Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Metropoli per Kadarene


 

Metropol-Kadare

 

Anti shqiptarizmi si profesion fitimprures

 

 

Shkrimtari Ismail Kadare ne nje botim te dyte, kater sprovat e “Kombit shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete”, botimet “Onufri”

 

Rasti i Konices, me mire ndoshta se cdo tjeter, na kujton cilesite e shqiptarit; edhe kur ngjitet ne lartesite sublime, here pas here, qe nga thellesite e races i vijne vrullet zemerake.

Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron nje pyetje madhore ne kete fund mijevjecari: c’imazh kane per vetveten shqiptaret? Eshte nje ceshtje themelore qe kapercen dukshem anen kulturore e etike. Ky cmim i vetvetes lidhet me vleresimin qe ata i bejne kombit te tyre, ne pergjithesi, ai lidhet me vleresimin e atdheut, se fundi, ai lidhet me ceshtjen themelore se sa jane ata te vendosur te mbrojne ekzistencen e tyre si komb ne rruzullin e shqetesuar boteror.

Nuk eshte as shpikje poetesh, as propagande nacionaliste, e aq me pak komuniste, te thuhet se vendi yne, Shqiperia, ka qene disa here ne zgrip te humneres.

Traktatet per ta ndare ate midis fqinjeve, programet e doktrinat per ta shperbere kombin shqiptar jane aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk jane aspak te vjetra. Ato kane ne fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa jane fare te reja.

Ne keto kushte, ne kushtet kur terbimi nacionalist antishqiptar merr permasa te tilla, saqe ne mars te vitit 1997, ne demonstratat e Shkupit, njerezit kane guximin te ulerijne “shqiptaret ne krematorium!”, kuptohet qe te jesh antishqiptar eshte fare e lehte, madje eshte shpesh fitimprurese. Keshtu dhe kurrsesi ndryshe, mund te kuptohet vala antishqiptare qe shpertheu rrotull Shqiperise dhe brenda ne Shqiperi kohet e fundit. Keshtu shpjegohet perse nje grusht intelektualesh renegate shqiptare u bene befas te perkedhelurit e disa forumeve nderkombetare dhe, c’eshte me e keqja, zedhenesit per problemet shqiptare.

Shkurt, antishqiptarizmi u kthye ne profesion. Eshte kjo fryme e semure qe ndihmoi per rrezimin e strukturave te shtetit shqiptar brenda dy-tri javesh, e cila beri qe gjenerale dhe oficere shqiptare, ne menyren me te turpshme te braktisin postet e tyre, per te perfituar nje azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar t’i vere zjarrin tempujve te kultures shqiptare.

Ne kushte te tilla, te ulerish ende se ne Shqiperi ka patriotizem te tepruar, se letersia shqipe eshte nacionaliste etj., eshte me te vertete thirrje e hapur per tradhti te hapur, tashme ndaj atdheut.

E gjithe kjo lidhet me nje sere pyetjesh themelore; a jane shqiptaret patriote me shume se c’duhet, apo perkundrazi jane ftohur me vendin e vet? A mos po e mbicmojne pa te drejte veten dhe vendin e tyre, a mos perkundrazi e percmojme pa te drejte veten dhe atdheun, me fjale te tjera: a e duan kete vend qe u ka dhene emrin qysh prej 2 mije vjetesh, apo enderrojne ta kembejne me nje tjeter vend, enderr e mbrapshte kjo, qe ka ngritur krye aty-ketu ne kohen tone? Ne prag te mijevjecarit te trete, shqiptaret jane te detyruar te nxjerrin ende mesime nga drama e tyre, qe ndodhet ende ne zhivillim.

Ne kushtet e nje klime te ashper nderkombetare, kur ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne Evrope, jane te detyruar te durojne mosperfilljen boterore per gjemen qe u ka rene ne koke, ne kushtet e vetmise se tyre, te trysnise se nje propagande dashakeqe, qe e ka perbaltur imazhin e tyre ne bote, duke e paraqitur here si popull violent, here fondamentalist, here barbar e here te lajthitur, shqiptaret jane te detyruar, midis te tjerash, te bejne nje zgjidhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit te mbrapshte qe e ngaterron patriotizmin si balsam kunder nacionalizmit, ata duhet t’i pergjigjen me nje “jo” te prere. Patriotizmi nuk eshte nacionalizem dhe antipatriotizmi eshte po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshilla kunder patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet e tyre, dhe si gjithe te velurit i lejojne vetes luksin te nazetohen me te. Nderkaq vetenderimin per vendet e tyre e kane siguruar gjate shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve.

Askush nuk shqetesohet ne France, kur presidenti e mbaron cdo fjalim me fjalet “Rrofte Franca!”, dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne te gijtha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ushtria amerikane.

Le ta pranojme me trishtim se ne krejt Gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e vendeve u perfshine nga valet e egra nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kunderta. Kjo ishte nje renie ne kurth nga me te turpshmet per nje komb. Ishte e thene qe, pasi u perpoqen t’i japin botes shembullin grotesk te popullit te pare pa fe ne bote, majmunet e vendit u joshen nga mbrapshtesia tjeter; te japin shembullin e popullit pa atdhe.

Thyerja morale e popullsise shqiptare ne kete fund shekulli ishte nje nga humbjet me te medha, me tragjike e diktatures sfilitese komuniste ne Shqiperi dhe e terrorit shtazarak serb ne Kosove e vise te tjera te Jugosllavise.

Thyerjet morale jane te njohura ne jeten e popujve. Ashtu sic jane te njohura ringritjet. Per t’u ringritur, kombit shqiptar i duhet te tendoset e te nxjerre nga thellesite gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe popujt, sipas nje teknologjie te lashte, i ruajne per dite te zeza e i nxjerrin ne stine fatkeqesish.

Raportet me atdheun zene ne kete rast vendin kryesor. Shqiperia s’ka nevoje per ekzaltime vulgare, por aq me pak ka nevoje per percmim. Mendimi se Shqiperia dhe shqiptaret kane qene teper te himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet t’i rrezojme ne balte per t’i sjelle ne vete, eshte doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nje populli qendron gjithmone ne nje lashtesi te shquar per ku perpiqet ta terheqe e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e Getes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur e fshatarake e, megjithate, askush nuk e cileson mendimin gjerman si elitist ose ekzaltues.

Nisur nga kjo, mund te thuhet pa droje se mendimi rilindes shqiptar, ndonese teper i larte ne krhasim me gjendjen reale te popullsise shqiptare, ishte plotesisht i perligjur. Nga ana tjeter, duke e pranuar nevojen e plotesimit te ketij mendimi me nje vizion kritik e qortues (korrigjues), duke e pranuar, pra, si te drejte ne thelb, prirjen kritike te Konices, megjithate ne emer te nje te vertete siperane, duhet thene se kritika e tij kunderthenese ishte ne shumecka e tepruar dhe e parakohshme. Vete ai e deshmon kete, jo vetem me ate pjese te vepres se tij qe eshte mbrujtur plot dashuri e pergjerim per Shqiperine, por edhe me veprimtarine e tij si ambasador i vendit te vet ne SHBA, detyre qe ai e kreu shkelqyeshem per nje kohe te gjate. Ambasadori me i kulturuar e me brilant i kohes ne Uashington, beri cmos ta paraqiste Shqiperine e qyteterimin shqiptar ne driten me te mire te tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga percmimi, qe ajme, ishte ngritur disa here vete t’ia shprehte vendit e popullit qe e kishte lindur.

Kadare, vizion mbi mijevjecarin e trete

Ne historine e letersise evropiane per shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare, lihet vendi, duke vecuar se “eshte kjo ane vizionare, qe perben forcen madhore te nja njezet librave te Kadarese, romancier qe rrok historine me nje fryme te fuqishme shekspiriane”.

Por, kjo sakteson dhe shkrimtarin kur i duhet te penetroje ne sproven “Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete”, botim i dyte i sapohedhur ne treg nga botimet “Onufri”. Eshte nje prerje indirekte, qe shkrimtarit i duhet te leshoje ne nje menyre teper bindese rrenjet pse shqiptaret jane te mberthyer nga kodi i mocem. Ka ne kete botim “mbrojtje” te sinqerte, dhe here idealiste, ne rrafshin parimor, se shqiptaret jane krijuesit dhe bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje gjuhe qe e ka vendin e saj te paluajtshem midis 10-12 gjuheve kryesore te botes. Perballe Shqiperise shfaqet shkrimtari, toka truall i qyteterimit perendimor e evropian, ndersa ai “me njeren kembe ne Shqiperine e mocme dhe me kemben tjeter ne modernitetin e spikatur”. Ne gjenezen e kater sprovave nga “Miti i Katastrofes”, “Psikoza mohuese”, “Antishqiptarizmi si profesion fitimprures” dhe deri te “Mbi drejtpeshimin”, duket sikur Kadarene e lexon per here te pare, ku mbahet sofizmi, pa asnje lloj “vetembrojtje” kombetare. Me epersine e dukshme te clirimit, Kadare kthen ne laborator, jo aq politik, sprovat qe shkasin drejt mendimit, edhe sikur ato t’i afrohen disa here gjykimit, goditjes morale.

 

 

 

Kadareja i rralle dhe kaderuset e dendur

MIRANDA HAXHIA

 “C’i ke keto thase te rende, plumb?- me pyeti hamalli kur i ngriti mbi shpatulla per t’i cuar ne makine. - Libra. - Po Kadarene e ke? - Po, sa te duash! - Ahha, prandaj rendojne! - Ke lexuar ndonje liber te tij? - Une ate njoh, ai eshte libri! E kam mbi oxhak “Keshtjellen”! (kurse ca te marre duan ta fusin ne oxhak?!)

 ***

Po i shlyhet guximi i cmendur i nje ambicjeje te pamase. Merr cmimin “Man Booker International” ne Britani i perzgjedhur mes 17 pretendenteve te shquar, qe jane shkrimtaret me te njohur te te gjithe botes, mes tyre kater nobeliste si Markez, Mafuz, Kenzabuo Oe dhe Gras dhe kthehet ne Shqiperine e tij te hallakatur e te monopolizuar prej partive pambarim, duke zbritur ne nje aeroport te shkrete, aeroport i lindur e destinuar si pjelle e personifikim nje mosvemendjeje per artistin qe rralle kush e ka ne genin e kombit te vet te madh sa ai. 89 kryetaret e partive shqiptare ishin arratisur ne 889 zonat zgjedhore ku do te vinin ne jete stilin e tyre ( sa larg eshte arti i Kadarese nga fantazia e tyre mashtruese!) dhe rrallekush e kishte mendjen tek ai orar i marre avioni qe shkelte ne Rinas duke sjelle nje… shkrimtar me nje cmim te madh!

Qene te zena mediat, kamerat shqyenin syrin optik per te regjistruar zerin dhe gojen e madhe te kandidateve te pafund per deputete, ulerima e tyre e mbyt edhe nje cmim qe i jepet shkrimtarit te madh te nje vendi te vogel. Ai kthehet ne heshtjen qe ia ka per zanat t’ia jape me mire se askund tjeter, vendi i vet. Dhe te mendosh qe kthimi i tij qe prej nje nisjeje qe i kushtoi nje jete, nje kalvar i gjate, i ankthshem, mes forces se mbinatyrshme qe i duhej librave te tij per te qene te lexueshem, per te qene letersi e bukur, dhe per te mos e lidhur litarin ne gryken e poetit e degdisur ne varr. Dikujt mund t’i duket i vonuar ky reagim per nje histori qe mbaroi. U perpoqa te le vend per penat e shquara te njerezve me te mencur se une, te atyre qe rrine gjithe diten duke komentuar patologjikisht “harbimin boteror” te intelektualeve, profesoreve, universiteteve qe kaq “budallenj” jane sa bien nen hipnozen e vepres se Kadarese. Gjithe boten letrare, ne te gjitha vendet ku shkel kemba e vepra e tij e paska molepsur semundja e leximit, vleresimit dhe ngritjes ne qiell te vepres se Kadarese! Mirepo profesoret tane, te mencurit tane e vazhduan gjate heshtjen, aq gjate, sa ajo qelb ere dhe kundermon urrejtje e cmire te zeze. Ndaj gjithe recpetoret e mi te painfektuar prej lakmise se paskrupullt te te marreve qe per ta shtene ne varr te gjalle, marrin rrugen ne kembe zbathur rrugen deri ne Stocholm qe t’u rrefej atyre “te rrjedhurve” te Suedise se Kadareja eshte hic, eshte nje asgje(?!) reflektojne dhe ndjej se kam gjak si i tij, kam gjuhe si e tij, kam flamur si i tij, lexoj dhe pelqej si letersi e tij.

Megjithate, serish theksoj, po i shlyhet guximi i cmendur i nje ambicjeje te pamase. Fama e tij sa vjen dhe rritet. Pasi eksploroi me romanin e tij te nivelit boteror Europen duke filluar me librin e tij te pare “Gjenerali i ushtrise se vdekur”; pasi mori dhe mban urdherin me te larte te Frances: Oficer i Legjionit te Nderit si dhe Anetar i Akademise Franceze, asaj Akademie Franceze, anetar i se ciles eshte dhe papa Benedikti, ku u pranua ne nje dite me ish-presidentin amerikan Ronald Regan duke zevendesuar filozofin e shquar vienez Karl Poper; - I ka shetitur me rradhe ne menyren e vet kalorsiake e fisnike vendet dhe cmimet me joshese te botes se letersise si cmimi Cino del Duca e Mediterane ne France, cmimi Kavur ne Itali, cmimi Herder ne Gjermani, cmimi “Per te drejtat e njeriut” ne Hollande. Pasi eshte ulur kembekryq ne tekset e shkollave te mesme ne France, te cilat kerkojne nje status shkrimi qe eshte ne shenje per qendrueshmerine, status qe e kane shkrimtaret qe jane klasike per nje kulture; ai si nje Kolomb i letersise shqipe po shetit dhe rrefen ne gjuhe dhe vende lidhjen e tij te mistershme me Perendine qe e ka shenjuar letersine e tij te rralle. Ne Amerike u botua nen nje edicion special ne leter alumini libri “Dite Kafenesh”. Perzgjedhja e universitetit te Harvardit e ve romanin “Kronike ne gur” nder 100 romanet me te rendesishem te shekullit te njezete; Te pangopur per kete letersi te magjishme amerikanet perzgjedhin librat “Pallati i endrrave”, “Doruntina” e “Kronike ne gur” per lexim te detyrueshem ne lenden e shkrimtarise te te gjitha universiteteve te SHBA-se; Pastaj universitet me te shquara amerikane e ftojne si nje nga shkrimtaret me te rendesishem te Evropes qe te mbaje leksione. Vjet prane poetit John Ashbery ai foli ne universitetin Prinston dhe salla u ndje e nderuar ne pranine “e shkrimtarit me te madh evropian dhe te poetit me te madh amerikan”. Opinioni universitar i Prinstonit ne SHBA qe para nje viti, ishte shprehur per J. Ashbery-n si poeti me i madh i Amerikes dhe per Kadarene si shkrimtari me i madh i gjalle i Europes. Erik Hobsbaum e quan Kadarene zedhenes te ne populli te vogel malor. Emri i tij eshte ne libra te tille enciklopedike si Larousse, apo Who is Who!

Vete Balzaku tha nje here: Gjeni eshte ai qe ne cdo rast di te pervijoje ne fakte mendimet e tij. Por gjenite e vertete te medhenj jo vazhdimisht zhvillojne kete veprimtari; perndryshe do t’i ngjasonin mjaft zotit”. Keshtu edhe Kadareja me mbi 100 tituj librash te botuar gati po i ngjason zotit duke krijuar nje pasuri te paarritshme qe sa me e madhe behet aq me e pabesueshme duket.

Kur permenden emrat e shkrimtareve me te medhenj te kohes sone si Moris Dryon, Xhon Apdajk, Markez, Saramago, Kundera, Gynter Grass etj. Mes tyre do te gjesh prej kohe emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Prej vitesh letersia e tij, perkthyer ne gjuhet me te medha te botes, nga gjithe kritika boterore cmohet si nje letersi e qendrueshme, me jetegjatesi edhe per dy tre shekuj te tjere.

Dhe dy tre shekuj te tjere qenkan shume! A do te mjaftojne mllefet per ta perballuar suferinen e lavdise se shkrimtarit derisa te arrijne qellimin e vogel:- te ngrihen vet mbi lavdine e tij. Sepse tavolinat e kafeneve kane pjelle plot “kaderus(h) te vegjel” qe nuk i le Kadareja i madh te behen te medhenj! Kadareja duhet te ndale vrullin qe ka marre me veprat e tij duke ia servirur botes “injorante dhe syleshe”, te hape syte e te mallkoje librat qe ka bere. Te behet njesoj si te vegjlit, qe t’ia perkedhelin koken apo ta fusin nen sqetullen e tyre. Kadareja, krijuesi i nje pasurie te tille eshte madheshti per cdo lloj vullneti njerezor, eshte nje Kontemontekristo per gjithe letersine boterore. Eshte vetem Kadare.

Nuk e pelqejne Kadarene e madh “Kaderus(h)et” e vegjel? E thjeshte fare, lexojeni letersine e tij ne formen qe deshifroni ju, bota e larte vazhdon ta lexoje me kodet e saj, te letersise se vertete, te stilit, te formes, te alegorise, te narracionit, te historise se Shqiperise qe percjell, te asaj qe nuk e ben dot nje njeri i zakonshem, por vetem fshehtesia e gjeniut.

Tufa irrituese e poeteve, kjo genus irritabile vatum po kerkon bakterie te reja sarsi per te infektuar artin dhe boten, per te rifilluar pas tulatjes se re qe iu dha cmimi i fundit, kjo shpulle flakerime per mosdashjen, serish udhetimin drejt Stocholmit, haberet e hidhura per Kadarene. Nderkohe, ai shkruan gju me gju me Perendine!

 

 

Ismail Kadare: Vepra ime, as histori as gjeografi Ballkani

 

 

 

4 Qershor  “Synimi i vepres sime nuk ka qene te sherbeje as si histori, as si gjeografi e Ballkanit. Ka qene thjesht letersi. Por letersia vetevetiu nganjehere e kryen edhe kete rol”. Pas marrjes se cmimit prestigjioz "Man Booker International Prize" (Cmimi Nderkombetar per Shkrimtarin me te Mire), qe eshte unik ne llojin e tij shkrimtari Ismail Kadare pohon se vleresimi mes nje grupi konkurrentesh te forte, perben nje “nder te dhjetefishte” per te. Cmimi u jepet nje elite te zgjedhur shkrimtaresh nga e gjithe bota. Kadare 69 vjec u nderua me kete cmim jo per ndonje veper te vecante, por per teresine e punes se tij si shkrimtar.

 

Jurise, nder shume vepra te autorit, i kane bere pershtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrise se vdekuar". "Man Booker International Prize" eshte nje cmim i pervitshem themeluar ne Londer, qe nga viti 1969 nga shoqata e shkrimtareve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve te Komonuelthit. Per here te pare nga krijimi i ketij cmimi, juria angleze kete vit ka bere nje perjashtim ne perzgjedhjen e fituesit, pasi kete vit mesohet se kriteri i vleresimit, ka qene kontributi i nje autori nga cilido vend i botes, i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne pasurimin e literatures boterore. Ismail Kadare eshte vleresuar me kete cmim, ne nje kohe qe per kete cmim, ishin propozuar edhe emra te mirenjohur te letersise boterore, si amerikani John Updike, gjermani Guenter Grass, por edhe kolumbianin Gabriel Garcia Marquez, te cilet ishin midis 18 autoreve nga 13 vende, por njekohesisht edhe autoret e mirenjohur britanike Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEean, si edhe kanadezen Margaret Ateood. Ceremonia e dorezimit te cmimit do te zhvillohet ne Edinburgn, date 27 qershor.

 

Zoti Kadare, Shqiperia mund titanet e letersise duke marre cmimin Booker. Eshte ky vetem njeri nga titujt e mediave nderkombetare sot. Cfare paraqet ky cmim per ju personalisht dhe letersine nga e cila vini?

 

Eshte nje cmim i rendesishem, teper i rendesishem, cfare mund te them me teper. Eshte i rendesishem sepse eshte i vecante, ka nje grup konkurues shume te forte qe i jep nderin ketij cmimi. Vete pjesemarrja, po perserit mendimin qe zgjedhja ne kete grup eshte nje nder. Ndersa cmimi eshte nje nder i dhjetefishte.

 

Vepra juaj nga shume studjues nderkombetare te letersise, por edhe eksperte te politikes ne rajon, vleresohet si shkolle per te njohur Ballkanin. A ka qene ndonjehere synimi i vepres suaj nje gje e tille?

 

Jo. Synimi i vepres sime nuk ka qene te sherbeje as si histori, as si gjeografi e Ballkanit. Ka qene thjesht letersi. Por letersia vetevetiu nganjehere e kryen edhe kete rol. Nuk eshte roli paresor i saj, absolutisht, eshte nje rol dytesor i saj.

 

Zoti Kadare, tragjizmi eshte nje nga elementet ne shume prej veprave tuaja. Sa mendoni se tragjizmi eshte edhe pjese e identitetit shqiptar dhe nese po, si ka ndikuar ai?

 

Tragjizmi eshte pjese e gjithe identitetit boteror mendoj, por ka zona te botes qe e kane me te theksuar. Ne keto hyn Ballkani dhe Shqiperia qe eshte ne mes te Ballkanit. Kurse per letersine tragjizmi eshte nje element baze. Nuk eshte njelloj si ne jete si ne letersi. Sa per letersine, tragjizmi eshte nje nga elementet baze qe e ka ushqyer letersine boterore gjate mijevjecareve.

 

Vepra juaj eshte nje deshmi e gjuhes ne te cilen eshte shkruar, pra e pasurise dhe e vleres se shqipes. Cfare do te thoshit aktualisht, kur sidomos gjate pesembedhjete viteve te fundit gjuha shqipe ka pesuar jo pak goditje?

 

Gjuha shqipe eshte ne nje dhune te vazhdueshme, ne nje agresion te vazhdueshem, ne nje ndotje, ne nje prishje te vazhdueshme dhe eshte nje turp per opinionin publik shqiptar qe e lejon nje gje te tille. Ai duhet te gjeje menyrat per te detyruar perdoruesit e kesaj gjuhe per t'i bere zap, per t'i detyruar ta respektojne gjuhen e vet, sepse nuk jane ata qe e kane krijuar kete gjuhe. Kjo gjuhe eshte krijuar ne mundime te medha dhe askush nuk ka te drejte te vere dore mbi te e ta prishi me injorancen, barbarine, ose me egersine politike, sic ndodh per fat te keq ne Shqiperi.

RADIO “EUROPA E LIRE”

 

 

Marina Marinova, dashurite ne dy kohe

 

Ne diktature Migjeni, tani Kadare

 

Keto dite qe ka qendruar ne Tirane, perkthyesen e Kadarese ne gjuhen bullgare e ka intriguar fakti per te gjetur nje ekzemplar te vepres “Qorrfermani”, roman qe eshte zhvilluar nga dy novela. Marina Marinova, me vullnet shume rezistent, edhe pse ka 47 vite qe perkthen letersine shqiptare ne Bullgari, thote se do te punoje deri ne fryme te fundit per te njohur boten shqiptare. Nderkohe beson ne te ardhmen e letersise artistike, kur tregun ne Bullgari e kane mbytur romanet komerciale.

 

Sot, Marinova niset per ne Bullgari, ku pas 16 vitesh ishte ftuar ne Tirane per t’u nderuar me mendaljen e mirenjohjes per kontributin qe ka dhene per njohjen e letersise shqipe ne Bullgari.

 

Nderimi juaj me medaljen e mirenjohjes nga media ketu, u komentua si e vonuar, po ju si e pritet, kur dihet koha e gjate e kontributit tuaj per njohjen e letersise shqipe ne Bullgari?

 

Nderimi qe m’u dha nga shteti shqiptar me ka gezuar shume, sidomos per gjera te bukura qe e plotesojne njeriun ne zemer. Me kenaqesite nuk ka vonesa, ajo mund te te jepet ne cdo kohe dhe mbas shume vjetesh, nuk ka fort rendesi. Kryesore eshte se, cmimi qe me dhane po me shtyn te punoj me forca te reja. Sa per cmimet, te gjitha i kam marre ne Bullgari, sa i takon punes qe kam bere me perkthimet, nga shqipja ne bullgarishte. Por, nderimi qe me beri Republika e Shqiperise eshte nje gje e vecante per ndjenjat e mia. Vertet kam punuar shume gjate, por nuk mendoj se me kane nderuar me vonese. Vetem me vinte keq, se shume njerez qe dinin bullgarisht ne Shqiperi, shkrimtare, i kemi ftuar shpesh te vijne ne Bullgari. P.sh., kur kemi bere nje konference nderballkanike jane ftuar dhe nga Shqiperia, gjithnje kane ardhur poete e delegacione qe nga viti 1987 dhe 1989. Kane qene atehere Fatos Arapi, Dalan Shapllo, Nasho Jorgaqi, Fatmir Gjata etj., secili prej tyre ka pasur dijeni dhe jane njohur me punen qe kam bere ne Bullgari. Pikerisht keta nuk kane shkruar asnje fjale per kete. Ndoshta konjukturat e ndryshme, jam e bindur, kane influencuar jashtezakonisht shume mbi to. Por tani mendoj se me nderimin qe me beri shteti shqiptar, te gjitha keto mund te harrohen si gje e kaluar.

 

Keni mbi 40 vite qe jeni marre me njohjen e letersise shqipe ne gjuhen bullgare, kur i keni filluar perkthimet, cili ishte kontakti i pare?

 

Po mbushen plot 47 vjet nga fillimi i punes sime si perkthyese. Tani koha vrapon, kjo eshte e vertete, por une akoma jam ne gjendje te vazhdoj punen time, qe e kam filluar qysh ne vitin 1958, me perkthimin e prozes se Migjenit. Ne ekspozene e botimeve qe kam bere nga letersia shqipe, e kam shenuar se me Migjenin eshte marre poeti Marko Gancevi, mirepo ai eshte vete poet, shkruan poezi, per kete shkak peson ca ndikime gjate perkthimit dhe, keshtu i largohet pak perkthimit te poezise shqipe.

 

Pse perzgjodhet Migjenin, kur ne kete moment kishte shkrimtare bashkekohore qe mund te perzgjidhje?

 

Per Migjenin kam pasur nje dashuri te vecante. Kjo me erdhi nga profesori im, i cili na jepte letersine shqipe. Ai ka qene gjithashtu nje shkrimtar, poet shkodran, dhe ky eshte nje defekt i vogel, por ne sy i shkonte aq shume drite per Migjenin, sa kur kam degjuar leksionet me kane dale, padashje, lot ne fund te syrit. Ky profesor ka vdekur, emrin e kishte Vehbi Bala. Me pas kur mbarova Institutin Pedagogjik, ruaj nje fakt shume interesant, qe nuk e kam shprehur asgjekundi. Kisha vetem nje deshire te shikoja varrin e Migjenit, ku dergjeshin kockat e poetit, mbeturinat qe paten sjelle ne Shqiperi dhe i kishin varrosur ne Shkoder. Ne ate kohe nuk kishte as vetura, nje pamundesi udhetimi. Mbaj mend se u nisa me nje autobus qe shkonte nje here ne jave, a dy, per ne Shkoder, se bashku me bashkeshortin tim, qe punonte ne ate kohe ne Shqiperi si specialist, inxhinier te bonifikimit. Drejtori i ndermarrjes se projekteve, Sali Angoni, na dha nje makine per te shkuar ne Shkoder. Vajta atje dhe gjeta varrin e Migjenit. Lashe me dashuri nje lule dhe mora nje grusht dheu nga varri. Per kete fakt nuk ju genjej, sepse kur erdha tani ne Shqiperi, pas kaq vitesh, Llukan Tase, qe eshte kryetar i shoqates shqiptaro-bullgare, me ka pyetur per vajtjen time ne Shkoder. Pergjigjja ime ishte pikerisht per faktin se, Migjeni ishte poeti im i pare qe kam perkthyer, me i madhi klasik shqiptar. Ishte shoferi qe na shoqeroi ne ate kohe, qe i kishte treguar mikut per qellimin e vajtjes sone ne Shkoder, se kisha gjetur varrin, se kisha lene nje lule dhe se kisha mbeshtjelle me leter nje grusht nga dheu i poetit. Ardhja ime e kishte shtyre shoferin qe te takonte pikerisht kryetarin e shoqates per te me takuar, duke i treguar njekohesisht dhe historine time me Migjenin. Kjo gje me befasoi, me tronditi shume dhe nuk u besoja vesheve. Dhe eshte e natyrshme.

 

Me pas kam nje fakt tjeter, qe i takon nje kohe me te vone. Per sa i perket pyetjes suaj, pse perktheva te paren ne gjuhen bullgare prozen e Migjenit, ka te beje me 20-vjetorin e vdekjes se poetit, me 1958. Ne Bullgari ky poet u prit jashtezakonisht mire, sidomos poezia, por edhe proza, gjithashtu. Madje, kisha shume shoke letrare, qe i kishin mbajtur mend fjalet e famshme te tregimit “Legjenda e misrit”. Kjo ishte nje fjale metaforike, sepse ne Ballkan ka akoma shume uri.

 

Jo vetem lidhje profesionale, por me shume duket si dicka qe ka te beje me marredhenien personale, si perkthyese me letersine shqipe. Ne kete rast eshte zgjedhje e autorit apo e letersise, cilat kane qene mundesite e selektimit?

 

Mund te them se kurre nuk i kam nderprere perkthimet. Kur kam nisur rrugen me ’58, pavaresisht se ndihmoheshin “jetimet” per arsye te njohura, ne gjuhet ballkane, prap se prap e kam zgjedhur cdo veper me hollesi dhe njohuri ne te lexuar, duke plotesuar mendimet qe kam pasur, ose pershtypjet nga nje veper. Kete e beja vetem e vetem per te paraqitur letersine me te mire qe eshte botuar ne Shqiperi. Sepse per letersine nga nje vend i vogel, me falni, eshte shume e veshtire t’i vije radha per t’u botuar dy-tri libra cdo dite. Askush nuk me ka konsultuar, askush nuk me ka dhene mendim. Autoret i kam zgjedhur vete, pasi vazhdimisht kam qene ne kontakt permes analizave, duke krahasuar veprat qe me kane rene ne dore. Kam gjetur mundesi dhe rruge qe te m’i sillnin veprat nga Kosova apo diplomate nga Tirana.

 

Jeni nje perkthyese mjaft selektive, gje qe duket dhe nga menyra se si keni perzgjedhur autoret apo veprat nga letersia shqipe. Ndersa ke jetuar te dy kohet, diktaturen dhe tani demokracine ne Shqiperi.

 

Ju nuk vinit ne vendin tone ne ate kohe, si arrije te njiheshit me botimet, sa e keni ndjere censuren e perzgjedhjes ne letersine shqipe?

 

Per fat te mire, mund te duket si lavdi kur perkthyesja levdohet, ne periudhen e diktatures kam zgjedhur vepra qe nuk kishin fare lidhje me diktaturen. Atehere kam perkthyer, para viteve ’80, Mico Kallamaten me satiren e forte te regjimit te Zogut, “Nen hijen e dordoleceve” dhe kryesisht i kushtohet ministrit analfabet, qe ka qene anetar i qeverise se mbretit te shqiptareve, se keshtu i thonin, jo mbret i Shqiperise. Kisha mundesi qe te lexoja vepra qe me ka rekomanduar ndonje shtepi botuese, ose te propozuar nga ndonje mik.

 

Eshte e vertete, librat arrija t’i siguroja me mjaft veshtiresi nepermjet ndonje bullgari, deri ne kohen kur kishim marredhenie diplomatike. Ata me kane ndihmuar shume. Ata perzgjidhnin ne ate kohe libra qe ishin shume te mire dhe qe shiteshin, ose iu referoheshin mendimit te kritikeve shqiptare. Njehere me kane sjelle nje autor, mendova se ishte nje autor i mire, por ne fund te librit ai ishte i implikuar me ideologjine. Kur pashe kete hoqa dore, sepse nuk doja te perktheja libra me politike. Kur behet fjale per perkthimet, nuk eshte vetem Ismail Kadare i botuar per here pare ne Bullgari, kur hyri me prozen “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Por ka shume autore te tjere qe e kane pare Boten per here te pare. Shume shkrimtare ne ate kohe nuk njiheshin, sepse diktatura nuk i botonte si p.sh., Fishten, Kutelin a Poradecin. Kurse tani shume nga ato shkrimtare qe kane qene vertet me vlere dhe kane dhene shume per letersine shqipe, jane perseri te njohur, por eshte teper vone, sepse dhe lexuesit kerkojne dicka me aktuale, me afer ose ate qe po jetojme ne.

 

Ne kohen qe studiuat ketu, a patet rene ne kontakt me letersine e ndaluar, sa kishit mundesi t’i lexonit?

 

Jo, nuk kisha mundesi te njihja nga kjo letersi, as autoret e saj. Shume vone nje shoqe ime e ngushte me dergoi nje fotokopje me fragmente nga poezia e Gjergj Fishtes. Ajo shoqe ishte Janka Selimi. Me te konsultohesha dhe bisedonim mjaft per librat.

 

Te hidhemi te periudha kur vendi yne filloi te hapej... si shkoi fati i marredhenies tuaj me letersine shqipe?

 

Periudha pas diktatures eshte shume me e vonshme. Marredheniet ose lidhjet filluan andej nga mesi i viteve ’80. Interesi i periodikeve, revistave, gazetave ne Bullgari, u hapen per te hyre ne njohuri per letersine shqipe. Nje gazete hapi nje rubrike per te gjithe Ballkanin. Atje une kam paraqitur me shume se 25 autore shqiptare, tregimtare ose fragmente nga novela me shenime biografike per te gjithe autoret.

 

Eshte nje tregim i Dalan Shapllos ne “Ne shtepi i vetem”, akoma mbahet mend etj. Keshtu ngadale doli romani i famshem i Ismail Kadarese, qe mbahet mend ne Bullgari.

 

Tani flasim si perkthyese ekskluzive e Kadarese. Sapo u botua ne Shqiperi “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, ju nxitoni per ta cuar, fill, ne gjuhen bullgare. Si u njohet me vepren e Kadarese, cila eshte pershtypja qe krijove per shkrimtarin?

 

Me Kadarene nuk kisha pasur lidhje deri ne kohen kur me 1989-en erdha ne Shqiperi per here te pare. E kam takuar dy here, ku ai me njihte nga Instituti, sepse erdhi student, perpara se te hapej Universiteti. Pata kete pershtypje: e mbajta mend si nje njeri i ri, shume i koncentruar ne vetvete. Perse? Nuk e pashe asnjehere neper korridore te bisedonte. Koleget e mi me thonin se ishte nje poet jashtezakonisht i madh, se ne moshen 18-vjecare ka botuar nje permbledhje me vjersha. Por mua nuk me beri pershtypje, sepse cdo koleg, aty, shkruante vjersha. Edhe une kisha njohuri per letersine shqipe dhe e dija shume mire se poezia shqiptare eshte me fame, shume e vjeter, shume e zhvilluar. Por, kryesore eshte se nuk e kam studiuar cfare ka publikuar Kadare ne France, sepse e kam botuar vepren e tij ne bullgarisht, qysh me ’66-en. Kohe kur ne France nuk e kishin idene per Ismail Kadarene. Tani po dhe jam shume e gezuar per vete shkrimtarin, se e botojne ne frengjisht.

 

Si u prit Kadareja ne boten bullgare, duke ditur rrethanat e asaj kohe?

 

Botimi i pare “Gjenerali i ushtrise se vdekur” e beri punen e vet. Ishte gje e papare ne letersi, jo vetem per letersine ne Bullgari, apo Ballkanike, por edhe per Boten. Atehere me ’66-en kritika ka qene pa ze ne Bullgari, kuptohet nga frika se Shqiperia ka qene e demosur, e larguar nga kampi “socialist”. Dhe askush nuk guxonte ne keto rrethana te shkruante dicka. Madje dhe mbas ndryshimeve, recensionet e para te perkthimeve te mia kane dale me 1991, persa i perket permbledhjes qe botova me novelat me te bukura te Kadarese.

 

Keni perkthyer afro 2 mije faqe nga vepra e Kadarese. Cila mendoni qe eshte pika e forte e ketij suksesi te vepres se Kadarese ne Bullgari, duke pasur parasysh qe eshte vendi i pare qe e priti shkrimtarin me “Gjenerali i ushtrise se vdekur”?

 

Ajo qe beri me shume pershtypje ishin novelat. Motivi i folklorit ne to, qe ne i kemi te perbashketa, duke u njohur si balada mite. Sidomos me vepren “Kush e solli Doruntinen”, me motivet e kesaj vepre, ai vertete krijoi nje tjeter hapje, e cila jo vetem qe u pelqye ne Bullgari, por e kane vertetuar si kryeveper. Megjithate duhet te them se shume veshtiresi kam patur. Ne fillim jam munduar qe te nxjerr ne tregun e librave vepren e Kadarese, kur tani ne Bullgari nuk ka shtepi botuese shteterore, te gjitha jane private. Ne kete kohe, qellimi i pare i botuesit privat eshte qe te botoje vepra, pavaresisht nga vlera, per qellime biznesi, duke sjelle botime komerciale.

 

Dhe tani per tani kam bere vertete perpjekje duke perkthyer disa vepra, te cilat dolen me shume veshtiresi. Jane dy permbledhje qe kam bere me novelat e Kadarese, “Kush e solli Doruntinen” se bashku me “Prillin e thyer”, dhe kjo eshte nje novele me fame. Ne nuk e njohim ne Bullgari “hakmarrjen” dhe kjo i hapi syte njerezve, per te cilen u cmenden se si ka qene e mundur qe ekzistonte ky kod, ligj i pashkruar e qe vazhdoi aq shume shekuj. Por, ato ide, per hakmarrjen, kane ardhur nga baladat e vjetra, te cilat Kadareja i ka perdorur shume bukur per te treguar se cfare zakonesh kane ekzistuar ne te kaluaren ne Shqiperi.

 

Me kete ju thoni se mitet e vjetra ballkanike nuk njohin “autoresi” vendi, qe Kadareja i ka shfrytezuar per ta mbyllur vepren me moralin, kodet shqiptare?

 

Kryesorja qe ka Kadareja ne keto vepra, per te njohur boten me kulturen shqiptare eshte e dukshme ne cdo veper te tij novela, tregime, romane dhe eseistike - a e dini se cfare ka brenda; ekzistencen e identitetit te Shqiperise. Ai gjithmone niset nga Shqiperia, tregon ndonje fakt, pastaj hedh nje ure, shikon rreth e rrotull vendet e tjera prane Shqiperise, pastaj largohet dhe mbaron vepren me konkluzione globale. Kjo eshte forca e Kadarese. Ai nuk shkruan letersi provinciale, por eshte universal.

 

Cfare pershtypje ka lene letersia shqipe e perkthyer te lexuesit bullgare?

 

Nuk eshte puna te lavderoj veten, por gjithmone kam menduar te gjej vepra qe kane kode te peraferta me jeten tone. Kane nje thellesi me te vertete dhe nje force te pathyeshme te vepres letrare. Keto kritere i kam pasur gjithmone parasysh. Ketu gjithmone e them me zemer te hapur se nuk kam perkthyer vepra politike, tendencionale. Por kam marre vepra te mira, te cilat dhe mbas 20 vjetesh a nje shekulli do te lexohen perseri.

 

Si i keni ndertuar marredheniet me botuesit bullgare, duke pasur parasysh ketu veshtiresite ekonomike, kur iu duhet te te impononi zgjedhjen tuaj nga letersia shqipe?

 

Ne Bullgari marredheniet me botuesit varen dhe nga ana ekonomike. Per kete them se po, kam mjaft veshtiresi per te care tregun e librit me paraqitjen e letersise shqiptare. E para, per nje liber ne paguajme. Nese ka mundesi qe ne t’u japim librin botuesve pa iu kerkuar para te botohet, ai vetem e shtyp dhe merr para. Por kjo gje nuk shkon. Perkthyesi punon me muaj mbi nje liber dhe eshte pak qesharake qe t’ua japim librin falas, dhe ata vetem te na kerkojne para. Por mendoj se kohet e fundit, dalngadale kjo praktike qe ka ekzistuar do te marre fund, sepse mendoj se letersia artistike, ajo letersi e mire, nuk do te nderpritet se shkruari dhe eshte e pavdekshme, sipas mendimit tim.

 

Cilet jane autoret qe do te botoni ne planet tuaja te aferta?

 

Tani jane dy libra nga Kongoli, per te cilat me thane fjale shume te mira, por duhet t’i lexoj librat njehere. Dhe prap do te perkthej Kadarene. A e dini cfare, ai ka zhvilluar dy novela ne nje roman te botuar nga shtepia botuese “Cabej”. Nuk dua te shkoj ne Bullgari pa marre nje ekzemplar, por nga shoket mendoj se do t’i siguroj. Behet fjale per “Qorrfermanin”, te zhvilluar si roman, nese ate qe mendoj une, Kadareja e ka zhvilluar ne kete menyre, jam e bindur se do te botohet menjehere.

 

Intervistoi: Violeta Murati

 

 

Ati i Shenjte dhe shkrimtari Ismail Kadare, ne te njejten akademi ne France

 

Akademia e Shkencave Moralo-Politike, pjese perberese e Institutit te Frances, ate qe shpesh emertohet shkurt Akademia franceze, cdo vit shpall ngjarjet kryesore qe u ndodhin anetareve te saj. Kete fillimviti ngjarja me sensacionale ishte zgjedhja e njerit prej anetareve-shok te huaj te saj (membres associes étrangers), Kardinalit Joseph Ratzinger, ne fronin e Papes se Romes.

 

Kjo Akademi prestigjioze ka gjithsej 12 anetare-shok te huaj. Njeri nder ta eshte Papa i Romes, zgjedhur me 1992 kur ishte kardinal. Nje tjeter anetar eshte shkrimtari yne Ismail Kadare, i zgjedhur ne vitin 1996. Instituti i Frances eshte themeluar me 22 gusht 1795 nga Napoleon Bonaparti. Pas disa modifikimeve te bera me pas nga mbreteria dhe republika, ne gjendjen e sotme ai i ka te percaktuara ne menyre rigoroze rregullat e tij, numrin e anetareve, numrin e anetareve-shok te huaj dhe numrin e anetareve korrespondente, per secilen nga te pese akademite qe e perbejne. Cdo anetar i ri mund te hyje vetem ne qofte se nje anetar i vjeter e le vendin bosh me vdekjen e tij.

Sic u tha me lart, Akademia e Shkencave Moralo-Politike ka 50 anetare, 12 anetare-shok te huaj. Anetari-shok i pare i huaj ka qene presidenti i famshem amerikan Thomas Jefferson. Qysh nga zgjedhja e tij me 1801 e gjer ne vitin 2002, lista e anetareve te huaj perfshiu 122 emra, shumica personalitete te shquar boterisht ne fushen e filozofise, te letrave e sidomos te emancipimit moralo-politik te njerezimit. Woodrow Wilson, Thomas Masaryk, Rudyard Kipling, Wiston Churchill, Franklin Roosvelt; Konrad Adenawer, Sir Karl Popper, Andrei Saharov, Jorge Louis Borges, jane disa nga emrat e medhenj te kesaj akademie. Ne vitet e fundit anetaret-shok te huaj kane qene mbreti Huan Karlos i Spanjes, qe u zgjodh ne vendin e mbetur bosh prej Jorge Louis Borgesit me 1988, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Perez de Kuelar me 1989, Vaslav Havel me 1992, kardinali Joseph Ratzinger, Papa i sotem i Romes, qe zuri vendin e Andrei Saharovit, ne te njejtin vit, princi Charl i Anglise me 1992 dhe me 1996 shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, qe zuri vendin e Sir Karl Popperit. Sic shihet, vendet e perfaqesuara ne me te shquaren akademi te botes jane teper te pakta. Aktualisht nga gjithe ish-perandoria komuniste vetem dy vende, Cekia dhe Shqiperia kane perfaqesues ne kete akademi. Asnje nga vendet e tjera te Ballkanit nuk ka perfaqesues dhe vete Papa Bonifaci XVI perfaqeson me shume Vatikanin dhe Gjermanine se sa Italine. Vendi yne, Shqiperia, ne kohen qe cdo vend kerkon te shpalose vlerat e veta kulturore evropiane, ka te drejte te ndihet krenare per kete zgjedhje te cmuar.

 

Tedi Papavrami me “Dosjen e Kadarese” ne France

V.MURATI

12 Prill  Sigurisht pas tregut shqiptar, Kadare ka per zemer boten franceze. Publikimi me i bujshem i vitit, libri “Nje dosje per Kadarene”, me autor Shaban Sinanin, se shpejti do te hyje dhe ne tregun francez.

 

Eshte muzikanti Tedi Papavrami, pinjolli i perkthimeve te Kadarese, qe po merret dhe me botimin e fundit, pjeses me delikate mbi shkrimtarin shqiptar.

 

Kete e ka konfirmuar dje recensuesi i botimit, Naim Zoto, duke shtuar se libri eshte perfshire ne kete vrull perkthimesh dhe ne rumanisht, italisht dhe anglisht.

 

Permes shtepise botuese “OMSC-1”, me nje staf bashkepunetoresh e recensuesish si Luan M.Rama, Naim Zoto dhe redaktoresh si Loredan Bubani dhe Cerciz Loloci, te pasuruar dhe nga parathenia e ish-te burgosurit politik, ku theksohet i denuar per poezi, Visar Zhitit, botimi “Nje dosje per Kadarene” grupon nje sasi dokumentesh te dikurshme kunder letersise. Pra, behet fjale per ato shkrimet e tinezta, antishkrimet dhe kontrollin ne diktature te letersise se Kadarese. Ky debat rihapet nen konceptin e marredhenies midis artit dhe diktatures, ndersa per shkrimtarin po pritet dhe pergatitja e fazes se dyte te “dosjes”, ku sic eshte thene, qofte nga shkrimtare, personalitete qe kane jetuar dy koherat dhe nga vete drejtori i Arkivave te Shtetit, Sinani, ka dhe pjesen me te erret dhe me te rende mbi Kadarene.

 

Riardhja e ketyre dokumenteve mbi persekutimin e Kadarese ne botimin e Sinanit eshte pritur me mjaft buje dhe nga shtypi evropian, sidomos ne shtypin italian dhe grek. Ndersa ne paraqitjen qe i ka bere ketij botimi, Sinani ka theksuar se botimi nuk eshte i lidhur aspak me nxitjen e shkrimtarit, Kadarese. Porse synimi i tij eshte te vendose ne qender te opinionit te huaj nje dosje me shume ne krah te vleresimit te shkrimtarit. Ne Durres, kur eshte paraqitur libri, drejtori i Arkivave ka thene se, doreshkrimi eshte pritur ftohte nga Kadareja, i cili nuk i ka kushtuar me shume se 10 minuta veshtrim siperfaqesor.

 

Por autori i librit eshte shprehur se ky botim ne France do te paraqitet ne nje version te ri, pasi do te kaloje dhe nje dore ripunimi. Vepra e prof.dr.Shaban Sinanit “Nje dosje per Kadarene”, e cila ka pasur reagime, madje, edhe polemika qe para se te botohej, ndahet ne dy pjese. Ne pjesen e pare, autori i eshte perkushtuar studimit per stilin e te shkruajturit te Kadarese, ndersa ne pjesen e dyte botohen 40 dokumente, qe deshmojne marredheniet e shkrimtarit Ismail Kadare me politiken ne kohen e regjimit komunist.

 

Shtypi italian “Corriere de La Sera”

 

Rihapet debati mbi marredheniet midis artit dhe diktatures

 

"Shoke, duhet te pengojme qe ky roman te publikohet". Jemi ne vitin 1962. Anetaret e Komitetit Qendror te Partise Komuniste shqiptare kane perpara nje doreshkrim te titulluar "Perbindeshi". Autori eshte nje i ri 26-vjecar,

 

Ismail Kadare, i cili me pas u be nje shkrimtar me fame boterore, aq sa eshte kandiduar shume here per cmimin Nobel. Por jeta e tij dhe karriera prej shkrimtari jane ndeshur me regjimin komunist, qe e ka perndjekur dhe ka bojkotuar veprat e tij. Nga kjo shtypje, mbeten si deshmi e nje budallalleku te pabesueshem, me mijera kartela me kritika dhe vezhgime, shpesh qesharake, te zyrtareve te partise. Jane dokumente te ruajtura ne Arkivin e Shtetit Shqiptar. Kemi mundur t’i konsultojme me vete Kadarene. "Ky liber, me titullin ‘Perbindeshi’ - arrijne ne unanimitet kreret e Komitetit Qendror - eshte i demshem dhe mund te krijoje nje realitet fals ne mendjen e popullit". Ndalimi i botimit te tij eshte i detyrueshem. Vetem 25 vjet me vone, me 1987-en, kur Enver Hoxha vdes, romani fiton lirine.

 

Kadareja kishte eksperimentuar me veshtiresine per nje ze, i cili te shprehej lirshem ne nje regjim totalitar. Ishte student i Institutit “Gorki” ne Moske dhe kishte shkruar romanin e tij te pare, "Qyteti pa drita". Librin e lexoi nje mik i tij, i cili ia ktheu i terrorizuar. Nderkohe arriti te publikoje nje kapitull ne gazeten “Zeri i Rinise”, i cili u sekuestrua menjehere. Libri nuk u botua kurre. Nuk shkoi me mire me nje permbledhje poezish. Poeti rus, David Samoilov, nje disident, i cili perpiqej te mos e irritonte shume regjimin, i tha: "Nese do t’i publikosh, duhet te shkruaj nje parathenie, ne te cilen pohoj se je i denueshem, pasi je ekspozuar ndaj ndikimeve te Perendimit".

 

Kreret komuniste shqiptare mblidhen perseri ne vitin 1963, per te vleresuar romanin, i cili i dha Kadarese famen nderkombetare, "Gjenerali i ushtrise se vdekur". Vendimi nuk eshte inkurajues. "Nje liber i trishtueshem, i cili nuk e edukon popullin. Personazhet nuk jane heronj te revolucionit, madje, ka nje prift, i cili pershkruhet si nje burre simpatik. Kjo eshte e patolerueshme. Nje prift nuk mund te jete simpatik dhe nuk mund t’i ndihmoje njerezit, pasi sakrifica dhe altruizmi nuk i perkasin njerezve te kishes".

 

Doreshkrimi i kthehet autorit me shtesen qe te "ndryshoje personazhin e priftit". Kadare ben ndonje modifikim dhe kete here romani merr te drejten per botim. Librat e tij jane pothujase gjithe trill, me metafora, qe tregojne vetmine dhe mungesen e lumturise se njeriut ne diktature”.

 

 

Dy dosje kunder Kadarese ne Suedi

 

 

 

Shaban Sinani

 

Drejtori i Arkivit te Shtetit, Shaban Sinani, ka deklaruar dje ne Durres, ne promovimin e librit “Nje dosje per Kadarene”, se ne Akademine e Shkencave te Suedise, vendi qe shpall fituesit e cmimit “Nobel”, jane depozituar dy dosje, te cilat jane mbushur me fyerje dhe denigrime per Ismail Kadarene; ish-drejtori i Arkivit, Luan Malltezi, pohon se nuk ekzistojne keto dosje ne Shqiperi; shkrimtari Sadik Bejko shprehet se te gjitha faktet per shkrimtaret qe kane kallezuar njeri-tjetrin pohohen vetem neper tavolina dhe se dosjet e sigurimit jane me te renda

 

Prof.dr.Shaban Sinani ka deklaruar se ne Suedi jane depozituar dy dosje kunder shkrimtarit te madh shqiptar, Ismail Kadare. Deklarata e tij eshte bere ne Durres gjate promovimit te librit te autorit Sinani, “Nje dosje per Kadarene”, te organizuar nga biblioteka publike e Durresit ne galerine “Jozef”. Sinani ka shtuar se, ne Akademine e Shkencave te Suedise, vendi qe shpall fituesit e cmimit “Nobel”, jane depozituar dy dosje, te cilat jane mbushur me fyerje dhe denigrime per Ismail Kadarene. Ai nuk ka deklaruar se cilet jane autoret qe kane formuluar dosjet, por eshte shprehur se dosja eshte mbushur nga emra te njohur te letrave nga diaspora shqiptare dhe eshte cilesuar si veprimi me i keq qe i behet shkrimtarit te madh me permasa evropiane, nga vete shqiptaret. Sinani ka theksuar se, libri i tij nuk eshte nxitur nga shkrimtari Kadare, por si synim i tij per te vendosur ne qender te opinionit te huaj nje dosje me shume ne krah te vleresimit te Kadarese.

 

Sipas autorit te librit “Nje dosje per Kadarene”, ne fletet e vepres del ne pah edhe qellimi i autorit, qe mbetet prezantimi i Kadarese ne raportin mes politikes e letersise. Nje detaj qe nuk ka rene shume ne sy deri tani, por qe Sinani e ka theksuar, ishte fakti se Ismail Kadareja eshte ftuar per te pare ne doreshkrim librin para se te shihte driten e botimit. Nderkohe qe, Sinani beri te ditur se doreshkrimi eshte pritur ftohte nga Kadareja, i cili nuk i ka kushtuar me shume se 10 minuta veshtrim siperfaqesor doreshkrimit ne fjale. Libri “Nje dosje per Kadarene” eshte prezantuar ne faqet e gazetave edhe ne Itali, Rumani e Greqi, nderkohe qe autori ka deklaruar se shume shpejt libri do te botohet edhe ne France, ne frengjisht.

 

Por, Sinani ka thene se para se te botohet ne France, libri do te ripunohet ne nje version te ri. Vepra e prof.dr.Shaban Sinanit, “Nje dosje per Kadarene”, e cila ka pasur reagime, madje, edhe polemika qe para se te botohej, ndahet ne dy pjese. Ne pjesen e pare, autori i eshte perkushtuar studimit per stilin e te shkruajturit te Kadarese, ndersa ne pjesen e dyte botohen 40 dokumente qe deshmojne marredheniet e shkrimtarit Ismail Kadare me politiken ne kohen e regjimit komunist.

 

Sinani: Shkrimtare nga diaspora kane denigruar Kadarene

 

Figura e Kadarese eshte denigruar dhe fyer permes letrave drejtuar Akademise se Nobelit ne Suedi. Drejtori i Arkivit te Shtetit, Shaban Sinani, ka deklaruar dje se ne vendin qe shpall fituesit e cmimit “Nobel”, jane depozituar dy dosje kundra. Sinani nuk ka permenduar autoret qe kane formuluar dosjet, por eshte shprehur se, dosja eshte mbushur nga emra te njohur te letrave nga diaspora shqiptare dhe eshte cilesuar si veprimi me i keq qe i behet shkrimtarit te madh me permasa evropiane, nga vete shqiptaret. Sinani ka theksuar se, libri i tij nuk eshte nxitur nga shkrimtari Kadare, por si synim i tij per te vendosur ne qender te opinionit te huaj nje dosje me shume ne krah te vleresimit te Kadarese.

 

 

Botimet e Kadarese jashte vendit

 

ANDRE CLAVEL

 

 

Kur ne vitin 1970, Ismail Kadare arrin bumin e pare te botimeve ne gjuhet kryesore te Evropes dhe te Amerikes, ne Shqiperi te dhenat mungonin krejtesisht. Edhe sot e kesaj dite, kritika letrare nga vendet e ndryshme, ne gjuhet ku eshte perkthyer shkrimtari shqiptar, nuk ka mberritur deri ne shtypin shqiptar. Jane te rralla rastet, perpos servirjes personale nga shkrimtari ne media, po megjithate ne keto vite kane filluar te depertojne shkrimet qe po botohen per shkrimtarin shqiptar dhe veprat e tij. Per te mbyllur kete vakum, studiuesi Bashkim Kucuku, ploteson ne botimin e dyte “Kadare ne gjuhet e botes”, gjithe informacionin qe e kane bere te perbotshme vepren e Ismail Kadarese.

“Kadare ne gjuhet e botes” ridel per te sjelle botimet dhe ribotimet e vepres se Ismail Kadarese gjate viteve me te fundit (2001-2004). Kadareja ne gjuhet e botes permban keto te dhena te reja krysore; eshte njejtesuar botimi i vepres se Ismail Kadarese ne gjuhen kineze, 1992, dhe ne esperanto, 2000. Me kinezishten dhe esperanton botimi i saj arrin ne 35 gjuhe, duke perfshire edhe shqipen.

Gjithsej jane shenuar 163 botime te reja dhe ribotime, prej te cilave 61 ne shqip dhe 102 ne gjuhe te huaja, perkatesisht 39 ne frengjisht, 9 ne anglisht, 5 ne portugalisht, 5 ne gjermanisht, 5 ne rumanisht, 5 ne greqisht etj. Ne keto vite, me teper eshte botuar romani “Lulet e ftohta te marsit” (9 gjuhe), “Tri kenge zie per Kosoven” (3 gjuhe te tjera, pervec 9 gjuheve te meparshme dhe dy ribotimeve etj). Po ashtu ka nje sere ribotimesh: “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, ne frengjisht, gjermanisht, rumanisht; “Dosja H”, “Kronike ne gur”, “Prilli i thyer”, “Muzgu i perendive te stepes” etj. Per vepren e Kadarese jane botuar 6 libra te tjere studimore, prej te cileve 5 ne shqip dhe 1 ne frengjisht. Per kritiket shqiptare, kjo veper eshte me shume si leksion leximesh, ndersa per Kadarene eshte nje perkedhelje qe i behet, duke u vendosur si ne vitrine e gjithe krijimtaria e tij ne 35 gjuhe te botes.

 

Ne gazeten “Journal de Geneve” botohet kritika e romanit te Kadarese “Hija”, botimet Fayard, 1994

 

Nje shqiptar ne Paris

Ne ate qe ngjan se eshte romani me autobiografik i tij, Kadareja flet per kushtet ndrydhese ne te cilat gjendet nje intelektual i derguar ne France, me synimin per t’i sherbyer si garanci kulturore regjimit te Tiranes. Dhe qe nuk arrin te clirohet, as ne vendin e lirise, nga shtresa e akullit qe rendon mbi te.

Diktatura eshte nje sfinks i perbindshem qe nuk i ndahet asnjehere vepres se Kadarese. Ai nuk rresht se yshturi ate, duke zberthyer mekanizmat me te holle; sigurisht, ne rrafshin politik dhe burokratik, por metafizik gjithashtu. Dhe ja, mbi te njejten teme, nje roman shume me teper intim se te meparshmit; i shkruar ne nje periudhe vecanerisht despotike ne vitet 1984-1986, “Hija” pershkruan rrenojat e diktatures ne boten shpirterore te nje intelektuali, i cili mund te ishte alter ego-ja i Kadarese.

Si quhet? Nuk ka emer, sepse ne mbreterine e erresires ai nuk eshte vecse nje hije: “kineast i deshtuar”, shprehet ai me modesti, ne vend te prezantimit. I deshtuar, ndofta, por me me shume fat se bashkatdhetaret e tij; profesioni i lejon rregullisht, si nje Orfe qe del nga ferri, te niset me avion per ne Paris, ku “udheheqesi i ndritur” e dergon per krekosje ne emer te revolucionit proletar.

Oh dashuria per Parisin!

Nje dite para udhetimit te pare, ai enderron per bema seksuale dhe aventura dashurie ne nje France te idealizuar prej tij. Sapo mberrin ne aeroportin e Orly-se, ai takon nje aktore 23-vjecare, Silvan Dore. Ajo i zgjat nje cope leter, duke i kerkuar te shenoje ne te numrin e telefonit. Por ai i ka duart si te ngrira, nuk eshte ne gjendje te shkruaj, njesoj sikur dimri i acarte shqiptar, se bashku me kortezhin e tij te tmerrshem, t’ia kishin ngurtesuar krejt trupin. Ai e takon serish bukuroshen, te nesermen, ne lokalin Deux-Magots, i vendosur per t’ia prishur mendjen sa me pare. E njejta ndrydhje e bllokon ne cast dhe ai kthehet duarbosh ne Tirane! “Vendi yne, shprehet ai, vecohej perhere e me teper nga pjesa tjeter e botes dhe ne e ndjenim veten te privuar nga jeta tjeter”.

Pa dyshim i tille eshte efekti me pervers i diktatures; pasi u ka futur viktimave helmin e saj, ajo i pengon pergjithmone qe te jene te lire, te lumtur apo te dashuruar. Madje dhe kur dalin nga burgu, per te fluturuar drejt drites... Sa here qe vjen ne France, duke sherbyer si garanci kulturore per pashallaret e kuq te Tiranes, heroi i Kadarese takohet me Silvanen dhe beson se do te mund te “clirohet” ne dolce vita-n pariziane. Mirepo mbi te rendon nje ndjenje fajesie e tmerrshme, nje bllok akulli i pashpjegueshem, qe ndeshkojne ate si Tantalin, me nje etje te pashuar ne vendin e begatise. Nga Festivali i Kanes, qytetit te argetimeve, ku shkon me nje veture te ambasades, kineasti yne nuk do te ruaj si kujtim vecse nje perfytyrim: ate te nje parkingu nentokesor gjigant, ne te cilin limuzina e madhe futet duke e rrotulluar neper rrathet e pafund te nje sketerre, ku Dantja i jep doren Orwell-it.

Ana tragjike, ana burleske

Ja, persa i takon anes tragjike te romanit “Hija”, librit me autobiografik te autorit te “Pallati i Endrrave”. Por eshte dhe ana burleske gjithashtu; mbi udhetimet zyrtare te intelektualeve me delegacionet, pritjet neper ambasada, gjuhen e drunjte te atasheve kulturore, shoqeruesit-spiune, maoistet e Saint-Germain-des-Pres, madje dhe per ndikimin e prostates se Enver Hoxhes mbi kinemane shqiptare, humori i Kadarese eshte i pashtershem qe pershfaq hiret e saj pertej perdes se hekurt te totalitarizmit.

Kurse damari mitologjik i romanit “Hija”, lidhet me nje liber tjeter te Kadarese, “Kush e solli Doruntinen?”, historia legjendare e vellait te vdekur – Konstandinit - qe ngrihet nga varri per te kerkuar motren e vet Doruntinen ne vise shume te largeta.

Gjate leximit bindesh se heroi i romanit i ngjan Kostandinit, dhe se Silvana e tij mund te quhej Doruntine. Po keshtu, mbi dashurine e tyre rendon nje brenge e dyfishte, nje mallkim i dyfishte; ai i diktatures qe vret ndjenjen, por dhe ai i incestit, fantazem po aq djallezore.

***

Kjo ngrehine e bukur ne forme spirale i le ne hije disa dobesi te romanit, sidomos nje simbolike ndonjehere ca si teper te theksuar.

Sidoqofte, Kadareja, sipas menyres se vet, ia ka dale te thure me te njejten fije nje cohe, ku gershetohet e perkohshmja me te perjetshmen, anekdota dhe rrefimi, jeta vetjake dhe mitet kolektive, historia intime e nje dashurie te pamundur dhe universaliteti i gojedhenave.

Andre Clavel

Journal de Geneve

 

 

 

Garsia Markes i Europes quhet Ismail Kadare

STEPHAN WACKWITZ

 

 

Recension i Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi romanin ngjethes “Gjenerali i ushtrise se vdekur" te Ismail Kadarese, perkthyer ne gjermanisht nga Joakim Rohm

 

Ne nje “Kapitull pa numer" romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur" i Ismail Kadarese reflekton vetveten. Dhe kete ai e ben ne forme te nje perralle: “Ishte njehere nje gjeneral dhe nje prift qe kishin dale per kismet. Jo, nuk kishin dale per kismet. Ata kishin dale per te mbledhur eshtrat e ushtareve te tyre te vrare ne nje lufte te madhe. Ec e ec, kapercyen shume male e shume fusha, duke kerkuar e duke mbledhur keto eshtra. Vendi ishte i ashper e i keq. Frynin erera e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe iken me tutje. Mblodhen sa mblodhen dhe u kthyen te numeronin ato qe kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shume eshtra".

 

Permbledhja perrallore, njekohesisht feminore, e vjeter dhe e goditur shpalos nje ngjarje, te cilen vete libri me jodicipline te persosur artistike e ka derdhur ne toposin sugjestiv, fantastik, frikendjelles dhe erotik te nje romantike tmerri. Sepse ne kete roman qe habitshem sillet ne vetvete, qe fillon vazhdimisht rishtaz dhe qe modifikon motivet vertet eshte fjala per zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin ne shtepi te nje armate pushtuese. Toka e Shqiperise duhet tei ktheje kufomat e armiqeve te dikurshem ne menyre qe ata te varrosen ne vendlindjen e tyre matane detit.

 

Njekohesisht ne romanin e Kadarese „Gjenerali i ushtrise se vdekur" pershkruhen mjerimi i hoteleve provinciale ne vjeshte ne bllokun lindor, vuajtja melankolike e nje koloneli, i cili dashurohet ne nje shqiptare te re, e cila per cdo mbremje vjen ne stadiumin e Tiranes per te shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala eshte per nje mallkim, te cilin e ka shprehur nena e dhendrrit gjate nje dasme, per historine e dashurise te nje pengu lufte dhe per frontin e bafasishem unik te shqiptareve shumefish te grindur dhe te ndare ne dysh nga gjakmarrja ne Luften e Dyte Boterore.

 

Fjala eshte per nje shtepi publike, te cilen e drejtojne forcat pushtuese ne nje vend te vogel dhe te harruar nga Zoti, dhe per fatet e te rinjeve te cilet ketu jane takuar terthorazi dhe njekohesisht me fytyre te kthyer anash: „Ato kushedi nga i degdisen, me siguri ne ndonje qytetth te humbur, atje ku ndaleshin per nje nate trupat qe shkonin ne vijen e pare dhe trupat qe ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prape me rreshta te gjate e te perbaltur ushtaresh, qe zbraznin mbi to gjithe hidherimin dhe balten e luftes."

 

Fjala eshte per kodrat, per Tiranen ne nentor, per detin dhe vazhdimisht per frymen, e cila ne kete vend duket qe fryen perhere: „Ulerime ere. Dite e nate. Duket sikur botes i ka mbetur vetem era".

 

Te vdekurit kundershtojne

 

Por, sado artistikisht ndertohet bota e ketij romani nga dendesimi i ketyre motiveve, ringjallja e mundimshme, perhere e aksidentuar, ne te vertete e pamundshme dhe ne fund e deshtuar burokratike e te vdekurve eshte tema dhe puna, te ciles figurat e tij si te ishin nen presion mitik kthehen serish ne cdo kapitull dhe nga te gjitha drejtimet. Fillimisht te vdekurit kundershtojne shqetesimin. Ata mobilizojne treven e padepertueshme kodrinore per te mbrojtur prehjen e tyre, vjeshten, shiun, ate fryme qe fryen panderprere, pashpresen, balten, mjerimin. Pasi qe gjenerali dhe prifti nuk frikesohen nga kjo, te vdekurit e luftes te groposur ne kete treve reagojne si kufomat e letersise se llahtarshme te te gjitha vendeve: ata behen vete aktiv. Ata kalojne kufirin, i cili atyre u kontestohej, per te terhequr ne anen e tyre te gjallet. Jo te vdekurit kthehen ne shtepi, por te gjallet, te cilet nuk mund te pajtohen me pakthyeshmerine e vdekjes. „Jam nisur heret", thote i fejuari i frikshem i Lenores ne baladen e (Gott fried August) Berger-it (nje lloj magna karte e letersise europiane te tmerrit, e cila ne romanin e Kadarese citohet ne nje vend vendimtar), edhe dua te te marre me vete".

 

Se pari te vdekurit helmojne varrmihesit: „Njezet vjet mikrobi qendron i fshehur nen toke dhe papritur shperthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu eshte, tha prifti. Porsa bie ne perkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha qe zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadale".

 

Pastaj, nderkaq, te vdekurit mbizoterojne plotesisht romanin. „Madje frika se duke

 

perdorur fraza dhe fjale hijesh, ai po behej nderkaq pjesetar i asaj bote, nuk kishte me kuptim. Ai ishte nderkaq i tyre, kishte hyre dalngadale, dite pas dite e stine pas stine ne ate gjithesi, e prej saj efardo te bente sedilte me dot".

 

Motivet e llahtarshme romantike jane shenje dalluese e ketij zoterimi te pushtetit. Keshtu per shembull ekspedita per zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumezohet ne menyre te pakontrollueshme derisa ne fund levizin aq shume dyteshore saqe as nuk njihen mes veti: „Te lutem ma thuaj shkurt dhe qarte: kush i hapi varret para dhjete ditesh? Njeriu i fermes e veshtroi me peremim. Ju i hapet, tha me ze te prere. Balli i specialistit u mbush me djerse".

 

Ne kete roman ne menyre shume te ndieshme perzihen momentet e llahtarshme me

 

ato komike. Nderlidhja mes te frikshmes me qesharaken, nje element grotesk ne

 

kuptimin burimor e percakton ate dhe shpalos nje ngjashmeri te habitshme familjare me kusherinjte e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadarese eshte ndoshta kusheriri i vetem legjitim europian i librave te tilla si “Njeqind vjet vetmi" i Gabriel Garcia Marquezit. “Rrefimet e painterpretueshme, imazhet irituese, mendimet e rrezikshme,

 

eksperimentet e paparashikueshme ne nje gjuhe te pafrenueshme" e ato qe Heinz

 

Schlaffer i ka skicuar si cilesi te librave, te cilave u ngjitet etiketa e erealizmit magjik", ne Shqiperine staliniste-maoiste, me sa duket, kane lindur nga nje perzierje mjaft e rrezikshme e trashegimive te ndryshme kulturore, sie sundojne ne shoqerite e perziera katoliko-indiane te Amerikes Jugore (Latine).

 

Evidenca e frikshme

 

Nderkaq, evidencen e tij te cuditshme, paksa te frikshme, nje joshje dhe fashinim, te cilat nuk mund te shpjegohen vetem permes citateve nga tradita e llahtarshme europiane, romani i Kadarese nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shenon, nder te tjera, nje xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta kete nxjerre nga kujtesa edhe me e thelle kulturore. “Ec e ec" te sjellim ketu edhe njehere perrallen, e cila i sherben romanit si model miniature i vetvetes kapercyen shume male e shume pllaja. Moti ishte i eger e i keq. U lodhen e u keputen e u plasi shpirtin kjo pune. As era, as debora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtaret qe kerkonin. Mblodhen sa mblodhen dhe u kthyen prape te njehsonin ato qe kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli qe kishin mbetur pa u gjetur ende shume ushtare". Te vdekurit semund te nxirren me plotesisht. Gjate veshtrimit me te afert nuk eshte rastesi qe romani i Kadarese subjektin dhe fshehtesine e tij e shpreh pikerisht si perralle. Sepse mitit, rreth te cilit sillet pa u zgjidhur subjekti perhere i rifilluar i romanit, ne bashkekohesit vertet mund tei qasemi vetem si nje kujtese perralle gjysme te harruar. Eshte raporti i vjeter, shamanist mbi udhetimin ne nentoke, prej te cilit nuk kthehesh i plote dhe i pademtuar, por me nje njolle: duke caluar, me nje kembe kali, pa nje gisht, me nje kembe prej ashtit te balenes.

 

“Ndonese mitet dhe ritet rreth mbledhjes se eshtrave te kafsheve te vrara paraqiten edhe ne ato kultura, te cilat nuk njohin fenomene shamaniste ne kuptim te ngushte", shkruan Carlo Ginzberg ne librin e tij te mrekullueshem “Sabati i shtrigave" (i cili shamanizmin e deshifron si nje trashegimi te heshtur te fondit edukues europian), duket qe ato imitojne rrugen e brendshme dhe te frikshme, ne te cilen shamani dallon misionin e tij".

 

Fakti qe Ismail Kadare ne thelbin e katastrofes europiane gjen pervojen e shamanizmit euroaziatik eshte nje rezultat i befasishem i metodes se tij magjike. Komizmi i madh dha lakonik i gabimeve dhe mundimeve i dy figurave te tij neper nentoken e atyre hoteleve te braktisura, permes trevave kodrinore, qyteteve dhe endrrave i jep ketij libri njekohesisht lehtesine dhe poezine e nje filmi te Fellinit. Ndersa dendesia atmosferike, me te cilen perkendohet nje rreth i braktisur, i shkrete dhe i pashprese i bllokut lindor socialist e ben romanin e Kadarese njekohesisht nje dokument te saktesise historiografike. Ky roman i madh, ngjethes, komik dhe ne cdo aspekt i paharrueshem verteton tezen e Heinz Schlaffer-it se krijimi i letersise moderne eshte fare i lidhur ne rrethanat shoqerore paramoderne, te cilat kane rene ne krizen e modernizimit te vonshem". Sepse per t’u shkruar letersia asaj i duhen kujtimet e nje bote arkaike, ne te cilen aura e fjaleve ende nuk eshte shkaterruar plotesisht nga mediat teknike; ku iluminizmi i gazetarise, i shkences se popullarizuar dhe i qarkullimit shkembyes nuk i ka menjanuar copezat e fundit te besimit dhe bestytnise; ku dikush qe shkruan e paraqet mundimin e clirimit te tij nga traditat paraletrare, te cilat ai njekohesisht i shkaterron dhe i ruan ne kujtese".

 

 

Procesi ndaj Kadarese

 

Arkivat e Tiranes rikthejne dokumentet mbi persekutimin e kandidatit per Nobel

 

Rihapet debati mbi marredheniet midis artit dhe diktatures

 

"Shoke, duhet te pengojme qe ky roman te publikohet". Jemi ne vitin 1962. Anetaret e Komitetit Qendror te Partise komuniste shqiptare, kane perpara nje doreshkrim te titulluar "Perbindeshi". Autori eshte nje i ri 26-vjecar,

 

Ismail Kadare, i cili me pas u be nje shkrimtar me fame boterore, aq sa eshte kandiduar shume here per cmimin Nobel. Por jeta e tij dhe karriera prej shkrimtari, jane ndeshur me regjimin komunist, qe e ka perndjekur dhe ka bojkotuar veprat e tij. Nga kjo shtypje, mbeten si deshmi e nje budallalleku te pabesueshem, me mijera kartela me kritika dhe vezhgime, shpesh qesharake, te zyrtareve te partise. Jane dokumente te ruajtura ne Arkivin e Shtetit shqiptar. Kemi mundur t’i konsultojme me vete Kadarene. "Ky liber, me titullin ‘Perbindeshi’ - arrijne ne unanimitet kreret e Komitetit Qendror - eshte i demshme dhe mund te krijoje nje realitet fals ne mendjen e popullit". Ndalimi i botimit te tij eshte i detyrueshem. Vetem 25 vjet me vone, me 1987-en, kur Enver Hoxha vdes, romani fiton lirine.

 

Kadare kishte eksperimentuar me veshtiresine per nje ze, i cili te shprehej lirshem, ne nje regjim totalitar. Ishte student i Institutit “Gorki” ne Moske dhe kishte shkruar romanin e tij te pare, "Qyteti pa drita". Librin e lexoi nje mik i tij, i cili ia ktheu i terrorizuar. Nderkohe arriti te publikoje nje kapitull ne gazeten “Zeri i Rinise”, i cili u sekuestrua menjehere. Libri nuk u botua kurre. Nuk shkoi me mire me nje permbledhje poezish. Poeti rus, David Samoilov, nje disident, i cili perpiqej te mos e irritonte shume regjimin, i tha: "Nese do t’i publikosh, duhet te shkruaj nje parathenie, ne te cilen pohoj se je i denueshem, pasi je ekspozuar ndaj ndikimeve te Perendimit".

 

Kreret komuniste shqiptare mblidhen perseri ne vitin 1963, per te vleresuar romanin, i cili i dha Kadarese famen nderkombetare, "Gjenerali i ushtrise se vdekur". Vendimi nuk eshte inkurajues. "Nje liber i trishtueshem, i cili nuk e edukon popullin. Personazhet nuk jane heronj te revolucionit, madje, ka nje prift, i cili pershkruhet si nje burre simpatik. Kjo eshte e patolerueshme. Nje prift nuk mund te jete simpatik dhe nuk mund t’i ndihmoje njerezit, pasi sakrifica dhe altruizmi nuk i perkasin njerezve te kishes".

 

Doreshkrimi i kthehet autorit me shtesen qe te "ndryshoje personazhin e priftit". Kadare ben ndonje modifikim dhe kete here romani merr te drejten per botim. Librat e tij jane pothujase te gjithe trill, me metafora, qe tregojne vetmine dhe mungesen e lumturise se njeriut ne diktature. Per kete, zyrtaret e partise guxojne me naivitetin e tyre dhe rekomandojne: "Duhet te jemi shume te kujdesshem ndaj kurtheve te Kadarese. Jemi te gjithe pergjegjes per kontrollin e cdo rreshti. Eshte nje gje e mire qe librat e tij te lexohen nga shkrimtare te shendetshem dhe ne linje me revolucionin e proletariatit. Duhej ta bejme fshehurazi, pa e kuptuar ai". Keshtu, i vendosur nen nje bote surreale, nuk arrin te kaloje pa u prekur as edhe nje perralle per femije, si "Princesha Argjiro". Drejtori i Muzeut Arkeologjik te Gjirokastres, te cilet i eshte dhene per t’u lexuar libri, mbeti i shokuar.

 

"Ne menyre absolute nuk mund te shkoje ne duart e femijeve. Behet fjale per nje heroine shqiptare ne luften kunder otomaneve, por eshte e pershkruar keq dhe mbi te gjitha lyen fytyren. Kjo nuk eshte nje shenje e mire per edukimin e femijeve. Eshte nje gabim i madh t’i lejosh ketij njeriu te vazhdoje te shkruaj, eshte ende i ri dhe per fat te keq, di te perdore penen".

 

Penen e perdor shume mire, edhe kur shkruan "Kronike ne gur". Jemi ne vitin 1968. Zyrtari i zakonshem, i ngarkuar per te shprehur nje mendim, del me percaktimin e nje denimi: "Liber surrealist". Dhe shton: "Une jam nje revolucionar i vertete, i bindur per rrugen e ndermarre nga Partia Komuniste dhe me ndergjegje te plote duhet te them, se ky autor nuk shfaq asnje lidhje me realizmin socialist, eshte nje armik i popullit". Ideja e armikut te popullit futet akoma me shume ne mendjen e krereve komuniste, kur gjenden perballe doreshkrimit te titulluar; "Dimri i vetmise se madhe", nje metafore mbi Shqiperine, qe po izolohet nga pjesa tjeter e botes.

 

Sekretari i seksionit komunist te Tiranes, e cileson "te karakterizuar me ide degraduese dhe me perversion te turpshem seksual". Autori mund te kishte menduar se, "mendjet tona te vemendshme do te zbulonin urrejtjen e tij per ideologjine tone dhe simpatine e tij te pafytyre per Perendimin". Sipas drejtuesit komunist: "populli nuk do te ishte i kenaqur te lexonte nje liber te ketij lloji, ne fakt, nuk permban asnje aksion te popullit, nuk e ka absolutisht shpirtin e optimizmit dhe nuk thekson fitoret e revolucionit proletar, vetem se mund t’i beje keq mendjes se te rinjve".

 

Protagonisti i "Dimri i vetmise se madhe" eshte Besniku, perkthyesi i shefit. Ka nga ata qe e indentifikojne me perkthyesin e Hoxhes dhe, me nje ligesi ekstreme, libri i jepet per t’u lexuar pikerisht atij, Raqi Madhit, perkthyesi zyrtar i udheheqesit. Komenti i Madhit, tregon nje njeri te terrorizuar nga ideja per te gabuar: perpiqet ne menyre te deshperuar te marre distancat, te tregoje se ai nuk eshte si Besniku. "Kush eshte ky njeri i papermbajtshem, pa karakter? Jo, jo, nuk eshte nje njeri i revolucionit tone, por perfaqeson njeriun e ri, qe duam te ndertojme, eshte nje surrogat, njeri larve. Me vjen neveri te lexoj ato qe ben dhe me fyen shume personaliteti i tij. Une jam krejt ndryshe dhe refuzoj cdo detaj te kesaj qenieje inferiore. Ky liber nuk i pelqen as Nexhmijes, gruas se Enver Hoxhes. E quan absurde qe "gjenerali mban nje kapele te madhe, nje disident ne Byrone Politike nuk ka kuptim, nuk mund te jete nje hero borgjez dhe nuk kuptohet se pse ushtaraku i vjeter vdes nga kanceri si personazhet e Solgenitsin". Nderkohe, "Gjenerali i ushtrise se vdekur" eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe po korr shume sukses. Ne Ministrine e Brendshme nuk jane aspak te kenaqur. Ne nje mbledhje vleresojne se "ai liber eshte nje shembull i qarte i nje vepre borgjeze dhe tani demton revolucionin tone ne Perendim".

 

Nje nga pjesemarresit ne mbledhje, e gjykon Kadarene "si nje njeri, i cili e ka braktisur perfundimisht rrugen e drejte, dhe se eshte vene ne sherbim te kapitalizmit, i ka thene lamtumire principeve te shendosha te proletariatit dhe nuk ka me asnje lidhje me letersine e shendoshe te popullit".

 

Mbledhja mbyllet dhe me nje vale kritike edhe ndaj Hoxhes: "Komandanti po ben nje gabim te madh, qe po le te perkthehen librat e Kadarese jashte". Hoxha ushqen urrejtje per Kadarene, por eviton te leshoje doren. "Kemi lindur qe te dy ne Gjirokaster - shpjegon shkrimtari. Ishim komshinj, kishim te njejten rruge, ‘Sokaku i te Marreve’. Kush guxonte t’i kujtonte Hoxhes se kishte lindur ne ate rruge, rrezikonte burgun”. Ishte nje njeri i lige, i cmendur, mendjemadh, me iluzionin se mund t’i jape nje rol nderkombetar Shqiperise. Nje here me thirri. Nisi te beje paraqitje per letersine. Me tha: "Ju shkruani gjithnje gjera te trishtuara. Pse nuk merreni me kooperativat bujqesore, me fabrikat, me heroizmin e partizaneve? Shkruani nje liber mbi partine heroike shqiptare qe sfidon Bashkimin Sovjetik". Nderkohe qe shkruan nje poezi te titulluar "Ne mesdite u mblodh Byroja Politike". Dhe, Byroja Politike mblidhet me te vertet per ta analizuar rresht pas rreshti. Pas disa oresh diskutimi, ne te cilat merr pjese dhe shkrimtari Dritero Agolli, poezia perjashtohet, pasi eshte e "mbushur me pesimizem dhe me referime komplotiste, nuk ka as fryme optimizmi per te ardhmen e Shqiperise".

 

Duhet te zhduket cdo gjurme e vargjeve. Policise i jepet si detyre te shkoje dhe te sekuestroje kopjen ne shtepine e Kadarese. Nuk mbaron aty.

 

Edhe Komiteti Qendror ndjen per detyre te thote fjalen e tij per ate poezi. E vlereson: "fryt i nje deformimi ideologjik, ne kundershtim me revolucionin tone, me akuza ndaj sistemi socialist, qe prodhon kultin e individit dhe te burokracise, me gjera qe i kemi degjuar me pare nga goja e revizionistit dhe tradhtarit Toliati". Ka nje vecanti ne ate poezi, qe ofendoi kreret komuniste. Anetaret e Byrose Politike imagjinohen me duar te perlyera me gjak. Mbledhja e Komitetit Qendror perqendrohet tek ai imazh dhe merr nje sjellje gjithnje e me te eger ndaj shkrimtarit. Hapet nje kritike retrospektive per te gjithe vepren e tij. "Nuk eshte hera e pare qe ben gabime, duhet kujtuar ai prifti i romanit ‘Gjenerali i Ushtrise se Vdekur’ dhe te gjitha fyerjet ndaj revolucionit te proletariatit". Kete here, Kadare, thirret para Komitetit Qendror. E paralajmerojne se nuk mund te publikoje as edhe nje rresht ne tre vitet e ardhshme. Dhe ne cdo rast duhet te tregoje se eshte penduar. I imponojne te beje autokritike. Nuk ka zgjidhje tjeter. "Pranoj - lexohet ne 25 kartelat e firmosura prej tij - se kam shkruar gjera ne kundershtim me te miren e

 

popullit. Pranoj se jam sjelle si nje armik i komunizmit. Kam gabuar dhe kam bere nje atentat kunder diktatures dhe proletariatit. Kam shkruar gjera kunderrevolucionare, qe rrezikojne rrugen e zhvillimit tone. Pranoj se jam nje armik i popullit. Pranoj se kam gabuar kur shkrova "Perbindeshin", pranoj se kam gabuar kur shkrova "Gjeneralin e ushtrise se vdekur". Pranoj se kam demtuar revolucionin, duke i publikuar librat e mi ne Perendim, gje qe tregon arrogancen dhe krenarine per veten". Duke i lexuar tani keto fjale, Kadare i quan "budallalleqe qe i kam shkruar pa problem, derisa kenaqeshin duke me degjuar te thoja qe isha armik i popullit nuk shqetesohesha. Por tmerri im ishte te me hidhnin akuzen se isha nje agjent i sherbimeve te huaja sekrete". Dokumenti me autokritiken e Kaderese, mban vulen dhe firmen e Hysni Kapos, shef i policise sekrete te Partise Komuniste, i cili thote "nese nuk mjafton, do te shohim". Nuk mjafton. Kadare shkruan "Pallati i endrrave", qe ai e quan librin e tij, me te guximshem. Byroja Politike e bllokon. Nje botim i plote i 12 volumeve del pa numrin 11-te, i cili duhej te vihej ne kopertinen e "Pallatit te endrrave".

 

 

Lidhja ka humbur arsyen e te qenit

V. MURATI

 

Ismail Kadare

 

Lidhja e Shkrimtareve eshte njolla e zeze qe futi nw burg, qe fshehu biografite, duke detyruar lexuesit shqiptare te respektojne shkrimtare qe kane qene oficere sigurimi, ne stafin e Koci Xoxes, qe kane qene spiune, denonciatore. Lidhja e Shkrimtareve eshte e atyre qe varrosen vepra te artit dhe te letersise, se ciles i ka mbetur vetem “lekura”.

 

Shkrimtari Ismail Kadare per here te pare shprehet hapur per nje nga institucionet qe ka historine me te hidhur per artin dhe letersine shqiptare. Pikerisht sot, kur mbahet Kuvendi i V, i LSHA-se, ku asgje nuk ka ndryshuar nga emri i saj i vjeter, ku jane zhdukur te gjitha arkivat. Ne debatin me te nxehte te kohes, kur kerkohet hapja e dosjeve, Kadare thote se “Arkivi i Lidhjes eshte zhdukur, ose eshte fshehur, pikerisht qe ndergjegjja e saj te mos zbulohet”.

 

Atje eshte njolla e zeze e atyre qe futen ne burg shoket e tyre. Ata qe fshehen biografite, duke detyruar lexuesit shqiptare te respektojne shkrimtare qe kane qene oficere sigurimi, ne stafin e Koci Xoxes, qe kane qene spiune, denonciatore. E atyre qe varrosen vepra te artit dhe te letersise

 

Emri juaj figuron ende ne listen e Lidhjes. Per t’u canwtaresuar duhet nje kerkese zyrtare. Nderkohe qe publikisht nuk jeni afruar ne keto vite ne kete OJQ, pse nuk keni deklaruar me shkrim shkeputjen tuaj?

 

Nuk e kam quajtur te nevojshme te bej veprime, qe i gjykoj te kota dhe pa ndonje kuptim.

 

Sot eshte Kuvendi i V i Lidhjes, ku flitet se kryetari i saj, Limoz Dizdari, do te vendose police ne dere per te lejuar hyrjen vetem per anwtaret e saj. Ju do te tentonit te hynit, meqe nuk keni dhene “doreheqjen” akoma?

 

Nuk e besoj se mund te ndodhe nje gje e tille.

 

Lidhja e Shkrimtareve eshte braktisur me idene se eshte “lidhja komuniste”, a mund te jete ky nje shkak per te qendruar ne indeference

 

Mund te jete nje shkak i tille. Ashtu sic mund te kete edhe shkaqe te tjera.

 

Edhe ju gjithashtu nuk jeni perzier asnjehere ne problemet e Lidhjes, ne kerkim te identitetit te ri, pse?

 

Eshte e vertete se nuk jam perzier ne nje gje te tille. Shkaku? Nuk kam patur ndonje shtyse te brendshme.

 

Ka 15 vite qe kemi dale nga diktatura, nderkohe qe pritej shume qe “Lidhja” ashtu sic preu koka njerezish mund te reagonte dhe per rehabilitimin e saj. Perkundrazi ne gjithe keto vite nje here eshte luftuar per godinen, se gati po u falej nje qendre kulturore franceze, dhe nje here tjeter, para kater viteve, u luftua per te zene postin e saj nga njerez te politikes se majte, sic ishte Dizdari. Ndersa tani me shume tregojne faturat e korrupsionit qe ka bere kreu i Lidhjes... si e konsideroni gjithe kete aventure?

 

Me duket se marrja me ndertesen e Lidhjes nje kohe te gjate shpreh nje te vertete per te. Ky organizem e ka humbur prej kohesh shpirtin e vet. Keshtu qe i ka mbetur vetem lekura (muret). Kur them shpirtin, kam parasysh shpirtin e keq, dhe shpirtin e mire.

 

Arkivi i Lidhjes eshte zhdukur ose eshte fshehur, pikerisht qe ndergjegjja e saj te mos zbulohet. Ndergjegjja e keqe e saj. Qe te mos dale kurre e verteta. Per kete te vertete kjo hije qe quhet “Lidhje” ka humbur arsyen e te qenit.

 

Ne keto vite ka intesitet ne kerkesen per hapjen e dosjes se shkrimtareve, por ende nuk eshte marre asnje hap. Kjo distance kohe a eshte e mjaftueshme per kete, nga duhet nisur sipas jush ky proces?

 

Kjo lidhet me pyetjen e mesiperme. Ju e dini mendimin tim. Ne arkivat e fshehura eshte mbyllur turpi i ketij institucioni. Atje eshte njolla e zeze e atyre qe futen ne burg shoket e tyre. Ata qe fshehen biografite, duke detyruar lexuesit shqiptare te respektojne shkrimtare qe kane qene oficere sigurimi, ne stafin e Koci Xoxes, qe kane qene spiune, denonciatore. E atyre qe varrosen vepra te artit dhe te letersise. Qe pergatiten plenumet e pabesa.

 

Ne proces-verbalet e zhdukura ose te fshehura, krahas turpit te nje pale, eshte edhe nderi i pales tjeter. Ata qe nuk denoncuan kurre koleget e tyre. Qe i mbrojten ata kur iu afrua fatkeqesia. Qe u perpoqen t’i shpetonin ne prag te gremines.

 

Nje nga shkrimtaret e rinj, te avangardes sone letrare, ka shprehur nje mendim ekstremist se gjithe letersia e diktatures duhet djegur ture ne mes te Tiranes. Realisht letersia e asaj kohe, me qindra kopje, sot shitet trotuareve. Si duhet ripare produksioni letrar i kesaj periudhe?

 

Kam folur nje here per “vezet e gjarprit”: Jane ata qe vazhdojne t’i sherbejne regjimit. Te ulurish per tura drunjsh kunder librave, pa dallim, do te thote te terheqesh vemendjen ndaj xhelateve dhe krimeve. Kjo loje ka kohe qe po luhet ne Shqiperi.

 

Letersia e vlefshme qe lindi midis tmerrit te nje tiranie eshte dyfish e vlefshme. Ta sulmosh ate, do te thote te jesh ende sot dora e zgjatur e tiranise se djeshme.

 

Ka nje lloj sindrome karshi deklaratave qe dalin ne shtyp ne lidhje me hapjen e arkivave. Pse eshte gjithe kjo frike, per dokumentet qe i perkasin gjykimit letrar, tani duke pare jo aq ne emra te pervecem se sa kur flitet per nje shtrese intelektuale ne diktature?

 

S’duhet ndonje filozofi per te kuptuar se kane frike te perlyerit. Ose te afermit e tyre

 

Nga Arkivi i Shtetit here pas here, drejtori i saj Sh.Sinani jep intervista spontane ne lidhje me dosjen tuaj. Por akoma nuk po publikohet dokumentacioni i plote se kush ju ka perndjekur ne kohen e diktatures. Ka hezitim, qe te jep pershtypjen se me shume po pergatitet terreni, duke u kthyer gati ne ankth se cilet mund te jene emrat.

 

Pse nuk vendosni?

 

Nuk jam une qe vendos per librin e drejtorit te Arkivave. Sipas deklaratave te tij, ky liber do te botohet se shpejti.

 

Cfare permasash ka dosja “Kadare” per sa u perket implikimit te emrave, qe mund te kene ruajtur akoma pushtetin politik?

 

Me sa di une, do te botohet vetem nje pjese e saj. Per pjesen tjeter, ate me te erreten, nuk e di c’do te behet.

 

Dy dite me pare eshte rrezuar ne parlament projektligji per ish-bashkepunwtoret e sigurimit. Cili eshte reagimi juaj?

 

Ky ka qene nje lajm i keq per demokracine shqiptare. Ky ka qene nje turp per parlamentaret qe e kane rrezuar ate projektligj. Me kete, ata kane rrezuar veten.

 

Nje vit me pare i eshte derguar Presidentit nje leter, ku kerkohej zbradhja e dosjes “Kadare”, se cilet kane bashkepunuar me sigurimin ne demin tuaj. Por, me rrezimin e projektligjit, a mund te plotesohet kjo kerkese?

 

Nuk e di.

 

 

 

Kadare: Shqiptaret po mesohen me te keqen

 

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, ne nje interviste per Doice Vele, eshte shprehur se Shqiperia dhe Kosova duhet te kalojne proven e madhe qe kane ne vitin 2005. Ai thekson se nuk duhet lejuar berja e gabimeve ne kete moment. Ndersa eshte shprehur se ka mafioze shqiptare, qe nuk deshirojne afrimin me BE. Ne kete rast, ai ka permendur fjalen e urte "mafiozet nuk kane atdhe". Kadare thekson se kjo eshte nje fitore e se keqes, ku e keqja humbet cdo alarm kunder saj, cdo kushtrim kunder saj. "Ne regjimin totalitar, ishte bere hipokrizia e tille, e banalizuar. Te gjithe e dinin qe genjehej nga mengjesi ne darke, shtypi, politikanet dhe vete populli i pergjigjej genjeshtres me nje genjeshter. Por kjo ishte nje loder qe e krijon cdo diktature", thekson shkrimtari i njohur.

 

 

 

Zoti Kadare, si e vleresoni ju pergjegjesine e shqiptareve qe, shanset qe i ofron viti 2005 te kurorezohen me sukses? (zgjedhjet ne Shqiperi dhe statusi final i Kosoves)?

 

Per gjithe kete zone shqiptare, per te dy vendet, Shqiperine dhe Kosoven, viti eshte vendimtar. Se sa jane te ndergjegjshem shqiptaret, une mendoj se nje pjese e tyre eshte e ndergjegjshme, por nje pjese nuk eshte, si ne Shqiperi si ne Kosove. Ky eshte nje vit qe as ne Shqiperi, as ne Kosove nuk lejohet qe te bejne gabime, nuk duhet te lejojne veten te bejne gabime. Gabimi eshte si te thuash nje luks i tepert dhe eshte i pafalshem ne te dy rastet, por ka nje pjese te shqiptareve qe e kuptojne lehtesisht, e kuptojne gabim ose nuk e kuptojne fare, dhe kjo eshte e vertete dhe ajo pjesa tjeter e shendoshe qe e kupton duhet te beje gjithcka qe ta detyroje edhe pjesen tjeter per ta bere te ndergjegjshme.

 

Natyrisht qe populli shqiptar nuk eshte popull i humbur ne kete bote. Eshte nje popull qe ka nje gjendje historike, gjeografike, reale, politike te sotme, eshte me i rendesishem se cka qene gjithmone, por padyshim ky popull do ta gjeje kete gje. Une kam besim, nuk jam pesimist. Ne nje vend, besimi duhet te jete gjeja e fundit qe duhet te humbasi. Ne fund te fundit, humbja e besimit shpeshhere eshte si nje arme per ta thyer nje popull, per ta ulur ne gjunje. Pra, si ne Shqiperi, si ne Kosove nuk duhet te humbasi besimi, nuk duhet te kendohet kenga e kukuvajkes. Une vete kam nje intuite, nje mbindjesi qe populli shqiptar do ta kaloje proven.

 

 

 

E keni fjalen vetem te populli, apo ketu bejne pjese edhe politikanet, qofshin keta te rinj ose edhe te vjeter?

 

Fjalen popull ndonjehere e perdorim me shume dhe eshte nje fjale ndoshta shpeshhere abuzive sigurisht. Populli i ka te gjitha, ka te mirat, ka dhe te keqijat. Ndonjehere populli mendohet si dicka teper roze, teper ideale, teper e mire, po se nga del gjithe kjo e keqe ne nje vend, nuk mendohet se del po nga populli. Prandaj edhe une e perdora fjalen popull ne kuptimin e nje nderthurje faktoresh, nderthurje njerezish, komunitetesh njerezore me shpresen se do te fitoje ajo qe ka nje kah me pozitiv. Po ne popull bejne pjese edhe politikanet dhe kur politikanet, te cilet me te drejte kritikohen ne Shqiperi, nga mengjesi ne darke, bejne pjese ne ate pjesen jo me te shendoshe, te popullit. Ky eshte per fat te keq realiteti, sepse ata duhet te ishin pergjithesisht ne anen me te emancipuar te tille. Nuk jane politikanet shqiptare te tille per fat te keq.

 

 

 

Viteve te fundit, ne Shqiperi eshte vene re nje fenomen: njerezit dhe institucionet jane bere indiferente ndaj akuzave nga me te paskrupullta ndaj politikaneve, duke filluar me kryeminister, lider, deputete, ministra e me radhe. Si e shpjegoni ju kete?

 

Nje nga humbjet me te medha qe ka pesuar Shqiperia eshte pikerisht banalizimi i se keqes, dmth., eshte bere e keqja banale e tille qe publiku te mesohet me te. Kjo eshte nje fitore e se keqes, ku e keqja humbet cdo alarm kunder saj, cdo kushtrim kunder saj. Ne regjimin totalitar ishte bere hipokrizia e tille, e banalizuar. Te gjithe e dinin qe genjehej nga mengjesi ne darke, shtypi, politikanet dhe vete populli i pergjigjej genjeshtres me nje genjeshter. Por kjo ishte nje loder qe e krijon cdo diktature. Per fat te keq sistemi demokratik ka lodrat e veta dhe ne kete rast banalizimi i se keqes, kthimi i saj ne nje norme qe ne mund te jetojme me te, eshte nje nga humbjet me te medha per nje popull. Dhe kjo gjendje ka ardhur ne piken zero, ku gjithkush duhet te ringrihet. Nuk eshte e vertete se koha jone moderne mund te jetoje pa moral, sepse ka te tilla teza, propagande jo vetem ne Ballkan, por edhe ne Evrope qe, moraliteti ne politike kerkohet te diskretitohet, si demode qe lidhet me fene. Pra, ky banalitet i se keqes lidhet me idene qe mund te jetojme pa moral dhe kjo eshte e rrezikshme. Le te shpresojme qe te bejme dicka, ta kalojme sa me shpejt kete faze, sepse kjo ka lidhje edhe me korrupsionin. Korrupsioni eshte nje e keqe qe rrezikon sigurine e vendit.

 

 

 

Zoti Kadare, a mendoni atehere se vete populli e ka sjelle kete situate aktuale?

 

Ka shume faktore qe i krijojne, ato pergatiten disa here dalengadale, jane shuma e nje sere rrenjesh morale. Ne Shqiperi, per fat te keq, ka nje mungese ndergjegjesimi, biles edhe ne Kosove. Per shembull nuk shikohen shpeshhere ato qe jane kryesore. Ka gjithmone nje coroditje te organizuar te mendimit, gati-gati te planifikuara ne te dy keto vende si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Per Kosoven, do te thoja se vihet re kohet e fundit nje perpjekje per ta ftohur ate me boten Perendimore, ka njerez te interesuar per kete gje, ka rrethe te interesuara.

 

 

 

Brenda ne Kosove apo?

 

Brenda dhe jashte, ato jane te lidhura. Sigurisht eshte e interesuar politika baze e Serbise qe Kosova te ftohet, ta humbasi ate shans qe ka pasur dhe shansi i saj i madh ishte simpatia e Perendimit dhe jo vetem te humbase simpatine, por te humbasi edhe lidhjet dhe mundesiht te kthehen ne armiqesi dhe Serbia me njerezit e saj ne Kosove vepron. Kush jane njerezit e saj? Jane (me lejoni te perdor frazen) shqiptare te lene nga mendja ose shqiptare te shitur. Keta bejne pjese ne opinionin publik, ne politike, bejne pjese kryesisht ne mafien e Kosoves. Marksi ka thene nje fraze qe eshte bere famekeqe: "Komunistet nuk kane atdhe". Sot eshte koha per te thene qe mafiozet nuk kane atdhe. Mafiozet serbe, malazeze, shqiptare bashkepunojne, pa care koken fare. Jane "modern" nga kjo ane. Mund te mburren, duke u hequr si modern. Pra, mafiozet s'kane atdhe dhe keta mafioze, perderisa parapelqejne kete bashkepunim qe te kujton pushtimin, sigurisht qe ata jane te interesuar qe ne Kosove te mos vije Evropa, te mos vije Perendimi. E njejta gje per Shqiperine. Absolutisht. Ne Shqiperi ka vetem nje ndryshim. Jane enveristet e vjeter, komunistet e betuar, te cilet ne baze te ideologjise se tyre, psikikes se tyre, gati gjenetike qe kane, eshte urrejtja per Perendimin. Dhe ata vazhdojne, enderrojne qe ta armiqesojne Shqiperine me Perendimin, sikurse enderojne ne Kosove serbet bashke me shqiptaret e shitur dhe mafiozet.

 

Edhe ne Shqiperi, mafiozet nuk duan qe te kete Perendim. Ata s'e thone hapur, asnje nuk thote ne Shqiperi hapur, armiqesine ndaj Amerikes dhe Evropes, sepse kjo do t'i conte ne katastrofe, qofte politikanet, qofte mafiozet, biznesmenet qe jane te lidhur me krimin e organizuar, por jane shume te interesuar objektivisht qe Evropa mos te vije ne Shqiperi dhe ata do te bejne cmos ta pengojne kete gje. Dhe per kete populli shqiptar do te jete i ndergjegjshem, duhet te jete sycelet qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove.

 

Jeta e Kadarese

V. MURATI

 

 

10 Shkurt  Jeta e Kadarese e xhiruar nga francezet, “fshihet” ne TV Klan

 

Prej pese vitesh ne departamentin e filmit te TV Klan qendron ne heshtje, i harruar nje nga dokumentaret qe beri buje ne qarqet letrare franceze qe flet per jeten e shkrimtarit tone Ismail Kadare; Duke e shkeputur nga cikli i dokumentareve mbi shkrimtaret e shekullit, kanali i dyte shteteror i televizionit francez i dha te drejten ekskluzive televizionit privat shqiptar; arsyeja e mosshfaqjes, mungesa e nje perkthyesi te mire te frengjishtes

 

Kur televizioni francez, kanali i dyte shteteror ndermori nje cikel dokumentaresh per shkrimtaret e shekullit, ne liste ishte dhe emri i shkrimtarit tone Ismail Kadare.

 

Dokumentari u prit me shume interes dhe terhoqi kuriozitetin drejt ketij autori “kokekrisur”, qe kishte lene vendin e tij ne zgrip te shembjes se diktatures, duke u cilesuar dhe “tradhtar”. Ka me shume se pese vite qe dokumentari u shfaq ne ekranin me te rendesishem francez. Qekur grupi i xhirimit ishte ne Shqiperi, te shoqeruar nga nje ekip i TV Klanit, u nenshkrua nje fare “marreveshje”, qe filmi te shfaqej me pas edhe nga ky televizion privat shqiptar, me te drejte ekskluzive.

 

Por prej vitit 1999, kur filmi ka hyre ne departamentin e filmit ne TV Klan, ai dokumentar ende nuk eshte shfaqur, madje dhe vete drejtuesit dhe punonjesit e tij, e kane harruar cfare mban arkivi i filmit.

 

Ndersa drejtori i TV Klan, Aleksander Frangaj pohon se filmi ka hyre ne televizion qysh prej pese vitesh. Madje, TV Klan, sipas Frangajt, ka bashkepunuar me grupin e xhirimit francez permes sherbimeve, sic eshte shoqerimi me makinen e televizionit.

 

Duke ndjekur gjurme krejtesisht te vecanta nga jeta e Kadarese, ekipi francez ka pasur nga pas dhe skenaristin Pandi Laco.

 

Megjithese ne TV Klan drejtoret artistike jane nderruar ca si shpesh ne keto vite, asnje prej tyre nuk ka futur doren ne arkivin e filmit per te hequr nga sirtaret dokumentarin qe flet frengjisht per Kadarene.

 

Per te mos shkuar mendja ne sindromen alla shqiptare; kur bota te vlereson dhe te ngre piedestal per vlerat dhe ne vendin tend gati mohohesh, duke gjetur llo-lloj grecash per sfumim, ky rast eshte tamam tipik.

 

Kur shkrimtari yne po i jep ne pellembe te dores, gjithe perendimit dhe pertej kontinentit, Shqiperine si mit, pikerisht per kete vihet ne qender te vemendjes ne nje dokumentar te huaj. Nga TV Klan, ky kuriozitet, qe nuk ka kushtuar financiarisht, arrin justifikimi se nuk eshte bere ende perkthimi nga frengjishtja ne shqip.

 

Arsyeja eshte pak alogjike, perballe arsyes se nuk po gjendet nje perkthyes i mire dhe kjo ka penguar shfaqjen e filmit dokumentar. Sigurisht qe ky televizion privat, kombetar, ka te drejten qe ta shfaqe kur e sheh te arsyeshme. Por, perderisa televizioni shteteror francez i ka kushtuar nje vemendje aq te madhe dhe vleresim njekohesisht, si shkrimtarin e shekullit, duke i dhene edhe te drejten ekskluzive te transmetimit nje televizoni shqiptar, kjo do te perbente ngjarje si per boten letrare, ashtu dhe televizive ne Shqiperi. Por, kur perkthyesit “mungojne” dhe filmi harrohet ne sirtare, madje dhe nga vete drejtuesit e televizionit, a mund te hamendesohet per pergjegjesi!

 

Kadare, francezet e ndjekin deri ne Myzeqe

 

Kanali i dyte i televizionit shteteror francez me shume se pese vite me pare ndermori realizimin e nje cikli dokumentaresh kushtuar shkrimtareve me te mire te shekullit. Nder to, ne nje film te posacem u perzgjodh dhe shkrimtari yne Ismail Kadare, qe ne ate kohe jetonte ne France.

 

Ndersa grupi i xhirimit ndodhej ne Shqiperi, ne realizimin e dokumentarit kontribuoi dhe TV Klan. Ekipi francez ka shetitur ne disa vende te Shqiperise qe kane lidhje me Kadarene, perfshi ketu dhe vendlindjen e tij, Gjirokastren.

 

Por nje nga kuriozitetet e grupit francez te xhirimeve ka qene Veriu i Shqiperise, pasi ishin shtyre nga novela “Prilli i thyer”. Gjithashtu ne gjurmet e jetes se Kadarese eshte shkeputur dhe nje detaj grishes, jetesor per shkrimtarin, duke e shperngulur kameran franceze diku ne fshatrat e Myzeqese, ku Kadare ka qene me pune prodhuese. E tere biseda ne dokumentar eshte bere ne gjuhen franceze, gje qe paraqitet si shkak nga TV Klan per mosshfaqjen deri tani te filmit.