|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Elita boterore pa kronologji
Mikel MARULI (1453-1500)
EPITAF ALBINES
Ketu pushon Albina, por nuk pushon
ketu vetem nje Albine - s'e mori at'
djal'i Veneres1, por shigjetat dhe
harku i kukures, e Kupidonit2
arma, qe ishte prore embelsira
e gojes saj. Sperkatnie token me gjethe,
mos i kurseni lulet pranverore,
sepse ajo q'sot eshte pluhur e
hi, dikur ishte lule pranverore!
MBI LEUKOTEN
Po m'urren Leukota dhe sa me teper
qe ajo po m'urren, un' ate me shume
po e humb. Cfare! Nese s'do te jete
aq shume e tharte, me pak do te jete
terheqese: m'shikon mua, kopilesha
dhe iken sa here qe dua ta therras.
1.Venera, ne mitologjine romake ishte hyjnesha e dashurise dhe bukurise
2. Kupidoni, ne mitologjine romake ishte perendia e dashurise.
Hermann KESTEN
VDEKJA E DY DASHNOREVE
Dolen nga qyteti. Nata varej ne qiell me re te renduara. Dita i ngjante diteve te tjera te vjeshtes. E ngrysen duke shkelur gjethet e vyshkura. Kembet ishin renduar nga lodhja e dites se venitur. Qielli, megjithate, para muzgut u kthjell nje ore dhe shkelqeu me kalteri midis reve, sa atyre iu duke se ende mund te shpetonin, se mund te gjenin rrugedalje. Por kur fryu era e ftohte, kur ne qiell nuk mbeti asnje yll, kur lane pas rruget e paralagjeve, kur shtepite u bene me te ulta e te vetmuara, kur u zhduken edhe ato dhe kur prane tyre u zgjaten arat e shkreta, kur dolen ne rrugen fushore ku dritheronin nga larg dritat e verdhemta te gazit, i pushtoi deshprimi i skajshem. Leshuan duart e njeri tjetrit, qe i kishin shtrenguar sic shtrengojne femijet parate. Ngrenin kembet me veshtiresi, sikur shtegu te ishte i perbaltur dhe sikur t'i terhiqte, ecnin dhe shikonin hapesiren midis tyre e territ dhe e pane fundin e hidhur te deshprimit, e pane vdekjen.
Ishin tetembedhjete vjec; kishin perjetuar nje rini pafundesisht te gjate, ate pjese te furtunshme, me te veshtiren dhe me te gjaten te jetes se njeriut. Ne xhepin e majte te palltos ai kishte revolen e mbushur, dora kohe pas kohe prekte armen, ftohtesine e se ciles e ndiente si mbeshtetjen e fundit, si besimtari qe e ndjen Zotin - ishte gjimnazist.
Ajo nuk kishte qene e vetedishme se c'gje e rralle ishte virgjiniteti dhe kishte fjetur njezet nete ne nje shtrat me te, ndaj ndjehej kriminele. Funksioni i drejte i trupit te saj kishte ndryshuar - shenja shtatzenie; por kete bekim ajo e shihte si mallekim. Ne fillim ishte e habitur dhe nuk donte te besonte, thuase ishte ndare nga fati i qenieve te tjera njerezore ose sikur kishe ndodhur dicka e tmerrshme, sikur kishte ndryshuar me nje semundje misterioze, sic ndodh ne perralla ku magjistari i lige e shnderron princezen ne bretkose; me vone e luti zotin te bente mrekulline, ndersa tash e shihte vetem vdekjen.
Ajo quhej Liza dhe ishte vajza e vetme e sekretarit te gjyqit. Nena kishte vdekur para dhjete vjetesh. Atehere Liza e kishte lene lojen me kukull, ate marroqen floke-kashte faqe porculani. Duhej te shkonte ne shkolle, te bente gjelle, te pergatiste dhomen dhe te lante rroba. Babai e donte, por fatkeqesisht mendonte se dashuria dhe butesia mund te ndikojne negativisht dhe se duhen kamufluar me vrazhdesi e ashpersi. E kishte verejtur, por shume vone, se qiraxhiu qe ushqehej ne shtepine e tyre, gjimnazist, qe kishte prindet ne nje fshat disa ore me tren larg qytetit, se ai, gjimnazisti, djalosh i hijshem dhe vajza e tij shiheshin me me shume butesi se c'i pelqente babait.
Papritur vendosi dhe e therriti, e pyeti vajzen e zbehur deri ne vdekje, e cila, gjithsesi, rrente dhe dridhej si te kishte rene ne duart e vrasesit. Iu kercenua me mallekimin me te tmerrshem dhe me shtepine e korrektimit nese e mashtronte dhe nese kishte pasur maredhenie intime me gjimnazistin. Babai naiv, qe kishte harruar se qellimi i zakoneve dhe sjelljeve mund te sjelle vetem siguri dhe zbukurime ne bashkesine njerezore dhe jo ndeshkim, nenshtrim e pendim, i besoi mashtrueses guximtare. I besoi te bijes sepse kishte harruar rinine, kishte harruar se edhe vete e kishte mashtruar te atin.
Por aq e njihte boten dhe i besoi, por gjimnazistin e mire e perzuri nga shtepia. Gjimnazisti quhej Albert dhe ishte i deshpruar. E donte Lizen dhe nuk jetonte dot pa te. Nuk e mendonte jeten pa Lizen dhe kete e ndiente shume qarte. Teoretikisht e dinte se ka njerez qe jetonin pa Liza. Por thelle ne vete, edhe pse kete nuk ia pranonte askush, nuk besonte se jeta e njerezve te tjere, jeta pa Lizen, e vlen te jetohet dhe te kujtohet; ajo gjithsesi eshte jete pa shprese, pa kuptim, e marre dhe e shkrete, jete pa Zot.
Dashnoret e pafat u takuan te nesermen pas dite kur babai ishte ne gjyq. Mes tyre pa fjale nderhyri e verteta. Duhej te vdisnin. Para kesaj te vertete ata dridheshin, kishin frike, me pare do te jetonin, te lumtur dhe ne dashuri te paskajshme, sic jetojne te gjithe njerezit, ose shumica e tyre, ose te pakten disa. Por kjo nuk kishte rrugedalje. Njeri pa tjetrin nuk mundeshin, se bashku nuk guxonin te jetonin. Duhej, pra, te vdisnin.
Ky ishte fati i tyre.
Revolen e bleu nga nje tregtar vjetersirash dhe e mbushi. Dinte te shtinte sepse ishte anetar i nje te ashtuquajturi klub ushtarak i te rinjve.
Kalonin arrave te levruara, ecnin neper livadhet e njomura, hepoheshin nen qiellin qe ishte i erret dhe ku nuk kishte me shprese per ta.
Qanin ne heshtje dhe turperoheshin nga njeri-tjetri per lotet e tyre. Pushuan te qanin, arriten rreze kodres. U ngjiten, u futen ne pyllin e rralle, aty ju duk pak ftohte, pushuan se qari, nga afer i shihnin vetem trungjet e zhveshur, u shtrine ne token ngjitese, ku shushurinin gjethet e errta dhe te vdekura, qendruan te shtrire prane njeri-tjetrit, putheshin me buze dritheritese, me buze te thara, here te ftohta, here plot zjarrmi, nxeheshin dhe prape ndaheshin.
Neper dege dicka shushuriti, mbase nje kafshe, ose era, nuk e verenin se c'ishte. Liza kishte te ftohte, e kishte pushtuar nje ndjenje e pakendshme, ishte renduar ne shpirt, duhej te zhdukej, te vdiste, mendoi ajo, vetem shpejt, tha, shpejt, Albert, i dashur, a duhet bere kjo? Duhet, tash, tash!
Alberti futi doren ne xhep, nxori revolen dhe tha: do te qelloj, nje here, ty.
Por, a do te kete guxim te qelloje veten, mendoi Liza. Alberti tha: Kur te te vras ty, do te vras veten: une nuk mund te mbetem gjalle, do te behem vrases.
Alberti e puthi dhe pernjehere i erdhi veshtire te puthte mishin e lagur te dhembeve te vajzes, ndjeu duhmen e trupit te saj, kjo nuk kishte kuptim; ne nje cast e urrejti Lizen aq fuqishem sa nuk kishte urrejtur kurre ne jeten e tij. E urrente Lizen, ate kafshe shtatzene, duhej ta vriste, dhe pastaj, ishte i paafte te mendonte, c'kishte ndodhur atehere, vetem kjo e mundonte si barre e rende, ankth, ortek mbi malore; ia kapi gjinjte, i shterngoi aq fort sa ajo klithi, ngjiti revolen ne zemren e saj qe rrihte cmendurisht, e ndjeu se u dridh, se duart e shtangura ia pickuan kemben, me mire do te klithte, shtiu, shtiu, shtiu. por nuk degjoi, nuk ndjeu gje, vetem kohen e pafund qe nuk ecte, dhe me ne fund e kuptoi se plumbi kishte deshtuar. Liza filloi te bertiste sikur me dhembjet e lindjes, me klithje te ashpra, te shkurtera, duke perseritur njetrajtshem, nga casti ne cast; eshte e plagosur, mendoi, por kjo eshte e pamundur, kam gabuar, ka deshtuar plumbi, qello, qello, qello edhe nje here; pernjehere e qelloi vajzen qe mbrohej me revole ne mjeker, kersiti, sikur te thyhej ashti, u terbua nga inati, i pafuqishem te duronte ato klithje, bertiti edhe vete si kafshe dhe terhoqi revolen edhe nje here, drejt ne gojen e hapur te Lizes qe cirrej.
Plumbi deshtoi perseri. Atehere Liza e qelloi me pellembe ne bark dhe atij i ra revolja prej dores se shtangur; iu versulen njeri-tjetrit, u perleshen per jete e vdekje, per fyti, gervishteshin, peshtyheshin, mbyturazi, pa fjale, marrezisht, deri sa, me ne fund, Liza e terbuar ia doli te qelloje Albertin, te drejtohet thike me kembe dhe te ike, cmendurisht midis drunjve; cudi si nuk e theu koken ne trungjet e forta.
Alberti shikoi drejt saj dhe kerceu kur verejti se ajo tashme vraponte teposhtezes, rrezes se kodrines dhe mezi shihej; brofi ne kembe dhe vrapoi pas saj duke bere me duar, duke bertitur: qello, qello, duhet ta vras, por revolja mbeti ne gjethet e vyshkura, te kuqe, te errta, ne maje te kodrines.
Alberti e humbi Lizen ne erresiren e fushes.
U nis drejt qytetit, arriti ne rruget e errta te nates, vrapoi neper qytet, me koken perpara, i mbytur ne djerse, i dridhur nga te ftohtit: i lodhur per vdekje, arriti ne anen tjeter te qytetit, perseri ne rruge, ne fushe, u rrezua, qendroi i shtrire dhe qau nga qielli i cili kthjellej ngadale. Era kishte shperndare rete, u duken yjet qe me vone u shuan, moti u ftoh, po gdhinte dita, po qasej me diellin e ftohte dhe kalterine e ndyer te qiellit.
Alberti shkoi tutje, arriti te fshataret, i uritur, dhe mori pak buke e qumesht, fjeti ne ahur dhe u nis ne Hamburg, per te shkuar ne Amerike, u pervodh si udhetar i fshehte ne nje anije tregtare, ne detin e hapet e zbuluan, e rrahen sa c'munden, ne Amerike iku nga anija, zbriti ne toke, ne Nju Jork vuajti urie, hyri ne pune ne nje fabrike, diten e trete i mbeti dora e djathte ne nje makine dhe pastaj ia amputuan, e punesuan portier ne ate fabrike, filloi te dehet, e perzune nga puna sepse zemra e meshirshme e pronarit te fabrikes kishte kufij, perseri vuajti urie, vodhi, dehej, endej pa ngrene, ne moshe njezetvjecare dukej si te kishte dyzetepese, ra ne duart e policise, e kallen ne burg per shkak te nje vjedhjeje qe e kishte bere dikush tjeter, pas kater vjetesh e leshuan, u semur nga tuberkuloza, sifilisi, e perzune, shkoi ne shtetet e jugut, e theren me thike ne nje bordel zezakesh ne San Francisko, sepse ia vodhi nga xhepi i palltos gjysme dollari nje melezi, e prene si qenin ne autopsi, ne moshe njezetetete vjecare, tuberkuloz, me nje dore, me zemer te vdekur ende pa vdekur; vrases nuk u be vetem pse nuk pat rast, vrasja te pakten nuk u deshmua; ajo qe mbet nga ai u varros, e jetoi jeten.
Po Liza, Liza nje krijese e mjere, e dashuruar, vajze e njome, erdhi ate nate ne oren tre te mengjesit ne shtepine e babait, nese mund te thuhet keshtu; ishte nje banese me qira ne katin e trete te shtepise se merzitshme, babai e priti te dera, e qelloi me doren e djathte, me doren leshatuke te sekretarit te gjyqit me 320 marka ne muaj, ne faqen e djathte dhe te majte dhe e rrezoi pertoke. Aty mbeti e shtrire, me vone u zvarrit deri te shtrati i saj.
Neser ne mengjes babai legjitim ia dha gjithe kursimin, 680 marka, qe me ato te shkonte ne Berlin ose ku te donte dhe te mos i dilte me para syve.
Kur e pyeti, duke qare dhe duke mbajtur parate ne grusht, se cka mund t'ia niste ne Berlin, ne ate gjendje, babai e shikoi i hutuar dhe nuk e kuptoi.
Me ne fund Liza mblodhi veten dhe i tha se ishte shtatzene.
Atehere plaku, nje burre i te pesedhjetave, me shtat mesatar, i imte, me syze ne syte e lodhur, ia rrembeu vajzes parate nga dora. Dukej se do t'i bente cope-cope. E pushtoi miresia e zemres aterore, e paskajshme si meshira e Zotit, ndaj i ndau parate, 500 marka ia dha te bijes dhe nje shqelm ne prapanice, keshtu qe fluturoi dyerve te cilat pastaj i mbylli nga brenda. Ishte shtate pa nje cerek e mengjesit.
Ne shtate e gjysme, kur sekretari u nis te pallati i drejtesise, Liza ishte akoma para dyerve, por aty qendronte edhe ne mbremje, kur u kthye ne shtepi. Te nesermen ne mengjes nuk ishte me aty. Babai thuaja u habit kur ne oren shtate e gjysme nuk e gjet para shtepise. Njeriu mesohet aq lehte edhe me gjera te pazakonshme. Pas njembedhjete vjetesh sekretari i gjyqit doli ne pension, kurse tre muaj me vone vdiq.
Ne sherbim te shtetit kishte hyre per te drejten e pensionit, duke parashikuar dhe duke u kujdesur per pleqerine e vet.
Liza vertet u nis ne Berlin dhe hyri ne pune si qepese ne nje robaqepesi kemishash, e lindi femijen; ishte lindje e veshtire, me operacion te rende, cezarik.
Femija, per fat te keq, sic u konstatua me vone, ishte shurdhememec dhe i retarduar, vdiq ne moshen shtate vjec, ne jetimore. Liza, e dobet dhe shendetlige pas lindjes dhe per shkak te ushqimit te dobet, nuk gjet pune; doli ne rruge, por nuk ishte e zonja e zanatit; u semur, u gjet ne nje shtepi publike nga e cila e perzuri pronarja, thjesht, ngordhi nga uria dhe e varosen; me pare natyrisht, e prene ne obduksion, nje skelet njezetetete vjece, berdalec, me tumor ne tru, as gur mbi varr nuk i vune, mbi varr as prifti nuk mbajti fjalim, jetoi jeten.
W.H AUDEN
TRISHTIM FUNERALI (IX)
Ndaloni oret, shkulni telefonin.
Hidhni nje kocke, qe qeni te pushoje.
Heshtini pjanot dhe me ritem te mbytur
Lini qivurin, kortezhin te kaloje.
Avione le te pershkruajne qiellin,
te shkruajne neper te, Ai ka vdekur.
Ne gushe pellumbash, me shirit te shfaqet zija.
Doreza te zeza le te veshi policia.
E kisha Veri, Jug, Lindje, Perendim,
javen e punes dhe te djele pushim.
Mesdite, mesnate, bisede dhe fjale e kisha.
Te perjetshme e dija dashurine, por gabim isha.
Yjet nuk duhen me: fikni te gjithe.
Merreni henen, dikush djellin ta ndaj'
Te derdhet oqeani, zhduken pyjet
Asgje e mire nuk vjen me pas kesaj.
Kurt Vonnegut
LLAMPA MAGJIKE E HAL IRVINIT
Ne veren e vitit 1929 Hal Irvin beri ne bodrumin e tij ne Indianapolis nje llampe magjike. E kishte menduar si llampen e Aladinit. Ishte nje ibrik i vjeter caji me nje cope pambuku ne gryke. Hal e hapi nje vrime per ti bere vend sustes per zile, te cilen e lidhi me dy bateri dhe me zilen e alarmit. Si shume burra asokohe, edhe Hal kishte nje punetori ne bodrum.
Ne kete menyre ai mendonte ti therriste sherbetoret. Kur e ferkonte ibrikun, si llampen e vertete te Aladinit, shtypej zilja qe ishte anash. Kur cingerronte zilja, nese do te kishe vertete sherbetor, ai do te vinte tju pyeste se cfare deshironi.
Hal nuk kishte sherbetor, por kishte ndermend ta therriste nje nga miku i tij. Ai ishte tregtar aksionesh dhe e njihte mire biznesin. Kishte bere nje gjysme milioni dollare ne tregun e stoqeve pa i treguar askujt. Madje as gruas.
Llampen e kishte befasi per te. Deshironte ti thoshte se ajo ishte llampe magjike. Do ta ferkonte dhe do ta deshironte nje shtepi te madhe. Pastaj do ti deshmonte se llampa ishte vertet magjike, sepse cdo deshire do te plotesohej.
Ne kohen kur e beri llampen Hal jetonte me Merin ne nje barake ne rrugen Ilinois, numer 17. Kishte dy vjet qe ishin martuar dhe qe atehere nuk kishin dale bashke me shume se 5-6 here. Jo nga koprracia. Ai kursente qe tia blente asaj lumturine ashtu sic e do nje vajze dhe do tia leshonte drejt ne duar.
Hal ishte dhjete vjet me i vjeter se Meri, prandaj e kishte lehte ta mashtronte per shume gjera, dhe nje prej ketyre gjerave ishin parate. Ai sfliste per para, asnjehere se kishte lene ti shihte faturat a llogarite bankare, asnjehere si kishte treguar sa para kishte fituar dhe cka do te bente me to. Krejt cka merrte mjaftonte sa te kujdesej per shtepi, prandaj ajo mendonte se ishin te varfer.
Merit kjo nuk i pengonte. Ishte e shendoshe si molla. Varferia i mundesonte te merrej me fene. Kur vinte fundi i muajit dhe ngopeshin mire, nuk e pyeste Halin as per nje cent dhe kjo e bente te ndihej si qengj i vogel i bardhe. Mendonte se Hal ishte i lumtur, edhe pse me xhepa bosh, sepse e dashuronte me dashuri 100 milione dollaresh.
Vetem nje gje qe lidhej me varferine e shqetesonte Merin: Hal sikur mendonte se Meri kerkonte te ishte e pasur. Por ajo bente cmos per ta deshmuar te kunderten.
Kur Hal tregonte se sa mire jetojne njerezit - duke u kenaqur ne klube ne fshatra e ne liqej - Meri thoshte se miliona kineze nuk kane kulm mbi koke e asgje per te ngrene.
Ne krahasim me nje kinez, une i kam punet shume mire.- tha nje nate Hal.
Punet i ke me mire edhe se nje amerikan apo nje tjeter. Yha Meri! Ajo e perqafoi qe ai te ndihej i forte dhe krenar.
Nejse, kinezi yt i sukseshem ka nje lajm te vogel per ty.tha Hal. Neser do ta marrim nje gjellberese. Bisedova me agjensine per pune qe te ma gjejne nje.
Personi qe do te vinte neser quhej Ella Rajs dhe nuk vinte per te gatuar. Nuk ishte as nga agjensia e punesimit. Ajo punonte te miku i Halit te cilin Meri nuk e njihte. Ky mik do ti jepte asaj nje dite te lire qe Ella te luante fantazmen e llampes.
E kishte pergatitur ne shtepine e mikut dhe do ta paguante mire. Kishte nevoje per para se do te lindte pas gjashte javesh. Gjithe cduhej te bente ishte ta vente nje turban kur Hal te nxirrte e do te ferkonte llampen magjike para Merit. Do te thoshte: Une jam fantazma. Cfare deshironi?
Pas kesaj Hal do ti kerkonte gjerat e shtrenjta qe kishte dhe qe Meri nuk i kishte pare. Deshira e pare do te ishte nje veture Marmon. Vetura do te parkohej jashte. Cdo here, pasi ta thoshte deshiren, Ella Rajs do ti pergjigjej Pune e kryer.
Por kjo do te ndodhte neser, ndersa sot Meri mendonte se Halit nuk i pelqenin me gjellerat e saj. Ajo gatuante per mrekulli. Shpirt, i tha, kaq te keqia i kam gjellerat?
Jane te mrekullueshme, skam asnje ankese.
Atehere, perse e marrim gjelleberesen?
Ai e shikoi si nje te verber shurdh-memece. A ste shkon mendja ndonjehere te krenaria ime? e pyeti. Ia mbuloi gojen me pellembe. Shpirt, mos fol me per kinezet qe vdesin si miza. Une jam ai qe jam, ketu ku jam, dhe kam krenari!
Meri vetem sa sqante. Sa mendonte qe e bente Halin te ndihej me mire, aq mendonte qe e bente te ndihej keq.
Cmendon, si ndihem une kur i shoh duke prishur para shitoreve te shtrenjeta Bea Myler dhe Nensi Goset, me gjithe ato pelice? tha Hal. Mendoj per ty, te mbyllur ne shepi. I them vetes - une kam qene kryetar i shoqates vellazerore te burrave te tyre.Une, Herve Myler dhe Zhorzh Goset kemi qene Triumvirati i Madh. Keshtu na therrisnin ne kolegj - Triumvirati i Madh! Ne e drejtonim kolegjin, nuk tallem. Ne themeluam Klubin e Hutit dhe une u bera kryetar.
Shiko ku jetojne ata dhe shiko ku jetojme ne, vazhdoi Hal.Ne duhet te jemi me ta ne rrugen numer 57 ne North Meridian! Duhet ta kemi nje kasolle prane tyre te liqeni Meksinkuki! Te pakten dua qe gruaja ime te kete nje gjelleberese!
Ella Rajs arriti te nesermen ne ora tre, sipas marreveshjes. Ne qesen e letres kishte turbanin qe ia kishte dhene Hal. Ai ende nuk ishte kthyer. Ella duhej te behej gjelleberese e jo fantazme deri me tre e tridhjete, kur Hal kthehej nga puna dhe keshtu beri.
Ndodhi ajo qe Hal nuk e planifikoi; Meri e pelqeu shume Ellen sa u meshirua dhe nuk e shihte me si gjelleberese por si nje qenie njerezore me telashe te medha. Ai kishte pritur qe ato te shkonte ne kuzhine dhe te bisedonte me te per gjithcka: cka ka qejf te haje Hal, etj. Por, Meri e kishte pyetur Ellen per shtatzenine e saj. Ella, qe nuk ishte aktore dhe qe ishte krejtesisht e pashprese, ia plasi vajit. Keshtu, te dy grate, njera e bardhe, tjetra e zeze, mbeten ne dhomen e dites duke biseduar per jeten e tyre.
Ella nuk ishte martuar. Babai i femijes e kishte rrahur kur kishte kuptuar se ajo ishte me barre dhe ia kishte mbathur ne vise te largeta. Nuk kishte kusherinj dhe kishte dhimbje gjithkund, prandaj nuk e dinte se edhe sa kohe mund te merrej me pune shtepie. I tha se i kishte treguar Halit qe foshnja do te lindte brenda 6 javeve. Meri i tha sa kishte deshire qe edhe ajo te kishte nje foshnje, por nuk mundej. Kjo nuk pat efekt.
Kur Hal e parkoi Marmonin para shtepise dhe u fut brenda, asnjera grua nuk ishte e gatshme te realizonte shfaqjen e planifikuar. Ishin ne gjendje te tmerrshme! Megjithate, ai mendoi se llampa magjike do ti gezonte. Shkoi dhe e mori nga dollapi ku e kishte fshehur, u kthye ne dhomen e dites dhe tha O Zot, shiko se cka kam gjetur! besoj se eshte llampe e vertete magjike. Ndoshta, nese e ferkoj, nje gjeni do te paraqitet dhe, nese e mendoj nje deshire, do ta realizohet. Me qellim nuk kishte marre nje burre te zi qe do ta luante gjeniun. Kishte frike nga meshkujt e zi.
Ella Rajs e kuptoi se ishte koha te ngrihej te luante pjesen e vet per te cilen do te paguhej nga nje i bardhe. Per para -gjithcka! Mezi rrinte ne kembe, kishte dhembje, pas atij gjysme oreshi sa kishte qene e ulur. Kete e verente edhe Hal.
Hali deshiroi nje Marmon dhe gjeniu tha Pune e kryer. Te tre dolen te vetura dhe Hal u tha te futen brenda se makina ishte e tij. Grate u ulen prapa, kurse Meri i tha Elles, e jo Halit, Te falemnderit, kjo eshte mrekulli, me duket se po cmendem.
Hal i shpuri nga Rruga North Meridian, duke treguar me gisht shtepite e medha majtas e djathtas. Sa here qe bente keshtu, Meri thoshte se nuk e donte, se Hali mund ta gjuante llampen e tij magjike nga dritarja. Ceshte e verteta, ajo shqetesohej pse Hal e shfrytezonte aq ulet Ellen, shoqen e saj te re.
U ndalen perballe nje vile frenge ku shiheshin punetoret qe i jepnin doren e fundit disa detajeve. Ai e ndali motorin, ferkoi llampen, i ra ziles dhe tha: Gjeni, ma jep nje shtepi te re ne Rrugen North Meridian, 5644.
Mary i tha Elles Ske nevoje ta besh kete. Mos iu pergjigj.
Ella u nevrikos: Por per kete me kane paguar!. Keto fjale Ella i tha ne dialektin e races, te klases dhe nivelit qe i takonte. Ajo renkoi. Filluan dhimbjet e lindjes.
Ellen e shtrine ne spitalin e vetem qe pranonte zezake. Lindi nje djale te shendoshe, per te cilin pagoi Hal.
Hal dhe Meri e moren Ellen dhe foshnjen ne shtepine e re. Ate te vjetren e hodhen ne treg. Meri - qe nuk mund te kishte femije - e rregulloi njeren nga shtate dhomat per foshnjen dhe nenen, e mobiloi, e mbuloi me tapiceri dhe e mbushi me lodra femijesh. Nena dhe foshnja kishin dhe banjon e tyre.
Femija u pagezua ne kishen e zezakeve; erdhi dhe Meri. Hal jo. Ai dhe Meri tash mezi flsinin. Ella e quajti foshnjen Irvin, sipas njerezve qe kishin qene aq te mire ndaj saj. Mbiemrin e kishin te njejte. Irvin Rajs.
Meri nuk e kishte dashuruar kurre Halin, por e kishte pelqyer. Pune ishte edhe kjo. Asokohe per gra nuk kishte pune, ndersa ajo skishte trasheguar gje dhe sdo te trashegonte, vetem nese vdiste Hal. Hal ishte poaq budalla sa dhe mashkujt tjere qe kishte njohur. Natyrisht, nuk donte te ishte vetem. Kishin marre nje kopshtar zezak, nje zezake per te lare rroba dhe nje sherbetore te bardhe nga Irlanda qe jetonte me ta. Meri insistonte qe ajo te gatuante. Ella Rajs ofroi te gatuante se paku per vete. Por askujt, pervec Merit, nuk i lejohej te gatuante.
Ajo e urrente shume shtepine e re dhe veturen e madhe qe e bente te skuqej, madje as Hal nuk i pelqente me. Kjo ishte shume e rende per Halin, mund ta merrni me mend! Gruaja me te cilen ishte martuar jo vetem qe nuk i ofronte dashuri, ose dicka qe i ngjante dashurise, por edhe me keq, ajo e donte dhjete fish me shume foshnjen e zeze!
Ai nuk i kishte folur kujt ne pune per gjendjen ne shtepi, se do te tregohej i dobet. Edhe sherbetorja nga Irlanda e trajtonte si dobesi, Meri thuaja ishte fuqia e vertete.
Ella Rajs rregullonte vete shtratin dhe kujdesej per dhomen dhe banjon e saj. Edhe asaj nuk i pelqenin gjerat, por cte bente? E ushqente femijen, sepse puna e ushqimit ishte rregulluar. Nuk hante poshte me Irvinet. Kete nuk e kishte menduar as Meri. Nuk hante as me sherbetoret ne kuzhine. Ajo e merrte ushqimin lart, ne dhomen e saj.
Ne zyre, Hal bente gjithnje e me shume para, jo vetem nga puna, por edhe nga investimet ne stoqe, nga rezervat.Me rezerva do te thote kishte paguar gjysmen e cmimit te stoqeve, duke ia ngarkuar pjesen tjeter ndermarrjes ku punonte, Kur vlera e stoqeve rritej, Hal u shiste stoqet e veta. Atehere mund ta paguante borxhin e nderrmarjes ku punonte, ndersa pjesa tjeter ishte fitim.
Keshtu mund te blinte me shume stoqe me rezerva.
Tre muaj pas episodit me llampen magjike, tregu i stoqeve deshtoi. Stoqet qe Hla i kishte blere me rezerve u bene te pavlefshme. Pernjehere, u binden te gjithe se ato ishin shume te shtrenjta. Ajo qe Hal ia kishte borxh nderrmarjes, dhe ajo qe ndermarrja ia kishte borxh bankes, nuk mbuloheshin as me te gjitha gjerat qe ai kishte - shtepia e re, shtepia e vjeter e pashitur, mobiljet, vetura, etj.
Hali nuk kishte dashuri ne shtepi as ne kohe me te mira, e lere me tash, prandaj u hodh nga dritarja e nje ndertese shtatekateshe, pa parashut. Gjithandej, burrat pa dashuri, me profesionin e Halit, hedheshin nga dritaret pa parashut. Banka i mori dy shtepite dhe Marmonin. Pastaj banka falimentoi dhe te gjithe qe kishin vene para, i humben kursimet.
Meri kishte nje shtepi ku mund te shkonte, te ferma e babait te veje, ne periferi te Crafordsvillit. Vendi i vetem ku mund te shkonte Ella Rajs ishte kisha e zezakeve ku kishte pagezuar femijen. Edhe Meri shkoi me ta. Aty flenin shume nena me femije, pleq, invalide, madje edhe njerez te shendoshe. E kishin dhe ushqimin. Meri spyeste se nga vinte ushqimi. Kjo ishte hera e fundit qe Meri e pa Ella Rajsin. Ella ishte duke ngrene, pastaj i dha gji foshnjes.
Kur Meri arriti ne fermen e babait, nga kulmi rrjedhte uji ndersa rryma elektrike ishte nderprere. Megjithate, babai e pranoi. Si mos ta pranonte?Ajo i tregoi per njerezit pa shtepi ne kishe. E pyeti: cka do te ndodhe me keta njerez ne kete kohe te tmerrshme.
Te varferit kujdesen per te varferit, i tha ai.
Louise DUPRE
POEZI, LIRI
Per nje cast, na vjen te braktisim gjithcka, te nisemi drejt shkretetirash me te largeta se emri i tyre, ti marrim syte me vete ne ca senduke te stermedhenj, me meshare e Shen Mari prej porcelani, si edhe femijerite tona aq shpesh te gjunjezuara ne parketin gjithe nyje. Kaq here e kemi pare shpirtin tone te digjet jashte nesh, ndersa prisnin deshperimisht qe te na kthehej perseri. Jemi zgjuar kaq here me ate ndjesi ftohtesie qe na i zgjeron vrimat e vertebrave. Po, poezi, eshte teper vone qe te behemi shenjtore.
Jiri WOKKER
KUTIA POSTARE
Ajo kuti postare ne cep te rruges
nuk eshte nje send si pune koti.
Ajo lulezon e kalter
dhe gjithkush e nderon,
ia hap zemren pa droje.
Ne te njerezit hedhin letra,
nga te dyja anet:
nga njera ane - ato te trishtuarat,
dhe nga tjetra - ato gazmoret.
Letrat jane te bardha si polen lulesh
dhe presin trena, anije dhe njerez,
qe i shperndajne si brumbuj e si ere
neper largesite -
atje ku ka zemra,
blana te kuqe,
te fshehur nen petale te trendafilta.
Kur arrin atje nje leter
fluturimthi,
fillojne e rriten mbi te fruta -
te embla ose te hidhura.
Idris el HURI
Imazhi ne kornizen e thyer
Ne kendin e rruges njeriut iu duk se u gjet ne rrah te rrafshet ku hapeshin shtigje te reja. Nga e djathta dhe e majta simbole te dendura te qytetit modern: ndertesa te larta dhe te ulta, tregetiza te stolisura, bare, kafene, banka, salla te kinemase, embeltore, ndonje dru vertikal.
Ne fund te horizontit hepohej nje autobus i ngadalshem. Zbriti lerave te zeza dhe u ndal ne stacionin e parafundit. Aty zbriti Sin dhe u nis drejt zebres, pastaj ktheu majtas dhe u ul ne karrigen me te afert te kafenese. Shtriu kembet dhe vuri doren mbi ball, duke u mbrojtur nga dielli. Dielli ate pasdite ishte aq provokues sa Sin, duke dashur ti beje balle, hoqi doren dhe u perball drejtperdrejte me te.
Derisa Sin rrinte ulur, duke ia bere me dore nje vajze e cila i buzeqeshi, autobusi kishte ardhur ne fund te rruges. Sin nxori kutine e cigareve, mori nje, e lagu qe te mos i ngjitej ne buze dhe e ndezi: Ne kete pasdite do te mendoje per shume gjera, gjithe pasditen do te lexoje ate revisten e njohur dhe librin e ri, do ti shikoje kalimtaret, sidomos vajzat e bukura te cilat kalojne dhe kalojne, duke ia penguar mendimet dhe koncentrimin ne lexim. Do te prese te kaloje Mim ne oren gjashte dhe do ta percjelle deri ne skajin e rruges. Atje do ti flase dhe pastaj se bashku do te kthejne deri ne ambeltoren e pare. Tash do te pije kafe dhe do te lexoje deri ne oren gjashte ne mbremje. Do te kalojne para tij shume burra e gra por ai nuk do te largoje shikimin nga libri dhe revista, vetem nese ndonjera i pelqen. Sin ka telashe me vetveten: te rroje vetem per vete ose edhe per te tjeret.
Dille piqte. Sin nuk cante koken. Kohe pas kohe rufiste nje gllenjke kafe te ftohur dhe jepej pas leximit. Mos kishte ndonje menyre tjeter per te dalur nga ky vorbull? Po, por ai nuk i besonte. Sin eshte i bindur se gjerat nuk jane aq te qarta. Mirepo, ngjarjet e papritura e demantojne bindjen e qyqes. Prandaj Sin ka mbyllur te gjitha dyert e cilterise ndaj njerezve dhe botes. Nuk ka dialog. Eshte i binudr se ajo qe ben i takon vetem atij dhe askujt tjeter.
Ne skajin tjeter te botes
Sot ne mengjes Sin bleu gazetat dhe tash lexon titujt dhe lajmet: Trupat egjiptiane dhe siriane kane korrur fitore ne frontet e Kanalit te Suezit dhe ne Rrafshlarten e Golanit; po forcohet lufta e forcave arabe ne territoret e pushtuara; Abu Amar ka therritur te gjithe luftetaret e Revolucionit; revolucionaret palestineze sulmojne bazen detare ne jug te Haifes. Ai lexon titujt dhe lajmet vetem sa per tu argetuar. Kur shfleton gazeten, nxjer edhe nje cigare, e ndez dhe shikon gjerat ne rruge, kafen mbi tavoline, gazeten qe e kishte shfletuar ne shpejtesi, kutine e cigareve. Ne mengjes ishte ngritur i lodhur ndaj duhet te shlodhet. Ajn pyeste se cishte duke bere ai.
Ne skajin tjeter te botes, te cilen e njeh por nuk e intereson, zjarri cdo dite e me shume po merr hov. Ne frontin egjiptian prej sot ne mengjes po vazhdojne luftime te ashpra ne Sinaj. Nga heret ne mengjes aviacioni egjiptian vazhdon pjesemarrjen ne luftime; Perfaqesuesi ushtarak egjiptian vertetoi sot (Diten kur Sin rrinte ne kafe dhe veshtronte ngjarjet ne rruge) se tanket izraelite edhe me tutje kalojne kanalin e Suezit dhe shkojne ne Sinaj neper urat te cilat i kane vendosur forcat egjiptiane.
Ne ate cast Sin ndiqte me shikim nje vajze qe kalonte para tij. Mbreme mikesha e tij, studente, i tha: Ti je indiferent. Ndjenjat tua ndaj meje dhe ndaj te tjereve jane shume te ftohta. Sin u pergjegj se nuk eshte e vertete dhe se mjafton qe lexon libra e gazeta.
Ne skajin tjeter te botes ishte ndezur zjarr. Ndersa Sin ishte ne zjarrin qe digjej ne te, sepse per cdo dite ndeshej me ate lypsin shurdhmemec qe e lente pa mend! Kishte valle ndonje mundesi te lirohej prej tij? Ajn i tha: Ky eshte fati yt, por edhe ti deshiron qe ai te mbetet ashtu. Sin refuzonte ta pranonte se kishte zgjedhur menyre te gabueshme te sjelljes ndaj botes, por Ajn e kishte akuzuar se nuk kishte ndermarre asgje. Sin u hidherua dhe iku.
Ne skajin tjeter te botes zgjidhej nje fat tjeter. Kur ketu dita pergjysmohet, dita e Lindjes se Afert nuk njeh asnje ndarje. Njezetekater ore te dites dhe nates atje jane njesoj, njezetekater ore digjet. Kur Sin flet per ndryshimet, kur do te marre nje qendrim, e ben kete vetem ne kafene, dhe ne asnje vend tjeter. Ateher Sin u ngrit dhe u nis te bleje nje kemishe.
Ballafaqimi ne mes te dites
Mim: Te tjeret thone se je indiferent dhe pa ndjenja.
Sin: Te tjeret kerkojne te bej dicka qe tejkalon mundesite e mija.
Mim: Cka duan te tjeret, ne te vertete?
Sin: Nuk e di, por te pakten jam i vetedishem per gjerat rreth meje.
Mim: Miqte e tu enden ne tjera vende. Ti endesh kafeneve, kalbesh ne kafe.
Sin: Ata luajne me jeten. Levizja duhet te mendohet mire. Nuk jam femije.
Mim: Je frikacak. Ke frike te thuash qe me ke mik. Pse i frikohesh te paevitueshmes?
Sin: Lidhja jone nuk eshte e domosdoshme. Jemi takuar ne fund te rruges.
Mim: Nuk ka dert, je frikacak. E tret jeten kafeneve dhe duke bredhur rrugeve.
Sin: Kjo eshte pune per mua dhe per askend tjeter. Mirupafshim
Pas shpine
Sin zbriti nga autobusi dhe shkoi drejt ne kafene. U ul ne nje vend tjeter. I dukej me e vecuar. Si zakonisht, porositi nje kafe, fillloi ti shfletoje gazetat, nxori nje cigare nga kutia dhe filloi te tymoje. Dita ishte e bukur, se kishte shume diell. Kishte vendosur te pushonte.
Ajn: Cka ben ai ne te vertete? Sin eshte nje paraqitje e vecante qe nuk i ngjan asnje figure tjeter.
Xhim: Ai deshiron te jete ashtu. Vete pergjigjet per veprimet e tij. Derisa digjet flake atje dhe ketu, ai kridhet ne endrra.
Gjithe jeten Sin vazhdoi te ulet ne te njejten kafe dhe te veshtroje ngjarjet ne rruge, derisa pamja ketu ndryshoi kretesisht, ashtu si dhe ne ate anen tjeter, te larget, te botes te ciles ai edhe i takon edhe nuk i takon.
SAFO
PASION DASHURIE
Njelloj si perendi me ngjan ai njeri,
Qe te rritet prane, perballe teje,
Dhe ta degjon fjalen e embel nga goja.
Me buzeqesh plot magji,
Zemra ne kraharor me perpelitet nga malli,
Duke te soditur, zeri me ngrin ne buze.
Gjuha me mpihet, dhe nje zjarr perkedheles
Me vershon ne kurm, sa syte nuk shohin me,
Dhe gjithcka qe me jehon neper vesh,
Me kthehet vetvetiu ne zhurme te pakuptimte.
Rreke djersesh me mbysin, cdo gjymtyre
Me rrenqethet, zbehem e tera dhe behem
Si fija e barit e fishkur, dhe mend besoj,
Se mu afrua vete vdekja!
SE FUNDI
Me ne fund
Ti erdhe prape,
Dhe bere mire qe erdhe,
Sepse digjesha nga deshira.
Me hodhe nje flakadan ne zemer
Dhe i dhe hov flakes se dashurise.
O qofsh e bekuar, e bekuar, e bekuar,
Ti qe erdhe prape,
Sepse te ndare lengonim!
Mario BENEDETTI
NATA E SHEMTAKEVE
Te dy jemi te shemtuar. Nuk jemi te shemtuar ne menyre vulgare. Ajo ka nje molleze te gropuar ne fytyre. Qe ne moshen tete vjece, kur e operuan. Vrraga ime e peshtirshme te goja rrjedh nga nje djegie e rende ne ditet e rinise.
Nuk mund te thuhet, gjithashtu, se kemi sy te hijshem, nje shkendi arsyetimi me te cilen disa here shemtaket i dalin ti qasen bukurise. Jo, asgje e tille. Syte e mij dhe syte e saj jane plot hidhesi qe reflekton ate dorezimin e padiktueshem dhe ascfaresh ne duart e fatit me te cilin ballafaqohemi me fatkeqesine tone. Ndoshta kjo na ka bashkuar. Ndoshta na ka bashkuar nuk eshte fjala me e pershtatshme. E mendoj ate urrejtje te pangushelluar te cilen e ndjen secili prej nesh ndaj fytyres se vet.
U njohem te hyrja e kinemase, duke pritur ne radhe per te pare ne pelhure dy bukuroshe te panjohur. Aty veshtruam per here te pare njeri-tjetrin, pa simpati, por me nje solidaritet te erret; atje, edhe une edhe ajo, me shikimin e pare, te rastesishem, diktuam vetmine tone. Te gjithe ne radhe ishin cifte, pastaj aty kishte dhe cifte te verteta: bashkeshorte, te fejuar, dashnore, gjysher e gjyshe, kush mos e kush jo. Duke u mbajtur per dore ose per krahu, te gjithe kishin dike. Vetem une e ajo kishim duart e lira, te shtangura.
Hollesisht veshtruam shemtite tona – pa perfillje, pa kureshtje. Me nje fare arrogance qe e lejonte fytyra ime e deformuar, kalova shkimin neper gropen nen syrin e saj. Nuk buzeqeshi. Me pelqeu qe ishte e vrazhde, qe inspektimin tim ma ktheu me nje shikim municioz ne plagen time te vjeter.
Me ne fund hyme. U ulem ne radhe te ndryshme, por afer. Ajo nuk mund te me shikonte, por une, edhe ne gjysemerresire, e dalloja zverkun e saj me floket e verdha, lapren e formuar bukur te veshit te saj. Ishte veshi nga ana e saj normale.
Gjate nje ore e dyzet minutash u fascinuam me bukurine e heroit te ashper dhe heroines skofiare. Te pakten une isha ne gjendje te kenaqesha gjithnje me bukurine. Urrejtjen e ruaj per fytyren time dhe ndonjehere per Zotin. Por edhe per fytyrat e shemtakeve te tjere, gogoleve te tjere. Ndoshta do te duhej te kisha ndjenjen e meshires, por nuk mundem. Eshte e vertete se ata jane si nje pasqyre. Ndonjehere pyes veten se si do te ishte fati i mitit, sikur Narcisi te kishte pasur nje grope ne vend te mollezes ose sikur tia kishte djegur fytyren thartina, apo sikur ti mungonte gjysma e hundes, ose sikur te kishte nje te care ne mes te ballit.
E prita te dalja. Eca disa hapa prane saj dhe pastaj e therrita. U ndal dhe me shikoi, kisha pershtypje se medyshej. E therrita ne kafe ose ne embeltore qe te bisedojme pak. Pranoi menjehere.
Embeltorja ishte plot, por ne ate cast u lirua nje tavoline. Derisa depertonim permes njerezve, pas nesh mbeteshin shenjat, levizjet e habise. Antenat e mija jane te ndieshme dhe kapin sinjalet e kureshtjejes se semure, te sadizmi te pavetedishem te njerezve te zakonshem me fytyra cuditerisht te rregullta. Por kesaj here nuk kasha nevoje per intuiten e ushtruar, sepse ndjesite e mia ia dilnin te regjistronin peshperitjet, shtyerjet me bryla, kollitjet artificiale. Kjo, vetvetiu, zgjon shume interesim; por dy shemtake se bashku jane nje pamje e vecante, thuaja nje spektakel i konstruktuar; dicka qe duhet te shikohet patjeter ne shoqeri, prane njerit (ose njeres) nga ata qe duken bukur dhe meritojne qe me ta te ndahet kjo bote.
U ulem, porositem dy akullore dhe ajo mori guxim (qe gjithashtu me pelqeu) te nxjerre nga canta pasqyren dhe te rregulloje floket. Floket e saj te bukur.
Cje duke menduar? e pyeta.
Ajo la me nje ane pasqyren dhe buzeqeshi. Gropa e mollezes e nderroi formen.
Nje vend i zakonshem tha. Kot fare.
Biseduam gjate. Pas nje ore e gjysme duhej te porositnim edhe dy kafe si arsyetim qe ndenjem aq shume. Pernjehere e kuptuam se edhe ajo edhe une flisnim me cilterine lenduese e cila kercenohej te tejkalonte sinqeritetin dhe te shnderrohej gati ne hipokrizi. Vendosa te shkoj deri ne fund.
Ju e ndieni se jeni perjashtuar nga bota, apo jo?
Po, tha duke me shkuar edhe me tutje.
I lakmoni bukuroshet, njerezit normale. Do te kishit dashur nje fytyre te rregullt si ajo vajza atje, ne te djathte prej nesh, edhe pse jeni intelegjente, kurse ajo, gjykuar nga menyra se si qeshet, eshte marroqe e papermiresueshme.
Po.
Per here te pare ajo nuk e perballoi shikimin tim.
Edhe une do ta kisha dashur kete. Por, e dini, ka mundesi qe ne te dy tia arrijme qellimit.
Cka per shembull?
Per shembull, te dashurohemi, ta haje dreqi! Ose, thjesht, te pajtohemi. Verini nje emer si te doni kesaj pune, por kjo mundesi, gjithsesi, ekziston.
Ajo u ngrys. Nuk deshte ti jepte krahe shpreses.
Premtoni se nuk do te me konsideroni te marre.
Premtoj.
...Mundesi qe te zhytemi ne nate. Ne tere naten. Ne eresiren e plote. Me kuptoni?
Jo.
Duhet te me kuptoni! Ne erresiren e plote, ne te cilen ju nuk me shikoni mua dhe une nuk ju shoh juve. Ju keni nje trup te bukur, e dini kete?
Iu skuqen faqet kurse gropa e fytyres se saj mori nje ngjyre purpuri….
Jetoj vetem, kam nje banese, ketu afer.
E ngriti koken dhe tash me shikoi vertet duke me pyetur, duke me hulumtuar, duke u perpjekur me deshperim te gjeje nje diagnoze.
Te shkojme, tha.
***
Jo vetem qe shuajta driten, por e terhoqa dhe perden e dyfishte. Merrte fryme prane meje. Dhe kjo nuk ishte ndonje frymemarrje epshore. Nuk deshi ti ndihmoj te zhvishet.
Une nuk pash asgje, pikerisht asgje. Por arrita ta kuptoj se ishte e palevizshme, ne pritje. Shtriva duart me kujdes derisa nuk ndesha gjinjte e saj. Kjo prekje me dha nje nxitje te forte. Keshtu e mesova se cbark kishte, ckishte mes kembeve. Kurse duart e saj me zbulonin mua.
Ate cast e kuptova se duhej te tundem (ta tund ate) nga rrena qe kisha kurdisur. Ose kisha provuar ta ndertoj. Me shendriti para syve si vetime. Nuk ishim te tille. Nuk ishim te tille.
Duhej te gjurmoja te gjitha rezervat e guximit, por veprova ashtu. Dora ngadale u ngjit te fytyra e saj, e gjeti vrragen e tmerrshme, dhe filloi nje perkedhelje te ngadalshme, bindese dhe te bindur. Gishtat e mij (ne fillim pak dridhes, pastaj gjithnje e me te qete) kaluan disa here neper lotet e saj.
Pastaj, kur me se paku e prisja, dora e saj preku gjithashtu fytyren time dhe kaloi nje here, dy here, plagen dhe lekuren e lemuar, ate ishull qerros, vrragen time fatkobi.
Qame deri ne mengjes. Te mjere, te lumtur. Pastaj u ngrita dhe e hapa perden e dyfishte.
Alan PATON
NGACMIMET
Nga te gjashteqind djemte e burgut, njeqind ishin te moshes prej dhjete deri katermbedhjete vjec. Departamenti im disa here kishte kerkuar te largoheshin dhe te themelohej nje institucion i vecante per ta, qe do ti ngjante me shume nje shkolle industriale se sa burgut. Kjo do te ishte gje e mire, sepse shkaqet e denimit te tyre ishin triviale dhe i binte me mire sikur te ndaheshin. Sikur te themelohej nje shkolle e tille, une do te doja te isha drejtor, sepse do ta kisha edhe punen me te lehte; djemve te vegjel mund tu hysh ne qejf instiktivisht, pastaj keshtu eshte shume me lehte ti kontrollosh.
Disa nga ata, kur u afrohesha, ne shetitje ose ne shkolle, apo ne loje futbolli, me veshtronin me vemendje, jo drejt ne sy, por terthorazi dhe fshehurazi; ndonjehere i befasoja, duke ua bere me dije se i vereja, qe te relaksoheshin dhe te mos me veshtronin me; keshtu pastaj mund ta kishin tere vemendjen time. Por une e di se ne kete menyre autoriteti im vertetohej dhe perforcohej.
Marredheniet e fshehta me ta ishin kenaqesi per mua. Sikur te kishin qene femijet e mij dyshoj se do tu kushtoja me shume kujdes. Por, shpesh ne shetitje une i afrohesha ndonjerit ne heshtje dhe vetem qendroja afer. Ai shikonte drejt para vetes me mrrolat e vemendjes, qe njekohesisht pasqyronin kujdesin femijeror dhe mosperfilljen e pranise sime. Ndonjehere ia pickoja veshin, ndersa ai falenderohej me buzeqeshje, ose mrrolej, me shume per tu perqendruar. Ma merr mendja se ishte e natyrshme te mos frenoheshin teresisht keto ngacmime te vogla, sepse ishin simbolike, ndersa disa djem me te medhenj shikonin, madje edhe i pranonin. Gjate kohes kur burgu kalonte talashe e turbullira dhe kur kishte rrezik te perforcimit te autoriteteve, keto gjeste te vogla simbolike u jepnin siguri djemve dhe i benin te kuptonin se nuk kishte ndryshuar asgje me rendesi.
Te dielave pasdite, kur nuk isha ne detyre, shkoja me veture deri ne burg dhe i shikoja djemte qe liroheshin, teksa cregjistroheshin te porta. Kete operacion te thjeshte e percjellnin edhe djemte qe nuk liroheshin, duke i thene njeri-tjetrit, pas disa javeve do te me lirojne edhe mua. Mes tyre, shpesh, kishte te vegjel, kurse une i merrja me radhe ne makine. Vozniteshim deri ne rrugen Potchefstroom, ne komunikacionin si lume, kalonim udhekryqet ne Baragwanath dhe ktheheshim ne burg nga rruga Van Wyskrus. Bisedoja me ta per familjet e tyre, per prindet, motrat, vellezerit dhe shtiresha se nuk dija gje se ku eshte Durban, Port Elizabeth, Potchefstroom dhe Clocolan, duke i pyetur nese ishin keto vende me te medha se Johanesburgu.
Njeri nga te vegjlit quhej Hapenny dhe kishte rreth dymbedhjete vjec. Vinte nga Bloemfonten dhe ishte llafazani me i madh. E ema punonte ne shtepine e te bardheve dhe kishte dy motra e dy vellezer. Vellezerit quheshin Richard e Dickie, kurse motrat Anna e Mina.
Richard e Dickie? e pyeta une.
Po, zoteri.
Ne anglisht, thashe une, Richard e Dickie jane nje emer.
Kur u kthyem ne burg, kerkova dokumentet e Hapennyt; ne to shkruante qarte se Hapenny ishte jetim, nuk kishte as kusheri. Ai kishte shetitur nga njera jetimore ne tjetren, por kishte qene i parehatshem dhe i padegjueshem dhe ne fund e kishin zene duke vjedhur ne nje dyqan.
Pastaj e kerkova Librin e Letrave dhe e kuptova qe Hapenny i kishte shkruar letra rregullisht zonjes Betty Maarman ne Rrugen Vlak, numer 48, ne Bloemfontein, ose me mire, kishin shkruar te tjeret per te, derisa kishte mesuar te shkruante. Por Znj. Maarman nuk ishte pergjigjur kurre. U ula dhe menjehere dhe i shkrova Zyrtarit te Mireqenies Sociale qe te fillonte hetimin per rastin e Hapennyt.
Kur e ftova heren tjeter ne vozitje Hapennyn e pyeta serish per familjen. Ai mi tregoi njesoj si heren e pare, per nenen, Richardin dhe Dickin, Annan dhe Minan. Por e zbuti D-ne e Dickit qe te tingellonte si Tickie.
Me duket se me ke thene Dickie, i thashe une.
Jo, kam thene Tickie, tha ai.
Me hodhi nje shikim me shqetesim te fshehur dhe une e kuptova se ky jetim nga Bloemfontein ishte nje djale shume i zgjuar qe kishte rrefyer nje tregim te imagjinuar te cilit ia kishte nderruar nje germe te vetme per ti shpetuar pyetjes sime. Me duket se e kuptova, atij i vinte turp qe skishte familje, prandaj i kishte shpikur te gjithe anetaret, qe te mos mendonte kush se ishte pa nene e pa baba, se skishte kush te shqetesohej per te, ne ishte gjalle apo i vdekur. Kjo e peforcoi ndjenjen time ndaj fillova te kujdesem per te si baba, gje qe ne nje menyre ma kishte caktuar shteti duke me dhene kete pozite ne pune.
Pastaj arriti letra e zyrtarit te Mireqenies Sociale nga Bloemfontein, ku shkruante se Znj. Maarman, nga rruga Vlak, numer 4, ishte person i vertete dhe kishte kater femije, Richard, Dickie, Anna e Mina, ndersa Hapenny nuk ishte femije e saj, ajo e njihte ate vetem si rrugac. Nuk ishte pergjigjur ne letrat e tij sepse ne to ai i drejtohej me nene, kurse ajo nuk ishte nena e tij dhe nuk kishte deshire ta luante ate rol. Ishte grua e ndershme, anetare besnike e kishes dhe skishte nderrmend ta turperonte familjen duke pasur pune me nje femije si ai.
Si duket Hapenny ishte delikuent i pazakonshem: deshira e tij per te pasur familje ishte aq e fuqishme, dosja e tij e burgut aq e pafajshme, kurse lakmia per te sherbyer dhe per te degjuar ishte aq e madhe sa une fillova te ndjej nje obligim ndaj tij. Prandaj e pyeta per nenen.
Ai nuk ngopej se treguari, por nuk e lavderonte shume. Ajo ishte e dashur, e sinqerte dhe e rrepte. Shtepia e saj ishte e paster. I donte te gjithe femijet. Eshte e qarte qe nje jetim, ashtu sic ishte lidhur me mua, do te lidhej edhe me ate grua: ai e kishte vezhguar ate njesoj si me kishte vezhguar mua, por nuk e kishte zbuluar celesin e zemres se saj, qe ajo ta pranonte e ta mbronte nga jeta e vetmuar qe conte.
Pse ke vjedhur kur e paske nenes kaq te mire? e pyeta.
Nuk u pergjegj; as truri as guximi i tij nuk mund te gjenin pergjigje per nje pyetje si kjo; ai e dinte qe me nje nene te tille nuk do te vjedhte kurre.
Emri i djaloshit eshte Dickie, i thashe, jo Tickie.
Me kete ai e kuptoi se rrena e tij ishte zbuluar. Ndonje djalosh tjeter do te thoshte, Dickie te kam thene, por ai ishte i zgjuar; e dinte se nese e kam zbuluar qe djaloshi quhej Dickie, I kam zbuluar edhe te tjerat. Une u mahnita me efektin e dukshem dhe te menjehershem te ketij veprimi. Me kete vdiq vetesiguria e tij, ai rrinte prane meje i zhveshur nga rrenat, si nje jetim qe kishte rrethuar veten me nene, vellezer e motra, qe nuk ishin te vertete. E shemba nga themeli krenarine e tij, bashke me kuptimin e te qenit njeri.
Nuk vonoi dhe u semur, mjeket thane se ka tuberkuloz. Menjehere i shkrova Znj. Maarman, duke ia shpjeguar tere historine, se si e kishte vezhguar djaloshi i vogel dhe si kishte vendosur qe ajo te ishte personi i zgjedhur per te qene nena e tij. Por ajo u pergjigj duke thene se nuk mund ta merrte kujdestarine per Hapennyn. Se pari, Hapenny ishte mosuto, ndersa edhe ajo ishte zezake; se dyti, ajo kishte femijet te mire, si mund te merrte nje djale problematik si ai?
Tuberkulozi eshte gje e cuditshme; ndonjehere manifestohet ne menyren me te poshter dhe e shpie te semurin me shpejtesi drejt fundit. Hapenny u terhoq nga bota, nga Drejtoret e Nenat, mjeket thane se nuk ka me shprese. Nga deshprimi une i dergova para Znj. Maarman qe te vinte.
Ajo ishte nje grua pedante, shtepiake dhe, duke e pare qe puna ishte serioze, e adoptoi Hapennyn pa zhurme e pa turp. I tere burgu e pranoi si nenen e Hapennyt. Ajo rrinte tere diten prane tij dhe i tregonte per Richardin dhe Dickien, Annan dhe Minan, i thoshte se ata mezi prisnin qe ai te kthehej ne shtepi. E donte me gjithe shpirt dhe nuk frikohej nga semundja, nuk deshironte qe semundja ta shuante etjen e tij per te pasur nene. I fliste se cka do te benin kur te ktheheshin ne shtepi, si do te shkonte ne shkolle dhe si do te dilnin te blenin gjera per naten e shtrigave.
Ai, si falenderim, ia kushtonte tere vemendjen, dhe kur e vizitova, ishte shume mirenjohes, por atehere une kisha rreshqitur nga bota e tij. E mora vesh se kisha kuptuar vetem ekzistencen e deshires se tij, por jo dhe masen. Doja te kisha bere dicka te tille me heret, ne menyre me te mencur, me ekstrvagante.
E varrosem ne fermen e burgut, ndersa Znj. Maarman me tha, Tia shkruani ne kryq se ishte im bir.
Kam turp, me tha, qe nuk e pranova ne fillim.
Semundja, thashe une, semundja do ta merrte.
Jo, tha ajo, duke e tundur koken me siguri. Nuk do ta merrte. Edhe sikur te semurej, do te ishte me ndryshe.
Dhe keshtu u kthye ne Bloemfontein pas vizites se pazakonshme ne burg. Edhe une shkova, me vendimin qe te behem me i shfrenuar se shteti, edhe pse, me fjale te tjera, shteti ma kishte hedhur.
Ezra POUND
MONUMENTUM AERE, ETC.
Thoni se jam teper i vetedijshem,
Se ne petk te krenarise po kapardisem.
Ne vitet e ardhshme askush sdo ta kujtoje buffon,
Askush sdo ti permende pjeset e mia te parendesishme,
Do te zhduken hollesite qesharake.
E sa u perket juve, ne dhe do te kalbeni,
Dhe eshte pikepyetje se a do te jete kalbesira e juaj aq
e begatshme
Qe mbi varr barin
Tua rrise.
Mempo GIARDINELLI
APASSIONATTA NUMER ZERO
Prej se Rezistensia hapi televizionin, tregimi per Roken e Titinen, qe ma kane rrefyer aq here, sikur kishte hyre ne nje labirinth misterioz e te paperballueshem dhe kishte rene ne kurthen qe kishte ngrehur fati, nga e cila thuajse nuk dinin te liroheshin. Rrefimi, gjithsesi, eshte stolisur me kohe edhe nga perfoljet e pakapercyeshme te zonjave lokale dhe ne fund doli si pluhur i holle qe shtresohet me vite ne mobiljet e vjetra te shtepise se braktisur. Sidoqofte, une nuk kam arsye te pengoj vertetesine e asaj qe ndodhi te pakten deri ne castin kur mjeti i permendur i komunikimit arriti te provinca Qako. Se cka ndodhi pastaj me ciftin mora ca lajme te mjegullta, mbase per shkak se njerezit rendom mbahen mend vetem nga kundertheniet e sjelljeve te tyre. Por, sidoqofte, mendoj se esenca e historise per te cilen mund te deshmoj, meriton qe ky rrefim te tregohet.
Kur Roko e Titina kishin kapercyer te dyzeteshtate vjetet e fejeses, perditshmeria e tyre - e mbarsur me ore te zbrazta te ngijura me pranine e tyre - per ta ishte jo vetem e durueshme, por, edhe me keq, e domosdoshme. Gjithsesi, ata i duheshin njeri-tjetrit si pika e ujit plisit te dheut. Rinjiheshin ne cdo levizje, ne cdo ves te perseritur; kujtoheshin edhe ne endrra; nuhatnin njeri-tjetrin nga larg, bile ne heshtjet e tyre te dendura ata flisnin pa fjale. Kur erdh televizioni ne Rezistensia, Roke ishte nepunes i pensionuar i bankes Nasion kurse Titina gati e verbuar nga gjithe ato qepje e thurrje tere jetes (pikerisht te teres, sepse kujtimet me te thella flejne ne ndertesen tashme te renuar ne rrugen Edison ku bente pune dore bashke me nenen e tezet, nen hardhine e rrushit) keshtu qe per ta nuk mund te thuhet se u takojne botkuptimeve te vjetra: ata ishin pleq.
Ne fillim te lidhjes se tyre takoheshin, si te gjithe ciftet e provinces, dy here ne jave, te marteve dhe te enjteve, nga shtate deri ne nente te mbremjes; por pas muajve te pare, Roke nisi te kthente me shpesh, keshtu ndonjehere dilnin te shetisnin rreth shtepise. Pas disa vitesh shetitjet u zgjeruan ne tere qytetin dhe ata shkonin deri te sheshi 25 maj, i madh e i hijesuar (hijet e tij ishin deshmitare te hapave te pare te dashurise se tyre, te puthjeve te lehta pa epshe), neper te cilin ecnin derisa errej. Nuk nxitonin kurre, as nuk dukeshin te tille, kurse koha ne kalendar kishte kaluar dhe kishte marre me vete gjithe cka ishte e pazevendesueshme: vitet me te plleshme te Titit dhe veprimtarine e vogel te Rokes. Dhe ua la vdekjet e para dhe te fundit, qimet e thinjura qe kishin vershuar floket e tyre, vizitat e amshueshme, nga dita ne dite, uljet para shtepise ne buzembremje, gjithnje ne te njejten kohe. Roke me goten e pastisit ne dore, Titina me filxhanin e kafes dhe rrefimet e tyre, ne fillim per milingonat qe e kishin ngrene trendafilat e kopshtit ose per sherbimin e Rokes ne sektorin e kursimeve (e transferuan atje sepse llogarite rrjedhese donin kujdes, kurse ai ishte i lodhur dhe drejtori ishte pajtuar ti lejonte transferimin) derisa, pak nga pak, nuk mbeten pa nje bosht bisede. Ose ndoshta fjalet e kishin humbur simboliken dhe nuk ishin me te nevojshme dhe keshtu e arriten shkallen e qetesise ideale, nje sinteze e cila, me shume se kursimi i fjaleve, ishte simbioze e dy qenieve te afta per tu marre vesh me shikime e levizje. Ose, mbase as kjo, kryesorja - ishin bashke.
Cdo nate, kur ora binte nente here, Roke ngrihej dhe i ndihmonte Titines te palonte karrigat e pelhures, te cilat pastaj i vendosnin ne kuzhine prane frigoriferit te vjeter te kerozinit. Pastaj thoshte po shkoj une, ose thjesht murmuriste dicka, qe do te thoshte njesoj, dhe nisej i percjelle nga Titina; vetem i tundnin koken njeri tjetrit ne shenje pershendetjeje dhe ai shkonte, ngadale, nen kubene e ulet te kurorave te drunjve, me duar ne xhepa dhe, duke pire avanti, mbase kujtonte netet pa gjume. Gjashte rruge me tutje (para shume vitesh Titina e kishte keshilluar te transferohet ne Pansionin Santa Rita sepse kishte emrin e nje shenjtereshe shume te mire dhe ishte afer shtepise se saj), ai mbyllej ne dhomen e tij, e hapte dritaren nga oborri, disa minuta thithte eren e jasemineve, pastaj shtrihej dhe lexonte librin e Borhesit, derisa te mos e rrembente gjumi. Gjithnje lexonte nje liber te Borhesit (dinte permendesh kapituj te tere, edhe pse asnjehere nuk i deklamonte), sepse mendonte se Borhesi plakej bashke me te, e humbte shikimin si Titina, ishte konservativ dhe kishte nje kuptim, per te krejtesisht te huaj, per humorin dhe per absurdin.
Gjate kesaj kohe Titina kontrollonte, me shume nga shprehia sesa nga nevoja, nese ishin mbyllur te gjithe dyert dhe dritaret, shuante dritat, mbyllte ventilet e gazit dhe terhiqej ne dhomen e gjumit. Shikonte oren me zile per te pare se se ckohe ishte dhe e kurdiste qe te binte me gjashte e gjysme. Pastaj shtrihej, shikonte terrin dhe mendonte per te ndjeret e saj, per secilin vec e vec, duke kujtuar buzeqeshjen e babait, (makinistin e vjeter te hekurudhes Central Norte Argentino), duart e se emes (si porcelan dhe aq te tejdukshme sa shiheshin deltat e shperndara te damareve te kaltreme), bile edhe macorrin e vogel qe e quanin Ernesto, te cilin e kishte mbytur magazineri nga kendi i rrugeve Edison dhe San Martin, njefare frengu qe i tredhte te gjitha macet e fqinjeve, pastaj i majte, i ziente ne tenxhere dhe i hante. Nuk e dinte se kur e katellonte gjumi, por gjithnje perpiqej qe mendimi i fundit te shkonte tek ajo qe thurte dhe qe duhej ta mbaronte te nesermen, para se te vinin ti provonin myshterinjte.
Kishin kaluar shume vjet prej se Roke nuk perpiqej me ta bindte te conin dashuri. Edhe pse asnjehere nuk ishin te mbushur me epshe, shpesh - gjithnje i kujdeseshem dhe i skuqur, ai e kerkonte kete. Jo si deshmi, as si peng, thjesht, per shkak se e donte, nga nje nevoje e zakonshme, e cila, kohe pas kohe, rrymonte ne damaret e tij. Ndonjehere (por si ne tym, ndaj thuaja as qe i kujtohej), dora e tij nisej shpatullave te saj dhe kalonte neper gjoks. Por, me po ato levizje te ngathta, po ato fjale te kursyera, me disa shikime dhe perseri kthehej ne vendin e tij. Gjithnje pa fjale ndaheshin te lodhur; ajo te rregulloje mbulesen e tavolines, ai te drejtoje nje filiz te gjylave. Deshira, ose dicka e ngjashme, qe kane mundur ta ndiejne, u vdiste si farefisi i rralle, si bimet qe nuk ujiten, si pambuku ne token e thare. Por kur televizioni arriti ne Resistencia, keto epshe tashme ishin varrosur.
Nje nate Roke ktheu te Titia me i vendosur se zakonisht. Ja ku e ke, i tha dhe ia dorezoi nje llogari te shtepise Casa aides, te paluar me kujdes, qe deshmonte blerjen e televizorit, i cili do te liferohej te nesermen. Ajo e vendosi letren mbi tavoline derisa Roke nxori para shtepise karrigat e paluara. Pastaj mbushi dy gota me pastis dhe u ul prane tij qe se bashku te thithin ajrin e vaket veror, eren e luleve, derisa koha edhe me tutje rridhte - pa u ndalur.
Qe nga e nesermja Roke e Titina do te ulen ne karrigat para shtepise, por do te shikojne nga brendia e saj, drejt televizorit ne cardak. Pa e dashur kete - mbase Roke tashme ia kishte propozuar nje gje te tille? - ata gjeten edhe nje arsye per te heshtur, dhe aliansa e tyre u forcua me shume, thuajse ne ate bote te ndertuar ne dyzeteshtate vjet fejese, kanuni i ndjesive ushqehej me heshtjen ngjitese, thuajse kohe pas kohe kishte nevoje per kontroll me ndihmen e thellesive te reja te cilat edhe me shume i afronin. Sic mund te parashihej, me shnderrimin e televizorit ne nje bartes tjeter te ketij rrefimi, gjithcka filloi te ndryshoje, sadoqe jo aq shume per ta: cifti e zbuloi ate si pjese perberese te nje trioje, ne te cilin ky send pa shpirt, megjithese aq i gjalle, luante rolin kryesor dhe fuste shqetesim ne qetesine e tyre tradicionale si pelte. Titina e konstatoi kete nje nate pas shume javesh kur i ra ndermend se ishte e kote te perbihen gjithe ato trillime qe emetonte aparati. E ndjeu se ishte cenuar intima e saj e dikurshme, se ishin tehuajsuar, se televizori ishte bere nje lloj gjyqtari, ose me mire, nje prokuror, i cili drejtonte gishtin mbi ta dhe i zhyste ne nje heshtje, ndryshe nga ajo qe kishte sunduar dyzeteshtate vjet me radhe, ne nje qetesi me peshe, e cila u tregonte pa meshire se sa te vetmuar ishin. Vertetesia i kishte flakeruar si nje vale e papritur acari. U mbeshtoll me shall dhe duke larguar shikimin nga televizori, tha:
- Me thuaj, Roke, pse nuk u martuam?
Ai nuk e shikoi. Vazhdoi te veshtroje, dukej me kujdes, fotografite ne levizje. Disa minuta kishte kerkuar pergjigje. Nuk mundej, ose nuk e dinte, ose nuk deshte ta gjente.
- Nuk e di, tha, mbase nuk ka pasur nevoje.
- E qarte, pohoi ajo.
Por nuk ishte e qarte, mendoi menjehere pas kesaj, duke ndryshuar shprehine saj te hershme qe te mbizoteronte mbi te gjitha dhe pastaj, ndoshta, te pendohej dhe te mos pajtohej, por duke mos e thene asnjehere kete. U drejtua pak.
- Eh, po si thua, sikur te martoheshim?
Roke atehere e ktheu shikimin ngadale nga televizori, mbase jo per shkak te kujdesit, sa per ate se asgje nuk e habiste, sepse asnjehere, asgje nuk e shqetesonte. Por ne koken e tij parakaluan me shpejtesi njemije fytyra, njemije kujtime, njemije here kjo pyetje qe sapo e kishte bere Titina, tridhjete a dyzet vjet me e re, dhe njemije net (e me shume, shume me teper) lufte kunder vershimit te pasionit (pasionit ne stilin e tij te permbajtur) dhe kunder peshtirjes e vapes, renkimeve ne njemije pansione Santa Rita.
- Po pse moj Titi?, e pyeti ai duke tundur koken si qen i pergjumur. Kush can koken tashti ne jemi te martuar apo jo?
Vazhdoi ta shikonte; edhe ajo e shikonte. Te dy e kishin haruar televizorin, secili prej tyre duke depertuar me dhune ne brendesine e tjetrit, thuajse kerkonin pergjigje (ose kerkonin arsye, sepse, si duket, pergjigjet tashme i dinin); dhe keshtu qendruan kushedi se sa gjate, derisa ajo nuk tha:
- Sa te vetmuar jemi, Roke!
Kurse ai tha:
- Nuk jemi te vetmuar, vetem jemi pleq.
Ajo mendoi disa sekonda. Iu kujtua dicka qe kishte pasur zakon ta thote i ati: koha nuk mban pergjegjesi per gabimet e njerezve, kurse te keqijat e kesaj bote jane si uji e buka; pa to nuk jetohet.
- Kjo eshte njesoj, vertetoi ajo; - por nese martohemi, te pakten nuk do te detyrohesh te shkosh naten te flesh vetem ne pansion.
- Vertet, kurse ti nuk do te kesh me te ftohte.
- Ndoshta dhe do te vdesim bashke. Duhet te jete me rendesi te mos vdesesh vete, apo jo? Kush e di.
- Ti te gjitha i shikon aq zi.
Dhe perseri heshten, kurse koha, e cila thuajse ishte ndalur, u nis serish, e sakte dhe e sigurt, te vazhdoje percaktimin e fatit si me pare, sikur ne dyzeteshtate vjet, si gjithmone, sepse per ta ato dyzeteshtate vjet ishin gjithmone.
Derisa shikoheshin ne sy, e dinin se puna e marteses ishte rrene, sepse asnjeri prej tyre nuk mund te ishte heroi kryesor i nje tregimi te tille.
Por pas nje grumbull minutash ose edhe oresh, Roke u ngrit, me i ngathte se zakonisht dhe filloi ti paloje karriget, derisa Titina shuante televizorin, merrte gotat e rakise dhe ibrikun e cajit ne kuzhine. Atje u takuan, pasi ai kishte lene karrigat dhe kishte mbyllur ventilin e gazit dhe qendruan ne kembe, sy me sy, duke kembyer shikime te thella, sikur te mos e kishin te qarte se cka do te ndodhte ose, mbase, duke e kuptuar per mrekulli, por duke u perpjekur ta bindin veten per kete.
Virginia WOOLF
DORA
Kjo eshte gjithe sa ndodhi. Gjashte a shtate nga ne ishin mbledhur nje dite pas cajit. Ca ia kishin ngulur syte, pertej rruges, dritareve te dyqanit te nje kapelaberesi, ku binte ende drite mbi puplat e allta dhe pantoflat prej ari. Te tjeret po ndertonin me nge keshtjelleza sheqeri ne cepin e tabakase se cajit. Pas do kohe, me sa me kujtohet, iu avitem zjarrit dhe ia filluam, si zakonisht, te lavderonim njerezit - sa te fuqishem, sa fisnike, sa te shkelqyer, sa sypatrembur, sa te pashem ishin - sa ua kishim ziline atyre qe tafti-bafti ia arrinin ti ngjiteshin dikujt pergjithmone - kur Pol, qe skishte folur fare, ia plasi te qares. Pol, me duhet ta them, gjithehere ka qene e pazakonte. Per nje gje qe i cuditshem i ati i saj. I la nje pasuri marramendese, por me kusht qe ajo te lexonte gjithe librat e Bibliotekes se Londres. I ndenjem afer me aq sa mundem; por thelle ne vete e dinim sa e kote qe. Pse, megjithese na pelqen, Pol nuk eshte e bukur; lidheset e kepuceve i le zgjidhur; dhe do te kete menduar, nderkohe qe ne mburrnim njerezit, se asnje syresh nuk do te donte askurre te martohej me te. Me ne fund, i fshiu lotet. Ne fillim nuk e kuptuam fare per cfare po fliste. Por prape ishte gjithe e cuditshme. Na tregoi se, sic e dinim, e kalonte me te shumten e kohes ne Biblioteken e Londres, duke lexuar. Kishte filluar, tha, me letersine angleze ne katin e fundem; dhe vazhdimisht po perparonte poshte, drejt Times, qe ishte ne fund. Dhe tani, mu ne mes te gjysmes, a te nje te katertes se rruges, nje gje e tmerrshme pati ngjare. Ajo smund te lexonte me. Librat nuk ishin ashtu si i mendonim ne.
Librat - ia dha me te madhe, duke u ngritur ne kembe e duke folur me njefare zhgenjimi qe nuk kam per ta harruar kurre, - jane me se shumti njetrajtesisht te keqinj!
Sigurisht, ne ngritem zerin se libra ka shkruar Shekspiri, po keshtu Miltoni dhe Shelli.
Po - na e nderpreu fjalen.
Paskeni mesuar mire, me sa po shoh. Por nuk jeni anetare te Bibliotekes se Londres, ama.
Ketu, denesat e saj u kthyen rishmi. Pas pak, kur e mori disi veten, nxoi nga sera nje nga librat qe gjithmone i mbante me vete.
Nga nje dritare apo Ne nje kopesht, ose ndonje emer te ketij lloji, sikur te qe permendur, dhe ishte shkruar nga njefare burri qe quhej Benton a Henson, a dicka e tille. Lexoi disa nga faqet e para. Degjonim ne heshtje.
Po ky nuk eshte liber, se kush tha. Keshtu qe ajo zgjodhi nje tjeter. Kete here na qe nje histori, po tani e harrova emrin e autorit. Ndersa ajo lexonte, padurimi yne rritej. Nuk kishte nje fjale qe te dukej e vertete dhe stili me te cilin qe shkruar, ishte fyes.
Poezi! Poezi!, britem sakaq gjithe padurim.
Na lexo poezi! Nuk mund ta pershkruaj zhgenjimin qe na pushtoi, kur ajo hapi nje vellim te vogel dhe artikuloi idiotesine verbale, sentimentale qe kishte aty.
Do ta kete shkruar ndonje femer, u hodh njeri nga ne. Cne, ajo na tha se e kishte shkruar nje cun i ri, nje nga poetet me te famshem te atyre diteve. Kembenguli dhe na lexoi pjese nga Jetet e Lordit Kancelar. Kur mbaroi, Xhejni, me e madhja dhe e mencura mes nesh, u ngrit ne kembe dhe tha se per nje gje nuk mund te bindej.
Pse, pyeti ajo, kur burrat shkruajne palacolleqe te kesollojshme, pse e kane humbur nenat tona rinine per ti sjelle ata ne drite?
Heshtem te gjithe; dhe, ne heshtje, e shkreta Pol, degjohej tek deneste:
Pse, pse me mesoi im ate te lexoja? Klorinda qe e para qe e kuptoi.
E kemi ne fajin, tha ajo. Cdokush nga ne di te lexoje. Por askush, pervec Polit, nuk ka marre mundimin ta beje kete. Une, per shembull, e kam marre si te mireqene qe detyra e nje gruaje eshte te harxhoje te rite e saj duke rritur kalamaj. E adhuroja nenen time qe kishte rritur dhjete femije; akoma me shume gjyshen time, qe kishte rritur pesembedhjete; ishte, dhe e pranoj, shtysa ime e vetme qe te rrisja njezete. Gjithe keto kohera kemi ecur duke hamendesuar se burrat ishin po aq prodhimtare, dhe se punerat e tyre kishin te njejten vlere. Nderkohe qe ne lindnim femije, ata, mendonim ne, lindnin librat dhe pikturen. Ne populluam boten. Ata e qyteteruan. Po tani qe ne mund te lexojme, cfare na pengon qe te gjykojme perfundimet? Para se te sjellim ne jete nje tjeter femije, duhet te betohemi te zbulojme se si eshte gatuar bota.
Keshtu, u kthyem ne nje shoqeri-pyetesor. Njeri prej nesh duhej te takonte nje njeri qe kish qene ne lufte; dikush tjeter te maskohej si nxenese shkolle; nje tjeter te linte takim me ca biznesmene; nderkohe qe te gjithe duhej te lexonim libra, te shihnim piktura, te shkonim ne koncerte, te hapnim syte rruges, dhe te benim pyetje vazhdimisht. Ishim shume te rinj. Mund te gjykoni thjeshtesine tone kur tju them se, para se te niseshim ate nate, rame dakord se objektet e jetes duhej te prodhonin njerez te mire dhe libra te mire. Pyetjet tona duhet te beheshin ne te tille menyre, qe te kuptonim se sa ishin realizuar keto qellime nga njerezit. U betuam solemnisht se nuk do te sillnim ne jete qofte dhe nje femije, derisa te ishim te kenaqur. U ndame pra, ca ne Muzeun Britanik; te tjeret ne Floten Mbreterore; disa ne Oksford; te tjere ne Kembrixh; vizituam Akademine Mbreterore dhe Tejtin; degjuam muzike moderne ne dhomat koncertore, shkuam ne Gjykate dhe pame pjese te reja teatrale. Askush nuk darkonte jashte pa i bere partnerit pyetje te caktuara dhe te verente me kujdes replikat e tij. Kohe pas kohe, takoheshim mesvedi dhe krahasonim vezhgimet tona. Oh, sa te gezueshme qene ato takime!
Kurre nuk kam qeshur aq sa atehere kur Roz lexoi shenimet e saj mbi Nderin dhe pershkroi veshjen e saj prej Princi Etiopian kur hipi ne nje nga anijet e Madherise se Tij.
Kur e kuptoi rrengun, Kapiteni i beri asaj nje vizite (tani i maskuar si nje xhentelmen i lire) dhe e pyeti se nderi duhej kenaqur.
Po si? pyeti ajo.
Si?, pelliti ai.
Me thuper, sigurisht!. Duke e pare qe ai se kishte veten ne dore nga inati dhe njekohesisht, duke menduar se casti i saj kishte ardhur, ajo u perkul dhe mori, per cudine e saj, gjashte cikje te lehta mbi krye. Ia morem hakun Flotes Britanike!, briti ai dhe, duke u cuar, ajo pa tek i rridhnin djerset per fytyre dhe doren e djathte te ngritur qe i dridhej.
Larg!, brofi ajo, duke u ngerdheshur e imituar egersine e vete shprehjes se tij, Nderi im duhet kenaqur edhe me!
Folet si nje xhentelmen!, iu kthye ai, dhe ra ne te thella.
Nese gjashte goditje te lehta shpaguajne nderin e Flotes se Mbretit, po mendonte ai, sa duhen per te marre hakun e nje xhentelmeni te lire? Iu gjegj se ia kish enda ta shtronte kete ceshtje para vellezerve te tij oficere. Ajo iu pergjigj duke i dhene rendesi vetes se nuk mund te priste. Ai mburri ndjeshmerine e saj.
Pa te shohim, briti saora, a ka patur koci yt ate?. Jo, tha ajo.
As ndonje gjog?
Kemi pasur nje gomar, solli ajo ndermend, qe terhiqte motokorresen. Ketu atij i ndritit fytyra.
Emri i sime ame - , shtoi ajo.
Per ate Zot, o njeri, mos e zer ngoje emrin e nenes, vikati ai, tek fergellonte si plep i eger e u skuq deri ne majat e flokeve, dhe iu deshen te pakten dhjete minuta para se ajo ti kujtonte ku e kishin lene. Se fundmi, ai vendosi qe, nese ajo do ti jepte kater goditje e gjysme ne bel, tek shenja qe do ti tregonte ai vete, (gjysma, tha ai, ishte per faktin se xhaxhai i stergjyshes se saj, ishte vrare ne Trafalgar), ishte i mendimit se nderi i saj do te ishte serish taze. Iku kjo; ata shkuan ne nje restorant; pine dy shishe vere, te cilat ai kembenguli ti paguante vete; dhe u ndane me manifestime te nje miqesie te perjetshme.
Pastaj , ishte tregimi i Fanit per viziten ne Gjykate. Ne viziten e saj te pare, ajo kishte arritur ne perfundimin qe Gjykatesit ishin ose prej druri, ose personifikonin kafshe te medha qe i ngjanin njeriut dhe qe ishin stervitur per te levizur me nje dinjitet te skajshem, te flisnin mbyturazi dhe te miratonin me koke. Per te provuar teorine e saj, ai kishte leshuar nje shami dore me miza te medha ne momentin me kritik te gjyqit, por nuk ishte ne gjendje te gjykonte nese krijesat dhane shenja humanizmi, sepse gumezhitja e mizave e krodhi ne nje gjume te thelle, sa ajo u zgjua vetem ne kohen kur po shihte te urgosurit ti conin ne qelite teposhte. Por nga tabelat qe ajo solli, ne votuam se eshte e padrejte te hamendesosh se Gjykatesit jane burra.
Helena shkoi ne Akademine Mbreterore, por kur i kerkuam te raportonte per pikturat, aj filloi te recitonte nga nje volum blu i zberdhulet:
O! per prekjen e nje dore te vagullt dhe tingullit te nje zeri qe hesht. Shtepia eshte gjahtari, shtepia nga kodra. Nje te tundur i beri kapistres. Dashuria eshte e embel, dashuria eshte e shkurter. Pranvere, pranvere e hirshme, e vitit Mbretneshe e andshme! O! te jeshe ne Angli tani qe prill eshte atje. Burrat jane ne pune, ndersa grate qajne. Udha e detyres eshte rruga drejt lavdise- Nuk po mund ti degjonim me keto derdellitje.
Nuk duam me poezi!, bertitem.
Bija te Anglise! ia filloi ajo, por ketu, e ulem, dhe nje vazo me uje i derdhej ne trup pas betejes.
Lavdi Zotit!, ia pati ajo, duke u shkundur si qenush. Tani do rrokullisem mbi tapet dhe do shoh nese nuk mund te percik ate qe mbetet nga Union Jack-u. Atehere ndoshta- dhe ketu ajo u rrokullis gjithe energji. Pasi u ngrit, fiilloi te na shpjegonte cfare jane pikturat moderne, kur ketu e ndali Kastalia.
Cilat jane permasat mesatare te nje pikture? e pyeti ajo.
Ndoshta dy me dy kembe e gjysme, iu pergjigj. Kastalia mbante shenime kur fliste Helena dhe, kur ajo mbaroi e kur ne po perpiqeshim te mos takonim veshtrimet e njeri-tjetrit, u ngrit ne kembe e tha:
Sa per dijenine tende, javen e kaluar qeshe ne Oksbrixh, e maskuar si kryetare. Madje me lejuan te hyja ne sallat e disa Profesoreve dhe tani, do te perpiqem te te jap ndonje ide - vetem se, shtoi pastaj, spo me ndermendet si behet. Eshte kaq e pamundur. Ah keta Profesoret, vazhdoi ajo, jetojne ne shtepi te medha ndertuar ne truaj bari, cdo syresh ne nje bicim qelie te veten. E megjithate, kane cdo kollajllek e rehati.
|
![]()
![]() |
.
|
![]() |
|