Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Nje dosje per Kadarene

shaban sinani

Nje dosje per Kadarene

 

DOSJA PER KADARENE

SI NJE ANTIVEPER E SHKRUAR NGA TE TJERET

 

- Libri dhe diktatura -

 

Sic duket, ashtu si vepra e madhe e shkrimtarit Ismail Kadare, qe, pervec vlerave mahnitese artistike, gjithmone e nje rendesie te vecante, madje dhe mbiletrare, duke u bere ngjarje sa here botohej, qe ka shkaktuar dhe shkakton, krahas gezimeve estetike, edhe tronditje, shqetesime nga me te ndryshmet, letrare dhe jo vetem te tilla, te moralit dhe te se drejtes, kritika dhe diskutime te gjithanshme, acarim dhe kundershti, frymezime per bema qytetarie, force e mbi te gjitha emocion te bukur, te panderprere, te atij lloji qe jep vetem arti (nderkaq, nga qendrimet qe jane mbajtur dhe mbahen ndaj saj, ajo eshte kthyer, ne nje fare menyre, ne tregues te shpalosjeve shoqerore dhe mendesive te kolektivitetit, jo vetem ndaj autorit, por dhe realitetit dhe sistemeve te tij), po keshtu na ngjan se, edhe studimet qe shkruhen dhe do te shkruhen per Kadarene dhe vepren e tij, sikur e kane te shenjuar se duhet te mbartin shumecka nga zanafilla, nga rrenja e mistershme, nga objekti i tyre poliedrik, gjithe vezullime e pasqyrime te habitshme, nje lloj ankthi peshtjellues si ai i parandryshimeve, te parabetejave a te vete betejes; pra, nese do te kene ne themel te vertetat e hapura dhe ato te padukshmet, krahas mbeshtetesve te shumte, do te shoqerohen nga ana tjeter edhe me nje lloj frike ndaj te vertetave, me zhberjen apo riberjen ndryshe te tyre, po keshtu na duket se bukuria e madherishme, bashke me admiruesit, qe ishin edhe burgjeve, do te kete patjeter edhe kundersulmet, shpesh te atyre qe fusnin neper burgje, te institucioneve te tyre, gjithnje e me inatcore, te pabesa, marroke, te shemtuara, te panderprera, tejskajshmerisht edhe jashteletrare, te fshehta apo gjysme te fshehta, qe s’dihet nga c’bodrume te koheve dalin, ndoshta andej ku eshte shperngulur komiteti qendror i partise se diktatures se rene e deri edhe nen shqytin e dobet e te ndryshkur me emrin ‘ars” tani, me qellime nga me te erretat, jo vetem kunder vepres kadareane dhe ndaj atyre qe e duan kete veper si pasuri te perbashket kombetare, por dhe me thelle, goditje qe i behen kultures sone ne pergjithesi, historise dhe se ardhmes e sidomos se tashmes, per t’i hequr asaj, sa te jete e mundur, shijen dhe qellimin dhe integritetin universal.

Sidoqofte, tani jemi perpara “nje dosjeje” per Kadarene, keshtu e ka quajtur autori i saj prof. dr. Shaban Sinani, por vepra qe kemi nder duar i ngjan nje triadhe, e cila ne pjesen e pare paraprihet nga nje studim interesant e me kompetence per Kadarene, risine e tij si shkrimtar dhe simbolet e tij ballkanike, pasuar nga disa intervista, dhene ne shtypin e dites, ku autori u pergjigjet ceshtjeve te ndryshme qe kane te bejne me kete botim, pastaj vjen cudia, ku s’ka me as kritike e as letersi: ne pjesen e midiste jane qemtuar dhe grupuar nje sasi dokumentesh te dikurshme kunder letersise, pra, antishkrimet, survejimet ne diktature te partise mbi letersine e Kadarese, nje “quasi-antiveper”, nje shtjellim i coperave te nje kundervepre, e parrokshme dhe e paimagjinueshme: kontrolle cmendurake, censura, nderhyrje barbare, aq sa te duket se ajo, letersia, do te duhej te shkruhej nga shkrimtari dhe partia bashke.

Prandaj Kadareja, ne fund te fundit, eshte refuzuesi i pabindur, i pandreqshmi, kurajozi dhe i mbushuri me neveri per ata, ndersa ne vetvete ai eshte shkrimtari qe kerkon te beje dhe ben art te madh, te pavdekshem, kur po vdisnin shume gjera te shtrenjta e te virtytshme. Ai merret dhe riben ikonen e Shqiperise se perjetshme, me dhimbje, kur ajo rrenohej, per t’u bere ndryshe, e bunkerte dhe e percudnueshme, nga sundimtaret e rinj, te cilet, pervec te tjerave, internonin shkrimtare, i fusnin burgjeve, i pushkatonin.

Ne pjesen e trete te librit, autori, perseri me zellin e qemtuesit, me patosin e nje studiuesi, me gjakftohtesine dhe korrektesine e tij, mbi te gjitha me adhurimin per letersine e Ismail Kadarese dhe te vertetat e saj te jashtme dhe te brendshme, ben nje zbritje danteske nentoke, ne ferr, dhe sjell deshmi prej andej per Kadarene dhe vepren e tij, te shkruar nga shkrimtare te burgosur, qe edhe pse kane forcen e dokumenteve autentike, jane letersi e vertete dhe mrekullisht ajo drite dhe ajo dhembje qe mungonte siper, ne ngrehinen e tmerrshme te komitetit qendror apo dhe ne seline e lidhjes se shkrimtareve te Shqiperise, ajo dashuri qe eshte e domosdoshme per shkrimtarin, mbartet dhe sillet ne kete veper nga qelite e burgjeve, pra, perthirren pas atyre telave me gjemba, te rena tani, te keputura, te kalbura, por qe mund te thuren dhe kurore mbi ballet prej Krishti.

Po le te ndalemi ne qendren e kesaj “Dosjeje…”. Letrat ketu kunder vepres letrare te Kadarese dhe te autorit vete, te cilat studiuesi Shaban Sinani ka pasur fatin t’i gjeje e t’i perzgjedhe, fale dhe detyres se tij si drejtor i Arkivit Qendror Shteteror, kane nje kercenim, ate te ndeshkimit, dhe kerkojne forcerisht miratimin e atij realiteti monster, zbukurimin e dhunes se tij si te ishte vete liria, himnizimin e genjeshtert, prandaj ato, letrat keshtu, u ngjasojne here denoncimeve dhe here fleteve te arrestit, te bera nga partiake te larte, te njohur dhe te panjohur, te cilet asnjehere nuk guxuan t’i botonin kur u shkruan, qofte dhe si recensa, kritika letrare, apo thjesht si flete-rrufe te kohes, por gjakonin labirinthshem te mberrinin majen, zyren e Zeusit, qe ky pastaj te hidhte rrufe mbi kryepunetorin e letrave shqipe, por tirani, ashtu sic jane ndonjehere trillane diktatoret, qellonte qe bente dhe te kunderten, ndodhte qe ta shtynte per me vone gjemen e kerkuar a ta hidhte mbi ata vete, e nderkaq urdheronte plojen mbi gjithe letersine ne pergjithesi, mbi prodhuesit e saj dhe popullin e lexuesve. Burgjet mbusheshin pa pushim.

Me nje histeri te ftohte dhe absurd mizor letrat kunder vepres se Kadarese vertet mbeshtjellin deshiren per t’u mbajtur e paster, e pergjakura dhe e baltosura vija e partise, e pacenuar ajo qe s’linte gje pa cenuar, deri ne carje dhe ne rrenim, ideologjia dhe politika sunduese, marksizem-leninizmi i tyre, te cilat i impononte nje regjim egershan, me forcen dhe dhunen e nje diktature te tmerrshme, qe, sigurisht, ne hapesiren e perandorise komuniste ishte me e egra ne Europe, nejse, dhe ne shumicen e tyre ato letra jane dhe duan te ngjajne si te tilla, si pjese e vigjilences se partise ne pushtet, te se vetmes, madje kulmi arrihet kur ato i shohim te ngulura mbi doreshkrimin e romaneve si nje palimpsest i sketerrshem, dhe teksa japin alarmin kunder shtremberimeve, tendencioze ose jo te tilla te shkrimtarit, jane vete shtremberimi me i keq (jane shtremberim ne vete realitetin e jetes); kunder gabimeve ideo-politike, pa le, edhe estetike, duke kembengulur per est-etike te frikshme, bizantine etj., sepse partia udheheq kudo, edhe letersine; kunder fajeve te njepasnjeshme te vepres se shkrimtarit, qe gjithsesi, sipas letra-nxiresve, ishin te qellimta, por letrat kane brenda nderkaq dhe etjen per karriere politike dhe letrare, shpalljen e devotshmerise shungulluese, besnikerine fatale ndaj partise ne pushtet, ideokracise se saj diktatoriale, gjithashtu zbulohet dhe xhelozia, hakmarrja, te perllogaritura me nje inteligjence te zeze, sidomos nga koleget, por edhe kur jane shkruara nga politikanet e larte te kohes dhe nga mediokrit e ndryshem, smirezinjte dhe djallezoret, qe kudo shfaqnin nje trashesi vrastare, por, per fat te keq, keto lloje letrash perndizeshin mynxyrshem dhe merrnin rendesi te dores se pare, beheshin jo vetem karburanti i makines se pergatitjeve te opinioneve te zeza, te propagandimit te tyre, shperndarjes dhe prishnin gjithe ekologjine e mjedisit kulturor, dhe me gjere, dhe nderhynin ne ndryshime, jo vetem te jetes se autorit apo te lexuesit, por  shpesh dhe me shpesh te gjithe kolektivitetit, gjithmone e me per keq.

Doktor Frojdin, shkruan nje sociolog i sotshem, koleget e denonconin te nazistet, natyrisht per politike, por ne fakt i urrenin sukseset si shkencetar i psikoanalizes. Pra, gjithe ky zell i mbrapshte dhe tejet i rrezikshem, ne nje tjeter sistem shoqeror nga ai nazisteve, ne socializem, aq shume te ngjashem me njeri-tjetrin, permbeshtillej te ne me zhguallin e luftes se klasave, zhvilluar ne nje vend te vogel e te varfer, te rrethuar me tela me gjemba, me armik gjithe boten.

 Sa e veshtire ishte te ishe shkrimtar i vertete! Po i burgosur politik? I denuar i ndergjegjes apo thjeshte per faje artistike dhe letrare? Si ishin humnerat? Ngjanin? Diktaturat bejne nje loje te paimagjinueshme, kriminale, plot me befasira, marrin ne ndihme vdekjen per te zgjatur jeten e tyre, sajojne tragjedira me te renda se ato te antikitetit apo te Shekspirit vete. Prandaj dhe nuk lejohej me te ishe “shekspir”. Nderkaq kritika boterore e krahasonte Kadarene tone dhe me Shekspirin, me Tolstoin apo me Kafken, qe po ta lexoje ketu, bije ne burg.

Nese do te ndieje brenda vetes shkrimtarin e vertete, ne diktature do te te duhej t’i perngjiteshe nje lartesie marramendese dhe te mundimshme, me shume se sa olimpike, golgotiane, me kryqin mbi shpine, qe ta derrmonte vertikalitetin, jo vetem te shpines, gjithnje e me shume do te duhej te ktheheshe ne agjitator, jo ne Mesi, ishte e ndaluar, e pamundur, ndersa po te humneroseshe ne te burgosur politik, do te bije ne nje ferr te vertete tmerresh e asgjesimesh, do te ishe vete kufoma e kryqit te gjalle, i masakruar, do te te hiqej shpirti dhe nuk te lejohej me te ishe njeri. As qe duhej te guxoje te enderroje per shkrimtarí dhe libra.

Po, po, keshtu ka qene, jemi gjalle vete, por a duhet t’i kujtojme keto? Mos do te ishte me mire te harrojme? Harresa eshte hakmarrja me e keqe, thoshte Borgesi. Te falesh nuk do te thote te harrosh, thote Kadare. A na duhen libra te kesisojshem? Mos letersine duhet ta shohim sic eshte dhe jo qysh erdhi per t’u bere si e tille? E kaluara shnderrohet dhe duhet shnderruar ne pervoje, ndersa pervoja ne ndergjegje kolektive. Nje popull qe harron eshte i destinuar te zhduket.

Se pari duhet ta dime ashtu sic ka ndodhur. E verteta ka nevoje per te verteten, per vetveten sic qe. Historia eshte pjese e gjalle e se tashmes. Duhet te kujtojme, te guxojme ta kujtojme edhe te keqen, se ndryshe nuk clirohesh dot prej saj dhe te bejme qe te punohet per te mos u persedytur, sepse eshte gati gjithmone, perbindshmerisht, gjuan rastin dhe godet kur te munde dhe sa te munde. Dhe ndoshta theroret e pare jane shkrimtaret.

Te mos-harruarrit eshte edhe ndeshkim ndaj se keqes.

Intelektuali i shquar Primo Levi, italiani ebre, i denuari i nazizmit, thoshte se ata qe duan te harrojne Aushvicin, kampin e shfarosjes se njerezve, jane gati per ta ribere ate.

Shqiperia kishte “Aushvice” per njerezit dhe per veprat. Tani, per fat, kane dale dhe vepra te tjera te rendesishme qe i deshmojne hapur ato, artistikisht dhe fuqishem, te shkruara me shpirt nder dhembe nga ata qe u mbijetuan kampeve dhe burgjeve, por, kur eshte zbuluar mrekullia, qe ne burg ka pasur dhe “letersi burgu”, e detyruar te ishte e tille, e gjymtuar, fantazme, ajo mjerisht me shume eshte nencmuar se sa vleresuar, sidomos tani, madje shpallen dhe zhgenjime ndaj saj sikur autoret e prangosur te ishin futur burgjeve, aq shpesh dhe me ndihmen e kolegeve, per te shkruar dhe jo per te mos shkruar kurre, ndersa duhet ngulitur mire, me shume ne zemer se ne mendje, se ajo letersi e arrire burgjeve, me gjak dhe me tmerr, sfiduese gjithsesi, nderon ne pergjithesi gjithe racen e shkrimtareve shqiptare.

“Aushvici i njerezve” kishte brenda dhe ate te veprave si rrathet infernale brenda rratheve. Natyrisht dhe “Aushvici” i veprave perthithte njerezit e tyre.

Jo vetem qe u denuan autore, ca perfunduan burgjeve dhe ca ende me keq per te ardhmen, u bene te realizmit socialist shqiptar, dhe te tjere u rroposen me thelle, u pushkatuan, u bene balte, por edhe ndergjegje e mepastajme, por u denuan dhe librat, u harruan me qellim, iu shkulen flete, kapituj, mesazhe, u nderhy nga lart si futjet brutale ne enderr, u ndaluan; nderkaq u lartesuan mediokriteti, heroi pozitiv ne letersi si nje monster, mosletersia, mosjeta dhe paralel me to, burgoseshin libra ne fonde te zinj bibliotekash, u grine ne makinerite e fabrikave te letrave per t’u ricikluar serish ne karte te bardhe sterile, u dogjen, u zhbene. Nje masaker e vertete librash. Qe si te thuash, paten fatin e njerezve. 

Pra, kishte nje lufte te shpallur dhe te pashpallur mes diktatures dhe librit. Ku fitimtare ishte diktatura. Ashtu dukej. Qofte dhe perkohesisht. Ishim ne kohen e saj.

Pas renies se diktatures, sipas meje, u pa se paskesh pasur “dy letersi”, qe Lenini e teorizonte per “dy kulturat” ne shoqerite borgjeze, por me e vertete ngjan te kete qene per sistemet socialiste. “Letersia e dyte” zakonisht shfaqet zoterueshem pas renies se “letersise se pare”, asaj zyrtares, qe iken se bashku me nderrimin e sistemit.

Gjithmone sipas meje, ne Shqiperi ka ndodhur “fenomeni Kadare”, i pangjashem me letersite e vendeve te tjera, i cuditshem, i bukur dhe qendrestar. Se letersia e Kadarese vertet bashkejetoi me diktaturen, aq gjate, te dyja ne kulmin e fuqive te veta, por nuk u be e saj e as u mposht prej saj, u be vlere ndryshe, mbivlere, per te gjithe shqiptaret, ushqim i vertete shpirteror dhe arriti te caje izolimin duke u bere dhe pjese e kultures boterore, siperane, nga me e mira.

Socializmit shqiptar, duke pasur ne natyren e vet kultin dhe shtypjen, nderkohe duke qene dhe diktature e ashper, ndersa rrafshonte ne kulture dhe art, i duhej nje shkrimtar i madh dhe perzgjodhi Kadarene per ta shfrytezuar, kurse Kadareja nuk e zgjodhi diktaturen dhe as realizmin socialist, nuk i duhej fare socializmi, por i shfrytezoi  gjithanshmerisht, i beri teme, pa u sherbyer ne te vertete, edhe nese dikujt i duket ndryshe, sepse ai i sherbeu vetem e vetem letersise se vet, me perkushtim te plote dhe ndergjegje te larte shkrimtari.

Me mire te heshtej ne diktature, mund te thote dikush tjeter, por heshtja nuk eshte letersi, do te thosha une.

Dhe, nese kishte nje enderr, nje ideal ne fillimet e veta, dhe, nese iu kendua ciltersisht atyre, para pergjegjesise historike dhe morale duhet te vihen me pare ata qe e prishen endrren apo e dhunuan idealin, qe mashtruan, qe pse s’ishin sic deshen poetet, te cileve nderkohe duhet t’u jemi mirenjohes se edhe arriten te na tregonin se ajo enderr s’bente, ishte gabim, ai ideal po vriste idealet e jetes etj., etj., dhe do te doja te shtoja se ne e kuptonim se kurre s’do te kishte qene me mire te kishim nje te burgosur me shume mes nesh dhe nje shkrimtar me pak atdheu, pavaresisht se shteti bente te kunderten. Nese do t’i kerkonim shkrimtarit te bente me shume, duhet t’i kerkonim dhe diktatures te bente me pak. Po ndryshe diktatura s’do te ishte diktature.

Kurse Kadare beri te pamunduren, beri mrekulline si shkrimtar!

Nderkaq shohim se vepra e tij i ngjan nje beteje, nje dueli homerik, me oratori dhe kercenime, me pauza dhe vervitje topuzesh, me merira dhe … me gjak ne goten e veres festive … romane te vrara, poema te therura, elegji te heshtura … dhe gjithsesi shihet se kundershtari i shkrimtarit eshte nje gjigand-monster, nxjerr koka te tjera perbindshmerisht, me brire e gjuhe zjarri dhe, duke qene i detyruar te bashkejetosh me te, s’te mbetet gje tjeter, vecse t’i ngulesh thiken e artit atje ku pak me pare ishte ledhatimi apo ftesa per zbutje. Gjithnje e me i guximshem shkrimtari, me i zymte e me sublim. Mallkueshmerisht nga perendite per te qene i pandreqshem. Shefat e mi, do te thoshte, nuk jane ata te shtetit, por Eskili, Dante, Shekspiri, Servantesi…

Dhe kur diktatura ra, kishte dhe plaget qe i beri asaj shkrimtari.

Ismail Kadare eshte ndofta me i rralli ne bote qe del fitimtar mbi diktaturen, pa u shqetesuar te shpallej si desident a kundershtar i saj, s’dua titull tjeter, thote ai, vecse te shkrimtarit normal ne nje vend anormal, dhe, ndersa kacafytej me diktaturen fantazmerisht, i kthente krahet sikur ajo te mos ishte, ulej mbi skrivani dhe vazhdonte punen e nisur, para pese mije vjetesh, te te shkruarit.

Pastaj te tjerat i ngaterrojne te tjeret. Eshte koha kur hetuesit e diktatures shnderrohen ne avokate te demokracise dhe ish-te persekutuarit persekutohen ndryshe, qofte duke ua mohuar apo duke ua vjedhur persekutimin. Ndonjehere, jo pa cinizem, persekutimi konsiderohet sot si privilegj … i porsarene, ca duan ta shquajne si vlere letrare (!?), por, gjithsesi, te pakten sot, persekutimi them une, eshte sa per te treguar se kush pati vlera njerezore, madje hyjnore si Krishti, kush si dy te kryqezuarit e tjere biblike bashke me martirin e madh dhe kush sa xhelatet e tyre. Ishte nje beteje kunder jetes per jeten, duke mposhtur friken, humbjet, vuajtjet, gozhdimin, mosmirenjohja s’na ben me pershtypje, kur te tjeret s’mundnin dot.

Dhe ky liber per kete sherben, te hedhe drite mbi ato terre, kur dhunoheshin njerez dhe vepra, ne kohen kur perpiqeshin qe njerezit te ishin njerez dhe letersia letersi. Te cmbeshtjelle sado pak enigma dhe ngaterresa te tilla vrastare.

Na duhen libra te tille. Sapo kane nisur.

Edhe vepra e Kadarese na zbulohet hapur se eshte goditur, ne trysni dhe dhune, me te cara dhe ka marre plage, prej te cilave autori ka ditur ta beje me hijerende, pra, ka pesuar persekutim ashtu sic mund te pesoje nje veper. Duke e rrefyer kete sot, jo se po zbehet dhe as po shmanget persekutimi i madh i shume e shume te tjereve, i jeteve dhe i veprave te tyre heroike, perkundrazi, po theksohet edhe me, duke shfetuar kete “Dosje…” hataja sikur behet ende me e qarte dhe duhet te besojme se ne ate det te pamase vuajtjesh njerezore, te kalvarit dhe martirizimit tone, vjen dhe derdhet dhe nje lume: ai i veprave kadareane. Dhe dihet, veprat jane shpirt dhe jete.

Duke qene me i larti, le te sherbeje dhe si maja e ajsbergut, per te kuptuar me per se thelli te mbuluaren, ende te padalen, llahtarin tone te pamase. Duke qene triumfatori, me ate kemi triumfuar te gjithe.

Gjenia e tij eshte dhe e kombit qe e nxori.

 

            Visar Zhiti

 

           

Kadare ne burimet e policise politike

 

Ishte thuajse krejt e papritur per mua kur, ne prag te formimit te qeverise se dyte te se majtes, pas zgjedhjeve te vitit 2001, m’u propozua te drejtoja Ministrine e Rendit Publik. Pervec faktit qe shkollen e mesme pjeserisht e kisha kryer ne shkollen “Skenderbej” dhe pjesemarrjes per nje kohe si deputet ne komisionin parlamentar per Rendin dhe Sigurine Publike, s’me lidhte nje gje tjeter e rendesishme drejtpersedrejti me kete fushe.

Ne ditet e para te punes ne krye te kesaj ministrie, ndersa perpiqesha te gjeja ndonje lidhje vetjake me shume me punen qe me ishte ngarkuar te beja, thuajse rastesisht me ra ndermend se ekzistonte nje arkiv i Ministrise se Rendit Publik, ku mund te gjendeshin te ruajtura doreshkrime te ndaluara, te shkrimtareve te denuar ose jo, te cilat, se paku ne kohen e lire, do te ishin nje lende shume e vlefshme per mua, pse jo, edhe per pergatitjen e nje studimi pasuniversitar, per shembull, per letersine e ndaluar dhe raportet e saj me pushtetet ne periudhen komuniste. Me kalimin e diteve do te vereja se nuk do te me mjaftonte koha te merresha me keto doreshkrime ne teresi. Atehere mund te beja dicka me te perkufizuar, per shembull, nje studim te mbeshtetur ne dokumente me nje titull pune “Kadare ne burimet e policise politike”. Aq shume me entuziazmoi kjo ide, saqe menjehere, ne rastin me te afert, i telefonova vete Kadarese dhe i kerkova te takoheshim. U takuam brenda nje kohe te shkurter dy here radhazi dhe ne te dyja rastet pata mundesi vetem te shpreh idene, ende jo aq te percaktuar, te punes qe deshiroja te beja, krahas detyres shteterore, ose, me sakte, pas mbarimit te detyres shteterore. Kadare e vleresoi shume faktin qe nje Minister Rendi kishte ide te tilla, qe te behej iniciator per te publikuar doreshkrimet e policise ndaj shkrimtareve apo qofte dhe ndaj nje shkrimtari te vetem. “Kjo eshte nje gje e rralle”, u shpreh Kadare. Verejta se ideja e kesaj vepre e gezoi sinqerisht shkrimtarin. Dhe isha i bindur se nga botimi i saj ai nuk priste te rizbulohej, te shihte rishfaqjen e vetvetes, por emancipimin e mendesise shteterore. Ne te dy takimet, Kadare perseriti te njejten gje: nje Minister Rendi qe shkruan per pesimet e nje shkrimtari ne diktature do te ishte dicka e befasishme dhe nje shenje e rendesishme per te deshmuar progresin e mendimit kulturor shqiptar.

Koha rrodhi shpejt, me shpejt se e kisha menduar. Me shqetesimin e perditshem per ndalimin e trafiqeve dhe per sigurine publike dhe me nje pjese fare te vogel te mendjes tek vepra qe doja te shkruaja, erdhi nje dite qe sherbimi im ne krye te Ministrise se Rendit Publik mbaroi dhe thuajse ne te njejtin cast mendova se ndoshta e kisha humbur, te pakten per nje kohe, dhe shansin e realizimit te vepres.

Por ja, nje dite une kisha ne tavolinen time te punes nje liber te ngjashem, me studime dhe dokumente, titulluar “Nje dosje per Kadarene”, me autor studiuesin Shaban Sinani. Gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte se te pakten nje veper e ngjashme tashme ishte shkruar. Nuk ishte shkruar me burimet qe une kisha perfytyruar, por me nje gjini tjeter burimesh, me dokumente partiake ose te ngjashme me to. Ne nje kuptim, kisha perpara nje veper qe me kujtonte projektin tim, por, gjithsesi, iniciativa ime mbetej ende. A do ta arrija dot, ndonjehere, realizimin e saj? Kjo eshte nje ceshtje e se ardhmes per mua.

“Nje dosje per Kadarene” eshte nje veper e shkruar me baraslargesi ndaj faktoreve politike e kulturore ne Shqiperine e dikurshme dhe ne ate te sotme. Perkunder rendeses morale qe mbajne shume nga dokumentet qe libri permban, vete vepra e autorit eshte shkruar me nje qytetari dhe distance nga deshira per te penguar, ndaluar, denuar, njollosur, derrmuar. Kjo eshte ne veper qe u jep mundesi lexuesve te shohin se si burimet flasin vete. Vetem faktet jane te pagabueshem dhe te palakueshem. Opinionet dhe konsideratat edhe mund te lakohen. Ne Shqiperi madje lakohen mire. Prandaj cmistifikimi i se shkuares nuk mund te pritet me lojerat ul e ngri te nje autori a nje tjetri, mundesisht duke hyjnizuar njerin dhe rroposur tjetrin, por duke zbuluar te fshehtat. Deshironi t’i beni njerezit te lire? Jepuni fakte dhe burime dhe ata jane te zote te mendojne vete!

Kjo duhet bere ne studimet e kohes se sotme. Historia duhet te flase me gjuhen e saj, duke perfshire edhe historine e letersise. Shumica e dokumenteve te ketij libri jane shprehje e nje klime kulturore qe sot nuk mund te perfytyrohet. Por lexuesi ka nevoje per kete perfytyrim, sepse, per ndryshe, rrezikohet te mos e kuptoje as letersine e asaj kohe. Prandaj ky eshte nje sherbim i vlefshem per dijen dhe mendimin shqiptar.

 

 

 

“PURGATORI” I KADARESE NE NJE BOTIM SHKENCOR

 

Ishte viti 2002 dhe nuk kishin kaluar as dy muaj nga dita e fillimit te sherbimit tim ne krye te Ministrise se Rendit Publik, kur, nje telefonate pershendetese e Ismail Kadarese per cfare kishim mundur te arrinim per bllokimin e trafiqeve, sidomos te trafikut te qenieve njerezore, me solli ne mendje nje ambicje te hershme: hartimin e nje vepre mbi sjelljen e atyre institucioneve qe dikur quheshin “organe te ministrise se puneve te brendshme” ndaj shkrimtareve dhe artisteve.

Puna per nje kohe relativisht te gjate si gazetar me kishte dhene mundesi te njihja shume prej protagonisteve te te dy paleve: te persekutuar e persekutues, te rekrutuar ne sherbime te fshehta dhe rekrutues, spiune e te spiunuar, vullnetare te zellshem e te devotshem dhe te tjere qe kishin qene te detyruar te pranonin detyren, me nje fjale “vullnetare” te pavullnetshem. Nje bote e cuditshme, e mbushur me mistere dhe mbi te gjitha e mbushur me “gjahtare te shpirtrave njerezore”.

Dhe ja, une isha ne krye te asaj ministrie qe kishte pikerisht arkivin ku duhej dhe mund te gjendeshin doreshkrime te ndaluara, vepra te burgosura; te shkrimtareve te denuar ose te padenuar, te cilat perbenin nje lende terheqese per mua, per te me sherbyer per te shkruar nje studim monografik per letersine e ndaluar dhe raportet e krijuesve me pushtetet ne periudhen komuniste.

Ndersa koha shkonte me shpejtesi sipas kalendarit te vet te perjetshem, gjithnje e me shume vereja se, me aq liri sa me teperonte, nuk do te kisha mundesi te merresha me keto doreshkrime ne teresi. Gjithsesi, mund te beja dicka me te kufizuar. Si e kane pare syte e policise politike vepren e I. Kadarese? Kjo pyetje mund te ishte objekti i kerkimit tim tashme te ndare nga e pergjithshmja.

I entuziazmuar jo aq nga ideja, por me shume nga ajo qe prisja te arrija, ia transmetova kete zgjedhje Kadarese. Ai jo vetem e priti mire, por dhe me inkurajoi. Kjo eshte ne gje e rralle, qene pak a shume fjalet e Kadarese. Nje minister i brendshem qe jo vetem lejon te tjeret, por punon vete per te botuar doreshkrimet e policise per shkrimtaret - kjo eshte me shume se nje ceshtje kulture, kjo eshte shprehje e perparimit te mendesise shqiptare dhe nje shenje e mire per vendin.

Kjo dashamiresi e shkrimtarit ishte nje nxitje tjeter per ta realizuar kete projekt, i cili, ne mendjen time, lidhej edhe me nje synim vetjak per te ndryshuar perfytyrimin publik per ministrin e rendit. Gjithnje me kishte shqetesuar fakti qe, per rrethana te njohura, figura e ministrit te rendit shihej gati-gati si nje figure e demonizuar, qe per shumekend duhej doemos te ishte me portret te ngrysur, me fytyre te zeze, rreptesisht i ngrysur, kurre i buzeqeshur, qe te tjeret duhej ta kishin frike.

Duke pasur bindjen se qenia minister nuk te ben as me te mencur, as me me autoritet, por thjesht me pergjegjes, e ndieja si pjese te detyres sime ta ndryshoja sadopak kete perfytyrim, duke e paraqitur ministrin e rendit ne publik ne nje pamje me qytetare. Kjo iniciative jam i sigurte se do te me ndihmonte per ta arritur dhe kete qellim.

Koha rrodhi me shpejt se c’e kisha menduar. I detyruar te ndiqja perparesite dhe urgjencat funksionale, vecmas luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar - ne fakt pikerisht ne ato muaj Shqiperia u be per here te pare nje reference pozitive ne mjediset nderkombetare per kete - erdhi nje dite dhe sherbimi im ne krye te Ministrise se Rendit Publik mbaroi dhe thuajse ne te njejtin cast mendova se ndoshta e kisha humbur edhe shansin e realizimit te vepres qe kisha ne krye.

Por ja, tani une kisha ne tavolinen time te punes nje liber te ngjashem, me studime dhe dokumente, titulluar “Nje dosje per Kadarene”, me autor studiuesin Shaban Sinani.

Gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte se te pakten nje veper e ngjashme u shkrua, sido qe jo me burimet qe une kisha pasur ne mendje, por me dokumente partiake dhe te ngjashme me to. Megjithese te nje kategorie tjeter, dokumentet e ketij libri ishin po aq me karakter policor, sa dhe dokumentet e policise qe doja te koleksionoja une kishin karakter politik. Kisha perpara nje veper qe kishte analogji me projektin tim, po, gjithsesi, nuk e pengonte aspak iniciativen time, perkundrazi, vetem e ripercaktonte ate, duke e lehtesuar.

Nga ky liber del se Kadare kishte probleme serioze me pushtetet jo vetem ne koherat kur sulmohej publikisht, por edhe ne kohe ne dukje te qeta, madje edhe atehere kur vepra e tij formalisht quhej “e vleresuar”. Kadare ishte ne kontroll jo vetem kur gabonte, kur ne veprat e tij gjenin “lajthitje ideologjike”, por edhe kur rastiste te shkruante “ne rregull”, domethene sipas kerkesave te realizmit socialist. Mund te duket e cuditshme, por nga dokumentet shihet se ai ishte nen mbikeqyrje edhe kur nuk shkruante fare! Doktrina i kerkonte shkrimtarit t’ia paracaktonte vepres se vet cilesite ashtu si e donte ajo, por kjo, per artin e pavarur, eshte po aq paradoksale sa dhe t’i kerkohet nenes per t’ia zgjedhur cilesite femijes para se te linde.

Duke njohur, permes ketij libri, vetem nje pjese te nje mali te tere fajesh dhe gabimesh qe kane renduar mbi shkrimtarin, lexuesi sheh se, ne mos ferri vete, procesi i shkrimtarise per I. Kadarene ka kaluar permes nje purgatori te vertete. Ferri ndoshta gjendet ne ate pjese te dokumenteve qe ruhen ne arkivin e Ministrise se Rendit Publik. Ne kete proces I. Kadare arriti te ruaje te pashtrembermuar karakterin e letersise se tij. Duke e deshmuar kete, libri mund te quhet nje model se si duhet t’i serviren publikut burimet.

Ku jane ata qe nuk iu ndane shkrimtarit per me shume se tri dekada me radhe dhe ndoshta edhe sot vazhdojne te kerkojne gabime e lajthitje te reja tek vepra e tij? “Rruges per ne theqafje ketejpari i rane”, thote Migjeni. Le t’i leme ne fatin e tyre, shen Pjetri duhet te kete  pune  me ta.

“Nje dosje per Kadarene” eshte nje veper e shkruar me baraslargesi ndaj faktoreve politike e kulturore ne Shqiperine e dikurshme dhe ne ate te sotme. Perkunder rendeses morale qe mbajne shume nga dokumentet qe libri permban, vete vepra e autorit eshte shkruar me nje qytetari dhe distance nga deshira per te penguar, ndaluar, denuar, njollosur, derrmuar. Kjo eshte ne veper qe u jep mundesi lexuesve te shohin se si burimet flasin vete. Vetem faktet jane te pagabueshem dhe te palakueshem. Opinionet dhe konsideratat edhe mund te lakohen. Ne Shqiperi madje lakohen mire. Prandaj cmistifikimi i se shkuares nuk mund te pritet me lojerat “ul e ngri” te nje autori a nje tjetri, mundesisht duke hyjnizuar njerin dhe rroposur tjetrin, por duke zbuluar te fshehtat.

Deshironi t’i beni njerezit te lire? Jepuni fakte dhe burime dhe ata jane te zote te mendojne vete! Historia duhet te flase me gjuhen e vet, duke perfshire edhe historine e letersise. Sikurse na ka mesuar nje nga kryeparet e mendimit njerezor, Ciceroni, detyra e pare e historise eshte t’i shmanget genjeshtres; e dyta - te mos e fshehe te verteten; e treta - te mos jape shkase qe te dyshojne per anesi.

Shumica e dokumenteve te ketij libri jane shprehje e nje klime kulturore qe sot nuk mund te perfytyrohet. Por lexuesi ka nevoje per kete perfytyrim, sepse, per ndryshe, rrezikohet te mos e kuptoje as letersine e asaj kohe. Ky eshte nje sherbim i vlefshem per dijen dhe mendimin shqiptar.

Luan M. Rama

 

 

Pjesa I

 

(Studime)

 

Ne vend te hyrjes

Pese vjet me pare, kur sapo kisha marre detyren e drejtimit te arkivave te Shqiperise, nje prej gjerave qe do te me bente shume shpejt pershtypje ishte mungesa e fondeve arkivistike te krijuesve te periudhes pas Luftes se Dyte Boterore. Thuajse te gjithe veprimtaret e levizjeve te mendimit te Rilindjes dhe te periudhes mbreterore, madje edhe ata minore, kishin fonde personale ne Arkivin Qendror Shteteror. Ndersa per shkrimtaret e pasluftes nuk ekzistonte asnje rast i tille, me ndonje perjashtim te rralle, si Petro Marko e Sterjo Spasse, te cileve u ishin sekuestruar doreshkrime ne redaksite e revistave te kohes se mbretit ose ne raste denimesh. Nuk kishin fonde personale as I. Kadare e D. Agolli, as shkencetaret me te shquar qe u afirmuan pas luftes.

Ne fillim pata menduar se kjo duhej te shpjegohej, ne nje fare menyre, me hierarkine apo protokollin shteteror komunist. Sipas ketij “protokolli“, fonde personale mund te kishin vetem njerezit e udheheqjes politike. Fondi i E. Hoxhes, bie fjala, ishte me i vellimshmi ne gjithe historine e arkivistikes shqiptare, me mbi 250 mije flete. Pra, sipas arsyetimit tim te atehershem, fonde personale mund te kishin vetem ata qe udhehiqnin politiken, ndersa ata te letersise jo.

Ishte e pabesueshme per mua qe shkrimtari I. Kadare nuk kishte nje fond personal ne arkivat shqiptare. Isha ne dijeni me kohe per depozitimin e perkohshem te doreshkrimeve te tij ne AQSH, po ashtu dhe per rikthimin ne nje kohe te mevonshme. Por mendoja se gjithsesi autoritetet e shtetit duhej te kishin qene aq te kujdesshme sa per te ruajtur diku dicka nga shkrimet e Kadarese. Nuk do te kalonte shume kohe dhe do te filloja ta ndieja veten ne nje funksion te qortueshem, sidomos kur studiues te huaj, qe vinin te benin kerkime per fushat e tyre te zgjedhura, me drejtoheshin, here me shkrim e here me goje, “per t’i lejuar te shihnin shkrimin e I. Kadarese“. Jo, kjo nuk ishte e mundshme, sepse shkrimi i Kadarese nuk gjendej ne arkiv! Ah, ashtu?! Po ku gjenden doreshkrimet e tij?! S’mund te thuhet saktesisht se ku, mbase ne arkivat e shtepive botuese apo te shoqatave te shkrimtareve! Sa keq!

Ne te vertete mungesa e fondeve te shkrimtareve dhe artisteve nuk mund te shpjegohej vetem me “arsyen shteterore“ te ruajtjes se favorit te fondeve personale per udheheqjen politike. Pak nga pak do te njihesha me nje realitet me te hidhur: arkivat e krijimtarise, prej fillimeve te hapjes deri ne fundin e viteve 1990, thuajse ishin zhdukur pa gjurme. Shume zhurme behej per arkivat e lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve, por, ne fakt, doreshkrimet letrare, qe dorezoheshin “pa te drejte kthimi“ prane shtepive botuese dhe redaksive te gazetave, duhej te ruheshin atje. Dhe ato nderkaq nuk ishin me. Dhe askush nuk fliste per to!

Kisha humbur cdo shprese se mund te gjendeshin autoshkrime te I. Kadarese ne arkivat shteterore, kur, ne mjediset letrare te vendit, afersisht dy vjet me pare, nisi nje debat per fatin e poemes “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“, e cila mendohej pa dyshim e zhdukur nje here e pergjithmone. Ky debat vuri ne epiqender te vemendjes arkivat, pavaresisht se pjesemarresit e tij asnjehere nuk komunikuan drejtpersedrejti me arkivat. Nje mosbesim i pergjithshem sundonte kudo. Diskutohej vetem per ndonje mundesi te rindertimit te kesaj poezie. “Rindertimi“ quhej po ashtu e vetmja mundesi njohjeje dhe per diskutimet e zhvilluara ne mjediset politike dhe letrare ne kohen kur ajo u hoq ne mesnate nga shtypi.

Ishte shume e thjeshte t’u thuhej pjesemarresve ne polemika: “Ju nuk keni trokitur ende ne arkiva“, apo te deklarohej se zhdukja e arkivave te krijimtarise kishte ndodhur vite me pare, ne nje periudhe historike-politike te turbullt. Por c’mund te dilte nga kjo? Vetem nje formalizem me shume.

Mundet qe poezia “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“, qe shtypi dhe studiuesit e lire po e kerkojne gjithandej, te ruhet ne ndonje forme ne arkivat tona?! Do te mjaftonte vetem kjo pyetje per specialistin me pervoje te arkivave partiake dhe shteterore Kujtim Nako qe brenda dites te siguroheshim se “nje poezi e Kadarese ruhej ne arkiv“. A ishte kjo pikerisht poezia per te cilen diskutohej? Ne fund te dites se dyte ne ishim te bindur tashme se poezia per te cilen debatohej ruhej ne arkiv.

Ishin botuar, nderkaq, dhjetera artikuj, duke mbyllur cdo perspektive per gjetjen e vepres. Vendosem te prisnim edhe ca. Tashme fiktiviteti nuk kthehej dot mbrapsht. A do te kujtohej dikush qe t’i drejtohej vete arkivit per kerkimin e dokumentit? Me ne fund, ja ku vjen nje kerkese e kryeredaktorit te se perditshmes “Gazeta shqiptare“ Arian Cani! Vendosa t’i pergjigjeshim menjehere po. E vetmja gje qe mbetej per t’u zgjidhur ishte qe fillimisht poezia t’i behej e njohur autorit, dhe doemos te konfirmohej edhe leja e tij per botim.

Biseda (“e paragjykuar“) me I. Kadarene per poezine dhe lejen e botimit, perkunder asaj qe kisha menduar, qe shume e shkurter. Koha kishte ndryshuar dhe, pavaresisht frymes kritike te rrepte, poezia nuk shkruhej me si tek “Pashallaret e kuq“. A do ta njihte Kadare autoresine e saj? Dhe, a do te pranonte rikthimin e saj ne jete pas me shume se nje cerek shekulli? Asaj poeme i ishte vrare “horizonti i pritjes“. Teoricienet e “recepsionit“ do ta keshillonin autorin: Jo! Te pakten jo pa shenime shpjeguese kritike. Ajo poezi ishte shkruar per nje kohe tjeter! Tani lexuesi mund te mos e njihte me anen dramatike te saj. Tani lexuesi mund edhe te nenqeshte: Ama, cfare sfide! Nje vjershe thjesht antiburokratike, qofte edhe kunder burokracise ne krye te shtetit! Dhe ata te udheheqjes, si e kane ndaluar, xhanem?! Keto kisha menduar dhe vetetimthi kaloja neper mendje duke lexuar vargjet e para te vjershes se sapogjetur, kur, pa mbaruar leximi i strofes se dyte, Kadare tha se kjo ishte poezia e tij dhe se shtypi mund ta botonte menjehere. Ishte nje qendrim tejet dinjitoz ndaj vetes dhe njeheresh tejet mosperfilles ndaj ndryshimit te “horizontit te pritjes“, qe kishte vuajtur poezia.

Pikerisht me botimin e poezise “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“ nisi projekti per pergatitjen e nje libri me dokumente te shperndara andej-kendej neper fonde administrative per vepren e I. Kadarese. Kerkimet filluan duke vecuar fillimisht thuajse te gjitha dosjet ku organet udheheqjes se partise se punes ishin marre me letersine dhe artet, ne menyre te vecante ato dosje ku permendeshin shprehjet “devijime ideologjike ne letersi e arte“, “ndikime dekadente dhe shfaqje te huaja ne zhvillimin e letersise“, “probleme shqetesuese per zbatimin e vijes se partise ne fushen e kultures“, “mbi gjendjen ne zhvillimin e letersise dhe disa probleme te partishmerise“ etj. Ne fakt, thuajse ne te gjitha rastet kur ne udheheqjen e larte partiake ishte diskutuar per ceshtje te tilla, gjendej dicka per Kadarene. Keshtu, pak nga pak, me ndihmen dashamirese te disa prej arkivisteve me me pervoje, te cileve gjej rastin t’u shpreh mirenjohjen time, nga disa tregues anesore u arrit deri tek dokumentet qe deshmonin vigjelimin politik mbi vepren e Kadarese, ose me sakte tek nje pjese e tyre.

Titulli “Dosja K“ u shqiptua rastesisht, ne menyre gati te paparamenduar, gjate nje bisede miqesore me kryeredaktorin e nje prej te perditshmeve te medha te kryeqytetit. Pyetjes se tij krejt te zakonshme se me c’po merresha iu pergjigja me te njejten shkujdesje, sic ndodh ne cdo bisede rastesore: “Dicka te ngjashme me ‘Dosjen H’, vecse ne librin tim nuk do te kete etnologe te ardhur nga Irlanda, por do te kete dokumente per fatin qe ka perjetuar vete letersia e I. Kadarese gjate periudhes ideokratike“. Kaq do te mjaftonte dhe pas dy ditesh ne gazeten “Shekulli“ libri im do te pagezohej gati ne menyre te pandryshueshme: “Dosja K“.

Nje dosje per Kadarene sigurisht qe perbente nje iniciative te veshtire. Duheshin bere te qarta ne mjediset kulturore dhe shkencore ku rrojme se ky liber nuk kishte qene i gatshem ne arkiv, por ishte dashur te kerkoheshin dokumente ne dhjetera fonde dhe ne qindra e mijera dosje. Duhej treguar, ne nje fare menyre, se c’pune e veshtire kerkohej ne procesin e kalimit prej atyre qe francezet i quajne “meta-donnes“, para-te-dhena, deri tek vete te dhenat, dokumentet. Duhej shpjeguar se keto dokumente ishin krijuar ne radhe te pare nga zyrat partiake dhe shteterore te ngarkuara me zbatimin e vijes politike dhe ideologjike ne letersi dhe jo nga agjente te zakonshem te policise se fshehte. Duheshin dhene argumente per ligjshmerine formale te hartimit te ketij libri, duke marre ne vleresim ndalimet qe permbajne ligjet per arkivat dhe cfare standardesh analoge ka ne vendet e qyteteruara per raste te tilla.

Te gjitha keto u bene te njohura per publikun para botimit te ketij libri, ne nje varg intervistash, te cilat jane pjese e tij, prandaj nuk do te ndalem gjate.

Ne projektin fillestar te ketij libri ishte menduar qe pjesa e pare te kishte nje shtjellim relativisht te gjere teorik dhe analitik te raporteve te letersise me politiken, te lirise shteterore dhe te asaj individuale, te kontrollit publik dhe te kontrollit te fshehte mbi letersine e I. Kadarese ne periudhen komuniste. Edhe kjo pjese me kohe doli e nevojshme te reduktohej, sepse per keto raporte u diskutua gjeresisht gjate fazes pergatitore. Autori nuk ka ndryshuar qendrim sa u takon pohimeve qe ka bere ne shtyp ne procesin e pergatitjes se ketij libri, prandaj keto pohime botohen te plota ne pjesen dialoguese te tij. Ne kete forme ato jane me te komunikueshme per lexuesin.

Duke verejtur se lenda dokumentare e disponueshme per pjesen e dyte te librit ishte shume e vellimshme, doli e nevojshme te zbatoheshin disa kritere: 1. Te mos perfshiheshin ne botim dokumentet e “zones parashkencore“: letrat dhe kritikat anonime, te “lexuesve nga populli“; 2. Procesverbalet e diskutimeve ne udheheqjen politike partiake, te cilat shpesh numeronin qindra flete, te mos botoheshin integralisht, por vetem fragmentet qe benin fjale drejtpersedrejti per vepren e Kadarese; 3. Disa dokumente qe perseritnin njeri-tjetrin te botoheshin me perzgjedhje tipologjike (vetem per romanin “Koncert ne fund te dimrit“ ruhen mbi gjashte recensione); 4. Gjithashtu dilte tej qellimit te ketij libri kerkimi i dokumenteve ne arkiva te tjere, si arkivi i sistemit te ministrise se rendit, arkivi i sistemit te sherbimit informativ shteteror. Ne keto arkiva mund te ruhen dokumente te nje tipologjie krejt tjeter, dokumente te krijuara prej “organeve te diktatures se proletariatit“, te cilat do te ishin objekt i nje kerkimi me vete; 5. Ne perzgjedhje do te ruhej ekuiliber shkencor, duke mos perjashtuar nga tekstet per botim edhe ato raste tejet te rralla, kur per letersine e I. Kadarese kishte ndodhur qe ishte diskutuar me dashamiresi. 6. Disa burime joarkivore te beheshin pjese e dosjes, por vetem ne rastin kur zbulonin te panjohura qe lidhen me te shkuaren dhe qe terthorazi konfirmohen me burime te shkruara. 7. Te mos pretendohej per nje shterim te te gjitha burimeve, pasi asnjehere nuk mund te pohohet nje gje e tille.

Dokumentet jane vendosur ne renditje kronologjike. Ne ndonje rast, kur dokumentit i mungon data e sakte, vendosja eshte bere ne kronologji te krahasueshme. Ne pergjithesi burimet arkivore jane dokumente te pabotuar, kritike e fshehte, e porositur apo e sherbyer ndaj udheheqjes, ne rastin me te mire ne emer te detyres. Ne kuptimin arkivistik, ato jane akte administrative, te krijuara ne permbushje te funksionit shteteror apo partiak e siper. Per kete sherbim nepunesit kane marre paga apo honorare, pra, eshte nje pune e shperblyer. Nga rregulli i “dokumentit premiere“ bejne perjashtim vetem dy-tre prej tyre, te cilet ne Shqiperi kane qene te panjohur, pavaresisht se mund te kene qene botuar me pare jashte vendit.

Synimi i ketij libri nuk eshte te lartesoje e te nxije, te zbardhe e te fshije. Ai eshte hartuar per nje qellim te vetem: te certifikoje nje proces mjaft te nderlikuar dhe thuajse te pakuptueshem per nje brez te ri qe rritet ne kushtet e luksit te lirise se mendimit, por po ashtu edhe per shoqerite e lira ne Perendim, te cilat kane njohur ne kohe te ndryshme qendrimin publik te autoriteteve shteterore dhe partiake ndaj I. Kadarese, por ndoshta, si shumekujt, duke perfshire edhe autorin e ketyre radheve, nuk u ka shkuar ne mendje se ka ekzistuar edhe nje qendrim kritik i fshehte, i panjohur, nje mbulim teresor, nga shume sy e veshe, prej nepunesish te ngarkuar funksionalisht per vigjelimin ne fushen e letersise. Ne kuptimin permbajtesor, kjo eshte dosje e dokumenteve te krijuar prej partise. Dhe partia nuk vigjelonte per veprat e parashikuara ne nenin e agjitacionit e propagandes, por per ato vepra qe rrezikonin te ndikonin ne mendimin shoqeror te kohes, te krijonin klime dhe autoritet ne shoqeri, te beheshin vater vemendjeje qe mund ta largonte njerezine nga “politika ne plan te pare“ dhe mendimi politik i udheheqjes. Libri eshte nje sherbim modest ndaj se vertetes. Jo te gjitha te vertetat na pelqejne, por edhe e verteta me e hidhur, e mbajtur fshehte, behet e rrezikshme. Nuk jam i sigurt se cili nga shenjtoret eshte shprehur: “Te shpifesh, te lajkatosh, te krijosh te verteta te rreme eshte e denueshme, por po aq e denueshme eshte te heshtesh nese di te vertetat vete“.

Duke synuar qe botimi i ketij libri, permes pohimit te disa te vertetave te heshtura, te ndikoje modestisht per te kuptuar me mire te shkuaren e zhvillimeve letrare, por edhe per te shendoshur klimen e sotme ne kulture, duke ekzorcuar prej saj nje prej pjeseve me lenduese qe ka trasheguar, njeheresh, ndonese me mjaft shtrengese, kemi bere perpjekje qe te mos shkaktohen lendime te reja. Kjo puna e lendimeve mund te ndodhe jo vetem sepse pjese te shoqerise shqiptare jane te cinteresuara per problemet qe permban libri dhe maksimalisht te vemendshme ndaj emrave te pervecem, shprehje e nje deshire te heshtur per t’i personalizuar ceshtjet dhe e kultures se provinces, ku thashethemi perben ngjarjen e dites, gje qe do te shkaktonte zhvleresimin teresor te librit. Kjo mund te ndodhe gjithashtu edhe sepse lexuesi i sotem, i rritur ne kushtet e lirise, mund te perjashtoje kontekstin e kohes dhe mund te mos jete i pergatitur per te ndare pergjegjesine vetjake nga ajo e shoqerise se mbyllur. Per kete arsye, burimesia e dokumenteve eshte identifikuar ne format me teknokratike qe njihen ne botime te tilla: me tregues te sakte arkivistike-burimore, ne emrin e zyres apo institucionit qe e ka krijuar, ne ndonje rast me inicialet e funksionareve qe kane nenshkruar, por me shpesh edhe me emrat e plote te nenshkruesve. Ky nuk eshte nje favor per te lehtesuar autoret e ketyre dokumenteve, te cilet, me qe ra fjala, nga pikepamja e vleresimit shkencor-kritik, ne shumicen e rasteve nuk kane shkruar lajthitje, madje kane verejtur ne thellesi mospajtimin e veprave te Kadarese me kornizen e realizmit socialist, pavaresisht se, ne anen tjeter, me gjithe realizmin dhe respektin per kushtet e “shoqerise se sekretit“, ne te cilen kane jetuar e sherbyer, nuk kane, gjithsesi, mbulese morale, sidomos ne rastin e zelleve dhe iniciativave te drejtperdrejta te tyre. Ne nje kohe te metejshme, kur ne jeten intelektuale te shoqerise shqiptare do te kete me shume qetesi dhe nje mendesi hapjeje, deri tek pranimi i se keqes dhe perjashtimi i saj, deri tek mosperdorimi i se shkuares per te ndertuar pike-ndikimi te reja, keto dokumente mund te botohen ne plotnine e tyre.

Gjate afro pese vjeteve qe drejtoj arkivat e Shqiperise kam pasur dy privilegje. I pari privilegj eshte njohja me traditen e shkrimeve te krishtera ne hapesiren shqiptare, prej mesit te shekullit te 6-te e ne vijim, cka me dha mundesine te pergatis monografine “Beratinus“, e cila shpresoj se do te jete nje pavion i ri ne kulturen, trashegimine dhe identitetin shqiptar. Hartimi i kesaj vepre ishte nje pune per kenaqesi, me karakter thellesisht promovues. Privilegji i dyte eshte pergatitja e librit “Nje dosje per Kadarene“. I konsideroj privilegje sepse jam i bindur se, duke i kerkuar burimet per keto dy libra si nje studiues i lire, do te me ishte dashur shume me teper kohe dhe mund per te pasur lenden ne tryeze. Keto dy privilegje, gjithsesi, nuk i jane bere pengese askujt per nje nisme paralele dhe ndoshta edhe me te suksseshme. Sa i takon privilegjit te dyte, duhet te saktesoj se ka qene i rendesishem per mua te shkruaj nje liber te vlefshem. Libra te tille shpesh shkruhen per pergjegjesi qytetare, si detyre apo sherbim ndaj kultures se vendit, dhe une shpresoj qe si i tille te lexohet. Per te permbushur kete pergjegjesi kam pasur ne vijimesi ndihmen e zevendesdrejtores se Arkivit Qendror Shteteror prof. dr. Kaliopi Naska, si dhe te pergjegjeseve te dy sektoreve te perpunimit, znj. Dhurata Krutani e znj. Vera Dode, te cilave u shpreh me kete rast falenderimet e mia.  Po ashtu, ndiej te nevojshme te falenderoj te gjithe ata qe, perkunder nje prirjeje te njohur per t’i lene gjerat sic jane, me kane inkurajuar te hap kete dritareze per te pare ne menyre prapavajtese raportet e erreta midis letersise dhe pushteteve.

Ndersa shkruaja keto radhe te fundme te ketij libri, qe shkrimtari Visar Zhiti ne menyre shume domethenese e cileson “antiveper”, per nje cast me erdhi ne mendje monologu i nje prej personazheve qendrore te vepres se Kadarese: “Merrni, jua solla!” Jo, nuk ishte thjesht nje terren i veshtire. Ishte nje kenete e perbaltur, e shtrire ne kohe dhe ne vite, shume vite ujera te ndenjura. Une dola qe andej. Nuk e di ne dola i perbaltur prej asaj pjese te llumte qe isha i detyruar te prekja. Ne kam shpetuar, gjysma e merites padyshim u takon lexuesve te mi, mendjeve te zhvilluara, qe dine te ndajne mire pergjegjesite ne marredhenien mijevecare qe rregullon punet e artit: tekst, kontekst dhe audience. M’u desh domosdoshmerisht t’i ve nje per nje dokumentet e ketij libri ne nje raport te tille, ne nje marredhenie tripaleshe, sic e ka percaktuar protagonisti i vertete i “Dosjes H” Albert Lord, si nje filter antitoksik per lexuesin, qe kohen nuk e ka njohur e doreshkrimet s’i ka pare.

Mbijetesa e dokumenteve origjinale, qe lidhen me nyje tejet te rrezikshme te historise se aferme te Shqiperise, qofshin keto ne letersi, ne aktet administrative apo pergjithesisht ne diplomatike, nuk mund te jete e rastit. Ne romanin e tij te shkelqyer “Arka e djallit“ Dritero Agolli ka krijuar personazhin qe ka ne psiko-tipin e tij shkaterrimin e gjurmeve te historise, djegien e “sendukut” te letrave. Kur e kam lexuar disa vjet me pare kete roman kam perjetuar nje ndjenje tmerri, duke qene nen shoqerizimin e idese se ndoshta nuk behet fjale per nje psiko-tip, por per nje etno-tip. Mirepo puna ne arkivat e Shqiperise me ka mesuar se njeriu shqiptar ka ne gjeno-tip, ndoshta, me shume ndjenjen e ruajtjes. Kjo pervoje perdite e me teper me con drejt bindjes se asgje e rendesishme ne dokumente nuk humbet.

 

Dhjetor 2004

 

 

“Programi“ Kadare - nje dritare mes dy botesh

 

Ne nje studim te vitit 1945, qe mbeti i pabotuar deri vone, duke shqyrtuar me metode krahasimtare rrugen e zhvillimit historik te romantizmit ne Europe dhe pastaj ne vendet ballkanike (“filloi kendej kur ne Perendim ishte shuar”), prof. E. Cabej arrin ne perfundimin se letersia shqiptare pergjithesisht eshte zhvilluar si “letersi mergimtaresh”. Ky percaktim duket se ne studimet letrare eshte pare si nje e dhene rastesore, pa ndonje rendesi te vecante, si nje shenim i vlefshem per te treguar rrethanat gjeografike te lindjes dhe perparimit te kesaj letersie. Cabej e kishte shtruar edhe nje here tjeter kete ceshtje, kur u mor me antinomine “vater dhe bote” ne poezine e De Rades. Rimarrja e ketij raporti nga nje dijetar i tille, tek i cili edhe perseritja ka vlere shkencore, duhej te kishte krijuar shqetesim per studimet e historise se letersise kombetare.

Jane te shumta pyetjet qe mund te lindin prej kesaj verejtjeje nga me kritiket per rrugen e zhvillimit te kultures se vendit. C’kontekste historike kane bere qe letersia shqipe te krijohet kryesisht jashte truallit kombetar? A ka te beje ky fakt me ndonje specifike te etnopsikikes shqiptare, me ndonje vecori te mjedisit vendes, apo gjerat jane fare te thjeshta dhe mund te shpjegohen me arsyetimin popullor se “shqiptaret bejne emer vetem kur gjenden ne dhé te huaj”? A eshte ky nje fenomen kulturor i izoluar per rastin shqiptar apo verehet edhe ne letersi e kultura te tjera? Ne menyre te pashmangshme, nese do ta pranojme frymen kritike si kusht te mendimit shkencor, do te vije edhe pyetja e fundit, ne te cilen kujtoj se gjendet thelbi i problemit qe permban pohimi i Cabejt: A ka lidhje konstatimi i tij me raportet “kulture metropolesh - kultura periferike”, me rolin dhenes e marres te letrave shqipe? Apo hapesira shqiptare e kufizon dhuntine e krijimit?

Me te drejte ketu mund te shtrohet pyetja se c’nevojitet gjithe ky parashtrim kur ne krye studimi premton thjesht te tregoje vleren e vepres se I. Kadarese per afirmimin kombetar e nderkombetar te letersise dhe kultures shqiptare. Te themi, si fillim, se verejtja e Cabejt nuk perben kurrfare qellimi me vete dhe se nepermjet disa fakteve do te shihet se ajo mund te ndihmoje shume si kontekst e premise mendimi per ta pare kete veper si permase nderkombetare te letersise kombetare. Ne anen tjeter, doemos duhet te perjashtojme paraprakisht qe gjendja e tanishme e Kadarese “midis Tiranes dhe Parisit” mund te kete qene si nxitje per te filluar nga pohimi i Cabejt. E verteta eshte se vepra e Kadarese eshte shkruar ne Shqiperi dhe pastaj ka shtegtuar neper bote, ndryshe prej zhvillimeve te meparshme, qe njohin prirjen e kundert.

Per nje kohe te gjate, qysh prej fillimeve te Rilindjes Kombetare, figurat me te ndritura te letersise shqipe i kane krijuar e botuar veprat e tyre ne mergim. Frasherllinjte punuan ne Stamboll dhe botuan ne Bukuresht. De Rada i parapriu Rilindjes me poemat e tij ne Itali. Cajupi punoi Mitkon ne Misir dhe prane tyre Pashko Vasa. Konica shkroi ne Bruksel e ne Washington, kurse Noli pothuajse te gjitha veprat e tij te medha i krijoi “mbas syrgjynit”, duke u endur kryeqyteteve europiane. Koliqi u realizua si figure e plote e letrave ne Rome. Nje shumice autoresh paresore te botes sone letrare, per te shprehur vetedijen e tyre atdhetare e artistike, kane qene te detyruar te shkruajne ne gjuhe te tjera me njohje me te gjere. Edhe ne koherat e mevonshme, te pakten pjeserisht, letersia shqipe vazhdoi te mbetet “letersi mergimtaresh”: me Camajn ne Gjermani dhe Resulin ne Itali, me Isuf Luzin ne Amerike dhe emra te tjere te njohur, si dhe nje varg letraresh te nje rendi tjeter, te cilet, pergjate nje procesi rinjohjeje ne atdheun e tyre, po e plotesojne mozaikun e kultures kombetare.

Vepra e I. Kadarese, me marredheniet qe vendosi me boten, ndryshoi dy gjera themelore ne prurjen e meparshme te historise, ne traditen e letersise shqipe si “letersi mergimtaresh”. Se pari, krijoi dukurine e letersise shqipe si letersi dhenese te zhvilluar perjashtimisht brenda vendit dhe ne gjuhen amtare. Kjo pothuajse nuk kishte ngjare ndonjehere me pare. Shume vepra qe njerezit shqiptare te letrave i kane krijuar si ura me kulturen boterore as sot nuk gjenden ne shqip (“Kamus-al-alam-i” i Samiut, per shembull). Ka nje ndryshim serioz midis bashkesise se shkrimtareve paraardhes dhe Kadarese po te merren ne veshtrim raportet “vater-bote”. Shkrimtaret e meparshem jetuan e krijuan neper bote dhe shfrytezuan jo vetem mundesite teknike, por edhe gjuhet e mjetet e tjera shprehese te atyre kulturave te medha qe i kishin mundesite e ndermjetesimit per afirmim ne shkalle me te gjere. Kadare e shkroi gjithe vepren e tij letrare ne kryeqytetin shqiptar, ne gjuhen amtare. Te gjitha perkthimet e tij pa perjashtim jane jo botime, por ribotime, mbas kalimit prej shqipes ne gjuhe te huaj. Nuk ka ndonje veper te Kadarese per te cilen lexuesi i vendit te kete qene i detyruar te prese perkthimin e saj prej ndonje gjuhe te huaj ne shqip. Vete Kadare ka qene kembengules deri ne ditet e sotme qe lexuesi shqiptar te jete audienca e pare e letersise se tij. Dihet se ne vitet 1980 ka pasur disa iniciativa franceze per botimin e “Perbindeshit” ne versionin e plote, por autori e dha pelqimin vetem pas rishtypjes se librit ne shqip.

Me kete lidhet edhe tradita e dyte qe ndryshoi Kadare me vepren e tij: ai ndryshoi vete konceptin e fenomenit kulturor shqiptar. Ne studimet historiko-letrare, kur eshte folur per marredheniet e kultures sone me ate boterore, per te theksuar rolin dhenes te saj, jane permendur shume figura qe kane bere emer ne bote, qysh prej arkitekteve te shquar te mesjetes dhe veprave te tyre te ngritura ne kryeqytete te Lindjes, deri tek A. Moisiu, vellezerit Belushi, Nene Tereza e te tjere. Pa dashur te ndyshojme gje ne vleresimin e merituar te ketyre figurave eshte me vend pyetja: a duhet bere nje dallim midis tyre dhe fenomenit Kadare? Po te shihet jo vetem prejardhja e tyre e njejte etnike, por edhe nga karakteri i trashegimise qe i kane lene popullit te tyre, eshte veshtire te thuhet se kane qene ne te njejten shkalle edhe fenomene kulturore shqiptare. Nese per vepren e Kadarese as qe mund te shtrohet ceshtja se cfare fenomeni kulturor eshte, sepse ajo eshte shqiptare ne lende e ne forme, nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per rolet qe kane luajtur Moisiu apo Belushet, per misionin human qe ka marre persiper Nene Tereza etj. Ne rastin e dyte neve na mbetet te mburremi me origjinen e tyre dhe te cmojme rendesine e tyre si dukuri te kulturave te medha, gjegjesisht gjermanike, atlantike, kristiane-humaniste.

Vepra e Kadarese mberriti ne kryeqendrat e kultures boterore duke u nisur nga nje studio e zakonshme ne Tirane, u zhvillua si letersi kombetare dhe pastaj terhoqi vemendje nderkombetare. Kadare e ndryshoi raportin tradicional “kombetare - nderkombetare” me krijimtarine e tij. Kjo krijimtari u be rruga e afirmimit te gjithe kultures shqiptare dhe perfundimisht hoqi kompleksin e fatalitetit te hapesires mbi krijuesit shqiptare, duke provuar se trualli i tyre etnik jo vetem qe nuk permbante ndonje kufizim, por mund te ishte nje faktor frymezimi per art. Kadare tregoi se eshte e vertete qe kryeqendrat e kultures boterore mund te pushtohen nga brenda, duke perdorur gjuhet e tyre, duke u marre me historine e tyre - edhe vete ai e provoi kete rruge dhe ia doli mbane, “e mundi Parisin” - por eshte me e rendesishme te pushtohen nga jashte, me gjuhe te vogla popujsh te vegjel. Ai u njoh ne bote jo thjesht si nje shkrimtar i madh, por me se pari si nje shkrimtar i madh shqiptar.

Letersia shqipe, si letersi e nje populli te vogel, ka qene dhe do te mbetet per nje kohe te gjate me karakter marres. E keqja eshte se, ne mjaft raste, edhe kur potencialisht ajo e ka arritur shkallen dhenese, nuk eshte bere kujdesi i nevojshem per te komunikuar me boten. Baladat popullore shqiptare edhe sot e kesaj dite njihen si serbe vetem pse V. Karaxhiqi i botoi me pare te perkthyera ne gjuhet evropiane. Ne atlaset gjeokulturore te Ballkanit e me gjere zerat qe i takojne botes shqiptare plotesohen prej dijetaresh te huaj, ndersa dijetaret e vendit bojkotojne vetveten. Per here te pare pas gati pese shekujsh, qysh prej Marin Barletit, ne gjysme shekullin e fundit perkthimi i veprave te nje autori shqiptar u be dukuri nderkombetare dhe vemendja e metropoleve kulturore u terhoq ne marxhinalet. Praktikisht Kadare e beri letersine shqipe nje letersi te denje te bashkebisedoje me letersite metropolitane. Me “programin Kadare” kultura shqiptare arriti ta lexoje qyteterimin perendimor. Italo-shqiptari K. Marko besoj se gabon me vetedije, me qellim qe fryma e tij kritike te zere vend dhe te krijoje nje efekt te ashper, kur pohon te kunderten.

Me vepren e Kadarese kultura shqiptare u paraqit si kulture e denje per te qendruar ne metropole. Eshte per t’u kujtuar se njohja nderkombetare e vepres se tij filloi me botimet ne vendet perendimore, kryesisht ne France dhe pastaj nepermjet gjuhes frenge edhe ne vende te tjera. Kete faze te rritjes letrare te Kadarese e ka paraqitur ne menyre te kujdesshme qysh prej me se 20 vjetesh dr. Ymer Jaka me librin e tij “Lidhjet shqiptaro-frenge ne letersi”. Vete afirmimi i letersise se Kadarese njohu nje proces ku vihen re disa te dhena mjaft interesante. Deri tani nuk eshte bere objekt studimi ceshtja se perse triumfi i Kadarese ne boten e Lindjes eshte relativisht i vonet, ndersa, perkundrazi, ne Perendim u perthith me heret. “Dimri i madh”, nje veper qe duhej te kishte zgjuar kureshtjen e lexuesit rus, u perkthye dhe u botua nga Valeri Modestov vetem pas deklarimit te “gllasnostit”, madje edhe ne kete rast botuesi qe i detyruar te angazhonte nje studiuese te njohur te historise se Ballkanit, doktoren e shkencave historike Nina Smirnova, me qellim qe fillimisht lexuesi te njihej me pikepamjen ruse dhe pastaj me qendrimin e Kadarese. Nuk dihet nese ka pasur ndonje perkthim tjeter te ketij romani mbas atij ne rusisht, nderkohe qe ne vendet perendimore eshte perkthyer edhe “Lekura e daulles” dhe ndonje veper tjeter edhe me periferike.

Vihen re dy faza qe paraqesin interes per te gjykuar rreth raporteve te letersise se Kadarese dhe kultures boterore. Nese ne fazen e pare, qe perfshin kryesisht vitet ‘70-te, jane perkthyesit shqiptare qe i servirin opinionit te jashtem letrar veprat e Kadarese, ne fazen e dyte, qe lidhet me vitet 1980 e kendej, jane njohesit e huaj te shqipes ose se paku te frengjishtes qe bejne perkthime vete, pa pritur perzgjedhjen prej botuesit vendes. Kjo eshte faza e kalimit prej botimeve “vetem Kadare, pa te tjere”, ne botime antologjike. Rreth emrit te ketij personaliteti te kultures shqiptare u bashkuan e u njohen ne shkalle nderkombetare shume shkrimtare te tjere bashkekombes te tij. “Antologjia” e prof. Aleksander Zotos ishte nje ngjarje per kulturen shqiptare edhe per faktin qe u kalua nga individi tek kulturat, edhe per faktin qe hapi rrugen e botimeve te ketij lloji ne France e gjetke.

Me ardhjen e Kadarese ne letersine shqipe u deshmua se raportet midis metropoleve kulturore dhe periferive kulturore nuk jane te ndare nje here e pergjithnje. Sot eshte koha e sundimit te kryeqendrave kulturore prej letersive periferike. Letersia hispanike e latinamerikaneve, letersia nodrike e skandinaveve, letersia e popujve ballkanas, jane ushqimi i tyre. Me Kadarene letersia shqipe perfundimisht doli nga harrimi dhe u be fenomen jo vetem per shqiptaret, por edhe per boten. Prej afirmimit individual u arrit tek afirmimi i nje kulture. Ky eshte ndoshta kontributi me i cmuar i vepres se tij. Ky konkluzion na lejon te rikthehemi tek vleresimi i Cabejt nje gjysme shekulli me pare. Letersia shqipe pati mbetur vertet deri ne kohet e vona nje letersi e marxhinave, ndersa afirmimi i saj nderkombetar ka qene mjaft i mundimshem, shpesh edhe me flijime talentesh, qe u jane dedikuar kulturave te popujve te tjere edhe per te treguar se c’jane ne gjendje te bejne shqiptaret. Me Kadarene u provua se trualli shqiptar eshte gjithaq i denje sa dhe metropolet per te inkurajuar vepra te shkelqyera dhe se karakteri i letersise shqipe si letersi mergimtaresh lidhet kryesisht me rrethanat historike. Nese mergimi i shkrimtareve te meparshem dhe botimi i letersise se tyre kryesisht jashte dhe shpesh ne gjuhe te huaj kishte nje kushtezim te forte prej rrethanave kulturore, gjendja e tanishme e Kadarese jashte vendit filologjikisht mund te vleresohet si nje fakt i parendesishem.

Letersia e Kadarese, sic ka vene re me shume kujdes studiuesi Jorgo Bulo, perforcon nje tradite me te hershme: pasuria e tradites sone letrare vjen jo aq nga shkollat dhe drejtimet, se nga personalitetet. Me Kadarene letersia shqipe gjithashtu u zhvillua dhe u afirmua jo si letersi shkollash, por si letersi personalitetesh.

Letersia si ceshtje shteterore ne periudhen ideokratike:

Pushtetet dhe Kadare1

 

Nje veshtrim prapavajtes per politiken shteterore ne letersi, art e kulture ne periudhen ideokratike sot eshte mjaft i veshtire per t’u kuptuar, sepse kontrolli mbi krijimtarine ne shoqerite e mbyllura arrin ne kufij te tille qe vetem ne kontekstin e nje absurdi te pergjithshem mund te pandehen te besueshem. Luksi i shoqerise se hapur, sado paradoksale te duket, eshte nje pengese e madhe per ata qe e kane njohur letersine ne shtetet komuniste si dukuri te tjetrit, pra, se jashtmi.

Ne kete parashtrese shprehja “letersia si ceshtje shteterore” ka kuptimin e raporteve te shkrimtarit me pushtetin, te lirise me kufizimin, te krijimtarise me kontrollin. Keto raporte nuk mund te shtjellohen duke u marre me shkrimtare rastesore dhe me “letersine per perdorim”, aq me pak me letersine e porositur. Ashtu sikurse arritjet e nje letersie gjykohen prej personaliteteve te saj (per ndryshe te gjitha letersite ne bote do te rezultonin mediokre), ashtu dhe raportet e pushteteve me krijimtarine mund te gjykohen permes raporteve te tyre me letersine e personaliteteve, pra, permes asaj letersie qe krijonte zone ndikimi, qe faktorizohej si vlere emancipimi, qe rrezikonte te nderhynte e “te infektonte” edhe ne boten e politikes. Per kete arsye, te kuptuarit e letersise si ceshtje shteterore, apo si ceshtje e shtetezuar, ne rastin e Shqiperise mund te arrihet duke iu drejtuar fatit te letersise se nje shkrimtari qe perben pasaporten nderkombetare te identitetit kulturor kombetar ne gjysmeshekullin e fundme.

Jo gjithcka qe ka ndodhur ne raportet e letersise se I. Kadarese me pushtetet politike ne Shqiperi shpjegohet drejtperdrejt dhe perjashtimisht me politiken. Disa zhvillime brenda ketyre raporteve shpjegohen me shume me psikoza dhe komplekse etnike. Ne traditen e vleresimit te figurave dhe zhvillimeve te kultures dhe qyteterimit vendes verehet se ka nje vemendje te perhershme dhe te merituar ndaj atyre figurave dhe zhvillimeve qe me kontributet e tyre nuk i kane kaluar kufijte e Shqiperise, pra, kane mbetur, si te thuash, dukuri te pastra dhe te kufizuara shqiptare. Ndryshe ka ndodhur jo vetem me shkrimtaret e periudhes komuniste, por, neper shekuj, me te gjithe ata qe e kane kapercyer vilajetin, krahinen, provincen, shtetin. Kjo ka ndodhur qysh me shen Jeronimin dhe shen Niketen e Dardanise ne paleokrishterim, me Jan Kukuzelin e Onufrin ne fund te mesjetes, me Kavaliotin e deri-diku me Sami Frasherin, per te ardhur deri tek Kadare e Nene Tereza. Me nje fjale, figurat me rol dhenes ne kultura dhe qyteterime te tjera nuk jane pranuar aq bujarisht ne historine e kultures dhe te mendimit shqiptar, kurse ata qe i kane sherbyer botes shqiptare se brendshmi, mundesisht ne provincen apo krahinen e tyre, e kane marre lehte vleresimin.

Deshmohet qarte se autoritetet shteterore e kthyen ne nje veprimtari te panderprere mbikeqyrjen ndaj letersise se I. Kadarese sidomos ne kushtet kur ne Europe, por edhe ne mjaft vende te Lindjes, u shfaq nje klime zbutjeje, e cila pak nga pak mori karakterin e nje dukurie te perbotshme, te paskajuar. “Brezi 1968” kishte tronditur boten. ”Beatles“ kishin kenduar ”Let it be!“, duke permbysur dilemen peseshekullore te Shekspirit “To be or not to be!”. Ne France e Gjermani kishin shperthyer levizje masive studentore dhe qytetare. Ne Amerike sapo ishte nderprere “termeti” i parakohshem me emrin ”Kenedi“. Ne Europe po ngjallej teoria e Kejns-it dhe shoqeria qytetare po piqej per te shkuar drejt Aktit Final te Helsinkit, qe vendosi individin me te drejtat e tij ne kryeqender. E gjithe bota po ndikohej prej antropocentrizmit, qe nuk pajtohej me kozmocentrizmin markist. Pikerisht ne kete kohe ne Paris botohet frengjisht romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, gje qe do te ndikoje fatalisht per keqesimin e raporteve te shkrimtarit me pushtetet, te cilet, ne njeren ane mburreshin se letersia shqipe po fitonte vemendje nderkombetare dhe nga ana tjeter urdheronin zyrat e veta per te rritur vigjilencen se mos ne veprat e ardhshme te tij  mund te ndodhte ndonje e papritur.

I. Kadare eshte emblema e “Brezit 1968” ne Shqiperi, si brez mendimi dhe ndryshimesh. Fale talentit te tij ky vend nuk mungoi ne nje prej rrjedhave me progresive te gjysmes se dyte te shekullit te 20-te.

Rendesia e burimologjise/diplomatikes per shtjellimin e krahasuar dhe per relativizimin e raporteve ndermjet pushteteve dhe krijuesve eshte paresore. Kjo jo vetem per faktin parimor se asnje rivleresim i tradites dhe historise nuk mund te behet pa ndryshuar burimet. Mbi te gjitha sepse shoqerite ideokratike karakterizohen prej pushteteve okulte dhe “kompetences se fshehte”, nga mbikeqyrja e te cilave nuk ka shpetuar as letersia, sidomos ajo letersi qe parandjehej se mund te cenonte disiplinen.

Duke iu referuar vleresimit te letersise se I. Kadarese sipas burimeve jopublike del se pothuajse ne te gjitha rastet shmangia nga disiplina ka ndodhur jo aq si nje provokim politik apo ideologjik (duke perjashtuar romanet “Nepunesi i pallatit te endrrave” dhe “Koncert ne fund te dimrit”, qe ne menyre te hapur shpallin antitotalitarizmin e autorit), se sa si pamjaftueshmeri e lirise ideologjike per te zhvilluar talentin vetjak. I ndjere ne nje kornize tejet te ngushte dhe aspak komode, sic ishte ajo qe i ofroi periudha politike, Kadare ne shumicen e rasteve doli jashte saj per te mos e lene veten te pashprehur. Konflikti me i rendesishem qe provojne burimet ndermjet Kadarese me pushtetet eshte konflikti i nje talenti qe nuk mund te shprehet brenda lirise zyrtare. Ne fakt, nuk eshte e vertete se kjo rezulton te jete bere fakt publik ne vitet 1970, sic pohohet ndonjehere. Redaktori i librit te pare te Kadarese, botuar ne Moske ne vitet e universitetit “Gorki”, botuar me titullin “Lirika”, D. Samoilov, me pas nje figure e mirenjohur e shkences letrare ne Rusi, pati paralajmeruar ne parathenien e librit, ndoshta per te qene edhe vete i justifikuar per leshimet, se ky poet eshte i prirur “per t’u ndikuar prej letersise dekadente borgjeze perendimore”. Ndoshta nuk ishte faji i tij, por i vete pozites se hapur te vendit te tij te lindjes ndaj Perendimit.

Ne kuptimin e dokumentalistikes ekziston nje dallim thelbesor ndermjet nocioneve “kritike zyrtare“ dhe “kritike e zyrave“. Ndryshimi nuk eshte ne antinomine “cila eshte me e ashper - cila me e moderuar“. Mund te kete ndodhur (dhe ka ndodhur) qe nje kritike zyrtare publike te kete qene shume me e rrepte se “kritikat e zyrave“, si ne rastin e poezise “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“, te romanit “Dimri i vetmise se madhe“, te romanit “Nepunesi i pallatit te endrrave“. Por “kritika e zyrave“ .eshte shprehje e vigjilences se pergjithshme te strukturave shteterore e partiake per te ushtruar, vec kontrollit “te ligjshem“, edhe nje forme tjeter kontrolli, ate te fshehte, te padeklaruar, te pabotuar, posacerisht per udheheqjen, posacerisht per t’i ardhur asaj ne ndihme si te percaktoje qendrimin e saj ndaj subjektit.

Ekzistenca paralele e ketyre dy formave te kritikes eshte shprehje e thelbit te shoqerive te kontrolluara, te mbyllura. Ne shoqeri te tilla nuk eshte aspak per t’u cuditur qe nje relacion per romanin “Kronike ne gur“ te klasifikohet “sekret“, madje dhe nje shenim i thjeshte “u pa” i nje funksionari te larte partie te rezervohet qysh ne castin e krijimit. “Kritika e zyrave“ ka funksionuar si nje lloj mjeshterie qe kishte lidhje me veprat letrare, por jo me publikun; ato i drejtoheshin krijimtarise se shkrimtarit, por ky nuk duhej te merrte dijeni per to, sepse, si te thuash, ishin privilegj i pushteteve. Permes “kritika e zyrave“, te cilat nuk u bene asnjehere “kritike publike“, pushtetet gjithnje dinin dicka me shume se publiku per pikat e dobeta te veprave.

Kritika e zyrave paraqitet si shprehje e kontrollit teresor mbi letersine. Pervec “vigjilences publike“, qe shprehet ne dhjetera letra nga populli, ne te cilat lexuesit e partishem nxitojne te relatojne gabimet ideologjike te autorit: diskreditimin e luftes antifashiste dhe te idealeve te saj, perqeshjen e veteraneve dhe ironizimin e tyre prej rinise pa ideale, mungesen e heronjve pozitive dhe te frymes se masave, largimin nga shqetesimet e ngritura nga partia etj.; te cilet mund te karakterizohen si gjykues te mjediseve paraletrare, vijne me radhe:

- Kritikat e shkrimtareve dhe studiuesve vullnetare, te cilet deshirojne qe pikepamjet e tyre t’i marre vesh udheheqja, por ne asnje menyre shkrimtari I. Kadare. Ne nje varg letrash kjo thuhet drejtperdrejt. Mund te permendet rasti i gjykimit te L. Dilos per poemen “Princesha Argjiro“, e cila qortohet per largim flagrant nga historia dhe per deformim te kostumeve kombetare ne ilustrimet qe shoqerojne poemen; po ashtu letra e nje shkrimtari te ri nga Berati, i cili i kerkon sekretarit te partise per ideologjine R. Alia te heqe nga qarkullimi romanin “Kronike ne gur“, duke qene se kjo veper eshte surrealiste dhe aspak realiste, per te mos folur per realizem socialist, qe as qe behet fjale (nje tjeter e akuzon per ndikime psikanalitike frojdiste), por “pa e marre vesh vete Kadare“, sepse kjo pune “duhet bere me marifet“.

- Kritikat e recensuesve zyrtare, te cilet, sipas rregullave te kohes, duhej t’ua paraqitnin mendimet e tyre botuesve, por pa komunikuar me autorin vete. Verejtjet e kritikat e recensuesve shpesh Kadare i ka kerkuar zyrtarisht, edhe me shkrim (romani “Dimri i madh“, romani “Gjakftohtesia“ dhe te tjere), duke e konsideruar si nje rregull baze mbi te cilin ndertohen marredheniet midis autoreve dhe botuesve. Pra, botuesi ka te drejte te kerkoje nga autori ndreqjen e kesaj apo asaj gjeje te dyshimte te vepres, dhe ky i fundit mund te vendose ta beje ndryshimin apo jo. Por gjithashtu autori ka te drejte te marre vepren e vet te refuzuar, duke pasur edhe mendimin zyrtar te botuesit dhe te recensuesve. Ne fakt, shume prej ketyre te fundit pranonin te benin recensione per veprat e I. Kadarese me kushtin qe vete shkrimtari te mos njihej me to. Ne kete pike recensionuesi merrte nje rol censuruesi. Nje pjese e madhe e recensioneve qe shtepite botuese porositnin per veprat e Kadarese per fat te keq nuk jane ruajtur, sepse arkivat e ketyre te fundit ne vitet 1990 u demtuan ose u larguan nga vemendja publike. Eshte nje fakt i njohur qe veprat e Kadarese, ndonese kane ne frontespic vetem nje apo dy emra recensuesish, ne fakt kane pasur dy a trefishin e tyre, pavaresisht se pjeses tjeter nuk i eshte permendur emri. Romani “Koncert ne fund te dimrit“ eshte recensionuar disa here, duke filluar prej kritikeve letrare, deri tek nepunesit e ngarkuar per zhvillimin e letersise dhe arteve ne aparatin e komitetit qendror te partise se punes, eksperte te jashtem te ketij aparati, madje edhe anetare te komitetit qendror dhe anetare te byrose politike. Ne kete kuptim, burimet arkivore njoftojne per recensues te fshehte dhe censure te pashpallur.

- Korrespondenca e botuesve me zyrat partiake dhe shteterore per vepra problematike dhe kerkimi prej tyre i pelqimit per te mos lejuar botimin, per te hequr nje veper nga botimi ose per te ndaluar qarkullimin e nje vepre. Nje leterkembim me shprehje gjykimesh kritike jopublike ekziston dhe ruhet midis drejtorise se shtepise botuese “Naim Frasheri“ apo kryeredaktorit te gazetes “Drita“ me shefat e tyre ne parti. Rasti me i njohur eshte ai i heqjes se poezise “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“ pasi gazeta kishte filluar te shtypej, apo shtyrja e sterzgjatur e botimit te ripunuar te romanit “Dimri i madh“. “Ne mes te dites byroja politike u mblodh”, dhe ne mes te nates poezia me te njejtin titull u hoq nga shtypi.

- Ne nje shumice rastesh per veprat e I. Kadarese jane zhvilluar diskutime ne parti. Per kritikat e shprehura ne mbledhjet e organizatave te partise, jo vetem te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, por edhe ne mjedise te tjera, ne shkollen e partise “V. I. Lenin“, ne komitetet e partise ne rrethe, si Tirana dhe Elbasani, udheheqja e larte politike eshte informuar zyrtarisht. Procesverbale te ketyre mbledhjeve, ose letra permbledhese ku ndihet keshillimi i specialisteve te letersise, sidomos ne terminologji, jane bere shkas qe disa vepra te Kadarese t’u dergohen menjehere per rivleresim specialisteve me te afert te partise. Kjo ka ndodhur jo vetem me “Dimrin e madh“ apo “Nepunesin e pallatit te endrrave“, por edhe me “Naten me hene“ apo “Vitin e mbrapshte“.

- Strukturat e posacme te administrates shteterore dhe vecmas ato te administrates partiake, te ngarkuara per zbatimin e vijes se partise ne art, letersi e kulture, si te thuash, funksionalisht kane bere detyren per te shoqeruar me vigjilence gabimet e mundshme ne cdo botim te ri te I. Kadarese. Per kete me shume zell kane punuar sektoret e kultures, te shtypit dhe te edukimit ne aparatin e komitetit qendror te partise se punes. Disa here verejtjet e punonjesve te ketyre sektoreve nuk permbajne asnje argument, por thjesht thuhet “ky roman nuk me ngop“, apo “ne kete veper ka dicka qe nuk shkon“.  Por ne shumicen e rasteve verejtjet e specialisteve te sektoreve te ngarkuar me kulturen dhe ideologjine nga pikepamja e argumentimit dhe e arsyetimit nuk mund te qortohen. Duhet thene se udheheqja partiake nuk mbante prane njerez te paformuar. Ne funksionet qe kryenin ata kishin mundesi te ndiqnin rrjedhat letrare te kohes, terminologjine e shkences letrare. Ne ekspertimet e tyre ka pohime te cilat edhe sot jane te paqortueshme. Nese per nje veper ne keto ekspertime gjen te shkruhet se “ka ndikime prej letersise perendimore per shthurjen e heroit“, apo “mungesa e perspektives lidhet me te ashtuquajturin pikellim boteror“, apo “perandoria osmane eshte vetem nje pretekst per te aluduar per shoqerine socialiste“ etj., nuk mund te thuhet se funksionaret e partise mendesisht gabonin. Ajo qe perben pjesen e pashendetshme te ketyre vleresimeve eshte ana etike, sepse krijimtaria eshte akt estetik dhe etik njeheresh. Nje pjese e ketyre vleresuesve takoheshin ndoshta cdo dite me shkrimtarin dhe ne nuk e dime nese, qofte edhe kalimthi, e njoftonin ate per cfare kishin shkruar. Rezulton se ne nje shumice rastesh keto struktura kane bashkepunuar. Relacione te gjata qe i jane paraqitur per njoftim e qendrim udheheqjes jane nenshkruar nga specialiste e nepunes te disa sektoreve te aparatit te komitetit qendror, madje edhe te redaksive te gazetave e shtepive botuese e te shoqates se shkrimtareve. Bashkepunime te tilla “shembullore“ te perseritura ndersektoriale ka ne rastin e romanit “Koncert ne fund te dimrit“.

- Per vepra te I. Kadarese here pas here eshte zhvilluar debat ne brendesine e vete udheheqjes se larte partiake. Procesverbali i debateve ne udheheqje per vjershen e ndaluar “Ne mesdite Byroja Politike u mblodh“ numeron deri mbi 100 flete. Ne kete procesverbal gjen percaktime te ngjashme me ato te gjyqeve politike: “veper armiqesore“, “vjershe reaksionare”, “akt kunder diktatures se proletariatit“, “atentat ndaj vijes ideologjike te partise“, “poezi antikomuniste“ etj. Ne kete debat ka qene i ftuar per te marre pjese edhe shkrimtari, por ka pasur mjaft raste te tjera kur diskutimet ne udheheqje jane zhvilluar pa pranine e tij. Ne dy raste, njeri per studimin me dy pjese per ciklin e kreshnikeve (1977) dhe tjetri per nje artikull botuar ne shtypin e kohes per refuzimin qe letersia duhet t’i beje mesatarizmit (1985) diskutimi eshte zhvilluar ne fryme vleresuese, por jo pa shqetesimin se mos autori “na e ka me te hedhur“, pra, diku gjetke synon. Nuk jane ruajtur te gjitha procesverbalet ose ndoshta nuk jane zbardhur te gjitha bisedimet ne udheheqje per veprat e Kadarese.

- Nga deshmite arkivistike deshmohet se ne ndonje rast funksionare te udheheqjes se larte partiake nuk jane mjaftuar me verejtjet ne mbledhje e diskutime “te brendshme“, por kane marre persiper madje edhe “ndreqjen“ e gabimeve ne vete tekstin e autorit. Ne nje prej ketyre dokumenteve gjenden shenimet e N. Hoxhes per romanin “Dimri i madh“, ku nuk mungojne edhe verejtje te tilla, si: “te mos thuhet ‘per te mire’ atje ku flitet per njerezit qe pine kafe ne ambasade“, “te hiqet fjala ‘disidente’ kur pershkruhet portreti i anetares se byrose politike devijatore“, “te hiqet fjalia ‘shoku Enver mbante borsaline te madhe’“, “te hiqet shprehja ‘ne dhe ata’“ etj.

- Nuk mungojne rastet e mbulimit vullnetar te krijimtarise se Kadarese prej atyre qe historia e Shqiperise komuniste i njihte si armiq dhe tradhtare. Ne nje leter qe ish-komandanti ballist i arratisur ne Perendim Xh. Staravecka i drejton njefare “Iliri“ qe jeton ne boten atlantike dhe njeheresh ia njofton per dijeni E. Hoxhes, Kadare akuzohet per nencmim te folklorit te veriut shqiptar, te ciklit te kreshnikeve, te letersise se Fishtes dhe Koliqit. Ne disa raste vigjilenca e “botes se permbysur“ shprehet permes letrave te te denuarve. Rast i jashtezakonshem eshte ai i kerkeses se “organeve te diktatures se proletariatit“ drejtuar shkrimtarit te denuar politikisht Visar Zhiti per te dhene mendim se si i kupton klasa e permbysur dhe armiku i klases disa fragmente te vepres “Dimri i madh“. Poeti Visar Zhiti, mbi te cilin rendonin vite denimi per krime kunder shtetit, megjithese vete i pashprese per te ardhmen, fisnikerisht u tha hetuesve se vepra e Kadarese nuk i pelqen borgjezise, nuk u pelqen armiqve te klases dhe “njerezve te deklasuar sic jemi ne“. Por ne raste shume te rralla mund te ndodhte qe te vinte nje pergjigje e tille mbrojtese nga burgjet politike.

- Nje “mbulim“ po aq te jashtezakonshem te vepres se Kadarese perbejne autokritikat e tij, ne te cilat gjen shprehje te pabesueshme, si “une jam armik“, “vepra ime eshte antiparti“ etj. Ne keto autokritika, njera prej te cilave ruhet e plote ne arkiv, mund te verehet se deri ne c’afersi i kishte mberritur rreziku. Sa me te renda te kene mbetur gjurmet e vetedenimit autokritik per veprat e ndeshkuara, aq me i afert ka qene perjetimi i nje rreziku me te madh prej autorit. Keto autokritika, ku shkrimtari pohon me gojen e tij se “e ka nenvleftesuar realizmin socialist“, se ka zevendesuar “frymezimin hyjnor“ me nje frymezim tjeter, deshmojne piken me te larte kritike te raporteve te tij me pushtetet. Si te thuash, keto autokritika jane shpresa e fundit per te mbijetuar. Mbetej vetem dhe nje cak: te shpallej agjent. Sikurse deshmohet ne burimet arkivore, edhe nje perpjekje e tille nuk ka munguar.

Permbajtja e “kritikes se zyrave“ eshte e larmishme: per shtremberim te historise; per ndikim prej dekadences perendimore; per pacifikim dhe humbje te frymes se luftes; per surrealizem; per psikanalitike frojdiste; per deheroizim dhe humbje te perspektives; per atentant kunder sistemit; per nencmim te poezise tradicionale te veriut; per denconcim ideologjik te sistemit; per largim nga madheshtia e dites; per ndikim acarues ne raportet shqiptaro-serbe.

Veprat e I. Kadarese, pas ketyre “kritikave te fshehta“, kane pesuar, ne rastin me te mire, vonimin disavjecar per mberritjen tek lexuesi, rehabilitimin e pjesshem, detyrimin per te bere redaktime, shkurtime dhe ndreqje, deri tek ndalimi zyrtar, sikurse ndodhi me romanin “Nepunesi i pallatit te endrrave“, i cili mbante numrin 11 ne serine prej 12 vellimesh te “Vepres letrare“ te Kadarese, por ne fakt seria u botua pa kete vellim.

Njohja me kritiken e fshehte eshte pjese e nje procesi certifikues per raportet e letersise me shtetit, te talentit me lirine, te pushtetit publik dhe te atij okult, te lirise se individit dhe lirise se shoqerise.

Shume prej ketyre raporteve nuk do te mund te kuptoheshin pa rikthyer ne vemendje kushtet e shoqerise se kontrolluar, ku detyra, pergjegjesia dhe vullnetarizmi eshte veshtire te ndahen dhe po aq dhe te bashkohen, per te rritur apo ekzagjeruar peshen e fajit.

Raportet e letersise me pushtetet ne periudhen komuniste, jo vetem ne Shqiperi, kane qene me te nderlikuara se sa dihen.

- Kishte shkrimtare e artiste te denuar per arsye te lidhura drejtpedrejt me vepren e tyre (ose me nje veper te vetme). Midis tyre kishte krijues te talentuar, qe ne vepren e tyre kishin dhunuar nenin 55 te kushtetutes, ne formen e agjitacionit dhe propagandes. Midis perfaqesuesve te kesaj kategorie mund te permendet poeti Visar Zhiti. Por kishte dhe te tjere te denuar, per arsye joletrare, qe, megjithate, ishin shkrimtare te denuar me vepra te denuara (K. Resuli, K. Trebeshina). Shpesh denimi i veprave vazhdonte edhe pas lirimit te shkrimtareve. Do te ishte pretendim i madh te cilesohej kjo dukuri nje shfaqje disidence. Asnje disidence nuk ka lindur pa nje traktat refuzimi te rendit politik-ideologjik ose te perkufizimit teorik-letrar te realizmit socialist. Jo cdo pakenaqesi apo dhe kundervenie ndaj sistemit politik mund te cilesohet disidence. Shkrimtari I. Kadare eshte shprehur se “une kam qene nje shkrimtar normal ne nje shoqeri jonormale, jo nje shkrimtar disident“, por te tjere, te denuar, ne disa raste edhe per krijimtarine e tyre, megjithese jo te rrezikshme per pushtetet, pretendojne te kunderten. Problemi i ekzistences se nje letersie disidente ne Shqiperi eshte nje problem i hapur, por ne asnje rast nuk mund te gjeje zgjidhje pa marre ne vleresim shkrimtarin I. Kadare.

- Kishte shkrimtare te padenuar (te paburgosur) me vepra te denuara. Rasti me tipik i kesaj kategorie eshte I. Kadare. Shprehur me fjalet e R. Alise ne vitin 1985, “asnje veper e I. Kadarese nuk i ka shpetuar denimit“.

- Kishte shkrimtare shqiptare qe jetonin ne Perendim dhe nuk botoheshin ne Shqiperi, duke zhvilluar nje proces letersie krejt te ndryshem nga ai i realizmit socialist: shkrimtare te merguar me vepra te ndaluara: Camaj, Pipa, B. Pogoni, Isuf Luzaj dhe te tjere. Ketyre iu shtua ne vitet 1970 edhe B. Xhaferi.

- Kishte nje letersi “alternative“, e realizmit socialist, zhvillohej ne Kosove, letersi qe ribotohej me perzgjedhje edhe ne Shqiperi, me e lire ideologjikisht por me e penguar per te shprehur interesat e bashkesise.

- Ekzistonte letersia e perkthyer, e cila nuk kishte si te ishte e realizmit socialist.

- Kishte shkrimtare te realizmit socialist qe perpiqeshin te arrinin maksimumin e cilesise, pa cenuar kornizen e pergjithshme te realizmit socialist, per shembull, duke zgjedhur tema dhe kohera ne te cilat parimet e kesaj rryme nuk mund objektivisht te zhvilloheshin dhe askush nuk mund te akuzonte autoret per “devijime parimore“.

- Kishte nje letersi brohoritese te shkrimtareve mesatariste te realizmit socialist, te cilet, me vullnet te plote, me bindje te padiskutueshme, shkruanin ne perputhje me kerkesat e partise.

- Ka ekzistuar edhe nje letersi pertej asaj brohoritese, hyjnizuese e paskajuar, qe, megjithese drejtpersedrejti dukej konformiste dhe me e partishme se partishmeria, ne fakt, me ekzagjerimin, shkaktonte perqeshjen e sistemit politik. Shenja te nje letersie te tille, e cila ne disa vende te Lindjes, si ne Rumani, mori karakterin e nje rrjedhe, gjenden edhe ne letersine e Kadarese, te D. Agollit dhe te ndonje tjetri.

 

 

1. Ligjerate per studiues e studente te huaj, pjesemarres ne kursin veror per letersi, gjuhe dhe kulture shqiptare organizuar nga Universiteti i Tiranes, 23.09.2003.

 

 

 

Kater dilema etnotipike ne vepren e Kadarese

 

I. Nje ure apo nje keshtjelle?

 

Te gjithe popujt e Ballkanit, te vjeter e te rinj, nder ta edhe shqiptaret, nga njeri shekull ne tjetrin kane percjelle dilemen tronditese “nje ure apo nje keshtjelle?“. Perpara kesaj dileme, me karakter thelbesisht qenesor, popujt jane ndalur per te menduar gjate, kane marre vendimin dhe pastaj kane nderruar mendje, kane vendosur ndryshe dhe prape jane kthyer tek vendimi i pare, duke ardhur deri ne ditet tona me perfundimin historik se ura dhe keshtjella, ne mos qofshin njesoj te domosdoshme per mbijetesen e brezave, te pakten jane simbole jetike e letrare qe rregullisht alternojne njeri-tjetrin, duke mos i krijuar asnje veshtiresi artistike krijuesit, me emer apo anonim ne eshte. Dilema te tilla, perpara te cilave thirrja e deshperuar e Hamletit “to be or not to be!“ duket retorike aristokratike, jane perftim i nje vetedije estetike te perpunuar ne shkalle te larte, jane deshmi e fuqise se brendshme te te perjetuarit dramatik te fatit nga popujt qe i kane formuar. Nje ure apo nje mur, doren e bashkejeteses apo shpaten e duelit, hapjen apo ngujimin, kullen me frengji apo rrugen ne bese, brez pas brezi per popujt e Ballkanit ka qene e mundimshme per te zgjedhur. Kjo ka qene nje pikepyetje intelektuale jo vetem per kengen e popullit, por edhe per shkrimtaret e vendit, duke vecuar ketu I. Kadarene.

Pothuajse ne te gjitha kulturat tradicionale te popujve te Europes Juglindore, para se gjithash ne ato te popujve paleoballkanas, ura dhe keshtjella jane dy kujtime prehistorike dhe dy simbole letrare te rendit te pare. Duke qene ne thelb te motivit indoeuropian te murimit, ku, sic duket, eshte ngulitur nje faze e mesme e ritit universal te flijimit, ne baladat shqiptare ato dalin edhe si nocione perjashtimore, edhe si nocione vijimtare (zevendesues). Nje ure apo nje keshtjelle, nje ure apo nje mur, eshte nje prej medyshjeve qe ka shtegtuar brez me brez nepermjet baladave popullore te murimit, krahas me perjetimin e anasjellte: edhe nje keshtjelle, edhe nje ure. Nuk jane bere studime te posacme nese kjo ndergjegje estetike popullore qe ka shoqeruar rotacionin goje me goje te baladave shqiptare te murimit eshte shprehje pavendosmerie historike, e veshtiresise se zgjedhjes apo, ndoshta, e menyres intelektuale te te gjykuarit te udhekryqeve te historise. Por duket se ka nje lidhje artistike midis legjendes dhe keshtjelles, ne njeren ane, dhe kenges e ures, ne anen tjeter.

Sidoqofte, zgjedhja midis ures dhe keshtjelles, ose e te dyjave bashke, si dy vepra qe e meritojne flijimin njerezor, eshte percaktuar jo vetem nga rrethanat e nderlikuara historike qe kane percjelle fatin e popullit shqiptar, por edhe nga vetedija krijuese e tij. Perpara pyetjes tronditese “nje ure apo nje keshtjelle“, qe mund te thuhet se eshte nje prej trazimeve me te medha te nje bashkesie, nje prej vendimeve me te veshtira te nje populli, kenga eshte ndalur. Deri ne ditet tona ka ardhur si nje perfundim historik se ura dhe keshtjella u jane dashur brezave si kushte themelore te vazhdimesise.

Ne Shqiperi kenge per flijimin ne ura ka ne gjithe viset lindore, ne mesin dhe ne jugun e vendit; kurse kenge per flijim ne keshtjella ka prej veriperendimit, ne Shkoder, ne Elbasan dhe deri ne Bregdet. Ndryshe prej eposit grek, ku flijimi u nguros si kushtim hyjnive per qellime luftarake (motive i Ifigjenise), ne traditen gojore shqiptare flijimi eshte lidhur me qellime paqesore, me motivin e punes.

Nje dileme e tille mund te cmohet si deshmi e nje kulture te perpunuar ne shkalle te larte, si shprehje e fuqise se brendshme te te perjetuarit te fatit nga populli qe e ka bartur. Ka qene, padyshim, e mundimshme per te zgjedhur midis dores se bashkejeteses dhe shpates se duelit, midis hapjes dhe ngujimit, pikerisht per shkak te horoskopit te zymte qe i rezervoi koha popullit shqiptar qysh prej antikitetit deri vone. Perendim i pasur per Lindjen dhe Orient ekzotik per Perendimin, ky kend i menjante i Europes ka perjetuar fatin e udhekryqit dhe kete fat e ka shprehur edhe ne kulturen e vet tradicionale. Sikurse ne rrjedhat e historise, edhe ne kenge, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerezor, sa here qe kane fryre erera paqeje dhe miqesie. Por shume shpesh eshte mbyllur ne keshtjella, madje me tre-kater rrethime, pikerisht per shkak te ererave te frikshme qe i kane zene vendin paqes. Keto nderrime lidhen jo me gjurme vitesh, por me prurje koherash historike. “Shtatqin vjet do t’i djeg kullat/ Shtatqin vjet do t’i vras qente“, i kercenohet nje prej heronjve kreshnike te eposit shqiptar kundershtarit te vet. Rrudhja (restriksioni) dhe cmpirja e popujve kane sjelle gjegjesisht keshtjellen dhe uren. Por jane dashur shekuj te tere per te tronditur miqesite e kreshnikeve apo per te zbutur inatin e tyre. Kete dinamike ka ndjekur edhe kenga popullore shqiptare. Ashtu si ne epopene gjermane te Nibelungeve, ne sagat e popujve nordike, ne Kalevala-n finlandeze apo ne epin spanjol te Sidit, edhe ne legjendat shqiptare koha rrjedh madheshtore dhe ndihet ngushte ne kornizat e viteve.

Balada e mocme per flijimin ne nje veper te madhe, ne ure apo ne keshtjelle (ne popujt e tjere ballkanas murimi lidhet edhe me nje faltore, kryesisht manastir, por edhe ne kishe) ne folkloristiken shqiptare jane quajtur “te murimit“, “te beses“, “te vetemohimit“, deri tek emertimi i dyshimte si kenge te “ritit inaugural“. Kjo ka ardhur jo vetem nga polisemantika e tekstit letrar, apo, me mire te themi e arkitekstit letrar, por edhe nga kontekstet historike, morale dhe sociale qe kane pasur parasysh studiuesit ne trajtesat e tyre. Tekst, kontekst dhe arkitekst jane tri te dhena baze te domosdoshme per nje gjykim shkencor te kthjellet ne rastin e shpjegimit te shkaqeve te mberritjes se balades se murimit ne gjendje lekundjeje: nje ure dhe nje keshtjelle, po me mire nje keshtjelle fillimisht dhe pastaj nje ure. Po te flitej mbi bazen e statistikave qe permbajne raportet e varianteve te mbledhura duhej thene: dy-tri keshtjella dhe nje ure. Nje popull qe konkludon ne mendesine e tij poetike se duhet te flijohet me shume per murin se per uren, ose ka disponimin e mbylljes, te vetemjaftueshmerise, ose vuan pasojat e mbrapshtise historike, per te cilen nuk mund te gjykohet per keq. Ne rastin e popullit shqiptar, per te cilin dijetaret vijne ne nje mendje se kronologjikisht i eshte nenshtruar ngushtimit, perjashtohet ndikimi i te ashtuquajturit “kompleks hapesire“. Nje gjykim te perqendruar do te mundesonte vezhgimi kontekstualist edhe ne rastin e veprave te I. Kadarese prej “Keshtjelles”, deri tek “Ura ... “ me libra te tjere.

Raportet midis ures dhe murit ne kenget e murimit jane njeheresh shprehje te lidhjeve vater dhe bote, etni dhe njerezim, “i vet“ - “i huaj“. Kjo menyre te arsyetuari eshte me vend nese do t’i permbahemi premises se ne baladen e murimit, e cila vjen prej fondit me te lashte te trashegimit popullor shqiptar, si dhe tek popujt e tjere te Ballkanit, gjerat rrenjesore nuk mund te jene te rastit, zgjedhjet jane bere mbas shume ciklesh percjelljeje nga nje kohe ne tjetren dhe nga nje rajon ne tjetrin; nga prinderit tek bijte, nga nje popull tek tjetri. A mund te jete e rastit, bie fjala, qe rumunet kengen e mjeshtrit Manole e lidhin me nje murim ne faltore? A mund te jete e rastit qe greket nuk e njohin murimin ne kala, ndonese ne antikitet njohin edhe flijimin per mbaresine e nje fushate ndeshkimore kunder trojaneve grabites te Helenes se bukur, mbas te cilit lind kompleksi i atesise dhe e drejta e hakmarrjes ne emer te “lisit te gjakut“ dhe kunder “lisit te tamblit“, domethene kunder lidhjes matriarkale? A mund te jete e rastit qe ne periudhen bizantine ky motiv tek greket del pa alternative, vetem si murim ne ure?

Ne kenget e murimit, te cilat shqiptaret ne pergjithesi i lidhin me emrin e kalase se Rozafes, nje keshtjelle ne drejtimin veriperendimor te vendit, rrenojat e se ciles deshmojne nje lashtesi parakristiane (per kete shkak ajo eshte kthyer ne mit historik dhe objekt sherri me sllavet e jugut), njeriu mund te gjeje edhe dorezimin ne dore te shortit, edhe sakrifikimin e vetepranuar; edhe besen, mbajtjen e fjales se dhene, edhe shkeljen e paktit dhe prishjen e marreveshjes (dy nga vellezerit dalin nga fjala per te mos u treguar grave se ajo qe do te sjelle buken do te nguroset, vetem i vogli e mban premtimin); edhe heroizmin epik, edhe krimin (a mund te mendohet nje veper me kriminale se varrimi per se gjalli i nje nene te re?); edhe vdekjen, edhe mbijetesen; edhe vendosmerine njerezore, edhe fuqine hyjnore (cfare mund te quhet patriarku keshilltar, qe u shtie ne mendje murimin tre vellezerve?). Por mbi te gjitha kenga per kalane e Shkodres, qytetit ku gjendet Rozafa antike, permban mendesine parahistorike te njeriut te hershem per paqetimin e natyres para lendimit me themele, per nje marreveshje me te per nje veper te perbashket, te cilen nje pale do ta ngreje dhe tjetra do ta mbaje. Le te shenojme kalimthi se ne emrin e Rozafes me sa duket do pare perfundimisht emri i vendlindjes se dy shenjtoreve hebrej, Sergji e Baku, qe ndertuan bri Bunes nje prej kishave me te hershme te Shqiperise. Ata erdhen ne boten shqiptare nga Rozafa izraelite. Shpjegimi romantik i Barletit, qe flet per bashkimin e emrit te motres Roza me emrin e vellait Fat, si shprehje e fraternitetit, s’mund te mbetet me kembe kundrejt faktit historik.

Trajtimi eufemik i natyres, marrja e tokes me te mire, flijimi per qellime paqesore, si motive me perhapje globale, ku ruhet nje stad i lashte i mendimit njerezor, ne kengen per kalane e Shkodres (Scodra e periudhes iliro-romake) shprehin vecorine e etnopsikikes shqiptare. Ketu do pare ajo faze e qemocme e ndergjegjes se njeriut kur toka shihej si nje organizem i gjalle, si nje meme e madhe, qe mund te harbohej dhe te jepte kunderpergjigje te serta nese dikush guxonte t’i hapte plage. Kulti i natyres, i dheut, i landit, i truallit te te pareve; shenjterimi i saj, perbejne nje bagazh prehistorik te mendjes njerezore. Blata u takon se pari atyre. Dilema ka ardhur me pas. Duke vijuar logjiken e parashtruar me siper duhet thene se ajo ka filluar te perftohet mbas arritjes se identifikimit etnokulturor te vetes dhe krijimit te opozicionit minimal “vendes - i ardhur“. Flijimi, i gershetuar neper rrjedhe te shekujve me kultin e truallit dhe hyjnizimin e sakrifices ne nje kuptim me te gjere, vjen prej periudhash sakrale te ndergjegjes estetike dhe te njohjes se njeriut.

Ne traditen popullore shqiptare kenget e flijimit, ndonese gjejne perhapje ne gjithe hapesiren kombetare, ne pjesen me te madhe, sic u permend, jane te lidhura me nje rajon qe mund te konsiderohet si vater baze. Nuk do nencmuar fakti qe kjo vater permban ne kryeqender kalane me te vjeter ne Shqiperi. Ajo eshte kalaja qe i deshmon te dy periudhat me te medha te jetes se popullit qysh prej burimit deri ne ditet tona: periudhen ilire dhe ate shqiptare. Ajo ka qene madje, nese duam ta themi, edhe ne fazen e kalimit prej ilireve tek shqiptaret, do te thote prej eterve tek bijte, kalim qe ndodhi (vetem) nje here ne histori. Sipas deshmive te historianit te njohur shqiptar te periudhes se Rilindjes Europiane M. Barleti, Rozafa ka pasur legjenda popullore qysh ne mesjete. Barleti ishte vete shkodran dhe mbetet e cuditshme pse nuk e ka njohur baladen e murimit ose, me sakte, pse nuk e ka parapelqyer dhenien e saj tek vepra “Rrethimi i Shkodres“. Si historian humanist, ne frymen e rritjes se vemendjes per njeriun e zakonshem, lirisht mund t’i drejtohej kultures se “vulgut“, deri atehere te percmuar (emertimi “bugarshtice“ qe perdorin sllavet e jugut per kenget e kreshnikeve - “junacke“ - duhet te kete lidhje zanafille me lat. vulgus - vulgaris, ne kuptimin “popullore“, qe e fitoi kjo fjale ne semantiken rilindese). Nje arsye qe mund te sillet ne dobi te argumentit se Barleti e njihte baladen, por me vetedije nuk e permendi, eshte fryma pagane e saj, lenda parakristiane qe permban, e papranueshme per kishen. Eshte per t’u vene re se arbereshet e Italise, te cilet ruajten baladat e rinjohjes dhe te ringjalljes, ate te murimit nuk e kane!

Krahas murimit ne keshtjelle ne letersine orale te popullit gjendet ne alternance te qendrueshme edhe murimi ne ure, ne murin e qytetit. E mbetur midis keshtjelles dhe ures, pa e ndare mendjen “kendej apo andej“, poezia popullore shqiptare deshmon po ate “zhvendosje“ historike, te kushtezuar prej rrebesheve te kohes, qe ka shoqeruar vete popullin qe e ka krijuar, ne zgjedhjen midis bashkejeteses dhe konfliktit, midis hapjes dhe mbylljes, midis komunikimit dhe armiqesise, midis marreveshjes dhe vetevecimit. Rrjedhat e rremujshme te historise kane bere qe ne folklorin shqiptar, ne vetedijen krijuese popullore, flijimi ne keshtjelle dhe ne ure te kene raportin historik te luftes dhe te paqes, te miqesise dhe te alarmit, te qetesise dhe te rrezikut. Kjo vihet re edhe ne eposin e kreshnikeve. Heronjte epike kujtojne koherat “kur kem pase bese me krajli“, domethene paqet rajonale, koherat e vllamerise (probatinise) me te ardhurit, kur Jutbina, “Troja“ e kreshnikeve shqiptare, niste e priste mysafire, pa ndier nevoje te kthehet ne keshtjelle.

Eshte per t’u vene re se motivi i murimit lidhet me nje keshtjelle kryesisht ne ata popuj te Ballkanit, duke perfshire dhe shqiptaret, madje ne radhe te pare tek ata, qe tradicionalisht i jane nenshtruar humbjes se territoreve etnike. Perkunder ketij fakti, ne popujt ekspansive, qe kane dominuar edhe ne kete kend te ngushte te Europes: here me ane te institucioneve perandorake, here nepermjet ndikimit kulturor; here me dyndje dhe shperngulje masive, here me luftera dhe dhune; here nepermjet rolit kulturor metropolitan; zoteron me shume motivi i murimit ne ure. Pervoja e hidhur historike ka krijuar ndjenjen e veteruajtjes tek populli shqiptar. Si nje popull vijimisht i rrezikuar, ai eshte detyruar te parapelqeje flijimin ne keshtjelle, te shenjuar ne menyre modelare ne kengen per kalane e Shkodres, me shume se flijimin ne nje ure, jo sepse i ka munguar disponimi i hapjes dhe i komunikimit, por sepse deshires se tij per bashkejetese me se shumti i eshte pergjigjur synimi tinezar per sundim dhe epersi. Por keshtjella dhe ura mund te shihen ne nje kend paralel me vendosjen-shtegtimin. Kjo eshte gjithashtu nje prej dilemave me tronditese jo vetem te botes shqiptare, por te njerezimit ne pergjithesi. Ne letersine antike greke jeton tipi i njeriut qe nuk rron dot pa pare bote, pa shpirt aventure (Helena, Odiseu), krahas tipit te kundert, joshtegimtar (Penelopa). Letersia shqipe e ka trasheguar gjithashtu kete shpirt arratie dhe mergimi. Ne kenget e kreshnikeve eshte perdorur shpesh shprehja “me dale me pa bote”.

Kontekstet historike kane mundur te japin deshmi te drejtperdrejta per ate realitet tragjik qe ka ushqyer epersine e murimit ne keshtjelle ndaj murimit ne ure. Rrethimi e ka kthyer periodikisht vemendjen tek keshtjella, sikunder qe miqesite dhe aleancat kane konvokuar flijimin ne ure. Nese kane sunduar rrethimet kundrejt miqesive, rreziqet kundrejt qetesise, dyndja e vershimi kundrejt respektimit te landeve te njeri-tjetrit, lakmia kundrejt mirekuptimit, kjo ka bere qe motivi i flijimit te lidhet me shume me nje mur se me nje ure. Natyrisht qe mund te kete edhe faktore te tjere qe kane ndikuar ne kete raport. Nje prej tyre eshte aspekti utilitar i vepres. Ne mentalitetin shqiptar ura hyn ne disa lidhje frazeologjike qe kane konotacion negativ: mos u bej ure; ne ure kalon i miri dhe i ligu, miku dhe armiku; po u bere ure, te shkelin me kembe etj. Por fati historik mbetet faktori i pare.

Sipas vezhgimeve dhe statistikave te folkloristeve, qe mbeshteten ne nje klasifikim te varianteve te balades se murimit, te regjistruara ne mbi 150 vendbanime te vendit, del rreth 90 variante bejne fjale per ndertim kalash, kurse pjesa tjeter per ura. Jane edhe dy te dhena te tjera qe terheqin vemendjen mbas perpunimit statistikor. Se pari, murimi ne keshtjelle ka perhapje ne radhe te pare ne viset bregdetare, domethene ne anen perendimore te territorit te vendit: qe nga Myzeqeja (nen Shkumbin) deri ne thellesite alpine e diku me tej. Kjo mund te merret si nje njoftim per mbresen historike te te perjetuarit te nje rreziku qe vjen nga deti, pak a shume si ne kengen e Gjergj Elez Alise, nje prej kryeheronjve epike shqiptare, detyra e te cilit eshte te cliroje vendin nga “nji bajloz i zi qi ka dale prej detit“. Kjo mbrese mund te jete nje mbishtrese kujtimesh kur Perendimi ne vetedijen shqiptare eshte perftuar si nje rrezik. Prej mesjetes se hershme po permendim shkarazi vetem disa vite  te ardhura nga Perendimi: 1080, 1260, 1339, 1393, 1501. Ne anen tjeter, edhe vete keshtjellat, sic e tregojne rrenojat e tyre, gjenden kryesisht ne anen perendimore te vendit, ne zonen pranedetare, qe ka qene me e populluar dhe me urbane. Shkrimtari i njohur I. Kadare ka vene re se ne kufijte me fqinjet jugore shqiptaret nuk kane keshtjella pothuajse fare. Per t’i besuar kesaj logjike te dhenash do pare edhe: ku nuk jane bere kerkime per kete lende, ku ekziston vete kenga dhe ku mund te degjohet vetem gojedhena, e cila ka zevendesuar kengen.

Se dyti, nuk ka ndonje arsye per ta keqkuptuar vendin me te gjere qe ze murimi ne keshtjelle ndaj flijimit ne ure. Murimi ne keshtjelle, pervecse si simbol qendrese, eshte njekohesisht shprehje e nje popullsie ndenjetare (sedentare), te lidhur me trojet e te pareve, sikunder qe murimi ne ure ka shprehur nevojen e zgjerimit e te shtegtimit. Nje keshtjelle nuk ndertohet per nje stine, per nje vit a per nje brez. Keshtjellat jane vepra qe flasin per bashkesi te qendrueshme urbane, qe nuk e shohin veten si te perkohshme dhe shtegimtare ne trojet e tyre. Nje popull i ngulur mund t’ia kushtoje flijimin njerezor keshtjelles jo vetem per rolin e saj si nje mburoje ndaj kercenimit te jashtem, por edhe per ndikimin organizues qytetar te bashkesive me perqendrim popullate dhe rregull te brendshem. Kenga thote se “ishin tre vllazen“ qe filluan te ngrene kalane, tre vellezer qe e kane shtepine e tyre diku aty prane. Kjo “vellazeri“ eshte vetem pjesa e parathene e tekstit. Pjesa e nenkuptuar e tij te con tek nje bashkesi me e gjere. Ne traditen shqiptare deri me sot eshte bere fjale per fise vellezer, per bajraqe (flamure) vellezer, jo vetem per kuptimin denotativ te fjales. Ndersa fakti qe balada e murimit percjell jehonen e nje rreziku perendimor eshte me shume kuptim per tezat themelore te albanologjise: tek ai rrezik ruhet nje kujtim parashqiptar, qe mund te lidhet me periudhen e romanizimit te Ballkanit apo me lufterat iliro-romake. Ky kujtim i hershem perforcon argumentin mbi burimin vendes te kesaj balade me perhapje nderballkanike. Sic shihet, nga euforia per te ndjekur “regjistra“ agjitative, demtohet nje argument i autoktonise se popullit  dhe keshtu deformohet e kaluara historike e tij.

Ndoshta ne mbijetesen e dilemes “nje ure apo nje mur“ ka ndikuar edhe menyra se si eshte perftuar ne bote vendi dhe rajoni. Historia ne nje shumice rastesh tregon se si ura ne Ballkan ka qene e lipsur me shume per te tjeret se per veten, te pakten qysh prej Egnatia-s se lashte, ura e pare midis dy metropoleve te antikitetit, Romes e Kostandinopolit. Madje edhe ne kohen e sotme pa ndonje druajtje thuhet se Ballkani e ka te ardhmen e vet tek shnderrimi ne ure politike midis boteve te medha perendimore e lindore. Flijimi eshte forma me e hershme e sakrifices dhe nuk mund te shperdorohej mendjelehtesisht.

Ne nje kuptim me te gjere dilema gjendet jo vetem ne anen simbolike qe i ka dhene tekstit konteksti historik, por edhe nga vete thelbi i kohes se lindjes se legjendes, burimi i se ciles mund te jete kronologjikisht i ndryshem prej atij te balades. Ajo bart shenjen e asaj faze te historise kur ceshtja shtrohej: e drejta e babait apo e nenes, ligji i patriarkatit apo i matriarkatit, keshilla e plakut te urte kalimtar - shenjtit, profetit - apo jeta e nuses se re, nje qenie e zakonshme tokesore? Trajtimi i flijimit te nuses si “rit inaugural“ ngjan shume agjitativ, per te mos thene fyes. Nuk eshte per t’u perjashtuar hamendja se flijimi i gruas se vellait me te vogel mund te lidhet me ate faze te historise kur e drejta e trashegimise kaloi nga djali i pare tek me i fundit. Krahas gjurmeve te ketyre periudhave te medha te njerezimit te hershem mund te gjenden edhe te dhena qe lidhen me avunkulatin, me kultin e te pareve, me sundimin e se kaluares mbi te tashmen. Por ne cdo rast mbetet edhe ngarkesa simbolike.

Ne studimet e sotme ka nje prirje per riinterpretim te alternatives se dhimbshme “midis ures dhe keshtjelles”. Sipas ketij riinterpretimi, mund te flitet per nje “kompleks keshtjelle” apo “kompleks Rozafe”, te cilit njeriu i sotem duhet t’i largohet njesoj sic i largohet kompleskit te Edipit, per te shpetuar prej incestit. Ne menyre me te drejtperdrejte: njeriu shqiptar duhet t’i largohet kompleksit te sakrifices pikerisht duke ekzorcuar kompleksin e Rozafes. Ky veshtrim eshte interesant po te shihet si ilustrim i teorive te reja te shpjegimit te nenndergjegjes njerezore, por ne pikepamje te vleres shkencore eshte shume i diskutueshem, sepse zhvillohet duke e pare historine njerezore ne menyre aposteriorike, pa vleresuar karakterin shumeshtresor te saj.

Eshte shume e rendesishme te shihet se si e ka pershkuar vepren e Kadarese kjo dileme e madhe e etnotipit shqiptar.

Romanin “Keshtjella” Kadare e shkroi ne 500-vjetorin e vdekjes se Skenderbeut (1968) dhe me te fitoi cmimin e pare te konkursit. Por ngasja per keshtjellen, ne nje kuptim me te gjere, ne vepren e tij duket me heret dhe nuk mbaron me kete liber. Figurativisht simboli i keshtjelles eshte qysh tek “Poeme e blinduar”. Njefare keshtjelle ishte padyshim edhe kali i drunjte i Gent Ruvines dhe i miqve te tij te ngujuar te noveles “Perbindeshi”. Nje keshtjelle gjigante eshte piramida ne novelen “Ndertimi i piramides se Keopsit”. Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit ne “Prillin e thyer”, bashke me shume kulla te tjera me nje frengji te vockel te vete-mbrojtjes prej hakmarrjes, jane keshtjella te vogla qe sundonin malesite shqiptare. Pallati i Endrrave, me seksionet e tij, eshte ndertuar ne formen e nje kompleksi kullash te hekurta. Vete laboratori krijues i shkrimtarit, i pershkruar me hollesi ne librin “Ftese ne studio”, ka pjeset e rezervuara te saj, qe mbrohen prej daljes ne drite si ne nje burg te heshtur. Hauret dhe sterete e shtepive gjirokastrite ne “Kronike ne gur”, shtepia etnografike e princit te Mirdites (Gjomark) tek “Prilli i thyer”, vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit ne prag te gjyqit tek “Koncert ne fund te dimrit”, kampi i rrepte i te internuarve tek “Percmimi”, baza ushtarake e Vlores (Pasha-Liman) tek “Dimri i madh”, shtepia me porte (detyrimisht) te hapur e dijetarit Martin Shkreli ne Prishtine tek “Krushqit jane te ngrire”, jane vetem disa nga variantet e shumte te simbolit te keshtjelles ne vepren e Kadarese.

Simboli i keshtjelles eshte i lashte ne letersine popullore shqitpare dhe ne kulturen boterore. Pas “Citadeles” (keshtjelles) se Gollsuorthit dhe nje “Keshtjelle” tjeter te Ekzyperise, njohje te gjere nderkombetare ka pasur padyshim “Keshtjella” e Kafkes dhe ne nje shkalle te admirueshme edhe ajo e Kadarese. Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet qe ne botimin perfundimtar ne gjuhen frenge autori ia ka nderruar emrin, duke e quajtur “Les tamboures de la pluis” - “Daullet e shiut”. Keshtjella, si nocion i jetes se bashkesive te medha, si forme e rregullimit te jetes urbane, si pershtatje e saj per te mbijetuar ne kushte qendrese, rrethimi, lufte dhe armiqesie, gjendet qysh ne letersine humaniste te shekullit te 16-te, me “Rrethimin e Shkodres” te M. Barletit dhe pastaj me “Shkodren e rrethueme” te N. Nikajt, ne ndonje drame te Ndre Zadese etj. Balada e murimit, ne performancen e saj te plote, nder shqiptaret i kushtohet kryesisht ndertimit te nje kalaje. Edhe “muri i qytetit”, qe zevendeson shpesh kalane, eshte njefare keshtjelle. Si nocion universal idene e keshtjelles e ka krijuar ajo qe gjate luftes se ftohte quhej “perde e hekurt”, kufiri midis ish-blloqeve e shteteve, Muri i Berlinit. Ne jeten e shqiptareve kufiri konvencionalisht mund te thuhet se mori karakter te dyfishte si mur ndares: me boten dhe me gjysmen e vetes. Muri dhe keshtjella e kane sunduar si nje kompleks jeten shqiptare ne shekullin e fundit.

Viti kur u shkrua “Keshtjella” perputhet (ndoshta jo rastesisht) me kohen e vendimit te Shqiperise politike per te dale nga traktati ushtarak i Varshaves (1968), qe ishte e fundmja lidhje e vendit me nje organizem nderkombetar. Entuziazmi qe krijoi ky vendim tek njerezit, bashke me shpresen e nje riorientimi te qyteterimit te vendit, qe do te perputhej me nje perparesi tradicionale, shoqerohej me nje ndjenje te natyrshme pasigurie, frike per te ardhmen dhe zymtesie, qe lidhej para se gjithash me rrezikun e nje kohe “te vetmise se madhe”, qe mund te vinte papritur.

Ne vepren e Kadarese dilema midis ures dhe keshtjelles eshte po aq tronditese sa ne vete historine e popullit. Ne formen me te pjekur artistike kjo dileme shprehet ne romanet “Keshtjella“ dhe “Ura me tri harqe“. Ne nje fare menyre ato jane vazhdim i njeri-tjetrit. I botuar te pakten, nje dekade pas “Keshtjelles“, romani “Ura me tri harqe“ plotesoi nje valence te lire ne vepren e Kadarese, duke e shpetuar ate nga nje gjymtim eventual. Si shkrimtar i nje niveli mbinormal, atij mund t’i lejohej “Ura...“ pa “Keshtjellen“, por jo e kunderta. Ambasador i kultures shqiptare ne boten e madhe, Kadare e kompensoi vonesen relative artistike me nje blasfemi politike. Pasi tentoi te dale nga “keshtjella“ simbolikisht me “Dimrin e vetmise se madhe“, ai paraqiti “Uren me tri harqe“, ne nje kohe kur mendimi zyrtar shkonte drejt percaktimit per te punuar e per te jetuar  si ne rrethim; ne nje kohe kur mendohej se vendi duhej te pergatitej per te perballuar jo nje armik, por nje koalicion armiqsh.

Ne kohen e botimit te “Ures...“ autori i saj u qortua nga kritika zyrtare per largim nga realiteti dhe mergim ne prehistori. Ne pikepamjen shteterore nje ribotim i “Keshtjelles“ do te kishte qene padyshim me i mirepritur se romani i ri i Kadarese. Por ndergjegjja artistike e shkrimtarit, e prirur qysh ne fillim drejt fatit historik te popullit, nuk mund te mbetej indiferente ndaj anes tjeter te alternatives. Keshtjella ka qene nje simbol me rendesi percaktuese per shqiptaret po aq sa edhe ura. Ai qe krijoi keshtjellen e qendreses ne kushtet e dares se armiqesise nuk mund t’i lejonte vetes te mbetej ne testamentin e ndarjes nga bota dhe te armiqesise se pergjithshme ndaj saj. Kadare bashkoi artin mjeshteror me blasfemine politike dhe krijoi “Uren me tri harqe“, gabimisht e veshtruar ne shumicen e rasteve vetem si nje cmitizim i legjendes.

Duke u endur ne periferite me te largeta te mendimit artistik te Kadarese, shtypi letrar i kohes e priti dhe deshi ta gjykoje “Uren...“ si nje kronike te zakonshme te historise shqiptare ne mesjeten e hershme. U debatua shume nese duhej te pranohej si fakt real apo vetem si nje konvencion artistik riti inaugural i flijimit, trashegimi e nje bote te hershme te marrjes leje prej tokes meme per lendimin nga hapja e themeleve, ne nje fare menyre shprehje e sundimit te te vdekurve mbi mentalitetin e te gjalleve. Pati polemike nese stadi i zhvillimit shqiptar ne periudhen e themelimit te ures ka qene aq i perparuar apo e ka pershpejtuar qellimisht shkrimtari. Por, nuk e kuptoi apo nuk pati guximin ta thote, kjo eshte nje ceshtje tjeter, mediumi i letersise, as atehere, as me vone, nuk arriti te shohe tek “Ura...“ anen tjeter te “Keshtjelles“, per te mos thene “anti-keshtjellen“.

Midis keshtjelles dhe ures, popujt e Ballkanit erdhen deri ne shekullin e 20-te te pavendosur per te zgjedhur te paren apo te dyten. Por njerezit me te ditur te rajonit, duke perfshire ne kete grupim edhe Kadarene, ne pragun e mijevjecarit te ri te pakten arriten tek kuptimi se flijimi i madh e ka vleren humane dhe morale shume me te larte tek themelet e nje ure se sa tek ato te nje keshtjelle. Ky moral nuk mund te buronte pervecse nga intelektualet. Ne nje forme mjaft te qarte debatin per te sakrifikuar per uren apo per keshtjellen e ka edhe Rexhep Qosja ne dramen e titulluar “Beselam, pse me flijojne?!“, e cila eshte vene ne skene disa kohe me pare nga teatri i ketushem.

Kadare e parakaloi kohen politike kur shkroi “Uren me tri harqe“. Perthirrja e tij per te kerkuar uren ne vend te keshtjelles u degjua pikerisht atehere kur mbyllja kishte arritur shkallen maksimale. Do te duhej te kalonte edhe nje dekade a me shume qe kerkesa per te shembur perdet e hekurta te kthehej ne nje kerkese masive dhe te merrte karaterin e nje manifesti. Por duhet thene se ai i qendroi besnik pavendosmerise historike qe tregon populli ne trashegimine e tij ne lidhje me kete dileme. Pas “Ures...“ Kadare shkroi novelen “Krushqit jane te ngrire“, ne te cilen rikthehet tek keshtjella e dikurshme, ndonese eshte i ndergjegjshem se detyra e tij eshte t’i shembe muret. Por shkrimtari respekton realitetin. Ai nuk mundet t’i shkrije krushqit dhe t’i shembe keshtjellat brenda nje kohe te ngrire, ndonese do ta deshironte me gjithe zemer nje gje te tille. Ne fakt vete Kadare e ka ndier se ngurrimi i tij per ta ndare mendjen dhe per te mbetur ne njeren ane te dilemes s’kishte te bente vetem me formimin e tij artistik e intelektual. Kur shkroi esene e gjate “Eskili, ky humbes i madh“, ai pati deklaruar se do ta shihte si akt emancipimi te vetvetes krijimin e nje libri tjeter kushtuar kultures se popujve sllave te jugut, bie fjala, mjeshtrit Danilo Kish, liber te cilin ende nuk e ka shkruar dhe ka te ngjare te mos e shkruaje ndonjehere. Sepse muret e keshtjellat nuk shemben dot vetem nga njera ane dhe nuk mjafton thjesht emancipimi personal per te ekzorcuar nje dileme mijevjecare. Kadare nuk mund te bente ate qe s’arriten ta bejne gjenerata te tera. Ndoshta vete kuptimi i jetes dhe i fatit tragjik te ballkanasve e ka burimin tek gjendja e papercaktuar midis ures dhe keshtjelles dhe kapercimi i saj mund te krijonte nje boshllek, ne kuadrin e te cilit njerezit do ta ndienin veten keq.

Simboli i keshtjelles ne vepren e Kadarese gjendet atje ku nuk ta pret mendja. Nje nga romanet e tij te viteve ‘80-te, “Prilli i thyer“, eshte i mbushur me kulla ngujimi dhe vija gjaku. Nje fare keshtjelle eshte vete “Poema e blinduar“. Tabir Saraj eshte me shume se nje keshtjelle: Pallati i Endrrave eshte krahasuar me ferrin e Dantes. Ne fundin e viteve ‘80-te Kadare mbyllet edhe me shume, duke pershkruar artistikisht “Ndertimin e piramides se Keopsit“. Kadare ka krijuar individe-keshtjella, shtete-keshtjella, bashkesi keshtjella, sikurse ka krijuar edhe qytetarin e hapur, qe realizon veten e tij ne dekorin e pergjithshem shoqeror qe e ka sjelle fati te jetoje.

Ballkanasit, nder ta edhe shqiptaret; ballkanasit qe u gjenden bashke ne pragun e rrezikut te perandorise se Lindjes otomane, kane mbetur midis ures dhe keshtjelles jo aq se i jane trembur njeri-tjetrit, por me shume sepse sa here qe kane tentuar te zgjedhin te paren, jane gjendur te tjere qe Ballkanin e kane dashur ure per veten e tyre, jo per ata qe e popullojne. Egnatia e vjeter romake, qe kaloi mespermes Ballkanit, e ringjallur shume shpesh ne formen e Egnatias politike, ka synuar vertet qe kete rajon ta ktheje ne ure, por ama ne nje ure qe do t’u sherbente joballkanasve. Dhe atehere detyrimisht ka ndodhur rrudhja, krijimi i keshtjellave.

 

II. Ideal ne te shkuaren apo ne utopi?

 

“Ura me tri harqe”, si shumica e veprave te I. Kadarese, nuk mund te vleresohet brenda estetikes se realizmit socialist. Perpjekjet per ta veshtruar ne kete kuader, qe kane vijuar per rreth dy dekada, duke mos qene ne gjendje te zbulonin thelbin e vepres, ca me pak per te ndrequr metodologjikisht autoret, me se shumti kane cuar ne konfuzion.

Balada popullore e murimit, qe perben burimin e motivit te vepres se Kadarese, bashke me ate te ringjalljes, eshte nje prej pasurive te shkelqimta shpirterore te popullit shqiptar. Ajo eshte ruajtur e ka shtegtuar goje me goje prej koherash qe s’mbahen mend. Tek shqiptaret flijimi zakonisht lidhet me nje ure ose me nje keshtjelle, rralle me murin e qytetit. Nder greke, sllave e arumune me shume eshte i perhapur murimi ne ure. Tek rumunet sundon flijimi per nje faltore, si rregull manastir. Pasuria brilante e kesaj balade, si dhe vetedija se ajo gjendet edhe tek te tjere, ka ngjallur prej kohesh lakmi dhe joshje ne hapesiren etnikisht te aksidentuar te Ballkanit, ku kufijte kulturore shpesh jane mosperfilles ndaj kufijve politike. Pas shkencetareve, ne polemiken per autoresine e ketyre baladave kane hyre edhe shkrimtaret, te cilet, duke evokuar permbajtjen e tyre, duke i nxjerre prej sfondit te mjegullt legjendar ne nje kuader historik me te percaktuar, kane dashur te deshmojne e te perforcojne epersine letrare te variantit ku jane mbeshtetur.

Ne kete gare per te mberritur i pari tek burimi i kryehershem, ku shpesh jane ngaterruar edhe emocionet nacionale, kujtimi i te pareve, ai qe quhet “mallkim i se kaluares” (ne kuptimin e fuqise se saj per te diktuar), shqiptaret kronologjikisht kane pasur kunder vonesen e pohimit nderkombetar te krijimeve te tyre. Kjo vonese verehet si ne botimin e letersise popullore, ashtu dhe ne ate letersise artistike. “Ura mbi Drin” e I. Andriqit, e mbeshtetur pikerisht mbi baladen sllave te murimit, me vellezerit Vukashin ne qender, u botua me shume se nje gjysme shekulli me pare. Murimi ne ure ka hyre shume me heret edhe ne letersine e re greke. Shkrimtaret ballkanas, jo rralle te ngerthyer keq prej te njejteve komplekse te bashkesive qe u perkasin, duke i kthyer keto balada ne letersi, per te arritur me cdo kusht epersine, ne emer te cmitizimit te legjendes, ne fakt kane cmitizuar e deheroizuar variantet e fqinjve. Keshtu ka ndodhur, per shembull, me trajtimin qe i behet figures se Gjergj Elez Alise ne tregimet e Andriqit.

I. Kadare, me “Uren me tri harqe”, arriti te provoje se balada shqiptare e murimit jo vetem qe s’bie me poshte se moterzimet e saj ne hapesiren ballkanike, por ka te ngjare te jete, ne mos me e plote, se paku ne lartesine cilesore te varianteve me te arrire. Kadare shkon drejt krahasimit letrar nderballkanik si pa u ndier, pa e permendur fare vete krahasimin, duke mos i nencmuar kulturat e tjera, vetem duke afirmuar vlerat e rralla te motivit shqiptar. Me kete shprehet jo vetem emancipimi qytetar i tij, por edhe fuqia e talentit, qe s’ka nevoje per tjeter gje.

Zgjedhja qe ben Kadare per subjektin e romanit te vet (uren me pare se keshtjellen, si veper qe e meriton flijimin), tregon jo vetem nje pelqese vetjake te tij, por dhe prirjen tradicionale te kryehershme te qyteterimit te shqiptareve. Flijimi ne nje ure eshte pranim i sakrifices per hapje, per komunikim te gjere, mund te thuhet per nje komunikim nderetnik, perkunder flijimit ne keshtjelle, qe simbolikisht lidhet me prirjen e vetevecimit, kurse historikisht me idene e nje rreziku apo alarmi kercenues. “Ura me tri harqe” ishte thirrja e autorit per te hequr dore nga vetemjaftueshmeria, ishte evokimi i koherave te hershme arberore, ndoshta i atyre koherave qe rapsodi popullor i shenon shkurt: “Kur kem’ pase bese me krajli”. Dihet se ne traditen folklorike te vendit me i perhapuri eshte motivi i murimit ne kalane e Rozafes, por Kadare cmon si perparesor flijimin ne ure, per te pasur mundesi te shtroje ne nje kuvend te gjate bashkekohesit e vet me pervojat e historise.

Bashke me nje varg veprash te tjera, “Ura me tri harqe” ben pjese ne nje cikel romanesh e novelash qe Kadare i ka shkruar me nje qellim te qarte per te krijuar imazhin e nje “Shqiperie tjeter”, e cila ndryshon shume nga ajo qe shihet me sy, nje Shqiperi me princer, konte, duke, ipeshkvinj, udhetare te ditur, prelate te shkolluar, qe gati ishin te perjashtuar nga letersia si figura me misione pozitive. Autori, ne pamundesi per te shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar te qyteterimit perendimor, perpiqet t’ua tregoje kete lexuesve duke gjetur ne traditen e “Shqiperise tjeter” ate faze te historise kur vendi, edhe sipas dijetareve, ecte ne nje hap me fqinjet e tij pertej Adriatikut.

Kadare shtegtoi vendosmerisht neper kohera, per te formuar nje imazh te munguar te vendit. Kjo eshte e drejte e cdo krijuesi, sidomos kur ai eshte me talent te fuqishem. Krijuesve te tille e tashmja shpesh i roberon, nuk i kenaq, nuk u ofron dendesi zhvillimesh. Prandaj koha e tyre individuale leviz ne menyre jolineare, mund te duket mbase edhe tekanjoze, kthehet prapa qe te kerkoje argument historik dhe restauron periudha te tera nepermjet te vertetave letrare. Duket se shkrimtari e pranon logjiken e idiomes angleze, qe thote se “e ardhmja shihet (eshte) ne te shkuaren” (“The future is in the past”).

Shkrimtarin nuk mund te mos e preokupoje fakti i njohur, i permendur me lart, se balada shqiptare eshte e vetmja ne Ballkan qe ben fjale per nje murim kryesisht ne keshtjelle. Ai eshte i vetedijshem se kjo eshte kushtezuar nga rrethanat kritike historike qe kane shoqeruar fatin e popullit te tij. Eshte e veshtire qe nje popull vazhdimisht ne restriksion (rrudhje) te vendose pelqimin e ures para keshtjelles. Kjo, ndoshta, eshte nje nga dilemat me tronditese qe kane perjetuar shqiptaret. Ura eshte per ta edhe e deshiruar, por njekohesisht edhe e frikshme, sepse “ne ure kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku”. Rreziku i ekspansionit, qe mund ta ktheje uren e Ujanes se Keqe ne nje kuceder, ndihet ne gjithe romanin, si nje kontekst historik i domosdoshem per te treguar se edhe ne “Shqiperine tjeter” marrja e vendimit ka qene e veshtire. “Via Egnatia” e lashtesise antike, kjo ure e qemocme e qyteterimeve ne Europe, e inkurajon autorin ne zgjedhjen e tij, por deri ne fund ai mbetet me ngurrimin nese do t’i lene shqiptaret ta perdorin uren per te miren e tyre apo kjo do t’i ktheje ata vete ne ure per te tjeret. Dhe e verteta historike eshte se dy-tre shekuj pas ures se Ujanes se Keqe do te mberrinte koha e “keshtjellave te qendreses” shqiptare kunder vershimit anadollak.

Nder te tjera Kadarene e ka interesuar edhe raporti i vete legjendes popullore me uren. Pohimi se ne kohen e ndertimit te ures me tri harqe balada vinte ne formen e rimarrjes, te riciklimit, cka nenkupton qarkullimin e saj edhe ne kohera te meparshme, pajtohet jo vetem me estetiken e brendshme te vepres, por edhe me ate te folklorit ne pergjithesi. Ai e le te hapur debatin nese kenga krijon ngjarjet e befta te ures apo ura ia jep lenden kenges. Princi, ne nje bisede me ndertuesit e ures, u thote qe, nese ata qe demtuan uren e pergatiten kete mbrapshti me ane te kenges, edhe ju mund te pergatitni ndeshkimin po me ane te kenges. Ky pushtet i padiskutueshem i balades, qe paraqitet si nje “kenge qe jep urdher”, eshte, ne nje fare menyre, syri dhe vemendja e historise, keshilla e saj. Murgu Gjon Ukcama, ligjeraten e te cilit e merr shume shpejt shkrimtari per ta sjelle ne shqipen e sotme, duke ia lene atij doemos nderin e fundit, eshte nje figure tipike e periudhes humaniste, qe tronditi gjithe kontinentin ne kohen e Rilindjes (Renesances). Njeri i letrave, me interesime enciklopedike, i afte per te komunikuar edhe me nje gjuhe qe autori e karakterizon si perzierje e latinishtes me greqishten dhe sllavishten, interpret i botes laike me te njejtin zell si dhe te ungjijve, bashkebisedues befasues i pelegrinit Brokard, ai sheh zymte perpara jo aq per ndonje shkak doktrinar (fati i krishterimit etj.), por se pari per gjymtimet qe mund t’i vijne “botese sane se dashunit”, Shqiperise. Kalimi me elegance i ligjerates se tij te drejte ne ligjerate te drejte te pamirefillte (si ritregim nga shkrimtari), shpreh ne thelb edhe zgjedhjen e tij si karakter ku mund te shihen kryevlera.

 

III. Jeta dhe vdekja.

 

Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Interesim paresor i cdo letersie serioze, nje nga ato interesime qe qendrojne mbi kohen dhe hapesiren, ky raport e zuri vendin e vet qysh tek romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, roman qe i kushtohet misionit te nje shtabi ushtarak te gjalle, i cili duhet t’i beje nderet e fundit nje armate te tere te mbuluar me dhe.

Vlera e jetes, cmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerenda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zeze, kamarja e turpit dhe permendorja e nderit, harrimi dhe perjetesia, veteflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozyja, kagemusha, spiritus), jane nocione themelore artistike te shkrimtarit.

Ne menyre te vecante vdekja perben nje zgjedhje te dendur te autorit per te dhene qendrimin e tij ndaj jetes njerezore. Ajo paraqitet ne forme individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, te mireqene dhe te sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga semundja, nga mplakja. Nese do te niseshim vetem nga shpeshtesia e takimit me vdekjen, ne te gjitha pamjet e saj, si nderprerje e zakonshme e jetes, si shpagim per vdekjen e tjetrit, si prurje e lengates, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo lincim nga hakmarrja, gabimisht mund te konkludohej se vepra e Kadarese eshte e pushtuar nga nje nekrofili e padurueshme.

Mirepo raporti midis jetes dhe vdekjes ne nje veper letrare nuk mund te percaktohet me diagrama statistikore. Ne nje rast te tille do te mjaftonte “ushtria e vdekur” e “Gjeneralit...” per te lekundur gjithe ekuilibrin e jetes ne vepren e Kadarese, te marre si nje e tere. Vdekja eshte rimarre nga autori ne shumesi variantesh jo nga ndonje deshire e posacme per te ne vetvete, por si nderprerje e jetes apo si mundesi meditimi filozofik rreth saj.

“Gjenerali i ushtrise se vdekur”, vepra qe i dha njohjen nderkombetare Kadarese, nuk eshte e para qe trajton raportin midis jetes dhe vdekjes. Qysh tek “Balada e zhvarrimit”, kushtuar fatit post-mortem te prijesit arber Gjergj Kastrioti, duket qarte prirja per te zbuluar, nepermjet qendrimit ndaj varrit, kulturen nga barbaria, dhunimin nga shenjterimi, sundimin e te vdekurve mbi te gjallet. Ne variantin e pare te “Gjeneralit...”, te cilin kritika e qortoi per pacifizem dhe pajtim me kundershtarin, misionit te ushtarakeve te huaj Kadare i pati dhene karakter kryesisht humanitar dhe universal.

Keto qortime qysh ne botimin e dyte u duk se kishin lene gjurmen e parashikuar. Gjenerali paraqitet me pamje agresore, i gatshem te jape komanden “eja ne radhe!” per armaten e tij te vdekur, me qellim qe te ndreqe gabimet trashanike te oficereve dhe shtabeve madhore te kohes se luftes. Me ndryshimin e karakterit te figures se gjeneralit ndryshon edhe vleresimi per ushtrine e vdekur. Ne fillim shkrimtarit dhe pastaj edhe lexuesit i imponohet mendimi se vdekja e armates se huaj eshte krenaria e vendesve. Edhe te vdekur ushtaret e huaj mbeten njesoj agresore si te gjalle. Edhe ne paqe gjeneralet e huaj mbeten njesoj rrezik per Shqiperine si ne kohen e luftes. “Gjenerali...”, me ribotimet qe pasuan njeri-tjetrin me shume sukses, pa e deformuar thelbin e tij, duke iu permbajtur vendosmerisht lidhjes ekzistenciale midis jetes dhe vdekjes, praktikisht i dha Kadarese nderet e nje gjenerali te letrave.

Vdekja imagjinare eshte perdorur me natyrshmeri nga shkrimtari ne nje varg veprash, nder te cilat mund te vecoheshin “Nate me hene”, “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinen” e te tjera. Permendja e vdekjes, si nje thirrje per te njoftuar njeriun per shkurtesine relative te jetes se tij, ka sherbyer si nje mjet katarsis-i. Ne te kunderten, besimi ne ringjalljen e Kostandinit, njesoj si ne baladen popullore, duke qene nje mjet artistik me fuqi shprehese te larte, ka qene njekohesisht nje perpjekje filozofike per te tronditur idhujtarine, ne cfaredo forme qofte, duke perfshire edhe vete hyjnoren, meqe, ne baze te moralit biblik, nuk mund te kishte me ringjallje tjeter pas Mesise: njeriu paskristian ishte lindur per te bere jeten e zakonshme tokesore dhe per te shkuar pastaj ne boten tjeter te te shumteve, pa emra e histori, pa bema e lavdi, ne boten monotone te parajses po aq te boshte sa edhe ajo e ferrit.

Kadare eshte perpjekur te krijoje idene gjinikuese qe qendrimi ndaj varreve eshte nje nga treguesit kryesore te kultures kombetare te cdo populli. Ne tregimin “E krehura”, vdekja dhe varret, ne heshtjen e tyre, marrin vlere fisnikeruese. Njeriu qe edhe me vdekjen deshiron te tregoje dinjitet dhe fuqi shpirterore ka nje varr te thjeshte, pa shenje, ne nje kend te padukshem te varrezave verilindore te kryeqytetit, ndryshe nga shume te tjere, qe, ne perputhje ne hierarkine zyrtare mbitokesore, mbajne mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kane bere me shume se Egla e vogel per Shqiperine dhe s’kane asnje merite per te qene te diferencuar edhe perpara vdekjes dhe varrit. Nepermjet varreve Kadare ka stratifikuar gjithe shoqerine shqiptare ne kuadrin e se ciles veprojne personazhet e tij.

Ndeshkimi pas vdekjes eshte nje motiv nga me te lashtet ne letersi. Heqja zvarre e Hektorit tek “Iliada”, denimi me mosvarrim i dy vellezerve (Eteokli dhe Poliniku) qe luftojne ne ane te ndryshme te Tebes ne nje drame te Euripidit, rrahja e varrit te Halilit nga harambashet ne ciklin shqiptar te kreshnikeve, zhvarrimi i Skenderbeut nga ushtrite otomane, ne njeren ane; dhe nga ana tjeter kulti i varreve te te pareve, shenjterimi i “tokes vakef”, deri tek mosperfillja e ndalimit biblik per te pasur pas vdekjes nje “varr me shenje”, jane shprehje te mentalitetit te lashte ballkanik, por duket edhe universal, mbi nderin dhe turpin, mbi turpin dhe vdekjen (“turpi eshte me i rende se vdekja”); i tabuse (ndalimit) te ndeshkimit pas vdekjes.

Me “Kamaren e turpit” Kadare krijoi perfytyrimin e nje “ndeshkimi shembullor”, ne mund te rrine prane e prane keto dy fjale me kuptime qe bejne ta shohin larg njera-tjetren. Ky eshte ndeshkimi i shtetit totalitar qe njeh kodin e tij dhe qe nuk i perfill ligjet e pashkruara. Konflikti midis ligjeve te bera nga njerezit per te rregulluar marredheniet midis tyre, nga ata qe zgjidhen apo marrin persiper ushtrimin e politikes dhe te pushtetit, dhe ligjeve te trasheguara “si i kane lene te paret”, qe perbejne traditen e nje populli dhe kodin e vazhdimesise se tij, eshte i lashte qysh prej formimit te moralit njerezor. Ne kete konflikt letersia si rregull ka mbajtur anen e se drejtes morale, te ligjeve te pashkruara, duke ia kundervene se drejtes konvencionale te pushtetit. Kjo eshte edhe zgjedhja e Kadarese.

Kadare ka qene posacerisht i interesuar per “zonen midis jetes dhe vdekjes”. “Te mesosh prej tmerrit” ishte nje nga parimet e artit antik grek. Tragjedite e Eskilit e synonin katharsis-in pikerisht nga madheshtia e se keqes, nga frika prej ndeshkimit te ngjashem. Tri mije vjet me pare ndoshta greket e vjeter ishin me te emancipuar se shteti i perbindshem otoman i fundit te mesjetes. Ata e arrinin “te mesuarit prej tmerrit” permes vepres se artit, kurse pushteti qendror i Stambollit e shkaktonte kete lemeri me “aktore” qe e linin koken ne tepsi.

Shtresezimi i shoqerise ne vepren e Kadarese fillon me varret pa emer, me muranat e thjeshta ne gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, prane kishes, rrethuar me selvi; per te vazhduar me tej me permendoret dhe lapidaret, me varret e shenjteruar per motive patriotike, sic jane varret e deshmoreve (le te kujtojme, per shembull, varrin e vecante te Alush Tabutgjatit; varrin e Skenderbeut ose edhe te pashait turk ne Orikum) dhe per te perfunduar me piramiden e faraonit Keops ose arken e hirit te trupit te djegur te Cu En Lait, qe, sipas testamentit te tij, u derdh mbi hapesiren nderkontinentale te Kines, per ta pushtuar me frymen e vet.

Qe nga “Gjenerali...” i pare deri tek ai i fundit, qe doli ne qarkullim edhe ne shqip ne France, si pjese perberese e botimit dygjuhesh te vepres se zgjedhur te tij, kohet kane ndryshuar. Vepra eshte dramatizuar nga teatri shqiptar, eshte ekranizuar nga studioja e vetme e filmit ne Tirane, eshte realizuar si veper kinematografike edhe ne France, pas nje iniciative te perbashket te M. Mastroianni-t dhe M. Piccoli-se. Jane bere perpjekje per te dale jashte frymes se romanit, sidomos ne realizimin francez, ku vendin e raportit jete-vdekje ne nje fare mase e ze raporti te ardhur-vendes, madje me nje nuance jo te padukshme te raportit eksploratore-indigjene. Por ka qene e veshtire per te dale jashte prerjes se autorit.

Tani Kadare eshte bere vete nje gjeneral i letrave shqiptare dhe e di mire se c’do te thote pushtet i gjeneralit. Por vepra e tij e deshmoi me perpara kete fuqi. Atehere ai ishte 26 vjec.

Nje mision ushtarak eshte rikthyer dy vjet me pare ne Shqiperi me te njejtin qellim si gjenerali i ushtrise se vdekur dikur. Por, sic duket, thenia e grekeve te vjeter, qe historia gjithnje perseritet ne formen e se qeshures, eshte me vlere per cdo rast. Misioni i gjeneralit te pare ne mesin e viteve 1960 ishte nje mison dramatik, me konflikte ndershteterore, me mosmarreveshje dhe armiqesi te ashpra. Misioni i gjeneralit te ketij viti e perseriti te parin pikerisht ne trajte komike. Ate nuk e pengoi ndonje arsye shteterore, nuk e priti kush me armiqesi, nuk kishte me as Plake Nice dhe as varre te fshehte kolonelesh famekeqinj. Por ate e pengoi vetem nje cope jonxhe e nje fshatari nga Vlora. Ajo ishte ende e parritur dhe fshatari nuk pranoi te hapeshin varre mbi te pa i ardhur koha e kositjes! Dhe gjenerali nuk dinte se si te merrej vesh!

Nuk ka mbetur jashte vemendjes se Kadarese edhe kuptimi i perjetesise. Njeriu qe deshi t’i ktheje mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe tentoi te beje histori prej prehistorise, pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore edhe per kohen absolute. Tek tregimi “Kenga” ai e shpjegon ne nje menyre te admirueshme cmimin e lavdise pertej jetes njerezore. Perjetesia eshte nje nocion ku shkrimtari nganjehere nuk i ben bisht metafizikes. Kjo bie ne sy me shume ne gjinine e poezise.

Nje dekade e ca me pare, ne nje bisede me studentet e Universitetit te Tiranes, i pyetur rreth fatit te “Gjeneralit...” ne kinematografine franceze, xhirimet e te cilit vazhduan se paku dy vjet, qe pergjigjur se rendom ndodh qe vepra te rendesishme artistike nuk ecin mbare ne procesin e transformimit si art filmik. Ai permendi ne kete rast punen prej gati dhjete vjetesh te kinemase perendimore per realizimin e filmit “Kagemusha” te japonezit te mirenjohur A. Kurosava. Atehere kagemusha, hija, ishte vetem nje reference per diskutim. Ne romanin “Kush e solli Doruntinen” del per here te pare roli i hijes ne marredheniet njerezore. Kagemusha rishfaqet si nje koncept me i formuar artistik ne librin “Koncert ne fund te dimrit”. Tek “Ftese ne studio” joshja per hijen, fantazmen, kopjen, alter-egon etj. gati sa nuk e dekonspiron sekretin e autorit, mbi ekzistencen e romanit te tij te depozituar ne nje banke franceze, te titulluar pikerisht “Hija”. Pas pranimit te mirepritur te “Spiritus”, lexuesit shqiptar i mbetet ta njohe edhe kete veper, ku sozyja, hija - as jete e as vdekje njeheresh - ze vendin qendror...

 

IV. Hapja apo mbyllja?

 

Kur ketu e tri dekada me pare I. Kadare u paraqit para lexuesit me novelen “Kush e solli Doruntinen”, ne shtyp, pervec ndonje fjale te rralle, qe, edhe ne u tha publikisht, synonte denigrimin e vepres dhe denoncimin e autorit, zoteroi heshtja. Ne te vertete, pavaresisht nga kjo alibi, perpunimi i opinioneve vazhdonte me zell intensivisht. Dyshimet formuloheshin ne trajte pyetjesh, pergjigjet e te cilave synonin nje pergojim masiv te noveles: pse shkrimtari “arratiset” ne humbellat e historise? Pak motive frymezuese ka ne realitetin aktual, plot vrull e dinamizem?

Ishte ky gjyqi i mendjeve mediokre, qe gjenin keshtu rastin te dilnin mbi artistin e madh, duke “zbuluar” paperkryerjen e krijimtarise se tij. Bashkoheshin me ta nje turme studiuesish jo me pak mesatare, qe zor se mund te gjenin vlera ne nje liber qe nuk i kushtohej “epokes se re”, kohes se perkedhelur te dekadave te pasluftes. Iso mbanin gjithfare njerezish te llafeve, inatcinjsh (ti je i madh, por ne te heqim gurin e fundit), ambiciozesh pa takat (ku i gjen, xhanem, keto tema?!), fanatikesh e moralistesh fjalamane (pale po na ka futur dhe incestin, qe per ne si shqiptare eshte turp, turp, turp).

Evokimi i legjendes se ringjalljes ka qene mergimi i pare i Kadarese. Ky ishte nje mergim i vecante, me nje permase, vetem ne kohe, privilegj qe e fitojne, bashke me mbikohesine (extemporiality), vetem talentet e fuqishem. Mergimi i dyte do te vinte me vone. Prej shume kohesh i shpallur. I paralajmeruar. I pritur me dhimbjen e ndarjes, me mundimet e mallit te filluar qe para nisjes, po aq sa me ferkime djallezore duarsh, me kenaqesine cinike te atij qe papritur e sheh veten fare prane rekordit, meqe favoriti kryesor i gares dicka i ka ndodhur dhe nuk ndodhet me ne piste.

Kritika per “braktisje te aktualitetit” nuk ishte vecse nje eufemizem per mergimtarin. Arratisja kishte ngjare pikerisht atehere kur ndeshkimi ligjor ishte ashpersuar ne kulm. Kadare i ishte kthyer edhe here te tjera historise dhe nuk qe qortuar, perkundrazi pati marre edhe cmime (te merituara), si, per shembull, me “Keshtjellen”. Pra, shqetesimi nuk vinte aq nga magjepsja pas legjendave, se sa nga mosbegenisja e kohes.

Ne rrethanat kur u botua, “Kush e solli Doruntinen” ishte nje sfide. Ajo pergenjeshtronte nje teze te preferuar zyrtarisht, sipas se ciles madheshtia e kohes se re nuk mund te krahasohej me asnje periudhe tjeter te meparshme, duke perfshire, ndoshta, edhe “mone e madh” te Skenderbeut, pavaresisht nga lavdet romantike te rilindesve.

Kadare ekspozoi nje nenshtrat krejt te mosperfillur te kultures kombetare. Legjenda e Doruntines nuk ishte “pune legjendash”, por konkluzion i nje epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta te kultures se popullit tone me ato te vendeve te qyteteruara te kontinentit. Ne me pak se 50 vargje te paret e shqiptareve jepnin e merrnin me nje bote te tere, benin krushqi gjer ne Bohemi, lidhnin aleanca me barone e fisnike te afert e te larget, leviznin te sigurt ne gjithe hapesiren kontinentale. Ata ishin pjese integrale e kesaj bote. Miqesite e tyre gjendeshin “nente male kaptuare”. Te shkoje ne viset gjermane apo dhe me tej per ta ishte njesoj si te thoshje: “po shkoj ne krushqi”.

Ne Shqiperine e mbyllur, pa nje mik, pa nje aleance, pa nje porte te hapur, te fundit te viteve 1970, kjo ekspoze mund te ngjallte zemerime e pakenaqesi, mund te shkaktonte inate e meri. Novela predikonte hapjen, kur politikanet kerkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetareve te vet lashtesine e tyre, kur ne vend zoteronte nje pikepamje cuditerisht e ngulitur, sipas se ciles vlerat e verteta ishin krijuar ne kater dekadat e fundit.

Mbeshtetur mbi motive te balades se Doruntines kishin shkruar vepra te bukura autore te permendur nga shume vende te Europes: gjermane me shume (si per te mirepritur lidhjen e dikurshme), sllave, greke. Ishin shkruar romane, tregime, poema; lenda e saj brilante ishte perdorur e keqperdorur ne opera e balete. Ishte hera e pare qe nje shkrimtar shqiptar merrej me ate qe mund te konsiderohet nje nga kryeveprat themelore te universit letraro-artistik te botes sone. Qe fat qe ai qe nje shkrimtar i madh.

E lakmuar nga shume njohes te vlerave estetike, e reklamuar nga plot studiues si prone shpirterore e popujve te tyre, Doruntina kishte nevoje per mbrojtje, ndersa shqiptaret e koheve moderne per mesazhin humanist te legjendes se njohur me emrin e saj. Nje mije e ca vjet pas ringjalljes se Krishtit arti i arberve shpallte nje ringjallje tjeter, rilindjen e njeriut per te shlyer pengun e kesaj jete. Mesazhi i Kostandinit eshte thirrja per nje rilindje morale. Nuk dihet se kur ka qene ajo me e nevojshme, ne kohen e krijimit te balades se popullit apo te vepres se shkrimtarit.

Kadare, sic u tha ne kohen e botimit te noveles, iu qas balades per ta cmitologjizuar ate, ndoshta i vetmi konstatim i drejte i kritikes. Per kete ai u referohet perfundimeve te shkences folklorike, interpretimeve te saj. Duke e rikonstruktuar fabulen e legjendes ne disa versione, sipas ketyre interpretimeve, autori theksonte shumesine e alternativave e te mundesive, ne nje kohe kur cmohej konformizmi e nuk njihej e drejta e te menduarit ndryshe.

Nga te gjitha versionet shpjeguese te shkaqeve te ngritjes se Konstandinit nga varri me shume mospranim ka ngjallur ai i nje incesti te pakryer ne te gjalle. Ndonese ky interpretim nuk ishte aspak i autorit, por i disa albanologeve te njohur, midis tyre edhe i M. Lambercit, ai u konsiderua nje paturpesi, nje fyerje per moralin e shendoshe kombetar etj. Me kete rast u harrua edhe nje fakt i tille fare fillestar, fakti qe sipas shpjegimit me fanatik te historise se universit, sipas Bilbes, njerezimi ka qe ne themel te tij, qe ne shfaqjen e krijeses se pare te hyjnise, nje incest, madje nje incest lebetites, te pashembullt, ate te Adamit me Even, qe hyji ia nxori burrit nga nje brinje e vetvetes. U harrua gjithashtu fakti tjeter, qe ne Shqiperi deri vone kishte qene praktike e rendomte bigamia e poligamia, e, per rrjedhim, raporti Feder - Teze ishte fare normal.

Incesti u gjend ne qender te vemendjes me shume si denoncim i “imoralitetit” te noveles. Keshtu ishte me e lehte te ndersehej lexuesi mesatar kunder saj dhe te krijoheshin opinione refuzimi per shkrimtarin. Vetem me kete mund te shpjegohet ngulmimi kokeforte tek versioni i incestit, te cilin, ne fund te fundit, Kadare e ngre per ta rrezuar ate, e ngre sepse e kane ngritur te tjeret e nuk mund te mosperfillet. Ai keshtu vepron edhe me versionet e tjera, gjersa lexuesit i mbetet te pranoje si shpjegimin me me arsyeshem ate te ringjalljes si mesazh perkryerje, ne prag te nje epoke te re, ne vigjilje te nje rreziku te perbindshem, afrimi i te cilit duhej t’i gjente arberit ne bese te njeri-tjetrit dhe me pushtet te perforcuar me ane te miqesive, krushqive, aleancave e marreveshjeve (Eshte per t’u vene re se, pikerisht ne kohen kur Kadare akuzohej per shkeljen e tabuse se incestit, ne “menune muzikore” te E. Hoxhes, qe ruhet ne arkivat e vendit, “Tristani e Izolta” e Vagnerit rezultojne te porositura disa here).

Doruntinen e solli, ne fund te fundit, nje i ringjallur, nje i rilindur, njeriu i pare i Renesances shqiptare. Ky ishte nje termet i vertete, nje shperthim humanist i shkelqyer. Bota shqiptare ne castin kritik kishte nxjerre nje Mesi. Ajo beri te perendishem nje arber te thjeshte, per te cilin nuk dihet asgje me teper, pervec qe ishte vella i Doruntines, madje me “i vogeli(th)”.

Pasqyra qe u vuri perpara Kadare bashkekohesve mund t’i bente ata te ulnin koken. Atehere shiheshin venger me humanizmin. Ajo ishte nje thirrje e fuqishme kunder errozionit dhe shperberjes se vlerave shqiptare. Nje popull qe ia kishte rrembyer Krishtit nje mije vjet me pare ekskluzivitetin e ringjalljes (para gjyqit te fundit) ishte ne gjendje e duhej te gjente fuqi per ta evituar krizen morale eventuale. Mirepo, sic thuhet ne shkrimin e shenjte, “profetet nuk degjohen ne vendin e vet”.

Ne deklaraten dhene shtypit per te shpjeguar arsyet e largimit fizik nga vendi, ne tetor te vitit 1990, nje dekade pas “mergimit te pare”, Kadare theksoi se nganjehere mungesa eshte me e dobishme se prezenca. Nje eklips fare i shkurter te kujton se jeta ne planetin tone padyshim do te kishte qene e pamundur pa diellin. Mergimi i Kadarese do te shembte shume iluzione e do t’i bente te vetedijshem njerezit per detyrat e tyre. Doruntina, e ringjallur prej tij mjeshterisht nga arkivat, do t’u vinte ne ndihme perseri njerezve shqiptare, ashtu sic iu pat gjendur asaj dikur i vellai, Konstandini. Balada e saj ishte strehe per kohe te veshtira, ushqim per te mundur mospasjen, per te frymezuar dinjitet njerezor kur ai rrezikohet nga pertharja.

Ne qofte se kritika per braktisje te aktualitetit nuk ishte vecse eufemizem per mergimin, po ashtu, akuza per “modernizim te historise” nuk ishte gje tjeter vecse nje eufemizem per te ashtuquajturin “romantizem nacional” shqiptar. Pak kohe me pas shkrimtaret e shquar te Kosoves do te gjendeshin nen nje akuze edhe me te rende ”si krijues te nje idoltarie te fryre (te rreme) nga pozita irredentiste”. Kritikeve tane kjo mundesi u mungoi: nuk mund te shpikej dikush qe te ishte i interesuar per “irredentizmin” e Kadarese.

Ndoshta ne kete vleresim ka edhe ekzagjerim. Por mund te pohohet me siguri qe ne qofte se Kadare me “Doruntinen” u perpoq t’i ktheje vatres shqiptare nje visar te rralle te grabitur, kritiket e tij u sherbyen rrembyesve.

 

 

pjesa II

Others

My Contact Information
email@emailaddress.com

Links to Other Sites
Favorite Links