Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


elita boterore

personalitete


Elita boterore pa kronologji

BODLER

Vetmia
Nje gazetar filantrop me thote se vetmia eshte e keqe per njeriun; dhe, per te mbeshtetur tezen e tij, ai citon, ashtu si gjithe ata qe nuk besojne lehte, fjale te Eterve te Kishes. Une e di qe Demoni i frekuenton me deshire vendet e shkreta dhe qe Fryma e vrasjes dhe e shthurjes perflaket mrekullisht te vetmite. Por, do te ishte e mundur qe kjo vetmi te qe e rrezikshme vetem per shpirtin e ngeshem e te percartur qe e mbush me pasionet dhe kimerat e tij.
Sigurisht qe nje llafazan, kenaqesia me e madhe e te cilit qendron tek e folura nga maja e nje katedre apo tribune, do rrezikonte shume te behej nje i marre i terbuar ne ishullin e Robinsonit. Nuk kerkoj nga gazetari im virtutet kurajeplota te Kruzoes, por kerkoj qe ai te mos i mbuloje me akuza dashnoret e vetmise dhe te misterit.
Ne racat tona derdellitese, ka individe qe do pranonin me mosdashjen me te vogel denimin me vdekje, nese do tu lejohej te mbanin nga maja e gijotines nje fjalim te buhishem, pa u trembur se daullet e Santerreit do tu prisnin befasisht fjalen.
Nuk ua qaj hallin, sepse zbuloj se derdhjet e tyre gojetare u sigurojne kenaqesi te njejta me ato qe te tjeret i marrin nga heshtja dhe prehja shpirterore; por i percmoj.
Une dua, mbi te gjitha, qe gazetari im i mallkuar te me leje te zbavitem pas qejfit tim. ...Ju, pra, nuk provoni kurre, me thote ai, me nje ton hundor teper apostolik, nevojen per te ndare me dike tjeter kenaqesite tuaja?... Shikojeni ziliqarin e holle! Ai e di qe une i perbuz kenaqesite e tij dhe vjen te futet me marifet te te miat, ky ters i urryer!
-Kjo fatkeqesi e madhe per te mos mundur te jesh i vetem, thote diku La Bruyrei, si per ti bere me turp te gjithe ata qe ngarendin te perhumben mes turmes, duke patur frike se sdo mund ta duronin veten.
-Pothuajse gjithe fatkeqesite tona na vijne ngaqe nuk kemi ditur te rrime ne dhomen tone, thote, me duket, nje tjeter urtan, Pascali, duke thirrur keshtu ne qelizen e prehjes shpirterore gjithe ata mendjehumbur qe e kerkojne lumturine te levizja dhe te nje prostitucion qe do mund ta quaja vellazerues, poqese do flisja gjuhen e bukur te shekullit tim.

E verteta
Kam njohur njefare Benedikta, qe mbushte atmosferen me ideal, syte e se ciles perhapnin deshiren e madheshtise, te bukurise, te lavdise dhe te gjithckaje qe te ben te besosh te pavdekesia.
Por kjo vajze e mrekullueshme ishte shume e bukur per te jetuar gjate; ajo vdiq vetem pak dite pasi e kisha njohur, dhe une vete e varrosa, nje dite kur pranvera tundte temjanicen e saj gjer te varrezat. Isha une ai qe e varrosa, te mbyllur mire brenda nje tabuti te bere me nje dru aromatik dhe te pavdekshem si senduket e Indise.
Dhe, teksa syte i mbaja ngulur mbi vendin ku ishte kallur thesari im, krejt papritur pashe nje njeri trupvogel qe i ngjante ne menyre te habitshme te ndjeres e qe, duke perplasur me nje egersi histerike e te cuditshme kembet mbi token e shkrifet, thoshte duke u shkrire se qeshuri:
-Jam une Benedikta e vertete! Jam une, nje maskareshe e madhe! Dhe, si denim per marrezine dhe verbimin tend, ti do me dashurosh keshtu sic jam!
Por une, i terbuar, iu pergjigja:
-Jo, jo, jo! Dhe, per ta theksuar me fort refuzimin tim, e godita aq fort token me shpute saqe kemba mu zhyt gjer te gjuri brenda varrit te porsabere, ku, si nje ujk i kapur ne gracke, qendroj i mberthyer, ndoshta pergjithmone, ne gropen e idealit.

Dritaret
Ai qe sheh jashte permes nje dritareje te hapur nuk veshtron kurre aq gjera sa ai qe sheh nje dritare te mbyllur. Nuk ka send me te thelle, me te mistershem, me pjellor, me te erret, me mahnites se nje dritare e ndricuar nga nje qiri. Ajo qe mund te shihet ne diell eshte gjithmone me pak interesante se ajo qe ndodh prapa nje xhami. Ne ate vrime te zeze apo te ndritshme jeton jeta, enderron jeta, vuan jeta.
Pertej valeve te cative, me kap syri nje mesogrua, tashme e rrudhur, e varfer, perhere e perkulur mbi dicka, e qe nuk del asnjehere. Me fytyren, me veshjen, me gjestin e saj, me pothuajse asgje, rikrijova historine e kesaj gruaje, ose, me sakte, legjenden e saj, dhe nganjehere ia tregoj ate vetes duke qare.
Nese do kish qene nje plak i gjore, do kisha rikrijuar historine e tij me te njejten lehtesi.
Pastaj shtrihem, krenar qe kam jetuar dhe vuajtur ne te tjere njerez.
Ndoshta ju do me thoshnit:
- A je i sigurt qe kjo legjende eshte e vertete? Crendesi ka se cili mund te jete realiteti jashte meje, nese ai me ndihmoi te jetoj, te ndiej qe jam dhe ate cka jam?

Porti
Porti eshte nje vend i kendshem per nje shpirt te lodhur nga luftrat e jetes. Gjeresia e qiellit, arkitektura e levizshme e reve, ngjyrimet e ndryshueshme te detit, vezullitja e fareve, jane nje prizem mrekullisht i pershtatshem per te zbavitur syte pa i merzitur kurre. Format e derdhura te anijeve, me manovruesin e nderlikuar te velave, qe dallgezimi i detit u jep lekundje te harmonishme, sherbejne per te mbajtur ne shpirt shijen e ritmit dhe te bukurise. Mandej, mbi te gjitha, aty ka nje lloj kenaqesie te mistershme dhe aristokratike per ate qe nuk ka me as kureshtje, as ambicje, qe te sodite, i shtrire ne verande apo i mbeshtetur mbi mol, gjithe ato levizje te atyre qe nisen dhe atyre qe kthehen, te atyre qe kane akoma forcen te deshirojne, dhe deshiren per te udhetuar apo pasuruar.



Stolite

E embla ime qe shtrire krejt nudo, ashtu sic m'a donte shpirti
e ne trup s'kish lene gje tjeter vec stolitve te saj tingelluese
e fort te cmuara qe i jepnin nje pamje e ajer teper triumfues,
te tille si ai i sklleverve te Moreve ne ditet e tyre me te lumtura....

E, kur keto stoli tunden e hidhen me nje zhurme tallese
ne nje bote vezulluese plot drite metali e zafiresh,
ndjej te hyj ne ekstaze e te humbas ne terbim
mes gjerash ku tingujt perzihen ne drite e harrim...

E, ajo e shtire mbi divan, e dorezuar ne ledhka dashurie
qeshte krejt e leshuar e hareshem nga lumturia,
qeshte me dashurine time, te thelle e te embel si deti,
qe ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembenj...

Me syte e saj cpues te ngulur mbi mua si nje tiger i zbutur
me pamje te perhumbur e enderrimtare merrte poza lozonjare
e me hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

E barku i saj e gjinjte si dy fryte te virgjer eremire
dhe lleret dhe kembet dhe kofshet e baseni,
te lemuar si fildish, te valezuar si qafe mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot drite

Afroheshin e me perkedhelnin si Engjejt e se Keqes,
per te me prishur qetesine e prehjen e shpirtit tim,
per te me coroditur e rrezuar nga ai Shkemb Kristal
ku isha ulur e prehesha i qete e vetmitar...

Mbresat

Oh! Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet
e komone e madhe e kam plot sirtare kujtimesh:
kuintanca te bera rrotuj lidhur me kordele,
vargje, letra dashurie, fatura e romanca
qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im
i lodhur qe ngjan si piramide a qilar pa fund,
ku jane groposur shume me teper kufoma, shume me
teper te vdekur se sa ne nje varr te perbashket

Nje kalimtareje...

Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madheshtore,
nje grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit te saj te gjate

Po pija ne mejhane i perhumbur, tape e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembe prej statuje e fisnike
si shqiponje. E, thelle ne syte e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...

Ish nje vetetime verbuese e pastaj u be... nate!
O bukuri kalimtare qe me bere te fluturoj me krahe,
valle, s'do te shoh me, ne kete jete a ne eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmes! S'do t'a shihja kurre!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja une.
Por, oh, qeshe i bindur! Po, qeshe i sigurte!
Ajo do ish gruaja qe do te kisha dashuruar...

Maces sime

Hajde, macja ime e hijeshme,
hajde ne zemren time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
e lerme te zhytem ne syte e tu te bukur
plot ngjyre metal e gure zefiri...
E teksa duart e mia dehen ne perkedheli
mbi koken e shpinen tende elastike
e dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tend te bute e elektrik,
une ndjej trupin e se dashures sime.
Shikimin e saj qe eshte si yti, o kafshe e bekuar,
te thelle e i ftohte, cpues e i mprehte si kame !
Ndjej perreth meje nga kembet gjer tek koka,
te lehte e kercenues, nje parfum trulloses
qe endet si opium perreth trupit te saj brun...

Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do te jete i parfumuar
e divanet perreth, te thelle si varre
stolisur plot lule te rralla
mbledhur enkas neper qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do behen pishtare
e do hedhin nje drite te dyfishte
ne zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Ne nje mbremje ne roze e blu mistike
ne do te reflektojme te njejten drite
perzier plot vaj, rrenkime e lamtumira.

Pastaj nje Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjalle
e flaket e shuara do rimarrin jete,
e ne do te jemi perseri se bashku
besnike e te lumtur...

Parfum egzotik

Kur, sy mbyllur, ne nje mbremje te vaket vjeshte
thith kendshem aromen e gjoksit tend te nxehte,
shoh para meje imazhe brigjesh te lumtura
qe perflaken ne zjarre perendimesh plot diell.

Shoh, nje ishull te bardhe e te vogel,
ku rriten peme te vecanta plot fruta gjithe arome;
burra me trup te vogel, por te forte e,
femra me sy te cilter e plot pushtet...

Pastaj, aroma e trupit tend, me con fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet nje port plot vela
e marinare te sapokthyer nga udhetime te largeta.
E, pastaj, nga gjithe kjo enderr, mes kengesh detaresh
ndjej perreth meje te me futet gjer ne shpirt thelle,
parfumi i luleve egzotike qe ne ajer lodron perhere...

Ne floket e tu

...Lerme t'u marr ere, te thith thelle, pafundesisht, aromen e flokeve te tu, te zhys ne to krejt fytyren si ne ujet e nje burimi
te kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si nje shami eremire qe shperndan kujtime te embla ne eter. Ah, sikur ti
te mund te imagjinoje gjith'ato qe une shoh, gjith'ato qe ndjej, gjith'ato qe degjoj ne floket e tu! Shpirti im lundron mbi parfume
si shpirti i te tjereve ne muzike... I zhytur mes flokeve te tu, shoh nje enderr plot anije, vela e dyreke te cilet musonet i
shtyjne drejt klimash te mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli eshte teper blu e deti shume i thelle, aty ku thithet ajer
i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lekures njerezore. Ja, ne oqeanin e flokeve te tu shoh nje port plot dallge kengesh
melankolike, me njerez te forte racash te ndryshme e plot anije lloj-llojesh te cilat lartojne arkitekturat e tyre te perkryera
nen nje qiell te pafund ku prehet nje ngrohtesi e perjetshme. Duke ledhatuar floket e tu, ndjej ofshamat e lengatat e
dikurshme, te perjetuara shtire mbi nje divan, ne dhomezen e nje anije te bukur perkundur nga valet e lehta te molos; aty mes vazo
lulesh e amforash freskuese. Mes vatres se zjarrte te flokeve te tu, tani thith arome duhani egzotik perzier me opium e kallam
sheqeri e, nderkohe, ne naten e flokeve te tu, me shfaqet shkelqimi i pafund i kaltersive tropikale; mbi brigjet e kadifejta
te flokeve te tu mbushem plot aroma ku ndjej perzier bashke: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lerme te kafshoj floket e tu ! Kur
fus gojen mes mases se tyre elastike e rebele, me duket se shijoj kujtimet me te embla!..


Dehuni…

Duhet te jeni gjithnje te dehur. Kjo eshte e gjitha; e vetmja gje e rendesishme. Per te mos e ndjere barren e tmerrshme te Kohes qe te dermon shpatullat e te perkul shpinen, duhet te deheni pareshtur.
Po me se? Me vere, me poezi ose me virtyt, si tjua doje zemra. Por vetem dehuni.
Dhe nese ndonjehere, ne shkallet e nje pallati, mbi barin e gjelber te nje hullie, apo ne vetmine e zymte te dhomes suaj, iu ndodh qe te zgjoheni, pasi dehja ka rene ose eshte zhdukur krejt, pyesni eren, valen, yllin, zogen, oren e murit, cdo gje qe fluturon, qe renkon, qe rokulliset, qe kendon, qe flet, pyetini sa eshte ora; dhe era vala, ylli, zogu, ora e murit, do tju pergjigjen: Eshte ora qe te deheni! Per te mos qene sklleverit e martirizuar te Kohes, dehuni; dehuni pareshtur! Me vere, me poezi ose me virtyt, si tjua doje zemra! qe kendon, qe flet, pyetini sa eshte ora; dhe era vala, ylli, zogu, ora e murit, do tju pergjigjen: Eshte ora qe te deheni!


SHIRER

William Shirer, bir i nje avokati, u lind ne Cedar Rapids, Iowa, ne vitin 1904. Qyshse femije, i ati e la jetim dhe Shireri i vogel duhej te shperndante gazeta e te shiste veze per t'i ardhur ne ndihme familjes. Pasi la shkollen, punoi ne gazeten lokale.
Ne vitin 1925, Shirer udhetoi ne Europe dhe gjeti pune ne Paris ne Chicago Tribune. Si fillim, ia nisi si radhites, por pasi mesoi frengjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht, u be korrespondent me jashte. Ne vitin 1933, Shirer u martua me nje fotografe vjeneze dhe pas atij viti u zhvendos ne Berlin, ku do te punonte per Sherbimin Universal.
Ne vitin 1937, Edward Murrow i ofroi Shirerit pune prane Columbia Broadcasting Service. Si perfaqesues i Berlinit, Shirer perpilonte nje komentim te rregullt te zhvillimeve ne Gjermanine Naziste. Gjithsesi, autoritetet e mbanin Shirerin ne vezhgim dhe pjesa me e madhe e raportimeve te tij censuroheshin. Praktikisht, u be e pamundur per te te percillte me perkushtim situaten ne Gjermani dhe ne dhjetor te vitit 1940 u largua. William Shirer vdiq ne Berkshire Hills, Massachusetts, ne vitin 1993.
Libri i Shirerit, Ditar berlinez u botua ne vitin 1941. Libra te tjere te tij per Gjermanine naziste jane Fundi i nje ditari berlinez (1947), Ngritja dhe renia e Gjermanise naziste (1959) dhe Ju flet Berlini: Lajme nga Gjermania naziste (1999).
Para se nazistet te shkaterronin dosjet, korrespondenti i huaj dhe historiani me fame boterore, William L.Shirer arriti te shoshiste vetedokumentimin masiv te Rajhut te Trete, duke krijuar nje studim monumental qe gjeresisht njihet si rekordi kulminant i njerit prej kapitujve me te frikshem te historise njerezore.
Nje nga veprat me te rendesishme te historise se kohes sone
THE NEW YORK TIMES

TURGENJEV (1818-1883)

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, i njohur per pershkrimet e hollesishme te jetes se perditshme ruse te shekullit XIX, Turgenjev ka portretizuar ne menyre realiste fshataresine dhe inteligjencien ne rritje, ishte nje perpjekje per te cuar vendin ne nje periudhe te re. Edhe pse Turgenjevi u la disi ne hije nga bashkekohesit e tij, Fjodor Dostojevskij dhe Tolstoj, ai mbetet nje nga figurat kryesore te letersise ruse te shekullit XIX.
Ivan Turgenjev u lind ne Orojol, Ukraine, ne nje familje te pasur. Pati nje femijeri te vetmuar, me te emen teper autoritare qe e rrihte vazhdimisht. Turgenjevi studioi ne Shen Peterburg (1834-37), ne universitetet e Berlinit (1838-8941) dhe perfundoi diplomen ne Shen Peterburg. Ne keto vite, pikerisht ne vitet 1840, filloi te shkruante poezi, kritike dhe tregime, i ndikuar nga Nikollaj Gogol. U be i njohur me ciklin e tregimeve Skecet e nje sportisti (1852). Ne vitin 1885 u takua me Leo Tolstojin. Gjate viteve 1853-62, Turgenjeve shkroi disa nga tregimet dhe romanet e tij me te mire dhe kater nga gjashte romanet e tij: Rudin (1856), Dvorjanskoje Gnjedo (1859), Nakanune (Ne vigjilje, 1860) dhe Otsi i deti (Eter dhe bij, 1862), teme kryesore e te cileve ishin magjia e dashurise se pare, endrrat e parealizuara dhe dashuria e ndrydhur... Reagimi armiqesor qe zgjoi Eter dhe bij, e shty Turgenjevin te largohej nga Rusia. Se pari, ai shkoi ne Gjermani, pastaj ne Londer, ku romani i tij pati shume sukses. Perfundimisht, u vendos ne Paris, ku jetoi nga viti 1871 deri ne ditet e fundit te jetes. U be anetar ne distance i Akademise Perandorake te Shkencave ne vitin 1860 dhe Doktor ne Ligje Civile ne Universitetin e Oksfordit (1879). Nder miqte e tij me te ngushte ne France ishte Gustav Flober, me te cilin ndante te njejtat ide shoqerore dhe estetike.
Vdiq ne Bugival, ne rrethinat e Parisit, ne 3 shtator 1883.

CVAJG

Biograf austriak, eseist, tregimtar, si dhe kozmopolitan, mbrojti idene e nje Evrope te bashkuar nen nje qeverisje. Cvajg fitoi fame me biografite e tij te gjalla dhe zhbiruese per personazhe historike, biografi ne te cilat perdori teorite psikanalitike. Mes veprave me te njohura te Cvajgut eshte Baumeister der welt (1936), nje permbledhje studimesh biografike. Ne vitin 1930, arriti te behej nje nga autoret me te perkthyer ne bote. Udhetimet e tij te gjata e cuan ne Indi, Afrike, Ameriken Veriore dhe Qendrore, si dhe ne Rusi. Mes miqve te tij ishin Maksim Gorki, Rainer Maria Rilke, August Roden dhe Arturo Toskanini.
Stefan Cvajg u lind ne Vjene ne nje familje industrialistesh te pasur. Studioi ne Austri, France dhe Gjermani. Ne vitin 1913 u vendos ne Salzburg, pas udhetimeve te shumta. Ne 1914 u martua me Friderike von Winternitz, e cila i dergonte letra si admiruese e tij qysh ne vitin 1901, edhe kjo me nje te ardhme si shkrimtare. Vepra e pare e Cvajgut, Silberne saiten, nje permbledhje me poezi, u botua ne vitin 1901... Fillimisht, Cvajg u be i njohur si poet dhe perkthyes, e me vone si biograf, tregimtar dhe shkrimtar. Ne veprat e tij radhiten biografia per Zhozef Fushene (1929), burre shteti francez, vellimi me tregime Konflikte (1925). Esete e Cvajgut perfshijne portrete te Honore de Balzakut, Carls Dikensit, Fjodor Dostojevskijt, Fridrih Holderlinit dhe Hajnrih fon Klajstit. Shume filma jane bazuar ne shkrimet e Cvajgut, me i famshmi nder te cilet eshte Letra nga nje e panjohur, me regji te Maks Ofulsit (1947).

GOGOL

Shkrimtar i madh rus, dramaturg, satirist, themelues i te ashtuquajturit realizem kritik ne letersine ruse, i njohur me se shumti me romanin e tij Mertvje Dushi - Shpirtra te Vdekur (1842). Kjo veper madheshtore u shkrua ne Rome dhe Gogoli thoshte se historine ia kishte sugjeruar Pushkini ne nje bisede ne vitin 1835. Proza e Gogolit karakterizohet nga forca imagjinuese dhe aftesia e jashtezakonshme per te perdorur gjuhen. Si rrefimtar i te metave te shpirtit njerezor, Gogol mund te quhet Hieronimus Boshi i letersise ruse.
Nikollaj Gogol u lind ne Sorocinci, Ukraine dhe u rrit ne cifligun e prinderve. Mbiemri i tij i vertete eshte Janovski, por gjyshi i shkrimtarit mori mbiemrin Gogol per te treguar se rridhte nga dege fisnike kozake. Ne vitin 1829, Gogol u vendos ne Shen Peterburg, me nje certifikate qe i njihte atij rangun e 14-te. Poezia e tij e pare, (1829) ishte nje deshtim i plote. Ne vitin 1831, u takua me Aleksander Pushkinin, qe ndikoi se tepermi ne zgjedhjen e materialit letrar; miqesia e tyre zgjati deri ne vdekjen e poetit. Pas viteve 1834-35, Gogol u be shkrimtar me kohe te plote. Filluan te botoheshin me radhe shkrimet e tij, se pari Mirogorod, nje permbledhje tregimesh, Tregimet e Shen Peterburgut (1835), botimi i shume tregimeve ne revisten e Pushkinit Sovremenik, gjate vitit 1836, vit kur u botua dhe Revizori, komedia e tij me e famshme. Ne vitin 1842, u botua permbledhja e veprave te tij te plota, e cila e beri nje nga shkrimtaret me te dashur ruse.
Vdiq ne 4 mars 1842.

JASUSHI

Shkrimtar japonez prilific, tregimtar, eseist dhe poet, Inoue e filloi karrieren e vet letrare ne moshe te mesme. Lenda e shkrimeve te tij frymezohet qe nga Japonia moderne e deri te Kina e lashte, por namin e fitoi me shkrimet e tij historike. Mes veprave me te njohura, jane Tempyo no iraka (1957, Catia e Tempjos), ku ngjarjet vendosen ne shekullin VIII dhe ku pershkruhet udhetimi i disa murgjve budiste japoneze ne Kine. Inoue ka marre shume cmime, si dhe eshte nderuar si Thesar i Gjalle Kombetar i Japonise.
Inoue Jasushi u lind ne Asahikawa, ne ishullin verior te Hokkaidos. I ati ishte mjek ushtrie dhe ky ishte shkak qe ata shpernguleshin shpesh. Ne vitin 1926 filloi studimet e larta, kohe ne te cilen pjesemerrte ne nje klub xhudoje dhe shkruante poezi. Familja u zhgenjye prej tij, kur ai nuk e mori dot provimin hyres per mjekesi ne Universitetin Perandorak te Kyushit. Inoue u pranua ne departamentin e anglishtes te ketij universiteti, ku studioi estetike dhe filozofi. U diplomua ne 1936 me teme diplome poezine e Paul Valery-se...
Pas luftes, Inoue ben debutimin e tij si shkrimtar, ne vitin 1949 me dy romane te shkurter, Ciftja dhe Togyu, ndersa ne 1950 fiton cmimin letrare prestigjioz Akutagawa. Ne 1951 shperngulet ne Tokio dhe i perkushtohet teresisht te shkruarit. Ne vitin 1976, merr Urdhrin per Merita Kulturore, nderimi me i madh i akorduar nga qeveria japoneze. Veprat e tij historike perfshijne Ro-ran (1959), ku behet fjale per ngritjen dhe renien e nje shteti te vogel ne Azine Qendrore, Aoki okami (1959) nje rrefim i imagjinuar i jetes se Xhenxhis Khanit dhe Futo (Era dhe dallget, 1963), ku flitet per sulmet mongole te shekullit XIII. Pas Kawabates, ai u zgjodh zevendespresident nderkombetar i PEN ne vitin 1984.
Inoue Yasushi vdiq ne 29 janar te vitit 1991 ne Tokio.

VALERY

Nuk i dua shume muzete. Shume prej tyre jane te admirueshem, i endshem nuk eshte asnje. Idete e klasifikimit, ruajtjes dhe dobise publike, qe jane te drejta e te qarta, kane pak marredhenie me kenaqesite.
Ne hapin e pare qe bej drejt gjerave te bukura, nje dore me heq bastunin, nje tabele me ndalon te tymos.
I ngurosur tashme nga gjesti autoritar dhe ndjenja e detyrimit, depertoj ne ndonje salle skulpturash ku mbreteron nje konfuzion i ftohte. Nje bust i shkelqyeshem duket midis kembeve te nje atleti prej bronzi. Qetesia dhe egersite, gjepurat, buzeqeshjet, ngerdheshjet, ekuilibrat me kritike me krijojne nje pershtypje te padurueshme. Ndodhem ne nje rremuje krijesash te ngurtesuara, ku secila kerkon, pa e mare, mosekzistencen e gjithe te tjerave. Dhe nuk po flas, pastaj, per kaosin e gjithe atyre madheshtive te cpermasuara, per perzierjen e pashpjegueshme te xhuxheve dhe gjigandeve, dhe as per ate permbledhje te evolucionit qe na ofron nje tubim i tille qeniesh te persosura e te paperfunduara, te gjymtuara e te restauruara, monstra dhe zoterinj
Me shpirtin e gatshem per cdo mundim, perparoj drejt pikturave. Para meje zhvillohet ne heshtje nje crregullsi e cuditshme e organizuar. Me kap nje tmerr i shenjteruar. Hapi me behet i devotshem. Zeri me ndryshon dhe me behet pak me i larte se ne kishe, por pak me pak i forte se ctingellon ne jeten e perditshme. Shume shpejt, nuk di me cu desh qe erdha ne keto vetmi te lustruara, qe lidhen me tempullin dhe sallonet, me varrezat dhe shkollen. Mos valle erdha te nxe, te kerkoj ngazellimin tim, apo te permbush nje detyre sa per sy e faqe? Apo mos eshte ndonje ushtrim i llojit te vecante kjo shetitje e penguar habitshem nga bukurite, dhe e shmangur ne cdo cast nga ato kryevepra ne te majte e ne te djathte, midis te cilave duhet te sillesh si nje i dehur mes tryezave?
Trishtimi, merzia, admirimi, koha e bukur qe bente jashte, qortimet e ndergjegjes sime, ndjesia e tmerrshme e numrit te madh te artisteve te medhenj ecin se bashku me mua.
E ndiej se behem tmerresisht i sinqerte. Clodhje, i them vetes, cbarbari! E gjitha kjo eshte jonjerezore. E gjitha kjo nuk eshte aspak e delire. Eshte nje paradoks ky afrim i mrekullive te pavarura por te kunderta, e madje qe sa me teper ngjajne aq me armike jane me njera-tjetren.
Vetem nje qyteterim as epshndjelles, as i arsyeshem mund te kete ndertuar kete shtepi te inkoherences. Nuk di cfare gjeje e pakuptimte rezulton nga kjo fqinjesi pamjesh te vdekura. Ato xhelozohen dhe grinden me sho-shoqen per veshtrimin qe u sjell ekzistencen. Therrasin nga cdo ane vemendjen time te pandashme; tronditin piken e gjalle qe terheq gjithe mekanizmin e trupit drejt asaj qe e josh...
Veshi nuk do duronte dot te degjonte dhjete orkestra ne te njejten kohe. Mendja nuk mundet as te ndjeke, as te drejtoje shume operacione te ndryshme, dhe nuk ka arsyetime te njekohshme. Por syri, kur hap cepin e tij te levizshem dhe ne castin e perceptimit e gjen veten te detyruar te pranoje nje portret dhe nje tablo detare, nje kuzhine dhe nje triumf, personazhe ne gjendje dhe permasa nga me te ndryshmet; e, per me teper, ai duhet te prese ne te njejtin veshtrim harmoni dhe menyra te pikturuari te pakrahasueshme mes tyre.
Sikunder shqisa e te parit dhunohet nga ky abuzim i hapesires qe perben nje koleksion, po ashtu edhe inteligjenca nuk eshte me pak e fyer nga nje tubim i ngushte veprash te rendesishme. Sa me te bukura te jene ato, aq me teper perbejne efekte te jashtezakonshem te ambicjes njerezore, aq me teper duhet te jene te vecuara. Ato jane objekte te rralla, autoret e te cilave do te donin qe te ishin te vetme. Kjo tablo, thone nganjehere, i MBYT te gjitha te tjerat rreth saj...
Besoj vertet se as Egjipti, as Kina, as Greqia, qe qene te ditura e te rafinuara, nuk e kane njohur kete sistem te ndervendosjes se produkteve qe perpijne njeri-tjetrin. Ato nuk rreshtonin njesi kenaqesish te kunderta me numra amzash dhe sipas parimesh abstrakte.
Por trashegimia jone eshte shtypese. Njeriu modern, sic eshte rraskapitur nga pafundesia e mjeteve te tij teknike, ashtu edhe eshte varferuar nga tepria e pasurive te tij. Mekanizmi i dhuratave dhe trashegimive te lena me testament, - vazhdimesia e prodhimit dhe e blerjeve, - dhe shkaku tjeter i rritjes qe lidhet me ndryshimet e modes dhe shijes, me kthimin e tyre drejt veprash qe ishin percmuar, ndihmojne pa u ndalur, ne grumbullimin e nje kapitali te pamase e, per rrjedhoje, te paperdorshem.
Muzeu ushtron nje joshje te vazhdueshme mbi gjithe cka bejne njerezit. Njeriu qe krijon, njeriu qe vdes, e ushqejne muzeun. Gjithcka perfundon mbi mur ose ne vitrine
Por mundesia per te perdorur keto burime gjithmone e me te medha eshte fort larg se rrituri se bashku me to. Thesaret tane na derrmojne dhe na shastisin. Domosdoshmeria per ti perqendruar ne nje vend ua ekzagjeron efektin shtanges dhe te trishte. Sado i madh te jete pallati, sado i pershtatshem, sado i mirorganizuar te jete, ne gjendemi gjthmone pak te humbur e te deshperuar ne ato galeri, te vetem perballe kaq shume arti. Prodhimi i atyre mijera oresh qe aq e aq mjeshtra kane harxhuar per te vizatuar dhe pikturuar vepron vetem per disa caste mbi shqisat dhe mendjen tone, dhe vete keto ore qene ore te ngarkuara me vite kerkimesh, eksperimenti, perqendrimi, gjenie! Na duhet pashmangshem te mposhtemi. Cte bejme? Behemi siperfaqesore.
Ose, me sakte, behemi erudite. Ne fushen e artit, erudicioni eshte nje lloj disfate: ai ndricon ate cka nuk eshte me delikatja, thellon ate cka nuk eshte thelbesore. Ai me hipotezat e tij zevendeson ndijimet, me kujtesen e vet te mrekullueshme zevendeson pranine e mrekullise; ai anekson ne muzeun e madh nje biblioteke te pafundme. Aferdita e shnderruar ne dokument.
Me mendje te prishur, duke mu marre kembet, dal nga ky tempull i endjeve me fisnike. Lodhja e skajshme, nganjehere, shoqerohet me nje aktivitet pothuajse theres te mendjes. Kaosi i mahnitshem i muzeut me ndjek dhe nderthuret me levizjen gjithe gjalleri te rruges. Shqetesimi im kerkon shkakun e tij. Ai veren apo krijon nuk di cfare marredhenieje midis ketij konfuzioni qe e pushton dhe gjendjes se trazuar te arteve te kohes sone.
Jemi dhe levizim ne te njejtin marramenth te perzierjes, torturen e se ciles ia veshim artit te se shkuares.
Befas me shfaqet nje drite e vagullt. Nje pergjigje perpiqet brenda meje, shkeputet pak nga pak prej pershtypjeve te mia dhe kerkon te shpallet. Pikture dhe Skulpture, me thote demoni i Shpjegimit, jane femije te braktisur. Nena e tyre ka vdekur, nena e tyre Arkitekture. Per aq sa ajo jetonte, u jepte vendin, perdorimin dhe detyrimet e tyre. Liria e te bredhurit u ishte refuzuar. Ato kishin hapesiren, driten e percaktuar mire, subjektet, aleancat e tyre. Per sa jetonte Arkitektura, Piktura dhe Skulptura e dinin se cdonin
- Lamtumire, me thote ky mendim, nuk kam per te shkuar me larg.


SORBELLO

Pafundesi erosi
Aty nga fundi i rrugetimit te tij ne kete bote, e pyeten Pablo Pikason se cili ishte, sipas tij, ndryshimi real midis artit dhe erotizmit.
-Nuk ka asnje ndryshim, dha pergjigje, mendueshem, Mjeshtri.
Kjo fraze e shkurter ne boten e erotizmit u shkrua duke marre shkas pikerisht nga vezhgimi i Pikasos. Ne te eshte permbyllur sinteza e pervojave te mia prej njeriu, artisti, mjeku dhe psikoterapeuti.
Para se te thellohemi ne shtigjet e erotizmit, eshte e nevojshme te mbajme distancat e duhura nga pornografia: vete termi permban ne vetvete konceptin e veprave te krijuara per te perftuar nje eksitim te menjehershem seksual dhe perfitim ekonomik fale permbajtjes se saj te pacipe. (nga latinishtja obscenus, me nam te keq).
Per me teper, pornografia nuk mund te krahasohet me erotizmin, ne asnje menyre, dhe as mund te kete nje shkalle krahasimi: ajo, per vete natyren dhe qellimet e saj, dhe pa pasur nevoje tu drejtohet motivimeve etike apo morale, veteperjashtohet nga koncepti i artit (tekefundit, nuk besoj se ka dashur te beje pjese ndonjehere, duke perjashtuar disa tentativa, sigurisht te deshtuara, te disa autoreve bashkekohore... )
Teresisht te tjera fjale i takojne erotizmit (nga greqishtja eros, erotos, dashuri). Edhe ne kete rast, origjina e termit permbledh ne vetvete thelbin e vet. Dashuri. Nuk ka nevoje te zgjatemi me fjale te tjera per te kuptuar se pse perkojne erotizmi me artin, pikerisht ashtu sic thoshte Pikaso.
Erotizmi eshte shprehja seksuale, fizike, e dashurise; mund te shfaqet ne nje forme delikate e te permbajtur, apo e lire dhe e zhveshur nga paragjykimet. Por, ne rastin e dyte, artisti duhet te jete i pajisur me aftesine e nevojshme per tiu shmangur renies ne pornografi.
Ketu fjalet vijne e behen me te veshtira, shume te veshtira. Mund te sjell shume shembuj nga letersia, piktura apo fotografia, por per tiu shmangur kurthit te intelektualizmit, le te marrim ne konsiderate veprat kinematografike te njerit prej regjisoreve me te diskutuar: Tinto Brass. Mesazhi i tij eshte erotik apo pornografik?
Padyshim, Brass ne veprat e tij perdor nje permbajtje te pacipe (vizion i drejtperdrejte, teper i detajuar ne raportet seksuale, disa forma devijimi, sic eshte urofilia etj.), gje qe mund te na e beje te lehte klasifikimin e tij si pornograf... e megjithate, veprat e tij nuk hyjne ne ate rreth te filmave me drita te kuqe, dhe pse? E thjeshte. Brass nuk eshte nje pornograf. Le te vezhgojme me vemendje filmat e tij, pa u mashtruar nga permbajtja fasade e disa skenave. Pas nje veshtrimi me te vemendshem, verejme menjehere se Brass perdor nje moskokecarje ironike e te pashembullt per te percjelle nje mesazh qe nxjerr ne drite aspekte te vecanta te marredhenieve sentimentale, miqesore apo shoqerore. Mund te jete objekt kritike zgjedhja e menyrave te tilla shprehese, duke mos pelqyer te tjera... provokuese, por te mos harrojme se ajo qe per pornografine eshte nje qellim, per Brass-in eshte mjet!
Le ti rikthehemi erotizmit
Tek liriket e tragjiket e shekujve VI-V p.K. pasioni i dashurise tregon se cforce hyjnore mbizoteron ne menyre te parezistueshme meshkujt; tek Aristofani shfaqet si shfrim i lumtur e i papengueshem i instiktit natyral, ndersa ky pasion ne peridhen helenistike dhe ne ate te mepasme kthehet ne deshire kapricoze kenaqesish te rafinuara e te deshiruara. Edhe ne kete rast, mund te bejme nje perngjasim te tille me ate te mesipermin: do te klasifikojme erotike poetet e Antologjise Palatine dhe pornografik prodhimin qe kryesohet nga Aristidhi i Miletit (shek II pas Krishtit), te vendosur ne nje ambient realizmi popullor te shthurur e te tepruar?
Poende, ne epoken romake, unanimisht konsiderohej poet i dashurise e mjeshter i mbarauar i erotizmit, Ovidi. I ati donte qe te behej nje gjykates a politikan, por nuk u be gje nga kjo ane: nga djale i mbare i babit ( rridhte nga nje familje e pasur e shtreses se nalte), ndoqi shkollat me te mira te retorikes e gramatikes; shkoi ne ato qe sot quhen udhetim-studime, duke vizituar Greqine (dhe ketu zbuloi... kenaqesite e erosit) dhe, pas kthimit nepermjet Azise se Vogel, Egjiptit e Siqelise, iu perkushtua vizitave ne sallonet-per-mire te Romes. Djali, njezetevjecar prej pak kohesh, filloi te njihej ne boten mondane e te rafinuar, si interpretuesi brilant i botes se vet te paparagjykueshme e te lire: ne fakt, fale aventurave te tij seksuale me kete apo ate grua (te gjitha te shtresave te larta), shkruan Dashurite, permbledhje elegjish, ku eshte perqendruar nje game e gjere pervojash dashurore te tij;
Por djaloshi nuk eshte akoma i kenaqur dhe, pasi ka hyre thelle ne mjekesine estetike, vendos te merret, 1900 vite para se te lindte Frojdi (Zigmundi) me psikoterapi, duke shkruar Arti i te dashuruarit dhe Remedia amoris, traktat ne 810 hekzametra qe merrej me kurat per te sheruar ose per tu ruajtur nga pasionet e nxehta dashurore.
Ne moshen 40 vjecare, Ovidi vendos te vije ne vete dhe te braktise letersine erotike, duke shkruar Metamorfozat, por e ze urdhri i ekzilit nga perandori per shkak te nje skandali ne oborr dhe te librave erotike. Vdes ne mergim ne Tomi (ne Rumanine e dikurshme), pavaresisht lutjeve te shumta per rikthim ne Rome: as Augusti me pare e as Tiberi me vone nuk u mallengjyen aspak: po te merreshin edhe sot masa te tilla, shumica e kombeve perendimore do te ishin shpopullarizuar tashme.
Vazhdojme udhetimin tone mes artit dhe erotizmit. Ku duhet klasifikuar Satirikoni i Petronit? Shume realizem, mospelqim cinik? Kjo i ngjan shume Gomarit te Arte te Apuleios por qe, ne fund, ky shpeton fale qellimit te moralshem e fetar qe autori dhe protagonisti nderkall ne aventuren e tij, me fillimin purifikativ ndaj kultit te Isides...
Nje tjeter shembull i artit erotik merr fill edhe nga Bibla e Shenjte ne Kengen e Kengeve:
Une fle, por zemra me rri zgjuar
Prit! I dashuri im trokllon!
Ma hap deren, motra ime!
Pellumbesha ime, mikesha ime,
E paperlyera ime!...
Po une jam zhveshur!
Si te veshem vete perseri?
I lava kembet!
Si perseri ato ti zhys?
I dashuri im futi doren ne vrime te deres
Dhe zemra ime u perdellye per te...
Padyshim, gjendemi para formash te brishta e me permbajtje erotike, por ky nuk eshte shkak qe ti mungoje sensualiteti.
Fjale me vete meriton perversiteti i Markiz De Sadit: 120 ditet e Sodomes, qe nderkallet ne letersine libertine franceze te shekullit XVIII, e cila perfaqeson nje arkiv te vertete te gjithe devijimeve seksuale qe mendja (e semure) njerezore mund te perfytyroje. P.P. Pazolini e trajtoi kete ne nje film, Saloja dhe 120 ditet e fundit te Sodomes, qe jo vetem u censurua, por edhe u dogj... Pse u interesua Pazolini per De Sadin? Sepse kishte arritur te mesazhi i tij: lexuesi qe arrin te plotesoje leximin e romanit (apo shikimin e filmit), neveritet aq shume sa pastaj do ta drejtoje vemendjen e vet ne fusha me te vlera te jetes (pak a shume si provokimi i te vjellave per tu ndjere mire me pas).
Edhe Bodleri dhe Lotremonti, ne shekullin XIX, lidhen pas erotizmit; e njejta gje ndodh nje shekull me vone, sidomos me autoret anglosaksone (D.H Lawrence, Faulkner, Miller).
Natyrisht, lidhja art-erotizem nuk manifestohet vetem ne letersi: piktura, skulptura, fotografia, kercimi, muzika; nuk ka fushe artistike qe te mos jete prekur nga kordat deshirore te erosit.
Pse eshte kaq i rendesishem erotizmi? A nuk jane ndoshta pasionet e zemres ato qe meritojne me teper te perfaqesohen ne art? Ndjenjave, a nuk u takon vendi i pare ne shkallaren e vlerave te jetes?
Jo. Pa eros nuk mund te kete jete: Ne te vertete, ajo ngjizet fale tij.
Nese Mema Natyre do tu kishte caktuar ndjenjave vendin e pare, njeriu do te kishte pritur te binte ne dashuri, qe me vone te mund te nxirrte ne pah pasionet trupore... ka gjasa qe raca njerezore mund te ishte zhdukur! Ja edhe arsyeja pse deshira seksuale nuk perciket nga ligjet e zemres, duke iu bindur atyre me te rendesishmeve, te vazhdimesise se species...
Po ne nuk jemi kafshe!, mund te vikase ndokush. Gabim. Ne jemi kafshe.
Te pajisur me shpirt, racionalitet, krijimtari, por gjithmone duke mbetur kafshe. Dhe pikerisht ne harmonine mes instinktit dhe kreativitetit, lind erosi. Pastaj, po te shtojme edhe perberes te tjere njerezore, si ziline, cinizmin, egoizmin, pasigurite e vetmine, tak, lind pornografia.
Kafshet nuk jane pornografike dhe sigurisht qe nuk do te ishim as ne, po te kujtoheshim per natyren tone kafsherore.
Asocacioni i pasioneve te zemres me ato te mishit eshte, ska nevoje ta theksojme, nje ekstaze e mrekullueshme qe duhet kerkuar ne gjithe ekzistencen tone, ne cdocilen stine te jetes.


HATHWORN

Veteflijimi i artistit

Krijuesi nuk duhet te bjere ne gracken e pergjegjesive qe i vjedhin kohen armiken me te madhe dhe sherbetoren e nevojshme. Ky eshte reagimi kunder diktatures se pergjegjesive te tjeterkujt. Ju smund ti kerkoni askurrgje atij. Ai eshte i pushtetshem dhe jo ju. Tek vepra e vet ai vdes dhe ringjallet, dashuron dhe ndjen dhimbje. Te gjitha ato qe ju i kerkoni te bej ai i ka bere me kohe.
...
Po une po ju them: artistet jane te zgjedhurit e cdo kombi. Te krijosh dhe te krijohesh do te thote te perqendrohesh me te gjitha energjite ne nje pike porsi ata qe ngrejne ne ajer objektet me shikimin e syrit. Ka nje ngjashmeri te madhe mes Artistit dhe Zotit. Zoti e krijoi boten ne gjashte dite por e kishte nje plan para se te niste mrekulline e krijimit. Te shtaten dite sipas shkrimit biblik Ai beri pushim. Edhe artisti krijon boten e tij per te shprehur veten posi Hyu duke metuar pambarimisht te persosuren ne nje rrugetim te gjate e sfilites kah ajo. Nje lloj rrugetimi qe fillon nga milja e pare per te mos mbaruar deri sa te jap frymen e fundit. Mors e quies viatoris (vdekja eshte prehja e udhetarit) thoshnin Latinet. Vdekja eshte dita e shtate e artistit. Kjo eshte e verteta. Ka tek te shkruarit dicka te ngjashme me cmaterializimin e shpirtrave, daljen prej territ te nenvetedijes dhe te padukshmes. Ndoshta ne sjemi askurrgje me shume se sa pjese te nje arkivi kozmik ku ruhen te gjitha informacionet e njerezimit dhe ardhja e cdo kumti, jetet tona, ato qe ndodhin dhe qe do te ndodhin jane pjese e ketij rezervuari kujtese, simbole qe kane hyre ne ndergjegjen njerezore e tash shfaqen e rishfaqen pambarim duke perligjur thenien e shkrimtarit se nuk eshte ai qe i shkruan historite po historite qe e shkruajne ate.(Roy Bradbery)
Krijimi si Golgote
Ne letren qe i drejton El Grekos, Kazanzaqis i drejtohet lexuesit duke i bere thirrje ta kuptoj vuajtjen e tij.
Ti lexues kushdoqofsh, do te gjesh ne keto fjale vijen e kuqe bere nga pikat e gjakut tim qe piketon rrugen time mes njerezve, pasioneve dhe ideve. Cdo njeri i denje per tu quajtur bir njeriu ngarkon kryqin mbi supe per tu ngjitur ne Golgoten e tij. Vetem se golgota e te shkruarit kam frike se asnjehere nuk eshte kuptuar nga ju. Kulla e fildishte e krijuesit nuk eshte aspak e fildishte zoterinj. Perkundrazi zymtane, e heshtur si varret, kulle vetmie te tmerrte qe mund te te shpjere drejt cmendurise. Aty perjetohen epifanite, vizionet profetike, frymezimet e pertejbotshme qe vdektaret i marrin per halucinacione ashtu sikunder turma quajti mrekullite e Krishtit. Te flasesh me shpirtra nuk eshte e lehte. Mund te te lere pasoja per gjithe jeten.
Eshte nje profesor i rralle qe jep mesim ne nje universitet te Amerikes lenden e Dashurise. Me sa kam lexuar nga ligjeratat e tij filozofia e tij kryesore eshte te jetuarit e castit sikur po jeton castin e fundit pasi nese humbet nje cast ti ke humbur nje pjese te jetes tende. Shkrimtari nuk i jeton castet. Ai jeton jashta kohes se tij dhe njeheresh brenda te gjitha koherave. E verteta eshte se ai duhet ti shkruaj fjalet sikur po shkruan fjalen e fundit duke u privuar shumehere prej atyre casteve te vogla qe tekefundit perbejne jeten e madhe te njeriut. Besoj qe e kuptoni kete apo jo? Kush e kupton te ngrej doren. E shoh ju po tundni kyet.
Artisti dhe shoqeria
Kam lexuar diku per jeten e nje piktori te shquar i cili pas njezete vitesh martese braktis gjithcka per te jetuar ne dhomat mjerane te nje hoteli te humbur per tiu perkushtuar vetem artit te tij. Sigurisht ai ishte artist. Nuk ishte si une dhe ju. Ai ngjan me profetet qe i perkushtohen Thirrjes Hyjnore. Gjithe cka ai ben per te tjeret eshte marrezi kurse per te eshte vete kuptimi i jetes dhe ky eshte perdallimi mes tyre. Latinet thoshnin se arti eshte me i gjate se jeta. Jo arti eshte i gjate sa jeta. Por jo sa jeta e nje individi sepse njeriu vdes. Nuk eshte i gjate as sa jeta e nje kombi sepse perandorite me te medha ne historine njerezore jane shkermoqur dhe rrenuar. Arti eshte i gjate sa jeta e gjithe njerezimit. Ai eshte jeta e perjetshme. Krijuesi nuk duhet te bjere ne gracken e pergjegjesive qe i vjedhin kohen armiken me te madhe dhe sherbetoren e nevojshme. Ky eshte reagimi kunder diktatures se pergjegjesive te tjeterkujt. Ju smund ti kerkoni askurrgje atij. Ai eshte i pushtetshem dhe jo ju. Tek vepra e vet ai vdes dhe ringjallet, dashuron dhe ndjen dhimbje. Te gjitha ato qe ju i kerkoni te bej ai i ka bere me kohe.
Arti dhe talenti
Tashti me fanitet pamja e nje burri qe ju e njihni te gjithe. E quajne Marsel Prust. Dergjet ne shtratin e tij te vdekjes porse nuk resht se zgjaturi duart drejt makines se tij te shkrimit per te ndryshuar edhe disa fjale ne doreshkrime para se te ik pergjithmone pasi nuk eshte i sigurte se e ka gjetur kohen e tij te humbur. Arti eshte talent por edhe pune dhe pakenaqesi. Nese nuk nenkupton menjehere punen per cka vlen talenti? Franc List, nje nga personalitetet boterore te muzikes ndenji njezet e tete ore duke punuar pa pushim per te bere me piano ate qe Paganini bente me violine. Listi nuk ishte nje talent sigurisht. Ai ishte nje gjeni.
Mendoj se arti eshte endrra e kahmotshme e njeriut per te qene i pavdekshem, sfida me e madhe qe njeriu i ka bere vdekjes dhe antikujteses. Duke u ndeshur me shkretetiren e fletes se bardhe krijuesit ngjane me profetet qe enden shkretetirave per te mberritur te Toka e Premtuar (arti i vertete) porse flijimi eshte i pafund dhe vuajtje e madhe rrugetimi i tyre. A nuk ju duket se e gjeni artistin ne vargjet e poetit:
Pyjet jane te bukura te erreta plot tundime/Por une kam per te permbushur ca premtime/ E per te bere milje para se te fle /E per te bere milje para se te fle/
Une po ju them se duhet te zgjoheni para se ai te flere. Me kuptoni?


BORHES

Borhes dhe postmodernizmi

Jeta u perket lypsareve; biografite e poeteve u shpiken qe te zevendesojne ate jete qe nuk e paten, thote Emil Siorani. Jeten e vertete te Borhesit duhet kerkuar neper librat e tij, qe nuk jane vetem te tij. Neper librat e te tjereve, qe jane edhe te Borhesit. Ajo jete fillon qe para mijera vjetesh ne Parajse, e cila duhej te kishte formen e Bibliotekes. Lajmi i shqiptuar nga gruaja e tij Maria Kodama: Borhesi ka vdekur!, mbase eshte vetem nje mashtrim. Borhesi dyshonte ne ekzistencen e tij. Ai besonte se eshte vetem nje kipc, imazh i nje njeriu tjeter, pamje e reflektuar nga pasqyra. Ai eshte Njeri Liber. Ai eshte Biblioteke Levizese. Mbase Borhesi ekziston pas shqiptimit te lajmit: Borhesi ka vdekur.

Palimpsesti
Tek skicon formen e ketij eseu te lind dilema: te shkruash nje ese duke iu nenshtruar nje sistemi apo te krijosh nje palimpsest1, ashtu sikurse Borhesi.
Varianti i pare kerkon dicipline gjate seleksionimit te te gjithe materialeve qe i ke mbi tavolinen e punes. Nje variant tjeter per tiu qasur universit borhesian, ku nuk do te perfilleshin disa sisteme dhe rregulla, ku do te kishte nje gershetim te fiksionit me faktin, ashtu sikurse te vepra e Borhesit, mbase do te ishte me i pershtatshem per tu orientuar ne labirinthin e tij.
Autori i ketij teksti nuk vetegenjehet se ky ese eshte origjinal - edhe vete Borhesi nuk besonte ne meritat e origjinalitetit, te cilin e konsideronte nje mit te kohes, vanitoz e varferues- por mund te thote se do te mbetet i paimitueshem. Borhesi thoshte se nuk eshte e rendesishme nese do te imitosh ose jo, por te jesh i paimitueshem. Kete teori e ilustroi kur shkroi novelen Pjer Menari, autor i Don Kishotit. Ai ketu krahason nje pjese krejtesisht te ngjashme te librit te Servantesit dhe te Menarit:
...E verteta, qe meme ka historine, konkurruese te kohes, depozite te veprimeve, deshmitare te se shkuares, shembull dhe njohje te se tashmes, paralajmerim te se ardhmes3.
Per Borhesin ne keto dy tekste nuk kemi ngjashmeri. Ai beson se ne gjykojme mbi metaforat varesisht nga konteksti i saj letrar. Te Servantesi kjo fjali paraqet nje levdate retorike per historine, kurse te Menardi, si bashkekohes i Uilliam Xhejmsit, e verteta historike nuk eshte ajo qe ka ndodhur, por ajo qe gjykojme se ka ndodhur.
Ndoshta pikerisht ketu qendron problemi qe edhe kete ese e rishkruaj disa here. Sepse, sahere qe rilexoj krijimet e Borhesit, kam pershtypjen se shume gjera kane ndryshuar brenda vete atyre tregimeve ku perthehen dritat si ne kaleidoskop, ku vetem me nje rrotullim krijohen imazhe tjere, krejtesisht te ndryshem dhe qe nuk perseriten; ndryshe nga ajo qe me ndodh me letersine e angazhuar, ne te cilen nuk besonte Borhesi. Sepse per te letersia eshte objekt i gjuhes, e ndare nga realiteti dhe me karakter fiktiv. Ai i kundervihet konceptit mbi letersine si deshmitare e shoqerise ne te cilen shfaqet dhe beson se letersia e ndihmon letersine.

Gjithcka per te gjithe njerezit
Kur shkruan nje ese mbi Borhesin rrezikon qe te akuzohesh se nuk ben nje pune me dobi shoqerore dhe kombetare. Rrezikon qe te akuzohesh sikurse vete Borhesi per ikje nga realiteti, per eskapizem, sikurse u akuzua edhe vete Borhesi.
Gabriel Garsia Markez e urren Borhesin, sepse mendon qe irealiteti i tij eshte fals; se vepra e tij nuk perfaqeson ne vetvete irealitetin e Amerikes Latine4, qe nuk gje tjeter pervecse realiteti i saj. Qellimi i Borhesit eshte diku tjeter. Fantastikja e tij shkon aq larg dhe me mire shprehet me moton e tij: Te shkruaj nje liber, nje kapitull, nje faqe, nje paragraf qe te jete gjithcka per tere njerezit, ashtu si apostulli Pal, (Korintianet I, 9-22) qe te mos kete te beje fare me neverite e mia, me parapelqimet e mia, me zakonet e mia; qe madje te mos beje asnje aluzion per kete te perhershmin Horhe Luis Borhes, qe te botohet ne Buenos Aires, sic mund te ishte botuar ne Oksford apo ne Pergam, qe te mos ushqehet nga urrejtja ime, nga koha ime, nga dhembshuria ime, qe te ruaje (per mua ashtu si dhe per te tjeret) nje kend te muget, qe te perkoje ne njefare menyre me te kaluaren si dhe me ardhmerine e fshehte, qe analiza te mos shteroje kurre, qe te jete trendafili i keputur ne natyre, trendafil platonik, jashtekohor i Udhetarit engjellor te Sileziusit.

Kerkim kuptimsie brenda universit
Te shkruash nje ese mbi vepren e Borhesit eshte vetem nje kerkim njerezor per te gjetur kuptimesine perbrenda ketij universi te paskajshem; nje komunikim me te tashmen duke u sherbyer permes miteve te lashte; nje tentim per te pare imazhin e realitetit, qe, sipas Borhesit, gjendet ne mendjen njerezore dhe varet vetem nga perceptimi mental i njeriut per ate qe e rrethon te njejtin njeri.

Gershetim imazhesh
Duke shetitur neper labirinthin borhesian te behet sikur e shikon nje humnere, e cila, sic do te thoshte Nice, te josh.
Duke mbyllur syte per te shikuar erresiren qe e shohin te verberit, (Shekspiri), kete bote te erret dhe te paane (Miltoni), ku gjithcka eshte e afert largohet (Gete), pra nga kjo humbje e botes se dukjeve, mund te kuptosh me mire ate qe thoshte Borhesi: Njera nga ngjyrat per te cilen te verberit shprehin keqardhje qe nuk e shohin me, eshte pikerisht e zeza5.
Ne kete erresire mund te perfytyrosh boten ashtu sic e ke pare vetem perpara disa casteve kur pamjet arrinin deri te syte e tu, kur ndodh qe te te ngaterrohen imazhe nga kohera te ndryshme, madje edhe imazhe te nje parabote6. Imazhet nga parabota, mbase jane si pasoje e asaj qe ke lexuar: libra qe u krijuan neper kohera te ndryshme, madje shume vjet para se te vije ne kete bote.
Ky ngaterrim i realitetit me fantastiken, ky dendesim i koherave brenda nje casti te vetem, qe mund te te ndodh me mbylljen e syve, eshte i ngjashem me gershetimin qe ndodh edhe te vepra e Borhesit, madje ne kete gershetim (kohe, hapesire, jete, vdekje, perjetesie) nuk mund te terheqesh asnje vije ndarese.

Pervoja e leximit
Ne kete humbje te dukjeve dhe ne kete ngaterrim imazhesh, qe dendesohen vetem ne nje cast, mund te kuptosh me mire se letersia e Borhesit, eshte nje gershetim i pervojes personale dhe pervojes e leximit, ku pervoja personale nenkupton jeten e vet autorit qe manifestohet ne veper, kurse pervoja e leximit nenkupton sublimim pervojash te te tjereve, pra librave te lexuar, nje gershetim i perbere nga realiteti dhe fantastikja.
Kur e lexon Borhesin te krijohet pershtypja se pervoja e leximit e ngulfat plotesisht pervojen personale. Por, kur e dijme se shkrimtari argjentinas gjithe jeten e kaloi i rrethuar me libra, (realitetet e perfytyruara te krijuar nga te tjeret), atehere nuk mund te mohojme se ky gershetim eshte shume i natyrshem.
Humbja e botes se dukjeve
Perderisa meditoja symbyllur me silleshin nder mend autore te verber, ose gjysem te verber: Homeri, Miltoni, nje filozof grek qe ishte verbuar qellimisht per te medituar me thelle, rapsodet e kengeve kreshnike shqiptare, ashtu sic i pershkruan Ismail Kadare ne vepren e tij Eskili ky humbes i madh. Mbase gjithe keta u munden ne dyluftim oratorie me muzat, sikurse poeti i vjeter grek Tamirisi, te cilit pasi ia thyen liren, ia moren edhe driten e syve. Ndoshta ne shenje mosperkuljeje gjithe keta vazhduan te kendojne duke deshmuar se ky vendim kishte qene i padrejte dhe se verbesia nuk ishte pengese per te krijuar art. Dallimi ishte se perderisa me pare gjithe keta poete e konsideronin boten si dicka reale, tani, me te humbur boten e dukjeve, e konsideronin ate si dicka fiktive. Bota percillej deri tek ata ne forme imazhesh qe i kishin strehuar ne kujtese.
Sipas Borhesit mbase Homeri nuk ekzistoi, por e perfytyruan greket me vetedije te verber per te lene te kuptohet se elementi pamor mund te ekzistoje por edhe te mos ekzistoje te nje poet, se poezia nuk duhet te jete pamore, por degjimore.

Palimpsest i pakryer
Teksti i mesiperm ngjan si palimpset mbi verbesine, fantastiken, humbjen e nocionit kohe dhe hapesire. Ndoshta, ketij palimpsesti, do te duhej ti shtonim dicka edhe mbi vdekjen, perjetesine, absurdin tema te cilat i preferonte Borhesi, letersia e te cilit, mbi te gjitha, eshte nje palimpsest, e cila bazohet mbi modele pararendese dhe mbetet origjinale, ashtu sikurse teksti i Pjer Menarit, qe jo rastesisht Borhesi e quan si autor te Don Kishotit

Nata
Ne kete bote te erret e te paane Borhesi kishte mundesine qe te jetonte me veten e tij, duke mos rresht se qenuri poet dhe duke mos e quajtur verbesimin si fatkeqesi te plote edhe pse fati i fali librat dhe naten. Libra me shumice dhe naten, paaftesine per ti lexuar. Ne kete bote pa dimensione ai kishte mundesi qe te mblidhte gjithe ato imazhe qe ishin deponuar ne ndergjegjen e tij. Mbase jo rastesisht nata eshte me e preferuar per poetet sesa dita. Ka dicka te mistershme te fshehur ne nate, dicka te heshtur, te enderrt, te lehte, flatrore dhe te shenjte, sic e quan poezine Platoni.

Borhesi i lodhur
Borhesi besonte se nje dite njerezit do te lodheshin nga ai, sepse vete Borhesi ishte lodhur se qenuri Borhes. Por, perkunder lodhjes se tij, ai mbetet nje nga shkrimtaret me te diskutueshem. Vazhdon te komentohet, te citohet dhe te shtrije ndikimin e vet universal. Per Karlos Fuentesin pa Borhesin, thjesht, nuk do te ishte romani latino amerikan; Vargas Llosa, gjithmone ka pasur probleme qe te justifikoje pasionin e tij per Borhesin; Hulio Kortasari kerkon revizionin e pamundesive te romanit hispano amerikan, ashtu sikurse kishte vepruar Borhesi; Bazduli konsideron se Borhesi ishte njeriu qe shpetoi letersine e shekullit XX; sipas Italo Kalvinos Borhesi nxorri rrenje tjeter nga tradita ekzistuese letrare; Xhorxh Shtajneri thote se vepra e Borhesit eshte muze i letersise. Ka edhe konstatime tjera: Borhesi esence e asaj qe eshte shkruar deri tani; Letersi e pakufishme brenda nje njeriu;Borhesi na mundesoi qe te kuptojme letersine si nje loje; Nje nga ato legjendat letrare per te cilat shkruajti; Nje aftesi e thelle filozofike e tronditese perballe madheshtise dhe mjerimit te njeriut;Rast i rralle dhe magjepes per historine e botes bashkekohore etj.
Ka nga ata qe thone te kunderten: Nje artist i vrare nga inteligjenca e tepert(R. Dibra);Borhesi eshte shkaterrues i letersise etj.Sic e thame, Markesi e urren per irealitetin fals, por pranon se e lexon me se shumti, sepse ai te meson si te shkruash) si ta mprehesh instrumentin tend, me qellim qe te mund te thuash dicka7. Ne kritiken e Ernesto Sabatos per Borhesin, te cilet i kishin ndare mosmarreveshjet politike, ka shume respekt dhe simpati per vepren e Borhesit. Sabato thote: sendet vecohen per hir te ngjashmerive te tyre dhe, nganjehere, qeniet njerezore ndahen per vlera te te cilat besojne ne te njejten menyre8. Ne romanin e Sabatos Mbi heronjte dhe varret Borhesi paraqitet si njeri prej protagonisteve, per letersine e te cilit bisedojne personazhet tjere, nderkaq ai miqesohet me personazhen kryesore9.
Si rendom vleresimet kunderthenese ndodhin vetem me shkrimtaret te cilet sjellin dicka te vecante ne boten e letrave dhe qe i mbulon anekend lavdia, kjo shume e keqkuptimeve qe mbeshtillen rreth nje emri (Rilke).
Megjithate, shumica e shkrimtareve, edhe kur i aprovojne apo i refuzojne botekuptimet e Borhesit, ndjejne nevoje qe te shprehin mendime per vepren e tij, sikur duan keshtu te deshmojne se ne art vlejne krejtesisht rregulla te tjera: ndodh qe te mos pajtohesh me disa koncepte letrare, por seshte e thene qe ato te jene te pavlefshem.

Intertekstualiteti
A do te ekzistonte postmodernizmi10 ne letersi pa Borhesin?
Eshte kjo nje pyetje qe e parashtrojne shpesh studiuesit e letersise. Pergjigja mbase mund te ishte pohuese, por gjithcka do te ishte ndryshe ne letersine postmoderne.
Danillo Kishi, ka shkruar se E gjithe letersia ndahet ne ate para dhe pas Borhesit. Po te mos ishte Borhesi ndoshta Kishi nuk do te kishte shkruar vepren Varreza e Boris Davidoviqit. Kushedi Te vepra e Borhesit dallojme ndertekstualitetin11. Hasen referenca hapesirash te shumta gjuhesore dhe horizontesh letrare. Borhesi shfrytezon modele paraprake per te krijuar nje tekst letrar autokton.
Thomas Kaster thote: Pas Joyceit, paralajmerimi per nje letersi postmoderne vjen nga argjentinasi Jorge Luis Borges. Ne librat e tij, ai krijoi nje univers tekstual enciklopedik, ku teksti burimor korespondon me shume te tjere. Kjo loje ndertekstuale me se mire shihet ne tregimin e Borhesit Biblioteka e Babilonise (1944), i cili gjithe poetiken postmoderne e paraqet ne formen e imazhit te nje biblioteke te pakufishme, iracionale12.
Ndertekstualiteti verehet ne shume tregime te Borhesit. Ndonjehere ke pershtypjen se kemi te bejme me nje miksim detajesh nga vepra te ndryshme, te cilat si teresi krijojne nje veper te re.
Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja qe Borhesi e quan si religjion dhe lodhje idene per nje tekst kryekeput origjinal.
Vete Borhesi, sic thote Zhan Pjer Berns, enderronte te ishte si Zoti qe permbledh ne vete te gjitha imazhet e qemotshme qe ka sajuar universi. Madje, ne fund te jetes, deshironte te rishkruante tekstet e medha te letersise boterore, ashtu sikurse Pjer Menari. Ne gjithe kete perpjekje ai lidh midis tyre zeron e pafundesine, gjithckane dhe asgjene, logosin dhe kaosin (U.T. Rodrigues), per te krijuar nje veper te vecante dhe paimitueshme, gjate krijimit te se ciles ai nuk perfill metoda, apo ndonje sistem te caktuar, dhe ku pernjehere mbizoteron rregulli dhe rremuja, drita dhe hija, gjithckaja dhe asgjeja, jeta dhe vdekja, nje labirinth i njemendte.
Vepra e Borhesit dallohet per erudicionin e gjere, i cili perzihet me imagjinaten dhe reflekton dicka te re.
Ne librin Historia universale shfrytezimin e gjithe atyre referencave ne vepren e tij ai do ti pershkruaje si nje loje te papergjegjshme e nje te druajturi qe nuk vendos te shkruaje tregime dhe qe argetohet ne falsifikimin dhe ne komentin e historive te te tjereve.
Ne njefare menyre Borhesi na perkujton se duke u imituar disa vepra, ose duke i vjedhur, sic do te thoshte Anton Pashku, ripertrihen ato.
Ai permes tregimeve fantastike dhe filozofike, sic jane Fiksione (1944), Aleph (1949) etj., arrin qe ta shprehe edhe ndjenjen e vet.
Borhesi besonte se njeriu nuk e meriton realitetin qe i paracakton fati, prandaj ai ka shpikur nje tjeter realitet, duke i dhene nje alternative reales13.
Borhesi nuk rrefen tregime, por krijon mitet e se ardhmes. Borhesi e konsideron boten si cudi. Pikerisht per kete shkak, sic do te thoshte gruaja e dyte Maria Kodama14, i interesonte budizmi, te cilin e zbuloi duke lexuar vepren e Shopenhauerit. Kodama thote se budizmi eshte baza e filozofise se tij, ideja mbi boten, iluzioni, enderrimi15. Ndoshta Borhesi nuk do te pajtohej me kete konstatim. Kushedi.

Ndikimet
Eshte folur shpesh edhe per shkrimtaret qe kane ndikuar te Borhesi. Ne vepren e tij dallohen ndikime te teksteve te shumta letrare, filozofike, teologjike, qe ai nuk i mohon ne asnje rast. Te Alefi16 shkrimtari argjentinas ka perdorur si model Komedine hyjnore te Dante Aligierit, por duke e permbysur modelin origjinal, duke e parodizuar ate. Nje burre dashurohet marrezisht ne Beatrice Viterbon dhe ka si udherrefyes poetin Carlos Argentino Daneri, i cili shkruan nje poeme qe pershkruan gjithe boten. Daneri gjendet ne nje bodrum te Buenos Airesit, ashtu sikurse Aligieri gjendej diku ne boten e nendheshme
Borhesi pranon vete se ne fillim e kishte lexuar mjaft Bodlerin, se pastaj kishin bere ndikim veprat e Berklit dhe Shopenhauerit. E veja e tij, Maria Kodama thote se ai adhuroi me shume Kiplingun, Ualdin, Uitmanin, Konradin, Shoun, kurse me pak adhuronte Xhojsin, gjithashtu edhe disa poezi te Oktavio Pazit, ca rrefime te Kortasarit dhe disa faqe te Markesit17. Si per te na kujtuar se te ndikohesh nga shkrimtaret, kjo do te thote te jeshe pjese e familjes se madhe te tyre (Kadare) dhe se ndikimet nuk paraqesin dicka te rrezikshme per letersine, perkundrazi, ato e pasurojne ate...
Shume kritike jane te mendimit se Borhesi me shume eshte ndikuar nga Franc Kafka. Ka nga ata qe thone se krahasimi Borhes Kafka eshte i pamundshem, por ka te tjere qe shkojme me larg dhe thone se shpirti borhesian dallohet edhe te Kafka. Borhesi ne nje rast ka thene: Cdo shkrimtar krijon paraardhesin e vet. Vepra e tij e nderron konceptin tone per te kaluaren, ashtu sic do ta ndryshoje edhe te ardhmen. Perkunder faktit se Kafka ka bere mjaft ndikim te Borhesi, ai me se paku permendet nga shkrimtari argjentinas.
Disa rrefime fantastike te Borhesit kane atmosfere kafkiane, kurse ne njerin prej tyre Tlon Ukbar Orbis Tertius, shfaqet personazhi me emrin Qaphqa. Rrefime karakteristike borhesiane me atmosfere kafkiane jane: Tlen Ikbar dhe Kulla e Babilonit.
Emir Rodriges Monegal, biograf i Borhesit, thote se atmosfera kafkjane te rrefimet e Borhesit dallohet vecmas tek ato rrefime qe kane si teme biblioteken. Sipas tij, ne biblioteken e qytetit, ku punonte Borhesi, mbizoteronte nje atmosfere e rende dhe depresive, e ngjashme me atmosferen e veprave te Franc Kafkes18.
Borhesi e kishte lexuar Kafken qe ne vitin 1937, kur edhe shkroi nje ese mbi Kafken duke e bere te njohur ate ne Argjentine, vecmas vepren e tij Procesi. Ne eseun Kafka dhe paraardhesi i tij Borhesi e nderlidh fiksionin e Kafkes me paradokset e Zenonit. Ne vitin 1938 ai kishte bere edhe perkthime te disa veprave te Kafkes.
Ne parathenien mbi tregimet e zgjedhura te Kafkes, te perkthyer nga vete ai, Borhesi shkruan: Dy ide fikse sundojne vepren e Kafkes: nenshtrimi dhe pafundesia.19
Borhesi eshte i mendimit se veprat e Kafkes jane qellimisht te paperfunduara. Kafka deshironte te theksonte pengesat e pafundme me te cilat duhej te ballafaqohej personazhi i tij, duke perjetuar mundime te pafundme sikurse ne ferr. Megjithate, Borhesi eshte i mendimit se vepra e Kafkes nuk duhet qe te interpretohen nga aspekti teologjik.
Sipas Borhesit aftesia e padiskutueshme e Kafkes eshte zbulimi i situatave te padurueshme se perpunimi letrar te Kafka nuk eshte po aq i admirueshem sa edhe idete dhe se vetem nje njeri ekziston ne vepren e tij: Homo domesticus, teresisht hebre e teresisht gjerman qe deshiron te gjeje vetveten ne renditjen ekzistuese te gjerave: ne gjithesi, ne ministri, ne cmendi, ne burg.
Borhesi mendon se tek Kafka tema dhe kuadri jane thelbesore, jo zhvillimi i fabules, as perpunimi psikologjik, prandaj tregimet dhe novelat e tij kane perparesi ne krahasim me romanet e tij20.
Kjo parathenie e Borhesit konsiderohet jo vetem si nje pasqyrim i kompletuar i vepres se Kafkes, por edhe i vete vepres se Borhesit.
Leximi dhe perkthimi i Kafkes i ka ndihmuar Borhesit qe te sjelle vendimin per te shkruar. Borhesi e lexoi dhe e diskutoi Kafken ne kohen kur pergatitej qe te behej tregimtar21.
Sipas fjaleve te Borhesit, Pjer Menar, autor i Don Kishotit, eshte rrefimi i tij i pare fantastik. Ky rrefim ka mjaft piketakime me Kafken, para se gjithash persa i perket fantastikes, ose situates fantastike dhe absurde ne te cilen gjendet protagonisti.

Borhesi nuk eshte vetem nga shkrimtaret qe u ndikua, por edhe shtriu anekend ndikimin e vete universal, madje edhe ne letersine shqipe.
Ashtu sikurse u ndikua, ai gjithashtu e shtriu anekend ndikimin e vet universal.
Ndikimi i Borhesit shihet ne shume romane te shkrimtareve latinoamerikane, sikurse: Karlos Fuentes, Gabriel Garcia Markes, Hulio Kortasar, por edhe ne veprat e shkrimtareve evropiane.

Fiksione & Aleph
Fiksione dhe Aleph konsiderohen si krijimet me te rendesishme te shkruar nga pena e Borhesit. Aty ai trajton tema te ndryshme sikurse: vetmia, absurdi, koha, jeta, vdekja, perjetesia etj. Ai i vendos ngjarjet here ne vende te largeta dhe te pacaktuar dhe here nuk i emeron ato fare.
Te Rrenojat rrotulluese tek Fiksione ai trajton pamundesine e njeriut per te kuptuar se edhe vete eshte enderr, ne Lotaria ne Babiloni ai le te kuptojme se eshte e pamundshme qe te rendisim ngjarjet sipas nje rendi logjik dhe se gjithcka eshte nje ndertim imagjinar. Te Biblioteka e Babelit gjithcka qe ndodh pershkruhet vetem ne nje liber, te cilin ose nuk e gjejme fare ose nuk e zberthejme. Ne Funesi njeriu i kujteses ai i kthehet temes se kohes dhe hipotezes se Heraklitit. Ky tregim-ese konsiderohet edhe si nje metafore mbi pagjumesine dhe si zevendesim i realitetit me filozofine idealiste.
Nje tjeter krijim interesant eshte Teme e tradhtarit dhe heroit, ku autori shkruan nje shenim per te shkruar nje tregim dhe ne fakt ai e shkruan nje tregim te ri, ne te cilin haset bashkeekzistenca e pernjehershme ne ndergjegjen e autorit e asaj qe shkruhet dhe qe tregohet.
Temen e vetmise, pafundesise, pamundesise per te komunikuar dhe shumellojshmerise se realiteteve, Borhesi e shpalos ne tregimin Shtepia e Asterionit. Ketu hasim ate qe mund ta quajme labirinthi i jetes dhe absurdin qe e mbeshtjell po jeten.

Miti mbi librin
Ndoshta asgje sdo te kishim thene per Borhesin, nese nuk do te permendnin kultin qe ai kishte per librin si mjet per te komunikuar ne largesi kohore. Borhesi e konsideronte librin si instrumentin me mahnites te njeriut, i cili paraqiste vazhdimesi e memories dhe imagjinates. Per Borhesin gazeta lexohet per tu harruar edhe pllaka degjohet per tu harruar, nderkaq libri lexohet per tu mbajtur mend.
Nese lexojme nje liber te vjeter eshte njesoj sikur edhe ne vete te kemi lexuar gjithe kohen qe ka kaluar, qe nga casti kur eshte shkruar. Prandaj shume me rendesi eshte te kemi respekt ndaj librit, thoshte Borhesi, i bindur se te gjithe shkrimtaret shkruajne vetem nje liber, se cdo krijim letrar permban gjithe letersine e meparshme, e cila per Borhesin eshte enderr, palimpsest i paperfunduar, qe lind si nxitje nga veprat tjera dhe si pergjigje ndaj tyre.
Borhesi ka deshmuar se erudicioni eshte forma moderne e fantastikes. Ai e fillon kengen e tij me vargjet: Le te mburren tjeret me faqet qe kane shkruar, une mburrem me ato qe kam lexuar.

Jeteshkrim
Nga ajo qe kane shenuar biografet dijme se poeti, eseisti dhe tregimtari i njohur argjentinas Horhe Luis Borhes lindi me 24 gusht 1899 ne Buenos Aires.
Sipas biografit Gilermo Sikre, familja e nenes dhe babait te tij kishin dhene emra te shquar ne jeten shoqerore dhe politike te Argjentines, madje kishin luajtur edhe rol te rendesishem ne historine e saj.
Babai i Borhesit ishte profesor i gjuheve dhe psikolog, perkthyes i njohur dhe romansier.
Deri ne moshen 10 vjecare Borhesi i vogel nuk kishte shkuar ne shkolle, sepse per te ishte kujdesur nje guvernante angleze, nga e cila kishte mesuar gjuhen angleze.
Ne biblioteken e te atit ai kishte mundur te gjente libra te Kiplingut, Dikensit, Tuenit.
Ne biografine e Sikres lexojme: Pjekuria e hershme letrare: ne moshen shtatevjecare, para se ta lexonte Don Kishotin, ai e kishte shkruar tregimin e pare ne spanjishten e vjeter kurse ne moshen nente vjecare perkthen Princin e lumtur te Oskar Uajldit.
Ne vitin 1914 familja Borhes vjen ne Europe (ne France dhe Italine Veriore), kurse para Luftes se Pare Boterore shkon ne Zvicren neutrale. Atje Borhesi e meson rrjedhshem gjuhen franceze dhe kryen maturen. Me pas meson gjermanishten, fale leximit te veprave te Shopenhauerit dhe ekspresionisteve gjerman, vecmas Johan Beherin.
Pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore ai shperngulet ne Spanje, ku inkuadrohet ne jeten letrare, duke marre pjese ne levizjen avangarde, te quajtur ultraizmi22. Kesaj levizjeje ai do ti perkushtohet teresisht gjate kesaj kohe, kurse me tu kthyer ne Buenos Aires ai do ta shkruante manifestin e ultraizmit argjentinas.
Brenda dy vjetesh drejton revisten Proa, kurse pastaj kthehet ne Evrope, ku boton disa libra, ne ndikimin e ultraizmit.
Pas vdekjes se babait te tij, Borhesi 32 vjecar, detyrohet qe te kerkonte pune. Ne Buenos Aires punon ne biblioteke, nderkohe qe peson ne nje aksident ku detyrohet te rrije shtrire disa muaj me rradhe. Pasi i ka shpetuar vdekjes, nderkohe qe per nje kohe kishte mbetur i pagoje, per te provuar se ishte ne mend, ai shkroi novelen Pierre Menard, kurse me pas Tlon, Uqbar, Orbis Tertus, ku flitet per zbulimin e nje bote, e cila nje dite e zevendeson boten e sotme. Me vone shkruan Historia e Babelit, Llotaria ne Babiloni, Vdekja dhe busulla etj. qe me vone do ti perfshinte ne vepren me titullin Fiksione (1944) dhe Alefi (1949).
Ne vitin 1946 ai perjashtohet nga puna, pasi qe ne pushtet kishte ardhur Peroni, per te cilin vete Borhesi thoshte: Ne presidence erdhi nje president, te cilit nuk kam deshire tia permend emrin. E emeruan inspektor ne tregjet publike, qe ai e refuzoi.
Ne vitin 1950 Borhesi eshte kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Argjentines, kurse pas renies se peronizmit (1955) behet drejtor i Bibliotekes Kombetare. Te njejtin vit zgjidhet anetar i Akademise se Argjentines per letersi, per te kaluar me pas ne katedren e letersise angleze ne Buenos Aires. Ne kete periudhe ai fiton disa cmime letrare prestigjioze. Por eshte koha kur po shkeputet nga bota e dukjeve. Syte e tij gjithnje e me shume po humbin shikimin. Ai vazhdon te shkruaje dhe te udhetoje neper bote, sikur deshiron qe te mbledh sa me shume imazhe, i bindur se me nuk do te mund ti shohe. Verbesia ishte nje trashegimi familjare. Edhe babai i Borhesit ishte i verber.
Ne vitin 1961 se bashku me Samuel Beketin mori cmimin Formentor, me cka librat e tij pushtuan boten perendimore, kurse vete Borhesi filloi te ftohej neper institucione te ndryshme kulturore anekend botes. Amerika do ti dukej si nje vend miqesor qe kishte pare ndonjehere. Gjithashtu viziton edhe shume vende evropiane qe i lene mjaft pershtypje.
Ne vitin 1967 martohet martohet me Elza Astet Milanin, qe e kishte njohur nga vitet e rinise, nga e cila u nda ne vitin 1970, kur edhe e shkroi Ese autobiografik, ku jep detaje nga jeta e tij.
Shumekush ia ze per te madhe takimin me diktatorin kilian Pinoce.
Ne vitin 1975 i vdes e ema e cila i kishte ndihmuar aq shume ne punen krijuese. Ne vitin 1980 ai merr cmimin Servantes kurse ne Sorbone shpallet doktor nderi.
Borhesi nuk pranoi te jepte porosi, sepse nuk e konsideronte veten per engjell. Vetem engjujt ishin ata qe sjellnin mesazhe.
Me 14 qershor te vitit 1986, ora 4.30 minuta gruaja e tij Mario Kodama merrte miqte e tij ne telefon: Borhesi ka vdekur. Nderkohe ai kishte shkuar ne Biblioteke, e cila duhej te kishte formen e parajses.
Njehere, ne nje kartvizite, kishte shenuar profesionin e tij: Horhe Luis Borhesi, bashkekohes. Edhe pasi morri udhen e reve ai mbetet bashkekohes yni dhe i atyre qe do te vijne.
Ne nderim te tij, lindi edhe ky palimpsest, qe, perkunder te gjithe atyre miksteve, ka dicka te paimitueshme.

REFERENCAT

1 Palimpsest (greqisht) pergamene ku eshte fshire teksti burimor dhe eshte shkruar nje tekst i ri (Enciklopedia e popullarizuar, BIGZ, Beograd 1976). Sipas Borhesit palimpsesti nenkupton disa shkrime te vena mbi tjetrin, qe vazhdimisht fshihen dhe perterihen.
2 Menari, shkrimtar i shekullit 20-te, i cili pandeh se eshte mungese kulture ti mbushesh bibliotekat me vepra te reja, prandaj ia kushton jeten hartimit te nje Don Kishoti, qe perputhet plotesisht me ate te Servantesit. Vete Borhesi duke riprodhuar disa fraza nga teksti i Menarit dhe pas krahasimit me frazat e autorit spanjoll arrin ne perfundimin se behet fjale per dy tekste krejtesisht te ndryshme.
3 H. L. Borhes: Pierre Menardi, autor i Don Kishotit, Vdekja dhe busulla, Onufri 2002, faqe 13.
4 G.G. Markes& M.V. Llosa: Dialog per romanin latino-amerikan, botoi Onufri, Tirane 2001, faqe 38, perktheu: Agron Tufa.
5 H. L. Borhes: Verberi, revista Mehr Licht, Tirane 2002
6 Term i perdorur nga shkrimtari Herman Hesse ne librin Demiani, ku permbledh filozofine e Karl Gustav Jungut mbi mitet si endrra kolektive.
7 Po aty
8 Ernesto Sabato: Perpara fundit, Dritan, Tirane 2003, faqe 70.
9 Ernesto Sabato Mbi heronjte dhe varret, Tirane
10 Postmodernizmi: Term i teorise se kultures dhe artit i shpikur ne fund te viteve pesedhjete. Karakterizohet me distancimin e brezit te artisteve nga bazat estetike moderne. Postmodernizmi refuzon risite e modernes, qe i konsideron te automatizuara dhe te etabluara. Karakterizohet me pluralizmin ekstrem persa i perket stileve (Fjalori i postmodernes).
11 Intertekstualiteti tekst qe do te thote vjedhje mendimesh dhe fjali nga disa tekste te tjera, permendje e titujve te librave nga e kaluara, keshtu ajo qe e shkruajme komunikon me tekstet e kaluara. Shfrytezohet shume teknika e montazhit, natyrisht ironia eshte e pashmangshme (Fjalori i postmodernes).
12 Thomas Kaster: Fjalori i kultures postmoderne, botoi Lobi, Shkup 2002, perktheu: Salajdin Salihu.
13 Mira Meksi: Fiksione & Aleph, ne librin H.L. Borhes Vdekja dhe Busulla, faqe 7.
14 Maria Kodama: Borhesi dhe une serish do te takohemi, www.antenam.net
15 Po aty.
16 Aleph, germa e pare e alfabetit hebre, qe perfaqeson edhe njeriun.
17 Maria Kodama: Borhesi dhe une serish do te takohemi
18 cituar sipas Borhesi dhe letersia e shekullit XX,
19 Mehr Licht, numer 14, faqe 229
21 Aleksandra M. Miliq: Borhesi dhe letersia e shekullit njezet, botim interneti
22 Ultraizmi eshte levizje letrare qe ndiqte te gjitha rrjedhat moderne, te gjitha izmat qe reflektonin avangardizem, nje mozaik risish qe kishte kult ndaj metaforave. Sipas Borhesit ishte ideja te shkruaje vargje qe nuk kishin asnje lidhje me realitetin. Borhesi pranon se kishte shkruar dy libra ultraist dhe i ka hedhur poshte.

Zbulohet letra me poemen e Borhesit

Nje leter dhe nje poeme te shkruara ne gjermanisht nga Jorge Luis Borges, deri me sot te panjohura, jane gjetur pas kerkimesh te gjata si ne Spanje, ashtu dhe ne Gjermani nga Lila Bujald, studiuese ne Universitetin e Cuyo-s. Letra dhe poema me titull MaCana del Sur shkruar ne 1921 ne bordin e anijes Maria Vittoria, ndersa kthehej ne Buenos Aires, pas nje qendrimi te gjate ne Evrope, i drejtohen poetit ekspresionist Kurt Heynicke. Ato do te botohen ne buletinin e ardhshem te Akademise Argjentinase te Letrave dhe ne revisten gjermane Humboldt.
Kjo poeme ka qene dhurate qe shkrimtari i ka derguar nje poeti ekspresionist gjerman, Kurt Heynicke. Gjetja e saj hedh drite mbi lidhjen ndermjet autorit te famshem argjentinas, ekspresionizmit gjerman dhe ultranizmit spanjoll.
Zbulimi i takon studiueses Bujald, anetare e Qendres se Letersise se Krahasuar te Universitetit Kombetar te Whose, ne provincen e Mendozes.

Kerkimi
Objekti i gjetur eshte nje leter qe Borgesi i ri i ka shkruajtur, kur ai ishte krejtesisht i panjohur ne boten nderkombetare te letrave, drejtuar poetit te madh, ekspresionist gjerman, Kurt Heynicke. Me kete korrespondence, poema Tomorrow (E nesermja) e Borgesit, ngjan me shume si nje dhurate per Heynicke. Poema e jugut eshte shkruar ne spanjisht dhe e perkthyer ne gjermanisht, nje gjuhe qe argjentinasi e kishte mesuar ne menyre autodidakte ne Zvicer, ne dekaden e pare te shekullit.
Ishte si te gjeje nje shishe me nje mesazh brenda, qe per vite kishte humbur ne oqeanin e pafund, tha Lila Bujaldn. Studiuesja e ka gjetur letren ne arkiven e Heynicke, te ruajtur ne Dosjen Gjermane te Letersise, ne afersi te Shtutgartit. Perpara se te mberrinin te letra, investiguesja germoi ne arkivat e poeteve te tjere ekspresioniste gjermane, me hipotezen qe, Borgesi, kishte perkthyer nga spanjishtja vepra te shumta te kesaj rryme, dhe mesa duket kishte patur nje korrespondence me ta.
Me ne fund, ne vitin 1999, e gjeta letren e derguar Heynickes, por me vone, do te ishte nje pune e madhe investiguese, e cila hodhi drite mbi permbajtjen e saj. Kjo eshte pikerisht dhe ajo qe une po prezantoj tani, shpjegon Bujaldón. Puna e saj ka mbaruar me publikimin e letres ne buletinin e Academy Argentina de Letras (Akademine e Letrave Argjentinase). Ne kete mesazh, Borges, i eshte mirenjohes Heynickes. Letra percjell me emergjence absolute, emotivitetin tek ne, entuziazmin dhe spontanitetin e nje poeti te ri, te cilit i pelqen ti hyje komunikimit thelle me nje poet te njohur, shpjegon Bujaldn. Letrari i ri shkroi letren drejtuar Heynicke, ne mars te vitit 1921, nga karroca e mbretereshes Eugenia Victorja, qe e shoqeroi ate gjate udhetimit nga Barcelona ne Buenos Aires, pas shtate vjetesh qendrimi ne Evrope.

Ekspresionist?!
Borges u terhoq mjaft nga ekspresionizmi dhe nga levizja perparimtare, lindur ne Gjermani ne vitin 1910 dhe me te cilen shkrimtari argjentinas ra ne kontakt me kete levizje famekeqe ne Zvicer, vend, i cili u ka sherbyr si strehe shume shkrimtareve gjermane gjate Luftes se Pare Boterore.
Bujaldn zbuloi se, poema me titull, Tomorrow of the south (E nesermja e jugut) lidhet me shume me nje pjese tjeter poetike te Borges, titulluar Tomorrow, shkruar ne nder te poetit spanjoll Antonio, e botuar nga ne janar te vitit 1921 ne revisten Extreme Madrilenian. Tomorrow, sipas Bujaldn, eshte nje shembull i qarte i pasazhit te Borgesit, i perftuar nga Ultraizmi spanjoll, nje levizje letrare levruar ne vitin 1918, ku argjentinasi iu bashkangjit gjate qendrimit te tij ne Spanje.
Ne letren e gjetur ne saje te poemes se tij, ai anuncon dhe nje vellim permbledhjesh, te cilat miku i tij, Pedro Garfias, do te publikonte gjate viteve 1901-1967, nje shkrimtar ultraist.

Titulli
Nga titulli i tij, poema e dhuruar ka ngjashmeri te madhe me poemen, Morning (Mengjes). Por analiza e Bujaldn sjell ne drite ndjenjen e transformimit te Borgesit, e cila futet dhe tek poema Morning of the south (Mengjesi i jugut). Ndoshta varianti qe prezanton perkthimin lindor te poemes, ne shkalle te vogel perparimi perkundrejt ekspresionizmit, si dhe harresen e vullnetshme qe i eshte bere rrymes se ultraizmit, thote investigatorja. Ndryshimet e lindura ndermjet dy poemave i pergjigjen deshires se autorit, karshi formave te ekspresionizmit, duke eliminuar ultraizmin. Per shembull, dielli nuk ngrihet me si nje thirrje ushtarake ne mengjes, po me kengen e zogut, duket me shume si nje ton paqesor qe bertet per ekspresionizmin.
Megjithese, Bujaldn, e di se eshte si te kerkosh nje gjilpere ne kashte, e humbur ne qoshet e arkivave, ka dhe letra te tjera te Borgesit drejtuar ekspresionisteve qe ai ka pasur admirim te thelle, apo intelektualeve te tjere gjermane, me te cilet ka patur nje dialog te vazhdueshem.

PATCHET

Pese cmime me kater romane

An Patcet ka lindur me 1963 ne Los Anxheles. Eshte autorja e tre romaneve, Mbrojtesi i Shenjte i Genjeshtrave, i cili ishte libri me i mire i vitit sipas Nju Jork Taimsit; Taft, i cili fitoi cmimin Xhanet Heidinger Kafka; dhe Asistenti i magjistarit qe me 1994 fitoi cmimin Guggenheim Fellowship. Ajo gjithashtu ka marre cmimin si shkrimtarja me e mire Nashville Banner ne Tenesi. Patcet eshte angazhuar me botime ne shume revista dhe gazeta si ne New York Times Magazine, Chicago Tribune, Village Voice, GQ, Elle, Gourmet dhe Vogue.
Patcet ka frekuentuar kolegjin Sarah Laurence, ku ajo mori mesim shkrimtaria nga Alan Gurganus, Russell Banks dhe Grace Paley. Ndersa ishte studente, ajo shiti tregimin e saj te pare tek Paris Riview. Me pas Patcet frekuentoi kursin e shkrimtareve ne Universitetin e Iouas dhe me 1990, ajo arriti te qendronte ne Qendren e Punes se Arteve te Bukura ne Provincetoun, Masacustes. Aty ajo shkroi romanin e pare Mbrojtesi i Shenjte i Genjeshtrave, i cili me pas u kthye ne nje skenar filmi televiziv per stacionin CBS me 1997, dhe me pas Patcet shkroi skenarin per Taft. Ky roman u zgjodh nga Morgan Freeman per nje film artistik. Patcet jeton ne Nashvill, Tenesi.
Cmimet
Fituese e cmimit Pen Faulkner per proze - 2002
Fituese e cmimit Orange, 2002
Finaliste per cmimin e Rrethit te kritikeve kombetar te librit, 2001

Bel canto

Qeveria e nje vendi te vogel ne Ameriken e Jugut organizon nje mbremje me rastin e ditelindjes se nje drejtuesi i nje firme japoneze, me shprese se do te terheqe investime. Zoti Hosokaua nuk e le te ike rasti, kur ne kete mbremje do te kendoje sopranoja e madhe Roksane Kros. Por terroristet nuk kerkojne asnjerin prej tyre, por presidentin e vendit, i cili ishte larguar pak minuta se sa te sulmonin ata. Romani i Patcetit hapet me, 57 burra, 18 terroriste dhe nje soprano, te cilet fillojne nje jete te re, e cila do te zgjase kater muaj. Shkrimtarja i ndan ditet ne tre gjendje, ne pritje per te dale sopranoja per te kenduar, kenaqesia e degjimit te kenges se saj dhe reflektimi per kete kenge. Keshtu rrefimi behet nje kerkim prekes se si komunikojne njerezit kur muzika eshte e vetmja gjuhe.

Patcet: Edhe publiku ka talent, mjaft qe te te lexoje

Cfare ju frymezoi per te shkruar romanin Bel Canto?
Ne fakt eshte e veshtire qe te tregosh gjithnje se kur eshte momenti kur mendon per te shkruar nje roman, por te shpjegosh kete te fundit eshte e thjeshte: Me 17 dhjetor te 1996-es, naten kur organizata terroriste Tupac Amaru pushtoi ambasaden japoneze ne Lima te Peruse. Atehere nuk e dija qe kjo ngjarje do te kthehej ne Bel Canton, por e njihja kete ngjarje qe nga fillimi.

Ishit e magjepsur me pare nga ndonje opera per te shkruar Bel Canton?

Po isha. Dija per operan aq sa dija per beisbollin, pra asgje. Nje nga gjerat me te mira qe kam bere eshte blerja e nje libri i titulluar Opera 101 nga Fred Plotkin. Te thote se si dhe cfare te degjosh. Rashe koke e kembe ne dashuri me kete art. Ka qene nje shperblim i mrekullueshem te shkruarit e ketij libri. Ndjehem sikur kam mesuar nje gjuhe te dyte.

Roksane Kros eshte nje karakter magjepes. A i perket ajo modelit aktual te ndonje sopranoje?

Ajo i perngjet se vetmes soprano qe njoh personalisht, Karol Benet. Ishim shoqe ne Institutin Buntin ne Kolegjin Radklife me 1990-91. Fizikisht, Karola dhe Roksana jane te ngjashme, Karola komandonte cdo dhome ne te cilen hynte. Ishte sikur te rrethohej prej muzikes edhe kur nuk kendonte. E admiroj shume. Ndersa Roksanes i dhashe zerin e Rene Fleming, meqenese nuk kisha regjistrime te Karoles.

Ne nje vend te romanit, Fjodorov pohon, disa njerez kane lindur per ta bere artin e madh, disa kane lindur per ta shijuar ate. Sa mendoni se kjo lidh shkrimtaret me lexuesit?

Besoj se letersia zhvillohet mes shkrimtarit dhe lexuesit. Ti ke imagjinaten tende, ai ka te veten dhe se bashku bejne nje liber. Eshte nje lloj kimie letrare, dhe me e rendesishmja ne kete rast qendron ne faktin se cdo liber eshte i ndryshem per secilin qe e lexon. Fjodorov ishte njohesi i talentit te publikut, rendesise se njeriut qe degjon, lexon, sheh.

Sa ndryshon Bel Canto nga romanet e tjere qe keni shkruar?

Mund te thoja se sa i ngjashem eshte ai me romanet e tjere, pasi e kam me te lehte. Por ajo cka eshte me ndryshe eshte se ky roman eshte me heroik sepse rrethanat jane me te tmerrshme. Nuk e di nese do te ishin po kaq heroik edhe personazhet e romaneve te tjere, te vendosur ne situatat e Bel Cantos.

Cilet shkrimtare adhuroni. A influencoheni nga ndonjeri prej tyre?

A mund te shtoj dicka per kete pyetje. Jam e sigurte se gjithkush ka ndikuar ne punen time. Se nga kush shkrimtare kerkoj te ndikohem ne punen time? Mund te vendos se pari Nabukovin, me pas Grabriel Garsia Markez dhe Alice Munro. Dhe Bel Canto eshte nje homazh per romanin Mali magjik i Tomas Manit, kam mesuar aq shume nga subjektet e Raimond Candler, kam mesuar skicimin e personazheve nga Cehovi dhe pershkrimin e tyre nga Xhoan Didion.

Kritika per Bel canto: Roman klasik, me pak lapsuse teknike
Patcet mund te planifikoje te paraqese romane te pasur dhe me ngjyrime psikologjike. Ky rrefim fluid tregon rritjen e pjekurise se saj dhe mjeshtri ne forme. Patcet provon barabar temat e saja; marredheniet e karaktereve, pasionin dhe dhimbjen e nje vepre te madhe, dhe lexuesi provon entuziazem ne rritje. Publishers Weekly
Bel Canto ka te gjitha cilesite qe nje njeri pret nga nje roman klasik i An Patcet: hijeshine, bukurine, elegancen dhe te magjishmen. Madison Smartt Bell
Patcet krijon nje kronike imponuese dhe te mrekullueshme te nje grupi shumekombesh te te pasurve dhe te pushteteshmit te mbajtur peng per muaj. Karakteri me i vogel ka jete. Ne prozen e kthjellet, Patcet kapet me ceshtjet e kompleksitetit dhe moralit ambig.. Kirkus Reviews
Le ta them haptas: An Patcet ka shkruar librin me te mire qe kam lexuar, per nje kohe te gjate. Ky eshte libri qe te gjithe prisnim, liber qe ia leme ne dore miqve, duke i thene, Duhet ta lexosh kete! Duhet ta lexosh tani!. Midnight Champagne
Romani tragjikomik i Patcet nje fantazi armesh, fantazi te operave te Pucinit dhe plot situata negocimesh. te Kryqit te Kuq. Kerkon te lavdishmin, premtimet e dyshimta te artit, politikes dhe dashurise. The New Yorker
Nje liber teper joshes Megjithate ky roman eshte si nje strehe e gezueshme, vepra e Zonjes Patcet te habit me menjanimin e cdo ndjenje klaustofobie dhe sa here qe kthehet ajo sjell dicka te fresket New York Times
Romani i fundit i An Patcet vjen kaq vjedhurazi tek lexuesi, qe ka humbur nje vakt ose mungoi ne takim.Fuqia dhe mjeshteria e muzikes, fuqia dhe pranueshmeria e nje rrefimi te mire. Eshte gjithcka aty tek Bel Canto e An Patcet. , Independent Online
Eshte para se gjithash nje roman per fuqine e muzikes; gjithashtu per pushtetin e dashurise, qe nuk eshte e njejta gje, megjithese ka lidhje. Ka realizuar gjallerisht karakteret. Eshte i vlefshem per tu lexuar, pavaresisht disa episodeve qe demtojne lehtebesimin dhe lapsuse te vogla teknike qe nje botues duhet ti kishte kapur. Washington Post Book World,


MONTERROSO

Koncert

Nevojiten vetem pak caste dhe ajo do te ulet me shume elegance ne vendin e vet prane pianos. Me perkuljen e zakonshme, gati te padiktueshme, do ta pranoje nderimin e zhurmshem te publikut. Fustani i saj, i qendisur me farfuritje sedefi, do te shkelqeje, thuajse po thithe dhe perbin ne vete duartrokitjet gjithnje e me te fuqishme te njeqind e shtatembedhjete spektatoreve qe kane mbushur kete salle te vogel dhe ekskluzive, ne te cilen miqte e mij do t i pranojne ose do ti refuzojne, kete une nuk do ta marr vesh asnjehere perpjekjet e saj per te interpretuar, sipas mendimit tim, muziken me te bukur ne bote.
Them sipas mendimit tim, sepse nuk e di. Bah. Moxart, Bethoven. Jam mesuar te degjoj se jane te patejkalueshem, ndaj dhe une fillova ta besoj kete dhe te flas gjithnje. Personalisht do te me kishte pelqyer me shume te mos ndeshem ne nje situate te ketille. Thelle ne shpirt une jam i sigurt se nuk me pelqejne fare dhe se me duket sikur po e diktoj qe te gjithe e pandehin kenaqesine time te rrejshme.
Kurre nuk kam qene i dashuruar me artin. Sikur vajzes sime te mos i binte ndermend te behej pianiste, tash nuk do ta kisha kete problem. Por une jam baba i saj dhe e di detyren time; duhet ta degjoj dhe ta perkrah. Une jam njeri afarist dhe jam i lumur vetem kur merrem me financat. Po e perseris se nuk jam artist. Nese ekziston nje art i krijimit te pasurise dhe parave, me pushtimin e tregut boteror dhe shkeljen e konkurrences, une e kerkoj vendin e pare ne nje art te tille.
Muzika eshte e bukur, natyrisht. Por une nuk e di nese ime bije eshte ne gjendje ta riprodhoje ate aq mire. Edhe ajo vete dyshon per kete. Shpesh, pas audicionit, e kam pare se si qan, edhe kur i duartrokasin. Nga ana tjeter, nese dikush i rreh duart pa entuziazem, ime bije ka nje aftesi te vecante ta vereje menjehere ate njeri midis te pranishmeve dhe kjo i mjafton asaj qe te vuaje dhe pastaj te urreje pa meshire. Megjithate, rralle ndodh qe dikush ta deshmoje ftohtesisht aprovimin e vet. Miqte e mij me te afert e kane mesuar ne lekuren e vet se duartrokitja e ftohte eshte e rrezikshme dhe se kjo mund ti shkaterroje fare. Sikur ajo te mos jape shenje se, sipas mendimit te saj, ovacionet mjaftojne, do te vazhdojne te duartrokasin gjithe naten, nga frika e secilit prej tyre, se do te jene te paret qe do ta nderprejne kete. Ndonjehere presin lodhjen time qe te ndalin duartrokitjen dhe atehere e shikoj se si ndjekin duart e mija nga droja se mos po i paraprijne qetesise. Ne fillim me mashtruan dhe une mendova se ishin sinqerisht te entuziazmuar: koha nuk kishte kaluar kot se koti dhe ne fund te fundit une i njoha mire ata. Me kaploi nje urrejtje e patjetersueshme, gjithnje me e madhe. Por edhe une jam i kamufluar dhe i rrejshem. Nuk duartrokas bindshem. Nuk jam artist. Muzika eshte e bukur, por ne esence per mua nuk ka asnje rendesi qe ajo eshte e tille dhe aq me ben. As miqte e mij nuk jane artiste. Kam qejf ti mundoj, por nuk me shqetesojne shume.
Me nervozojne ata te tjeret. Gjithnje ulen ne radhet e para dhe ore e cast dicka shenojne ne fletoret e tyre. Marrin fleteleshime gratis, te cilat ime bije i shkruan me kujdes dhe i dergon personalisht. Dhe i urrej shume. Ata jane gazetare. Natyrisht, nuk me frikesojne dhe shpesh mund ti blej me para. Megjithate, pafytyresia e dy-tre prej tyre shpesh nuk ka asnje kufi dhe ne disa raste te vecanta kane pasur guxim te shkruajne se ime bije eshte nje interpretuese shume e keqe. Ime bije nuk eshte pianiste e keqe. Keshtu me thone profesoret e saj. Ka mesuar qe kur ishte fare e vogel dhe leviz gishtat me shkathtesi me te madhe dhe me te gjendshme se secila nga sekretaret e mija. Eshte e vertete se rralle ndonjehere i kuptoj interpretimet e saj, por une nuk jam artist dhe ajo kete e di shume mire.
Xhelozia eshte mekat i tmerrshem. Kjo mungese e miqve te mij mund te jete nje faktor i fshehte i kritikave te rralla negative. Nuk do te ishte aspak e habitshme qe ndonjeri prej ketyre qe pikerisht tash po buzeqeshin dhe te cilet per disa caste do te duatrokasin, do tââ‚â„¢i zbusin ato qendrime armiqesore. Fakti qe ka pasur nje baba te gjithfuqishem ate ne te njejten kohe e ka ndihmuar dhe e ka demtuar. E pyes veten se cfare do te ishte mendimi i shtypit sikur te mos ishte ime bije. Me kembengulesi theksoj se ajo nuk eshte dashur fare te kete ambicie artistike. Kjo na ka sjelle gjithmone pasiguri dhe pagjumesi. Por para njezet vjetesh askush nuk kishte enderruar se une do te depertoj dhe do te arrij aty ku kam arritur sot. As ajo dhe as une asnjehere nuk do ta marrim vesh me siguri te plote se cfare eshte ajo dhe sa vlen ne te vertete. Eshte qesharake nje brenge e tille te njeriu cfare jam une.
Sikur te mos e kisha vajze, do te pranoja se e urrej. Se, kur e shoh ne skene, ne gjoksin tim shperthen nje hidhesi e vazhdueshme e drejtuar kunder saj dhe kunder vetes sime qe kam lejuar te niset asaj rruge aq te gabueshme. Eshte ime bije, natyrisht, por pikerisht per kete arsye nuk ka pasur te drejte te ma beje kete.
Neser ne gazete do te paraqitet emri i saj dhe duartrokitjet do te shumezohen me germa te shtypit. Ajo do te jete krenare me veteveten dhe do te mi lexoje me ze mendimet e kritikeve. Megjithate, sa me shume qe tu afrohet kritikave te fundit, ndoshta atyre ku ne lavderime ka gjithnje e me shume fascinime kenaqesie, do te mund ta shoh se si i njomen syte dhe si i shuhet zeri derisa te mos shnderrohet ne nje shushuritje te dobet, dhe se si ne fund te fundit do te shpertheje ne nje te qare te pangushullueshme dhe te pafund. Kurse une, perkunder gjithe forces dhe gjithepushtetit tim, do te jem i paafte ta bind se me te vertete eshte pianiste e mire dhe se edhe Bahu, edhe Moxarti do te ishin shume te kenaqur me menyren se si ajo mban te gjalla porosite e tyre.
Tashme ka mbreteruar ajo qetesia e pritur qe paralajmeron daljen ne skene. Se shpejti gishtat e saj te gjate dhe elegante do te rreshqasin ne klaviature, salla do te mbushet me tingujt e muzikes, kurse une edhe nje here do te vuaj.


Edgar ALLAN POE

Portret oval
Historia e nje portreti vajze qe vdiq ndersa pikturohej


Shtepia ku ordinanca ime me detyroi te hyja per te mos me lene te kaloja naten jashte ashtu i plagosur, kishte nje perzierje zymtesie dhe madheshtie. Me cdukej, ajo ishte braktisur perkohesisht dhe tani afer. Ne zume vend ne nje nga apartamentet me te vogla dhe te mobiluara me thjesht, qe ndodhej ne nje kulle te vecuar te nderteses. Disa piktura qe vareshin jo vetem ne muret kryesore, por edhe ne kthinat e shumta qe krijonte arkitektura e cuditshme e shtepise, filluan te terhiqnin shpirtin tim te ngazellyer, prandaj i thashe Pedros te mbyllte dyert - meqe nderkohe ishte erresuar - te ndizte qirinjte e nje shandani te gjate qe ishte te koka e shtratit tim dhe te hiqte mbulesen zbukuruese prej kadifeje te zeze qe mbulonte shtratin. Doja te shtrihesha, ne mos per te fjetur, te pakten per te soditur pikturat dhe per te shfletuar nje liber te vogel qe gjeta mbi jastek dhe qe i pershkruante dhe i komentonte ato.
Koha fluturonte dhe erdhi mesnata. Vendi ku ishte vendosur shandani nuk po me pelqente, prandaj zgjata doren me kujdes qe te mos zgjoja ordinancen dhe e vendosa ne menyre qe rrezet e tij te binin me mire mbi liber. Por veprimi pati nje efekt te paparashikuar. Drita e qirinjve te shumte tani binte mbi nje pjese te dhomes e cila deri atehere nuk dukej, keshtu qe doli ne drite nje pikture te cilen nuk ma kishte zene syri. Ishte portreti i nje vajze te re qe sa po hynte ne moshen e pjekurise. I hodha nje veshtrim te shpejte piktures dhe menjehere i mbylla syte. Ne fillim as vete nuk e kuptova pse i mbylla ashtu. Dhe me syte ende te mbyllur e gjeta arsyen: ishte nje levizje impulsive qe te fitoja kohe per tu menduar, te sigurohesha qe shikimi nuk me kishte genjyer, te qetesoja imagjinaten per nje vezhgim me te imte dhe me te kthjellet. Pas pak, ia kisha ngulur perseri syte piktures.
Tani nuk kishte me asnje dyshim: rrezet e para qe qirinjte hodhen mbi pikture shperndane perhumbjen e enderrt ku isha zhytur i gjithi dhe me sollen menjehere ne jeten e vertete. Sic thashe, portreti ishte i nje vajze te re dhe tregonte koken dhe supet, te punuara ne menyren vinjet.
Krahet, kraharori, madje edhe majat e flokeve te ndritshem shkriheshin ne hijen e turbullt, por te thelle qe perbente sfondin e portretit. Korniza kishte forme ovale. Portreti ishte i mrekullueshem. Megjithate, nuk mund te ishte as punimi i vepres, as bukuria e pavdekshme e fytyres ne pikture qe me kishin tronditur aq papritur. Kishte te ngjare qe imagjinata ime, ashtu gjysem e pergjumur sic ishte, ta kishte marre portretin per koken e nje njeriu te gjalle. Pastaj menjehere e kuptova se vecorite e stilit, te menyres se pikturimit dhe te kornizes duhej ta kishin zhdukur menjehere kete hamendje; duhej te kishin penguar edhe besimin qofte per nje cast te vetem ne kete ide. Duke menduar per keto gjera, qendrova gjysem i shtrire per rreth nje ore, me shikimin ngulur tek portreti. Me ne fund, i kenaqur me sekretin e vertete te efektit te tij, u leshova ne shtrat. Kuptova qe magjia e piktures vinte nga nje ngjashmeri me jeten e vertete, ngjashmeri e cila ne fillim me tromaksi. E vura perseri shandanin atje ku ishte me pare. Kerkova me rrembim librin qe fliste per pikturat dhe historine e seciles prej tyre. E hapa tek faqja e portretit oval dhe lexova fjalet e paqarta e te cuditshme qe po shkruaj me poshte: Ajo ishte nje vashe me bukuri te rralle. Shume e dashur dhe e qeshur. E mallkuar ishte dita kur ajo pa, dashuroi dhe u martua me piktorin. Ai: plot pasion, i zellshem dhe i martuar nderkaq me Pikturen; ajo: nje vashe me nje bukuri te rralle, e dashur dhe e qeshur, rrezatonte drite dhe gezim si nje sorkadhe. Ajo donte dhe kujdesej per cdo gje; urrente vetem Pikture, te cilen e kishte rivale; i trembej vetem penelave te cilat ia merrnin te dashurin. Sa e tmerrshme qe per kete vajze kur piktori i tha se donte ti bente nje portret. Por ajo ishte e urte dhe e bindur, keshtu qe u ul per shume jave ne kthinen e erret dhe te larte ku depertonte vetem nje rreze drite qe vinte nga siper e binte mbi tablone. Por ai, piktori, levdohej me punen e tij qe vazhdonte nga ora ne ore e nga dita ne dite. Dhe ai ishte kaq i dhene, kaq i vendosur, saqe nuk arrinte te kuptonte se drita shume e dobet qe binte ne ate kthine te vetmuar po ia merrte shendetin dhe gjallerine nuses se tij, e cila po tretej ne syte e te gjitheve pervec se ne te tijte. E megjithate, ajo buzeqeshte vazhdimisht, pa u ankuar, sepse e shihte qe piktori (i cili ishte shume i njohur) merrte kenaqesi te ethshme e te zjarrte ne punen e tij. Ai perpiqej nate e dite te vizatonte vajzen e cila e donte aq shume e qe vazhdonte te dobesohej e te ligeshtohej nga dita ne dite. Dhe ata qe e shihnin portretin, flisnin me ze te ulet per vertetesine e tij si per nje mrekulli fuqiplote dhe nje prove, si te zotesise se piktorit, ashtu edhe te dashurise se madhe qe kishte per gruan. Por me vone, kur puna po shkonte drejt perfundimit, asnje nuk pranohej me ne kthine; piktori ishte dalldisur nga entuziasmi i punes dhe rrallehere i hiqte syte nga pelhura, madje shume rralle ia hidhte syte edhe se shoqes. Dhe ai nuk e vinte re qe penelatat qe ai hidhte ne pelhure shkeputeshin nga fytyra e saj, e cila rrinte ulur aty prane. Dhe pasi kaluan shume jave dhe fare pak ngeli per tu bere - vec nje kalim peneli mbi goje dhe nje nuance tek syte,- shpirti i vajzes regetiu si flaka e nje qiriu. Dhe peneli kaloi, dhe nuanca u vendos; dhe per nje cast piktori qendroi i mahnitur para punes qe sapo perfundoi. Por ne castin tjeter, ende duke veshtruar portretin, ai po dridhej dhe u zverdh e u tmerrua dhe duke thirrur me ze te larte: Kjo eshte vete jeta! u kthye menjehere te shihte te dashuren e tij - ajo kishte vdekur!

SAGAN

Nje burre i shuar

U rrotullua edhe nje here ne carshafet qe e mbeshtillnin, te rreshqitshem si rere, duke rigjetur me tmerr aromen e tij, ate qe aq shume dikur kishte dashur ta nuhaste, mengjeseve te bukura te Parisit, ne trupin e femres, pas neteve te bardha dhe disa ore gjume prane nje kurmi te huaj, kur zgjohej gjysme i keputur. Ishte i nxituar, por aty, ate pasdite pranverore, spushonte se vdekuri. Te vdesesh ishte fjale e cuditshme, nuk i dukej me si ajo qartesia absurde qe kishte rrezuar aq shpesh percapjet e tij, por njefare aksidenti. Ne te vertete, dua te sherohem, tha me ze te larte. Dhe hija e ulur perballe drites para dritares beri nje kercim te lehte. E kishte harruar, vertet, gjithmone e kishte harruar. I kujtohej befasia kur mori vesh per lidhjen e saj me Zhanin. Per dike ajo jetonte gjithmone, ishte e bukur. Ai buzeqeshi lehte, gje qe shpejtoi rrahjet e zemres.
Po vdiste. Dicka ia gerrynte trupin. Ajo ishte perkulur mbi te, e mbante nga shpatullat dhe ai ndiente kocken cuditerisht te zhveshur, duke kercellyer ne doren e embel te gruas. E cuditshme, nga ajo po vdiste, nga e cuditshmja. Kishte valle ndonje semundje qe lejonte te vdesesh i bukur? Gjithsesi, nuk kishte, dhe e vetmja bukuri e burrave mbase ishte ai vrap drejt te nesermes. Por tashme ishte qetesuar dhe ajo e mbeshteste ne jastek. Duke u perkulur, fytyra kaloi neper nje rreze drite dhe ai e pa. Kishte fytyre te bukur per te cilen ai ishte martuar njezet vjet me pare. Por shprehja e saj e ngacmoi. Ishte fytyre e shqetesuar, e shkujdesur. Dukej se mendonte per Zhanin.
Thashe, ndoshta sherohem.
- Po, po, - tha ajo.
Ishte e cuditshme. Ajo nuk e donte me. E dinte se ishte i humbur. Por kishte shume kohe qe ajo e kishte humbur. Njerezit humben vetem nje here. Ku e kishte lexuar kete? Te ishte e vertete? Sido te ishte, nuk do ta shihte me te hynte, te lexonte gazete, te fliste. Nuk e donte me. Ta kishte dashur, do ti kishte thene: Po, i dashur, do te vdesesh, duke ia paluar duart me fytyren e lemuar, te tendosur, qe te jep shkenca e te pandreqmes, paraja.
Mos leviz, i tha ajo.
- Nuk leviz, po luaj pak. Levizja per mua mbaroi.
- Ajo zuri nje ton gazmor. Ne fund te fundit, une po vdes, ndoshta duhet ti flas me te mire, mendoi. Por, per cfare? Per ne te dy? Kjo nuk ekziston me, ose eshte aq e vogel.
Vetem idea qe mund te ndikonte ende me fjale mbi ndonje gje, riktheu mosdurimin e tij te vjeter.
Po te mbaj, - tha, - me vjen keq.
Dhe mori doren e saj me levizje te qete.
Heren e fundit ndodhi para dy vjetesh, ne parkun e Bulonjes. Ishte me nje vajze mendjelehte ne nje stol dhe ai beri po ate levizje per te mos e trembur. Kot, megjithate; ajo ishte tek ai pas nje ore. Atij i kujtohej rruga e stergjate qe i ishte dashur dores se tij per te prekur gishtat e skuqur.
Ke nje dore te bukur, - tha.
Ajo nuk u pergjegj. Ai mezi e shihte. Kishte deshire te hapte kanatat, por mendoi se erresira eshte me e vlefshme per kete komedi te fundit. Eshte e enjte, tha pervajshem. Kur isha i vogel shpresoja te vinte nje jave me kater te enjte. Edhe tash: do te jetoja tri dite me shume.
Mos fol gjepura, tha ajo duke rrudhur shpatullat.
- Ah! Jo, tha ai, dhe u perpoq te ngrihej nuk do te ma vjedhesh vdekjen. Ti e di se une po vdes.
Ajo e veshtroi dhe buzeqeshi lehte.
Pse qesh? tha ai me ze te dhembshem.
Mu kujtuan ca fjale te para pesembedhjete vjeteve. Ishim te Falkonet. Une nuk e dija se me mashtroje dhe nje dite dyshova.
Ai ndjeu ate kenaqesine e vjeter qe e shtypi ne cast. Ne cfare situatash nuk ishte vene, ne cfare historish absurde! Atehere?
- Ate mbremje e kuptova se ti ishe i dashuri i Nikol Falkones. I shoqi nuk ishte aty dhe kur me solle ne shtepi, me the se kishe pune rreth studimit tend, per te mbaruar nuk e di se cfare.
Fliste ngadale, duke shkoqitur fjalet. Ai e mendonte Nikolin. Ishte bjonde, e embel dhe tekanjoze.
Te thashe se doja te kthehesha, se ishte me mire keshtu; nuk guxoja te te thoja se e dija, ti flisje gjithmone per grate xheloze dhe une kisha frike.
Ajo fliste embel, enderrueshem, thuajse i rrefehej nje femije te njome. Ai nxehej.
Atehere te thashe se do te vdisja?
- Jo, por perdore po ate formule: me the Oh! Jo, - tha ajo duke shperthyer ne gaz, - eshte e madhe
Edhe ai filloi te qeshte, por pa deshire. Fundja, nuk ishte koha per te qeshur.
Atehere? Vazhdo.
Me the: nuk mnd te ma ndalosh ate grua, e shikon se e deshiroj! Ah, tha ai. (Ishte i zhgenjyer, shpresonte vagellimthi nje fjale zemre). Ketu ska asgje te cuditshme.
- Jo, tha ajo.
Ajo qeshi perseri me zor, sikur ta ndiente te bezdisur. Por ne ate cast ai degjonte zemren e tij. Kishte nje rrahje te shurdher e te mallengjyer lehtesie. Ne jemi kaq te vegjel. Ishte lodhur duke bere sehir se si permbusheshin ato gjera te zakonshme qe i kishte urryer tash e njezet vjet. Vdekja i ngjante vdekjes aq sa dashuria dashurise.
E do Zhanin? i tha.
Ajo iu pergjegj, por ky nuk e degjoi. Perpiqej serish te numeronte rrezet e diellit ne dysheme. Rrezet fluide, pulpore te diellit. A thua ishte aq blu Mesdheu, pastaj? Dikush kendonte ne oborr. Ai kishte dashur me pasion tridhjete melodi ne jeten e tij, deri ne ate pike sa ne fund nuk e duronte me muziken. Ajo, Marta, luante ne piano. Por kishte kaq pak piano te bukura, kurse ai kishte aq shume shije per mobilie. Shkurt, ata nuk kishin pasur ndonjehere piano.
Mund te luash perseri ne piano? e pyeti ai me renkim.
- Ne piano? u cudit ajo.
Ajo habitej; e kishte harruar rinine e saj. Nuk ishte asnje tjeter per te dashuruar kujtimin e qafes se saj ne sfondin e zi te pianos. Qafa e re, e drejte, e bardhe e Martes. Ai ktheu koken. Pse me flet per pianon? kembenguli ajo.
Ai nuk u pergjigj, por ia shtrengoi doren. Zemra e tmerronte, rigjente dhembjen e vjeter. Ah! Sikur te gjente ne nje cast shpatullen e Dafnes, shijen e alkoolit. Por Dafne jetonte me ate idiotin, Giun, kurse alkooli vetem e shpejtonte punen. Kishte frike.

Ishte ajo gjeja e bardhe ne koke dhe tendosja e muskujve. Chata. Ishte vertet e tmerruar me vdekjen qe qasej me te qeshur.
Kam frike, - i tha Martes.
Pastaj i perseriti keto fjale duke i shqiptuar mire. Ishin fjale te hidhura e te ashpra, fjale burri. Gjithe fjalet e jetes se tij kishin qene aq te lehta per tu thene, aq te rrjedhshme, e dashur, shpirt, kur te duash, menjehere, neser.
Mos u shqeteso, i tha ajo.
Pastaj u perkul dhe ia vuri doren mbi sy. Gjithcka do te ece mire. Une jam ketu, nuk te le.
- Oh! Kjo sluan vendi, - tha ai, nese duhet te dalesh.
- Me vone.
Ajo kishte syte e mbushur lot. E shkreta Marte, nuk i shkonte fare. Megjithate, ai ndihej i lehtesuar.
Nuk me do? - e pyeti ai.
- Me kujtohet edhe vazhdimi, tha ajo me nje ze peshperites qe ia kujtoi dhjete zera te ngjashem, gulcues, ne kendin e nje salloni, apo ne breg te detit. Arkivoli i tij do te ndiqej me peshperitje te gjata, te dhembshme dhe qesharake. Dafne, e fundit, do te sillte ndermend silueten e tij dhe Gi do te nevrikosej.
Do te desha te vdisja ne nje fushe me grure ose me tershere.
- Cflet ashtu?
Me kallinj qe levizin mbi koke. Ti e di, po ngrihet era, duhet tentuar te jetosh.
- Qetesohu. Ashtu u thuhet atyre qe jane ne agoni. Pikerisht ne kohen e duhur.
- Po, tha ajo, eshte koha e duhur.
Kishte ze te bukur, Marta. Ai vazhdonte tia mbante doren. Po vdiste me nje dore femre. Crendesi kishte nese kjo grua ishte e tij.
Lumturia, - tha ai - seshte aq e lehte.
Pastaj ia plasi gazit. Me ne fund, nuk i behej vone per lumturine. Per lumturine, per Marten, per Dafnen. Ai sishte tjeter, vec nje zemer qe rrihte, dhe kjo qe ne kete kohe ishte gjeja e vetme qe deshironte.

DURRENMATT

Biri

Nje kirurg, i njohur prej hulumtimeve te tij shkencore dhe si kryemjek i nje klinike te famshme, qe gezonte admirimin e te gjitheve ne saje te bamiresise ndaj te varferve, braktisi, ne kulm te karrieres, dhe per habine e pataksjen e miqve dhe kolegeve, profesionin, publikoi ne te tera gazetat e vendit oferta martese, studioi nje mori propozimesh me kujdesin me te madh, u beri vizite shumices se bordeleve te qytetit, hyri ne bisede me secilen prostitute, shqyrtoi karakterin dhe gjendjen e seciles grua qe haste, duke shkaktuar gjithandej me ane te veprimtarise se tij te cuditshme perballe namit te meparshem si beqar me moral te shendoshe tundje koke dhe shqetesim, kerkoi se fundi doren e nje bukurosheje tetembedhjete-vjecare, bije e nje fabrikanti te pasur, e la me barre me zor pasi e mori me force ne shtepi, duke hasur nga ana e saj ne neverine me te thelle, e coi te birin, te cilin ajo ia lindi nen kujdesin e tij te vecante ne kliniken e vet private, pa mare parasysh se e shoqja i vdiq nga hemorragjia, menjehere pas lindjes, me makine duke ngare si i terbuar ne nje vile qe ai kish ndertuar pesedhjete kilometra jashte qytetit ne mes te nje parku te eger, ku e rriti pa asnje ndihme nga jashte, qofte edhe te nje mendeshe, duke ndenjur i zhveshur me te, duke i permbushur cdo deshire, duke e lene ama ne erresire mbi te miren dhe te keqen, shkathtesisht duke i bere kaq te pamundur cdo raport me njerezit, sa i biri besoi se ai dhe i ati ishin te vetmit njerez dhe parku e vetmja bote, derisa i ati i solli nje prostitute te marre nga nje bordel i zakonte, si rrjedhoje e te ciles i biri qe sapo kish mbushur te pesembedhjetat, braktisi parkun ashtu sic ishte dhe pa pasur pengese nga babai, u kthye pas nje ore per te kerkuar rroba, per te ardhur prape pas njezetekater oresh pasi kishte vrare ne vend nje njeri qe s´kish pranuar t´i jepte per te ngrene pa pagese, i ndjekur nga policia dhe me qente e saj tek thembrat, duart dhe fytyren me gjak tek i ati i cili e priti pa e pyetur, perzuri policine me automatik duke u mbyllur bashke me te birin ne nje dhome per tu mbrojtur me terbim kundra kundershtarit me te forte pa marre parasysh qe vila gjysme e rrenuar nga granatat u perfshi nga flaket, duke thyer sulmuesit e fshehur pas drureve dhe shkurreve e duke e ngjyer token me gjak, derisa i biri, i plagosur me nje plumb qe i therrmoi shpatullen, gjysme i mbytur nga tymi duke klithur mallekime te ashpra ndaj te atit prej cepit te dhomes, ku kishte rene i gjakosur, e akuzoi se ai e kishte kthyer ne nje bishe, keshtu qe njerezit, pa e ditur ai perse, e ndiqnin si nje kafshe dhe i ndersenin qente, akuze per te cilen babai, pa iu dridhur qerpiku, e vrau ne vend.

GASAN AS-SEBAI

Mbreti qe sdonte librat

Pa dyshim, kjo ndodhi moti, kur mbreti ndaloi te sillnin libra ne mbreterine e tij. Dhe jo vetem kaq: ndaloi qe te hynin ne mbreteri gjithe ata qe dinin te shkruanin dhe te lexonin. Thene drejt, ishin kohe te veshtira! Njerezit i kujtojne ushtaret e mbretit se si kerkonin shtepi me shtepi dhe burgosnin te gjithe ata qe kishin ndonje leter me germa.
E burgosen nje njeri qe kishte fshehur disa libra nen xhakete. Se cka ndodhi me te askush dhe asnjehere se mori vesh, por rrefimi per te dhe burgosja e tij u perfol anekend. Fjalet e tij gjate gjykimit u shperndane neper mbreteri: i foli kadiut per rendesine e librave qe kishin per njeriun dhe tha se me mire eshte te vdiset sesa te jetohet si kafshe ne injorance dhe heshtje etj.etj.
Me kureshtari ne mbreteri ishte nje femije, i cili e pyeti babane:
- Baba, perse ai njeri deshiroi qe te lexonte libra?
Babai iu pergjigj me nje fryme:
- Fol me ngadale, sepse ushtaret e mbretit degjojne prej se largu! Ja, ai tha se libri mund ta mesoje njeriun se si te mendoje dhe te jetoje me mire dhe me bukur.
Femija pyeti serish:
- E perse mendojme, baba?
Ai me ze te ulet:
- Ai njeri tha: Duhet qe te mendojme per te ditur se perse resh shi, pse mbin fara, perse shkelqen dielli dhe perse ka mjerim ne mbreteri.
- Por, baba, a nuk eshte e tmerrshme qe te dijme gjithe keto? nderhyri menjehere femija.
- E tmerrshme eshte! Megjithate, kadia ka thene se ne nuk kemi nevoje qe te mendojme, sepse perhere mendon mbreti. Mbreti mendon se librat mund ta corodisin njeriun, prandaj ndaloi qe te silleshin ne mbreteri.
Femija u be djalosh dhe, edhe pse kaloi nje kohe e gjate, assesi nuk e harroi rrefimin per njeriun qe i adhuronte librat, as iu shua pasioni kahere i zgjuar ne qenie: te mblidhte libra dhe ti lexonte. Madje, fshehurazi, me shoket e tij mblidhte libra nga shtetet fqinje dhe kalonte naten duke i mesuar te tjeret te lexonin dhe te shkruanin. Perfundimisht, u vetedijesuan se ne cfare terri kishin jetuar. Dhe keshtu u shtua numri i njerezve qe dinin te lexonin, d.m.th. i atyre qe e kuptuan se perse mbreti ndaloi hyrjen e librave ne mbreterine e tij.

KALVINO

Aventura e bashkeshorteve

Arturo Masalari punonte ne turnin e nates qe perfundonte ne gjashte te mengjesit. Nga shtepia deri ne uzine kishte nje cope rruge. Ne vere kete rruge e bente me biciklete, kurse dimrit ose diteve me shi shkonte me tramvaj. Ne shtepi arrinte gjithmone ne shtate pa nje cerek ose ne shtate fiks, pak perpara, ose pikerisht ne kohen kur niste te binte zilja e ores se Elides, te shoqes se tij.
Zilja e ores dhe hapat e burrit qe hynte ne apartament shpesh shkriheshin ne mendjen e Elides ne nje te vetme, duke u futur dhunshem ne gjumin e saj, ne gjumin e embel te mengjesit, te cilin ajo mundohej ta zgjaste edhe disa sekonda, duke zhytur koken thelle ne jastek. Pastaj, duke e permbledhur veten, ajo kercente nga shtrati, fuste verberisht krahet ne menget e rrobes se shtepise dhe, pa larguar floket qe ia zinin syte, hynte ne kuzhine, ku Arturo nxirrte nga canta kutine e zbrazet dhe termosin dhe i vente mbi lavaman. Ai tashme kishte ndezur furnellen dhe kishe vene kafen. Sa takonte veshtirmin e tij, Elida kujtohej menjehere, fillonte te rregullonte floket me duar dhe mundohej te hapte sa me shume syte e pergjumur, sikur turperohej qe burri gjithmone kur kthehej nga puna e gjente te parregulluar dhe te pergjumur. Kur dy njerez flejne bashke, atehere ndryshon puna: ata zgjohen bashke dhe jane te dy njesoj.
Megjithate, ndonjehere ajo nuk zgjohej dhe ai atehere hynte ne dhome me filxhanin e kafes dhe e ngacmonte derisa fillonte te binte zilja e ores se saj. Ne keso castesh gjithcka ishte e mrekullueshme: nje grimase pakenaqesie, sepse iu prish gjumi, duart lakuriq, qe embelsisht e kapnin ate nga koka dhe qe pastaj, po me aq embelsi, binin mbi supe dhe i rrotulloheshin rreth qafe. Perqafoheshin. Arturo ende nuk kishte arritur te hiqte mushamane, dhe, duke u shternguar ne trupin e tij, Elida e merrte vesh menjehere se ckohe ishte: nese mushamaja ishte e lagur, do te thoshte se ne rruge tani kishte mjegull ose binte shi, kurse nese ajo ishte e ftohte, do te thoshte se jashte binte bore. Ne mengjes ne shtepi bente ftohte, megjithate Elida fillonte te lahej. Menjehere pas saj ne banjo hynte Arturo dhe pa u nxituar fillonte te shplante pluhurin e fabrikes dhe vajin e makinave. Ne keto caste, kur ata qendronin njeri prane tjetrit te lavamani, duke e prekur njeri tjetrin me berryla, vazhdimisht duke ia kaluar njeri tjetrit sapunin apo pasten e dhembeve dhe duke vazhduar biseden, ne keto minuta ata ndiheshin afer njeri tjetrit dhe kjo shkaktonte ne shpirtin e tyre nje batice te detit te dashurise se tyre. Por, pa pritur, Elida bertiste: O Zot, sa vone! dhe dilte nga banja, vishej shpejt e shpejt dhe, gjithmone duke nxituar, qendronte nje minut perpara pasqyres se dollapit per tu krehur, duke shternguar me dhembe karficat dhe duke kaluar me shpejtesi kraherin mbi floket e shprishur. Menjehere pas saj hynte Arturo me cigaren e ndezur, qendronte ne vend, shikonte gruan, thithte cigaren dhe i dukej sikur ishte njeriu me i ngathet, sepse nuk mund ti ofronte as me te voglen ndihme. Elida dilte ne korridor dhe vishte pallton, e puthte te shoqin dhe e hapte deren. Degjoheshin hapat e saj qe zbrisnin shkallet.
Arturo mbetej vetem. Duke degjuar troktitjet e takeve te saj, ai vazhdonte ta percjellte ate edhe pasi delte ne rruge. Me imagjinaten e tij ai e ndiqte kur kalonte oborrin, te kthesa e madhe, neper trotuar dhe deri te stacioni i tramvajit. Degjonte se si kerciste trupi metalik i tramvajit, si ndalej, degjonte tringellimen e shkalles metalike nen kembet e cdo udhetari dhe mendonte: Ja, ajo u ul dhe shikonte gruan e tij ne mes te turmes se punetoreve ne vagonin numer nentembedhjete i cili conte ne fabrike.
Ai shuante bishtin e cigares, mbyllte kanatet qe ne dhome te behej erresire dhe shtrihej te flinte.
Krevati ishte ashtu sic e kishte lene Elida, por ana nga flinte ai ishte fare e paprekur, sikur ta kishte rregulluar ne ate cast. Ai shtrihej ne pjesen e tij, pastaj, ngadale, nga pjesa e Elides zgjaste se pari njeren kembe, pastja tjetren, dhe ne fund fare e kuptonte se tashme ishte shtrire i teri ne vendin e gruas se tij, ne pjesen e ngrohte, qe e ruante akoma formen e trupit te saj; rraste fytyren ne mekresen e saj dhe, duke ndiere aromen e flokeve dhe te trupit te Elides, flinte i lodhur.
Ne mbremje, pak para se te kthehej Elida, Arturo ngrihej dhe fillonte te merrej me ndonje pune, ndizte furnellen dhe vinte ndonje gje per te zier. Ne keto ore perpara darkes ai gjithnje bente pune shtepie, rregullonte krevatin, fshinte dyshemene, bile ndonjehere fuste ne uje rrobat e mbledhura per tu lare. Por Elides nuk i pelqenin keto pune, se nuk i bente ashtu si duhej; ne te vertete ai nuk mundohej shume per ti bere mire; gjithcka per te ishte si nje ritual qe i ndihmonte te priste gruan. Ne kete kohe ne rruge ndizeshin dritat dhe Elida shkonte neper dyqane, midis turmes se pazakonshme per ate ore te dites, qe gjalleronte vetem ato lagje ku grate ishin te detyruara te blinin ushqimet ne mbremje.
Me ne fund, nga poshte shkalleve degjoheshin hapat e saj, por tani, ndryshe nga ato te mengjesit, ishin te ngadalshem dhe te zvarritur, sepse Elida kthehej e lodhur pas nje dite pune, me canten e mbushur plot. Arturo i dilte perpara, ia merrte canten e rende nga dora dhe, duke biseduar te dy bashke, hynin brenda. Pa e hequr pallton ajo perplasej ne ndonjeren nga karriget ne kuzhine, derisa Arturo fillonte te nxjerrte ushqimet nga canta. Pastaj ajo thoshte: Duhet te ngrihem dhe ti pervishem punes, ngrihej prej karriges, hiqte pallton dhe vishte rroben e shtepise. Ata fillonin te pergatisnin ushqimin: darken per dy veta, ato qe do te merrnin me vete: Arturo per te ngrene ne oren nje te nates; mengjesin qe do te merrte me vete Elida si dhe ndonje gje tjeter per Arturon, qe, ne mengjes heret, te hante dicka te gatshme.
Ajo here hidhej ne furnella here ulej ne karrigen e thurur prej kashte dhe i tregonte atij se cfare duhej te bente. Ai, duke e ndier veten te clodhur, mundohej me te gjitha forcat ti ndihmonte, bile perpiqej qe gjithcka ta bente pa ndihmen e Elides. Megjithate, sa me teper qe mundohej, aq me pak i ndihmonte, sepse ishin mendime te tjera ato qe e preokuponin. Ne caste te ketilla, ngandonjehere, ata ishin gati edhe te grindeshin, gati ta fyenin njeri-tjetrin, sepse ajo kerkonte qe ai te ishte me i vemendshem, ta bente gjithcka si duhej, ose ti rrinte me prane, te lidhej me shume me te, ti jepte zemer. Kurse atij, pasi i kalonte entuziazmi i ardhjes se saj, i fluturonte mendja shume larg nga shtepia dhe mendonte se duhej te pergatitej, sepse po afrohej koha per te ikur ne pune.
Por ja tani, tryeza ishte shtruar dhe atyre nuk u mbetej me asgje per te bere. Papritur ata ndienin nje pikellim te padurueshem: Sa pak kohe mbetej per te ndenjur bashke!
Perqafoheshin dhe Arturit i dukej se vetem tani e ndiente me te vertete se sa e mrekullueshme dhe e pakrahasueshme ishte e shoqja.
Elida lante enet, fshinte shtepine dhe tundte koken ne heshtje, kur shikonte ndonje pune qe e kishte kryer Arturo. Ai kalonte me biciklete rrugicave te errta, nen feneret e rralle dhe ndoshta tani ishte duke kaluar prane uzines se gazit. Elida shtrihej ne shtrat dhe shuante driten. E mbledhur, ne krahun e saj, prekte me kembe ate pjese te krevatit ku duhej te ishte shtrire Arturo, duke u munduar te ndiente ngrohtesine e trupit te tij, por gjithmone vinte re se atje ku ishte ajo ishte pjesa me e ngohte dhe kjo do te thoshte se Arturo gjithashtu kishte fjetur ne krahun e saj. Dhe ndiente nje dashuri te pafund per te.

HIROSI (1862-1935)

Bashkia e qytetit
Rojtari plak, i veshur keq,
Me foli me ashpersi te porta,
Mendjemadh, si roje perandori.
Ah, ftohte! I kerrusur ngjitem ne bashki,
Neper shkallet e pafund.

RULFO

U thuaj te mos me vrasin

- U thuaj te mos me vrasin, Hustino! Hajde, shko dhe u thuaj. Ne emer te Zotit - ashtu u thuaj. U thuaj te kene meshire.
- Nuk mundem. Eshte nje kapter qe si ha palla per ty.
- Le te te degjoje. Beje per vete dhe i thuaj se me ka futur friken ne palce. I thuaj, ne ditsh Zotin, te mos me vrase.
- Nuk eshte fjala per frike. Duket se vertet do te vrasin. Une nuk kthehem me atje.
- Nisu edhe nje here. Vetem edhe nje here, mbase ben dicka.
- Jo. Nuk me shkohet. Une jam yt bir. Nese u them, do ta marrin vesh kush jam dhe mund tju teket te me pushkatojne edhe mua. Le te mbetet me kaq.
- Hajde, nisu Hustino. U thuaj te kene pak meshire. Vetem kaq u thuaj.
Hustino shtrengoi dhembet dhe duke tundur koken tha:
- Jo.
Edhe me tutje vazhdonte te mohonte me koke.
- I thuaj kapterit te te takoje me kolonelin. Tregoi se jam plak, sa pak vlej. Cdobi nga vdekja ime? Asgje. Fundja, edhe ai ka shpirt. I thuaj te me kurseje per shpirt te tij.
Hustino u ngrit nga grumbulli i gureve ku ishte ulur dhe u nis nga dyert e oborrit. Atehere u kthye e tha:
- Mire. Po nese me pushkatojne, kush do te kujdeset per gruan dhe femijet e mij?
- Dora e Zotit, Hustino. Zoti do te kujdeset per ta. Vetem ti shko dhe shiko cmund te besh per mua. Kjo eshte me e ngutshme.
E sollen ne agim. Dita tashme kishte zbardhur, po ai edhe me tutje ishte aty, i lidhur ne shtylle, duke pritur. Nuk mund te ishte i qete. Vendosi te fleje pak, se mos qetesohej, por nuk e zinte gjumi. Edhe uria i kishte kaluar. Nuk kishte vullnet per asgje. Vetem te jetoje. Tash, kur e kishte gjithnje e me te qarte se do ta vrisnin, kishte nje deshire te madhe per te jetuar, cfare mund te ndjeje vetem ai qe sapo ka shpetuar nga pushkatimi.
Kush do te thoshte se do te shpupuritej ajo pune aq e hershme, e harruar dhe e varrosur. Ajo - kur ishte detyruar te vriste Don Lupen. Jo kot se koti, sic e paraqesin ata nga Alimi, por per shkak se kishte arsye. I kujtohej:
Don Lupe Tereros, pronar i Puerta de Piedras, ishte miku i tij. Kurse ai, Huvensio Nava, do ta vriste. Ta vriste se ishte patron i Puerta de Piedras dhe pse, sado qe e kishte mik - e kishte penguar kullotjen e bagetise se tij.
Ne fillim e permbante veten per shkak te marreveshjes. Por me vone, kur nisi thatesia, duke e pare se bagetia e lodhur nga uria ngordhte nje nga nje, kurse Don Lupe, miku i tij, nuk i jepte bar nga kullosat e veta, prishi rrethojen dhe futi bagetine e uritur ne livadhet e tij. Kjo nuk i pelqeu Don Lupes, ndaj urdheroi te mbyllej serish rrethoja. Pastaj ai, Huvensio Nava, e hapi prape shtegun. Keshtu rrethoja diten ndreqej, naten thyhej, kurse kopeja rrinte gjithmone prane rrethojes duke pritur: kopeja e tij, e cila kurre me pare nuk i kishte marre ere kot kulloses.
Megjithate Don Lupe dhe ai vazhdonin te bisedonin, pa u marre vesh.
Dhe nje dite Don Lupe i tha:
- Degjo Huvensio, vetem nje kafshe po ta shoh ne kullose, do ta vras.
Kurse ai iu pergjegj:
- Degjo, Don Lupe, nuk eshte faji im qe bagetia do te haje. Ajo eshte e pafajshme. Edhe une do te veproj ashtu, nese mi vret.
Dhe ma vrau nje meshtjere.
Kjo ndodhi para tridhjete e pese vjetesh, ne mars, kurse ne prill u gjeta ne male, duke iu shmangur ndjekjes. Nuk bene pune as dhjete lope qe ia dhashe gjykatesit, as hipoteka e shtepise per te paguar kaucionin. Biles, edhe kur nga ajo qe mbet u pagua per te mos me ndjekur, ata vazhduan te me ndjekin. Prandaj erdha te jetoj me djalin ne kete toke qe i thone Palo de Venado. Djali u rrit, u martua dhe beri tete femije. Kurse kjo pune u duk se u vjeterrua. Prandaj duhej te harrohet. Por ja se nuk qenka harruar.
Atehere pata llogaritur se me njeqind pezose cdo gje do te rregullohej. I ndjeri Don Lupe ishte i vetem, kishte gruan dhe dy carroke qe ende nuk kishin filluar te ecin. Edhe vejusha se shpejti nderroi jete, si thone, nga pikellimi. Kurse djemte i shpuren larg, te ca te aferm. Keshtu, sa u takonte atyre, nuk kisha dert.
Por te tjeret mendonin se duhej te denohesha, mbase per te me frikesuar e per te me plackitur. Gjithnje, kur dikush vinte ne fshat, me lajmeronin:
Ja, po vijne te huajt, Huvensio.
Kurse une ikja ne male, fshehesha mes drunjve dhe kaloja dite duke u ushqyer me barera. Ndonjehere detyrohesha te ikja ne mes te nates, thuase me ndiqnin qente. Keshtu zgjati kjo nje jete te tere. Jo nje e dy vite. Nje jete te tere.
Dhe tash erdhen pas tij, kur nuk priste me njeri, i mbeshtetur ne harresen; duke besuar se te pakten ditet e fundit do ti kalonte ne paqe. Te pakten kete mendonte do te me ofroje pleqeria. Do te me lere te qete.
Kjo shprese e mbante. Pranadaj i dhembte te mendonte se do te vdiste papritur, ne ate moshe, pas gjithe asaj lufte per ti shpetuar vdekjes; meqe vitet me te mira i kishte kaluar duke u endur vend ne vend, i frikesuar nga te papriturat, trupi me ne fund ishte shnderruar ne nje lekure laprore te rregjur nga ditet e zeza kur i fshihej secilit.
A nuk erdhi deri aty sa edhe gruaja ta braktise? Ate dite qe e gdhiu pa grua as qe i ra ndermend ta kerkoje. Vetem per te mos zbritur ne fshat, e la te shkoje, pa pyetur ku dhe me ke shkoi. E la te ike sic iken gjithe te tjerat. Vetem jeta i kishte mbetur, qe e ruante si syte e ballit. Nuk mund te lejonte ta vrisnin. Nuk mundte. Tash edhe me pak.
Por e nxoren qe andej, nga Palo de Venada. Nuk kishin nevoje ta lidhnin qe te shkonte pas tyre. Ecte vete, me duart e lidhura nga frika. E kuptuan se nuk ishte me ne gjendje te vraponte me ate trup te plakur, me ato kembe te holla si shavare te thare, qe kishin vdekur nga frika. Shkonte drejt vdekjes. Te vdese. Keshtu i thane.
Tashme e kishte te qarte. Filloi te ndjeje ne bark ate mundimin qe e kaplonte kur ballafaqohej me vdekjen, ne sy lindte droja, kurse goja mbushej me gllenjka uji te hidhur qe duhej gelltitur pa deshire. Dhe ajo me cka i vdisnin kembet derisa koka zbutej, kurse zemra rrihte marrezisht ne brinje. Jo, nuk pajtohej me mendimin se do ta vrisnin.
Duhej ushqyer shpresen. Ende diku ekzistonte uzdaja, cfaredo qofte. Ndoshta kishin gabuar. Ndoshta kerkonin nje Huvensio Nava tjeter, dhe jo ate Huvensio Nava.
Me duar te varura ecte i heshtur midis ketyre njerezve. Agu ishte i ngrysur, pa yje. Era frynte duke ngritur dheun e thate, duke e shpjere tutje, plot me ate ere ndryshku qe mberthen pluhurin e rrugeve.
Syte e turbulluar nga vitet, shikonin ne erresire dheun qe ikte nen kembe. Ketu, ne kete toke, ishte e tere jeta e tij. Gjashtedhjete vjet jetonte ne te dhe prej saj, e shterngonte ne grusht, e shijonte, sic provohet shija e mishit. E shikonte gjate, duke depertuar deri ne imtesite me te thella, duke u embelsuar me cdo hap, thuajse ishte i fundit, i vetedishem se mund te ishte i fundit.
Thuajse kerkonte te thoshte dicka, shikonte njerezit qe kalonin prane tij. Do tu thote ta lirojne, ta leshojne: Nuk i kam bere kujt keq, djema, do tu thote, por edhe me tutje heshtte. Do tju them pak me tutje, mendonte. Por vetem i shikonte. Mund ti mendonte edhe si miq; por nuk deshte. Nuk ishin miq. Nuk e dinte kush ishin. I shihte se si ktheheshin kohe pas kohe dhe perkuleshin te shikonin se nga shpiente rruga.
Per here te pare i verejti ne te ngrysur te dites, ne ate cast kur cdo gje duket e perzhitur nga thatesia. Kalonin hullite e miserishtes se bute. Dhe ai zbriti: deshi tju thote se aty kishte filluar te rritej misri. Por ata nuk u ndalen.
I pa me kohe. Gjithnje cdo gje te shikonte me kohe. Mund te fshihej, te shkonte per disa ore ne mal, derisa te iknin, pastaj zbriste serish. Fundja, misri edhe ashtu nuk do te behej. Ishte koha te binte shi, e shi nuk ra, dhe misri filloi te vyshkej. Do thahej, patjeter.
Tash ecte bashke me ta, duke u permbajtur, pa i lutur ta leshojne. Nuk ua shihte fytyrat; shihte vetem ca krijesa qe afroheshin ose largoheshin prej tij. Kur foli, nuk e dinte ne e kishin degjuar:
- Askujt asnjehere nuk i kam bere keq - keshtu tha. Por asgje nuk ndryshoi. Dukej se asnjera nga ato krijesa nuk e kuptoi. Fytyrat nuk u kthyen ta shikojne. Mbeten njesoj, thuajse ecnin te pergjumshem.
Atehere mendoi se nuk kishte me se cte thoshte, se shpresen duhej kerkuar ne nje tjeter vend. Perseri leshoi duart dhe u afrua prane shtepive te para te fshatit duke ecur midis ketyre kater njerezve, te ngrysur nga erresira e nates.
- Kolonel, ai burri eshte ketu.
U ndalen te nje hapje e ngushte e deres. Ai qendroi, duke mbajtur nga respekti kapelen ne dore, duke pritur te shikoje dike duke dale. Por doli vetem zeri:
- Ai nga Paolo de Venada, kolonel. Urdheruat ta sjellim.
- Pyeteni nese ka jetuar ndonjehere ne Alima - foli prape zeri nga brenda.
- Hej, ti! Ke jetuar ndonjehere ne Alima? - pyeti serish kapteri qe rrinte para tij.
- Po. I thuani kolonelit se jam pikerisht prej atje. Atje kam jetuar deri vone.
- Pyeteni a e ka njohur Guadalupe Tererosin.
- Thuaj: e ke njohur Guadalupe Tererosin?
- Don Lupen? Po. I thuani se e kam njohur. Ka vdekur.
Atehere zeri nga brenda e ndryshoi tonin:
- E di se ka vdekur, tha. Dhe vazhdoi te fliste sikur te bente muhabet me dike, andej pertej muri.
- Guadalupe Tereros ishte im ate. Kur u rrita dhe e kerkova, me thane se ka vdekur. Por veshtire eshte te rritesh duke e ditur se smund te kapesh per asgje qe ka rrenje. Me ne ndodhi pikerisht kjo.
Me vone e mora vesh se e kishin vrare, e kishin prere, pastaj ia kishin ngulur brinjet e kaut ne bark. Me thane se keshtu kishte duruar me shume se dy dite, dhe kur e kishin gjetur, ne nje perrua, ishte ende ne agoni dhe lutej qe dikush te kujdesej per familjen e tij.
Kjo, si duket, harrohet me kohe. Njeriu perpiqet ta harroje.Vetem nuk harrohet vetedija se edhe me tutje jeton ai qe e ka bere kete, duke e ushqyer shpirtin e vet te kalbur me iluzionin e jetes se amshueshme. Atij nuk mund tia fal, edhe pse nuk e njoh; por fakti se u gjeta ne vendin ku e di se ai jeton, me shtyn ti jap fund kesaj. Nuk mund ti lejoj te jetoje edhe me tutje. Ai nuk do te duhej as te lindte.
Ketu, perjashta, degjoheshin qarte fjalet e tij. Pastaj dha urdher:
- Merreni dhe lidheni, le te mundohet nje kohe, pastaj pushkatojeni.
- Shikomeni, kolonel - lutej ai. - Tash nuk vlej asgje. Edhe ashtu do te vdes qyqe vetem, i urryer, ne pleqeri. Mos me vraj!
- Merreni! perseriti zeri nga brenda.
- Kolonel, une tashme e kam paguar. Shume here kam paguar. Mi kane marre te gjitha. Me kane denuar ne te gjitha menyrat. Dyzet vjet kalova i fshehur ne ethe te vazhdueshme se do te me vrasin ne cdo moment. Nuk e meritoj te vdes keshtu, kolonel. Me leni te pakten te me fale Zoti. Mos me vraj. U thuaj te mos me vrasin!
Mbeti aty i dermuar dhe hodhi kapelen pertoke. Bertiste.
Pastaj zeri nga brenda therriti:
Lidheni dhe i jepni te pije, derisa te mos dehet, qe te mos i dhembin plumbat.
Me ne fund u qetesua. Rrinte aty, kruspull, per shtylle. Erdh i biri, Hustino, iku i biri Hustino, pastaj u kthye dhe perseri shkoi.
U vune ne gomar. E lidhen fort ne samar qe te mos binte rruges. Ne koke ia rrasen nje thes, qe te fshehte shemtine. Pastaj i dhane kamxhik gomarit dhe shpejt kaluruan ne kolone qe te mberrijne me kohe ne Palo de Venado dhe te pergatisin rojen e te ndjerit.
Nusja dhe nperit do te habiten - i tha. - Do ta shohin fytyren tende dhe nuk do te besojne se je ti. Kur do te shohin te pushkatuar, te bere shoshe nga gjithe ato plumba, do te thone se te ka rrjepur kojoti.

KLABUND (Alfred HENSCHKE)

Dy mbreteri

Paqe kishte mbi toke. Sepse toka ishte e qete, dhe njeriu ishte i qete, dhe qielli ishte i qete, dhe i biri i qiellit. Nuk flitej sa per te folur. Flitej me mend. Jeta ishte e thjeshte dhe serioze. Hareja mbushte zemrat e jo kafet. Secili bente punen e vet: punonte fushen, ruante bagetine, e donte gruan. Secili kishte mendimet e veta: ndiqte rruget e yjeve dhe xixellojat e arta, kujdesej per zvarritjen e breshkes dhe lexonte fatin ne polenin e shperbere te luleve te lule-profetit Shi. Qytete kishte pak. Femijet i edukonte bashkesia. Vetem festat e shenjta festoheshin sipas zakoneve te mesuara. Veshmbathja ishte si pluhuri i tokes: e mbyllte. Vetem te vdekurve per dashurine e pershpirtjeve u dhurohej ar. Pleqte, varfanjaket, vejushat, ushqeheshin nga parate e perbashketa. Lypes nuk kishte. Secili mund te merrte fryme, te hante, te qeshej, te jetonte. Djali sherbente babain, bija nenen, bashkeshorti e bashkeshortja sherbenin njeri-tjetrin. Kushdo qe binte, i ndihmonin te ngrihej. Ne varrin e te drejtit qante gjithkush. Princi ecte mbi mushke si nje nepunes i thjeshte, dhe me deshire shkonte mysafir te Plaku i malit. Atje rrinte te kembet e tij, dhe derisa vesa sterpikte nga gjethet, cinxerri cinxerronte, plymi i rosave te egra me krrokatje cante horizontin. Plaku i fliste dhe mbjellte faren ne shpirtin e tij, e cila per femijet e vendit te tij kishte mbire si nje nga lulet me te bukura.
Por kohet nderruan. Edhe njerezit. Harruan te mendojne e te veprojne mire. Thjeshtesia u be lemsh me kaosin, qetesia e bute me zhurmen zelarte, pushteti fisnik me tiranine e ashper. Thirrja e bute me klithje te eger. Veshjet e arta festive te dikurshme mbaheshin perdite, pernate, kurse te vdekurve u venin mbi varre simbole te mjera. Ne vend se te vdekurit te rigjenin vetveten ne nje jete te re (sepse ky eshte kuptimi i vdekjes, e cila vetem ne pamje eshte vdekje, sic eshte edhe kjo jete vetem ne pamje jete), ata peshperisnin: leri te vdekurit, sepse ne do te jetojme. Cna duhen kohet e kaluara, koha e mencurakeve te vjeter dhe e Plakut te maleve? Ne duam nje kohe te re, nje kohe fringo te re. Ajo do te shkelqeje, si ky kazan i bakrit ku kavurdiset zogu, si ajo kupe kristali plot vere e urti. Do te ndricoje si ndricojne naten me mijera qytete tona, me milione llampione, ose si patina ne kupolen grandioze te tempullit ne Cei-kong. Keshtu flisnin, e flisnin pa pertypur. Dhe flisnin vetem sa per te folur, dhe mendonin vetem sa per te menduar. Dhe keshtu harmonia e mendimit dhe e vepres ishte ndare ne nje dyshe djallezore. Kurse harmonia trizeshe e shpirtit, arsyes dhe te qenmes ishte keputur ne nje dis-harmoni. Shpirti ishte shpirt dhe vetem per vete. Arsyeja ishte arsye dhe vetem per vete. Te qenmit ishte te qene dhe vetem per vete. Djali nuk e sherbente te jatin, as vajza te emen. Dhe gruaja u be rob i burrit, kurse burri, rob i gruas. Lypesit rrinin ne lecka para shenjterive, shenjterite ne recka para lypsareve. Populli vuante urie. Vejushat blasfemoheshin. Jetimet maltretoheshin. Pleqte merdhiheshin neteve te dimrit. Secili e edukonte femijen sipas perdhosjes se vet.
Kurse Princi ne kale te bardhe, me frere argjendi, ne mes te kavalkades se fisnikeve dhe bujareve shkoi ne mal te Plaku. Vrapoi me revan midis fushave te orizit dhe te misrit, thundrat e atllareve shkelnin bereqetin, thirrjet e percjellesve shnderonin grate qe punonin ne fushe, kurse ai nuk u pergjigjej pershendetjeve te pervuajtura te fshatareve te tij. Argatet duke u ankuar dhe duke renkuar hidheshin para kalit te tij, kurse ky, duke u bere bisht, kapercente mbi ta.
Dhe ai lidhi, ne deren e kasolles jeremite, kalin e tij te luftes, ne qimet e bardha te te cilit kishte ende gjak te nxare te armikut. Kaloresit zbriten kuajt ne barin para kasolles dhe filluan te pine e te bejne zhurme. Disa prej tyre nxorren harqet dhe nisen te gjuajne me shigjeta zogjte kengetare neper dege ose mjellmat qe lundronin liqerit te vetmuar te pyllit.
Princi hyri ne kasolle me mburje, me doren ne kapzen diamantore te shpates. Aty rrinte i ulur Plaku i maleve, me 111 vjetet e tij, i thinjur si kraneza, para librit me tri vula. Princi ngriti doren e i tha: Pershendetje, o Vu i madh, magjistar madheshtor!

Plaku u ngrit me fytyren e perzhitur nga mosha si kodra e amshueshme. Por syte dukeshin si lule te kaltra. Koken e kishte lehtesisht te mbuluar me bore. Por kishte nje drite e diellit qe rezatonte ate bore. Duke hapur gojen, Plaku tha ate qe kishte menduar:
Te pershendes, o Princ. Fale o lartmadheri perulesine time qe po korrigjon poziten qe ia kishe percaktuar. Ai, qe ti e therret Vu, magjistar i madh, eshte Ju, njeri i vogel qe gjykon ne harmoni me tri gjera. Urtak, pra. Dhe plak. Ke ardhur te me pyesesh per koherat e mira, te shkuara, sepse ka ardhur nje kohe e re, e lige, si furtune. Qielli i kalter eshte fshehur. Kthjelltesia eshte shnderruar ne muzg. Ne vend te diellin mbreteron rrufeja, dhe ne vend te xefirit, furtuna. Ne vend te veses, derdhet shi. Ne vend te bilbilit, kendon bubullima. Ju keni dale nga vetvetja, ne vend qe te hyni ne veten tuaj. Keni guxuar te kultivoni lule nga pishat dhe fruta nga manushaqet. Lufte keni bere me bargjane ne vend te armeve, kurse paqja juaj ishte lufte me thika. Vellai e urren vellain, gruaja - gruan. Ben kerdi e paqenesishmja. E qenesishmja ka ikur. Hiqe gunen e arte dhe unazat e arta nga gishtat, qe ua ke vjedhur nga varret te pareve! Hiqe masken e pushtetit nga fytyra, ajo te shemton. Shprish veprat qe ke bere. Rreno pallatet qe ke ndertuar, shperndaji guret e pacmueshme fukarenjve qe humbin kohe para tempullit te zotit te huaj. Shperndajua percjelljen tende, hordhi fisnikesh, neper stepa, vellezerve te tyre larashe e cakej. Kurven me te mjere prej cajtores me te ndyre ne kryeqytet beje princeze, pastaj perseri eja, vetem me bohce, pa kale, pa percjellje, pa mushke; por ne kembe, me shkopin qe e gdhend vete. Kurse une do te mesoj te lexosh e te mendosh, te veprosh sipas librit me tri vula, qe quhet I-hi-vei, ose Mesimi per trezereshin e shenjte. Sepse treshi eshte numer i shenjte. Ai eshte qielli, toka, njeriu. Une, ti dhe ajo. Kete te them une.
Dhe Princi u tremb deri te zemra e tij me e thelle, zemra e trete.
Nuk gjeti fjale ndarjeje ose falemnderimi.
I heshtur u largua nga kasollja jeremite.
Dhe i heshtur u kthye te bashkudhetaret.
Qeshja e tyre u step, tingulli i kupave u ngri.
Teli i harkut te drejtuar drejt Yllit te Mbremjes, u keput.
E shikuan ballin e princit: ne te ishte hapur nje hulli. Qe vrraga e plages se pasherueshme.
Dhe ai foli:
E pash Kulcedren Lung. Tymonte dhe fluturonte ne ajer, dhe nje ere me perplasi per toke. Balli im qelloi gurin e u ca, dhe shih: nga koka rrodhen kandrra: morra, dhe gafore, dhemza.-
Mbremja ishte e kendellur mbi pyllin e pishnajave.
Princi shqeu veshjen e mendafshte. Hoqi shalen e kalit, rripat e shtrenjte, gunat dhe stolite.
Dhe lakuriq i hipi kalit te pashaluar dhe kaluroi ne mbremje.
Kaluronte ne drejtim te perendimit te diellit deri te shkretetira e madhe, dhe kaluroi neper shkretetire, dhe askush me nuk e pa.
Ka qe thone se arriti deri ne vendin perendimor Ta-cin dhe atje rrefeu urtine e Plakut te maleve, se jetoi nje pleqeri te thelle dhe se ai vete u be Ju-kiao.

KOSKE

Per te shitur - gjithcka lire
per te blere - shtrenjte gjithcka,
pa prandaj fshatari mbeti
pergjithmone fukara!


PAZ

Emri yt
Lind nga une, nga hija ime,
agon nga lekura ime,
dite drite e kotur.
Pellumb i eger emri yt,
i drojtur mbi supin tim.

Fytyre e re
NATA fshin net nga fytyra jote,
derdh vajera ne qepallat e tua te thata,
djeg ballin tend mendimin
dhe pas mendimit kujtesen.

Midis hijeve qe te permbytin,
tjeter fytyre gdhihet.
Dhe ndiej se prane meje
nuk je ti ajo qe po fle,
por ajo cupka qe ishe
dhe qe priste sa te te merrte gjumi
qe te kthehej e te me njihte.

Kalim
Me shume se ajer
me shume se uje
me shume se buze
i lehte, i lehte
Trupi yt eshte gjurma e trupit tend.

Shkrim
I vizatoj keto shkronja
ashtu sic ben drita me imazhet e saj
qe pastaj fryn mbi to dhe skthehet me pas.



Vegim
Nese njeriu eshte pluhur
ata qe po bredhin fushes
Jane njerez

Plotesues

Ne trupin tim ti kerkon malin,
diellin e tij te varrosur ne pyll,
Ne trupin tend une kerkoj barken
te humbur ne mes te nates.

Marreveshje
Carlos Fuentesi-it

Siper uji
poshte pylli
era neper udhe
pusi i qete
kova eshte e zeze. Uji i forte
Uji zbret gjer te pemet
Qielli ngjitet gjer te buzet.


Oscar WILDE

Bilbili dhe trendafili

Ajo tha se do te vallezonte me mua po i solla trendafila te kuq, therriste studenti i ri, por ne gjithe kopshtin tim ska asnji trendafil te kuq.
Nga foleja ne trungun e lisit e degjonte bilbili,e shikonte neper gjethe dhe mahnitej.
Asnje trendafil i kuq ne gjithe kopshtin tim! therriste ai, dhe syte e bukur iu mbushen lot. Ah, nga cgjera te vogla vareshka dashuria! Kam lexuar gjithe ckane shkruar te urtet, i di gjithe te fshehtat e filozofise, e prape, prej nje trendafili te kuq jeta mu be mjerim.
Ja, me ne fund nje dashnor i vertete, tha bilbili. Pernate kam kenduar per te, edhe pse njohur se kam; nate e pernate u kam deftuar yjeve rrefimin e tij dhe tani po e shoh. Flokun e ka te erret si zymbyl i celur, e buzet e kuqe si trendafil i deshirave te tij; por afshi ia ka bere fytyren si fildish te zbehte, dhe trishtimi i ka vene vule vetulles se tij.
Nesermbrema princi ben ballo, murmuriti studenti i ri, dhe aty do te jete e dashura ime. Trendafil te kuq po i solla, me mua do te vallezoje deri ne agim. Trendafil te kuq po i solla, do ta kem ne perqafim, dhe koken do ta mbeshtete ne supin tim, dhe dore e saj do te jete nga imja e mberthyer. Por, nuk kam trendafil te kuq ne kopsht, ndaj do te rri i vetem e ajo do te kaloje ndane. Ajo nuk do te me vereje, e zemra do te me thyhet cope.
Ja, njemend, nje dashnor i vertete, tha bilbili. Ate qe une kendoj, ai e vuan; ceshte kenaqesi per mua, dhimbje e eshte per te. Dashuria, e mahnitshme eshte, vertet. Me e cmueshme se smeraldet, me e dashur se opalet e lemuar. Perlat si shege nuk e blejne dot, as nuk e gjen tregjeve po tu biesh. Nuk blihet nga tregtaret, as ne peshore me flori nuk matet.
Muzikantet do te ulen ne cepin e tyre, tha studenti i ri, do te luajne ne vegla harkore, dhe e dashura ime me tinguj te harfes e te violines do te vallezoje. Aq lehte do te vallezoje sa kembet token nuk do tia prekin, e percjellesit me ato veshje te shkelqyera, rreth saj do te mblidhen. Por me mua ajo nuk do te vallezoje, se une nuk kam trendafil te kuq ti dhuroj, dhe u hodh ne bar, e krodhi fytyren ne duart e tij dhe nisi te vajtoje.
Perse vajton ky? pyeti e vogla hardhuce e gjelber ndersa kalonte aty prane me bishtin perpjete.
Perse, vertet! tha flutura, qe perpelitej mbas nje rreze dielli.
Perse, vertet? i peshperiti luleshqera fqinjes se vete me ze te bute e te qete.
Po vajton per nje trendafil te kuq, tha bilbili.
Per nje trendafil te kuq? thirren ata; oh, sa qesharake! dhe e vogla hardhuce, qe kish nje dell per perbuzje, ia shkrehu gazit.
Por, bilbili e kuptonte te fshehten e trishtimit te studentit, dhe ndenji i qete mbi lis dhe mendoi per misterin e dashurise.
Pernjehere, hapi flatrat ngjyre kafeje per te fluturuar dhe u fut ne ajer. Kaloi mespermes barishteve si hije, dhe si hije fluroi neper kopsht.
Ne mes te nje lendine tek ishte nje kacube e bukur trendafili. Kur e pa iu afrua fluturim dhe u ul mbi nje gem.
Me jep nje trandafil te kuq, i tha, dhe ta kendoj me te emblen kenge timen.
Por kacuba tundi kryet. Trendafilat e mi jane te bardhe, i gjegji; te bardhe si shkume dallge, dhe me te bardhe se bora ne bjeshke. Por, shko te im vella, qe rritet anash ores se vjeter te diellit, mbase ai te jep ate qe kerkon.
Dhe bilbili fluturoi te kacuba e trendafilit qe rritej te ora e vjeter e diellit.
Me jep nje trendafil te kuq, i tha, dhe ta kendoj me te emblen kenge timen.
Por kacuba tundi kryet. Trendafilat e mi jane te verdhe, i gjegji; te verdhe si floku i sirenes qe rri mbi fronin e qelibarte, dhe me te verdhe se lule narcisi qe lulezon rudinave para se ti vije kositesi me kose. Por, shko tek im vella qe rritet nen dritaren e studentit, mbase ai te jep ate qe kerkon.
Dhe bilbili fluturoi te kacuba e trendafilit qe rritej nen dritaren e studentit.
Me jep nje trendafil te kuq, i tha, dhe ta kendoj me te emblen kenge timen.
Por kacuba tundi kryet.
Trendafilat e mi jane te kuq, i gjegji, te kuq si kthetrat e lumbardhes, dhe me te kuq se fletet te koraleve qe vale-vale lekunden shpellave te oqeanit. Por dimri dejte mi ka ngrire, bryma sythat tkurre mi ka, stuhia rremat mi ka thyer, ndaj sdo te kem asnje trendafil sivjet.
Nje trendafil te kuq, vetem kaq te kerkoj, i tha bilbili, vetem nje trendafil te kuq! Asnje shteg nuk paskam si ta gjej?
Ke nje shteg, i gjegji kacuba; por eshte aq i mnershem sa nuk guxoj te ta rrefej.
Ma rrefe, i tha bilbili, nuk kam frike.
Nese do trendafil te kuq, i tha kacuba, duhet ta krijosh nga kenga ne dritehene, dhe ta ngjyrosh me gjakun e zemres sate. Duhesh te me kendosh me parzmin mbeshtetur mbi gjemb. Gjithe naten duhet te me kendosh, dhe gjembi te ta shpoje zemren, dhe gjaku yt te rrjedhe dejve te mij dhe gjak imi te behet.
Vdekja eshte cmim i larte per te paguar nje trendafil te kuq, tha bilbili, dhe jeta eshte e embel per te gjithe. Eshte bukur te rrish ne pyllin e blerte e te kundrosh diellin ne karrocen e arte dhe henen ne karrocen me perla. E embel eshte eranda e murrizit, dhe te embel jane zymbylat qe fshihen livadheve dhe shqopa qe valevitet bregoreve. Porse dashuria, me e mire eshte se jeta, dhe ceshte nje zemer zogu kundrejt nje zemre njeriu?
Dhe i hapi flatrat per te fluturuar, e u zhyt ne ajer. E pershkoi kopshtin si hije, dhe si hije fluroi barishteve.
Studenti i ri ishte ende i shtrire ne bar, aty ku e kishte lene, dhe lotet ende nuk ishin thare nga syte e bukur.
Gezohu, thirri bilbili, gezohu; do te kesh trendafil te kuq. Nga kenga ne dritehene do ta krijoj, me gjakun e zemres sime do ta ngjyros. Te vetmin shpagim qe e kerkoj eshte te jesh dashnor i vertete, se Dashuria eshte me e urte se Filozofia, edhe pse eshte e urte, dhe me e fuqishme se Fuqia, edhe pse eshte e fuqishme. Ngjyre zjarri i ka flatrat, dhe ngjyre te zjarrte ka ne trup. Buzet e embla mjalte i ka, dhe fryme e saj si temjan eshte.
Studenti ktheu syte nga bari, dhe degjoi, por nuk e kuptonte ci deftonte bilbili, sepse i dinte vetem ato qe te shkruara jane nder libra.
Por lisi e kuptoi, dhe ndjeu trishtim, sepse e kishte per zemer bilbilin e vogel qe fole kishte ngritur ne deget e tij.
Ma kendo nje kenge te mbrame, i peshperiti. Do te jem i vetmuar pasi te kesh shkuar.
Dhe bilbili i kendoi lisit, e zeri i tij ishte si uji qe gurgullon nga kupa e argjendte.
Kur kishte mbaruar kengen, studenti u ngrit e nxori nga xhepi nje laps e fletore.
Ka forme, tha me vete, tek largohej barishtes kete sia mohon dot; por a ka ndjenja? Druaj se jo. Ceshte e drejta, eshte si e shumta e artisteve; gjithe stil, por pa sinqeritet. Nuk do ta flijonte veten per te tjeret. Nuk mendon vec per muziken, dhe gjithkush e di se artet jane vetjake. Prape, duhet pranuar se ka ca tinguj te bukur ne ze. Sa keq qe nuk kane asnje kuptim, e as ndonje dobi! Dhe u kthye ne dhomen e vet, u shtri ne shtratin e vogel dhe solli ne mend te dashuren e tij; dhe, pas nje casti, u krodh ne gjume.
Dhe kur hena ndriti ne qiell, bilbili fluturoi te kacube e trendafilit, dhe mbeshteti parzmin mbi gjemb. Gjithe naten kendoi, me parzmin mbi gjemb, dhe hena e e ftohte kristal u perkul ta degjonte. Gjithe naten kendoi, dhe gjembi i hyri thelle e me thelle, e gjaku rrodhi prej tij.
Kendoi, se pari per lindjen e dashurise ne zemren e cunit dhe cupes. Dhe ne gemin me te larte te kacubes se trendafilit celi trendafil i cmeritshem, petel per petel, tek kenga ndiqte kengen. I zbehte ish, si mjegulla qe rri mbi lum, i zbehte si shputat e mengjesit, e i argjendte si flatrat e agimit. Si hije trendafili ne pasqyre prej argjendi, si hije trendafili ne nje hurdhe uji, ashtu ishte trendafili qe lulezoi ne gemin me te larte te kacubes.
Por druri i thirri bilbilit te ngjeshej me fort ndaj gjembit. Ngjeshu me fort, bilbil i vogel, therriste druri, se do te zbardhe para se te bejme trendafilin.
Ndaj bilbili u ngjesh me fort ndaj gjembit dhe me e zeshme e me e zeshme u be kenge e tij, sepse ai i kendonte per lindjen e afshit ne shpirtin e djalit e te vajzes.
Dhe nje roze e lehte u shfaq nder petlat trendafili, si perskuqja e fytyres se dhendrit qe puth buzet e nuses. Por gjembi ende nuk kishte arritur zemren e bilbilit, ndaj zemra e trendafilit mbeti prape e bardhe, se vetem gjak i zemres se bilbilit mund ta skuqte zemren e trendafilit.
Dhe druri i thirri bilbilit te ngjeshej me fort ndaj gjembit. Ngjeshu me fort, bilbil i vogel, therriste druri, se dita do te linde para se trendafilin ta bejme.
Ndaj bilbili u ngjesh me fort kundrejt gjembit, e gjembi i preku zemren, dhe nje sembim i forte dhimbjeje e pershkoi. E hidhet e me e hidhet ishte dhimbja, dhe e bujshme e me e bujshme i behej kenga, sepse kendonte per dashurine qe persosej me vdekjen, per dashurine qe vdiste por jo ne varr.
Dhe trendafili i mrekullueshem u skuq gjak, si trendafili i qiellit lindor. I kuq ishte brezi i petlave, dhe i kuq si rubini ishte zemer e tij.
Porse zeri i bilbilit zuri te mekej, dhe flatrat e tij te vogla zune e rrihnin, dhe nje tis i holle i mbuloi syte. E mekur, me e mekur, u be kenga e tij, dhe ndjeu dicka qe frymen ia zinte ne gryke.
Mandej ia dha nje shperthimi te fundit te kenges. Hena e bardhe e degjoi, dhe e harroi agimin, por vazhdoi te rrinte ne qiell. Trendafili i kuq e degjoi, dhe u shkund i teri nga kenaqesia e ia hapi petlat e ajrit te ftohte mengjesor. Ekoja e coi tek shpella e saj e purpurte ne kodrina, dhe i zgjoi nga endrra barinjte e fjetur. U shpernda nder kallamet e lumit, dhe ata ia cuan porosine deri ne det.
Shiko, shiko! i thirri kacuba, na u be trendafili; por bilbili nuk bezani, se i vdekur rrinte shtrire ne barin e gjate, me gjemb ne zemer.
Dhe ne mesdite studenti e hapi dritaren dhe shikoi.
Oh, cdhurate e bukur e fatit, tha ai; ja tek eshte nje trendafil i kuq! Nuk paskam pare kurre ne jete te tille trendafil. Aq i bukur qenka sa jam i sigurt se ka nje emer te gjate latin; dhe u perkul dhe e keputi.
Pastaj vuri kapelen dhe rendi te shtepia e profesorit, me trendafil ne dore.
E bija e profesorit ishte ulur ne prag te deres duke tjerre mendafsh te kalter ne qerthull, dhe qenin e vogel e kishte te kembet.
Thate se do te vallezonit me mua po tjua sillja nje trendafil te kuq, foli studenti. Ja ku eshte me i kuqi i trendafilave ne boten mbare. Do ta vini sonte ndane zemres dhe derisa te vallezojme ai do tjua thote sa fort ju dua.
Por vajza u ngrys.
Druaj se nuk shkon me fustanin tim, u pergjegj; pastaj, nipi i kapelanit me solli ca margaritare te vertete, e te gjithe e dine se margaritaret kushtojne me shume se lulet.
Per bese, qenke shume mosmirenjohese, tha studenti i zemeruar; dhe e hodhi trendafilin ne rruge, ku ai ra mbi pusete dhe nje karroce i kaloi siper.
Mosmirenjohese! tha vajza. A di cka, ti je shume i pagdhendur, dhe, fundi i fundit, kush je ti? Nje student. Madje, sbesoj qe ke tokeza te argjendta ne kepuce sikur ka nipi i kapelanit,dhe u cua nga karrigia e hyri brenda ne shtepi.
Sa e marre qenka dashuria! tha studenti ndersa largohej. Nuk eshte as pergjysme e dobishme sa logjika, meqe nuk verteton gje pre gjeje, dhe gjithnje te flet per gjera qe skane per te ndodhur, e te ben ti besosh ato qe nuk jane te verteta. Bile, seshte as praktike, dhe, meqenese ne kete kohe te jesh praktik eshte gjithcka, do ti kthehem filozofise dhe do ta mesoj metafiziken.
Dhe u kthye ne dhomen e tij, nxori librin e madh te pluhurosur dhe filloi te lexonte.


COEHLO

Perse e lidhni portretin tim me ate te profetit?

Paolo Coelho lindi ne Rio De Zhanero, Brazil, ne gushte te 1947. Ai u shkollua atje deri me 1970 kur I braktisi studimet per te udhetuar neper Meksike, Peru, Bolivi, Kili ashtu si dhe ne Evrope dhe Afriken e Veriut. Dy vjet me vone ai kthehet ne Brazil dhe kompozon lirika popullore. Pas nje burgosjeje te shkurter me 1974, per aktivitet kunder qeverise braziliane, Coelho punoi per pese vjet per departamentin e rregjistrimit te Polygram-it dhe te CBS-se. mes viteve '81-'86 ai studioi nje urdher te lashte Katolik, RAM. Tani ai eshte nje fenomen ne letersi, ka shitur me shume se 30 milion libra ne mbare boten dhe eshte i perkthyer ne 42 gjuhe. Ka marre shume cmime te dhena nga vende te ndryshme te botes dhe librat e tij u rendit shume shpejt ne listen e librave me te shitur ne shtete te ndryshme, pervec Brazilit, ai shiti shume kopje ne Britanine e Madhe, Amerike, France, Itali, Gjermani dhe Greqi. Me 1986 ai pershkroi rrugen e Santiagos, nje pelegrinazh i lashte spanjoll. E pershkruan kete eksperience ne librin e tij Imazhi i pelegrimit, i botuar me 1987. Nje vit me vone, Coelho me librin e tij Alkimisti, behet nje nga artistest bashkekohor me te lexuar. Ky liber u be shume shpejt libri me i lexuar ne bote, kjo doli nga anketat e ndryshme te realizuara nga revistat artistike. Vepra te tjera te tij Brida (1990), The Valkyries (1992), Maktub (1994) ky liber eshte nje permbledhje e rubrikave te tij te perditshme, Ne brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava (1994), Monte Cinque (1996), Manuali i luftetarit te drites (1997), Veronika vendos te vdese dhe libri me I fundit Djalli dhe zonjusha Prym.
Veprat e tij jane botuar ne me shume se 150 vende te botes dhe eshte perkthyer ne 51 gjuhe. Sipas revistes franceze Lire (mars 1999) ne 1998 Coelho ishte autori i dyte me i shitur ne bote. Ka marre shume cmime e vleresime nga vende te ndryshme te botes. Kritiket e vleresojne me shume per stilin poetik, realist dhe filozofik ashtu si ajo gjuhe simbolike, e cila nuk i flet kokes sone, por shpirtit.

Cmimet dhe vleresimet
Cmimi letrar d'Elle (France '95)
Kaloresi i artit te letrave (France '96)
Cmimi nderkombetar Flaiano (Itali '96)
Cmimi i Madh Grinzane Cavour (Itali '96)
Libri i Arte (Jugosllavi '95, '96, '97, '98)
Finalist ne Cmimin Nderkombetar IMPAC (Irlande '97)
Comendandor de Ordem de Rio Branco (Brazil '98)
Cmimi i Kristalte (Forumi Boteror I Ekonomise '99)
Medalja e Arte e Galicia (Spanje '99)
Kavalier i Urdherit Kombetar te Legjionit te Nderit (France 2000)
Cmimi Pasqyra e Kristalte (Poloni 2000)

Ne disa librat e tij, duke filluar nga Alkimisti te Manuali i luftetarit te drites, apo Veronika vendos te vdese, Paulo Coelho ka fituar mjaft popullaritet, si nje mendimtar i koheve moderne.
Nje mesues? Nje mendimtar? Nje profet? Nje udherrefyes shpirteror? Pse kaq sukses? Secila nga veprat e tij eshte hit. Pas Alkimistit erdhen te tjera vepra si Ne bregun e lumit Piedra, Manuali i luftetarit te drites. Si shpjegohet etja e publikut per kete autor? Nje shkrimtar kaq optimist qe do ta kishte zili gjithkush. Edhe ne castet me te veshtira, Paolo mbetet optimist i pashembullt. Ai nuk beson ne katastrofa, apo ne apokalipse. Gjithcka te kesaj natyre i quan budallalleqe! Ne nje nga librat e tij pershkruhet edhe vizioni i tij: eshte koha e luftes, e koheve te veshtira, katastrofave, por qe perfundojne me fitoren e engjellit, pasi te gjitha keto gjera behen gjate kohes qe Zoti fle dhe menjehere, sapo ai zgjohet nga gjumi, ai vendos menjehere pushtetin e tij.
Une jam nje shkrimtar. Asnjehere nuk kam dashur te marr rolin e nje mesuesi, sepse nuk do ta kisha pasur durimin. As edhe nje profet. Jo une jam nje pelegrin. Si pune e atyre poeteve te kohes qe mirrnin gjithmone rruget per te njohur kulturat e ndryshme. Nuk e di perse e lidhni portretin tim me ate te nje profeti?. Ne fakt ne librat e tij ka shume profeci e thenie profetike te cilat vete jeta po i verteton. Por ato qe ai thote ne librat e tij nuk jane gje tjeter vecse vete fati i botes. Une jam i pakenaqur. Nje gje qe kuptova gjate pelegrinazhit tim ne Compostelle, eshte se urtesia nuk eshte nje gje e rezervuar vetem per njerez te zgjedhur apo per qenie te jashtezakonshme, por ajo eshte aty per te gjithe. Cdo njeri nga ne e ka kete potencial te mundshem. Per me teper, cili profet shikon te ardhmen? Askush, lexoni Biblen! Profetet mundohen te nxjerrin disa pasoja, duke u nisur nga gjendja aktuale e gjerave ku jane. Ata thone: Nese do te veproni keshtu, do t'ju ndodhe kjo gje. Qe nga momenti qe secili kupton situaten ne te cilen ndodhet, ai mund te nxjerre pa frike pasojat dhe konkluzionet per te ardhmen e tij. Ja keshtu behesh profet!.
E keqja dhe e mira qe vlojne brenda njeriut ne formen e kontradiktave, here here te pashpjegueshme, pra te gjitha keto do t'i gjejme tek libri i fundit i Coelhos Djalli dhe zonjusha Prym. Nje burre i persekutuar nga fantazmat nga e kaluara e tij e dhimbshme, nje grua qe kerkon lumturi, secili prej tyre ne fund te cdo dite i bejne pyetje vetes per jeten e tyre. A do te zgjedhin te miren apo te keqen, engjellin apo djallin.

QUEEN & FREDDIE

Dua tu cliroj

Dua tiu cliroj
Dua tiu cliroj
Dua tiu cliroj nga genjeshtrat
Dukeni te vetekenaqur, skam nevoje per ju
Me duhet tiu cliroj
Zoti e di, Zoti e di, une dua tiu cliroj.

Kam rene ne dashuri
Rashe ne dashuri per here te pare
Dhe kete rradhe me te vertete
Kam rene ne dashuri, oh po
Zoti e di, Zoti e di, kam rene ne dashuri

Sa cudi, por e vertete
Ej, sa keq jam kur me dashuron sic vetem ti di
Por duhet te jem i sigurt
Kur te dal nga ajo dere
Oh, sa dua te jem i lire, shpirt
Oh, sa dua tiu cliroj.

Por jeta ende vazhdon
Nuk po mesohem te jetoj pa ty
Te jetoj pa ty, perkrah
Sdua te jetoj i vetem, ej
Zoti e di, vete ne krye do ja dal
Pra e dashur spo e sheh
Se une dua tiu cliroj.


Shfaqja duhet te vazhdoje

Hapesira boshe per se jetojme valle
Vende braktisur them, ne e dime se si do dale
E keshtu me radhe, kush e di cfare dreqin kerkojme
Nje hero tjeter apo te cmendurat krime
Prapa perdes, si ne pantomime
Ruani rreshtin, a ka ndonje qe me sduron?
Shfaqja duhet te vazhdoje
Shfaqja duhet te vazhdoje, poo
Brenda zemra po me cahet
Makiazhi mbase po me shplahet
Por buzeqeshja ende qendron.

Cfaredo te ndodhe, le te vije pa ftuar
Tjeter pikellim, tjeter romance e deshtuar
E keshtu me rradhe, kush e di perse jetojme?
Them se po mesoj (po mesoj, mesoj, mesoj)
Duhet te jem me i ngrohte tani
Shpejt do kthehem (kthehem, kthehem, kthehem)
Pas asaj kthese.
Jashte dita po agon
Por brenda ne terr po me dhemb te jem i lire
Shfaqja duhet te vazhdoje, poo.

Si krahe fluture shpirti mi pikturua
Perrallat e djeshme do plaken, por sdo vdesin
Mund te fluturoj miqte e mi
Shfaqja duhet te vazhdoje, vazhdoje.
Buzagaz do ta pres
E kurre nuk do epem
Vazhdoni me shfaqjen.

Ooh, do jem aktor i pare, do ta teproj
Me duhet vullnet qe te vazhdoj
Forca me shfaqjen
Vazhdoni shfaqjen
Shfaqja - shfaqja duhet te vazhdoje.


SORGE

Mbi fluturen...

Nje lajm majave shushurit:
Cdo njemije vjet
Ne Toke lulezon
Nga amshimi
Nje lule magjike.

E naten hap syte
Ne fundin e ciles
Te fshehte, te shenjte fsheh
Bekimin e errte
Amshimin e errte

Kush e puth lulen magjike, do te vdese.
Na ishte nje here nje flutur e ndritur, e frikur, qe kishte humbur rrugen ne nje lugine te ftohte. Shume e pikelluar ishte ajo ne ate lugine: shkembinj te zhveshur, lule te zbehta, te semura, te cilat ngriheshin te vetmuara ne te carat qe kishin mbledhur pak dhe; heshtja gri qe dremiste mbi te gjitha, dhe ajri i ftohte qe mbeshtillej, per te gjitha keto u zhduk nga shpirti i saj i tere gezimi; vetem mallengjimi, i madh e i mistershem, mbeti, mallengjimi i paskajshem qe nuk e braktiste prej se u paraqit nje mrekulli e endrres se saj. Nje here, ne te vertete, ajo kishte pare enderr nje lule te bukur, te erret, qe u perkul prane saj dhe i foli fjale te bukura. Atehere deshi te fluturonte dhe ta puthe ne petalet kalterore te nates, por krahet i kishte si te magjepsura, keshtu qe vetem qete dhe nga nje distance gjithashtu e qete mund te veshtronte kete cudi te mistershme. Por lulja e kishte puthur me aromen e saj te shenjteruar dhe zgjoi ne te mallengjimin e thelle per pafundesite e largeta, nga te cilat pahitej aroma e saj. Qe atehere flutura nuk kishte me qetesi, dite me dite valevitej se mos e gjente ate qe e kishte pare ne enderr.
Me ne fund, nje nate, kur dielli perhapi mbi toke vellon e njome te trendafilit, ajo gjeti lumturine e paskajshme. Ishte pikerisht duke kerkuar nje vend te qete per te kaluar naten, nje kend te sigurt midis dy shkembinjve, kur pa para vetes nje lule te larte, qe valvitej, me nje hark te bukur e te gjere. Ende ishte gonxhe, petalet e errta mezi vereheshin, por flutura i njohu menjehere, nga hareja e zjarrte, dritheritese, qe iu ngjall ne zemer. Turperisht e embelsuar, ajo zbriti prane lules dhe e shikoi; gjate, gjate e shikoi me droje te ngazellyer. Qete, fare qete dhe fshehurazi shpirtit te saj rrodhi nje peshperime: o, e dashur, o lule magjike e dashur. Kaloi era, dhe lulja u perkul thelle drejt saj.
Pelerina e purpurte e diellit ngadale zbehej, nga larg pervidhej nata dhe mbushte te gjitha plasurinat e zeza. Dheu ngadale palonte qepallat e lodhura, se shpejti do te fleje me gjume te thelle dhe do te enderroje yjet e shendritshme dhe henen e zbehte qe endet midis tyre. Atehere lulja magjike hapi goten e vet dhe zgjati ne nate petalet kadif, thuajse hapej nje sy i madh, i erret, qiellor. Dhe fryu aromen e vet te shenjte, aromen qe lulezon ne amshim. Flutures iu duk se rreth saj rrapelluan dhe shushuriten krahe te zeza, se krahet e saj ia preku furtuna e mallengjimit dhe mbeltimit dhe se e nxiste te fluturonte drejt lules magjike. Dhe keshtu ajo e puthi. Nga fundi i gotes shpertheu atehere puthja si nje vale dashurie e embel, kurse shpirti i saj u zhyt ne te. Edhe njera edhe tjetra e parandien amshimin, e parandienin parandjenjen te cilen buzet e njeriut nuk dine ta tregojne. Kur te nesermen ne mengjes flutura u soll rreth vetes, kishte ndodhur nje cudi. Peizashi i shkrete, guror, ishte shnderruar ne kopsht te lulezuar, ne nje fushe te gjere te shendritur nga dielli me mijera lule ngjyra-ngjyra, me pikat e shendritshme te veses ne bar, kacubat e jargavanit, me cicerrimen e zogjve dhe eren e pranveres. Bile edhe nje perroske dritheronte ne ate salltanet te ndritshem. Flutura u dridh nga gezimi, ishte aq e lumtur dhe aq e gezuar, thellesish falemnderuese shikoi drejt lules se saj magjike, sepse e dinte se per gjithe kete gezim te bukur, te ngrohte pranveror duhej ti falenderohej vetem atij, per cdo lule, per cdo pike dijamanti te veses, per te gjitha, per te gjitha. Por lulja tashme kishte mbyllur gotezen ne driten e dites dhe kishte fshehur shpirtin e saj te turpshem - dhe tash me gjethet e buta pershendeste fluturen dhe buzeqeshte, oh, sa kendshem, sa kendshem buzeqeshte!
Atehere per ata te dy filloi nje kohe perrallore. Gjate dites luanin ashtu si luajne femijet: plot kercime, qeshje e dashuri femijerore. U dukej sikur dielli cdo dite, gjithnje e me fort, ndriconte, kurse zogjte kendonin gjithnje e me embel; por kjo vetem u dukej keshtu atyre, sepse perdite e me shume duheshin, aq shume duheshin sa me asgje nuk benin pa njeri-tjetrin. Por kur vertet nuk do te ishin se bashku, vazhdimisht mendonin per njeri-tjetrin dhe me mallengjim prisnin, numronin oret deri ne takimin e ardhshem. - Dhe e gjithe hareja e lulezuar pranverore rreth tyre, drita e diellit plot shkelqim, per ta nuk ishte me e bukura, as me e lumtura lumturi; sepse e dinin qe e gjithe kjo nje dite do te vyshkej, lulet, kacubat, fijet e barit dhe fusha e gjere, e dinin bile fshehtesine se edhe dielli, ai diell i madh e i zjarrte, nje dite duhej te shuhej. Lumturia e tyre me e ndritshme lulezonte nga puthjet kur diktonin dicka te papershkrueshme, pandehnin ato shkrirje te amshimit te cilat nuk vyshken dhe nuk vdesin kurre.
Nje dite ndodhi dicka e tmershme. Ishte vere, fushes dritheronte nje qetesi diellore. Ishte shtrire si kafshe, me sy te mbyllur, e shtrire dhe e palevizshme, degjohej vetem frymemarrja e zjarrte. Nen te cdo gje kishte vdekur me gjumnin e prushte, zogjte nuk fluturonin, as nje qime nuk levizte. Dukej sikur cdo gje, me frike paralizuese pret dicka qe duhej patjeter te vinte. Larg ne horizont digjej mjegulla, angushtia atje ngadale ishte mbledhur. Rete ishin fryre, re te zeza e te renda. Kercenuese dhe te errta ata mbeshtilleshin qiellit, me gjemime te shurdheta rreshqitnin drejt diellit, duke shtire lependrat e medha drejt tij. Se shpejti nen qiell u err dhe cdo gje u be e zeze. Nga largesia ngrihej furtuna, fshinte pergjate fushes me versulje te egersuara, frika e zbehur shkundte drunj e kacuba dhe gjithe lulet nga endrra e nxehte; ata kercyen, furtuna me atllaret e vet te harlisur fluturoi mbi to, derisa ato thelle, thelle ju perkulen, duke u dridhur nga pamundesia dhe nga plogeshtia. Lart, ne ajrin ngulcues, lepinin llapat shperthyese te gjarperit te zjarrte, nje lemsh mbeshtillej ne qiell, qielli i dendur fshikullonte dheun dhe atehere perseri gjemoi furtuna dhe shpertheu hapesirave pa skaj.
Kishte kohe qe flutura e kishte parashikuar kete, nje pandehme kishte paralajmeruar nje fatkeqesi te madhe. Dhe fatkeqesia kishte ardhur. Furtuna i kishte ndare, fluturen dhe lulen magjike, ato qe aq thelle, nga zemra, dashuroheshin. E rrembeu fluturen dhe e shpuri diku larg. Tundej flutura neper shtullungat e ngaterruara te reve te bardha te pluhurit si nje gjethe e vyshkur, gjithnje e me larg, pastaj furtuna e ngriti perpjete, e endi neper avujt e reve, neper mjegullen e perhapur, neper gjemimin e rrufese, pertej deti, nje det te hirte e te trazuar, te terbuar deri ne thellesite me te medha, te hirta, nga fundi ne siperfaqe, e ktheu pastaj ne toke, ne pyje, majat e te cileve tundeshin si dallge furtune. Oh, ishte ky nje fluturim i eger, i marrezishem, plot frike te tmerrshme.
Kur furtuna me ne fund pushoi dhe kur gjithcka perreth u qetesua, flutura perseri u gjet ne hapesiren e shkrete shkembore, ku kishte qene para se te gjente lulen magjike. Tash kur furtuna e kishte braktisur, nisi vuajtja dhe dhembja e eger qe ia lendonin shpirtin. Ajo fluturoi si e marre, duke u perpjekur te ike prej tyre ne fund te botes. Por ato nuk e leshonin dhe vazhdimisht e ngacmonin. Atehere ajo deshi te perplasej ne shkembinjte e rrepishem, te ashper, derisa nuk u thye dhe ra poshte e vdekur. Ne ate cast, me te dhe me dhembjen e saj, do te vdiste e tere vuajtja. Po kur deshi ta beje kete, e kuptoi se nuk mundej, se dicka e pengonte dhe e mbante. I dukej se duhej te bente edhe dicka qe te mund te vdiste.
Ate nate nuk e zuri gjumi, e mendonte lulen magjike. Nje mallengjim i thelle qante ne te; lote te rende e te erret derdhte. Kurse lotet shnderroheshin ne perla e brilante te mrekullueshem; rubine, te kuq si prushi i fundit i mbremjes, smeralde, safire, opale, qe u ngjanin ofshamave mbi trendafilet e zbehte. Kur me ne fund dielli i mengjesit vershoi me rrezet e tij, flutures nga lotet i vezulloi nje shkelqim. Me kete ajo cuditerisht u qetesua, dhembja nuk e digjte me si zjarri, por ishte e bute dhe tingelluese si harfe. Por, e cuditshmja tek duhej te ndodhte. Ne te vertete margaritaret u ngjallen, nje dore e padukshme ngadale i radhiste. U shnderruan ne nje diademe te cmueshme, ne kurore mbreterore. Kurora rritej dhe zgjerohej, rritej ne muret kristalore, ne kubete e ndritshme, ne kupolat e shkelqyera, ngritej lart ne qiell si nje tempull i madh. Dielli i ndritshem e kurorezonte gjithe ate shkelqim me flaket e arte. Ne brendesi, ne kupolat e gjera, silleshin yjet: plot hena te ergjendeta dhe xixelloja qiellore. Thelle, poshte ne toke, lulezonin me mijera mrekulli tokesore, ngjyra-ngjyra, kurse nga muret me peshe derdheshin ujerat e shkumbezuara, e mbi to, ylberet e shkelqyer. Tingujt e thelle plot embelsi shperthenin nga lartesite, kalonin neper tempull si plyme shpirterash qe luten, zhyteshin ne vetvete, shushuritnin kenget me tunguj te magjepsshem te amshimit.
Dhe tash shikoni, duhet te flas me ze te ulet, fare te ulet dhe me peshperime, mos ta shprish pasionin e shenjte qe me rremben derisa ju rrefej fundin. Kur kjo ndodhi, flutura ndjeu se mund te vdiste. Por para se te vdiste, ajo gjeti serish lulen e vet magjike. Dhe kur ra nata e qetesia e thelle, ata u puthen aq mrekullisht, pafundesisht, bute.. aq shenjterisht, embelsisht. Atehere u pershpirt dicka e erret.
Buzet e mia duhet te heshtin...














fund