuan po ate lakore mbi uje, per t'u kthyer e per te pushuar ne rere dhe per te rinisur ecjen, gjthnje ne nje drejtim, ne kufirin e dallgeve, njeqind metra, perafersisht.
Ndoshta nuk eshte e para ia ktheu me i vogli, nese nuk e kemi degjuar tjetren, para se…
- Do ta degjonim njesoj, iu pergjegj fqiu i tij.
Por ata nuk e ndryshuan ecjen per kete; dhe po ato gjurme, prapa tyre, vazhduan te ngjiteshin, sa me te mundnin, nen gjashte kembet e zbathuara.
Edhe pak, nuk jemi aq afer, tha vajza.
Pas nje casti, me i madhi nga djemte, ai nga faqja shkembore, tha:
Ende jemi larg.
Dhe vazhduan te ecin ne heshtje, qe te tre.
Heshtnin derisa kambana, po aq pak e dallueshme, jehoi serish ne ajrin e heshtur.
Atehere me i madhi nga djemte tha:
Ja kambana. Te tjeret nuk u pergjegjen.
Zogjte, qe ishin gati t'i zinin, perplasen flatrat dhe fluturuan, se pari nje, pastaj dy, pastaj dhjete.
Pastaj i gjithe plymi zbriti serish ne rere, duke ecur bregut, njeqind metra para femijeve. Deti fshinte sa c'mundte gjurmet yllesore te putrave te tyre. Femijet qe ecnin me afer shkembores, njetri prane tjetrit, duke u mbajtur per dore, lane pas tyre gjurme te thella, vija trizeshe qe zgjateshin paralelisht me bregun, permes ranishtes shume te gjate.
Ne te djathte, ne anen e ujit te palevizshem dhe te rrafshte, vrundulloi, gjithnje ne te njejtin vend, po ajo vale e vogel.

Niko KAZANZAQI

Asketika
- Rraca -
Britma nuk eshte e jotja. S'je ti qe flet,flasin paraardhes te panumert me gojen tende. S'je ti qe desheron; desherojne breza te panumert paraardhesish me zemren tende. Te vdekurit e tu nuk dergjen ne dhe. U bene zogj, peme, ajer. Ulesh nen hijen e tyre, ushqehesh prej mishit te tyre, frymemerr frymen e tyre. U bene ide e pasione dhe percaktojne vullnetin e veprimin tend. Brezat e ardhshem nuk levrijne brenda kohes se percaktuar, larg prej teje. Jetojne, veprojne dhe desherojne brenda veshkave dhe zemres sate. Detyra jote e pare duke zgjeruar unin tend eshte, qe ne kete cast koherrufeshem qe capitesh mbi toke, te arrish te perjetosh udhetimin e paperendueshem te vetes tende, ate te dukshmin si dhe ate te padukshmin.
Nuk je nje; nje trup ushtrie je. Per nje cast nen diell dritesohet nje prej fytyrave te tua. E menjehere shuhet dhe nje tjeter ndizet, me e re se ty, pas teje. Rraca jote eshte trupi i madh, i kaluari, i tashmi dhe i ardhshmi. Ti je nje shprehje castpaket, ajo eshte fytyra. Ti je skeleti, ajo eshte mishi. Nuk je i lire. Te padukshme mijra duar shterngojne duart e tua dhe i levizin. Kur inatosesh, nje stergjysh shkumbezon ne gojen tende; kur dashuron, nje paraardhes shpellbanues renkon, kur fle, hapen varret brenda kujteses tende dhe mbushen plot vampire kryet e tua dhe kope-kope mblidhen fantazmat e te vdekurve e te thithin gjakun qe te ringjallen. Mos vdis, qe te mos vdesim!, therrasin brenda teje te vdekurit.
Nuk arritem t'i gezonim grate qe adhuruam; te arrish ti, te flesh bashke me to! Nuk arritem t'i benim vepra idete tona; vepra t'i besh ti! Nuk arritem ta kapim e ta ulim ne toke fytyren e shpreses sone; ta ulesh ne toke ti! Perfundoje vepren tone! Perfundoje vepren tone! Dite nate hyjme e dalim ne kurmin tend dhe therrasim. Jo, nuk ikem, nuk u ctrupezuam prej trupit tend, nuk zbritem nen toke. Brenda mushkerive te tua e vazhdojme betejen. C'lirona! S'mjafton vetem brenda teje te degjosh ushtimen e pasardhesve.
S'mjafton vetem t'i ndjesh se si luftojne perballe pragut te mendjes tende. Te gjithe vershojne qe te mberthehen te truri yt i ngrohte, te ngjiten serisht ne driten e dites. Po ti te seleksionosh. Cili prej paraardhesve duhet rroposur pas ferrit te gjakut tend dhe cili te ngjite te perpjeten drejt drites dhe dheut. Mos i meshiro! Ulu symprehte ne guven e zemres tende dhe seleksiono.
Ky skelet, te thuash, eshte i peshtire, i erret, si kafshe, te shporret! Ky eshte i heshtur dhe i flakeruar, me i gjalle se sa mua; krejt gjakun tim le ta pije! Hidh drite mbi gjakun e erret te paraardhesve te tu, lidhi britmat e tyre ne fjale, kthjelloje vullnetin e tyre, zgjeroje ballin e tyre te ngushte e te eger; kjo eshte detyra jote e dyte.
Sepse s'je vetem skllav. Sapo lind, nje mundesi e re lindi bashke me ty, nje hov i ri trazon zemren madhore te erret te sojit tend. Sjell, do a s'do, nje ritem te ri, nje deshire te re, nje ide te re, nje trishtim te ri. Do a s'do pasuron trupin tend ateror.
Ne c'drejtim do te nisesh? Si do ta perballosh jeten dhe vdekjen, virtytin dhe friken? I tere brezi strehohet ne kraherorin tend dhe pyet e pret me ankth. Ke pergjegjesi.
Nuk qeveris vetem e vetem ekzistencen tende te vockel e te parendesishme. Je nje fushe zarash ku per nje cast luhet fati i sojit tend. Cdo veprimi i yt pasqyrohet ne mijra fate. Sic ecen, ne te njejtin cast, hap, krijon shtratin ku do te hyje e do te udhetoje lumi i pasardhesve. Kur frikesh, frika degezohet tek breza te pafund dhe telendis pafundesi shpirterash para dhe pas teje. Kur hov ne nje veprim trimeror, rraca jote e tere, hov e burrerohet. Nuk jam nje! Nuk jam nje! Kjo enderr ne cdo cast do te te perveloje. Nuk je nje kurm castpaket i padobi; prapa maskes sate te dheshme te perkoheshme, nje fytyre mijevjecare pergjon. Pasionet dhe idete e tua jane me te vjetra sesa zemra dhe truri yt. Trupi yt, ai i padukshmi, jane parardhesit e vdekur dhe pasardhesit ata te palindurit.Trupi yt, ai i dukshmi, jane burrat, grate dhe femijet e rraces sate qe jetojne tani. Prej ferrit te unit te tij shpeton vetem e vetem ai qe ndjen urine kur nje femije i rraces se tij nuk ka te haje, dhe hov i gjithehareshem kur nje burre a nje grua te sojit te vet puthen. Te gjitha keto jane organe te trupit tend te dukshem. Ndjen dhembje dhe gezohesh i derdhur deri ne fundet e Tokes brenda mijera kurmeve gjaknjejte. Ashtu sic lufton per trupin tend te vogel, lufto edhe per te madhin. Lufto qe te gjithe keto trupa te tu te behen te afte, te forte, plot deshire. Te dritesohet mendja e tyre, te rrahe zemra e tyre e zjarrte, e patrembur, e patrazuar. Si mund te jesh i forte, i ndricuar i patrembur, nese keto virtyte nuk pershkojne si tallaze krejt trupin tend te madh? Nje prej rraces sate te humbase, te terheq me vehte ne gjemen e vet. Nje pjese e trupit dhe e mendjes tende kalbet.
Ta perjetosh thelle, jo si ide, por si mish dhe gjak kete njejtesim. Je nje gjeth ne degen madhore te rraces. Te ndjesh dheun te te ngjitet prej rrenjeve te errta dhe te shperbehet ne deget e gjethet. Cili eshte qellimi yt? Te luftosh qe te te mberthehesh fort te dega dhe qofte si gjethe, qofte si lule, qofte si frut te levrije brenda teje, te ripertrihet dhe te frymemarre e gjithe pema. Detyra jote, duke kryer sherbimin tend luftarak brenda rraces eshte te ndjesh brenda teje te gjithe paraardhesit. E dyta. t'i japish drite vrullit te tyre dhe te vazhdosh vepren e tyre. Dhe detyra jote e trete, t'i dorezosh tet biri urdherim madhor qe te te tejkaloje. Ankth brenda teje. Dikush lufton qe te arratiset, te shqyhet prej mishit tend, te shpetoje prej teje. Nje fare ne veshkat e tua, nje fare ne trurin tend s'do me te rrije me ty. Nuk e nxe me shpretka jote, lufton per lirine e tij.
At', nuk me nxe zemra jote, dua ta mposht, te kaloj! Trupin tend urrej, turperohem qe jam i ngjitur me ty, do te iki! U katandisa kal i ploget, kembet e tua s'e ndjekin ritmin e zemres sime. Ngutem. Do te ec ne kembe, do te shaloj tjeter trup dhe do te te braktis ne rruge!
Dhe ti, Ati, gezohesh duke degjuar zerin percmues te birit tend. 'Gjithcka, gjithcka per tim bir!, therret ti. Une jam nje hic. Une jam majmuni, ai eshte njeriu. Une jam njeriu, ai biri i njeriut! Nje force brenda teje, me e epert se sa ti, kalon tejpertej duke e mposhtur trupin tend dhe therret: Luaje te tashmen dhe te sigurten, luaje per te ardhshmen e te pasigurten. Mos ruaj asgje per me vone. Me pelqen rreziku. Mund te zhdukemi, mund te shpetojme. Mos pyet! Cdo cast mbeshtete ne dyert e rrezikut boten krejt! Une fara e te palindurit ende, ha mushkerite e rraces sate dhe therras!
(Niko KAZANZAQI eshte autor i veprave te njohura Kapedan Mihali, Zorba dhe Krishti kryqezohet perseri.)


E. M. CIORAN

MEKATI I ZERIT NJEREZOR
Mallkuar qofte casti kur provokimet e zerit grisen intimitetin e heshtjes, kur vdektaret soditen veten duke klithur melodi qe ndoten akordet e heshtjes, qe shkaterruan harmonine delikate te gjerave pa ze!

Prehjet shpirterore te vetmise asgje nuk i trazon ne menyre me acaruese sesa zeri njerezor. Sapo e braktis pak veten, modulimet idiote te kenges na ngrejne nervat, na ngrijne gjakun dhe na hedhin ne nje terbim te ngurosur. Mallkuar qofte casti kur provokimet e zerit grisen intimitetin e heshtjes, kur vdektaret soditen veten duke klithur melodi qe ndoten akordet e heshtjes, qe shkaterruan harmonine delikate te gjerave pa ze! Qysh atehere - ska me vetmi, sepse ngado qe te shkosh druan mos has nje njeri qe kendon, apo, me keq akoma, nje njeri qe flet. Nga vjen tmerri i belbezimit muzikor te te gjalleve dhe frika se cdo fqinj eshte nje xhelat i izolimit tone? Nese zeri njerezor do perkthente nje mungese te njeriut ne bote, cdo fragment kenge do te ishte nje tundim parajsor. Por asgje nuk eshte me e papershtatshme per tingujt e thelle, sesa kercellima e grykes se ndyre, me flurimet e saj te vrazhda, revoltuese dhe vrasese. Instrumenti i fundit muzikor shpreh nje etje me te madhe per parajsen sesa aftesite me te holla te organeve tona vokale teper te dobeta. Ndaj paturpesise se zerit njerezor, ku e ku me mire preferoj daullen, agresionin tingullor te se ciles do ta duroja me nje nenshtrim te kendshem, sesa te ndiqja evoluimet nevrastenike te blegerimes njerezore.
Me ane te kenges, ne duhej te mos na shpetonte asnje rast i vetem per te shprehur arratisjen jashte bote, frymemarrjen e marrte apo te percaktuar drejt gjetiut. Cperversion i fatit tone ka konvertuar zerin ne organ te natyres se qenies? Qysh kur kemi arritur te kenaqemi vetem me pranine tone ne bote? Zeri, a nuk duhet te ish shprehja e drejtperdrejte e nje humbjeje? Perse duhet te kendojme ne mos po per te ngushelluar veten per shembjen tone ne asgjene e perditshme? Zeri njerezor eshte shmangur nga sensi i thelle i muzikes - qe eshte ai qe na ngushellon per mekatin e te qenit. Dikur, kur ekzistonte vetem muzika fetare - e kur zeri ishte i detyruar te prekte tonalitetet transhendente - vulgariteti i lumturise ende nuk i kish ndragur modulimet e zerit. E fundmja zhele njerezore, cdo here qe hapte gojen, i drejtohej Zotit. Keshtu qe ne fillimet madheshtore te muzikes italiane - e pakuptueshme ne trivialitetin e operas - keshtu qe perpara dhe gjate epokes se Bahut. Sa me teper u humanizua muzika, aq me shume ajo ra. Duke iu hapur jetes, ajo zhduku sublimen dhe ne vend te fergellimave transhendente futi tmerrin mishtor te vdekjes, apo zevendesoi doreheqjen me entusiazmin.
Kete proces dekadence, cmund ta shprehte me mire sesa vershimi i fluturimeve periferike te zerit? E keni vene re qe gjithe njerezit zune te kendonin? Nuk mundesh me te degjosh nje koncert: kenget prishin atmosferen dhe, duke shperndare endrren jo-njerezore te muzikes, na shpien ne nje hir periferik te atyperatyshem. Njeriu ka hyre befas gjithkund. Do na duhet ta durojme kete renie me nje neveri mjeshterore, dhe, per aq sa te mundemi, ta konsiderojme me mosperfillje kete fenomen vulgariteti unik.
Nje grua qe flet - qe vetem dhe thjesht flet - mund tju beje te besoni se ajo nuk eshte nje sherbyese. Nje melankoli kapricoze e veshtrimit e mbeshtjell gjithcka qe ajo thote me nje poezi te pakuptimte, por qe nuk mund tju lere shperfilles. Sapo ato nisin te kendojne - dhe te gjitha grate kendojne keq - ato tradhtojne substancen e tyre prej sherbyeseje. Sikur burrat te ishin me te sinqerte e me pak te lidhur pas interesit, sa e sa here do u duhej qe, ne vend te luleve, tu jepnin grave nje fshese! Gezimit femeror, une njoh shume pak shembuj qe tia kalojne per nga trivialiteti. Kur, ne oret e persiatjeve natore apo indiferences enderrore, neper rruge ose hotele, nisen ne tufe te qeshurat e nje gruaje e aq, ke ndjesine se ato shperthime te qeshurash perdhosin hyjneshen e qetesise dhe ngulen ne sfondin e perjetesise si gjurmet e nje turpi kozmik. Kesisoj, vulgariteti, qe del nga grate, duket se shumbet kurre dhe qendron i skalitur ne kujtesen e fshehte te natyres. Ne fakt, Zoti do duhet te kish qene me zemergjere ndaj tyre, te mos u jepte ze dhe fjale, sepse vetem te privuara nga keto dhunti ato do mund te shprehnin ate cka ato nuk jane. Keshtu, ato do na ishin krejtesisht te huaja - sikunder qene fillimisht - dhe ne do kishim mundur te puqnim ne hicin e tyre stolite e mjerimit tone bujar.
Kierkegaardi, ne te jashtezakonshmen e tij Etapa ne shtegun e jetes, pohon: “Melankolia eshte hiri i dhimbjes. Pikerisht nga ky mister delikat i melankolise do duhej te rridhte evolucioni i zerit njerezor. Per tu kenaqur me pranine tone ne bote, gjestet, shenjat dhe grimasat na mjaftojne. Dhe perseri do mund te kalonim, meqe ne jemi karikatura shprehese cdo here qe perpijme me sy kete panair kotesish qe eshte e ashtuquajtura bote. Shikoni nje njeri qe nuk i shton asgje jetes, as vetes se tij, per te kuptuar se gjer ne cpike kenaqesite e qenies jane burim budallalleku. Fakte ne shkallen e botes, ne nuk jemi asgje. Ne fillojme te jemi vetem ne nje dridhje melankolike apo ne nje pasion fetar. Atehere e heqim qafe natyren, atehere reshtim se qeni natyre. Kjo eshte etapa e vetedijes ne te cilen muzika, ngushelluese siperane, perpiqet te zevendesoje qejfet e humbura te jetes me nje bote me vete, qe thith nje sharm me te thelle, nje rendese me te dhimbshme. Etapa muzikore e vetedijes eshte percaktuar nga thyerja me natyren. Ne kete leme, grate nuk kane krijuar absolutisht asgje, nga vete fakti se ato i perkasin mosndarjes natyrore. A ka gje tjeter ta tregoje me mire - gjer ne mynxyre - qe nje grua mbetet natyre? Per ta kuptuar, mos lexoni psikologet, por shfletoni, me nje pamje medituese, ndonje traktat zoologjie apo botanike.
Cdo modulim i zerit do duhej te na zbulonte, me nje sugjestion balsamik te paepur, sa te vetem, sa mizorisht te vetem ne kemi mbetur ne natyre. Nese flasim dhe kendojme, kete e bejme vetem per te treguar sa larg jemi nga gjendja fillestare. Artikulimi me i vogel deshmon pakufishmerine qe na ndan nga harresa primitive. Degradimi i zerit njerezor - mungesa e permases transhendente ne melodine e perditshme - sinjalon pjerresine e kobshme, kafsherore mbi te cilen njeriu rreshket. Te jete valle tundimi i lumturise qe prish racen njerezore? Nuk do dija te besoja qe nje qenie qe ka nxjerre prej fatkeqesise thelbin e fisnikerise se vet, te mund te bjere kaq poshte. Nese, megjithate, ky proces eshte i pashmangshem, do na duhet te gjejme mjetet per ta bere te heshte zerin njerezor, te pengojme keto qenie te prishin deliresine e heshtjes e te vendosin pranine e tyre nepermjet ngjirjes e cjerrjes se nje zeri te korruptuar e te topitur. Sa me shume qe njeriu behet i pranishem ne bote, aq me teper ai largohet nga thelbi i tij.




Anne HEBERT
KTHEHU MBRAPSHT

Kthehu mbrapsht o jeta ime
Ti e sheh mire qe udha eshte e zene.
Shihe barrikaden perballe kater stineve
Preke me gisht kete mur nate te brishte
qe ngrihet ne horizont
Kthehu shpejt ne shtepi
Mos u habit: ajo eshte me e padepertueshmja
Me e zgaverta me e thella.
Bano pra ne kete guralec
Mendo per rrugetimin e ngadalte te shpirtit tend
te ardhshem
Qe i ngjan atij dora-dores.
Ke kohe boll derisa te pllakose terri i madh:
Vizitoje zemren tende te nendheshme
Udheto ne vijat e duarve te tua
Kjo vlen po aq sa rruget e botes
Dhe sheshi i madh i detit te trazuar.
Perfytyro me nge nje dashuri te bukur te larget
Duart e saj te lehta qe jane nisur per te ti
Mbaje frymen
Qe as era me e vogel ajrin te mos e levize
Qe gjithcka te jete e qete e lemuar dhe e bute
Permes mureve te larta e te trasha.
Deshira e zjarrte endet fluturon e pudros
Kridhu ne mendime dhe tregoi lotet
O jeta ime kokeforte poshte gurit !

Ignazio SILONE
VIZITA NE BURG

Nje njeri i vogel, kembezbathur e leckaman, me pranga ne duar, ecte midis dy karabiniereve, duke u luhatur rruges se shkrete plot pluhur, me ritmin e rende vallezues, mbase ishte i cale, ose i plagosur ne njeren kembe. Midis dy fytyrave me uniforma te zeza, qe ne bardhesine e drites se veres dukeshin si maska vdektare, i ziu kishte nje shkelqim te cuditshem tokesor ne fytyre, si kafsha e kapur ne shpelle. Ne shpine kishte bohcen nga e cila depertonte nje zukatje si e cinxerit qe sikur ndiqte keto kercime.
Ajo pamje te nxiste gaz e keqardhje, dhe une kete e shikoja nga pragu i shtepise, me abetaren ne preher, duke u ndeshur per here te pare me zanore e bashketingellore; ishte nje argetim i papritur qe me beri te qesh. Kerkova te gjeja dike me te cilin do ta ndaja gezimin, dhe ne ate cast, nga brenda shtepise, degjova hapat e rende te babait.
Shiko sa qesharak qe eshte, i thashe duke qeshur.
Babai me shikoi ashper, me ngriti lart, duke me terhequr per veshi dhe me shpuri ne dhome. Kurre me pare nuk e kasha pare aq te pakenaqur me mua.
Cka paskam bere? e pyeta duke ferkuar veshin qe me dhembte.
Mos qesh asnjehere me te burgosurin.
Pse?
Sepse ai mund te mbrohet. Dhe, mbase eshte i drejte. Me nje fjale: eshte fatkeq.
Pastaj, pa fjale, me la vetem ne dhome me nje shqetesim te ri. Zanoret e bashketingelloret dhe kominimmet e tyre te komplikuara nuk me interesonin me.
Po ate nate para se te me coje ne shtrat ne kohen e caktuar, babai me shpuri ne shesh, gje qe ndodhte rralle; ne vend qe te rrinte, si zakonisht, me miqte e Shoqates per ndihme reciproke, ai u ul ne nje tavoline para kafenese se Njerezve te merituar ku zoterinjte ngiheshin me freskun pas dites se nxehte. Ne tavolinen e vogel, prane gjyqtarit ai bisedonte me mjekun e bashkise.
Per cka eshte akuzuar njeriu qe e burgosen sot? pyeste babai gjyqtarin me te cilin kishte marredhenie te mira.
Ka vjedhur, u pergjegj gjyqtari.
Nga eshte vjedhesi? Eshte endacak? Ose i papune, pyeste edhe me tutje babai.
Punetor, murator, ndihmes ne fabriken e tullave, si duket e ka vjedhur patronin, u pergjegj gjyqtari. Mos te ka vjedhur ty dicka?
Cudi, tha babai. Kembezbathur e leckaman, sic e pashe une, me pare i ngjante njeriut qe e kane vjedhur.
Kjo pamje e fatzinjve ne pranga, te shoqeruar me karabiniere, asokohe ishte shume e shpeshte ne rrugen ku banonim, sepse asaj rruge kalonin ata qe i burgosnin neper fshatra qe binin nen pergjegjesine e gjyqit tone. Detyroheshin te vinin ne kembe, sepse nuk kishte transport te pershtatshem.
Mbi pjesen e vjeter te fshatit dukeshin muret e nje keshtjelle te vjeter; grupe te medha te shtepive te zeza fshatare, shume ahure te gerryera ne shkemb, disa kisha dhe ndonje pallat i pabanuar: por vitet e fundit, me rritjen e popullsise, fshati zgjerohej drejt lugines, ne te dy anet e lumit, kurse rruga jone ishte arteria kryesore qe shpiente drejt fushores Fucino: rruge me qarkullim te dendur dhe te zhurmshem. Nuk e kishte tabanin e forte, ndaj ndryshonte pamjen ne cdo stine; e paqendrueshme dhe mashtruese si shtrati i lumit, me pare i ngjante nje shtegu te gjere fshati, plot gropa me balte e bore gjate dimrit, dhe pluhur verbues gjate veres. Shtepiat, kryesisht dykateshe, te rrjeshtuara ne te dy anet e rruges, nuk mbroheshin as nga balta as nga pluhuri, e as nga zhurma; dhe ishin gjithsesi shume te zhurmshme, sepse kishin perplot zanatcinj.
Ne agun e pare rruges sone kalonin tufat e dhive e dhenve, gomereve e mushkave, lopeve; kalonin qerret me fshatare qe shkonin ne pune drejt lugines; kurse ne mbremje ktheheshin me shenjat e lodhjes, dhe perseri kalonte procesioni i njerezve dhe kafsheve. Gjate kesaj kohe rrugen para shtepive e mbushnin zanatcinjte; drugdhendes, kepucare, farkatare, kazanxhinj, vozaxhinj, bojaxhinj, kurse mesit te saj kalonin rrjeshtat e gjate te qerreve te ngarkuara me dhe te kuq qe i terhiqnin mushkat. Dheu i kuq nxjerrej me mjete primitive ne xeheroren e vjeter te gerryer ne faqen e malit dhe dergohej te hekurudha. Askush ne fshat nuk e dinte ku shkonte. Shume shpesh, kur bente kohe e keqe, sidomos dimrit, ndonje rrote e qerres sharronte ne gropen e mbuluar me balte dhe gjithe kolona e dheut te kuq ndalej me ore te tera, bashke me sharjet dhe britmat e qerrexhinjve.
Disa vjet me vone kur babai vendosi te me merte ne Fucino, per mua kjo ishte ngjarje me rendesi. Pernjehere ndieva se isha bere burre. Me zgjoi heret ne mengjes, ishte ende terr, por ai i kishte pergatitur qete dhe e kishte sjelle qerren para deres se shtepise. Cuditerisht, ne dhomen e vekut tashme degjohej zhurma e pedalave dhe drugez. A thua nena punonte? Por ajo erdhi menjehere te pinte me mua qumeshtin me kafe dhe te me jepte ndonje keshille. Me kujtohet se me kishte porositur qe kur te arrij ne Fucino, te ruhem nga dielli. Ata qe per here te pare shkojne ne fushore, me tha, gjithmone i djeg dielli. Pastaj me percolli deri te qerrja. Cdo hollesi e rriste shqetesimin. Ne driten e zbehte te agimit madhesia e qeve, thjeshtesia dhe vrazhdesia e gjerave te ngarkuara per punen e dites pllugu, thaset e fares, bidonet e ujit dhe te veres, kosharet me ushqim... dhe befas, kukurisja rituale, por megjithate e papritur e gjelit, e gjithe kjo zbulonte per mua peshen e jetes ne te cilen po hyja. Duhej nisur heret sepse kishte mbi tete kilometra deri ne mes te fushores, deri te arra jone, por ishte mire, edhe per ne edhe per qete qe te arrijme pa lindur dielli.
Qerrja qe e terheqin qete leviz me hapin e njeriut. Por kjo ngathtesi e saj pajtohej me disponimin e djaloshit qe hedh hapin e pare ne jeten e te rriturve. Veshtroja fshataret qe ecnin para ose pas nesh ne kolonen e qerreve dhe kafsheve dhe perpiqesha te sillem si ata, duke fshehur shqetesimin. Habitesha se si edhe ata qe njiheshin mire dhe ishin miq pershendeteshin vetem me levizje koke. Ishte dite pune e jo feste. Nuk me vinte keq as pse babai, i kredhur ne mendime, nuk me foli asnjehere, duke treguar keshtu se per te une nuk isha me femije. Ishte i papritur zbulimi dhe pamja e fshatit nga vendi ku kishim arrdhur. Asnjehere me pare nuk e kasha perjetuar fshatin keshtu, te tere, me nje vend, para meje dhe jashte meje. Thuajse nuk e njoha: shtepi te shperndara ne te caren e malit te zhveshur.
Sa me shume qe largoheshim lugines, fshataret, qerret, mushkat, gomeret kthenin majtas e djathtas, derisa nuk mbetem thuaja vetem. Atehere im ate e kuptoi se nuk kishte duhan. Nga menyra se si reagoi e pashe se ishte fjala per nje pakujdesi te rende. Si te ngryset dita pa duhan ne avullin e nxehte te lugines? Nga kjo nuk heqin dore as me te varferit.
Dielli tashme kishte lindur, kurse ne kishim hyre thelle ne Fucino per tu kthyer. Une vecanerisht ndihesha i dermuar per shkak se im ate vazhdimisht e perseriste: Kjo nuk me ka ndodhur asnjehere, asnjehere, asnjehere. Mos isha une fajtor? Isha i dermuar. Ajo dite, per mua vecanerisht e rendesishme, pernjehere ashpersisht u erresua. Kur arritem ne are, babai i zgjidhi qete nga qerrja dhe i futi ne zgjedhe pa fjale, bile as qe me shikoi. Rruga e gjate, e pluhurosur, me plepa anash, ishte e shkrete, si dhe pjeset e fushave afer nesh. Nuk kishte shprese se do te gjendej ndonje kalimtar i cili do ti jepte pak duahn babait. Im ate i mbrehi qete ne hulline e pare, pastaj me therriti.
Na parate, me tha dhe ofroja kujtdo qe kalon per nje cigare o pak duhan.
Dielli piqte dhe kishte pak shprese qe dikush te kalonte andej. Im ate hoqi xhaketen, ngriti hostenin e hekurt dhe ferfelloi qete me zerin plot pezm. Une i mbledhur kruspull qendroja i ulur ne skajin me bar te kanalit i cili ndante fushen prej rruges. Shikoja babain pertej qeve, te perkulur mbi plug, si largohet ngadale, pastaj kthehej dhe perseri nisej duke terhequr hullinjte ngjyre hiri drejt ne token e nxirre nga sternishta e djegur. Lavronte heshtur, drejt, ngadale, edhe pse dielli pervelonte. Perreth fushes plepat krijonin nje barriere te cilen as nje fije ere nuk e levizte; uji i kanalit ishte i turbull, dukej i palevizshem, uje i ndenjur. Edhe pse rrija nen hije, mezi merrja fryme. Me kishte kapluar nje mundim i paqarte dhe pergjumja; mendoja: me mire te kisha ndenjur ne shtepi. Nga mesdita me shkundi zeri i babait. Rruges afrohej nje njeri i hipur mbi gomar. Dukej sikur e kishte sjelle reja e ulet dhe e dendur qe e ngrenin prej toke kembet e padukshme te kafshes. Vrapova drejt tij, ia tregova parate dhe menjehere i propozova kembimin, duka ia treguar babain me qete e ndalur ne mes te hullirit. Ishte nje fshatar me pamje varfanjaku; gjithe lecka, neper te cilat shihej mishi lakuriq, kurse ne kembe kishte kepuce te lidhura me konop.
Nuk kam cigare u pergjegj, vetem nje gjysme.
Mire, i thashe duke ecur me gomarin. Ja parate dhe me jepni ate qe keni.
Po pse te mbetem edhe une tere diten pa duhan? u pergjegj ai. Mos eshte me i rendesishem yt ate?
Ima ate nuk eshte me i rendesishem, ia shpjegova une. Por pa duhan nuk e thote dot asnje fjale deri neser.
Aq me keq per te, u pergjegj njeriu. Cmendon ai, kush eshte?
Une vrapoja anes gomarit dhe fillova te deshprohem. Si ta marr ate gjysme cigareje? E veshtroja njeriun me lutje, por ai kishte nje shikim qe nuk e kuptoja nese me perqeshte ose i vinte keq. Kurre nuk kisha pare nga afer nje njeri te dobet, te zeshket, te thare e te rreshkur, si ai.
Ne koshare kemi dhe ushqim per nje dreke te mire, i thashe, nese doni, mund tjua fal hisen time. Ka dhe vere nga vreshti yne. Ndaluni, ejani te shikoni.
Njeriu nuk bindej, per me teper, me dukej se argetohej. Mu mbushen syte lot.
Ju lutem, e perserisja une, ju lutem!
Na, tha ai pernjehere, duke me ofruar gjysmen e cigares. Po ta fal.
Po parate? Nuk i doni? Pse?
Gjysma ose falet ose nuk jepet.
Nuk fola me se nxitoja ti shisja mend babait.
Cudi, tha im ate kur i shpjegova se si rrodhi biseda: Ta kishe pyetur te pakten si quhet.
Kaluan vite. Nje nate rrija ne pragun e shtepise me nje liber perrallash ne preher, kur e pashe ne kalim, me duar ne pranga, midis karabiniereve, pikerisht njeriun qe me dha gjysmen e cigares. E njoha menjehere, pa medyshje, dhe dicka e fuqishme me trandi. U nisa te gjej babain dhe tia them kete. Nuk ishte ne shtepi. Vrapova te gjyshja, pastaj shkova ne shesh. Askush nuk e kishte pare. E gjeta me ne fund ne ahur duke u dhene uje qeve. Duhet te jem dukur i shqetesuar sepse babai sa me pa me pyeti mos ka ndodhur ndonje fatkeqesi ne shtepi. Po, i thashe. Dhe i tregova se ckisha pare.
Te nesermen ishte e diele. Pas meshes, sipas marreveshjes, babai me priti ne shesh per te shkuar te gjyqtari.
Shpjegoja vete, me tha babai. Fundja, ti e njeh ate njeri.
Gjyqtari degjoi me buzeqeshje rrefimin tim te shkurter dhe te pasionuar.
Eshte burgosur se ka vjedhur, ma shpjegoi kur e perfundova rrefimin.
U habita. Me pare do ta mendoja njeri te dhunes se sa hajn.
Mbase ka bere dicka me karabinieret dhe gjyqtarit i duket hajn, u perpoq te shpjegoje babai. Por ajo qe ka bere ai vetem nje Zot e di.
Gjyqtari na lejoi ta vizitojme ne burg. Ne leter ishte edhe emri im.
Duhet ti cojme ndonje gje, propozoi im ate derisa shkonim rruges. Por cka?
Do te ishte mire ti blejme ndonje cigare, i thashe.
Mrekulli, tha im ate.
Me kujtohen edhe hollesite me te vogla te asaj vizite, sepse isha shume i ri dhe kjo ishte vizita e pare ne burg. Posa hyra brenda, zemra me rrahu aq fort sa ndieva molisje. Rojtari ne shpiu ne nje dhome te qelbur ku depertonte nje drite e zbehte nga nje dritare e mbrojtur me grila hekuri dhe tregoi nje dritare tjeter ne mur, ne lartesine e njeriut, neper te cilin mund te bisedonim me te burgosurin qe e kerkonim. Per ta pare, duhej te ngrihesha ne gishta. Eh, cfare kenaqesie ishte kur me njohu menjehere sa me pa.

Lengston HJUZ
DEMOKRACIA

Demokraci sshohim kurre,
As sot, as mot,
Se liria shpinekrrusur.
Sfitohet dot.

Une kam te drejte,
Ashtu si kushdo,
Te flas me ze te plote
Dhe toke te zoteroj.

U lodha se degjuari pallavrat e botes:
Jeta e tyre sic eshte le te vazhdoje,
Se neser vetvetiu gjithcka do te ndryshoje.
Liria nuk me duhet kur te vdes,
Une dua buke per neser ne mengjes.

Liria
Eshte drite fuqiplote.
E zhduk
Varferine
Mbi toke.
Edhe une
Jetoj ketu.
Lirine e dua
Jo me pak se ju.

Isak BABEL
MEZI I BARDHE

Shefi i divizionit tone, Timoshenko, ia kishte marre nje here Melnikovit, komandantit te eskadronit, nje mez te bardhe. Ishte kale me lekure te shkelqyer, por me gjymtyre kaba, qe dukeshin shume te renda. Melnikov ne vend te mezit kishte marre nje pele vranc te races se mire dhe me kas te rregullt. Por ai u prek shume per pelen duke u djegur nga hakmarrja dhe duke pritur rastin, i cili me ne fund i erdhi.
Pas luftrave te pasukseshme te qershorit, kur e shkarkuan Timoshenkon dhe e derguan ne rezerve te gradave te kuadrit komandues, Melnikovi i shkroi shtabit nje lutje per tia kthyer kalin. Shefi i shtabit iu pergjegj me vendim: Te kthehet mezi ne fjale ne gjendje te meparshme - dhe Melnikovi shend e vere kaloi gjithe ate rruge per te gjetur Timoshenkon, i cili jetonte ne Raxhivillov, nje qyteze e sakatuar, qe i ngjante palltos se shkyer. Ai fare shefi i pushuar i divizionit jetonte vetem, kurse sahan-lepiresit e shtabit nuk e njihnin me.
I lyer e i ngjyer me parfum freng si ai i Pjetrit te Madh, ai rronte dosido me kozaken Pavla, te cilen ia kishte rrembyer cifutit-intendant dhe me njezete kuaj te races, per te cilet te gjithe e dinim se ishin prone e tij. Dielli ne oborr ngulfatej ne verberine e rrezeve te veta, mezat ne avlline e tij thithnin furrishem nenat, hyzmeqaret e kuajve, te djersitur deri ne shpine, shoshitnin tershere me shosha te grisura dhe vetem Melnikovi, i lenduar nga padrejtesia dhe i shtyre nga hakmarrja shkonte drejt oborrit te barrikaduar.
E mbani mend personin tim? e pyeti ai Timoshenkon e shtrire nen hije, te qeshur e te ngeshem.
Te kam pare diku, me duket, ia ktheu Timoshenko dhe iu hap goja.
Atehere merreni ne dijeni vendimin e shefit te shtabit, tha ashper Melnikovi, dhe ju jutem, shoku nga rezerva, te me shihni me syrin zyrtar.
Posi murmuriti pajtueshem Timoshenko, e mori letren dhe e lexoi teper gjate. Pastaj, menjehere e therriti kozaken, e cila krihte floket nen hijen e strehes.
Pavla, qe nga mengjesi, Zotit fale, nuk pushon se krehuri. Po merre e vere nje here ate samovar.
Kozakja la me nje ane kraherin dhe, duke marre blenjte e flokeve ne pellembe, i hodhi pas shpine.
Zotrote po bejme palle gjithe dite, Konstandin Vasilevic, tha ajo me buzeqeshje te ngathte dhe ngadhnjyese, jo merre kete, jo lere ate.
Dhe u nis drejt shefit te divizionit duke mbajtur mbi taket e larta gjoksin, gjinjte e ndrydhur gjithe naten dhe te levizshem si kafshet ne thes.
Gjithe diten bejme pallen e palles perseeriti gruaja plot shkelqim dhe ia mbertheu kemishen ne gjoks.
Tash me duhet kjo, tash ajo, buzeqeshi pallemadhi duke u ngritur, i perqafoi supet e bollshme te Pavles dhe ktheu menjehere nga Melnikovi fytyren e kufomes.
Ende jam gjalle o Melnikov, tha duke e perqafuar kozaken. Ende jam gjalle, nenen tende, dhe Jezuk Krishti gjithashtu nenen, ende me mbajne kembet, ende kercejne kuajt e mi dhe topi im ende nxehet ne trupin tim.
Nxori revolen qe mbeshtetej ne barkun lakuriq dhe iu afrua komandantit te eskadtronit te pare.
Ai u kthye ne maje te gishtave, kersiti mamuzat, braktisi oborrin si korrieri qe merr stafeten dhe prape beri gjithe ate rruge te gjeje shefin e shtabit, por ky e perzuri.
Ceshtja jote, komandant, eshte e zgjidhur, tha shefi i shtabit, mezin ta ktheva, ndersa lutje te tilla, edhe pa ty, kam sa te duash.
Melnikovin as qe e degjoi, kurse eskadronit te pare ia ktheu komandantin e ikur. Melnikovi gjithe javes endej sallme. Asokohe na kishin shpene ne llogorim ne zabelet e Dubenit. Atje ngritem cadrat dhe jetonim mire. Melnikovi, me kujtohet, u kthye te dielen, me date 12, ne mengjes. Kerkoi prej meje nja dhjete tabake leter dhe ngjyre. Kozaket ia sheshuan nje cung, ai vuri ne cung revolen dhe shkroi deri ne mbremje duke lyer e ngjyer gjithe ato letra.
Karl Marksi vete, i tha ne mbremje komisari luftarak i eskadronit, cka shkruan ashtu, te hengert dreqi te te haje?
Shenoj mendime te ndryshme, ia ktheu Melnikovi dhe ia dorezoi komisarit deklaraten per largimin nga partia komuniste e bolshevikeve.
Partia komuniste - thoshte deklarata - mendoj se eshte themeluar per te gezuar drejtesine e forte e te pafund, ndaj duhet te kete kujdes edhe per te vegjlit. Tash po e ngre ceshtjen e mezit te bardhe, te cilen ua mora, me nje kundershtim te papare deri sot, fshatareve, i cili dukej i dobet dhe shume shoke qesheshin me dukjen e tij, por une pata force dhe e durova gjithe ate qeshje te papermbajtur, duke shternguar dhembet, dhe e rrita mezin per ceshtjen tone te pergjithshme deri ne nje ndryshim te deshiruar, sepse, shoke, une i dua kuajt e bardhe dhe aty kam futur gjithe forcen time qe me kishte mbetur aq e paket nga lufta qytetare imperialiste, dhe mezat e ketille e diktojne doren time dhe une gjithashtu mund ta diktoj nevojen e tyre memece dhe cka i duhet, por pela e padrejte vranc nuk me nevojitet per asgje fare, nuk e ndiej dhe nuk e duroj, gje te cilen mund ta vertetojne te gjithe shoket, me qellim qe te mos behet me e keqja. Dhe ja partia nuk mundet qe sipas vendimit te ktheje ate qe me takon, ndaj nuk kam rrugedalje tjeter, por vetem te shkruaj kete deklarate me lot, qe nuk i kane hije luftetarit, por ato rrjedhin vazhdimisht dhe me shpojne zemren, duke e therur deri ne gjak.
Kjo dhe shume gjera te tjera ishin shenuar ne deklaraten e Melnikovit, sepse e kishte shkruar gjithe diten dhe ishte shume e gjate. Une cava koken me kete bashke me komisarin luftarak nje ore te tere derisa nuk e zberthyem deri ne fund.
Shihe budallain tha komisari duke e grisur letren, eja pas darke, se do te bisedosh me mua.
Nuk me duhet biseda jote, ia ktheu Melnikovi, duke u dridhur, me preve ne bese, komisar.
Qendronte ne kembe, me duar te paluara ne kofsha, dridhej pa levizur vendit dhe shikonte si me bisht te syrit, sikur te mendonte se nga crruge te ikte. Komesari u afrua fare afer, por nuk ia vuri mendjen: Melnikovi u shemb dhe vrapoi me gjithe fuqine.
Me preve ne bese uluriti egersisht, u ngjit ne cung dhe filloi te kepuste pullat dhe te grithe gjoksin.
Qello, Timoshenko, bertiste duke rene ne toke, qellome.
Atehere e terhoqem ne tende, na ndihmuan edhe kozaket. I zjeme cajin dhe i mbeshtollem cigare. Pinte duhan dhe spushonte te dridhej. Nga mbremja komandanti yne u qetesua. Nuk e hapte me biseden e deklarates se marre, por pas pese ditesh shkoi ne Rovno, u vizitua nga komisioni i mjekeve dhe u demobilizua si invalid me gjashte plage.
Atehere e humbem Melnikovin. Kjo me pikelloi shume sepse ishte nje burre i urte dhe kishte karakter te ngjashem me mua. Vetem ai kishte samovar ne eskadron. Ne kohe te qeta pinim bashke caj te nxehte, kurse ai me fliste per femrat me te gjitha hollesite, sa me vinte turp, por ishte i kendshem ne bisede. Me duket se kjo ndodhte per shkak se na pushtonin te njejtat pasione. Te dy e shikonim boten si koria e majit, si kori, ne te cilin vrapojne femra e kuaj.

E.E. CUMMINGS

DUA, ESHTE

dua eshte me e trashe sesa harroj
me e holle sesa mbaj mend
me e rralle sesa dallga si boje
me e shpeshte sesa pa shprese

eshte me e krisur e me me hene
dhe me pak sdo te jete
se i gjithe deti qe vetem eshte
me i thelle sesa nje det

dua eshte me pak gjithmone sesa fitoj
me pak kurre sesa e gjalle
me pak me e madhe sesa filloj me se paku
me pak me e vogel sesa te fal

eshte me e plote dhe me diell
dhe me shume smund te vdese
se i gjithe qielli qe vetem eshte
me lart sesa nje qiell

Jevrem BERKOVIC
IMJA ASHT
Jevrem Brkovic u lind me 29.12.1933 ne Piper, afer Podgorices. diplomuar per gazetari. Eshte nje nder themeluesit e gazetave ne Mal te Zi. Ka dhene ndihmesen e tij edhe ne zhvillimin e teatrit malazias. Eshte fitues i disa cmimeve letrare ne vend dhe jashte tij. Mosperfilles ndaj cdo shovinizmi, i hapur me te gjitha nacionalitetet, mik i vertete i shqiptareve, ai jep ndihmese te cmueshme per afirmimin real e te ndersjellte te kulturave ballkanike. Eshte kryetar i Akademise Dukleane te Arteve dhe krijues i saj. Kryesisht njihet si poet, publicist, dramaturg, prozator. Veprat e tij me te njohura ne poezi jane: - Retorika e shiut, Nen qiell te hapet, Testamentet, Darka e fshehte, Karriga per te huajin, Ditet jo kurre te kahershme, si dhe kryevepra e tij Biri i Gorkes. Nje kohe ka jetuar ne ekzil, i ndjekur nga regjimi serb. Jeton dhe punon ne Podgorice.

Imja asht te vetmoj,
Te imitoj ujkun e mirembajtun,
Dhe nostalgjikun vetmitar.
Imja asht te ulurij diku ne vetvete
Qe askush te mos me ndjeje.
Imja asht
Nje varreze ne Dukla
Ku tashma me pret guri i ngritun.
Imja asht
Dhe kjo dore perhere shigjetare:
Armiku im kurre nuk fle!
Imja asht qe ta perlaj ma pare se ai mue.
Te mite jane edhe ata vllaznit e Mi,
Me veprojne ne koke,
Qe me armiqte e mi vllaznohen
Vetem qe me mue te cvllaznohen.
Fatkeqet vellazen te Mi!
Imja asht edhe ajo arre
Ne mal, para shtepise sone te vjeter.
Tashma prej kohesh askush ne te sEœasht vare:
Imja asht qe nje here te vije te qendroj nen te.
E saj asht qe ajo dege te gjethoje!
Imja asht te qendroj!
Imja asht te perballoj!
Imja asht te duroj!
Imja asht te mos gjunjezohem!
Imja asht te mos hutohem!
Imja asht te mos mohoj!
Imja asht te mos bezaj!
Imja asht te mos keqesohem!
Imja asht te mos pelcas!
Imja asht te mos kelthas!
Imja asht te mos shkelqej!
Imja asht te mos perkedhelem!
Di une cka asht imja!
Imja asht edhe kjo gjuhe pas dhambeve!
Vendi im asht mes Njerezve te betuem!
Midis Dukleaneve nga shekulli ne shekull
Dukles rropaten per nje kafshate buke e nje pikez uje.
Qe rapsodisht dhe profetisht flasin:
Dukla asht ne shpirtin keqan te Malit te Zi!
Imja asht kjo qe vertete asht imja:
Fjalet qe ndergjegjshmenisht ngrohin
Gjithe ato shullane e hijesina te braktisuna!
Imi asht plisi i tokes dukleane.
Dhe asgja ma teper. Dhe asgja ma teper!
Le ta bajne ata sic duhet punen e vet jo te sojme:
Per kryet tim!
Per shpirtin tim!
Per nderin tim!
Per gjithcka!
Per Duklen!
Une e kam strehen te sigurte
Ne zemrat e femijeve te tyne!

Alexandro JODOROWSKY
VELLEZER SIAMEZE

- Jam nje perbindsh. Nje trup i huaj levaret ne koken time. Une end nje furacak.
- Me pelqen te kem dy trupa dhe nje koke, jam qenie e privilegjuar. Padyshim, asnjehere nuk do te njoh vetmine.
- Infermierja, gjymtaket e tjere dhe mjeku kryesor, mendojne se jam i tepert, i panevojshem dhe ha shume. E di. Mund te ndodh te me vrasin.
- Dhoma ime eshte me e mira: ka pamje nga deti. Do te desha te kem infermieren prane per te kullotur syte.
- Nje dite, ne korridor, me perplasi kurrizoja, duke kundruar me perbuzje kembet e mia dhe me tha: Vertet, harxhon dy here me shume kepuce se kushdo tjeter.
- Dhe ja flladi, flladi, freskia... Peshqit fluturues zdrugojne nen pulebardha.
- E di se mjeket u ngopen duke me ushqyer kot. Nga casti ne cast do te nisin autopsine time. Por une jepem dot, bashke me kater kepucet e mia.
- Deti perpalest ngadale nen dritare. Eshte dita e pare e veres. Ah! Jam i lumtur.
- Dhe nuk i kthej! Me pare do ti djeg.
- Era perhap aromen e drunjve dhe por cpo ndodh keshtu! Trupi tjeter heq dore nga kepucet ai deshiron ti hedhe ne rruge. Jo!
- Furacak! Horr Ja se si lufton me mua. Une mund tia fus duart ne gjoks dhe tia shkerryj zemren, por kjo mund te jete humbja ime. Do te pres rastin me te mire.
- Ah! Po qetesohet. Fillova te brengosem. Bah! Mbase e ka nga te nxehtit, lumturia qe vjen nga vera e ben te veproje keshtu. Disa here me ndodh te pyes a thua trupi tjeter ka vullnet e vetedije.
- Nuk me lejoi ti djeg! A thua mendon? Jo, seshte e mundur. Koka me takon mua.
- Dhe ja infermierja, qe me ferkon supet, barqet, pastaj, pasi me vesh me dy pale rroba te bardha, me shpie ne sallen e ekspozitave.
- Kurrizoja, gruaja-qen dhe plakushi pa goje plasin nga inati dhe xhelozia sepse jam i preferuari i turisteve.
- Infermierja luan me violoncel per te vallezuar. Kur me sheh te rraskapitur nga lodhja, me ngushellon me shikimin e embel.
- Sa budallaqe qe eshte, sa keq luan! Gjithnje me thote: Nxjerre gjuhen, te lutem. Rrotullo syte, te lutem! Luaje kemben numer kater, te lutem. Me doren e majte te trupit te djathte, kruaje vithen e djathte te trupit te majte, te lutem. Te lutem, te lutem! Do ta vras!
- Gjymtaket tjere me lodhin shume: asnje turist nuk ndalet para tyre. I shikojne me mosperfillje dhe preferojne te me shohin mua duke vallezuar me kater kepuce.
- Nese i duroj shikimet e paturpshme te kesaj vajze, e bej vetem per inat te kurrizos. Kjo eshte hakmarrja ime.
- Sa vape qe ben! Nga nje ane me besdis djersitja, nga ana tjeter jam i kenaqur: ajo kullon ne carshafet e saj.
- Po ngulfatem. Une nuk djersitem kurre, por ky trup i panevojshem eshte i padurueshem: nje fontane e vertete. Me merziti. Cdo te thote te kesh edhe nje trup te varur ne koke dhe te besh levizje qe nuk i kontrollon?
- I marr me mend levizjet e saj ne shtrat, lakuriq, e lagur si une. Nje temperature e njejte na bashkon. Megjithate, eshte e pamundur; une jam mashkull me nje trup me shume. Ske ci ben. Ky trup ben ca levizje qe nuk i kontrolloj dot, por truri eshte imi. E si te mos jete kur vetem une mendoj? Ne cdo cast une jam ketu, nuk ka vend per nje tjeter. Pas te gjithave, nje trup me shume nuk e pengon asnjerin, pse te mos e provoj fatin me infermieren, meqe e dua?
- Me merziten mjeket, kurrizoja, dhe, mbi te gjitha, infermierja e mallekuar. Deri kur do te duroj te perulem me violoncelin e saj? Jam bere kukull vallezuese. Lere! Duhet te ngre krye, te bej gjeste qe do tju tregoj se kush jam, para se te me sakrifikojne. Do ta vras! Po shkoj ne dhomen e saj.
- Duhet ti ndajme ndjenjat e mia skofiare! Nese e dua, edhe ajo me do. Si mashkull qe jam, duhet te marr nje vendim: te gjithe flejne ne kete vape, nuk ka roje ne korridor. Do te shkoj ne dhomen e saj.
- Nuk ka roje. Do ta mbys me jastekun e saj.
- Po rreshqas qetesisht korridorit.
- Trupi ec ne harmoni me mua. Asnjehere nuk kemi qene kaq te koorrdinuar.
- Po e hap deren.
- Zemra rreh.
- Zemra ime rreh. Po shtrij duart drejt saj qe ta perqafoj ngrohtesisht.
- Do ta mbys.
- Fillon lumturia ime. Zgjohu, e dashur Por, cpo ndodh keshtu? Ndihme! Trupi tjeter ia shterngon fytin. Ah! sa jam i deshpruar.
- Perseri ky hor; me ze grushtat, me pengon te kryej hakmarrjen. Sa keq, sa keq, ajo arriti te marre kamxhikun dhe po uluron.
- Ah! Cdhembje! Jo vetem qe qellon trupin tjeter, qe eshtre fajtor, por ajo me qellon dhe mua mua qe aq shume e dua.
- Po vijne me nje jelek te dyfishte te forces. Me lidhin. Kurre me nuk do te dal; nese nje dite do te arrij, do te ndez nje zjarr ne qeline time dhe do ta djeg azilin.
- Jelek i dyfishte i forces. E kane qepur per mua. Keshtu me ngjesin dyshimin. Pre? Sepse une nuk kam qene asnjehere dhunshem! Por, ja se e mendoj, trupi tjeter u perpoq ta ,mbytte infermieren. Ishte nje gjest i vullnetit tim. Ku eshte fshehur ai? Kjo eshte vetem ne koken time.
- Ai me pengoi ta prish. Ishte nje gjest i vullnetit tim. Ku eshte fshehur ai? Kjo eshte vetem ne koken time.
- Ajo me qelloi edhe mua edhe fajtorin.
- E sollen nje jelek te dyfishte te forces, edhe pse tjetri e mbrojti.
- Ajo mendon se jam nje person i vetem, por kam frike se mos jam dy.
- Ajo mendon se jam nje person i vetem, por kam frike se mos jam dy.
- Koka ime nuk me takon e tera. Nje pjese i takon tjetrit.
- Trupi tjeter nuk me urdheron dot, por as une nuk e urdheroj. Me duket se gjysma e trurit i takon atij. Nuk e di se cmendon, por ai mund te me mbikeqyre, per kete jam i sigurt. Fundja si ta provoj te kunderten? Mund te jete spiun qe i njeh te gjitha mendimet e mia, parazit i qenies sime.
- Si ta kuptoj se keto jane mendimet e mija dhe nuk jane te tjetrit? Si te jem i sigurt se une nuk jam krijese e shpirtit te tij? Ose ndoshta robot per mirembajtjen e tij?
- Shih, kater kembet tona ecin ne harmoni; sadoqe une mund te kontrolloj vetem dy. Ndoshta ai i kontrollon te katerta. Ndoshta ai i drejton dy trupat dhe koken: ne fund te fundit, eshte e mundur qe une te mos ekzistoj fare.
- Eshte shume e mundur qe te mos ekzistoj. Por si ti bie ne fije kesaj?
- Nese i bie ne fije vetvetes sime, do te thote se une nuk jam une. Kush i bie ne fije eshte nje tjeter. Ose une jam vete, ose jam ai qe i bie ne fije. Por mund te jem gjithashtu nje i trete, ose nje i katert, dhe keshtu deri ne pafund. Kurrizoja dhe perbindshat tjere mund te jene pjese e trupit tim.
- I gjithe azili mund te jete nje individ i vetem, kurse ne te gjymtet, bashke me mjeket dhe infermieret, pjese te nje teresie. Por nuk e kuptoj ate qe eshte qenesore. Ai qe mendon per te gjithe nuk jam une.
- Nuk jam une. Dikush me shtyn te mendoj. Ne azil levizim si figura te shahut. Hapat tane jane caktuar qe me pare, kjo eshte e tmerrshme. Une dua te jem une!
- Pas te gjithave, kjo me ofron njefare lumturie. Une jam nje dhe njejkohesisht nuk ekzistoj. Jam ne komunion me azilin, marr pjese ne shpirtin e infermieres
- Kllapi apsurde: une jam i burgosur. Trupi tjeter varet nga koka ime si zorre qorre dhe absurde. Mjeket do te vijne te me zhdukin ne cdo cast. Ah! sikur te kisha shkrepse
- Tash e tutje nuk e bej dot asnje levizje. Do te qendroj ketu, i palevizshem, duke pritur urdhrat. Azili do te me tregoje se cka duhet te bej, cka duhet te mendoj.
- Ja tash me le te bie dhe me detyron ta mbaj. Kjo eshte absurde! Ah! me ka ardhur maje hunde; dritarja eshte e hapur, para se kete ta bejne te tjeret, me pelqen te zhdukem vete.
- Tjetri drejtohet te dritarja. Eshte i lehte kur e ndihmon. Deti perplaset ne muret atje poshte. Edhe ai eshte pjese e azilit. Dhe une jam pjese e detit.
- Te zhdukemi! Shpresoj se peshkaqenet do ti hane kepucet e mia.
- Koka ime dhe trupat e saj po bien ngadale. Po shkojme drejt detit, drejt azilit, drejt infermieres. Po shkojme te bashkohemi ne nje gje te vetme. Jam i lumtur.
- Ashtu si po ngordh une tash, shpresoj se do te ngordhin nje dite gjithe!

Miguel de UNAMUNO
DON RAFAELI I THJESHTE

E ndjente si iknin oret, pa permbajtje, rreshqisnin ne kujtimin e vdekur te dashurise se dikurshme. Shume larg, pas tij, tashme pa shkelqim, dy sy rrihnin mjegullen. Dhe nje jehone e paqarte e fjaleve te harruara, si ankth, jehone qe zhduket malit. Kurse aty, nen zemer, zhurmerima e ujerave nentoksore. Jeta e zbrazet dhe ai, vetem, krejtesisht vetem. Vetem me jeten e tij.
Sa per arsyetim kishte gjuetine dhe bixhozin. Nuk ishte i pikelluar, sepse thjeshtesia e tij e guximshme nuk pajtohej me pikellimin. Kur shoku i lojes, i pakenaqur me numrin e letrave, merrte vetem edhe nje dhe pastaj luante serish, don Rafaeli thoshte se kishte gjera qe nuk duhej kerkuar: duhej marre vete. I besonte Providences, plotfuqise se rastit. Sa per ti besuar nje gjeje, pa zbrazur shpirtin.
Pse nuk martoheni? e pyeste ndonjehere, kot se koti, gruaja tek e cila banonte.
Pse te martohem?
Qe te mos devijoni.
Ka ca gjera, Rogelia, qe nuk duhen kerkuar: vijne vete.
Edhe kur njeriu shpreson me se paku!
Keshtu eshte me letrat. E shihni, ka dicka qe me shtyn te mendoj per kete.
Cka?
Ajo, qe te vdes i qete, ab intestato, pa telashet e testamentit.
Shiko cfare arsye! therriti patronia.
Per mua vetem kjo ka vlere. Keshtu u pergjegj njeriu qe pandehte se nuk ia vlenin arsyet si arsye, por sipas vleres qe u jepej...
Nje mengjes pranveror, duke dalur gjoja per gjueti (ne te vertete shkonte te shihte lindjen e diellit) ndeshi nje bohce para deres se shtepise. U perkul te shihte me mire dhe degjoi nga brenda nje zhurme te lehte, si gjerat e harruara. Bohcja levizte. E mori; ishte i voket. E shikoi mire: ishte nje foshnje disa oreshe. Mbeti duke e shikuar, kurse zemra e diktoi, jo me zhurmen, por freskine e ujerave nentokesore.
Cgjah me paska caktuar fati! ishte mendimi qe e pershkoi.
U kthye me lurekun ngryke, me pushken e varur, duke u ngjitur shkalleve maje gishtash, per te mos e zgjuar foshnjen dhe therriti lehte te dera.
Ja, po ju sjell dicka, i tha shtepijakes.
Cka?
Duket se eshte nje foshnje.
Duket?
E kane lene ne rruge, prane deres.
Cdo te bejme me te?
Cdo te bejme? Gjithsesi: do ta rrisim!
Kush?
Ne te dy.
Une? Une jo!
Do te gjejme nje mendeshe.
Jeni ne vete, zoteri! Duhet lajmeruar policine, dhe, ne azil me te!
I gjori! Kurrsesi!
Fundja, si te doni.
Nje nene e meshirshme nga fqinjet i dha qumeshtin e pare, kurse mjeku i don Rafaelit shpejt e gjeti nje mendeshe: vajzen qe sapo kishte lindur nje femije te vdekur.
Si mendeshe eshte e mrekullueshme, i tha mjeku, sa per gruan, sic e shihni, nje fat i tille mund ti ndodhe gjithkujt.
Mua jo, ia ktheu don Rafaeli me thjeshtesine karakteristike.
Me mire do ishte, tha shtepiakja, ta marre dhe ta rrise ne shtepine e saj.
Jo! tha don Rafaeli. Ky do te ishte deshtim. Nuk i besoj nenes se vajzes. Ketu, ketu, me mbikeqyrjen time! Kurse vajzen nuk eshte mire ta shqetesojme, Rogelia, sepse prej saj varet shendeti i femijes. Nuk dua qe per shkak te shqetesimeve te Emilies ti dhemb barku engjellit.
Mendesha Emilia me njezet vjet, sa kishte, ishte e gjate, si cigane, me buzeqeshje te pashuar ne sy, ngjyra e ullirit e te cileve kornizohej me blejte e zez qe si dy pendla te buta korbi i mbulonin tamthat; buzet ngjyre vishnjeje, gjysme te hapura dhe te njomura, kurse hapi si zogze rreth te ciles krekoset gjeli.
Si do ta pagezoni, zoteri, pyetiRogelia.
Si tim bir!
Jeni ne mend?
Pse?
Por sikur neser, me kete medalion dhe me shenjat qe ka dalin prindet e vertete?
Nuk ka ketu prinde te tjere pervec meje. Une nuk kerkova femije, sic nuk kerkoj letra speciale, por kur te vijne jam i lire. Dhe besoj se amesia e rastit eshte me e pastra dhe me e lira. Nuk bera une mekat qe lindi femija, por edukimi i tij do te jete merita ime. Duhet besuar Providences, sa per ti besuar dickaje, sepse ofron ngushellim. Pastaj, keshtu mund te vdes i qete ab intestato, pa telashe per testamentin, sepse kam trashegimtar.
Senora Rogelia kafshoi buzen dhe kur don Rafaeli e shpiu foshnjen ta pagezonte dhe e regjistroi ne libra si birin e tij, i lejoi fqinjet te qeshen, por nuk lejoi dyshim per ndonje hile: keshtu njihej thjeshtesia e tij e perditshme. Kurse shtepiakja, kunder vullnetit te saj, u desh te merrej vesh dhe te pajtohej me vajzen.
Don Rafaeli pervec gjuetise dhe bixhozit mendonte per dicka tjeter; tashti kishte ditet plot. Shtepia u mbush jete te ndritshme dhe te thjeshte. Bile, disa net ai hoqi dore nga gjumi dhe nga pushimi duke mbajtur femijen dhe duke e perkundur per ta qetesuar.
Eshte i bukur si yll, Rogelia. Si duket kemi fat dhe me mendeshen.
Nese nuk ju kthehet mekateve te dikurshme.
Kete brenge e kam une. Nuk do tishte mire, per shkak te foshnjes. Por jo; e ka mashtruar i fejuari, nje dembel dhe dordalec i keq, te cilin ajo tash e urren.
Mos i besoni. Mos i besoni.
Dhe te cilit do tia paguaj rrugen per ne Amerike. Kurse ajo eshte bonjake.
Deri ne rastin e pare.
Thote se do ti shmanget!
Nese e do ai.
Sa per kete, eshte e sigurt, sepse e dua te verteten, kurse e verteta eshte se…
Mund ta marr me mend.
Por, para se gjithash, rrespekt djalit tim!
Emilia nuk kishte asgje te ulet; ishte e magjepsur me thjeshtesine e guximshme te vetmitarit gjysemenderrues. Iu perkushtua femijes qe ne fillim, sikur te ishte e ema. I ashtuquajturi baba dhe mendesha e tij kalonin kohe prane djepit, ai nga njera dhe ajo nga ana tjeter, duke veshtruar femijen qe qeshte ne gjume dhe levizte buzet sikur thithte.
Ceshte njeriu, thoshte don Rafaeli.
Sa here u takoheshin shikimet derisa Emilia e mbante femijen ngryke, kurse Rafaeli perkulej ta puthte dhe me puthje prekte fytyren e saj me krela te zeza qe reflektoheshin ne ballin e babait. Aty-ketu i hedhte nje sy njerit nga gjinjte e bardhe, bineq, te mbushur me jeten qe ia jepte foshnjes dhe ne to, shternguar ne gishtat e femijes dhe zemres se nenes, vijat e kaltra te damareve qe zbrisnin nga qafa e pellumbit te perkulur mbi te. Atehere e rrembente deshira ta puthte te birin, kurse gjiri dritheronte nga prekja e ballit te tij.
Po e ndiej, duhet te te braktis se shpejti, o shpirt, i fliste femijes, duke e shternguar ne gji, thuajse e kuptonte.
Pas kesaj don Rafaeli kridhej ne heshtje.
Dhe, derisa femijes qe merrte ne preher i kendonte kengen e vjeter te parajses, te cilen cdo nene e percjell nga zemra ne zemer, e krijon dhe rikrijon serish, duke shpikur gjithmone poezine e re, gjithnje te njejte, te veteme, si dielli “ kenga, si nje gjurme e femijerise se haruar e shpiente don Rafaelin ne thellesite e kujtimit. Perkundej lureku dhe me te zemra e babait te rastesishem:
eja gjumo mos vono
me gurgullimen e ujit ne zemren e tij
eja merre djalin-o
qe gjithashtu pergjumej
djalin-o te mbarin-o
ne mjegullen e bute te kujtimeve
nina-nana, nina-nana
Sa nene e mire qe behet, mendonte don Rafaeli.
Nje here, duke folur per rastesine qe e kishte bere mendeshe, don Rafaeli e pyeti:
Po si ndodhi kjo, moj vajze?
Ja, e shihni, don Rafael! dhe fytyra i mori lehte zjarr, fare lehte.
Po, ke te drejte, e shoh.
Pastaj erdhi semundja e rende, dite e nete plot droje. Per aq sa zgjati kjo don Rafaeli u kujdes qe Emilia te flinte bashke me femijen ne banesen e tij.
Por, zoteri, tha vajza, si mund te flej une ketu!
Shume thjesht,u pergjegj ai me modestine e zakonshme, thjesht, te flesh.
Per kete njeri qe ishte vete thjeshtesia, cdo gje dukej e thjeshte.
Mjeku me ne fund kumtoi se femija shpetoi.
Shpetoi! bertiti don Rafaeli me zemer te ndezur dhe vrapoi te perqafonte Emilien, e cila ishte vershuar me lotet e gezimit.
E di cka, i tha asaj pa hequr duart nga supi i saj dhe duke shikuar femijen qe buzeqeshte ne kendelljen e permiresimit.
Cka, pyeta ajo dhe u dridh.
Them, duke qene te dy te lire dhe pa obligime, se nuk besoj qe e mendon ate maskarane, per te cilin nuk e dime nese ka arritur ne Tucuman, dhe, meqe tash jemi prinder, une baba e ti nene e nje femije them te martohemi dhe mbaroi puna.
Por, don Rafael! dhe ajo u skuq e tera.
Shiko vajze, keshtu mund te kemi edhe femije te tjere
Argumenti ishte i pazakonshem por e bindi Emilian. Dhe, meqe jetonin bashke dhe nuk kishte arsye ta zgjatnin me shume, po ate nate e bene femijen trashegimtar dhe pak me vone u martuan.
Per aq sa u takon njerezve dhe nuk u takon aq shume, ishin te lumtur dhe paten dhjete femije te tjere dhe bekimin e vertete te Zotit me te cilin mund te vdiste i qete ab intestato, pa droje per testamentin, sepse beri trashegimtare te ligjshem, don Rafaelo i thjeshte, i cili me dy hapa, nga gjuetari bixhozxhi u be baba i familjes. Dhe ndodhi, ashtu si rrefente ai, nje sinteze e mencurise praktike: i duhet lene rastit ate qe i takon atij.

Filip DAVID
SKICE E TREGIMIT MBI ENDRREN

Tregimi fillon ne vere (tashti qe po e shkruaj kete eshte dimer i vonshem), nje nate te nxehte, perveluese, kur njeriu, te cilin do ta quaj Adi (emri i vertete zbulohet ne fund) zgjohet ne mes te endrres se tmerrshme: funeral, varrim, balte, fytyra peshtjellimi njerezish te panjohur, te gjitha te palidhura, pa kuptim, por te permbushura me nje verejtje te turbullt dhe te paqarte. Kjo enderr pastaj perseritet natepernate. Ne zhgjenderr mbeten vetem kujtimet per pamjet e keputura, te lodhshme, te cilat, padyshim, jane pjese e nje teresie te forte e te lidhur. Shnderrohet ne anijembytur, duke u larguar gjithnje e me shume nga bregu i njohur, i bartur nga rrymat e egra dhe te pakontrolluara, ne netet pa yje drejt nje bregu tjeter, te panjohur. E bartin ererat e nates dhe rrymat nenujore: athua zhytet ne te kaluaren apo eshte zene nga vorbujt e ardhmerise? A thua ky tregim qe ne menyre aq kembengulese e enderron, ka ndodhur diku, apo me profeci shenon rruget ne te cilat do te niset?
Perpiqet qe me vetedije ta nderpreje endrren, te zgjohet ne momentin e ankthit me te madh, por zbulon se me ardhjen e nates humb cdo kontroll mbi trupin e vet. Ai i dorezohet nje zallie te pergjithshme; mund ta ndjeke me sy gjysme te mbyllur duke u shtrire, i levarur dhe pa jete, si nje larve e thate dhe e zbrazur, derisa para syve te tij te brendshem hapen pamje te bastardhuara te jetes se nates.
Me kot kerkon plase apo kalim deri te bota qe thuret nen mbulesen e nates. Drita e mengjesit mbyll dyert e medha te endrres, fshetesia nuk zbulohet. Jo kur do ti, por kur te vije koha! shkruan ne deren qe mbyllet mbi humnere. Dyert jane ngjitur ne rrepira shkembore ne te cilat mbeshtjellen tallazet duke u perplasur ne bregun e eger dhe pa shteg.
E atje larg, edhe me larg, ne kohe dhe ne hapesire, aq sa mund te depertoje mendimi, duke u zhytur ne njera tjetren, shtrihen botat e reja, ulurojne ererat, shkumbojne deterat - pa fund dhe pa fillim. Dhe kjo ishte enderr, ky mendim i pabindur per pafundesine, per boterat qe lindin nga boterat tjera, per jeterat qe jane pjese te jeterave tjera, per netet qe rreshtohen njera mbi tjetren, deri te me e para, deri te terri fillestar.
Dhe atehere, papritur, endrra zbulohet deri ne fund, e lidh rrefimin. Njeriu qendron i ulur ne shtrat, me duar qe dridhen shenon kallezimin e turbullut per rrenjen e vet.
Tihonin deri atehere nuk e kisha pare kurre. Per here te pare aty, ne varrim. E ndjeva shikimin e tij. Syte e zjarrte te lugatit. Cborxh i kam atij njeriu, o Zot, mendova me vete. Kur varrosem nenen dhe femijen ne nje varr (nuk me kujtohet ku dhe si i gjet fatkeqesia e tmerrshme dhe nese i kisha te afert apo jo - mbase ishin femija dhe gruaja ime), dhe pastaj njerezit u shperndane (ne turme njoha vetem Josif E-ne, kompozitorin e njohur, magun dhe kabalistin), Tihoni mu afrua me buzeqeshje perbuzese dhe te fryre. U frikova, shkela varrin e ri, kembet mu keputen dhe e rrezova gurin e posavene te varrit.
Josif E. me pret te dyert e hekurta te varrezave. E pyeta ne e njeh ate njeri. Tihoni i di te gjitha per ju, me thote kabalisti, cdo hollesi te jetes; ashtu sic jane fluturat e nates te magjepsura nga drita, ashtu ka edhe njerez qe i bejne shume kureshtare njerezit e tjere. Ai eshte i preokupuar me ju, ju do dhe ju cmon shume, por edhe ju urren dhe ju perbuz.
Ai qen-njeri me percjell deri ne shtepi, duke lekundur koken e madhe te perjargur. E mua me kujtohet profecia qe e kam degjuar ne femijerine time; Tihoni e sjell me vete. Jemi lindur ne te njejtin muaj, te njejten dite dhe te nejtin moment. Me ka kerkuar dhe me ka gjetur, sherbetori besnik i Sibilit te femijersise sime.
Tihoni me terheq pas vetes, me ngaterron ne punet e ndyera. Pastaj me rrefehet gjate, ndersa une ngre duart duke dashur ta mbys. I mjeri vdes duke u shnderruar ne nje fare mase si pelte. Duke ia germuar varrin, perpak ta pesoj edhe vete.
Ne ate cast thyhet lapsi. Duhet ngritur dhe duhet shkuar neper terrin e padepertueshem te tavolina per te marre lapsin tjeter per te shkruar fjaline e fundit dhe me te rendesishme te tregimit: Si u perkul Adi mbi varrin e Tihonit dhe si iu moren mendet, ndersa nje dore e forte e terhoqi poshte ne grope. Por, ndoshta pikerisht ky zgjim eshte gracka e hatashme qe ia ka ngrehur Tihonit? Nuk guxon te ngrihet, nuk guxon! Shfaqet mendimi panik: nese nuk cohet dhe nuk e shenon fundin e endrres, ne mengjes gjithcka do te zhduket dhe tregimi perseri nuk do te kete fundin.
Ngrihet prej shtrati, leshon kembet ne dysheme, por nuk e ndjen dyshemene nen kembe; hapet ambisi dhe fillon te bie gjate dhe shurdhet.
Kjo ishte vertet gracke.
Zgjohet ne ankth. Eshte nxehte dhe zagushi. Nuk merr dot fryme. Diku nga lartesia e shikojne Tihoni, Josif E. dhe shume fytyra te njohura - te perkulura mbi varrin ne te cilin eshte shtrire. Varrimi i afrohet fundit. Duar, duar, me dhjetera duar hedhin dheun e rende dhe ngjites A thua ky eshte fundi apo fillimi i endrres?
Ne pllaken e varrit eshte shenuar emri Adi. Ky eshte emri im. Keshtu me quanin ne femijeri.

Jani Ricos
Koha e Gjykimit

Te gjithe te vdekur
pa nam, pa nishan:
as te gjalle as te vdekur
kaq te tjere jane.
Ti rri ne karrike.
Kopsat e palltos numeron neper dhembe.
Ku je?
Me ke?
C'ben?

George ORWELL
SHKRIMTARET

Te gjithe shkrimtaret jane mburravece, egoiste, dembele dhe mu ne baze te motiveve te tyre qendron nje mister. Te shkruarit e nje libri eshte nje perpjekje e tmerrshme sfilitese, porsi nje lengate e gjate e nje semundjeje tere dhimbje. Shkrimtari nuk do te ndermerrte kurre nje gje te tille, po te mos i frynte ne vesh ndonje demon, te cilin as mund ta mposhte e as ta kuptoje. Per tu shprehur me qarte, kete demon do ta krahasoja thjesht me instiktin qe e ben foshnjen te qaje per te terhequr vemendjen. Eshte gjithashtu e vertete qe shkrimtari nuk mund te shkruaje asgje te lexueshme, per sa kohe ai ne menyre te vazhdueshme do te perpiqet te lere ne hije personalitetin e tij. Proza me e mire eshte si nje xham i paster dritareje. Nuk mund te them se cili prej motiveve te mi eshte me i fuqishmi, por, ama, e di se cilit duhet ti shkoj pas. Dhe duke hedhur syte pas, pergjate tere vepres sime, shoh se kur qellimi politik ka qene i manget, kam shkruar libra pa jete, te mbushur ne pergjithesi me mashtrime, me fragmente te purpurta, fjali pa kuptim dhe mbiemra zbukurues.

F.H. DAGLARXHA

SHUMEZIM
Dy here dy -
Kater.
Une shumezuar me ty
jap pafundesine.

James JOYCE
IX

Erera te majit qe vallezoni mbi det
me hove rrotulluese gezimesh
nga hullia ne hulli ndersa ne krife
shkuma fluturuese shnderrohet ne kurore
dhe harqet e argjende cajne ajrin.
E keni pare gjekundi Dashurine time?
Ajme! Ajme!
Erera te majit.
Dashuria eshte e palumtur kur dashuria eshte larg.

Jose SARAMAGO
Si personazhet u bene mjeshtra, kurse autori cirak i tyre

Nuk kish mesim me te cmuar per mua, nuk kish mesim tjeter qe mund te me hynte ne koke, pervec atij me te thjeshtit, qe mund te me ishte dhene nga Luis Vaz de Camoes me njerzillekun e tij pa interes, si, per shembull, peruljen dinjitoze e nje autori kur troket dere me dere per te gjetur dike qe desheron tia botoje librin qe ka shkruar, duke e vene veten para rrezikut te vuajtjes se perbuzjes dhe mosperfilljes per shkaqe fisi e race, te vuaje shperfilljen percmuese te nje mbreti apo te rrethit te tij te fuqishem, te vuaje talljet e perqeshjet me te cilat bota gjithmone ka pritur ardhjen e poeteve, vizionareve, kokekrisurve. Te pakten nje here ne jete, cdo autor ka qene, ose do te jete, Luis de Camoes, edhe pse mund te mos kete shkruar poezi si Sobolos Rios Nder fisniket, oborrtaret dhe censoret e Inkuizicionit te Shenjte, nder gezimet e viteve te shkuara dhe zhgenjimeve te pleqerise se parakohshme, midis mundimit te punes kur je duke shkruar dhe kenaqesise qe ndjen kur e ke mbaruar vepren, ishte bash ky njeri qe po kthehej i varfer nga India, per ku kishte marre detet te pasurohej, ishte bash ky ushtar i verber me nje sy, i dermuar ne shpirt, ishte bash ky qejfli pa fat qe nuk do ti bentekurre per vete zemrat e zonjave ne oborrin mbreteror, pra ishte bash ky njeri qe ngjita ne skene ne nje pjese teatrale me titull Cfare te bej me kete Liber?. Perulje dinjitoze ishte edhe te vije kryevepren nen sqetull e bota te te kthente shpinen pa te drejte. Perulje dinjitoze, por edhe kokeforte - kur don te dish se cvlere do te kene neser librat qe po shkruan sot dhe duke dyshuar ne do te jetojne gjate (sa kohe?) arsyet dhe garancite qe na jepen apo i japim vete per kete pune. Nuk ka me te mashtruar se ai qe i lejon te tjeret ta mashtrojne
(Pjese nga ligjerata e mbajtur me rastin e marrjes se Cmimit Nobel me 7 dhjetor 1998.

Odile Mass

Bisede fshatare me nje peme
(Odile Mass eshte komediane dhe shkrimtare. Ka botuar nje mori veprash midis te cilave Alma Mater, Njezet e nje kanibale, Njeriu qe fle, Gruaja pluhur, Tribu dhe Uji i banjes.

Vras mendjen nese pema ka perparuar a jo nga nje nate me pare. Dalengadale, me hap milingone. Eshte e sigurt qe ajo rritet, kurora e saj po arrin ca nga ca katin e trete te pallatit per karshi, ajo rritet, hedh shtat, dendurohet, me fsheh dritaret qe dikur mund te mbikqyrja dhe here-here me shkon mendja se kjo eshte dicka e qellimshme, se rrenjet e pemes ushqehen ndoshta ne bodrumin e pallatit perballe, rritet dhe prej pak kohesh besoj se edhe po perparon sepse, po ta veshtrosh mire, me vemendje, kopshtijet duken se ngushtohen dhe ajo, gjithmone e me e me shume, ndehet per te fshehur muret qe me sigurojne. Une mbikqyr.
Qendroj brenda.
Mbikqyr, me bisht te syrit, trajtat qe pergjojne.
Nuk leviz fare.
Une duroj, i bej balle gjithe ketij tjetersimi te hapesires jashte kesaj genjeshtre me petkun e fundpranveres, me kambana, me zogj, me ajer te kulluar e te fresket, qendroj dhe, pas dritares se mbyllur, hetoj pa rreshtur frushullimin e gjetheve, frymemarrjen e pemes dhe fytyren e saj, fshehur midis degeve, qe me veshtron, mbikqyr, veshtroj, shoh fytyren e pemes kthyer kah une, syte e pemes neper vrima, e shikoj qe ajo me sheh. Ma do mendja se dicka ekziston, dicka qe une nuk e kuptoj e qe qarkullon nga dritaret e padukshme te fytyra e pemes duke kaluar nga bodrumet, nga dheu, nga rrenjet e medhaja qe rriten ne toke. Here here, kam edhe mendimin se fytyra e pemes eshte mashtrim, mendoj se rreziku do te vije nga poshte, se nga nje bodrum ne tjetrin rrenjet shihen pergjate shkalleve, une keqyr, mbaj vesh zhurmerimat pas deres dhe e di, kur qeni leh ne kopesht, se eshte pikerisht frika nga pema qe e ben te levize (sepse qente i ndjejne me pare se ne kanosjet e natyres), degjoj kuitjet e qenit, bej cmos qe t'i kuptoje, t'i perjetoje, t'i perktheje, veshtroj ende e shoh qe zogjte ne qiell, sido qe te duket, nuk fluturojne rastesisht, une shoh qe ata shkruajne kumte me flatrat e veta dhe me vjen plasja qe nuk di t'i zberthej (a permbajne valle shpjegime, paralajmerime, shkoqitje gjithe cka une shoh e nuk kuptoj?), une veshtroj, lexoj flatrat e zogjve, degjoj kuisjet e qenit, hetoj fytyren e pemes, veshtroj se si ajo i frushullon ngadale gjethet e saj, sesi i ndeh ato kah une, kah dritarja ime, une keqyr mugullimin e bisqeve, sythezimet maje degeve, veshtroj serish dhe dyshoj perseri palevizshmerine e pemes, nuk u ze bese mashtrimeve, trilleve te saj, sa me teper qe e shoh une e di se asgje nuk eshte pernjimend e ngrire e ja tek shqetesohem perseri, pres qe ajo te vendose, qe te zbulohet. As dimri nuk eshte ndonje stine e sigurt sepse poshte levozhges se nxire qe te ngjall dhembshuri ka ende pa dyshim dicka qe perpelitet, me siguri gjethet rregjohen e fytyra zhduket, por une dyshoj se mund te tkurret atje poshte, neper bodrume, poshte dheut, se ndehet e padukshme nen dheun e kopshtijeve, germon, kerkon, shkerfit midis themeleve, s'ma ha mendja, e pres, e kundroj, e shoh pemen tek dendurohet dhe e fsheh fushepamjen perpara meje dhe e di qe kjo gje nuk eshte pa qellim. Besoj se ajo me veshtron, se kerkon te mberrije tek une dhe s'me ze bese, kurse une e di nese duhet te zbres me sepaten time per ta prere, per t'i dhene fund nje here e mire, - por kam frike se mos sperdridhet, se mos me shtrengon neper deget e saj, a se mos nga trungu u thyer brof trajta e fytyres se pemes, trupi qe zvarritet nen toke, dhe mendoj nderkaq se do te me duhej me mire te merrja qysqi e lopata dhe te shpoja dheun rreth e rrotull per te mberritur te rrenjet, e perseri frika me ndrydh barkun, frika e tokes se care, e kuterbimit te gjerave qe kalben poshte e qe une nuk ua di emrin, nuk ua njoh trajten, as shtatin, as fytyren. Une njoh vete fytyren e pemes dhe dyshoj ne ekzistencen e pjeses tjeter. Vetem fytyren e pemes njoh, pergjoj, fshihem e hap perdet, keqyr fytyren e pemes qe me veshtron e qe une nuk ia njoh synimet, rrekem te kuptoj, hetoj, fshihem, pres qe ajo te nise te levize, te veproje dhe nuk e di sa nga do te vije levizja, xhama qe therrmohen cope e cike a dere e shperthyer nga rrenjet qe une mendoj se ngjiten ngadale pergjate shkalleve (sepse nuk i degjoj me femijet te kelthasin mengjeseve ne pallat, nuk i degjoj me njerezit qe jetojne ne shtepi dhe dyshoj se mos ia kane mbathur tashme prej shume e shume kohesh). Fytyra e pemes fergellon sikur era i frushullin thjesht gjethet, por sa me shume qe e keqyr aq me mire i shoh syte e fytyres se pemes qe me veshtron e une pres, pres qe ajo te fshehe pyllin.

Fridrih NICE
LUMTURIA IME

Pasi u lodha duke kerkuar
Mesova te gjej.
Qe kur era ma humbi drejtimin,
Une fryj me te gjitha ererat.

DIALOG
A: Semure isha? U sherova?
Cili qe mjeku im?
Si munda te harroj gjithcka!
B : Vertet qenke sheruar:
Shendeti vjen me harresen.

Mihail ZOSHCENKO
VUAJTJET E WERTHERIT

Ecja nje here me biciklete.
Prospekti i Ishullit te Gurit. Bulevardi. Ktheva nga aleja anesore pergjate bulevardit dhe vazhdova.
Natyra e vjeshtes hapej para meje. Bari i thare. Lehet me lule te vyshkura. Gjethet e zverdhura ne rruge. Zbardhellohej qielli mbi mua.
Zogjte cicerronin. Sorrra shkepurdhte pleherat. Qeni i perhimte lehte para deres.
Shikova kete pamje vjeshte dhe m'u zbut zemra, pa me shkuar mendja te e keqja. Para meje pasqyrohej nje jete e mrekullueshme. Njerez te dashur qe te kuptojne. Respekt ndaj personit. Dhe butesi ne sjellje. Dashuria ndaj te afermve. Dhe mungese e sharjeve dhe vrazhdesive.
Pernjehere, nga gjithe keto mendime, me vjen t'i arrij te gjitha, te them dicka te mire. Te bertas: Vellezer, te ligat jane pas nesh. Se shpejti do te jetojme si fon-Konte.
Papritmas degjohet nje fishkellime.
Dikush ka thyer rregullat “ them me vete “ dikush ka kaluar rrugen ne vend te gabuar. Ne te ardhmen, sigurisht, nuk do te kete gjera te tilla. Nuk do t'i degjojme aq shpesh fishkellimat e ashpra qe na kujtojne kundravajtjet, denimet, thyerjet e ligjit.
Perseri prane meje degjohet fishkellima e shqetesuar, bertitje dhe sharje e rende.
Kaq ashper me siguri nuk do te bertasin. Pra, mbase mund te bertasin, por nuk do te kete sharje aq te renda, fyese.
Dikush, degjoj, vrapon pas meje. Dhe bertet me zerin e cjerrur:
Pse me ik, ta haje dreqi njezeteshen tende! Menjehere ndalu!
Dike e ndjekin, them vetmevete, dhe vozitem ngadale, por me guxim.
Loshka, bertet dikush, prite nga e majta. Mos e lesho prej syve!
E shoh, nga e majta vrapon nje djale. E tund shkopin dhe kercnohet me grusht.
Kthehet. Kujdestari i thinjur dhe i respektuar i shtepise vrapon rruges dhe bertet me sa ze qe ka:
Kapeni, vellezer, mbajeni! Loshka, mos e lesho prej syve!
Loshka me ve ne nishan dhe shkopi i tij qellon rroten e bicikletes.
Atehere e kuptoj se e gjithe kjo ka te beje me mua. Kercej nga bicikleta dhe ndalem te pres.
Ja, arrin kujdestari i shtepise. Gjoksi i tij mezi mbushet fryme. Nje frymemarrje e zhurmshme.
Mbajeni! bertet.
Dhjetera vullnetare vrapojne nga une dhe fillojne te me kapin per duarsh.
Dhe une them:
C'keni, vellezer, mos jeni cmendur! Mos keni luajtur, bashke me kete cungun ketu?
Kujdestari i shtepise thote:
T'i thyej dhembet - nese vazhdon te fyesh kur permbushen detyrimet zyrtare mbajeni fort mos e leshoni, horrin.
Mblidhet masa. Dikush pyet:
Po cka paska bere?
Kujdestari i shtepise thote:
Jam pesedhjetetre vjecar - ky qen me ka lodhur. Nuk ec rruges nga duhet te ece vozitet kendej nga ndalohet ecja me biciklete fundja ja ku eshte shenja e ndaleses. E ai vozit sikur te mos jete normal, u keputa duke fishkelluar pas tij. Ai vazhdon te sjelle kembet. Nuk e kupton, ja, e shihni. Thuase ka rene nga qielli, sa mire qe ndihmesi im e arriti dhe e ndali.
Loshka deperton neper turme, ze doren time me darat e veta dhe me thote:
Une ketij horri kam dashur t'ia thyej doren qe te mos vozitet me.
Vellezer, them une, nuk e kam ditur se nuk mund te kalohet kendej. Nuk kam dashur te ike.
Kujdestari i shtepise bertet duke iu marre fryma:
Ai nuk paska dashur te ike! E shihni te pafytyrin! Dergojeni ne polici. Mbajeni me fort. Te tillet gjithnje me ikin.
Kurse une them:
Vellezer, do ta paguaj gjoben. Nuk e refuzoj. Mos m'i perdridhni duart.
Dikush thote:
Le t'i tregoje dokumentat dhe gjobiteni. Perse ta dergoni kot ne polici?
Kujdestari dhe disa vullnetare duan te me dergojne ne polici, por nen presionin e publikut kujdestari me shan vrazhde, me denon dhe me keqardhje me leshon ne shtepi.
Nisem me biciklete dhe lekundem. Koka me zhurmon, ndersa ne sy me shperrthejne shkendija ne forme rrathesh e pikash. Terhiqem me shpirt te pezmatuar.
Rruges pernjehere e them nje fjali:
O Zot. Ferkoj duart dhe i them natyres: Ne djall!
Dal ne breg dhe perseri ulem ne bicikleten time duke folur me vete:
Hajde, lere tash, cka ke? Merre me mend se edhe ti je njefare Fon-Konti, nuk guxojne te t'i perdredhin as duart.
Ngadale vozitem bregut. E harroj skenen e vrazhde. Para meje hapen pamjen nga e ardhmja jo e larget.
Ja, ta zeme, une vozitem me biciklete. Ja se po kthehem ne kete famekeqe. Degjohet e qeshura e dikujt. Shikoj-kujdestari ece me kapele kadifeje dhe pantollona te hekurosura. Ne duar mban nje lule-zambak ose ndonje tulipan vjeshte. E sjell lulen, dhe duke u qeshur, thote:
Po ku ke hyre keshtu, o mik! Po pse me marrezine tende nuk je nisur andej nga eshte dashur te shkosh? Eh, sa i humbur qe je, o zemer. Hajde, kthehu mbrapa, se ta ve nje gjobe - nuk ta jap lulen.
Atehere, duke u qeshur ngadale ma jep lulen. Dhe ne, duke shikuar njeri tjetrin me dashuri, ndahemi.
Kjo pamje e qete e ben vuajtjen time te kendshme. Vozitem me guxim ne biciklete, sjell kembet. I them vetes: Asgje. Nuk u be kiameti. Une jam i ri. Une po pajtohem - mund te pres.
Perseri gezimi e dashuria ndaj njerezve permbush zemren time. Perseri me rremben deshira te them dicka te bukur ose te bertas: O miq, ne po ndertojme jeten e re, ne kemi fituar, ne kemi kapercyer veshtiresite me te medha - hajde, ta haje dreqi, te respektojme njeri tjetrin.

RABINDRANAT TAGORA

Grua, nuk je vetem veper e Zotit,
por dhe e burrave, qe gjithmone
te bejne te bukur me zemrat e tyre.

Kush e thuri per ty ate rrjete? Poetet
me fije te argjenda fantazie
e piktoret i japin trupit tend
perhere nje pavdekesi te re.

Si deti te dhurojme perlat,
si minierat - arin tone,
si kopshtet e veres - lulet
qe te lulezosh e te mbeshtillesh
per te qene gjithnje e me e cmuar.
Deshira e zemrave te burrave
ka hedhur bujen e vet
mbi rinine tende.
Pergjysme je grua,
gjysma tjeter je enderr.

Jaroslaw IWASZKIEVICZ
VJEDULLA

Edhe pse ditet para festes ishin pa bore e pa ngrica, shkriheshin si skllote dhe fashiteshin me muzgun e hershem, ne qytet njerezit spushonin te endeshin. Sidomos afer stacionit, para vitrinave te dyqaneve te kooperatives dhe gjithe atyre librarive qe ishin hapur se voni, ndaleshin gjithnje e me shume njerez. Shihej se tashme mendonin per Vitin e Ri dhe dhuratat e Vitit te Ri. Pleq e te rinj depertonin trotuareve, zbritnin ne rruge, i cila disa here ngarkohej si vendkalimi i kembesoreve. Makinat nuk i kishin pushtuar rrugicat rreth stacionit duke ua lene ato zemergjeresisht kalimtareve.
Isha i huaj ne kete qytet dhe zvarritesha rrugeve duke e penguar gjallerine e te tjereve me hapa te qete e te ngadalshem. Sa desha te largohesha nga ai mes: nuk me interesonin as kretonet me lule, as lojerat tmerresisht te shemtuara, te kaltra e te kuqerremta, bile as gjithe ato blej te Balzakut, te pergatitur tash jashtezakonisht bukur, te aranzhuar ne vitrinat e dyqaneve te kendi. Megjithate, ne nje cast vemendjen time e terhoqi nje cift i pazakonshem mashkujsh.
Perpara ecte nje burre i larte me te veshura gri te te burgosurit. Kapela e rrumbullaket e te burgosurit, e varur maje koke, nuk i mbulonte tufat e dendura te zeza qe i binin mbi balle e ne qafe. Do te kishte kalaur kohe qekur e kishin qethur me zero! Levizjet i kishte te sigurta,por babaxhane; ecte me kujdes pa u kthyer as ne te majte, as ne te djathte. Pas tij ecte nje ushtar trupshkurter me automatik te madh te varur ne sup dhe e shpiente dikah. E conte nga gjyqi ne burg ose anasjelltas; kjo nuk e interesonte aske. Te lidhur ne nje cift bizar ecnin me ritmin e kalimtareve, duke mos e terhequr vemendjen e te tjereve. Shkova pas tyre pa i hubur syshe.
Ecnim trotuarit te gjere. Ne mes te asaj pjese te rruges shkelqente xhami i madh i vitrines speciale. Ishte magazina e gjuetareve. Nuk jam i sigurt nese ishte ende dyqan i pavarur apo ndonje kooperative e kohes, por ne vitrine kishin ekspozuar gjera normale per tregtiza te tilla. Cifte ose pushke te renditura, canta gjuetaresh, bori qe shkelqenin te verdha me toptha te gjelbra, piramida te vogla te kuqe plumbash, e keshtu me radhe. Ne mes te vitrines ishte e ulur nje vjedull e mbushur, ngjyre hiri dhe qimeashper.
I burgosuri dhe ushtari percjelles kaluan pa ia vene veshin vitrines. Pernjehere, pothuaj njekohesisht, ua zu syrin kafsha e mbushur dhe, pa u marre vesh, u ndalen si te ngrire. U ndala edhe une pas tyre.
Vjedulla, tha i burgosuri.
Vjetlla, pothuaj njekohesisht verjeti edhe ushtari duke e liruar pak mashinken.
Ata u ndalen per nje cast te heshtur para vitrines dhe i zgurdulluan syte.
Kesaj te ne i thone Vjetell, vazhdoi ushtari.
Jeni nga Poznanji?pyeti i burgosuri.
Po, afer Leshanit. Por thone edhe vjedull, shtoi ai.
Qendronin edhe me tutje.
Te tille nuk kam pare asnjehere ne mal, vazhdoi ushtari, padyshim, llafazan. Donte te merrte vesh pak me shume rreth kafshes.
E une kam vrare te ketilla, oho-ho, tha i burgosuri, kur isha roje pylli.
Ka pyje andejza? Nga i bie ai vend?
Ne drejtim te Radomit.
Keni qene pylltar?
I burgosuri buzeqeshi.
Gjate okupacionit kam qene pylltar. Kishte vjedulla si minjte. Sa here i kam gjuajtur. Por, ta haje dreqi, eshte veshtire ti qellosh.
Tash vone kam lexuar ne gazeta se vjetlla e tille e kishte sulmuar nje mesuese qe kishte qene duke ecur me biciklete neper pyll.
Eshte e mundur, ajo vrapon aq shpejt sa. Dhe ndonjehere jane te guximshme. Kudra, kur ka kelyshe..
I keni pare kelyshet e vjedulles?
Jo, kelyshe nuk kam pare.
Do te kisha dashur ti shoh, ofshau ushtari. Kjo duhet te jete ekstra.
Shkoni ne ndonje pyll, perpiquni ti gjuani, tha i burgosuri me ze te renduar.
Kam edhe shume ne ushtri, mori fryme thelle ushtari.
Nuk do te jesh gjithe jeten.
Po, por sa e mbusha nje vjet.
I burgosuri buzeqeshi.
Edhe nje vjet dhe e pat.
Po, ashtu eshte, e pranoi ushtari duke u qeshur.
Vazhdonin ta shikonin vjedullen.
Babai thote se nje i ketille e hedh ne shpine fshatarin.
Keto jane perralla gjuetaresh, tha me dyshim i burgosuri.
Po si mbrohet?
Te rremben ku te mundet. Te kafshon.
Ka dhembe te forte. Cka han?
Cka han? Cka te gjeje. Kur e ze miun, e fshin miun, kur e ze bretkosen, bretkosen. Nese gjen veze shpezesh, edhe vezet.
Mbase nuk ngjitet ne dru?
Ka dhe shpeze qe i bejne vezet ne toke. Nuk ke pare cerdhe thellezash?
Oh, kam pare. Nje here te ne thellenza ishte ndalur prane rruges. Me gjithe mend e kam, nje hap prane rruges. - tregoi me pushke se si ishte ndalur thelleza - kurse une iu pervodha, aq afer, dhe e shikova, kurse ajo mua, me sy - tregoi me doren e djathte nen hunde se si i rrotullonte syte, duke e hedhur njekohesisht automatikun ne supin e majte.
Dhe, cndodhi pastaj, qendroi aty ku ishte? e pyeti i denuari kurreshtar.
Posi, pse jo, qendroi aty. Nje plym i bukur, nja dymbedhjete cope. Me vone u shperndane fushes. Sa ishin gjermanet, i qellonin xhandaret.
Ju nuk i vrisnit?
Me cka, o shpirt? Me cka te qelloje fshatari?
Po kurtha ke kurdisur, apo jo, e pyeti ashper i denuari.
Cte te ze me ato kurtha, thuase nuk e dini - shpjegonte ushatri - vetem ndonje lepur te bute a ndonje gje te tille. Lepuri i eger eshte i forte, ike megjithe kurthe.
I ke bere te dobta. Duhet bere me tel te holle, por te forte.
Nje here u zu macori, macori i shtepise, perpak u mbyt; e lendoi shpinen kur ia preva telin. Perpak e preu per barku, macori budalla.
Nuk i dua macet, tha me ze te zgjatur dhe te menduar i burgosuri.
Kete vjedull e paskan mbushur mire shtoi perseri percjellesi dhe ia nderroi krahun automatikut.
Mire, shume mire, pranoi i percjelluri.
Ia ka ndequr kembet si te gjalla, tregoi me doren e majte ushtari se si e ngre shputen vjedulla. Keshtu duket vertet ajo? Edhe kthetrat e shputes i ka si te ariut.
Jane nga e njejta familje, tha i denuari.
Cthua? Mire e ke. Sme shkoi mendja. Edhe qyrkun e ka me siguri te mire.
Bejne furca per rroje me te.
Vertet, gjyshi kishte nje brushe nga vjedulla e tille. Jane me te mirat, thoshte.
Heshten duke shikuar edhe nje cast krijesen e mbushur. Vjedulla sikur i perqeshte, perveshte pa pushuar dhembet e gjate dhe njollat e zeza qe u ngjanin vetullave mbi sy. Shputa e ngritur lart kishte nje pozite gjithashtu perqeshese.
Qyrkun e ka tamam ngjyre hiri, tha me qellim i burgosuri.
Ushtari pernjeheresh u dridh. E diktoi ne xham shikimin tim kureshtar. Me levizje te shpejta te kokes shikoi perreth se mos e kishte pare dikush tjeter pervec meje. Por secili ecte udhes se vet dhe nuk i kushtonte kujdes ciftit te cuditshem. Percjellesi nderroi shprehjen e fytyres.
Hajde, hajde, tha pernjehere me ze tjeter, cke qe rri aty e llafos kot. Ec, vazhdo!
I burgosuri i dha supit , u kthye dhe u nis. Ushtari drejtoi si duhet pushken dhe i shkoi prapa te burgosurit sic e kerkonte detyra. Duke ecur me kujdes u humben pernjehere ne mase.
U ktheva perseri nga vjedulla. Jo, megjithate ajjo kishte perveshur dhembet pa te keq, ndersa me jepte shenje me shputen e ngritur sikur te merrte vesh.
Mire, mire, vjedull e dashur - i thashe.

Pjer KORNEJ

SABINA
O Albe, vend i dashur, moj tokez e bekuar,
O Albe, ku fillova te thith ajrin e kulluar,
Kur shoh se lufta e shkrete midis nesh po fillon
Fitoren tone e druaj njesoj si humbjen tone
Ti Alba te ka lindur, ckerkon ta besh lavdine?
Me hekur nenes sate kerkon qe ti shposh gjine?

Kthe jepi krahun tend qe sulmon e derrmon
Aher femijet e saj guximi i terbon;
Si nene e pergjeruar do lutet nate e dite
Per ty, ne mos i rafsh me te gjitha ushtrite

... Nuk jam me as me Romen, nuk jam me as me Alben.
Ato do te luftojne per vdekje a shpetim,
do hidhem nga ajo ane qe bie ne mjerim;
Do jem me te dyja, fitorja sa te ndrije,
Ne dhembjen do marr pjese, por jo dhe ne lavdine;
Keshtu do te ruaj ne kete fat te zi,
Urrejtjen per ngadhenjyesit, per tjeret lot e mi.

(Pjese te shkeputura nga tragjedia Horaci nga Pjer Kornej. Sabina eshte personazhe e tragjedise. Ajo eshte nga Alba, ne anen e se ciles luftojne vellezerit e saj, kurse per Romen lufton burri i saj)

MANUEL LATINEZ

SHTEPIA MISTERIOZE
Qe ta kuptoni, o At i nderuar, gjithe ate qe ju shkruaj, mbase do te ishte me e logjikshme qe se pari t'ju pershkruaj shtepine, te cilen sa ishim femije e quanim shtepia misterioze dhe e cila gjendet ende midis manastirit Santo Domingo dhe spitalit Betlemitas, prane shtepise se doktor Migel Salsed. Qe ne femijeri kam jetuar perballe saj, ne po ate rruge qe atehere quhej Santo Domingo, ndersa me vone e nderroi emer per te shquar namin e saj: E zgjedhura.
Mund ta merrni me mend se c'kersheri na zgjonte shtepia misterioze mua dhe tim vellezerve. Dhe jo vetem ne. Me kujtohet si femije pata degjuar nje bisede te nenes me ca gra ne sallon, qe flisnin ne menyre misterioze. Edhe ato i interesonte, aq sa i frikonte dhe i provokonte, me grilat ne dritaret gjithnje te mbyllura dhe dyert pak te hapura derisa banoret e saj qe ne agim pervidheshin duke nxituar te mberrinin ne meshen e mengjesit ne manastirin franceskan, e pak me vone edhe mullatja qe shkonte ne treg. Nuk ka nevoje t'ju them se kush jetonte aty. Nese mbani mend, do te kujtoheni. Ne e dinim mire: ishte nje vejushe e re nga nje familje e kamur me dy vajzat e saj. Derisa me kohe ne rriteshim, rriteshin edhe vajzat, por pa folur, asnjehere, asnje fjale, me mua ose me vellezerit e mij dhe, sa di une, me anje tjeter. Duke nxituar ne meshen e mengjesit, fshehnin fytyren si murgesha te verteta. Me vone e mora vesh arsyen e vetmise se tyre. Per kete kam vuajtur gjithe jeten; per kete ju shkruaj me doren qe dridhet, tash, kur u afrua casti i fundit. Kete eshte dashur ta bej me heret, edhe pse disa here tentova, por nuk pata guxim. Me nje rast- kur isha rreth 15 vjec - arrita t'i shoh fytyrat e fqinjeve te reja. Aq shume na rrembente kureshtja, sa vellai i madh dhe une vendosem te hedhemi ne nje avanture dhe depertojme, permes kulmeve te shtepive, deri te shtepia e kendit. Sa here qe e kujtoj kete, me dridhet zemra. Ne saje te ndihmes se nje miku, qe jetonte afer tyre, pa diktueshem, si mace, duke vene veten ne rrezik, arritem te shohim brendine e oborrit. Ne oborr, mbi rrethoren e gurit te cisternes, ishin ulur dy vajzat dhe kreheshin. Vetem ta dini, o At shume i nderuar, se sa te bukura ishin, bukuri mahnitese, levizje te lehta; thuaja jo reale. I shikonim nga lart, te fshehur pas drurit te jaseminit dhe dukej sikur era depertuese arrinte deri te floket e tyre te zeza qe shkelqenin ne diell. Prej atehere, sa here qe i marr ere jaseminit, me kujtohen siluetat e tyre bardh e zi. Ishte e vetmja here qe i pashe, deri ne heren tjeter qe do t'ua pershkruaj me vone dhe i cili ndodhi me 1807, ose me sakte, me 5 korrik 1807.
Rasti qe jam lindur ne Orens, edhe pse prindet me sollen ne Buenos Ajres posa hodha hapin e pare, me shtyri qe pas invazionit anglez te inkuadrohem ne arradhen e kembesorise te Galicise me te cilen mora pjese ne disa luftra. Per trimerine time sot thurin legjenda.
Ajo dite, me 5 korrik 1807 - qe shenonte pese vjet nga dita kur i pashe fqinjet ne oborrin e tyre - ishte per mua dhe per Buenos Ajresin dite vendimtare.
Me urdhrin e kapitenit Hakob Adrian Varela isha caktuar te mbroj Sheshin e Demeve ne Retiro. U gjeta midis pesedhjete a gjashtedhjete grenadiereve qe depertonin neper shiun e plumbave duke hapur rruge per sigurimin e terheqjes nga pozicionet qe me vone i pushtoi gjeneral Aucmuti. Ky depertim ne qytet meritoi te hynte ne dokumentat zyrtare per heroizmin e vet. Nuk do ta harroj kurre. Nuk do t'i harroj rruget me balte pas shiut te nje nate me pare as perparimin tone ne tym permes vilave te braktisura ku lehnin qente, derisa gjithkah rreth nesh gjemonin topa e pushke. Komandanti im humbi ne balte cizmet; mua me mbeti thika dhe brezi, askush nuk e njihte me uniformen tone bardhe e kalter. Askush nuk e njihte aske derisa vraponte rrugeve te ndricuara nga feneret e zbehte, te ndjekur me rekimin e te plagosurve dhe zerin e Varelit qe na kurajonte te vazhdojme. Keshtu te perbaltur dhe te pergjakur arritem te rruga ime. Aty morem vesh se Ser Denis Pak ishte plagosur dhe ishte strehuar me ushtaret e vet ne manastirin Santo Domingo. Me te ishin edhe perforcimet e tjera te udhehequra nga gjenerali Krauford. Mbreteronte nje konfuzion i tmerrshem. Qerrja e permbysur me municion ngadalesonte depertimin. Midis shpatave dhe pushkeve, te hedhura neper rruge, dukeshin duart e te plagosurve. Ne uniformen britanike, aty kety, nxaheshin njollit e kuqe te gjakut. Nga kulla e manastirit, e shnderruar ne fortese ushtarake, britaniket mbjellnin tmerr. Neper te gjitha kulmet kishte ushtare, por edhe fqinj dhe shume gra qe hedhnin uje vale dhe gure mbi sulmuesit.
Varela duke vrapuar me gjysmen e ushtareve te vet hyri ne shtepine e doktor Salsedes. Pak me vone e pame te terbuar midis shtyllave ne rrethoren e tarraces, duke klithur dhe duke hapur zjarr ne drejtim te kambanarit te kishes dominikane. Ne, qe kishim mbetur ende ne rruge, na urdheroi te veprojme njesoj nga shtepia aty afer. E kjo shtepi, o At i nderuar, kjo shtepi ishte - shtepia misterioze.
Si gjithmone, edhe tash ishte e mbyllur. Ne kulm e pashe vejushen dhe dy vajzat e saj. Endeshin si te humbura andej kendej duke mbajtur ne duar kusite qe avullonin. Nje nga oficeret u afrua te dyert dhe u perpoq t'i hapte por nuk ia doli. Atehere dy te tjereve - dhe mua, pikerisht mua - na urdheroi ta thyenim drynin. Kisha nje ndjenje te cuditshme, jashte asaj qe ndodhte rreth meje, e cila nuk kishte asnje lidhje me luften e tmerrshme dhe me ate qe me ndante prej saj. Si t'ua shpjegoj? Kisha pershtypjen sikur ne ate cast po filluar lufta ime, pikerisht lufta ime, ne flaken e asaj tjetres, luftes se madhe, e cila me rrethonte, por nga e cila isha ndare me nje brez te padukshem.
Depertuam brenda. Si furtune kaluam dy oborret dhe neper shkallet e catalluara u ngjitem ne kulm. Grate na priten pa folur asnje fjale. Ne te vertete as qe kishim kohe t'i kushtojme kujdes sjelljes se tyre. E vetmja gje qe na nxiste ishte vrasja, vrasja e pameshirshme. Dhe keshtu vepronim.
Kapetan Varela u duk mes nesh. M'u drejtua mua dhe te tjereve qe ishin me mua.
- Zbritni poshte - tha preraz - dhe perforconi zjarrin nga te gjitha dritaret.
E degjuam menjehere. Dhe pikerisht ne castin kur beheshim gati te vraponim shkalleve teposhte, para nesh doli vejusha. Atehere, duke kaluar prane saj, e verejta se edhe ajo ishte shume e bukur, mbase po aq e bukur sa dhe vajzat e saj.
Na luti:
-Mos, mosni, mosni poshte.
Me nje te shtyer e larguan me nje ane. Per nje cast u gjetem neper dhoma, terhoqem mobiljet dhe me gryket e pushkeve hapem kapaket e dritareve.
- Ne dhomen e fundit!- me urdheroi nje oficer. - Ne te fundit! Ju urdheroj!
Automatikisht u futa brenda. Ate dite te topitur nga kanonadat dhe te mbytur nga tymi i barrotit, cdo gje benim automatikisht.
Ishte nje hapesire shume e vogel. Dhe terr gjithandej. Ne saje te nje fije drite qe depertonte nga nje e care e ngushte e cershefit te dritares, e llogarita poziten e dritares. U afrova duke prekur ne erresire dhe me kundak hapa krahet e dritares. Per asgje tjeter nuk mendoja, vetem per vrasje. Por atmosfera e shtepise me binte ne zzverk, si dicka e gjalle dhe e fuqishme. Kur u ndala te mbush pushken, verejta se prane meje ishte vejusha. Me te ishin dy vajzat e saj. Me shikonin me sy te shqetesuar. Bera nje hap t'ju afrohem dhe t'i qetesoj, por ato u terhoqen ne fund te dhomes, ne gjysme-erresire. Pas shpines se tyre u degjua dicka, dicka qe nuk mund ta percaktoja ndryshe pervec si nje ngulfatje, nje hungerrime e pafuqishme e kafshes.
Njesoj si ate dite kur e kisha prishur vetmine e tyre, edhe kesaj here, per here te dyte, me kaploi nje ndjenje e pazakonshme, keshtu perjetova nje episod krejtesisht te ndare dhe te ndryshem nga ai qe e kishte dermuar qytetin. Me dukej, natyrisht, vetem per nje cast, sikur ajo lufte rrugeve dhe kulmeve nuk paraqiste asgje dhe duhej vetem t'i sherbenin rrethit te nje drame tjeter, intime, te thelle, te nuancuar, ne te cilen ishim protagonistet e vetem.
Atehere m'u kujtua se ate klithje te topitur e kisha degjuar edhe para shume viteve. Dhe sa tmerrohesha nga ajo cirrje jonjerezore, e kobshme, ne dhomen aty afer, ne mes te nates.
- Mosni, tha gruaja - ju lutem, mosni, jo.
Atje mbrapa, ne gjysme erresire e pashe nje krijese te tmerrshme. At i nderuar, duhet t'ua pershkruaj. Sidoqofte, ai ishte njeri. Kishte nje koke me mjekerr te njeriut, por trupi i tij ishte i imet si femije, ndersa duart i kishte te medha, te mbuluara me qime, te shemtuara. M'i nguli ata sy te lemeritshem ku rinjoha ngjashmerine me vajzat. Ishte i vellai. Ai perbindesh ishte vellai i tyre.
Kersitja e plumbave te pushkes e mbyti thirrjen time. Me nje te kercyer zura poziten luftarake. Derisa merrja nishan, zemra me rrihte cmendurisht. Njezet hapa nga une ra nje anglez me duar te hapura, anglez flokeverdhe, ngjyre ari, njesoj si epoletat e tij.
Ne dhome nena filloi te qante. Perbindshi hungerroi. Une vazhdova te qelloj. Tash cdo gje e kisha te qarte. E kisha zbuluar fshehtesine e shtepise misterioze, ate zendan te vajzave te reja e te bukura, te denuara me krenarine e pameshirshme te nenes me qellim qe askush te mos e zbulonte ate qe kisha pare une.
- Ne rruge, ne rruge, ne Santo Domingo!
E shterngova rripin. Me therrisnin shoket. U nisa pas tyre. Ne fund te dhomes cdo gje ishte njesoj. Nena ishte ulur ne krevat dhe vajtonte, duke mbyllur veshet me duar. Pas shpines se saj u duk koka e perbindshit, e luhatshme dhe e perjagur. Vajzat nga frika ishin perqafuar. Me shikonin, ndersa ne perqafimin prekes verejta nje lutje te deshpruar. M'u duk sikur isha ne mes te korrikut dhe vala e madhe e eres se fresket te jaseminit me freskoi papritur. Ne pushke kishte mbetur vetem nje plumb. Po ate dite, gjate terheqjes nga Sheshi i Demeve, u vrane edhe shume te tjere: oficere te hijshem e te fuqishem, ushtare qe sa kishin vene brisk ne faqe, aq shume, aq shume te tjere! Si ne loje, ra koka rreqethese, sikur te ishte nga leshi e kartuci.
Sot e kesaj dite me ndjek klithja e nenes, sot e kesaj dite, njesoj sic me kishte ndjekur me pese korrik, kur rruges Santo Domingo, te kuqe e te zeze nga kufomat, ikja gjithnje e me larg shtepise, deren e se ciles e kisha thyer.